Kontakti me shpirtrat

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kontakti me shpirtrat

Mesazh  Magus prej 15.02.10 1:19

Kontakti me shpirtrat, mrekulli apo magji



Lajme sensacionale vijnė nga Rusia, por kėto lajme janė tė pazakonta, pasi iu referohen lajmeve nga bota shpirtėrore ditėn kur nė Rusi u rrėzuan dy avionė.

Ndėrsa stafi i Shėrbimit Federal tė Sigurimit po ekzaminonte provat dhe arsyet e rrėzimit nė zonat e Rostovit dhe Tulas ku avionėt patėn rėnė nga ana tjetėr dhe nė tė njėjtėn kohė shkencėtarėt e Shėn Petersburgut pothuajse e kishin gjetur arsyen se pse avionėt ishin rrėzuar, fatkeqėsi kjo qė sipas tyre ishte e realizuar nga njė akt terrorist.

Interesi i tyre u zgjua kur falė valėve ultra tė shkurtra qė janė tė lira nga valėt e radios ata dėgjuan tinguj. Pas kėsaj ata e rikthyen incizimin pėr ta ridėgjuar dhe nė ato ēaste tė pranishmit u shtangėn tė gjithė pasi nga valėt dėgjuan “ ishte njė terrorist”

Ky lajm nė fakt solli shumė sensacion. Fjalėt u transmetuan edhe nė “Radion e Shėn Petersburg” dhe pas kėsaj jo besuesit mė nė fund e kuptuan se bota e pėrtejme ekziston.

Por kureshtja pėr botėn e pėrtejme dhe kapjen e tingujve tė tyre nuk do tė mbaronte kėtu pasi njė profesor i Universitetit tė Radioteknikės me emrin Artem Mikhėv u interesua pėr njė tjetėr pikėpyetje qė kishte lidhje me ngjarjen. Ai gjeti “ Transkomunikimin Instrumental Rus” njė organizatė e fokusuar nė bashkėpunimin me botėn e pėrtejme.

Pėrpjekje tė tilla nė tė vėrtetė janė ndėrmarr qė nė lashtėsi. Shamanėt dhe orakujt kalonin nė tranc duke dėgjuar zėra nga planetėt e universit.

Pas kėtyre nė histori ishte radha e spiritualistėve dhe pėrpjekjeve tė tyre pėr tė lexuar shėnimet nga bota e pėrtejme duke rrotulluar njė pjatė. Kishte nga ata spiritualistė tė cilėt jo vetėm falė shpirtrave mund tė zbulonin informacione sekrete pėr njerėzit por madje edhe tė parashikonin ngjarjet.

Vyachelsav Mesherakov, njė ekspert nė historinė e spiritualizmit deklaron se disa magjistar mund tė ringjallnin tė afėrmit e vdekur pėr njė kohė tė shkurtėr. Kėta shpirtra silleshin si zombi por kishin pamjen e trupave qė patėn pasur kur jetonin.

Me shpikjen e radios bashkė me tė u dėgjuan edhe tinguj tė ēuditshėm qė shfaqeshin nė toke. Nė 1949-ėn italiani Marcelo Becky, filloi tė regjistronte ato zhurma dhe zėra dhe zbuloi se kėta zėra mund dhe tė replikonin apo pėrgjigjeshin kur i pyesje.

I frymėzuar nga eksperienca e shkencėtarėve tė huaj, Artem Mikhėv filloi eksperimentet e tij nė vitin 2002. Pėrgjigjet e fantazmave i vinin Artem edhe kur mikrofonet ishin tė fikur.

Mr. Mikhėv tha se ditėn kur u rrėzuan avionėt ai po tentonte lidhjen me botėn e pėrtejme. Ata nuk e dinin se cili ishte shkaku i rrėzimit tė avionėve dhe kėshtu pyetėn shpirtrat qė me anė tė valėve tė radios ju pėrgjigjen se ishin terroristet ata qė kishin shkaktuar rrėzimin e avionėve. Dhe nė fakt vetėm pas ditėsh ky informacion u konfirmua dhe publikisht.

Por me kėtė teori se fantazmat flasin ishte edhe Sally Morrison nga njė tjetėr kontinent, njė zėvendės presidente e filmave Miramax e cila falė njė mediumi mori njė mesazh nga bashkėshorti i saj i vdekur prej gjashtė muajsh se ai ishte shumė i mėrzitur qė ajo nuk kalonte aq shumė kohė me familjen e tij. Ajo e dinte qė njė fjali tė tillė vetėm bashkėshorti i saj i ndjerė mund ta thoshte pasi e njihte mirė atė.

Dhe qė nga ajo ditė Znj. Morrison u bė njė nga personat qė i besonin dhe praktikonin bisedat me tė afėrmit e tyre tė vdekur.

Vitet e fundit numri i besimtarėve tė tillė ėshtė rritur gjithmonė e mė shumė dhe kėtė e vėrteton edhe njė sondazh i bėrė nga Gallup-i sipas tė cilit rezulton se 20 % e respondetėve nė 1996-ėn besonin se tė vdekurit mund tė kontaktonin me tė gjallėt. 22 % tė tjerė tė intervistuar sipas sondazhit i patėn praktikuar mėnyrat dhe praktikat e kontaktimeve me tė vdekurit.

Anembanė botės ka njė rritje serioze tė numrit tė njerėzve qė interesohen pėr subjektin e mediumit.

Medium tė shumtė madje janė bėrė dhe shumė tė famshėm nė emisionet amerikane kur pėrveēse “mrekullive” qė performojnė japin edhe kėshilla se si mund tė kontaktohet me botėn e pėrtejme njėra prej tė cilave ėshtė edhe ajo e tabelės Ouija.

Spiritizmi madje ka tani edhe website si p.sh. Afterlifecodes.com, ku tė interesuarit mund tė navigojnė pėr tė mėsuar mėnyra tė ndryshme tė kontaktimeve me tė dashurit e tyre.

Dhe nėse kontaktohen apo jo me shpirtrat ėshtė ndėrmarr dhe njė tjetėr eksperiment unik shkencor i cili ka nxjerrė pėrfundimet se ndoshta disa nga "mediumet shpirtėrore" kanė aftėsi paranormale. Shkencėtarėt qė kanė marrė pjesė nė hulumtimin e kryer nė Universitetin e Arizonės theksojnė se zbulimet janė aq tė pazakonshme dhe hulumtojnė themelet mbijetesės e vetėdijes pas vdekjes.

Deri tashmė tė gjithė shkencėtarėt kanė hedhur poshtė problematikėn e lidhur pėr "jetėn pas vdekjes", derisa mediumet shpirtėrore janė quajtur sharlatanė. Mirėpo, studimi i parė laboratorik i njė grupi tė mediumeve ka zbuluar se ata posedojnė njė aftėsi shpirtėrore pėr t'i vendosur faktet pėr tė afėrmit e vdekur tė njerėzve, tė cilėt shpirtrat i kontaktojnė nėpėr seanca.

Eksperimenti kishte mbyllur pesė mediume dhe dy persona tė panjohur pėr mediumet qė kishin parashtruar pyetje pėr tė afėrmit e tyre tė vdekur.

Nė tė dyja grupet e eksperimentimit, tė ndarė, secili medium ka kaluar nga njė orė me njėrin nga personat nė laborator, ku ishte vendosur njė paravan mes tyre, si pengesė fizike pėr tė ndarė kontaktin vizual. Nėn video mbikėqyrjen e pandėrprerė tė shkencėtarėve, secili nga mediumet ka bėrė bisedė me personat e vdekur, tė afėrm tė atyre personave tė panjohur qė ndodheshin nė laborator.

Atyre u ishte lejuar tė pėrgjigjen nė pyetjet me fjalėt: "Po dhe jo". Pas pėrfundimit tė secilės seancė, hollėsisht janė analizuar informatat qė mediumet i posedonin. Si mesatare, mediumet posedonin mė shumė se 80% tė informatave pėr tė afėrmit e vdekur tė personit tė tretė qė ndodhej matanė paravėnit. Informatat e poseduara ishin tė llojit: emrat e tyre, animet jetėsore deri te rrethanat e sakta pėr vdekjen e tyre. Njėri nga mediumet ka arritur saktėsinė madje edhe deri nė 93 %.

Tashmė skeptikėt suksesin e mediumeve e sqarojnė me tė ashtuquajturėn "lexim tė ftohtė", brenda tė cilit "lexim" mediumet kanė parapritje inteligjente pėr njerėzit e vdekur. Mirėpo, shkencėtarėt qė e kishin kryer kėtė hulumtim, ofruan informata qė kanė qenė tė arritshme edhe pėr mediumet dhe 60 persona tė tjerė. Saktėsia e tyre ishte 36 %, ndėrsa parapritja mė e mirė arriti madje edhe deri nė 54 %, duke u pėrputhur me faktet.

Duke i prezantuar zbulimet nė publik, Journal of the Society for Psychical Research, hulumtuesit kanė pėrfunduar se disa mediume shumė tė shkathtė kanė aftėsi pėr tė fituar informata tė sakta. Gary Schwartz, udhėheqės i hulumtimit, ka pėrfunduar: "Si pėrfundim i hulumtimit ėshtė se ekzistojnė disa mediume shumė tė shkathtė qė mund tė bėjnė diēka tė jashtėzakonshme". Fshehtėsia e suksesit tė tyre nuk ėshtė e njohur.

Ėshtė zbėrthyer ēdo lloj mundėsie pėr mashtrim tė pavetėdijshėm apo pėr ndėrfutje tė vetėdijshme. Nė njė eksperiment mediumi ka theksuar se ka komunikuar me nėnėn e ndjerė tė tė hulumtuarės, tri ditė para seancės dhe e ka thėnė lutjen tė cilėn nėna ia kishte lexuar hulumtueses nė fėmijėri.

Nga ana tjetėr feja nuk i mohon bisedat me boten padukshme por pėr tė bisedat nuk bėhen me te vdekurit, por me shpirtra tė kėqij apo shejtanė siē quhen nė gjuhėn popullore. Po sipas saj ēdo njeri ka tė paktėn njė xhind qė e shoqėron, pra mediumet apo personat qė thonė s’flasim me tė ndjerėt mund te pyesin xhindin e njė personit tė vdekur dhe kėshtu e marrin informacionin pėr atė qė ka ndodhur...

Kjo si vepėr konsiderohet magji dhe magjia ėshtė mėkat i madh dhe vetėm punė e djallit.
avatar
Magus

Kėrkoni tė vėrtetėn nė praktikė dhe jo me spekulime.
Ēfarėdo qoftė niveli i teorive qė ju mund tė zhvilloni, ato do tė mbeten gjithmonė masturbim intelektual.



318


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi