Metodat paranormale tė hetimit

Shko poshtė

Metodat paranormale tė hetimit

Mesazh  Trigon prej 17.01.10 17:51

Shėrbimet sekrete dhe metodat paranormale tė hetimit

Pėrdorimi i parashikuesve dhe hipnozės pėr tė mbledhur informacione

Shėrbimet sekrete njihen pėr metodat investigative, tė cilat nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve janė tė panjohura pėr publikun. Me kalimin e viteve, njė pjesė e informacioneve tė klasifikuara mund tė bėhen publike, duke hedhur dritė mbi mėnyrėn e funksionit tė organizatave pėrgjegjėse pėr mbledhjen e sekreteve qė kanė lidhje me sigurinė e vendit.

Por pėr tė mbledhur informacion, shėrbimet sekrete nuk pėrdorin gjithnjė metodat tradicionale tė hetimit. Shėrbimet sekrete, veēanėrisht CIA janė pėrpjekur gjithnjė tė pėrdorin metoda qė nė gjuhėn e pėrditshme quhen paranormale pėr tė arritur objektivat.

Mėnyrat “paranormale” tė hetimit

Shumė projekte tė bėra publike dėshmojnė se shėrbimet sekrete kanė ngritur grupe pune qė kanė studiuar hipnozėn, kanė pėrdorur objekte studimi, tė cilėve u kanė injektuar drogėra tė ndryshme pėr tė parė reagimet dhe dobėsinė e subjekteve nė gjendje tė caktuara. Njė prej kėtyre ishte projekti “Artichoke”, i cili mblodhi bashkė divizionet e inteligjencės tė ushtrisė, marinės, forcave ajrore dhe FBI-sė.

Qėllimi i projektit ėshtė theksuar nė njė memo qė daton nė janar 1953, ku thuhet, “A mund tė arrijmė tė kontrollojmė njė individ deri nė pikėn, ku ai do zbatojė urdhrat tonė kundėr dėshirės sė tij dhe kundėr ligjeve themelore tė natyrės, siē ėshtė ruajtja e vetes?

Parashikuesit

Informacionet se disa vende pėrdorin parashikues dhe persona me aftėsi pėr tė lėvizur gjėrat me mendje ishin tė vagėta nė SHBA, prandaj CIA vendosi tė hetonte pėr tė parė sesa e mundur ishte njė gjė e tillė. Janė krijuar shumė programe nė vite tė ndryshme, njė pjesė e tyre tani janė hapur pėr publikun, pėr tė bėrė kėrkime nė kėtė fushė. Konkluzionet paraqiteshin nė ēdo mes viti para Senatit dhe rezultatet mbaheshin sekrete nga “parashikuesi”.

Mendohej se nėse “parashikuesit” i tregohej se ato qė parashikimet e tij nuk ishin tė sakta mund tė dėmtonte vetėbesimin dhe aftėsitė e tij. Kjo ka qenė njė procedurė veprimi standarde pėr vite tė tėra nė ushtri dhe nė programet e parashikimit brenda vendit. Reagimet e ēdo lloji kundrejt parashikuesit ishin shumė tė rralla. Zakonisht, kėto persona me shqisa tė veēanta pėrdoren pėr tė dalluar ngjarjet aktuale, por gjatė aplikimeve ushtarake apo tė inteligjencės nė vend, parashikuesit pretendonin se mund tė ndjenin gjėrat qė do ndodhnin nė tė ardhmen.

Projekti i parė pėr parashikimin e ngjarjeve, i financuar nga CIA ishte projekti “Cassandra”. Me ndihmėn e agjentėve tė dezertuar sovjetikė dhe operativėve tė CIA-s, faza e parė e projektit ishte pėr tė gjetur individė qė kishin aftėsinė pėr tė parė ngjarjet qė ndodhnin nė njė vend tjetėr. U bė njė farė progresi, por projekti u anulua si i paparashikueshėm. Projekti rinisi prapė nė “Los Alamos National Laboratory” dhe u zhvendos tek skemat e modeleve matematikore dhe pėrdorimin e metodave deduktive. Mė vonė u shtua dhe forca kompjuterike dhe sė bashku me pėrdorimin e programimit gjenetik, projekti arriti tė krijonte disa modele tė sakta.

Besueshmėria tek metodat paranormale

Si me gjithė informacionet e tjera tė inteligjencės, edhe rezultatet e arritura nga parashikimi duhet tė verifikohen me anė tė burimeve tė tjera. Informacione tė tilla nga burime qė mund tė konsiderohen paranormale, nuk merren asnjėherė si tė vėrteta pa u verifikuar.

Sipas dokumenteve tė bėra publike nga kėto projekte, nė konkluzionet e parashikimeve, personat pėrkatės ishin tė saktė nė 20 pėrqind tė rasteve dhe e kishin gabim 80 pėrqind tė rasteve. Njė studim i kryer nga profesoresha Jessica Utts dėshmoi njė efekt mjaft domethėnės sepse subjektet me prirje paranormale qėndronin 5-15 pėrqind mbi shanset e parashikuara edhe pse raportet e kėtyre subjekteve pėrfshinin njė sasi tė madhe informacioni tė pasaktė.

Parashikimi

Janė krijuar shumė programe nė vite tė ndryshme, njė pjesė e tyre tani janė hapur pėr publikun, pėr tė bėrė kėrkime nė fushėn e parashikimit, nė funksion tė shėrbimeve sekrete. Konkluzionet paraqiteshin nė ēdo mes viti para Senatit dhe rezultatet mbaheshin sekrete nga “parashikuesi

Studimi

Sipas dokumenteve tė bėra publike nga projektet ku janė pėrdorur persona me aftėsi pėr tė parashikuar, nė konkluzionet e parashikimeve, personat pėrkatės ishin tė saktė nė 20 pėrqind tė rasteve dhe e kishin gabim 80 pėrqind tė rasteve.

MKDELTA

Ky ishte njė operacion pėr kontrollin e mendjes i pėrdorur nga CIA. Operacioni pėrfshinte pėrdorimin e lėndėve biokimike dhe veprime klandestine. Fillimisht nė kėtė operacion pėrdoreshin substancat e ndryshme, si ndihmė pėr tė ecur pėrpara me hetimin e personave.

Varėsia

Njė metodė tjetėr hetimi ishte eksperimentimi me personat e varur nga lėndėt narkotike. Pėr kėtė qėllim u pėrdor hipnoza, varėsinė e detyruar nga morfina, si dhe pėrdorimin e substancave tė tjera, ndėr metodat e marrjes nė pyetje.

MKULTRA

Projekti "MKULTRA" ishte emri i koduar i njė programi kėrkimor tė CIA-s pėr kontrollin e mendjes, i zhvilluar nga Zyra e Inteligjencės Shkencore. Programi nisi nė fillim tė viteve 1950-a dhe pėrdori qytetarėt amerikanė si subjekte testimi.

Tė dhėnat e publikuara dėshmojnė se ky projekt pėrfshinte pėrdorimin e shumė drogave, si dhe metodologji tjera pėr tė manipuluar gjendjet mendore tė individėve, apo pėr tė ndryshuar funksionin e trurit.

Metodat e pazakonta tė hetimi

Shkencėtarėt gjermanė SS

I bindur se shkencėtarėt gjermanė do tė ndihmonin SHBA-nė, presidenti Harry Truman ra dakord nė shtator 1946 tė autorizonte projektin "Paperclip". Ky program synonte tė merrte nė SHBA shkencėtarė gjermanė tė zgjedhur, tė cilėt do tė punonin pėr Amerikėn gjatė Luftės sė Ftohtė. Mė i famshmi i kėtyre shkencėtarėve ishte Warner Von Braun, njeriu qė ishte truri i krijimit tė fotove tė hėnės, si dhe anėtar i shumė organizatave naziste. Ai gjithashtu kishte njė rang tė lartė nė "SS".

Dosja e tij e hershme e inteligjencės e pėrshkruante si njė "rrezik tė sigurisė". Presidenti Truman kishte kėrkuar qė shkencėtarėt gjermanė tė mos ishin tė pėrzier me nazizmin dhe fillimisht mendohej qė ata tė qėndronin pėr njė kohė tė shkurtėr, por duke parė njohurinė dhe ekspertizėn e tyre, Departamenti i Luftės vendosi t'i mbante. Nė vitin 1958, ky operacion ishte informacion i zakonshėm pėr tė gjithė dhe madje ėshtė pėrmendur hapur nė njė artikull tė
revistės "Time".

Individė me aftėsi paranormale

Projekti "Cassandra" ėshtė njė term arti i pėrdorur pėr tė pėrshkruar njė projekt parashikimi tė financuar nga CIA apo agjenci tė tjera inteligjence.
Me asistencėn e sovjetikėve dhe operativėve tė CIA-s, faza fillestare e projektit ishte tė zbuloheshin dhe trajnoheshin individė, tė cilėt kishin aftėsinė pėr tė lėvizur gjėrat me shikim. U bė progres, por projekti u braktis, i cilėsuar si shumė i paparashikueshėm.

Kontrolli i mendjes

Ky ishte njė operacion pėr kontrollin e mendjes i pėrdorur nga CIA. Operacioni pėrfshinte pėrdorimin e lėndėve biokimike dhe veprime klandestine. Fillimisht nė kėtė operacion pėrdoreshin substancat e ndryshme, si ndihmė pėr tė ecur pėrpara me hetimin e personave. Njė procedurė speciale e krijuar nga "MKDELTA" u krijua pėr tė kontrolluar pėrdorimin
e materialeve tė "MKULTRA" jashtė vendit.

Shėrbimet sekrete mė tė famshme nė botė

CIA
Themeluar: 1947
Emri: Central Intelligence Agency (Agjencia Qendrore e Inteligjencės)
Vendndodhja: SHBA

MI6
Themeluar: 1909
Emri: Military Intelligence, Section 6 (Inteligjenca Ushtarake, Seksioni 6)
Vendndodhja: Britani e Madhe

GRU
Themeluar: 1918
Emri: Glavnoje Razvedyvatel’noje Upravlenije (Agjencia e Inteligjencės)
Vendndodhja: Rusi

DGSE:
Themeluar: 1982, zėvendėsoi shėrbimin e vjetėr tė Inteligjencės
Emri: Direction Générale de la Sécurité Extérieure (Agjencia e Sigurisė sė Jashtme)
Vendndodhja: Francė

ISI
Themeluar: 1948
Emri: Ndėr-Shėrbimet e Inteligjencės
Vendndodhja: Pakistan

BND
Themeluar: 1956, zėvendėsoi agjencinė e vjetėr
Emri: Undesnachrichtendienst (Shėrbimi Federal i Inteligjencės)
Vendndodhja: Gjermani

Mossad
Themeluar: 1949
Emri: Mossad (Instituti i Inteligjencės dhe Operacioneve Speciale)
Vendndodhja: Izrael

R&AW
Themeluar: 1986
Emri: Resesarch and Analysis Wing (Dega e Kėrkimeve dhe Analizės)
Vendndodhja: Indi

ASIS
Themeluar: 1952
Emri: Australian Secret Intelligent Service (Shėrbimi i Fshehtė i Australisė)
Vendndodhja: Australi

CSIS
Themeluar: 1984
Emri: Shėrbimi i Inteligjencės sė Kanadasė
Vendndodhja: Kanada

Eksperimentet e CIA-s

CIA ka kryer shpeshherė eksperimente apo projekte, tė cilat mė pas janė hapur pėr publikun. Disa janė projekte qė kanė dalė nė shtyp nė kohėn kur kanė ndodhur, tė tjera janė dosje tė hapura pasi ka kaluar numri i caktuar i viteve pėr deklasifikim. Njė prej tyre ėshtė eksperimenti “MKULTRA”. Projekti “MKULTRA” ishte emri i koduar i njė programi kėrkimor tė CIA-s pėr kontrollin e mendjes, i zhvilluar nga Zyra e Inteligjencės Shkencore.

Programi nisi nė fillim tė viteve ’50 dhe pėrdori qytetarėt amerikanė si subjekte testimi. Tė dhėnat e publikuara dėshmojnė se ky projekt pėrfshinte pėrdorimin e shumė drograve, si dhe metodologji tjetėr pėr tė manipuluar gjendjet mendore tė individėve apo pėr tė ndryshuar funksionin e trurit.

Por nuk janė vetėm operacionet e CIA-s ato qė janė bėrė publike. Shumė sekrete janė hapur pėr publikun pas njė numri tė caktuar vitesh. Njė prej sekreteve tė hapur, mjaft interesant, nuk vjen nga SHBA, por nga Britania e Madhe. Shėnimet e sekretarit tė kabinetit dėshmojnė se Churchill kishte nė plan ta ekzekutonte Hitlerin, nėse ky i fundit binte ndonjėherė nė duart e forcave aleate. Ėshtė ky njė prej sekreteve tė zbuluara shumė vite mė vonė. Dokumente tė zbardhura zbulojnė se Churchill ishte kundėr planeve tė aleatėve pėr gjyqet e luftės.

Sipas dokumenteve, ai donte tė ekzekutonte tė gjitha figurat udhėheqėse naziste, duke pėrfshirė kėtu dhe Hitlerin, tė cilin e konsideronte si “zembereku i sė keqes” dhe njė “gangster”. Faktet pėr urrejtjen e thellė tė Churchill ndaj Fyhrerit janė shfaqur nga disa dokumente qė janė bėrė publike nga Arkivat Kombėtare nė Britani.

Nė shėnimet e sekretarit tė kabinetit, Norman Book, shfaqen mendimet dhe diskutimet gjatė takimeve mė tė rėndėsishme nė kohėn e luftės. Kryeministri mė pas thekson metodėn e tij tė preferuar pėr ekzekutimin e Hitlerit: karrigen elektrike. Ai madje dhe bėn shaka me kolegėt e kabinetit, duke u shprehur se njė tė tillė mund ta merrnin hua nga SHBA.

Era e re e CIA-s

Njė brez i ri analistėsh, i vendosur pėr t’i tėrhequr kolegėt e tyre tė kohės sė Luftės sė Ftohtė nė botėn e shkėmbimit tė informacionit me anė internetit, ka krijuar “Intellipedia”, njė version i klasifikuar i “Wikipedia”. Sipas kėtyre analistėve, Intellipedia po transformon mėnyrėn se si agjencitė sekrete amerikane trajtojnė informacionet sekrete duke nxitur kėshtu bashkėpunimin nga Uashingtoni nė gjithė botėn.

Intellipedia u krijua fillimisht nė vitin 2006 para syve skeptikė tė veteranėve nė ndėrtesėn e CIA-s nė Lenglei. Sot Intellipedia ka arritur 900 mijė vepra spiunazhi, rreth 100 mijė pėrdorues dhe deri nė 5 mijė redaktime faqesh nė ditė, sipas CIA-s dhe Zyrės sė Drejtorit tė Inteligjencės Kombėtare. Pėrkrahėsit e kėsaj nisme pretendojnė se Intellipedia nuk ėshtė vetėm shenjė e ndryshimit nė agjenci, por gjithashtu po jep rezultate.

Pėr herė tė parė kur u pėrdor klor nė njė eksploziv tė improvizuar nė Irak, dikush krijoi njė faqe duke pyetur se ēfarė duhet tė bėjnė oficerėt e inteligjencės pėr tė mbledhur tė dhėna nga pėrdorimi. “23 vetė nga 18 apo 19 lokalitete tė botės dhanė pėrgjigje dhe ne morėm njė sėrė instruksionesh tė pėrdorueshme brenda dy ditėsh”, thotė Tom Fingar, i cili drejtoi Kėshillin e Inteligjencės Kombėtare nga viti 2005-2008.
avatar
Trigon

Ėshtė mė mirė qė tė mos dish diēka qė tė shtyn ta dish se sa tė dish diēka qė tė bėn ta harrosh.



295


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi