Dhamapada

Shko poshtė

Dhamapada

Mesazh  Neo prej 02.02.10 12:09

DHAMAPADA
(SHTEGU I PĖRSOSMĖRISĖ)



UDHĖT E KUNDĖRTA


Ne jemi mendimet e tė djeshmes, dhe nesėr, ē’mendojmė sot do tė ndodhė: jeta e secilit krijohet nga vetė mendja e tij. Kush flet e vepron me ligėsi, e liga do ta gjejė, ashtu si rrota e qerres, i vete kafshės mbrapa.

Ne jemi mendimet e tė djeshmes, dhe nesėr, ē’mendojmė sot do tė ndodhė: jeta e secilit krijohet nga vetė mendja e tij. Kė flet e vepron me drejtėsi, lumturia e ndjek nga pas si hija trupin.

‘Mė ofenduan, mė qėlluan, mė persekutuan, mė grabitėn’. Ata qė pėrkundin mendime tė tilla, do marrin gjithmonė frymė mes avujve tė urrejtjes.

‘Mė ofenduan, mė qėlluan, mė persekutuan, mė grabitėn’. Ata qė s’pėrkundin mendime tė tilla, do marrin gjithmonė frymė larg helmit tė urrejtjes.

Sepse urrejtja s’eleminohet me urrejtje; por veē me dashuri. Ky ligj ėshtė i pėrbotshėm.

Shumicės si shkon mendja se ne kemi ardhur nė kėtė botė, pėr tė jetuar nė harmoni. Po kush e ka kuptuar kėtė, i qėndron grindjeve larg.

Ai qė jeton ‘ku rrafsha mos u vrafsha’; ai qė e ka mizėn nėn kėsulė; ai qė shtrohet nė tryezė, pa e bekuar ushqimin, ― nuk ka vlerė e as virtyt, por ėshtė rob i veseve qė e degdisin nga njė tundim nė tjetrin, si atė pemėn e brishtė qė e luhat era pas qejfit.

Por pėr atė qė e ka kuptuar se kjo jetė ėshtė diēka mė shumė se ē’tregon syri, pėr atė qė e ka zemrėn e qetė e tė patunduar, pėr atė qė ha pėr tė jetuar, ― e nuk jeton pėr tė ngrėnė, dhe qė beson te triumfi i tė mirės, ― njė njeriu tė tillė nuk ka ngasje qė t’ja prishė mendjen; ai i qėndron dallgėve tė jetės si shkėmb i patundur.

Nuk ėshtė veshja ajo qė e bėn njeriun. Gjithkush mund tė veshė rrobat e tė shenjtit, pok kjo s’domethėnė se ėshtė i shenjtė edhe nga brenda.

Nga ana tjetėr, atij qė ėshtė i pastėr nė shpirt rroba i shkon vetvetiu.

Kush bie pre e iluzionit tė shqisave, dhe s’ėshtė nė gjendje tė shquajnė atė qė fshihet pas tyre, i ka hyrė njė qorrsokaku qė s’do ta nxjerrė kurrė te e vėrteta.

Po kush i ka tė qarta rregullat e lojės, nuk gėnjehet nga aparencat, por ecėn nė shtegun e tė drejtit deri sa mbėrrin aty ku i qan zemra.

Ashtu si pikon shiu nga njė ēati e prishur, ashtu e gjen rrugėn dhe tundimi nė mendjen e sėmurė.

Por ashtu siē shiu qė s’kalon dot mes njė ēatie tė fortė, ashtu si hapet rrugė tė keqes nga arsyetimi gjakftohtė.

Kush vuan nė kėtė botė, do vuajė edhe nė tjetrėn; kush bėn keq e keqja do ta gjejė gjithandej: Justifikimet janė tė kota.

Po kush gėzohet sot, gėzimi do ta ndjekė dhe nesėr; e mira lind tė mirėn si nė kėtė botė, dhe nė tjetrėn: Dita me diell, duket qė nė mėngjes.

Tė flasėsh bukur, po tė mos i zbatosh kurrė ato qė thua, s’bėn dobi; ti do i ngjash atij llogaritarit, qė numėron gjithė ditėn paratė e botės, pa futur nė xhep njė kacidhe.

Nga ana tjetėr, fjalėpaku ― punėshumi; kush e ka zemrėn qelibar dhe si qan syri pėr asgjė, ― ka shenjtėruar veten pėr sė gjalli.


VETĖDIJSHMĖRIA

Vetėdijshmėria ėshtė rruga drejt pėrjetėsisė: pavetėdijshmėria ėshtė rruga drejt mosqėnies. Ata qė janė tė vetėdijshėm se njohin vdekjen: Ata qė s’janė mund ti numėrosh qė tani pėr tė humbur.

Kush ėshtė mendjekthjellėt e ka kuptuar sekretin, sepse syēeltėsia konstante tė bėn tė menēur; vetė zemra tė thotė se ke tė drejtė, kur mendja zbulon shtegun e lavdishėm.

Kush arsyeton me pjekuri, duke analizuar e mbajtur mend nė tė njėjtėn kohė si detajet, ashtu edhe tabllonė e pėrgjithshme, ėshtė nisur pėr larg, aq larg madje, sa nė fund do t’arrijė lumturinė dhe paqen e pėrjetshme (Nirvanėn).

Ai qė ka besim, ai qė e mban ēdo ēast nė mendje qėllimin final, ai qė punon me pėrkushtim e ndershmėri, dhe ai qė me vetėkontroll tė plotė e jeton jetėn nė prefeksion, e qė gjithmonė, e pėrsėris, gjithmonė, ėshtė i vėmendshėm, do ngrihet nė lavdi mbi gjithė tė tjerėt.

Qendėrzimi nė vetėdije krijon besim nė vetvete, vetėkontroll dhe harmoni, sepse vetėdijshmėria kristalizon pėr shpirtin njė si ishull nė brendėsi tė mendjes, ku ndjenjat fisnike ruhen tė paprekura nga dallgėt e emocioneve impulsive.

Budallenjtė dhe injorantėt janė gjithmonė tė pakujdesshėm e tė shkujdesur nga natyra; po kush e mban pashuar dritėn e mendjes observuese, e di mirė ē’dhuratė i ka bėrė vetes.

Asnjėherė mos bjer pre e e shkujdesjes; asnjėherė mos degrado nė fėlliqėsitė e epsheve. Lumturia e vėrtetė bėhet e mundshme vetėm pėr ata qė janė analizues mėndjemprehtė dhe i mbajnė sytė katėr gjithė kohės.

I dituri qė e kapėrcen grackėn e shkujdesjes me anė tė observimit, ėshtė ai qė ēliruar nga vuajtjet e botės, i ngjitet tempullit tė dijes, e vė re nga sipėr tarracės turmėn qė rėnkon pėrposh, njėsoj si alpinisti qė pasi ka mbėrritur majė malit, kthen kokėn pėr tė parė ata qė kanė mbetur pas.

Observues nė mes tė tė pavėmendshmėve, syēelėt nė mes tė tė fjeturve, njeriu i menēur i ngjan njė kali race mes tufės sė gomerėve, revani i tė cilit s’ka tė krahasur me askėnd.

Ishte pikėrisht fuqia observuese shkaku pse Indra u zgjodh i pari i zotave, ndaj edhe vetė perėnditė e vlerėsojnė vėmendjen para ēdo naiviteti.

Murgu qė i gėzohet fuqisė penetruese e qė ja ka frikėn grackės sė shkujdesjes, ecėn shtegut tė jetės si ato flakėt qė pėrpijnė gjithė pengesat qė u dalin pėrpara, tė mėdha apo tė vogla qofshin.

Murgut qė i gėzohet fuqisė penetruese e qė ja ka frikėn grackės sė shkujdesjes, s’mund ti mohohet kurrė fitorja e arritur; ai ndodhet gjithmonė e mė pranė Nirvanės.


MENDJA

Mendja ėshtė gjithmonė e hapėrdarė dhe e paqėndrueshme, ndėrkohė qė kontrolli dhe drejtimi i saj i vėshtirė pėr tu arritur: por kush qoftė i menēur, le ta fokusojė mendjen si shigjetari kordėn e harkut!

Ashtu si peshku qė rrėmbyer nga ujrat flaket nė tokė tė thatė, ashtu edhe mendja lufton e pėrpėlitet pėr t’ju shmangur pushtetit tė vdekjes.

Mendja ndėrron mendje dhe s’rri kurrė nė njė vend, e t’ja mbash kapistallin nuk ėshtė punė e lehtė. Por s’ka gjė mė tė ēmuar se fitorja mbi tė; njė mendje nėn fre, sjell veē gėzim dhe hare.

Rrjedha e mendimeve u ngjan pėrrenjve qė spyesin kėrrkėnd; por vetėdija e tė menēurit tė kujton qiellin pa re ku dielli i buzėqesh vetvetes.

Fshehur pas misterit tė koshiencės, mendja lėshohet pas ngjarjeve, ― si flutura lule mė lule; po kush di ti akordojė mendimet harmonishėm, e ka ēliruar veten pėrgjithmonė nga vdekja.

Ai qė ėshtė i luhatur nga natyra, dhe pa besim e paqe tė brendshme, se njeh shtegun e sė vėrtetės, ndaj s’ka pėr ti kuptuar kurrė gjėrat me themel.

Po kush e ka qetėsuar mendjen nėn frenat e arsyes, ndjehet i ēliruar nga epshi i dėshirave dhe, lartėsuar mbi konceptet e tė mirės apo tė keqes, qėndron vetėdijekthjelltė, pa kurrfarė frike.

Konsideroje trupin si njė mjet, e jo njė qėllim nė vetvete, dhe forcoje mendjen si kėshtjellėn qė lufton pėr jetė a vdekje kundėr ēfarėdolloj tundimi. Madje dhe pas ēdo fitoreje, bėji sytė katėr, se uji fle, hasmi s’fle.

Sepse s’do kalojė shumė kohė, dhe ah, sa keq! Ky trup pa jetė do shtrihet tokės, si lis i rrėzuar.

Armiku mund ta dėmtojė armikun e vet, dhe njė njeri qė urren dikė, mund t’ja nxjerrė nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr inatin; po atė qė tė bėn mendja jote, po se drejtove siē duhet, s’ta bėn dot asnjė armik.

Prindėrit a tė afėrmit, sigurisht qė mund ta ndihmojnė pa masė njė njeri; po atė qė mund tė bėjė ai vetė pėr vetveten po i pati mend nė kokė, s’mund t’ja bėjė askush tjetėr.


LULET E JETĖS

Kush do ta mposhtė dhimbjen dhe vdekjen? Kush do tė triumfojė mbi botėn, dhe mbi zotat e qiellit? Kush do tė jetė ai qė do tė zbulojė DHAMMAPADĖN― Udhėn e Pėrsosmėrisė sė kulluar?

Studenti mendjehollė, do ta mposhtė si dhimbjen edhe vdekjen, studenti mendjehollė do tė triumfojė si mbi botėn ashtu dhe mbi perėnditė e qiellit. Vetėm ai, do tė zbulojė DHAMMAPADĖN― shtegun e Pėrsosmėrisė Absolute.

Kush kupton se trupi ėshtė si shkuma e dallgėve, a si hijet e vegimta, i nxjerr nga vetja njė e nga njė gjembat e iluzionit, tė fshehura nė gonxhet e pasioneve shqisore, dhe pa u vėnė mė re nga zoti i vdekjes, vazhdon udhėn drejt ēlirimit.

Por vdekja merr me vete lulembledhėsit e pasioneve shqisore, njėsoj si pėrrenjtė qė venė pėrpara ē’tu dalė, pa e vrarė asfare mendjen.

Dhe vdekja, mbyllja e kapitullit, i vė pikė jetės sė atij qė prej ngasjes sė epsheve, vazhdon tė lėngojė i etur.

Por ashtu si bleta qė i merr lules veē nektarin, pa ja prishur as bukurinė e as aromėn, e ēon jetėn edhe njeriu i menēur.

Mos i shiko gabimet e tė tjerėve, e as tė bėrat e tė pabėrat. Mendo mė mirė pėr tė metat e tua, si gjatė veprimeve tė kryera, ashtu dhe pėr ato qė mund tė ndodhin nesėr.

Ashtu si lulja e mbrekullueshme nė dukje, por pa aromė, ashtu janė edhe fjalėt e bukura tė atyre qė vetėm i thonė gjėrat.

E si njė lule e mbrekullueshme nga ngjyra dhe nga aroma, ėshtė edhe fjala e urtė e atij qė i zbaton ato qė thotė.

Vdekatari duhet ta shfrytėzojė sa mė mirė kohėn e dhėnė, ashtu siē nga njė grumbull gonxhesh, mund tė thurren plot kurora.

Parfumi i luleve s’udhėton dot kundėr eres: qofshin ato trėndafila a zambakė; por parfumit tė virtytshmėrisė nuk ka gjė qė t’ja presė rrugėn.

E mbrekullueshme ėshtė aroma e luleve tė zgjedhura, por shija e virtytit bėhet pėr zemrėn mė e shtrenjtė se ēfarėdolloj sendi tjetėr.

Era e gonxheve tė sapoēelura sado larg qė tė vejė, s’mund tė pėrqaset efektit, prodhuar nė shpirt nga veprimi i tė drejtit, qė prek madje edhe zotat e qiellit.

Udha e atyre qė janė tė pasur nė virtyte, gjithmonė tė vetėdijshėm, dhe me shpirt tė ēlirėt nga drita e tė vėrtetės, nuk mund tė ndėrpritet mė, as nga iluzionet e as nga vdekja.

58Ashtu si mes hedhurinave nė cep tė rrugės, njė lule 59zambaku mund tė ēelė e lulėzojė si pėr mbrekulli, nė tė njėjtėn mėnyrė edhe mes verbėrisė sė turmave, ndrin dlirėsia e menēurisė sė studentit, qė vijon nė gjurmėt e Budės, atij, qė ėshtė me tė vėrtetė ZGJUAR.


MENDJELEHTI

Sa tė palėvizshme i duken minutat rojes sė natės, sa e pafund i bėhet rruga udhėtarit tė lodhur; po a mund tė krahasohen kėto ēikėrrima me vargun rrokullitės sė jetė-vdekjeve tė atij qė nuk e gjen dot shtegun e shpėtimit?

Nėse pėrgjatė rrugės sė jetės, njeriu nuk gjen dot njė mik a shok qė tė dijė mė e pakta, aq sa ai vetė, mė mirė ta vazhdojė shtegėtimin fillikat, se sa tė pėrzihet me budallenjtė.

‘Kėta janė djemtė e mi. Kjo ėshtė pasuria ime’. Kjo ėshtė mėnyra me anė tė sė cilės budallai mashtron veten. Ai s’ėshtė i zoti as i kokės sė tij, e jo mė i tė tjerėve!

Nėse budallai nis ta realizojė situatėn nė tė cilėn ndodhet, tek e fundit ai nuk ėshtė mė fare budalla, po kur mendjetrashi e kujton veten tė menēur, kjo vėrtet qė i vė kapak sjelljes sė tij.

Po aq sa ē’e merr vesh luga shijen e supės, po aq pėrfton edhe budallai nga shoqėria me tė menēurit.

Po nėse njė njeri syhapėt dhe i vėmendshėm, ndodhet qoftė edhe pėr pak kohė nė praninė e tė urtit, ai do ta shfrytėzojė menjėherė rastin pėr tė kuptuar tė vėrtetat, si gjuha, qė e merr vesh me tė parėn shijen e gjellės.

Budallai qė e pandeh veten tė menēur bėhet armiku i vetes, dhe konfortėsia vetėm sa do t’ja rėndojė gjendjen.

Gabimet e pakorrigjuara janė tė destinuara tė pėrsėriten deri sa tė ndreqen: ndėshkimi i tyre gjithashtu.

Po detyra e kryer si duhet s’ka nevojė tė ribėhet, dhe frytet e saj janė pėrherė tė ėmbla.

Veprimi i gabuar mund tė duket tėrheqės pėr momentitn, mirėpo dardha e ka gjithmonė bishtin prapa.

Mė shumė rėndėsi nga veprimi vetė, ka qėllimi qė fshihet pas tij.

Sjellja e gabuar mund tė mos e tregojė rezultatin nė ēast, ashtu si dhe qumshti nuk prishet menjėherė. E prapseprapė, njėsoj si prushi i thėnjgjijve qė kthehen nė hi pa u vėnė re, ashtu e pėson nė fund edhe budallai.

E nėse rrugės sė gabuar, budallai bėhet ‘shejtan-budalla’, kjo vetėm sa do t’ja rėndojė barrėn edhe mė shumė kur tė vijė koha.

Atij do ti qajė syri pėr lėvdata, vlerėsime dhe admirim nga tė tjerėt.

Nė kokė do ti lėvrijnė mendimet: le ta vėrejė bota se ē’kam bėrė unė; le tė mė simpatizojnė dhe tė mė marrin mendim pėr gjithshka. Tė tilla pra, janė psikozat e atij qė i ka hypur vetja nė qejf.

Mirėpo tjetėr ėshtė rruga e pasurive tė botės, e tjetėr ėshtė rruga e asaj qė s’ka para qė ta blejė (NIRVANĖS). Ndaj kush e quan veten pasues tė Budės, le ti vejė gishtin kokės, dhe pa e harxhuar kohėn me ēikėrrima, tė pėrqėndrohet fort, te arritja e asaj qė ėshtė esenciale: lirisė.


I URTI

Dėgjoje atė qė tė tėrheq vėmendjen e tė thotė se ku i ke gabimet, si tė tė tregonte vendodhjen e njė thesari tė paēmuar. Vetėm e mira vjen nga njė gjė e tillė.

Ndaj le ti ndreqė ai tė metat, e tė rikonstruktojė ēdo gjė qė ka nevojė tė pėrmirėsohet. Kėto veprime do priten me simpati ose mospėlqim, po a nuk ka patur gjithmonė dy lloje njerėzish nė kėto botė?

Mos kėrko shoqėri mes zemėrkqinjve; mos lidh miqėsi me tė pabesėt. Bė vėllezėr e shokė ata qė e kanė zemrėn e pastėrt, dhe janė tė dashur nga natyra.

Ai qė ka pirė te burimi i tė vėrtetės, e bėn gjumin e qetė dhe ėshtė pėrherė i lumtur; I menēuri e gjen gėzimin te DHARMA, sepse nė tė mishėrohet filozofia e tė urtėve.

Ata qė hapin kanale ujrash, e dinė nga do tė shkojė rrjedha; ata qė bėjnė harqe, ― se ku vete shigjeta. Po ashtu si gdhendėsi i drurit e mbikyr hap pas hapi krijimin e vet, ashtu edhe i menēuri ka nėn vetėkontroll, ― mendjen.

Njėsoj si shkėmbi qė s’do tja dijė nga stuhia, ėshtė edhe kundėrveprimi i tė urtit para lavdėrimeve ose fyerjes.

E kush dėgjon fjalėt e DHARMĖS, do ta ketė pėrherė zemrėn e qetė dhe shpirtin plot, si liqeni i thellė, por i kthjelltė.

Mes veseve dhe vetėkontrollit, tė menēurit zgjedhin gjithmonė kėtė tė fundit, sepse tė urtėt s’kanė kohė pėr tė humbur me punė boshe. Ndaj kur dhimbja a gėzimi u troket nė derė, ata lartėsohen mbi ēfarėdo sfide.

Ai qė se ka mendjen pėr tė bėrė pasuri e trashėgimtarė dhe qė nuk ja ha hakun kėrkujt, ėshtė automatikisht i drejtė, i virtytshėm dhe i menēur.

Pak janė ata qė e kapėrcejnė lumin e kohės dhe arrijnė te NIRVANA. Shumica vetėm sa vjen vėrdallė lartė e poshtė nga kjo anė e bregut.

Por ata qė kur dėgjojnė pėr ligjin e veprim-kėndėrveprimit, zbatojnė parimet e drejta nė jetė, eventualisht do tė dalin matanė, duke i kapėrcyer portat e vdekjes.

Le ta braktisi i urti rrėmujėn e kėsaj bote, duke i lėnė pas udhėt pa krye nė kėrkim tė iluminimit. Nė vetminė qė pak kush arrin ti gėzohet, le tė rizbulojė ai lumturinė e vėrtetė: t’ēliruar nga dėshirat, zotėrimet dhe ēfarėdogjėje tjetėr qė mund tė errėsojė gjykimin.

Sepse kush e ka trajnuar mendjen siē duhet, arsyetimeve qė zbulojnė pėrgjigjet e drejta, ėshtė lartėsuar nga pasionet e shqisave te drita sipėrore e Njohjes, duke ju shmangur qorrsokaqeve, pėr t’ju gėzuar qė nė gjallje NIRVANĖS sė pavdekshme.


LIRIA E PAKUFISHME

Shtegtari ja mbėrriti fundit tė udhėtimit shėndoshė! Mes lirisė sė pafundme, ai ndjehet i ēliruar nga gjithė brengat, dhe pengesat qė deri dje i zinin rrugėn tani kanė ngelur pas, ndėrsa ethet e jetės, thjesht, kanė pushuar sė qeni.

Njerėzit mendjelartė janė gjithmonė nė kėrkim tė pėrosmėrisė; ata nuk pranojnė tė vegjetojnė pėrjetėsisht nė njė vend. Ashtu si mjellma qė ngrihet nga ujrat e liqenit drejt qiellit tė pafund, edhe ata e lėnė banesėn e tyre pas, nė kėrkim tė njė bote mė tė mirė.

Kush mund ta pėrshkruajė udhėn e atyre qė duke e njohur jetėn pėr ē’ėshtė nė tė vėrtetė, i kthejnė kurrizin teprimeve, pėr tė fluturuar qiellit tė lirisė, aty ku hapėsira s’ka as fund e as krye? Shtegu i tyre ėshtė po aq vėshtirė tė ndiqet, sa edhe fluturimi i zogjve nė qiell.

Cili mund tė dėshmojė rrugėn e njeriut qė ka ēliruar veteveten, dhe endet qiejve tė paanė nė paqe me mendimet, mbi tė cilat lakmitė s’kanė kurrfarė pushteti? Udhės sė tij ėshtė po aq e vėshtirė ti biesh prapa, sa ē’ėshtė dhe ndjekja me sy e zogjve nė qiell.

Njeriu qė menēurisht i kontrollon shqisat e veta ashtu si karrocieri i zotė drejton trokun e kuajve, dhe qė e ka ēliruar veten prej pasioneve tė ulta dhe krenarisė, ėshtė i shenjtė madje edhe nė sy tė zotave.

Ai ėshtė i duruar si toka; ai ėshtė i qėndrueshėm si njė kollonė mermeri; ai ėshtė i pastėrt si uji i burimit; dhe ai ėshtė i lirė nga Samsara, apo karuseli i jetė-vdekjeve.

Nėn dritėn e arsyetimit largpamės ai ka gjetur lirinė; mendimet e tija janė paqėsore, fjalėt e tija janė tė shtruara, puna e tij ėshtė e frutshme.

Dhe me.qė.se e ka parė vetė NIRVANĖN e pėrjetshme, mendja e tė menēurit ėshtė e ēliruar nga bestytnitė e egzistencės sė rėndomtė; ai ja ka dalė mbanė ti hedhė pas krahėve tundimet, dhe pėr pasojė ta lartėsojė veten jo vetėm mbi to, por edhe mbi shumicėn e njerėzve.

Gazmend Ēeno
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi