Dhjete apokalipse qė nuk ndodhėn

Shko poshtė

Dhjete apokalipse qė nuk ndodhėn

Mesazh  Estilen prej 04.02.10 19:03

Dhjete apokalipse qė nuk ndodhėn

1. Paralajmėrimet e para nga Asiria

Njė tabelė prej balte qė daton rreth vitit 2800 B.C. bart mbishkrimin: "Toka jonė ka degjeneruar kėto ditėt e fundit. Ka shenja se bota po i afrohet me shpejtėsi njė fundi; ryshfeti dhe korrupsioni janė tė zakonshėm; fėmijėt nuk u binden mė prindėrve tė tyre; ēdo njeri dėshiron tė shkruajė njė libėr dhe fundi i botės po afrohet nė mėnyrė tė dukshme".

Bota nuk mbaroi (vetėm shiko pėrreth) dhe, pavarėsisht epidemisė sė korrupsionit dhe adoleshentėve spitullaqė, katėr shekuj mė vonė asirėt do tė krijonin njė perandori e cila eventualisht pėrfshinte shumicėn e Lindjes sė Afėrt. Perandoria Asire pėrfundoi nė mėnyrė tė papritur nė vitin 612 B.C., kur kryeqyteti i saj u sulmua nga njė ushtri babilonase. Sėrisht, sipas standardeve tė perandorive tė lashta, 18 shekuj nuk qenė dhe aq pak vite.

2. Preokupimet e kryqtarėve

Papa Inoēenti III u mbėshtet tek teologjia apokaliptike nė pėrpjekjet e tij pėr ta pėrgatitur Europėn qė tė kryente njė kryqėzatė tė pestė pėr tė pushtuar Jeruzalemin dhe pjesėn tjetėr tė Tokės sė Shenjtė nga Perandoria Ajubide. Ai e identifikonte ngjitjen e islamit si mbretėrimin e Antrikrishtit, mundja e sė cilės do tė ēonte nė Ardhjen e Dytė.

Nė vitin 1213, Inocenti III shkruante: "Njė bir i Mėkatit ėshtė ngjitur, profeti falls Muhamed, i cili ka tunduar shumė njerėz nga e vėrteta nėpėrmjet joshjesh materiale dhe kėnaqėsishė tė mishit… Gjithsesi, ne e vendosim besimin tonė tek Zoti, i cili tashmė na ka dhėnė njė shenjė se e mira do tė vijė, se fundi i kėsaj bishe po afrohet, numri i sė cilės, sipas Zbulimit tė Shėn Gjonit, do tė pėrfundojė nė 666 vjet, prej tė cilave pothuajse 600 tashmė kanė kaluar".

Data e parashikuar qe viti 1284. Shtatė vjet mė pas, mbretėria e fundit kryqtare u rrėzua, kur Sulltan Khalili pushtoi qytetin e Akrasė nė Izraelin e sotėm. Megjithatė, pjesa tjetėr e botės mbeti e paprekur.

3. Botticelli pikturon frikėrat e tij

Rilindja kujtohet si njė epokė e artė e artit dhe e dijes, por epoka shėnoi gjithashtu njė rigjallėrim mė profeci apokaliptike. Arsyeja? "Avancimet nė matjen e kohės dhe nė astronomi inkurajuan standardizimin e kalendarit", shkruan David Nirenberg, Profesor i Historisė Mesjetare nė University of Chicago, "ndėrsa njė varg katastrofash (nga kėndvėshtrimi europian), tė tilla si pushtimi turk i Kostandinopojės... ngjallėn njė interes tė ri numerologjik apokaliptik".

Pritjet e apokalipsit gjetėn shprehjen e tyre nė artin e periudhės kohore - nė mėnyrėn mė tė famshme tek Lindja Mistike, pikturuar nga mjeshtri i Rilindjes italiane Sandro Botticelli. Pjesa e poshtme e pikturės paraqet disa djaj tė vegjėl tė kėrrusur nėn shkėmbinj apo tė gozhduar nė tijė, ndėrsa njė mbishkrim grek ofron kėtė parashikim tė zymtė: "Unė, Sandro, e bėra kėtė pikturė nė fundin e vitit 1500 nė trazirat e Italisė nė mesin e kohės pas kohės sipas Kapitullit tė 11-tė tė Shėn Gjonit nė dėshpėrimin e dytė tė Apokalipsit nė ēlirimin e djallit pėr tri vjet e gjysėm.

Mė pas ai do tė vihet nė zinxhirė nė Kapitullin e 12-tė dhe ne do ta shikojmė atė tė nėnshtruar si nė kėtė pikturė". (Kjo do ta vendoste apokalipsin rreth vitit 1504). Historianėt e artit besojnė se Botticelli ishte influencuar nga predikimet e Girolamo Savonarola - njė murg dominikan qė i nxiste tė pasurit dhe tė varfrit qė tė kėrkonin falje pėr mėkatet e tyre dhe tė hiqnin dorė nga kėnaqėsitė materiale.

I sigurtė se apokalipsi ishte afėr, predikonte Savonarola, "shpata e Zotit do tė bjerė mbi Tokė nė mėnyrė tė menjėhershme dhe shpejt" nė formėn e luftės, epidemive dhe zive tė bukės.

4. Pėrmbytja gjermanike qė nuk ndodhi kurrė

Nė vitin 1499, matematikani dhe astronomi gjerman Johannes Stöffler parashikoi se njė pėrmbytje e madhe do tė pėrfshinte botėn mė 20 shkurt tė vitit 1524. (Llogaritjet e tij parashikuan 20 bashkime planetare gjatė kėtij viti, 16 prej tė cilave do tė ndodhnin nė njė "shenjė ujore", domethėnė tė Peshqit).

Nė Europė, u botuan mė shumė se 100 pamflete tė ndryshme qė mbėshtesnin profecinė katastrofike tė Stöffler. Bizneset filluan tė rriten menjėherė pėr anijendėrtuesit, nė mėnyrė tė veēantė pėr fisnikun gjerman Kontin von Iggleheim, i cili ndėrtoi njė arkė tri katėshe si ajo e Noes nė lumin Rin.

Megjithėse 1524 qe njė vit i thatė nė Europė, njė shi i lehtė ra nė ditėn e caktuar. Turmat e njerėzve - duke shpresuar qė tė siguronin njė vend nė arkėn e Iggleheim - filluan tė revoltohen. Qindra njerėz u vranė dhe Konti u godit me gurė pėr vdekje. Mė pas Stöffler e rillogariti datėn aktuale se do tė ishte nė vitin 1528, por tani reputacioni i tij si parashikues ogurzi ishte shkatėrruar.

Ky ėshtė njė lloj turpi sepse, sipas njė historie tė treguar nė vitin 1558 nga historiani gjerman Hieronymus Wolf, Stöffler njėherė parashikoi se jeta e tij do tė rrezikohej nga njė "trup nė rėnie". Ai zgjodhi qė ta kalonte atė ditė brenda, ku gjatė njė diskutimi me miq, Stöffler u pėrpoq qė ta kapte njė libėr nga njė raft, i cili u shkėput nga muri dhe e goditi nė kokė, duke e dėmtuar seriozisht atė.

5. Qiej tė zinj mbi New England

Nė orėn 9 tė mėngjesit tė 19 majit 1780, qielli mbi New England ishte i mbėshtjellė nė errėsirė. Njė artikull i vitit 1881 nė "Harper's Magazine" thoshte se, "Zogjtė shkuan tė flinin, gjelat kėndonin si nė mesditė, ashtu dhe nė mesnatė, dhe kafshėt qenė tejet tė frikėsuara".

Errėsira e panatyrshme besohet tė jetė shkaktuar nga tymi qė dilte nga zjarret nė pyje, ka mundėsi i ēiftėzuar me njė mjegull tė dendur. Por nė atė kohė disa i frikėsoheshin mė sė keqes. "Njerėzit dilnin duke tundur duart dhe duke ulėritur 'Dita e Gjykimit ka ardhur', kujton njė tamburxhi i Luftės Revolucionare. "Dita e Errėt" pėrfundoi nė mesnatė, kur yjet sėrish u bėnė tė shikueshėm nė qiellin e natės.

Por preokupimet e zgjatura rreth njė apokalipsi tė pritshėm i nxitėn disa njerėz qė kėrkonin njė sekt tė panjohur kristian - tė quajtur Shakers - tė cilėt kohėt e fundit qenė vendosur nė afėrsi tė qytetit Albany tė shtetit New York. Njė pjesė e lėvizjes Quaker, ata predikonin beqarinė e plotė si rrugėn e vėrtetė tek ringjallja.

Shakers e kapėn njė mundėsi kur e panė njė tė tillė dhe u nisėn nė njė mision 26 mujor nėpėr New England, qė u solli atyre qindra tė konvertuar. Individi mė i famshėm qė doli nga "Dita e Errėt" qe Abraham Davenport, njė legjislator i shtetit Connecticut, i cili qe nė mbledhje kur qielli u errėsua. Anėtarėt e legjislaturės, duke pasur frikė se mos ish afruar apokalipsi, kėrkuan shtyrje tė mbledhjes.

Davenport tregohet se ėshtė pėrgjigjur: "Dita e gjykimit o po afrohet, o nuk po afrohet. Nėqoftėse jo, atėhere nuk ka asnjė shkak pėr shtyrje; nėqoftėse po, atėhere unė zgjedh qė tė gjenden duke kryer detyrėn. Gjithsesi, dėshiroj qė mund tė sillen qirinj". John Greenlaf Whittier, poeti nga New England, e pėrkujtoi Davenport nė njė poemė fillimisht tė botuar nė revistėn "Atlantic Monthly" nė vitin 1866.

6. Gjetja e parashikimeve nė Piramidėn e Madhe tė Gizės

Viti 1881 qe njė vit flamur pėr shpresat apokaliptike. Pėr fillestarėt, ishte parashikimi i "Mother Shipton", njė parashikuese, profecitė e tė cilės fillimisht u botuan nė vitin 1641. Njė botim i mėvonshėm, qė i pėrket vitit 1862, pėrfshinte parashikimin: "Bota nė njė fund do tė vijė nė vitin 1881".

Megjithatė Charles Hindley, autori i librit, pranoi se kjo dhe parashikime tė tjera (pėrfshi shpikjen e telegrafit dhe tė motorit me avull) u shtuan si njė mashtrim nė njė pėrpjekje tė dukshme pėr tė rritur shitjet e librit.

Duke shkruar nė njė edicion tė vitit 1881 tė "Harper's Magazine", njė autor pa emėr ankohej: "Kam frikė se do tė jetė e pamundur... tė ēlirohen masat angleze nga kjo copė e trishtuar keqedukimi".

Megjithatė, nė njė ton mė shpresėdhėnės, artikulli shtonte: "Unė jam siguruar nga miq tė mi qė punojnė nė British Museum se pėr muaj tė tėrė ky institucion nė mėnyrė tė kuptueshme ka qenė rrethuar nga njerėz nė ankth pėr tė mėsuar nėse ekziston ndonjė dorėshkrim i tillė si ai qė pėrmendet apo nėse parashikimet janė tė vėrteta".

Prapėseprapė, edicioni i vitit 1911 i "Encyclopaedia Britannica" nėnvizonte se profecia e fundit tė botės e vitit 1881 qe "shkaku i alarmit mė tė hidhur anembanė Anglisė rurale, pėr atė shkak, njerėzit braktisnin shtėpitė e tyre dhe kalonin netėt duke u lutur nėpėr fusha, kisha dhe kapela".

"Dėshmi" mbėshtetėse pėr njė apokalips nė vitin 1881 erdhi nga njė burim i paimagjinueshėm: Piramida e Madhe e Gizės. Charles Piazzi Smyth, Astronomi Mbretėror pėr Skocinė, krijoi bindjen se piramida nuk ishte ndėrtuar nga egjiptianėt, por nga patriark i Dhiatės sė Vjetėr (ndoshta Noe) nėn drejtim hyjnor.

Pėr pasojė, Smyth pa implikime teologjike nė pothuajse ēdo matje tė Piramidės sė Madhe, pėrfshi njė llogaritje pėr Fundin e Ditėve. Kėrkimi i Smyth u satirizua nė njė artikull tė 5 janarit 1881 nė "New York Times": "Nė galerinė e madhe tė piramidės... janė saktėsisht 1881 nyje… pėr kėtė arsye, nėqoftėse piramida ėshtė e besueshme dhe realisht e njeh punėn e saj, atėherė ne kemi arritur nė vitin e fundit tė Tokės.

Ekziston njė numėr i madh njerėzish qė beson nė kėtė teori tė mrekullueshme tė piramidės dhe janė ēdonjėri plotėsisht tė sigurtė se piramida nuk mund tė tregojė njė gėnjeshtėr... Nė rast se do tė ndodhė qė tė zhgėnjehen dhe tė jenė nėn nevojėn e pakėndshme tė bėrjes sė lutjeve tė Vitit tė Ri nė dėborė ditėn e parė tė janarit 1882, ata ka mundėsi qė do ta mallkojnė piramidėn dhe ta humbasin tė gjithė besimin tek njeriu dhe gurėt".

7. Kujdes nga Kometa Hallej

Kometat janė konsideruar prej kohėsh si bartės katastrofash dhe rishfaqja e Kometės Hallej nė vitin 1910 nuk qe pėrjashtim. Nė fillim tė atij viti, shkrimtarėt britanikė dhe irlandezė shprehėn mendimin se kometa qe njė sinjal pėr pushtimin nė pritje nga ana e Gjermanisė.

Disa parisienė akuzuan kometėn pėr njė pėrmbytje masive tė Lumit Senė qė shkatėrroi qytetin e tyre, por paniku i plotė do tė shpėrthente kur Yerkes Observatory i Chicago shpalli nė shkurt tė vitit 1910 se kish detektuar njė gaz helmues tė quajtur cianogjen nė bishtin e kometės.

"New York Times" raporti se astronomi i njohur francez, Camille Flammarion, besonte se gazi "do ta mbushte atmosferėn dhe ka mundėsi qė ta asgjėsojė tė gjithė jetėn nė planet". Shumica e shkencėtarėve kėrkuan qė ta siguronin publikun. Astronomi i famshėm Percival Lowell shpjegoi se gazrat qė pėrbėnin bishtin e Kometės Hallej qenė "aq tė rralla sa tė ishin mė tė pakta se nė ēdo vakuum".

Por dėmi tashmė qe bėrė. Njerėzit vrapuan qė tė blinin maska gazi dhe "tableta komete". "New York Times" raportoi se "terrori i shkaktuar nga afrimi i afėrt i Kometės Hallej kishte kapur rob njė pjesė tė madhe tė popullsisė sė Chicago".

Nė mėnyrė tė njėjtė, "Atlanta Constitution" raportoi se njerėzit nė shtetin Georgia po pėrgatisnin dhoma tė sigurta dhe bile mbuluan me letėr edhe vrimat e ēelėsit. (Njė burrė, vazhdon gazeta, e kish "armatosur veten me njė gallon uiski" dhe kish kėrkuar qė shokėt ta ulnin atė nė njė gropė tė thatė, 15 metra tė thellė).

Pasi Hallej kaloi afėr Tokės nė muajin maj, "Chicago Tribune" anonēuan (nė mėnyrė krejt tė kotė) "Ne jemi akoma kėtu". Megjithatė, jo ēdo njeri u kap nga frenezia apokaliptike. "Mbrėmje komete" nėpėr ēati qenė shumė nė modė nė qytetet anembanė Shteteve tė Bashkuara.

8. Planetet vihen nė njė vijė, asgjė nuk ndodh

Nė vitin 1974, John Gribbin dhe Stephen Plagemann shkruan njė libėr tė shumėshitur, tė titulluar "The Jupiter Effect", duke paralajmėruar se nė mars tė vitit 1982, njė vėnie nė vijė tė drejtė e planeteve tė mėdhenj nė tė njėjtėn anė tė Diellit do tė shkaktonin njė seri ngjarjesh kozmike, qė do tė kulmoheshin nė njė tėrmet pėrgjatė shkarjes sė Shėn Andreas qė do tė fshinte Los Angeles nga faqja e dheut.

Libri kishte njė aureolė kredibiliteti, pėrderisa tė dy autorėt qenė astrofizikanė qė kishin mbaruar nė Cambridge dhe Gribbin ishte redaktor nė revistėn e famshme shkencore "Nature".

Shkencėtarėt pretendonin se forca e kombinuar gravitacionale e planetėve (sidomos e atyre me dendėsi tė madhe, si puna e Jupiterit dhe Saturnit) do tė ushtronin forca valore ndaj Diellit, duke shkaktuar njė rritje tė madhe tė aktivitetit diellor qė do ta godiste Tokėn me thėrmija me shpejtėsi tė lartė tė cilat, nga ana e tyre, do tė shkaktonin ndryshime tė menjėhershme nė rrotullimin e planetit tonė, duke ēuar nė tėrmete.

Mjaft shkencėtarė e kritikuan "The Jupiter Effect", duke thėnė se argumenti i tij bazohej nė njė zinxhir shumė tė dobėt supozimesh. (Sizmologu Charles Richter i Caltech e quajti tezėn e mbėshtetur nga libri "astrologji tė pastėr tė kamufluar").

Megjithatė, libri i frikėsoi njerėzit anembanė botės, pjesėrisht falė mbėshtetėsve tė parashikuesve tė tjerė ogurzinj si puna e Hal Lindsey (autor i librit tė shumėshitur tė vitit 1970 "The Late Great Planet Earth"), i cili nė vitin 1980 shkroi se tėrmetet anembanė planetit do tė shkaktonin shkrirje nė impiantet bėrthamore dhe do tė shkatėrronin digat, duke shkaktuar pėrmbytje masive.

Ndėrsa data e mallkuar afrohej, banorėt e qytetit tė kapur nga paniku e bombarduan me telefonata Griffith Observatory e Los Angeles. Tjetėrkund, "San Diego Vista Press" raportonte mė 10 mars 1982: "Ne i kemi parė njerėzit duke pyetur: A duhet ta shes shtėpinė dhe tė largohem?", shprehet Kevin Atkins i Gates Planetarium nė Denver tė shtetit Colorado…

Njė sekt i vogėl kristian nė Filipine po ndėrton njė rrjet tė ndėrlikuar kubikėsh tė veshur dhe po mbajnė nė gatishmėri dhoma tė veshura pėr katastrofa. Edhe e pėrditshmja e Pekinit, "Gazeta e Popullit", kėrkoi qė t'i sigurojė lexuesit se "nuk ka asnjė marrėdhėnie tė rregullt shkak - pasojė midis kėtij fenomeni astronomik dhe katastrofave natyrore si tėrmetet". Njė vit pas ngjarjes joogurzezė, Gribbin dhe Plagemann botuan librin "The Jupiter Effect Reconsidered". Ashtu si i mėparshmi, edhe ky qe njė i shumėshitur.

9. Paniku i mijėvjeēarit

Tė paktėn gjatė kėsaj frike apokaliptike ishte dikush pėr t'u akuzuar: Gjatė dekadave, programuesit e kompjuterėve kishin pėrdorur 2 nė vend tė 4 shifrave pėr tė paraqitur vitet. Pėr pasojė, kompjuterėt supozohej se do tė kalonin nė tilt me 1 janar tė 2000, pėrderisa makinat e trasha nuk do tė ishin tė afta qė tė kuptonin vitin "00".

Kėshtu u lind i tmerrshmi "Y2K Bug". Disa ekspertė i mbrojtėn programuesit, duke nėnvizuar se veprimet e tyre kishin qenė njė mėnyrė logjike pėr tė ruajtur kujtesė kompjuterike tė ēmuar dhe pėr tė kursyer para.

Tė tjerė qenė mė pak lavdėrues. "Ajo ēfarė ēoi tek Y2K Bug nuk qe indiferenca arrogante ndaj sė ardhmes", shkroi Brian Haynes tek "The Sciences Magazine". "Pėrkundrazi, pati njė tepri modestie. ("Nė asnjė mėnyrė kodi im do tė jetė duke fiksuar pas 30 vjetėsh"). Programuesit nuk mund ta konceptonin se lidhjet dhe programimet e tyre tė ngutura do tė bėheshin "sistemet e trashėgimisė" e brezit tė ardhshėm.

Njė sondazh i shtatorit 1999 i realizuar nga Wall Street Journal gjeti se 9 pėrqind e amerikanėve besonin se Microsoft po e fshihte zgjidhjen e problemit. E pėrditshmja Independent paralajmėronte pėr "luftė bėrthamore" tė mundshme, e shkaktuar nga defektet nė sistemet e paralajmėrimit; Fondi Monetar Ndėrkombėtar parashikoi kaos ekonomik nė vendet nė zhvillim; Presidenti i Federal Reserve, Alan Greenspan, kish frikė se paniku rreth Y2K Bug do t'i nxiste bizneset qė tė magazinonin mallra, duke ēuar nė mungesa tė mėdha dhe CNN-i raportoi se rezervat amerikane me qumėsht do tė mbaroheshin pėr shkak se pajisjet e fermave mund tė keqfunksiononin.

Megjithatė, paniku rreth Y2K Bug nuk e arriti kurrrė shkallėn e ethes qė shumė paralajmėronin. Njė sondazh i Gallup tregonte se nga mesi i dhjetorit 1999 vetėm 3 pėrqind e amerikanėve parashikonin "probleme tė mėdha", parashikuar me 34 pėrqind tė njė viti mė parė. Miliarda dollarė u shpenzuan anembanė botės pėr tė fiksuar Y2K Bug dhe vazhdon akoma sot debati i zjarrtė se sa shumė nga ai shpenzim qe i nevojshėm.

10. Njė vrimė e zezė e shkaktuar nga njeriu?

Qysh nga fillimi i viteve '90, media ka raportuar se Large Hadron Collider (LHC) potencialisht mund tė krijonte njė vrimė tė zezė qė do ta gllabėronte Tokėn. LHC-ja, i cili u ndez nė shtator tė vitit 2008, ėshtė 17 milje nė perimetėr dhe i groposur 175 metra poshtė Alpeve nė kufirin zvicerano-francez.

Akseleratori ka aftėsinė qė tė pėrplasė sė bashku thėrmijat e protonit me shpejtėsi deri nė 99.99 pėrqind tė shpejtėsisė sė dritės. Duke vepruar kėshtu, mund tė stimulohen kushtet dhe energjitė qė ekzistonin menjėherė pas fillimit tė Big Bang, duke siguruar nė kėtė mėnyrė kuptime lidhur me ēėshtjet kritike tė mėnyrės sesi u krijua universi ynė. Megjithatė, disa skeptikė kanė frikė se pėrplasja me energji tė lartė e protoneve mund tė krijojė mikrovrima tė zeza.

Pėr aq kohė sa disa ligje fizike tė caktuar sundojnė, ngjarje potenciale janė vendosur nė kategorinė e gjerė tė probabilitetit "jozero". Ose, siē e shpjegon fizikani amerikan Kannan Jagannathan: "Nėqoftėse diēka nuk ėshtė e ndaluar, ajo ėshtė detyruese... Nė njė univers tė pafundėm, edhe gjėrat me probabilitet tė ulėt duhet tė ndodhin (aktualisht pafundėsisht shpesh)".

Megjithatė, nga vetė ky standard, shton Jagannathan, fizika kuantike dikton se ėshtė e mundur nga pikėpamja teorike qė tė hapni rubinetin e kuzhinės tuaj dhe prej tij tė dalė njė dragua. Kjo shpjegon faktin se pse fizikanėt (me pėrjashtimin e mundshėm tė atyre qė janė dragojfobikė) nuk janė tmerrėsisht tė frikėsuar.

"Bota ėshtė e bombarduar nė mėnyrė konstante nga rreze kozmike energjetike nga thellėsitė e hapėsirės, disa prej tė cilave e nxisin pėrplasjen e thėrmijave mijėra herė mė fuqishėm se ato qė do tė prodhohen nga LHC-ja", thotė Stéphane Coutu, njė Profesor Fizike nė Penn State. "Nėqoftėse kėto pėrplasje do tė mund tė krijonin vrima tė zeza, njė gjė e tillė do tė kishte ndodhur tashmė". Ndėrkohė, vėshtirėsitė teknike e ēuan LHC-nė qė tė fikej vetėm pas 9 ditėsh. Nėqoftėse bota pėrfundon, ne do t'ju lajmėrojmė sėrish.

Estilen

847


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi