Terrorizmi, armiku dhe aleati me i madh i Amerikes ?

Shko poshtė

Terrorizmi, armiku dhe aleati me i madh i Amerikes ?

Mesazh  Jon prej 25.01.10 0:43

Terrorizmi, armiku dhe aleati me i madh i Amerikes ?

Kur nje prej gazetareve amerikane qe kishin zbuluar skandalin e Uatergejtit u pyet ne Itali se kush e kishte vrare presidentin amerikan Xhon Kenedi, ai u pergjigj: "Mendoj se e ka vrare Amerika".

Ndoshta kjo fjali e artikuluar prej tij shprehte nje nga aspektet me delikate te perandorise qe pulson planetin: Gjithcka per te mbajtur sistemin ne kembe. Dhjetera vite pas vrasjes se Kenedit duket se pikepyetjet kane vershuar lidhur me sulmet e 11 shtatorit.

Fakti me i fundit qe ka intriguar opinionin nderkombetar eshte nje video e hedhur ne internet e lideres se vrare pakistaneze Benazir Bhutto. "Omar Sheikh eshte burri qe ka vrare Osama bin Ladenin".

Ky eshte togfjaleshi qe ka lene pas Benazir Bhutto dhe qe ne pak dite ka ngritur ne kembe nje teori te re konspirative. Qindra faqe interneti, perfshi edhe nje video ku degjohet Bhutto te thote se Bin Laden eshte vrare, madje te permende edhe emrin e vrasesit, "nje ish-ushtarak dhe drejtues i sherbimeve sekrete pakistaneze".

Deklarata e Bhutto-s, ne nje interviste per Al-Jazeera me 2 nentor 2007 (2 muaj para se te vritej), edhe pse prej ditesh ne internet nuk eshte "marre seriozisht" nga asnje prej agjencive serioze te lajmeve, madje as nga FBI-ja dhe CIA, edhe pse keto paguajne 25 milione dollare per koken e Osama bin Ladenit.

Ajo qe bie ne sy eshte se askush nuk ka permendur vrasjen e Bin Ladenit, edhe pse ate e ka thene nje prej njerezve me te rendesishem te Pakistanit dhe per mjaft kohe personi qe zuri faqet e para te mediave me te rendesishme boterore. Ne intervisten per Al Jazeera, Bhutto shprehet shkoqur: "The man who murdered Osama Bin Laden" (Burri qe vrau Bin Ladenin), ndersa permend emra dhe citon te dhena.

Ajo qe u ka rene ne sy komentuesve ne ueb eshte se gazetari perballe saj nuk reagon ne asnje menyre, pasi degjon per vrasjen e Bin Ladenit dhe, nga ana tjeter, as vete Bhutto nuk i kthehet per ta korrigjuar ate qe thote, ndersa i shton asaj informacione shtese. Sidoqofte, pas vdekjes se Bhuttos askush nuk duket se di dicka me shume per kete rast, qe e ben edhe me te mistershme vrasjen e saj.

Omar Sheikh

Po kush eshte Omar Sheikh? Vrases me pagese? Terrorist gjithashtu? Aspak. Omar Sheikh rezulton te jete nje agjent i dyfishte i sherbimeve pakistaneze ISSI dhe atyre britanike. JO vetem kaq, por hetimi lidhur me financimet e sulmeve te 11 shtatorit ka nxjerre ne pah se ka qene pikerisht Omar Sheikh njeriu i cili i ka transferuar terroristit Muhamed Atta (personi qe drejtoi avionin qe u perplas mbi kullen veriore) 11 mije dollare vetem 24 ore para sulmeve qe tronditen boten mbare.

Megjithate Shtetet e Bashkuara kane hequr cdo pergjegjesi mbi perfshirjen e Pakistanit apo Arabise Saudite ne financimin e ketyre sulmeve. Megjithate, pas sulmeve askush nuk e permendi faktin se Omar Sheikh ishte edhe nje nder njerezit me bashkepunues te kreut te sherbimit sekret pakistanez, Mahmood Ahmed. Ky i fundit eshte nje nder njerezit me te pushtetshem te Pakistanit dhe mik i besuar i presidentit Musharaf.

Mahmood Ahmed eshte pikerisht personi qe urdheroi dhe ekzekutimin e te atit te lideres (tashme te vrare) Benhazir Butto. Por tre vjet pas sulmeve te 11 shtatorit 2001, nje fakt trondites u be publik ne media. Kreu i sherbimeve pakistaneze kishte vizituar Ameriken tri dite para sulmeve dhe kishte takuar kreret me te larte te sherbimit sekret amerikan.

Sekreti

Mediat amerikane nuk shkruan kurre lidhur me keto fakte komprometuese. Megjithate, eshte i sigurt fakti se Omar Sheikh, i akuzuar se fundi per vrasjen e Osama bin Ladenit, ishte agjent i sherbimeve angleze (MI-6) dhe atyre pakistaneze dhe se kishte furnizuar me para terroristet e 11 shtatorit. Por si eshte e mundur qe asnje media amerikane nuk u perpoq t?i kushtohej nje perfshirjeje kaq te drejtperdrejte te sherbimeve pakistaneze dhe terthorazi atyre britanike ne nje sulm kaq te eger dhe te frikshem?!

Ne fakt nuk eshte pikerisht keshtu, pasi ka qene gazetari i vrare Daniel Perl (i revistes "Christian Science Monitor) ai i cili filloi te kerkonte lidhur mbi kete skandal te madh, por qe "rastesisht" u rrembye ne Karaci te Pakistanit duke hetuar pikerisht mbi financimet e 11 shtatorit. Per vrasjen e tij u arrestua nje person, i cili nje vit pas arrestimit u ekzekutua ne togen e pushkatimit.

Nderkohe qe Omar Sheikh, personi qe ka financuar sulmet e 12 shtatorit, gjendet i burgosur ne Pakistan (akuzat nuk dihen qartesisht) dhe shume analiste mendojne se presidentit Musharaf ai i duhet pikerisht i gjalle, sepse mund te thote gjerat e "duhura" nese per Musharafin vijne dite te keqija.

Megjithate, nje zyrtar i larte i sherbimeve pakistaneze, i kontaktuar nga nje gazete amerikane, kishte qeshur me lot kur ishte pyetur lidhur me forcen e talebaneve dhe rrezikun e "Al Kaedes".

Ai i ishte pergjigjur keshtu gazetarit amerikan: "Harrojini historite me terroriste. Talebanet i stervitem ne dhe CIA gjate luftes me sovjetiket ne Afganistan. Ishin atehere nen komanden dhe varesine tone dhe keshtu do te jene per sa kohe do te ekzistojne. Te gjitha te tjerat jane perralla me mbret", - eshte shprehur zyrtari i larte pakistanez.

G.Albania
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terrorizmi, armiku dhe aleati me i madh i Amerikes ?

Mesazh  Estilen prej 25.01.10 14:35

Sheiku i terrorit ka marrė pėrsipėr sulmin e dėshtuar tė dhjetorit


Osama Bin Laden rikthehet sėrish nė skenė. Kėsaj radhe pėrmes njė
mesazhi kėrcėnues drejtuar President tė SHBA-ve, Barak Obama. Nė njė
mesazh audio tė transmetuar nga televizioni “Al Jazeera”, terroristi mė i
kėrkuar nė botė ka marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr sulmin e dėshtuar
tė 25 dhjetorit dhe ka deklaruar pėr sulme tė reja kundrejt Shteteve tė
Bashkuara tė Amerikės nė muajt nė vazhdim. Nė datėn 25 dhjetor, ditėn e
Krishtlindjeve, nigeriani 23-vjeēar, Umar Farouk Abdulmutallab, u pėrpoq
tė ndizte njė lėndė eksplozive pėr tė hedhur nė erė avionin “Northwest
253” tė kompanisė “Delta Airlines”, i nisur nga Amsterdami dhe me
destinacion Detroidin.

Por fatmirėsisht ekuipazhi dhe pasagjerėt arritėn
ta parandalonin nė kohė kėtė veprim qė mund tė merrte pėrmasa tragjike
dhe qė ktheu nė vend edhe njėherė frikėn e sulmeve terroriste, si ato tė
11 shtatorit tė vitit 2001. “Ky ėshtė njė mesazh i Osama Bin Ladenit
pėr Barak Obamėn. Nėse mesazhet tona do tė dėgjoheshin, nuk do t’i
kishin hedhur nė erė avionė”. Pastaj sheiku i terrorit e lidhi sulmin e
dėshtuar tė Krishtlindjeve me praninė e SHBA-ve nė Lindjen e Mesme dhe
me problemin e Palestinės: “Ėshtė shumė e trishtuar tė shohėsh se ai
jeton nė njė vend tė sigurt, ndėrsa vėllezėrit tanė vuajnė nė Gaza.
Sulmet tona kundėr jush do tė vazhdojnė deri kur do tė vazhdoni tė
mbroni Izraelin.

Mesazhi qė donim t’ju transmetonim pėrmes hedhjes nė
erė tė avionit nga militanti Omar al Faruk konfirmon mesazhet e
mėparshme qė ju janė adresuar ju nga heronjtė e 11 shtatorit. Me kėtė
dua tė them se SHBA-tė nuk mund tė jetojnė njė jetė tė qetė pėrderisa
edhe ne nė Palestinė nuk bėjmė njė jetė tė tillė”. Bin Laden foli vetėm
pak ditė nga takimi ndėrkombėtar qė pritet tė zhvillohet kėtė javė nė
Londėr pėr mėnyrėn se si duhen pėrballuar militantėt islamikė nė
Afganistan dhe Jemen. “Ky ishte vazhdim i politikės sė Al Qaedas qė nga
atentatet e 11 shtatorit tė 2001”, thotė nė video Osama.

Ndėrkaq,
Britania e Madhe, nė prag tė takimit tė sė mėrkurės dhe tė sė enjtes, ka
rritur nivelin e kėrcėnimit terrorist nė njė mė shumė. Rritja e kėtij
niveli do tė thotė se shėrbimet e sigurisė po marrin nė konsideratė
ndonjė atentat tė mundshėm ndaj Anglisė, njė prej aleatėve kryesorė tė
SHBA. Por ēuditėrisht Osama, nė mesazhin e ri, nuk i referohet fare asaj
ēka po ndodh nė Irak apo Afganistan, apo situatės nė Europė. Vėmendja e
tij ėshtė pėrqendruar nė konfliktin Izrael-Palestinė dhe mbėshtetjen e
shtetit hebre nga ana e amerikanėve.

Ende nuk ėshtė e mundur tė sigurohet autenticiteti i mesazhit, por
zėri i regjistruar u ngjan atyre tė mesazheve tė tjera tė kreut tė Al
Qaedas. I fundit i pėrket datės 14 shtator, vetėm tre ditė pas 11
shtatorit. Atėherė sheiku i terrorit u kėrkonte vendeve europiane tė
tėrhiqnin trupat e tyre nga Afganistani. “Nuk po kėrkojmė asgjė tė
padrejtė. Jeni ju qė duhet t’u jepni fund padrejtėsive dhe tė tėrhiqni
ushtarėt tuaj”. Pėr thuajse dhjetė vjet, Bin Laden ka arritur t’i
shmanget ndjekjes mė tė madhe qė i ėshtė bėrė nga njė superfuqi, njė
njeriu tė vetėm nė gjithė historinė botėrore. Njė nga kėshilltaret mė tė
afėrta tė Obamės pėr ēėshtjet e terrorizmit thotė se amerikanėt nuk
kanė asnjė ide se ku mund tė ndodhet ai. Nė mungesė tė lajmeve konkrete,
Bin Laden ėshtė shndėrruar nė njė mit tė rrethuar nga thashetheme.
Ndėrkohė, gjatė viteve janė transmetuar shumė video, apo kaseta zėri, qė
pretendohet tė jenė tė Bin Ladenit, por autenticiteti i tyre ėshtė vėnė
shpesh nė dyshim. Askush nuk mund ta vėrtetojė vėrtetėsinė e tyre.

GAZETA SHQIP

Estilen

847


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi