Si manipulohen masat e gjera

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si manipulohen masat e gjera

Mesazh  Jon prej 11.02.10 0:21



Manipulimi (lat. Manipulation)[1] ėshtė ndikimi i vetėdijshėm, vėnje dorė nė diēka ; ndėrbėrje.

Manipulimi eshte menyra shkencore e te bameve (shtimjet e kontrolluara pa genjeshtra).

Nė shkencat shoqėrore dhe Publicistik zakonisht pėrdoret si kritikė pėr njė veprim tė drejtuar me ndikim nga jashtė qė i drejtohet njė grupi apo personi i cili nuk ėshtė apo ėshtė pjesėrisht nė dijeni qė te dhenat orientuese shpijen nė ineres tė vepruesit (Manipulatori).

Manipulimet nė radhė tė parė ndėrmerren nė fushat e lėvizjeve ekonomike dhe politike. Pėr shkak publiciteti (afirmimi) teke niveleve mė tė ulta socio-psikologjike, para sė gjithash behet mbėshtetja me informacione tė zgjedhuara, (Spastrimi) ose pengimi deri tek ardhja tek informacione (Zhagitja).

Aspektet pėr tė arritur do me thėnje (rendesi) e prestigj social nėpėrmjet paraqitjes si Pėrpjekje nė raste tė gjendjeve nevoje tė veēata (Shtimja, Motivimi) duke i afėruar informacione tėrheqėse. Ndikimi i proceseve tė manipulimit merret si njė gjendje ekzistuese ndėrnjerzore pasi qė ai shkonė deri nė sferėn private dhe bėhet pjesė e planifikimit tė saj.

Pėrderisa nė Greqin dhe Romėn antike fusha e manipulimit kufizohej nė fjalė nė 200 vitet e fundit me zhvillimin teknik tė shpėrndarjes sė informacionit paralelisht janė zhvilluar edhe metodat e manipullimit duke pėrfshirė ndikimin me metoda qė vijnė na shkencat shoqėrore.

Manipulimi gjendet nė lidhje tė ngusht me pėrhapjen e ideologjive dhe lėvizjeve revulucionare tė shekullit XVII dhe XIX si dhe partitė e dalura nga to, gjatė kėsaj kohe barra kryesore e manipulimit biente nė mjete e informimir tė cilat mund tė ndikonin nė krijimin e mendimit tė shoqėrisė.

Me krijimin e Psikologjisė, hapen mundėsit e kėrkimeve sidomos nė lėminė e struktures gjenetike dhe psikromozomeve. Njohurit mbi lidhjet gjenetike dhe reagimet pozitive apo negative tė njerzėve hapnin gjithnjė e mė shumė mundėsit e ndikimit nė trashėgimtarėt, nė vetėdijen dhe veprimet e tyre.

Veprimet e sotit me manipulimin dhe mundėsit e vėrteta pėr manipulim janė shpesh qėshtje tė rėndėsishme kritike kulturore e shoqėrore.

Nė kėrkimin e manipulimit pėrpos shkencave sociologjik edhe tė sjelljes janė edhe shkencat e informimit dhe kumunikimi, estetika dhe shkenca gjuhėsore e manipulimit. Bėrja dhe krijimi i motive tė sigurta kundėr manipulimit ėshtė detyrė kritike e Pedagogjisė.

Nga Wiki
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si manipulohen masat e gjera

Mesazh  Jon prej 11.02.10 0:49

“ARTI” I MANIPULIMIT ME MASA



Filozofi Antik Grek Sokrati, dikur i ka mėsuar nxėnėsit e vetė se gjatė kėrkimit tė sė vėrtetės, rruga e vetme pėrmes sė cilės duhet tė shkohet, ėshtė, kur, sė pari, tė analizohet dhe vihet nė pyetje ēdo bindje qė e kemi mbėshtetur fortė gjer nė atė moment.

Nėse njė besim konkret i kalon tė gjitha testet e evidencės, deduksionit dhe logjikės, atėherė, ajo ide mund tė pėrqafohet si e vėrtetė. Nė tė kundėrtėn, e njėjta duhet mohuar, ndėrsa, mė pas, bartėsi i saj duhet ta pyes veten se ēka e ka nxitur atė qė gjer nė atė moment tė mendoj ashtu.

Fatkeqėsisht, ky princip sokratian, te ne nuk aplikohet sa duhet as nė shkencat shoqėrore empirike, e lere mė nė bindjet dhe mėnyrėn e tė menduarit tė masave tona tė gjėra popullore. Mendoj se mu kėtu qėndron edhe esenca e realitetit tonė shoqėror-politik qė ne e kemi sot nė Kosovė. Pikėrisht, tek fenomeni i besueshmėrisė sė tepruar ndaj njė autoriteti politik publik, pa e vlerėsuar se sa ai ka tė drejtė , e mė sė paku analizuar nė mėnyrė tė urtėsuar qėllimet e kurdisura politike tė atij veprimi nė prapavijė.

Te ne, sa mė shumė tė shajnė dhe kritikojnė, je aq mė i vlefshėm si personalitet, sepse, thjesht, ti je aktual dhe prezent kudo nė opinion.

Prandaj edhe zanati i politikanit nė kėso rrethana ėshtė mė i kėrkuar dhe mė i preferuar nė Kosovė. Sepse, nė kėtė realitet tė mentalitetit tonė publik, nuk ėshtė edhe aq vėshtirė tė bėhesh politikan i suksesshėm. Mjafton vetėm tė dish t’i trillosh mirė gėnjeshtrat; tė janė pak sa tė kripura ato, vetė tė besosh fuqimisht nė pėrmbajtjen e tyre (ta bėsh renėn dhe vetė tė kujtosh se ėshtė pėnime) dhe tė ushtrosh t'i thuash bukur ato para opinionit. Mė pas, kur gėnjeshtra tė zbulohet, e qė edhe dikur patjetėr do tė zbulohet, vetėm duhet ta dish teknikėn e largimit tė vėmendjes sė opinionit nga ajo e rėndėsishmja, kah diēka tjetėr e parėndėsishme. Nė kėtė drejtim tė shėrbejnė mirė mediet pro qeveritare nė dispozicion.

Ato ēdo ditė do tė transmetojnė se gjendja dhe situata te ne ėshtė e mirė dhe nuk ka vend pėr panik dhe shqetėsim. Pėrmes tyre shohim se kjo te ne ėshtė “lule – dritė” sepse ka edhe mė keq gjetiu. Pastaj...nė to kemi edhe muzikė, filma, telenovela...Kėshtu, fitohet pėrshtypja se nėse je gjallė, shyqyr qė je gjallė, e pėr ata qė kanė vdekur, shyqyr qė nuk janė kėtu me ne.

Ata ekspertė, qė e njohin psikologjinė e sjelljes sociale nė masa, e dinė mirė se nė terminologjinė profesionale, besimi i tepruar dhe jo kritik i masės sė gjerė ndaj informatave tė prezantuara autoritare publike, si fenomen shoqėror, quhet sindroma “leming”.Ēka nėnkupton nė realitet ky sindromė psiko-social i sjelljesh tonė shoqėrore?

Lemingėt janė njė lloj i minjve tė vegjėl, tė cilėt, fare pa angazhuar instinktin e vlerėsimit vetjak pėr rrezik, verbėrisht i pėrcjellin sjelljet dhe veprimet e minjve tjerė. Kėshtu, kur njėra prej tyre hidhet nga lartėsia nė greminėn pa shpėtim vdekjeprurės, ashtu nė varg veprojnė tė gjithė anėtarėt tjerė tė grupit. Ky fenomen krahasues, gjatė analizėn sė gjendjeve psiko-sociale tė sjelljes sė njerėzve nė shoqėri, nė psikologji njihet si sindroma “leming”.

Pėr njeriun LEMING, nė krahasim me popullaritetin e personalitetit qe e thotė njė ide, logjika e shėndosh e cila duhej tė qėndron prapa atij besimi, fare nuk ka rėndėsi dhe nuk ėshtė nė veprim. “Lemingu”, qė tė besoj fuqishėm nė diēka, mjafton qė predikuesi i saj tė ketė autoritet, edhe pse, nė tė kundėrtėn, ky autoritet mund tė jetė i dyshimtė.

Mekanizmi mė i pėrshtatshėm i manipulimit tė elitės sunduese me masat e gjėra popullore, qė kanė prirje tė shprehur kolektive tė sindromės “leming”, e thamė edhe mė sipėr, janė mediet.

Nė vazhdim, do t’ua prezantoj njė shembull tjetėr, qė mė bindshėm do t’ju vėrtetojė kėtė konstatim:
Edvard Bernays, magnat dhe udhėheqės i rrjetit mė tė fuqishėm global informativ “CBS” nė SHBA, pėrndryshe, nipi i themeluesit tė famshėm botėror tė psikanalizės Sigmund Frojd, nė njė fragment tė veprės sė vetė tė titulluar “PROPAGANDA”, kishte shkruar:
“Kur tė arrijmė ta kuptojmė mekanizmin dhe motivet e vetėdijes grupore, tek atėherė ėshtė e mundur tė kontrollojmė dhe tė udhėheqim me masat ashtu sikur na konvenon neve, e, qė, pėr kėtė, ata fare tė mos jenė nė dijeni… Njė manipulim i vetėdijshėm dhe inteligjent me shprehitė e organizuara dhe opinionin publik tė masave, ėshtė element tejet i rėndėsishėm nė njė shoqėri demokratike.

Ata qė manipulojnė me kėtė element tė padukshėm tė shoqėrisė, formojnė njė qeveri tė fshehtė e cila ėshtė fuqia qė realisht sundon nė pushtetin tonė… gati nė tė gjitha aspektet tė jetės sonė tė pėrditshme, pa marrė parasysh se a ka tė bėj me sferat e politikės apo biznesit, me sjelljen tone sociale apo tė tė menduarit etnik, ne dominohemi nga njė numėr relativisht tė vogėl njerėzish…tė cilėt i kuptojnė proceset mentale dhe sjelljet sociale tė masave. Mu kėta janė ata qė tėrheqin litarėt e ēdo gjėje qė e kontrollon vetėdijen e opinionit”

Besoj se pas kėtij citimi nuk ka nevojė pėr ndonjė koment shtesė?

“Leming” efekti, nė njė shtet tė drejtė dhe vėrtet demokratik, mund tė ndikojė pozitivisht nė pėrparimin dhe zhvillimin e mirėfilltė tė asaj shoqėrie. Andaj, shikuar mė thellėsisht dhe anėn tjetėr tė medaljes, lemingiteti si fenomen shoqėror, gjatė procesit tė ruajtjes dhe zhvillimit tė njė bashkėsie njerėzore, ėshtė njė virtyt i vlefshėm dhe i nevojshėm i sjelljes sociale, por, sikurse ēdo fenomen tjetėr natyror, edhe ky mund tė keqpėrdoret.

Ky keqpėrdorim posaēėrisht ėshtė i shprehur tek rastet, kur shteti si aparat i fuqishėm i sundimit me masa, gjendet nė duart e njerėzve tė gabueshėm dhe amoral, nėse nė atė shoqėri mungon liria e vėrtetė e mendimit dhe e shprehjes, nėse vepron roli dominues i medieve servile tė cilat vetėm pėr pak para tė mbijetesės, i shėrbejnė me devotshmėri asaj ane tė gabuar qė ėshtė nė pushtet, etj.

Nė bashkėsitė e organizuara shoqėrore qė njihen vėrtetė si shtete demokratike, ndonjėherė me mėnyra tė ndryshme manipuluese, mund tė vijnė nė pushtet edhe grupe apo individ tė gabuar, tė cilėt, pėrmes po kėtij “leming” efekti, do tė tentojnė tė instalojnė ndonjė formė antidemokratike tė qeverisjes.

Por, nė ato shtete, njė sistem mandatar i ligjshėm zgjedhor, i jep mundėsi popullit tė vetė, qė, posa ta nuhasin kėtė manipulim, tė reagojnė pėrmes mosdhėnies sė besimit nė zgjedhjet e ardhshme. Bile-bile, nėn mundėsinė e realizimit tė presionit pėr mbajtjen e tyre tė parakohshme.

Kėtu nė Kosovė, ėshtė diēka tjetėr, sepse, duhet pranuar haptas se ne nuk kemi shtet. Sepse ne nuk kemi liri as demokraci tė vėrtetė, prandaj, ky sindromė i natyrshėm psikologjik i masave, gjithnjė keqpėrdorohet krejtėsisht pėr qėllime tė tjera.

Adnan Abrashi
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si manipulohen masat e gjera

Mesazh  Equinox prej 11.01.11 17:10

Per mua manipulimi me i keq eshte ai kur e di dhe e pranon, pastaj harron dhe jonormalja behet normale.
avatar
Equinox

250


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si manipulohen masat e gjera

Mesazh  Jon prej 07.11.11 1:40

1 - Strategjia e Devijimit



Elementi thelbėsor i kontrollit dhe manipulimit, strategjia e devijimit ėshtė qė tė largojė vėmendjen e publikut nga ēėshtjet e rėndėsishme dhe ndryshimet e vendosur nga elitat politike dhe ekonomike, me njė breshėri tė vazhdueshme dhe informacione tė parėndėsishme me heqjen e vėmendjes.

Strategjia e devijimiti ėshtė gjithashtu thelbėsore pėr tė parandaluar interesin publik nė njohuritė e domosdoshme siē janė fushat e shkencės, ekonomisė, psikologjisė, neurobiologjisė dhe kibernetikės.

"Mbajtja e vėmendjes sė publikut me anė tė devijimit, i largon ata nga problemet reale sociale, duke u marrė me ēėshtjet me tė vėrtetė tė parėndėsishme. Mbani publikun tė zėnė, tė zėnė, tė zėnė, duke mos pasur kohė pėr tė menduar, tė kthehet nė fermė me kafshėt e tjera. "

(Pjesė nga " Armėt e heshtura pėr luftėra tė qeta")
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si manipulohen masat e gjera

Mesazh  Jon prej 07.11.11 16:57

2 - Krijohen probleme dhe pastaj ofrohet zgjidhja

Kjo metodė ėshtė quajtur edhe "problem-reagim-zgjidhje".
Sė pari krijojmė njė problem, njė "situatė" qė pritet tė gjenerojė nga reagimi i publikut, nė mėnyrė qė ky vetė tė kėrkojė masat qė dėshirojmė qė ai tė pranojė.
Pėr shembull: lejojmė tė zhvillohet dhuna urbane, apo organizojmė sulme tė pėrgjakshme, qė nė fund publiku tė kėrkojė ligje tė sigurisė publike nė dėm tė lirisė sė tij.
Ose krijojet njė krizė ekonomike qė ajo tė pranohet si njė rėnie e keqe dhe e domosdoshme e tė drejtave sociale qė ka si qėllim shkatėrrimin e shėrbimeve publike.
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si manipulohen masat e gjera

Mesazh  Jon prej 07.11.11 21:47

3 - Strategjia e degradimit

Pėr ta bėrė tė pranueshme njė masė tė papranueshme, thjesht e aplikoni atė gradualisht, "duke e degraduar" gjatė njė periudhe prej 10 vjetėsh.
Nė kėtė mėnyrė kushtet socio-ekonomike rrėnjėsisht tė reja janė vendosur nė vitet 1980-1990. Papunėsisa masovike, pasiguria, fleksibiliteti, zhvendosjet, pagat, kaq shumė ndryshime qė nė qoftė se do tė ishin aplikuar nė mėnyrė brutale do tė kishte shkaktuar njė revolucion.
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si manipulohen masat e gjera

Mesazh  Jon prej 11.11.11 17:41

4 - Strategjia e shtyrė (e vonuar)

Njė tjetėr mėnyrė pėr tė pranuar njė vendim jo popullor (nė dėm tė popullit) ėshtė qė ta paraqesė atė si "dhimbshėm, por tė domosdoshėm", duke e kėrkuar pėlqimin e publikut tė sotėm pėr njė aplikim nė njė kohė tė ardhme.
Kjo ėshtė gjithmonė mė e lehtė, pra tė pranohet njė sakrificė pėr tė ardhmen sesa njė sakrificė nė tė tashmen.
Sė pari, sepse pėrpjekje e sakrificės nuk kėrkohet menjėherė. Sė dyti, sepse publiku ka tendencė tė shpresojė nė menyre naive se "ēdo gjė do tė jetė mė mirė nesėr" dhe sakrifica e kėrkuar mund tė shmanget.
Sė fundi, kjo i le kohė publikut qė tė mėsohet me idenė e ndryshimit dhe ta pranojnė atė kur tė vjen momenti i zbatimit.
Njė shembull i kohėve tė fundit ėshtė futja e euros dhe humbja e sovranitetit monetar dhe ekonomik qė janė pranuar nga vendet evropiane nė 1994-1995 nė zbatimin e saj nė vitin 2001. Njė tjetėr shembull akordet shumėpalėshe FTAA qė Shtetet e Bashkuara i kanė vendosur nė vitin 2001 pėr vendet e kontinentit amerikan, megjithėse i hezituar, u aplikua nė 2005.
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si manipulohen masat e gjera

Mesazh  Jon prej 14.11.11 12:30

5 - Adresimi ndaj publikut me njė ton foshnjor



Shumica e reklamave tė destinuara ndaj publikut tė pėrgjithshėm pėrdorin fjalime, argumente, personazhe me karakter dhe nė veēanti njė ton foshnjor, shpesh tė afėrta me idiotėsi, sikur shikuesi tė ishte njė foshnje ose njė me tė meta mentale.
Rasti tipik: fushata e TV pėr kalim nė euro ("euro dita").
Sa mė shumė qė ne kėrkojmė tė mashtrojmė shikuesin, aq mė shumė ne do t’i pėrshtatim atij njė ton foshnjor. Pse?
"Nėse i adresohemi njė personi sikur ai tė ishte 12 vjeē, atėherė, pėr shkak tė sugjestimit, ai do ketė me njė probabilitet tė madh, njė pėrgjigje ose njė reagim jokritik si njė person 12 vjeē. "
(Pjesė nga " Armėt e heshtura pėr luftėra tė qeta")
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si manipulohen masat e gjera

Mesazh  Jon prej 15.11.11 8:52

6 - Thirrja emocionale nė vend tė reflektimit

Thirrja emocionale ėshtė njė teknikė klasike pėr tė anashkaluar analizėn racionale, pra sensin kritik tė individit.
Pėrveē kėsaj, pėrdorimi i gjendjes emocionale hap derėn e pavetėdijes nė mėnyrė qė tė vendsosen ide, dėshira, impulse, sjellje ose frikė ...
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si manipulohen masat e gjera

Mesazh  Jon prej 15.11.11 9:06

7 - Mbajta e publikut nė injorancė dhe marrėzi



Tė bėhet nė atė mėnyrė qė publiku tė mos jetė nė gjendje tė kuptojė teknologjinė dhe metodat e kontrollit dhe tė skllavėrisė e tij.
"Cilėsia e arsimit e dhėnė pėr klasat mė tė ulėta duhet tė jetė e llojit mė tė varfėr, nė mėnyrė qė hendek i thellė i injorancės qė izolon klasat e ulėta nga ato tė larta tė jetė e pakuptueshme pėr klasat e ulėta."
(Pjesė nga " Armėt e heshtura pėr luftėra tė qeta")
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si manipulohen masat e gjera

Mesazh  Jon prej 23.11.11 10:47

8 - Tė inkurajohet publiku qė tė zhytet nė mediokritet

Tė inkurajohet publiku qė tė pranojė si "cool" tė qenit vulgar, idiot dhe i parsimuar..
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si manipulohen masat e gjera

Mesazh  Jon prej 23.11.11 10:53

9 - Tė zėvendėsohet revolta me fajėsi

Tė bėsh qė ndividi tė besojė se ai ėshtė vetė pėrgjegjės pėr fatkeqėsinė e tij, pėr shkak tė mungesės sė inteligjencės, aftėsisė, pėrpjekjeve...

Pra, nė vend qė tė revoltohet kundėr sistemit ekonomik, individi vetė-zhvlerėsohet dhe fajėsohet, duke kaluar nė njė depresion, njė nga efektet e tė cilave ėshtė ndalimi i veprimit.
Dhe pa veprim, nuk ka revolucion! ...
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si manipulohen masat e gjera

Mesazh  Jon prej 29.11.11 12:18

10 - Tė dini pėr individin mė shumė se sa ai pėr veten e tij

Gjatė 50 viteve tė fundit, pėrparimi i shpejtė i shkencės ka hapur njė hendek nė rritje midis dijes publike dhe asaj qė ėshtė nė pronėsi dhe qė pėrdoret nga elitat nė pushtet.
Me anė tė biologjisė, neurobiologjisė dhe psikologjisė sė aplikuar, "sistemi", ka arritur njė njohuri tė avancuar tė qenies njerėzore, si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht.
Sistemi nga kjo ka arritur pėr tė njohur mė mirė individin mesatar se ai veten e tij.
Kjo do tė thotė se nė shumicėn e rasteve, sistemi ka mė shumė kontroll dhe mė shumė pushtet mbi individin se sa ai mbi vetėveten .
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si manipulohen masat e gjera

Mesazh  Flavius prej 22.11.13 16:30

Nje manipulim tjeter qe perdoret, eshte edhe ai qe ēdo person i njohur nga publiku qe thekson se mediat manipulojne masat, denigrohet dhe quhet i ēmendur.
avatar
Flavius

111


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si manipulohen masat e gjera

Mesazh  aqua prej 01.12.13 17:36

avatar
aqua

;.

jxs JX&

jxth
JXAM
JXYA
JXVET

.



214


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si manipulohen masat e gjera

Mesazh  aqua prej 07.03.14 21:45

avatar
aqua

;.

jxs JX&

jxth
JXAM
JXYA
JXVET

.



214


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi