Besimet gjatė shekujve

Shko poshtė

Besimet gjatė shekujve

Mesazh  Jon prej 25.01.10 1:11

Zhvillimi i besimeve gjatė shekujve

Ndėr temat themelore intelektuale qė kanė tė bėjnė me jetėn e njeriut, ēėshtja religjioze gėzon njė rėndėsi tė veēantė. Nė fakt, ato janė vėshtruar gjithmonė si ēėshtjet themelore tė mirėvajtjes dhe tė caktimit (fatit) tė njeriut, dhe si produkt ka qenė mendjemprehtėsia e thellė dhe dituria gjithėpėrfshirėse.

Dijetarėt dhe hulumtuesit e shumtė u janė qasur studimeve gjithėpėrfshirėse edhe tė brezit tė gjerė nė lidhje me motivet dhe origjinėn e interesimit tė njeriut qė kanė tė bėjnė me ēėshtjet religjioze, duke i gjurmuar hulumtimet e veta me pikėpamje tė veēanta dhe me metodologji qė i drejtojnė pėrfundimet dhe gjykimet e tyre.

E vėrteta e kėsaj ēėshtjeje ėshtė se prej kohėrave tė hershme parahistorike, feja dhe besimi kanė qenė pjesė tė formimit tė shoqėrisė njerėzore; nuk ėshtė e mundur qė nė tė kaluarėn ose nė tė sotmen, tė gjendet njė shoqėri nė tė cilėn nuk ėshtė parashtruar ēėshtja e religjionit. Kurani Fisnik na referon nėpėrmes ajeteve tė shumta pėr faktet historike tė profetėve tė dėrguar nga ana e Zotit nė mėnyrė tė vazhdueshme te popujt e hershėm, tė cilėt krahas dobive tė ndikimit shpirtėror kanė luajtur edhe rolin themelor nė krijimin e shoqėrisė civilizuese.

Studimi i mėnyrės se si ėshtė zhvilluar jetesa e njerėzve dhe dituria, duke marrė parasysh edhe diturinė e pranuar nga horizontet e largėta tė historisė, na bėjnė me dije se njeriu e pėrqafoi besimin religjioz para se tė bėhet i vetėdijshėm pėr metodat e deduksionit racional.

Si pasojė e kėsaj, periudha e parė e diturisė njerėzore dhe e industrisė nuk e mbajti primatin mbi periudhat e mėhershme tė religjionit dhe tė besimit. Mund tė deklarojmė edhe atė se pėrpjekjet e njerėzve nė sferėn e religjionit dhe tė besimit kanė qenė mė tė fuqishme dhe afatgjata sesa pėrpjekjet nė fushėn e shkencės dhe tė shkencave shoqėrore, sepse dituria mbi realitetin e jashtėzakonshėm, qė paraqet esencėn e botės sė qenieve, ėshtė shumė mė e ndėrlikuar dhe mė pak e arritshme sesa esenca e atyre gjėrave tė cilat dituria dhe shkencat shoqėrore vazhdimisht pėrpiqen ta realizojnė.

Natyra esenciale e diellit shkėlqyes, pėrmes sė cilit shfaqen mė sė shumti tė gjitha gjėsendet, ka mbetur i panjohur pėr shumė shekuj pėr njerėzimin. Lėvizjet dhe efektet e tija kanė qenė subjekt i shumė interpretimeve tė ndryshme; edhe pse asnjėri nuk ka mundur ta mohojė ndriēimin e rrezeve tė tija, mendjet e shumicės sė tyre kanė mbetur nė errėsirėn e thellė me gjithė respektin pėr diturinė e tyre.

Pra, perceptimi i tė vėrtetės sė madhe ėshtė e pamundur tė kuptohet pa njė kontrollim logjik, deduksion dhe studim gjithėpėrfshirės. Nėse i hasim paragjykimet dhe mitet religjioze nė mesin e njerėzve antikė, tė cilėt vazhdimisht janė duke u injektuar nė shabllonet e reja pėr shkak tė mangėsisė dhe dobėsisė sė mendimeve si dhe tė frenimit tė diturisė, kjo nuk do tė thotė se religjioni dhe pėrmbajtja e saj doktrinare ėshtė e pavėrtetė. Pėrkundrazi, ajo paraqet primatin dhe autonominė e aspiratave religjioze nė thellėsinė e shpirtit dhe zemrės sė njeriut. Aq mė tepėr, prej shkencės e cila hulumton periudhėn parahistorike, nuk mund tė presim shumė se do tė zbulojė pėr religjionin antik diēka tjetėr, pėrveē deshifrimit tė gjurmėve tė miteve dhe paragjykimeve nė mbeturinat e njeriut primitiv si dhe ato nėntokėsore.

Pasi qė drejtimet dhe aktivitetet njerėzore janė gjithmonė tė shoqėruara prej dy karakteristikave tė qarta – primati dhe autonomia, dhe nė anėn tjetėr, gjithėpėrfshirja dhe gjithanshmėria nė mesin e anėtarėve tė llojeve tė ndryshme, logjikisht rrjedh se duhet t’i parashtrojmė disa zanafilla pėr drejtimet dhe aktivitetet e thellėsisė sė shpirtit tė njeriut.

Ekzistimi i njė fenomeni tė tillė tė pandėrprerė nė njė formė universale dhe tė pėrhershme pėrgjatė historisė dhe parahistorisė, nuk mund tė konsiderohet si rrjedhojė e adeteve dhe zakoneve; ėshtė njė manifestim i vullnetit tė fortė prej lashtėsisė dhe tė instinktit tė domosdoshėm tė sė vėrtetės.

Tė gjitha besimet religjioze, me pikėpamjet dhe format e saja tė ndryshme, rrjedhin prej njė burimi tė pasur dhe tė pashtershėm – natyra e lashtė e njeriut, e cila nuk ėshtė e imponuar as nga jashtė as nė mėnyrė tė rastėsishme.

Sė pari, nė natyrėn e qenies sė njeriut vjen aftėsia pėr ta pranuar besimin dhe pastaj besimi merr formėn e vet. Prirja e njėjtė e brendshme, qė e nxit personin nė hulumtime intelektuale nė mėnyrė qė ta ndiejė realitetin, ėshtė njė shenjė e nevojės sė njeriut pėr dituri religjioze. Sigurisht qė kjo nuk do tė thotė se njė gjendje e brendshme dhe njė gatishmėri e tillė nuk do ta shoqėrojė patjetėr besimin e formuar tė plotė dhe tė saktė.

Sikur qė trupi ka nevojė pėr substanca ushqimore dhe kjo nuk na bėn tė kuptojnė mirėsinė dhe dobinė e saj, nė mėnyrė tė njėjtė edhe shpirti kėrkon ushqimin e vet – tė quajtur besimi dhe religjioni – dhe kėrkon me kėmbėngulje tė informohet pėr zotėruesin e tij si dhe ka dėshirė tė lutet te porta e Tij. Por, instinkti qė e nxit tė kėrkojė, nuk ėshtė nė gjendje ta njohė dhe ta vlerėsojė besimin dhe fenė, ta dallojė tė vėrtetėn prej tė gabuarės.

Dijetarėt kanė pranuar se besimet religjioze gjithmonė janė gėrshetuar me jetėn e njeriut. Prapėseprapė, mendimet e tyre janė dalluar nė lidhje me rrėnjėt themelore tė religjionit dhe tė faktorėve qė kanė luajtur rolin kryesor nė themelimin dhe zhvillimin e saj. Gjykimet e tyre, nė mėnyrė tė pėrgjithshme, janė tė bazuara nė studime tė besimeve primitive dhe religjioneve tė paragjykuara, qė ēojnė nė njė rezultat ku konkluzionet e tyre nė analizat pėrfundimtare janė tė palogjikshme dhe tė gjymta.

Ėshtė e vėrtetė se disa religjione tė caktuara, nė mungesė tė mirėkuptimit tė principeve tė shpalljes, nė paraqitjen dhe rritjen e saj janė ndikuar nga rrethanat shoqėrore si dhe nga faktorėt e ngjashėm. Megjithatė, nuk ėshtė e logjikshme qė paraqitjet e tė gjitha tendencave religjioze t’i pėrshkruhen rrethanave ekonomike dhe kėrkesave tė kohės, frikės prej fuqive tmerruese natyrore, paditurisė ose tė faktorėve qė nuk pranohen nga shkencėtarėt.

Padyshim, njė prej faktorėve tė paraqitjes sė ideve kundėrreligjioze dhe tė grupeve qė e mohojnė Zotin, ka qenė tė mėsuarit e gabuar, papėrshtatshmėria dhe shtrembėrimet inteligjente tė ndjekėsve tė disa religjioneve. Prandaj, vetitė dhe karakteristikat e veēanta tė ēdo religjioni duhet tė vėshtrohen nė mėnyrė individuale gjatė studimit tė shkaqeve qė i kanė prirė njerėzit nė pėrkrahjen e religjionit tė caktuar.

Mund tė vėrehet se gjatė shumė ngjarjeve historike, religjioni ka dominuar nė tė gjitha marrėdhėniet e asaj kohe. Nėse religjioni nuk ka qenė dukuria primare, atėherė ėshtė dashtė tė mbyllet brenda katėr mureve tė motivit material. Megjithatė, cili faktor tjetėr do tė mund t'u jepte qėndrueshmėri dhe vendosmėri personaliteteve religjioze pėr hir tė qėllimeve religjioze tė tyre?

A ishte dobia materiale apo fitimi personal ajo, qė vuajtjet e hidhėta tė mjerimit dhe vėshtirėsitė e shumta, i bėri qė tė kenė shijen e ėmbėl nė shpirtin e tyre? Pėrkundrazi, ne e pamė se ata i flijuan tė gjitha burimet materiale tė pėrparimit dhe dėshirat personale, pėr idealet dhe ndjenjat e tyre religjioze, duke shkuar aq larg sa qė e sakrifikonin me gjithė dėshirė edhe shpirtin e tyre.

Nė tregimin qė ka tė bėjė me Faraonin dhe magjistarėt e tij, e lexojmė se ai u bėri thirrje tė gjithė magjistarėve tė tij nė mėnyrė qė tė korrin fitore ndaj Musės (Mois), qė ishte i udhėzuar nga ana e Zotit, duke shpresuar se me zotėsinė dhe fuqinė magjike tė tyre do tė mund ta detyronin qė tė gjunjėzohet. Por, duke i falėnderuar fuqisė sė mbinatyrshme qė i ishte dhėnė Musės (Mois), ata pėsuan humbje dhe u kthyen nė besimin e vėrtetė. Faraoni i tėrbuar, arroganca e tė cilit u dėrmua, filloi tė pėrgojojė dhe t’i kėrcėnojė, duke thėnė se do t’i dėnojė ata me torturat mė tė dhimbshme: ndarja e gjymtyrėve tė tyre.

Por, njė revolucion i thellė kishte zėnė vend nė zemrat e magjistarėve; ata qėndronin qetė dhe tė vendosur kundrejt kėrcėnimeve tė faraonit dhe torturave tė tyre tė dhimbshme. Ata u pėrgjigjėn me njė guxim tė mrekullueshėm: “E ti urdhėro qė tė na torturojnė, dhe mund ta zbatosh urdhrin tėnd vetėm nė jetėn e kėsaj bote tė kufizuar” (Taha, 72)

Kjo ishte njė ekspozim i qartė i fuqisė sė vullnetit tė lindur njerėzore pėr tė vėrtetėn dhe realitetin qė ekziston nė brendėsinė e tij dhe paraqitet kur tė konfrontohet me shtypje, shtrėngim dhe forcė brutale. Njerėzit qė kanė jetuar larg nga pallati i Faraonit dhe qė kanė pėrfituar prej tij, u quan kundėr tij dhe ishin tė gatshėm edhe tė paguanin me jetė kėtė kundėrshtim. Pėr kėtė arsye, prirja specifike e njeriut ndaj ēėshtjeve religjioze nuk mund tė shpjegohet sipas interpretimeve materialiste; pėrkundrazi, incidentet e tilla si tė magjistarėve, demonstrojnė primatin e ndjenjės religjioze te njeriu.

Besimet e palogjikshme nuk i pėrkasin vetėm ēėshtjeve religjioze. Para se tė ishin pėrpunuar nė mėnyrė tė pėrshtatshme, shumica e shkencave ishin tė gėrshetuara me paragjykime. Njeriu e gjeti rrugėn e tij prej magjisė deri te medicina e vėrtetė dhe e dobishme, prej alkimisė deri te kimia reale. Askush nuk mund tė pretendojė se, nėse njeriu ka bėrė njė gabim gjatė hulumtimit, ai ėshtė i lidhur pėr atė gabim dhe se, asnjėherė nuk do tė gjejė rrugėn deri te e vėrteta. Ata qė besojnė nė filozofinė shkencore dhe nė primatin e metodės eksperimentale, pranojnė se eksperimentet e tyre mund tė japin rezultate tė gabuara megjithėse nuk e ndryshojnė statusin e sė vėrtetės.

Ata qė mohojnė Zotin insistojnė nė pėrfundimin se Zoti ėshtė produkt i mendjeve njerėzore, pėr shembull, filozofi anglez Bertrand Russell, konsideron se frika nga forcat natyrore ėshtė origjina e religjionit. “Sipas mendimit tim, themeli i religjionit ėshtė frika: frika prej tė panjohurės, frika nga vdekja, frika nga humbja, frika nga e fshehta dhe misteriozja. Pėrveē kėsaj, siē u vėrejt edhe mė herėt, ndjenja e shndėrruar nė realitet ia mundėson ēdonjėrit qė tė imagjinojė se ai ka njė mbėshtetės nė tė gjitha problemet dhe pėrpjekjet e tij.” (1)

Kjo ėshtė njė thėnie qė vėshtirė mund tė vėrtetohet me ndonjė provė.

Samuel King thotė: “Burimi i religjionit ėshtė i mbuluar me mister. Nė mesin e teorive tė panumėrta tė shkencėtarėve lidhur me kėtė temė, mund tė vėrejmė se disa prej tyre janė mė tė logjikshme se tė tjerėt, por edhe mė i miri prej tyre ėshtė i hapur pėr kundėrshtime nga pikėpamja e vėrtetimit shkencor. Ata nuk mund tė kalojnė sferėn e spekulimit logjik. Pėr kėtė arsye, ekzistojnė shumė mosmarrėveshje tė mėdha nė mesin e sociologėve nė lidhje me burimin e fesė.”(2)

Megjithatė, ne mund tė pėrgjigjemi nė kėtė mėnyrė: edhe nėse pranojmė se burimi dhe motivi themelor pėr besimin e njeriut ka qenė frika, kjo nuk vėrteton nė asnjė mėnyrė se ekzistenca e Zotit ėshtė thjesht njė trillim pa ndonjė realitet.

Nėse frika e motivon njeriun qė tė kėrkojė strehim, dhe nėse nė rrugėn e tij tė kėrkimit e zbulon realitetin e besueshėm (Zotin), a ka kėtu ndonjė kundėrshtim pėr t’u bėrė? Nėse ėshtė frika shkaku i zbulimit tė njė sendi tė sigurt, a mund tė themi se ai send ėshtė diēka imagjinare dhe joreale, sepse ishte frika ajo qė e nxiti njeriun qė ta kėrkojė?

Sigurisht se do tė ishte e palogjikshme tė pohojmė, pėr shembull, se shkenca e medicinės nuk ka realitet sepse njeriu e ka kėrkuar dhe e ka zbuluar atė pėr shkak tė frikės, frikės prej sėmundjes dhe vdekjes? E vėrteta e kėsaj ēėshtjeje qėndron aty se shkenca e medicinės ėshtė realitet, pa marrė parasysh se motivi burimor gjatė zbulimit ishte frika nga sėmundja dhe vdekja apo ndonjė faktor tjetėr.

Nė tė gjitha zhvillimet dhe ēėshtjet e jetės, besimi nė njė Zot tė fuqishėm dhe tė ditur, ėshtė njė strehė reale dhe njė pėrkrahje e fortė. Kjo ėshtė njė ēėshtje qė dallohet plotėsisht prej tė tjerėve, nė atė se a ishte motivi i njeriut gjatė kėrkimit frika prej ligėsisė dhe tė kėrkuarit e strehimit, apo jo. Kėto dy ēėshtje janė tė ndara dhe duhet tė studiohen ndaras.

Padyshim se gjatė fazės sė tij primitive tė jetesės, njeriu ishte viktimė e tmerrit poshtėrues dhe tė dhimbshėm kur ballafaqohej me dukuritė natyrore tė tmerrshme si: stuhia, shtrėngata, tėrmeti dhe sėmundjet. Njė ankth nga frika ia shkaktoi njė hije fatkeqe nė tė gjitha aspektet e jetės dhe tė mendimeve tė tij, dhe pėrmes njė beteje tė pandėrprerė ai korri fitore kundėr frikės dhe dobėsisė; ai gjithashtu vėrejti se ku mund tė gjejė mbėshtetje dhe tė kėrkojė strehė prej ngjarjeve tmerruese, dhe e gjeti qetėsinė e tij tė brendshme. Nė fund, pėrmes mundimeve tė paepura ai pushtoi ankthin e poshtėrimit dhe tė frikės dhe arriti fitoren e mrekullueshme.

Studimi i fazave tė ndryshme nė jetėn e njeriut primitiv, dhe zbulimi i dėshmisė se frika mbizotėroi nė mendimet e tij, nuk e vėrtetojnė se frika dhe padituria ishin faktorė tė vetėm kryesorė pėr tė prirė njeriun kah religjioni. Njė pohim i tillė do tė ishte rezultat i vėrejtjes sė vetėm tė njė dimensioni tė kėsaj ēėshtjeje. Pėrfundimet e pėrgjithshme mund tė nxirren prej hulumtimeve historike vetėm nėse e gjithė historia, me tė gjitha periudhat e ndryshme tė jetės sė njeriut, ėshtė hulumtuar dhe studiuar, dhe jo vetėm njė kėnd i historisė sė tij laramane dhe tė pafundmė.

Dominimi i frikės dhe i poshtėrimit nė ēėshtjet njerėzore gjatė periudhave specifike dhe tė kufizuara, nuk duhet tė merret si bazė pėr formimin e vlerėsimit gjeneral pėr tė gjitha periudhat. A nuk do tė ishte njė vlerėsim i ngutshėm tė thuhet se tė gjitha idetė dhe ndjenjat religjioze tė njeriut, prirja pėr tė adhuruar Zotin nė tė gjitha periudhat e mėhershme dhe tė tanishme, ka qenė shkaktuar thjesht nga tmerri, nga frika e zemėrimit tė natyrės, tė luftės, dhe tė sėmundjes?

Faktikisht, ata qė e kanė bindjen mė tė vendosur nė mesin e njerėzve, nuk janė mė tė dobėtit. Ata qė gjatė rrjedhės sė kohės kanė ngritur lart flamurin e religjionit, kanė qenė mė tė fuqishmit dhe mė tė vendosurit prej njerėzve. Besimi i njeriut nuk ėshtė rritur nė proporcion me dobėsinė e tij, dhe lideri i njerėzve nė ēėshtjet fetare nuk ėshtė mė i dobėti dhe mė i mjeri prej mesit tė tyre.

A ėshtė besimi nė religjionin e mijėra dijetarėve dhe mendimtarėve vetėm njė produkt i frikės nga shtrėngata, tėrmeti ose sėmundja? A mund tė atribuohet prirja e dijetarėve pėr religjion, rezultatet e studimeve tė tyre, vėrtetimet e tyre racionale dhe logjike, pra tė gjitha kėto t'i atribuohen paditurisė dhe mangėsisė sė informimit ndaj fenomeneve dhe dukurive natyrore? Ēka do tė ishte pėrgjigjja e njeriut inteligjent?

Aq mė tepėr, nuk ėshtė nė rregull arritja e njė qetėsie pėrmes religjionit tė cilin njeriu e kundėrshton. Ndryshe nga kjo, vetėm pas arritjes sė besimit dhe bindjes, njeriu fillon t’i shijojė frytet e religjionit – paqen dhe qetėsinė.

Sipas mendimit tė dijetarėve tė udhėhequr hyjnorė, bota ėshtė njė pėrmbledhje e shkaqeve dhe arsyeve tė llogaritura nė mėnyrė tė hollėsishme. Sistemi preciz i gjithėsisė ėshtė dėshmitar pėr ekzistencėn e burimit tė cilin e karakterizojnė dituria dhe fuqia. Goditjet e ērregulluara dhe tė pakapshme tė brushės pėr pikturim, nuk mund tė merren si shenjė e aftėsisė sė artistit, por goditjet precize dhe vizatimet me pėrmbajtje tė arsyeshme, nė tė vėrtetė janė dėshmi tė ekzistimit tė piktorit tė talentuar.

Ka edhe tė tillė qė e konsiderojnė religjionin si njė realitet matanė natyrės, si njė produkt i faktorėve ekonomikė. Ata mundohen nė mėnyrė tė fuqishme tė vendosin ndonjė lidhje nė mes religjionit dhe ekonomisė. Ata pretendojnė se religjioni ka qenė gjithmonė nė shėrbim tė imperializmit dhe tė eksploatimit, dhe se ka qenė njė zbulim i shtresės sunduese qė e kanė pėrdorur pėr ta thyer rezistencėn e klasės nėnshtruese.

Ata thonė se religjioni ėshtė pėrdorur pėr t’i trullosur punėtorėt dhe pėr t’i inkurajuar ata qė tė pranojnė humbjet e tyre. Nuk ka dyshim se, si ēdo gjė tjetėr nė botė, edhe religjioni mund tė keqpėrdoret. Kur tė devijohet prej qėllimit tė tij tė vėrtetė, mund tė shndėrrohet nė njė vegėl nė duart e pėrfituesve tė cilėt dėshirojnė t’i robėrojnė popujt. Prapėseprapė, ky keqpėrdorim nuk duhet t’i japė pretekst oportunistėve pėr tė sulmuar pamėshirshėm ēdo gjė qė e bart emrin religjion. Duhet bėrė njė ndarje e qartė nė mes religjioneve tė shtrembėruara, tė gatuara nga imperialistėt pėr ta trullosur masėn dhe religjionit autentik dhe konstruktiv.

Ėshtė e mundur qė shumė shoqėri njerėzore, kushte tė pafavorshme ekonomike, ngecja ekonomike dhe prapambetja kanė mundur tė bashkėjetojnė me besimin religjioz. Por kjo bashkėjetesė nuk e bėn tė nevojshme lidhjen shkakėsore; njėri nuk mund tė prezantohet si shkaku i tjetrės.

Ndonjėherė, mund tė shohim ndonjė shoqėri qė ėshtė duke pėrparuar ekonomikisht duke qenė tė lidhur thellė me religjionin, ndėrsa, nė anėn tjetėr shoqėria qė i gėzon kushtet e favorshme ekonomike tė ngjashėm me tė parin, nuk ka prirje pėr religjion.

Ngjashėm, nė njė mjedis tė varfėrisė dhe prapambetjes, mund tė lindė dielli i religjionit, ndėrsa nė njė mjedis tjetėr tė ngjashėm, influenca e religjionit mund tė jetė nė zenit. Mungesa e qartė e harmonisė nė mes kushteve ekonomike dhe pėrhapjes dhe dobėsimit tė influencės religjioze nuk ėshtė e mjaftueshme pėr themelimin e marrėdhėnieve shkakėsore. Duhet tė gjendet njė faktor i veēantė nė lidhje me shfaqjen dhe zhdukjen e njėrės, dhe tė lidhet me ekzistencėn ose joekzistencėn e tjetrės.

Mund tė vėrejmė qartė kėtė mungesė tė harmonisė nė dy shoqėri qė janė nėn sundimin dominues tė klasės shfrytėzuese. Nė njėrėn prej tyre, religjioni ėshtė lėnė jashtė skenės nė mėnyrė totale, ndėrsa nė tjetrėn, ndikimi i tij ėshtė zgjeruar.

Realitetet objektive na bėjnė me dije se njeriu e pranon religjionin sipas ndryshimeve tė situatave tė jashtme. Kudo qė religjioni e shpall thirrjen e tij, njėri duhet t’i shikojė motivet themelore tė brendshme tė natyrės specifike tė religjionit dhe jo kushtet ekonomike tė shoqėrisė.

Si shtesė, kur ta analizojmė qėllimin e religjionit hyjnor, arrijmė nė pėrfundim se masa e pėrparimit dhe e vendosjes sė sistemit tė drejtė ekonomik tė bazuar nė religjion, ka qenė njėra prej arsyeve tė dėrgimit tė profetėve. Kjo, gjithashtu ėshtė njėra prej arsyeve se pse njeriu graviton kah religjioni dhe njė prej dobive qė ka pėrfituar njerėzimi nga religjioni.

M.Vilari
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Besimet gjatė shekujve

Mesazh  Luli prej 03.05.10 17:36

Shamanet jane te paret qe jane lidhur me shpiritn e natyres, me te padukshmen.
Religjioni eshte komunikimi midis se dukshmes dhe te padukshmes.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi