Komplote, zhbirime, paranoja

Shko poshtė

Re: Komplote, zhbirime, paranoja

Mesazh  Jon prej 12.02.10 0:15

Komplote, zhbirime, paranoja



Megjithė bollėkun e informacionit qė na rrethon, megjithė pėrkushtimin e mediave publike e private ndaj sė vėrtetės, megjithė paktet qė lidhin organet e zgjedhura dhe institucionet me zgjedhėsin dhe publikun, pėrsėri duket sikur ngjarjet mė tė mėdha, ose kyēet pėr tė kuptuar epokėn nė tė cilėn jetojmė, nuk i ndriēojmė dot mirė, nuk ua kapim dot arsyet dhe motivet, as ua identifikojmė dot autorėt, ose sipas rastit fajtorėt.

Nėse e sa lidhet kjo me bollėkun e informacionit, kėtė e kemi diskutuar disa herė e ndoshta do t’i kthehemi pėrsėri; por bollėku i informacionit nuk ėshtė i vetmi shkak i errėsirės e cila duket sikur na rrethon pikėrisht atėherė kur kemi nevojė mė shumė pėr dritė.

As mund tė akuzohet pėr fajtore bindja jonė, tashmė e padiskutueshme, se jemi nė gjendje ta marrim vesh ēka ndodh, nėpėrmjet arsyetimit. Ndėrkohė, edhe pse nga shumė anė e drejta pėr informacion pėrmendet si njė nga tė drejtat publike themelore, pėrsėri institucionet ngurojnė t’i hapen publikut.

Njė ngjarje madhore, qė njėfarėsoj e ka pėrcaktuar kėtė fillimshekulli, ishte sulmi terrorist i 11 shtatorit 2001 kundėr Kullave Binjake nė NYC dhe Pentagonit nė DC; njė pjesė e tė cilit praktikisht edhe u transmetua live nga televizioni nė mbarė botėn.

Pasojat e asaj ngjarjeje tė kobshme sot i vuajmė tė gjithė – dhe jo vetėm kur aplikojmė pėr viza ose kur heqim kėpucėt nė aeroporte. Shpenzimet publike pėr tė luftuar “terrorizmin” nė vendet perėndimore, pas 11 shtatorit, kanė arritur shifra marramendėse; pa llogaritur kėtu koston financiare dhe njerėzore tė luftrave nė Irak dhe nė Afganistan/Pakistan.

Megjithatė, sot e kėsaj dite, nuk ekziston njė shpjegim logjik dhe koherent i atentateve tė 11 shtatorit; por vetėm njė version zyrtar i qepur me penj tė bardhė, qė nuk i qėndron kritikės.

Kėtė pafuqi pėr tė shpjeguar tė pėrditshmen, nė njė botė qė pretendon tė jetė fund e krye racionale, publiku e kompenson, sė paku deri nė njė farė mase, nėpėrmjet interesit pėr tė ashtuquajturat “teori tė komplotit”, ose hipotezave shpjeguese alternative pėr ngjarjet mė madhore tė epokės, qė nga vrasja e Kennedy-t, deri te eksplorimi i Hėnės me astronautė, e pėr tė arritur nė sulmet e mėdha terroriste tė ditėve tona.

Interneti, duke qenė vetvetiu i hapur pėr tė gjithė dhe, me pėrkufizim, i mbrojtur ndaj autoriteteve qendrore, ka shėrbyer si mediumi mė i pėrshtatshėm pėr kėto teori komploti; tė cilat tani edhe shtjellohen me hollėsi nė faqe tė dedikuara, diskutohen nė forume dhe ilustrohen me video gjysmė-amatoriale, tė ngarkuara nė YouTube.

Ndryshe nga ē’mund tė kujtohet prej atyre qė nuk e njohin mirė dukurinė, por mjaftohen ta pėrēmojnė (ndonjėherė edhe thjesht tė shtyrė nga frika se modeli i tyre i realitetit mund tė pėsojė kolaps), teoritė e komplotit janė pėrgjithėsisht racionale; madje themelohen mbi njė vizion kritik tė sendeve.

Pėr shembull, ithtarėt e hipotezės se zbarkimi i astronautėve amerikanė nė Hėnė nuk ėshtė veēse njė sajesė propagandistike e viteve tė Luftės sė Ftohtė, i mbėshtetin teoritė e tyre nė analiza tė imta tė fotografive tė misioneve Apollo; ndėrsa ithtarėt e hipotezės tjetėr se objekti qė u pėrplas me Pentagonin, nė 11 shtator 2001, nuk ishte avion pasagjerėsh por njė raketė ēfarėdo, njėlloj analizojnė, kuadėr pas kuadri, provat e pakėta fotografike qė ekzistojnė nga ai incident.

Teoritė e komplotit janė, kėsisoj, produkt i paranojės; ose i dėshirės qė kemi, tė gjithė, pėr shpjegime tė tilla qė tė rrokin tė gjitha tė njohurat e tė panjohurat, duke i lidhur sė bashku nė sisteme koherente, ku pjesėt tė jenė nė shėrbim tė sė tėrės.

Pėrveēse u japin pėrgjigje tė gjitha pyetjeve ekzistuese, tė tilla sisteme mitologjike arrijnė t’u paraprijnė edhe pyetjeve tė ardhshme, duke mbetur, nė thelb, tė imunizuara ndaj ēdo lloj pėrgėnjeshtrimi.

Pėr shembull, teoria se avionėt qė u pėrplasėn me kullat e WTC, nė 11 shtator, ishin tė telekomanduar nga njė avion AWACS, nuk mund tė hidhet poshtė me argumente tė sjella nga autoritetet e kontrollit tė aviacionit; meqė kėto autoritete konsiderohen nga teoria si pjesė integrale e komplotit.

Teorinė e komplotit e mbėshtet, nė kėtė rast, edhe “pamundėsia” e autoriteteve pėr tė gjetur black boxes tė avionėve nė fjalė, edhe pse kėto pajisje janė projektuar nė mėnyrė tė tillė qė t’u rezistojnė katastrofave – pėrndryshe ē’vlerė do tė kishin?

Njėlloj absurd ishte versioni zyrtar qė iu ofrua publikut, pėr incidentin e rrėzimit tė avionit 800 tė TWA, nė vitin 1996; nga shumė anė u pėrsiat se avionin e kishte goditur njė raketė e lėshuar gabimisht nga njė anije e flotės luftarake amerikane; madje pėr kėtė u gjetėn edhe njė numėr dėshmitarėsh okularė.

Njė tjetėr akt terrorist qė pushtoi titujt e edicioneve tė lajmeve nė mbarė botėn pak javė pas 11 shtatorit 2001 – sulmi me pluhur antraksi nė zarfe postare – ka mbetur sot e kėsaj dite i pasqaruar, edhe pse autoritetet, kėtė herė, u detyruan tė pranonin se sporet e antraksit tė pėrdorura nga terroristėt e kishin prejardhjen nga njė laborator nė SHBA.

Mekanizmi psikologjik i teorive tė komplotit mbėshtetet edhe nė humbjen e besimit tė publikut ndaj autoriteteve; qė nga momenti kur ti, si destinatar i informacionit, nuk i zė mė besė burimit qė tė informon, atėherė paranoja jote ėshtė e pėrligjur, pavarėsisht nėse i pėrgjigjet realitetit apo jo.

Nėse publiku, pėr arsye tė ndryshme, krijon bindjen se institucionet, policia, hetuesit, mass mediat kryesore (p.sh. The New York Times), komisionet parlamentare, gjykatat, ushtria etj. po ia fshehin tė vėrtetėn, ose po e gėnjejnė haptazi, atėherė ēdo informacion qė vjen nga lart do t’i nėnshtrohet kritikės dhe, eventualisht, diskreditimit tė pamėshirshėm.

E kotė tė shtoj se ky lloj skepticizmi paranoid i publikut ndaj autoriteteve nuk ofron ndonjė garanci ndaj manipulimit; sepse publiku njėlloj mund tė manipulohet edhe duke e ushqyer me versione haptazi tė fshehta tė ngjarjeve.

Mass mediat e ashtuquajtura “serioze”, sė paku nė Perėndim, duan tė distancohen nga kėto teori tė komplotit; madje deri nė atė shkallė, sa t’i shpėrfillin e t’i pėrqeshin, pa e marrė mundimin as t’i zbėrthejnė ose t’i kritikojnė me arsye.

Njė shkak i kėtij qėndrimi shpėrfillės ka tė bėjė me vetė mėnyrėn hiperracionale si janė ndėrtuar teoritė; ēka do tė thotė se ēdo kritikė ndaj teorisė shėrben si pėrforcim i tezės sė saj themelore. Ashtu, NASA ka hequr dorė pėrfundimisht nga pėrpjekjet pėr tė kundėrshtuar hipotezat se misioni Apollo nuk e ka vizituar kurrė Hėnėn, dhe se fotografitė dhe filmimet janė bėrė nė Tokė, nė studio sekrete; dhe ka hequr dorė meqė, sipas shpjegimit zyrtar, nuk ka dashur t’i “legjitimojė” ato teori.

I njėjti fat me versionin zyrtar tė 11 shtatorit 2001 po i rezervohet tani ekuivalentit britanik tė atij atentati – ose sulmeve tė 7 korrikut 2005 nė Londėr, tė cilat aso kohe iu faturuan, brenda ditės, terroristėve qė vepronin “nė emėr tė Islamit” (fjalėt e Blair).

Megjithatė, siē lexoj sot nė njė artikull tė Daily Mail, versioni zyrtar i ngjarjeve tė asaj dite, ose rindėrtimi i dinamikės sė atentatit, nuk e ka bindur njė pjesė tė publikut, pėrfshi kėtu edhe familjet e viktimave. Njėlloj siē ndodhi nė SHBA me “zbardhjen” zyrtare tė 11 shtatorit, edhe nė Mbretėrinė e Bashkuar tashmė teoritė e komplotit themelohen mbi njė numėr tė pabesueshėm kontradiktash, absurditetesh dhe gabimesh / gėnjeshtrash qė ekzistojnė nė versionin zyrtar pėr publikun.

Njė dokumentar me titullin Ripple Effect, qė akuzon drejtpėrdrejt qeverinė e Blair dhe shėrbimet sekrete britanike dhe izraelite pėr pėrgatitjen dhe ekzekutimin e atentateve tė Londrės, po qarkullon anembanė Internetit dhe, ēka preokupon veēanėrisht, nė mjediset e myslimanėve qė jetojnė nė Mbretėrinė e Bashkuar.

Kur vjen puna pėr tė dalluar midis informacionit dhe kundėr-informacionit, ose disinformacionit, Interneti nuk ndihmon; sepse vetė filozofia paranoide e konspiracistėve sugjeron qė sė paku njė pjesė e kėtyre teorive dhe shpjegimeve alternative e kanė burimin, pėrsėri, nė pėrpjekjet e autoriteteve dhe tė shėrbimeve sekrete pėr tė disinformuar, pėr tė ngatėrruar publikun e pėr t’ia tėrhequr kėtij tė fundit vėmendjen nga teoritė e komplotit “reale”.

Vetė Ripple Effect, sikurse pėrpjekje tė ngjashme qė qarkullojnė prej kohėsh pėr tė diskredituar 11 shtatorin 2001 zyrtar, mund tė jetė pėrgatitur nga po ato forca qė, gjithnjė po t’u besosh konspiracistėve, kanė pasur gisht nė atentatet, duke i lėnė tė ndodhin ose edhe duke i organizuar vetė.

Si publik, e kemi tė vėshtirė tė pranojmė se nuk do ta marrim dot kurrė vesh tė vėrtetėn pėr ngjarjet mė pėrcaktuese tė epokės nė tė cilėn jetojmė; sepse misterin e tė pėrditshmes historike duam ta pėrjetojmė si tė rrėfyer nė njė roman policor, ku e vėrteta gjithnjė zbulohet nė fund (denouement).

Mendjet kureshtare prej kohėsh janė bindur qė, nga versionet e ofruara pėr t’i ftilluar kėto mistere reale, zyrtaret ua kalojnė edhe teorive tė komplotit mė tė guximshme, pėr nga idiotizmi i tyre esencial; edhe pse kjo, nė vetvete, nuk pėrbėn ndonjė arsye pėr t’u besuar pėrpjekjeve alternative, kaosit tė paranojave dhe dizinformimit.
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Komplote, zhbirime, paranoja

Mesazh  Jon prej 12.02.10 0:16

Njė dallim thelbėsor midis teorive tė komplotit dhe interpretimeve qė mbeten nė kufijtė e bon sensit ka tė bėjė me narrativizimin; ose prirjen e konspiracistėve pėr ta shndėrruar gjithēka qė ndodh nė rrėfenjė, me fillim dhe fund; personazhe, plane dhe dėshira; tė mirė dhe tė ligj; dukje dhe mosdukje; shtjellim, konflikt dhe zgjidhje.

Pjesėrisht kjo lidhet me paaftėsinė pėr tė dalluar midis ngjarjeve tė cilat thjesht ndodhin (p.sh. bubullima) dhe veprimeve tė cilat kryhen me vullnetin e dikujt (p.sh. fishekzjarret); por pjesėrisht shpjegohet edhe me tundimin njerėzor pėr ta shndėrruar botėn nga botė tė pėrjetuar, nė botė tė rrėfyer.

Rrėfimi shėrben, kėsisoj, si njė instrument pėr tė kontrolluar rrjedhėn e ngjarjeve; dhe nga kjo pikėpamje teoritė e komplotit i pėrkasin njė kategorie jashtėzakonisht tė gjerė tė veprimtarisė mendore, e cila pėrfshin, ndėr tė tjera, mitet dhe legjendat, fenė, letėrsinė, artin, magjinė dhe okultizmin, historiografinė madje krejt shkencėn, nė atė masė qė kjo i shpjegon dukuritė nėpėrmjet ligjėrimit (ēka ndodh rėndom nė tekstet popullarizuese, p.sh. macja e Schrödinger-it).

Kjo ndoshta ėshtė e pashmangshme, dhe varet nga fakti qė ne tė gjithė jemi tė detyruar qė, pėr tė menduar, tė pėrdorim gjuhėn, e cila vjen sė bashku me njė bagazh narrativ tė vetin.

Megjithatė, nga pikėpamja thjesht psikologjike, teoritė e komplotit afrojnė, nė shumė pika, me formėn paranoide tė skizofrenisė. Nė tė dy herėt, prishet drejtpeshimi midis arsyes dhe bon sensit; dhe logjika e shkakut dhe pasojės shtjellohet si lojėrat e shahut midis fėmijėve – ose derisa njėra prej palėve tė kapet mat.

Njė efekt anėsor i kėtij tėrbimi tė arsyes ėshtė edhe pėrjashtimi i rastėsisė ose i gabimit; ose pamundėsia pėr tė pranuar, qoftė edhe nė parim, se diēka mund tė ndodhė pa dashur, si rezultat i njė kombinimi fatal rrethanash rastėsore – p.sh., kur dikush gjen vdekjen, ngaqė i bie njė tullė nė kokė nga fasada e pallatit, teksa ecte nė punė tė vet, nė trotuar.

Rėnia e kėsaj tulle mund tė shpjegohet si rezultat i veprimit tė disa faktorėve – cilėsia e keqe e llaēit, depėrtim lagėshtie nga njė sifon i plasur, rrėnja kryeneēe e njė barishteje, vibracioni nga njė frigorifer i vjetėr, tundja e pallatit pėr shkak tė njė kamioni qė kaloi nė rrugėn pėrbri e qė u troshit nė njė gropė… Por koincidenca me pozicionin hapėsinor tė viktimės, nė momentin e rėnies, nuk mund tė shpjegohet me asgjė.

Populli kėto gjėra ia ka pasė faturuar fatit.

Tė menēmit e sotėm, tė armatosur me arsyen, nuk duan tė dėgjojnė pėr fat. Ēuditėrisht, shumė teori komploti mbėshteten, sė paku nė parim, nga njė gabim elementar nė zbatimin e teorisė sė probabiliteteve ndaj ngjarjeve qė kanė ndodhur.

Kėshtu, ndodh qė njė urė shembet dhe, mes viktimave, ėshtė edhe drejtori i njė banke tė pėrgojuar pėr manipulime fondesh, ose pisllėqe tė ngjashme. Konspiracistėt do tė pyesin: sa ėshtė probabiliteti qė ky bankier tė gjendej duke kaluar urėn pikėrisht kur kjo e fundit u shemb?

Pėr t’u kthyer nė njė ngjarje tė njohur pėr tė gjithė: sa ishte probabiliteti i aksidentit qė ia mori jetėn Kostė Trebickės, veēanėrisht nė trajtėn e rindėrtuar nga ekspertėt hetues?

Praktikisht zero.

Sa ishte probabiliteti qė kullat binjake, nė NYC, tė shembeshin pasi tė goditeshin nga dy avionė pasagjerėsh?

Pėrsėri, praktikisht zero.

Atėherė, thonė konspiracistėt, duhen kėrkuar interpretime tė tjera; p.sh. kullat u shembėn, sepse “dikush” kishte vendosur atje ngarkesa me eksplozivė.

Si dhe pse u shembėn kullat, pėr kėtė mund tė diskutojnė inxhinierėt; por argumenti i probabilitetit praktikisht zero nuk qėndron, meqė gjithēka qė ndodh njėlloj pothuajse zero e ka probabilitetin.

Pėr shembull, nė njė lojė letrash, ku probabilitetet e shpėrndarjes pėrcaktohen, tek e fundit, nga numri i mbyllur i mundėsive (52 letra), probabiliteti qė ty tė tė vijnė nė dorė 13 kupa ėshtė vėrtet i ulėt; por jo mė i ulėt sesa probabiliteti i dorės qė tė ka ardhur pikėrisht nė kėtė moment.

Po ashtu, probabiliteti qė unė tė fitoj llotarinė ėshtė papėrfillshėm i ulėt; por kjo nuk ia zhvlerėson fitoren atij tjetrit; as hedh ndonjė hije dyshimi mbi mekanizmat e shortit.

Do tė mė thonė qė probabiliteti qė dikush ta fitojė llotarinė ėshtė njė, sepse gjithnjė do tė ketė njė fitimtar; ndėrsa ti mund tė luash bridge tėrė jetėn dhe tė mos tė tė vijnė kurrė ato 13 kupat nė dorė.

Mirėpo edhe ky arsyetim ngatėrron dy gjėra – qė dikush do ta fitojė llotarinė, kjo ėshtė e vendosur paraprakisht, ose e planėzuar; por qė llotarinė do ta fitojė Ndue Marku, jo Mark Ndou, kjo i detyrohet rastėsisė.

Aksidente madhėshtore, si ai i anijes Challenger, janė shembujt mė elokuentė tė atyre rastėsive, tė cilat mė pas zbėrthehen nga hetuesit dhe analistėt, pėr t’u rishkruar nė mėnyrė deterministe – kėshtu guarnicioni, kėshtu temperatura, kėshtu trysnia e ajrit.

Kėto shpjegime, krejt legjitime, njė hap i ndan nga ndėrhyrja e konspiracistėve, tė cilėt shpjegojnė se “dikush” e dinte qė shpėrthimi i shuttle-it herėt a vonė do tė ndodhte, por nuk bėri asgjė pėr ta penguar.

Kėshtu, agjencitė e shėndetit publik dhe pas tyre edhe mass mediat, nuk lėnė rast pa e llahtarisur publikun me lajme pėr epideminė e mundshme tė gripit, duke botuar lloj-lloj projeksionesh dhe interpretimesh apokaliptike, shpesh tė mbėshtetura nga epidemiologėt dhe statisticienėt; pas kėtyre, vijnė konspiracistėt, pėr tė pėrsiatur se, nė tė vėrtetė, epidemia e ardhshme e gripit do tė shkaktohet artificialisht, pėr tė pakėsuar popullsinė e planetit; ose nga firmat farmaceutike, pėr tė shitur barna antivirale.

I ndodhur pėrballė njė ngjarjeje katastrofike, ose njė atentati terrorist tė pashembullt, ose njė krize si ajo e sistemit financiar kohėt e fundit, konspiracisti gjithnjė kujdeset tė pyesė: Cui bono? Cui prodest?

Pas atentateve tė 11 shtatorit, njė numėr analistėsh tė pavarur i kėrkuan organeve hetimore federale tė gjurmonte se kush kishte pėrfituar duke spekuluar me titujt e kompanive ajrore pak ditė para sulmit terrorist. Kjo kėrkesė ra, me sa duket, nė vesh tė shurdhėr.

Qė ka gjithnjė forca ose agjenci ose individė tė cilat pėrfitojnė nga njė katastrofė, kjo nuk do tė thotė, megjithatė, se kėto janė pėrgjegjėse pėr katastrofėn. Pas njė tėrmeti, gjithnjė do tė ketė gjithfarė grabitėsish, qė do tė kapen duke vjedhur nga shtėpitė e viktimave – por ėshtė absurde t’i akuzosh kėta se e kanė shkaktuar tėrmetin.

Po ashtu, sulmet me spore antraksi nė pako postare, nė vjeshtė tė vitit 2001, ēuan nė njė rritje tė pashembullt tė konsumit tė ciprofloksacinės (Cipro), njė antibiotik qė u rekomandua tė merrej, pėr profilaksi, nga individėt e ekspozuar ndaj sporeve.

Autorėt e atyre sulmeve ende nuk janė zbuluar, por do tė ishte pėrsėri absurde tė dyshohej pėr terrorizėm firma prodhuese e kėtij bari (Bayer), e cila tek e fundit pėrfitoi miliona dollarė falė panikut tė pashembullt qė pėrfshiu publikun amerikan.

Kospiracistėt e kanė tė vėshtirė, nė mos tė pamundur, tė pranojnė gabimin; dhe ndonjėherė nuk mund tė mos u japėsh tė drejtė, megjithė absurditetin e pėrfundimeve tė nxjerra.

Kėshtu, kur NASA humbi kontaktin me Mars Orbiter, njė sondė 125 milion dollarėshe e ndėrtuar nga Lockheed Martin pėr llogari tė agjencisė amerikane tė eksplorimit tė hapėsirės, u tha se kjo kishte ndodhur ngaqė Lockheed Martin kishte pėrdorur, pėr tė programuar sondėn, njėsi tė sistemit matės britanik; ndėrsa NASA pėrdori, pėr tė komunikuar me sondėn, sistemin metrik.

Pėr pasojė, Mars Orbiter nuk e kompletoi dot fazėn e futjes nė atmosferėn e Marsit, dhe humbi njėherė e pėrgjithmonė, duke vazhduar, pas gjase, nė njė orbitė rreth diellit.

Si mund tė ndodhė diēka e tillė me agjenci si NASA, ose kompani si Lockheed Martin? Shumėkush e bėri atėherė kėtė pyetje, por konspiracistėt u shtynė edhe mė tej, pėr tė shpjeguar se versioni pėr publikun nuk ishte veēse njė maskim i shkakut tė vėrtetė tė incidentit – p.sh. asgjėsimit tė sondės nga njė UFO, ose diēka tjetėr e ngjashme.

Si tė mos u japėsh tė drejtė, pėrballė idiotėsisė sė gabimit vetė?

Nė pėrgjithėsi, konspiracistėt e kanė tė vėshtirė, nė mos tė pamundur, tė dallojnė midis ngjarjeve dhe veprimeve; midis gjėrave qė ndodhin vetvetiu dhe gjėrave tė tjera, qė ndodhin sepse ashtu i duam tė ndodhin; ose midis atyre dy koncepteve qė gjermanishtja i quan, pėrkatėsisht, Vorgang dhe Handlung. Kėshtu, vdekja do tė ishte Vorgang, ndėrsa vrasja Handlung; edhe pse rezultati, nė tė dy rastet, ėshtė biologjikisht i njėjtė – fund i tė jetuarit.

Tipik ėshtė reagimi, qė ndesh ndonjėherė edhe nė faqet e shtypit konvencional, ndaj vdekjeve tė njerėzve tė shquar, qoftė edhe kur janė nė moshė tė thyer: Stalinit, Enver Hoxhės… Pas 1990-ės e mė se njė herė, gazetat e Tiranės, i janė kthyer versionit tė vdekjes sė liderit komunist Hysni Kapo si rezultat i njė komploti tė kurdisur prej mjekėve; nėse nuk gabohem, diēka e ngjashme ėshtė tentuar edhe me Enverin, edhe pse ky ishte katandisur prej kohėsh nė zombie.

Kam lexuar edhe njė shkrim ku foul play pėrsiatej edhe pėr vdekjen e Viktor Eftimiut, shkrimtarit rumun me origjinė shqiptare, qė vdiq papritur, por nė pleqėri tė thellė, gjatė njė vizite nė Shqipėri.

Vite mė parė njėlloj u quajt si jo rastėsore vdekja nė njė dhomė hoteli, nė moshė relativisht tė re, e historianit tė rėndėsishėm Selami Pulaha (u pėrmend, nė atė rast, dora e spiunazhit jugosllav).

Aq mė gjasa ka ky interpretim, kur bėhet fjalė pėr vdekje aksidentale, si ajo e politikanit tė djathtė austriak Heider, i cili u pėrplas me makinė duke qenė, sipas raporteve zyrtare, “nė gjendje tė dehur”.

Nė fakt, humbja e njė udhėheqėsi ose e njė dijetari tė madh e nė pėrgjithėsi e njė njeriu tė rėndėsishėm sjell gjithnjė pasoja nė rrjedhėn e historisė; dikush dėmtohet prej asaj vdekjeje, dikush tjetėr pėrfiton; shpesh krejt raporti i forcave ripėrkufizohet, me pasoja ndonjėherė traumatike pėr drejtpeshimet e ndryshme.

Mirėpo jo ēdo vdekje ėshtė doemos vrasje; ndonjėherė qėllon edhe qė zemra tė pushojė, ashtu, ngaqė ėshtė lodhur, por jo sepse ashtu e ka dashur kjo apo ajo fuqi okulte, ky apo ai shėrbim i fshehtė, kjo apo ajo korporatė shumėkombėshe.

Xha Xhai
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi