Njerėzit me tė Zeza - Men In Black

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Njerėzit me tė Zeza - Men In Black

Mesazh  Big Bang prej 17.01.10 14:38

Njerėzit me tė Zeza - Men In Black



Shumė njerėz qė janė interesuar pėr problemin e UFO-ve apo qė kanė pasur vetėm fatin e keq qė tė kenė qenė dėshmitarė tė pafajshėm lidhur me jashtėtokėsorėt, kanė vdekur nė mėnyrė misterioze.

Lidhur me kėtė argument, ufologu i njohur John Keel pohoi: "Njė prej problemeve qė mė ka penguar gjithmonė gjatė investigimit tim qė tė rishqyrtoj ēėshtje tė kaluara ka qenė vdekja e parakohshme (nė njė kohė qė varion nga 6 muaj nė 2 vjet maksimumi) e dėshmitarėve mė tė rėndėsishėm ".

Si tė shpjegohet zinxhiri i gjatė dhe tronditės i vdekjes sė ēuditshme sė studiuesve apo e njerėzve tė thjeshtė me hobin e ufologjisė qė kanė rastisur tė jenė dėshmitarė gjėrash qė as nuk duhej t'i shikonin, aq mė pak t'i divulgonin? A ekzistojnė realisht misteriozėt "MIB." (Men In Black),

Njerėz me tė Zeza, tė cilėt do tė ndėrhynin papritmas nė jetėn e kėrkuesve apo tė dėshmitarėve tė thjeshtė tė fenomeneve ufologjike, duke e transformuar jetėn e tyre praktikisht nė njė ferr, duke u provokuar, jo rrallė, vdekjen? Dhe nėqoftėse po, kush janė kėto qenie misterioze tė veshura me tė zeza? Dhe a i korrespondon tė vėrtetės akuza pėr eksperimente tė frikshme tė kryera nė vende shumė sekrete mbi kavje njerėzore?

Fakte tė qarta duket se e konfirmojnė pikė pėr pikė atė ēka Keel tha. Janė histori tė tmerrshme, tė cilat fatkeqėsisht nė mėnyrė tė shpeshtė, siē do ta shikojmė, kanė pėrfunduar nė mėnyrė dramatike pėr njerėzit e lidhur nė ēfarėdo mėnyre tė lidhur me enigmėn UFO, nėn njė gur varri sėbashku me sekretin e tyre tė tmerrshėm. Ufologjia ėshtė e gjitha e "stolisur" nga njė zinxhir vdekjesh misterioze.

Ufologu i njohur Alfredo Lissoni, nė librin e tij interesant dhe gjerėsisht tė dokumentuar: "UFO-t dhe CIA", shkruan: "Problemi i vdekjeve misterioze e ka ndezur gjithmonė fantazinė e ufologėve, tė cilėt i kanė shpjeguar si vdekje tė pėrgatitura me art nga shėrbimet sekrete.

Pavarėsisht se nuk ekziston asnjė provė konkrete lidhur me kėtė, pėrveē ndonjė pranimi tė ndrojtur ish-agjentėsh qeveritarė me besueshmėri tė pakėt, ėshtė gjithashtu e vėrtetė se duke filluar nga viti 1962 ufologjia filloi qė tė qajė pionierėt e saj.

"Nė nėntor tė vitit 1962, ndėrronte jetė Wilbert Smith, shef i projektit kėrkimor kanadez Magnet; Smith vdiq papritmas, megjithė moshėn e re, jo mė parė se tė kish zbuluar ekzistencėn e njė niveli supersekret amerikan, mbi CIA-n, qė merrej me studimet pėr UFO-t; Smith u parapri me pak kohė nga Kapiteni Edward Ruppelt, investigator vetmitar i Blue Book, i mbytur nga kanceri nė lule tė moshės.

Njė fund i ngjashėm i takoi anglezit Waveney Girvan, themelues i "Flying Saucer Review", botimi mė serioz dhe mė i famshėm lidhur me UFO-t nė botė.

Nė fillimet e vitit 1968 i takoi brazilianit Olavo Fontes, i cili investigoi rastin e njė UFO-je tė supozuar qė ishte pėrplasur nė Ubatuba tė Brazilit; menjėherė i pasuar nga Gjenerali francez Ailleret, qė ka humbur jetėn nė njė incident ajror tė ēuditshėm, katėr ditė pasi u kish deklaruar mediave se donte tė krijonte njė komision zyrtar dhe objektiv lidhur me disqet fluturuese.

Nė qershor tė 1971, ndėrronte jetė Profesor James McDonald, i gjetur i vetėvrarė nė shkretėtirėn e Arizona. Zyrtarisht kish qėlluar veten nė tėmth, i stresuar nga puna e tepruar(!).

"Vrasje tė paramenduara? Prova nuk ekzistojnė, por duket pikėrisht se po. Jo rastėsisht, tė gjithė kėto personazhe rezultonin veēanėrisht tė bezdisshėm pėr faktin qė zinin vende kyēe pėr divulgimin korrekt tė fenomenit UFO. Qenė njerėzit mė tė informuar, mė tė akredituar dhe mbi tė gjitha mė tė dėgjuarit...".

Por le tė ecim me rregull. Pėr tė dhėnė njė ide tė vakėt lidhur me kėtė fenomen shqetėsues, me vdekje tė ēuditshme, po pėrcjellim atė ēka shkruan "Saucers Neės" lidhur me tė: "Nga njė sondazh i shpejtė ėshtė mundur tė konstatohet se vetėm nė vitin 1967, nė tė gjithė botėn janė regjistruar 137 vdekje pėr incidente apo pėr shkaqe natyrore (sėmundje, rrėzime) njerėzish, nė njėfarė mėnyre tė lidhur me problemin e UFO-ve, domethėnė studiues, kontaktues dhe dėshmitarė!". Njė numėr pabesueshmėrisht i lartė qė tė mund tė flitet pėr vdekje tė thjeshta.

Do tė ishte patjetėr interesante tė bėhej njė studim statistikor nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, qė sigurisht nuk do tė mungonte sė habituri, pėr tė mėsuar sesa ėshtė rritur nė ditėn e sotme numri i kėtyre vdekjeve tė ēuditshme.

Ndoshta i pari i kėsaj liste tragjike qe James Forrestal. Investiguesit thanė se, zyrtari i lartė i kish dhėnė fund jetės nė njė krizė ēmendurie. Edhe pėr vetėvrasje, tė kryer me gazin e shkarkimit tė makinės, folėn investiguesit pas njė hetimi tė ngutshėm pėr tė shpjeguar vdekjen e astrofizikanit Morris K. Jessup tė ndodhur me 20 prill tė vitit 1959 nė Dade tė shtetit California.

Studiuesi dhe kėrkuesi Franco Ossola, nė njė artikull interesant me titull "Vdekjet misterioze", pėrcjell veē tė tjerash atė qė deklaroi lidhur me kėtė vdekje tė ēuditshme Thimothy Green Beckley: "misteri i vdekjes sė Morris K. Jessup ėshtė njė prej vdekjeve mė tė ēuditshme dhe mė alarmuesit e tė gjithė ndodhisė ufologjike.

Vdekja e tij, zyrtarisht e pėrcaktuar si "vetėvrasje", ėshtė debatuar dhe vazhdohet tė debatohet akoma sot nga tė gjithė kėrkuesit si puna e tij tė pėrkushtuar ndaj okultes qė e njihnin personalisht... Nė fakt, ėshtė shumė i pėrhapur dyshimi... se edhe Jessup ka marrė frikėsimet e MIB, atyre njerėzve misteriozė me tė zeza qė qysh nga fillimet e ufologjisė i kėrcėnojnė me heshtje protagonistėt e kėrkimit... Domethėnė, Jessup i ishte afruar zgjidhjes sė mistereve mė tė mėdha se vetja dhe ndaj tė cilave nuk ishte e ligjshme tė kishte akses?".

Por kush janė "Njerėzit me tė Zeza"?

Nė librin e tij tė sipėrpėrmendur, Lissoni tregon: "Sipas botuesit dhe kontaktuesit Alfred Bender, njerėz rigorozisht tė veshur me tė zeza kokė e kėmbė, me xhaketė, kollare, kapele dhe me dukje orientale, do tė dėfreheshin, duke shėtitur nėpėr botė pėr tė frikėsuar UFO dėshmitarėt.

Bender... gjeneroi dy shkolla mendimi: mė tradicionalja ishte e bindur se "men in black", njerėzit me tė zeza, qenė alieno kėrcėnues qė nuk donin tė mėsohej pėr ekzistencėn sekrete tė tyre (stereotip i rishfaqur nė ufologjinė folkloristike tė viteve Nėntėdhjetė, mbi "xhuxhėt e hirtė" tė fshehura nė baza sekrete nėntokėsore); shkolla e dytė mendonte se MIB-ėt qenė nė realitet agjentė sekretė qė bezdisnin dėshmitarėt. Pėr vite tė tėra kemi menduar se, historia e MIB-ve ishte njė legjende ufologjike e thjeshtė, por, nė kėtė periudhė tė fundit, shumė tė dhėna duket se konfirmojnė ekzistencėn e kėtij grupi".

Kurse disa kėrkues janė nė fakt tė bindur se, Njerėzit me tė Zeza janė nė realitet jashtėtokėsorė. Do tė ndėrhynin pėr tė ndaluar denoncimin e fakteve tė tmerrshme, tė pėrgatitura nė bashkėpunim me qeverinė. Ata do tė rrėmbenin individė pėr eksperimente ndaj racės njerėzore me mizori tė padėgjuar.

Roberto Pinotti pėrcjell teorinė e John Lear, qė ka kryer misione pėr llogari tė CIA-s dhe qė, veē tė tjerash ėshtė i biri i William P. Lear, ish-kandidat pėr Senatin i shtetit Nevada. Shpjegon Pinotti se, sipas teorisė sė John Lear, jashtėtokėsorėt do tė kryenin mbi subjektet e rrėmbyer njė seri tė tėrė eksperimentesh:

- Kontrollin biologjik tė subjektit tė rrėmbyer nėpėrmjet futjes sė njė diapozitivi prej 3 milimetrash nė tru nėpėrmjet tė ēarės hundore...

- Ngulitjen e sugjestionimeve pashipnotike pėr tė realizuar njė aktivitet specifik, ndoshta edhe tė tepruar, pėr njė periudhė kohore qė shkon nga 2 deri nė 15 vitet e ardhshme. Mendjet mė tė mira shkencore nuk kanė qenė nė gjendje qė ta pėrcaktojnė natyrėn e aktiviteteve tė tilla.

- Vrasjen e disa subjekteve pėr t'i pėrdorur trupat si burim materiali biologjik, specifikisht si ushqim.

- Vrasjen e disa individėve, qė pėr tė Hirtėt (racė aliene shumė e avancuar e mbiquajtur EBE, domethėnė Entitete Biologjike Jashtėtokėsore dhe tė quajtur tė Hirtė pėr shkak tė ngjyrės sė lėkurės sė tyre, shėnimi im.) pėrfaqėsojnė njė kėrcėnim ndaj ndjekjes sė aktiviteteve tė tyre.

- Tė kryejnė eksperimente inxhinierie gjenetike.

- Tė fekondohen femra njerėzore dhe t'u shkurtohet shtatzania pėr tė siguruar krijesat e lindur nga kryqėzimi i tė dy racave".

Sipas kėsaj teorie, Njerėzit me tė Zeza do tė avanconin njė program dizinformacioni dhe censure, pėr tė mbuluar infiltrimin e tyre nė qendrat kyēe tė pushtetit politik dhe pėr tė fshehur eksperimentet e tyre tė pėrbindshme me banorėt e Tokės.

Lidhur me kėtė, nė njė artikull interesant me titullin "Njeriu qė dinte shumė, Pinotti shkruan: "Sipas thėnies sė Bender, "Men in Black" qenė qenie jashtėtokėsore qė vepronin nė Tokė. (...). Jashtėtokėsorėt e Bender nuk qenė "vėllezėrit kozmikė" e preokupuar pėr tė ardhmen dhe tė dėshiruar qė tė na ndihmonin pėr ta shpėtuar nga vetėshkatėrrimi.

Nė tė kundėrt, qeniet e zbuluara ufologut tė Bridgeport nė shtator tė 1953 i qenė paraqitur si emisarė tė njė strukture operative aliene nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės nė mesin tonė, qė kishte finalitete sigurisht jo altruiste. Pėrkundrazi. (...). Pamja fizike e kėtyre krijesave ishte e tmerrshme pėr ne. Pasi i ka parė si qenė nė realitet, Bender i pėrshkruan mjaft tė ngjashėm me "natyralen", tė ashtuquajturėn "bishė tė Flarwooods", me njė seri tė tėrė efektesh dytėsore jo veēanėrisht tė pėlqyeshme pėr ne (pėr shembull, aroma e fortė sulfurore e shoqėruar me shfaqjet e tyre). Qenie jo njerėzore, jashtėzakonisht tė evoluara nga pikėpamja teknologjike e mendore dhe anatomikisht krejtėsisht tė ndryshėm nga ne".

Tė tjerė theksojnė, se MIB-ėt nė realitet janė agjentė qeveritarė. Pierluigi Sandonnini shkruan: "Nė Shtetet e Bashkuara, dėshmitarėt mė racionalė presupozojnė se "njerėzit me tė zeza" qė i kanė vizituar ishin pjesė e stafit tė shėrbimeve tė sigurisė tė Air Force. Pėr tė thėnė tė vėrtetėn, nė rreth gjysmėn e rasteve si nė Shtetet e Bashkuara, ashtu dhe nė Mbretėrinė e Bashkuar, njerėzit me tė zeza do tė kėrkonin qė t'u provonin dėshmitarėve se kanė njė identitet institucional. Vetėm se asnjė organizatė qeveritare nuk e ka konfirmuar ndonjėherė se kėta vizitorė tė ēuditshėm qenė agjentė tė tyre".

Pėr hir tė sė vėrtetės, ekziston edhe njė hipotezė tjetėr lidhur me MIB-ėt. Ja se ēfarė tregon Sandonnini lidhur me kėtė: "Midis viteve 1965 dhe 1967, pati njė valė tė re aktivitetesh tė "njerėzve tė zinj" nė Shtetet e Bashkuara. John Keel shkroi me bollėk nė librat e tij, "Operation Troyan Horse" dhe "The Mothman Prophecies".

Nė shumė qytete tė shteteve Ohio dhe West Virginia u panė drita tė ēuditshme dhe entitete aliene nė njė numėr alarmant, ashtu siē u verifikuan vizita nga ana e "njerėzve me tė zeza". Vetė Keel rrėfen pėrvoja takimesh natėn me kėto entitete. Ai zhvillon njė vizion tė tijin, tė themi "heretik", sipas tė cilit nuk do tė ishin alienė nė anije ata qė u bėnin vizitė dėshmitarėve, por do tė bėhej fjalė pėr manifestime demoniake...".

John Lear dhe Milton W. Cooper kanė denoncuar fakte vėrtet tronditėse, domethėnė qė planeti ynė ėshtė nėn pushtetin e njė "Qeverie Hije", e cila nė fshehtėsi kontrollon narkotrafikun, pėrhap epidemi si AIDS-i pėr qėllime eksperimentale e kontrolli dhe kryen paudhėsi tė tjera. Nė New Mexico dhe nė Nevada do tė ekzistonin baza shumė sekrete ku do tė hartoheshin kėto programe mizore. Kush ėshtė vėnė nė kontakt me njerėzit me tė zeza i ka pėrshkruar gjithmonė kėshtu: "Individė tė veshur krejt me tė zeza dhe me syze tė errėta; gjithēka ėshtė nė kontrast me kėmishėn ngjyrė tė bardhė qumėshti".

Kėshtu, do tė ishin MIB-ėt misteriozė ata qė jo vetėm "vetėvrasin", por edhe qė shkaktojnė ēmenduri tė papritur, infarkte vdekjeprurės, sėmundje apo incidente me vdekje ndaj studiuesve tė ufologjisė dhe dėshmitarėve tė thjeshtė, qė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose jo, kishin zbuluar sekrete tė rrezikshme lidhur me alienėt?

Ja disa shembuj domethėnės tė kėtyre vdekjeve tė ēuditshme. Dy kėrkues, njė ish-anėtar i Komisionit Qeveritar amerikan lidhur me Hetimet e UFO-ve, Edward J. Ruppelt, dhe tjetri, Waveney Girvan, Drejtor i revistės angleze "Flying Saucer Review", vdiqėn nga njė infarkt kardiak i papritur, i pari nė vitin 1961 dhe tjetri nė vitin 1962. Edhe vdekjet e tyre ngjallėn jo pak dyshime nė ambientet ufologjike.

U kujtua edhe se Ruppelt kishte premtuar rrėfime shqetėsuese, por nė mėnyrė tė papritur, nė momentin e publikimit tė akuzave, arriti deri aty sa tė ndėrrojė rrugė, duke deklaruar se ufologjia ishte vetėm njė grumbull budallallėqesh. Jo pak kolegėve dhe miqve ju duk se, Ruppert ishte frikėsuar pėr vdekje nga dikush. Majori Donald E. Keyhoe futi nė valle njerėzit me tė zeza. Misteri mbeti i pazgjidhur.

Wilbert Smith, inxhinier pėrgjegjės i Project Magnet, njė projekt kėrkimi ufologjik kanadez, vdiq papritmas tė njėjtin vit. Ēfarė kish zbuluar inxhinieri gjatė investigimeve tė tij? Edhe nė rastin e tij u fol pėr shumė mistere tė lidhur me vdekjen e papritur. Viti 1962 pa edhe vdekjen e papritur tė Gloria Lee Byrd, kontaktuese e famshme kanadeze, e ndodhur nė njė gjendje pothuajse ēmendurie.

Akoma pėr vetėvrasje u fol pėr Douglas Hancock, kur policia i zbuloi kufomėn nė shtėpinė e tij nė Redland (shteti South Dakota). E kotė tė thuash, qė edhe pėr fatkeqin Hancock u tha se, investigimet kishin qenė shumė tė ngutshme. Shumė dyshime mbetėn pėr kėtė rast, pėrveē pabesueshmėrisė sė atyre qė e njihnin mirė ufologun.

Njė tjetėr vdekje misterioze qe ajo e arkeologut hapėsinor dhe e shkrimtarit Georges Hunt Williamson, e ndodhur mė 1965, ndėrsa studiuesi, nė shpella tė thella jugamerikane, kėrkonte prova tė disa supozimeve tė tmerrshme tė tij.

Ēfarė gjeti nė ato vende Williamson, qė veē tė tjerash gėzonte miqėsinė dhe vlerėsimin e George Adamski? E njėjta gjė edhe pėr Raymond Bernard, teksa ishte nė kėrkim tė diēkaje shumė tė rėndėsishme pėr tė nė territorin misterioz tė Amerikės sė Jugut. Ajo qė gjeti i kushtoi jetėn? Nuk do ta kemi asnjėherė kėtė pėrgjigje.

Nė tė njėjtin vit, nė njė ēmendinė, u gjet trupi pa jetė i kėrkueses ufologjike Della Larson. Edhe nė kėtė rast u fol pėr vetėvrasje, por, si zakonisht, u ngritėn shumė kritikė pėr punėn e specialistėve.

Miqtė e gruas kujtojnė se studiuesja, e shtruar atje pėr njė ezauriment nervor, kish humbur qetėsinė kur kish gjetur provat, kėshtu pohonte zonja, se qenie aliene mizore kishin zbritur nė planetin tonė.

Konfirmimet tronditėse tė saj, Della Larson i mban me vete nė varr. Njė tjetėr vetėvrasje me shumė pikėpyetje qe ajo e gazetarit dhe ufologut Damon Runion jr., i cili u gjet kufomė mė 14 prill tė 1969. Tė njėjtin vit ngjalli njė bujė tė madhe nė ambientet ufologjike australiane edhe vdekja misterioze e Bernard Cox.

Nė kėtė listė mortore gjejmė akoma H. T. Wilkins, Mark Probert, R. Loftin, C. Maney; F. Halstead; R. Holland; C. Roberts; W. Miller, etj. etj. Shumė tė vdekur pėr t'ia atribuuar rastėsisė dhe lista ėshtė akoma shumė e gjatė.

Nė artikullin e tij tė sipėrpėrmendur, Franco Ossola, vazhdon me njė konstatim shumė interesant. Ai shkruan: "Disa personazhe qė kanė bėrė historinė e ufologjisė kanė vdekur ditėn e 24 qershorit - natyrisht nė vite tė ndryshme - datė e pėrvjetorit tė shikimit historik tė Kenneth Arnold (24 qershor 1947, shėnimi im.), qė i dha rrugė investigimit ufologjik zyrtar.

Kujtojmė kėshtu disa emra qė i pėrkasin kėsaj liste shumė speciale. Frank Scully, gazetar dhe shkrimtar amerikan, ... vdekur mė 24 qershor 1964. Frank Edwards...; kontaktistėt anglezė Arthur Bryant... e Richard Church... mė 24 qershor 1967.

Dy vjet mė pas, qe radha e Willy Ley... ndėrsa mė 24 qershor 1978, ka qenė arkeologu hapėsinor francez Robert Charroux...". Tė gjitha kėto raste vdekjesh duken se janė tė lidhur me ditėn e lindjes sė ufologjisė moderne.

Jemi pėrballė fatalitetesh fatkeqe apo ndodhemi pėrballė njė realiteti tė frikshėm? Akoma njė tjetėr pyetje e frikshme: A mund tė supozohet njė lidhje midis tė vdekurve qė janė pėrmendur dhe "vetėvrasjeve" tė pabesueshme tė shkencėtarėve anglezė qė punonin nė sektorė supersekretė? Bėhet fjalė pėr mė shumė se 20 tė vdekur tė dyshuar rreth projektit tė Luftės sė Yjeve.

Alfredo Lissoni shpjegon se, "ėshtė njė histori e filluar nė vitin e largėt 1982 dhe e vazhduar deri mė 1990, dhe pėrfshin shkencėtarėt e General Electric Company tė Londrės, tė ndarė nė dy kompani tė mėdha britanike, Plessey dhe Marconi. 25 prej kėtyre kėrkuesve kanė vdekur nė rrethana misterioze, tė vdekur apo tė "vetėvrarė" me teknikat mė tė ēuditshme dhe mė groteske".

Gjėja e vetme e sigurtė ėshtė se investiguesit, edhe njėherė akoma, i mbyllėn me shumė ngut hetimet, duke i arkivuar rastet si vetėvrasje. Lexoni se pėr ēfarė "vetėvrasjesh" bėhet fjalė:

Vidmal Dajibhai, prej pak kohėsh i ardhur nga Pakistani, vetėm nė moshėn 24-vjeēare bėnte njė punė jashtėzakonisht delikate. Papritmas, mė 4 gusht tė vitit 1986, pėrshkon rreth 200 kilometra me makinėn e tij nė drejtim tė Bristolit. Ndalon, del nga makina dhe, sipas investiguesve, hidhet nga ura Clifton Bridge.

Nė makinė u gjetėn dy gota me verė, megjithėse shkencėtari ishte krejtėsisht esėll. Nė njėrin xhep tė xhaketės sė tij u gjet njė teser anėtarėsimi nė njė sekt ezoterik indian tė quajtur "Anu Pam Mission". Duhet tė jetė njė grup vėrtet shumė sekret, duke parė qė as ekziston.

Ashard Sharif, njė tjetėr punonjės i "Marconi Defence System", edhe ai i pėrdorur nė punė shumė sekrete, mė 28 tetor shkon nga Londra nė Bristol, ndalet nė hyrje tė njė rruge tė vogėl dytėsore, merr njė litar tė fortė qė e kishte marrė me vete, njėrėn anė e lidhi me trungun e trashė tė njė peme, tjetrėn e lidhi pėr fyti, pastaj u ul nė makinė, ndezi motorin dhe ia dha gazit deri nė fund, duke mbetur i vdekur nė mėnyrė tė frikshme. Nė makinė u gjet njė audiokasetė, nė tė cilėn Sharif kish regjistruar diēka. Policia nuk e zbuloi asnjėherė pėrmbajtjen e saj.

26-vjeēari Avtar Singha-Gida, qė ishte i punėsuar nė njė kompani tė Marconit, ėshtė zhdukur pa lėnė gjurmė. Verdikti i investiguesve ėshtė: vetėvrasje. Trupi i Singha-Gida nuk ėshtė gjetur kurrė.

Njė shkencėtar tjetėr, David Sands, punonjės i Erasmus i lidhur me Marconin, mė 30 mars tė vitit 1987 nė mėnyrė tė pashpjegueshme shkel pedalin e gazit tė makinės sė shpejtė tė tij dhe pėrplaset me njė shtėpi tė pabanuar. Makina ishte plot me bidona me benzinė.

Njė tjetėr "vetėvrasje" shumė e veēantė ėshtė ajo e Trevor Knight, i cili mbyllet nė garazhin e shtėpisė sė tij, e vendos nė mėnyrė tė pėrkryer makinėn, sistemon njė tub gome me njėrėn anė nė kabinėn e makinės dhe tjetrėn tė lidhur me skapamenton. Vihet pėr qejf nė vendin e shoferit dhe pret vdekjen.

Pastaj ėshtė radha e Gjeneral Brigade, John Ferry, prej pak kohėsh nė varėsitė e Marconit. Nė njė pasdite tė nxehtė vere kthehet me ngut nė shtėpi dhe "vetėvritet" me telat e korrentit elektrik. Andrew Hall do ta lėrė veten tė vdesė nė kabinėn e makinės, duke thithur gazin e skapamentos, saktėsisht siē kishte bėrė Trevor Knight.

Incidente tė tjera misterioze nė vitet Tetėdhjetė morėn jetėt e Jack Wolfenden, Ernest Brockway, Stephen Drinkwater, Gerge Franks, Stephen Oke. Tė gjithė punonin pėr agjencinė supersekrete britanike pėr komunikimet "GCHQ", e cila mbledh dhe pėrpunon sinjalet radio. Po ndalemi kėtu, edhe pse lista e "vetėvrasjeve" vazhdon.

Prapa gjithė kėtyre tragjedive duket dora e misteriozėve MIB-ėt Lidhur me kėtė, nė librin e tij "UFO-t dhe CIA", Alfredo Lissoni tregon: "Autorė tė ndryshėm pyetėn nėse vdekjet e ēuditshme, nė rrethana misterioze, ufologėsh dhe kėrkuesish (McDonald, Frank Edwards, Scully, Bryant, Church, Jessup, Wilbert Smith, Scott Rogo, Girvan, Thirouin, Ailleret) nė tė gjithė botėn qenė vepėr e atyre fantazmagorikėve MIB, tė cilėt Gariazzo i ka pagėzuar "silencers", njerėz qė tė bėjnė tė heshtin. (...).

Sipas gjykimit tonė modest, MIB-ėt mund tė jenė komandot e Majestic 12, eksponentė tė zonės mė intransigjente, asaj ushtarake, e vendosur qė ta ruajė fshehtėsinė me ēdo kusht. Po ajo zonė qė pėr vite tė tėra ka kėrkuar qė tė zhdukė informacionet e skeduara nė arkivat e CIA-s".

Lissoni shkruan akoma se: "Nė Amerikėn e lirė ekzistojnė dy qeveri, njėra e dukshme dhe tjetra e padukshme. E para ėshtė e njohur, flasin pėrditė tė gjitha gazetat dhe merret si model demokratik nė librat e shkollės. Kurse e dyta ėshtė mė sekrete, ėshtė e fshehur nėn sipėrfaqen e tė ashtuquajturit establishment. … njė mekanizėm sekret ngushtėsisht i ndėrthurur me tė parėn...". eksperti i politikės G.P.Snow, tek "Shkenca dhe qeveria", ka zbuluar: "Njė prej karakteristikave mė tė veēanta tė ēdo shoqėrie industriale tė pėrparuar tė kohės tonė ėshtė se vendimet themelore merren fshehurazi nga njė grup i ngushtė njerėzish".

Vėrtet bota kontrollohet nga njė "Qeveri Hije" misterioze dhe mizore? Me titull anekdotik, si kuriozitet, Lissoni na bėn akoma me dije se, "Kėrkuesi francez Jimmy Guieu, nė njė libėrth tė titulluar "Ceux qui tirent les fichelles de l'economie et de la politique mondiales" (Ata qė luajnė fijet e ekonomisė dhe tė politikės botėrore), ka gjetur njė referim pėr takimin e Parisit (Trialogo 41) tė vitit 1989, nė tė cilin merrnin pjesė Hubert Curien (Ministri francez i akuzuar se kish bojkotuar kėrkimin lidhur me UFO-t), Jacques Delors, Jacques Chirac dhe Zbigniew Brzezinski.

Sėbashku me disa politikanė qė mblidhen nė Hotel Bildeberg tė Maastricht dhe qė, sipas Guieu, William Cooper dhe shkrimtari Jan van Helsing (asnjė lidhje farefisnore me Drakulėn), kishin urdhėruar njė sinarki pėr tė qeverisur fshehurazi tė gjithė botėn".

Duke u rikthyer tek tė gjithė kėto vdekje tė habitshme ėshtė momenti qė tė pyesim: A ekziston ndonjė lidhje midis vdekjes sė habitshme tė studiuesve tė ufologjisė dhe atyre tė shkencėtarėve tė punėsuar nė planet supersekrete tė luftėrave yjore?

Ėshtė mėsuar tashmė se, projekti "Lufta e Yjeve" kishte njė seri mė tė gjerė interesash se ato tė ekspozuara zyrtarisht. Objektivat e tij, pėshpėritet nė rrethet e kompetentėve, shtyheshin veē tė tjerash nė thellėsitė siderale, atje ku pulsonin sinjale inteligjente aliene. Akoma misteri jashtėtokėsor qė ngjyros me njė tė zezė tė errėt, si ngjyra efektive e hapėsirės ndėryjore, edhe kėta tė vdekur e tė kallur.

Ėshtė pėr t'u nėnvizuar se, ashtu si pėr rastet e studiuesve tė fenomenit UFO, "tė vėrtetat lidhur me vdekjet, tė dhėna nga autoritetet, nuk i kanė bindur asnjėherė familjarėt e viktimave dhe bile as ata qė i njihnin mirė.

Ēfarė sekretesh tė rrezikshme morėn nė varr? Tė gjitha kėto histori tė vdekurish janė plot me rrethana qė mbivendosen, qė ndėrthuren, qė qėndrojnė pėrtej ēdo statistike apo lidhjeje tė arsyeshme rastėsie apo koinēidence.

Kėrkuesi, duke vazhduar tė kėrkojė tė vėrteta alarmuese nė kėto zona hijeje, do tė gjejė vetėm fakte tė tjera tė tmerrshme dhe ndoshta do tė vejė nė rrezik vetė jetėn e tij. Atėhere, cila ėshtė fytyra e vėrtetė e botės tonė dhe ēfarė sekretesh tronditėse ruhen nė mėnyrė kaq tė sėmurė?

Nga : Armin Tirana
avatar
Big Bang

210


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njerėzit me tė Zeza - Men In Black

Mesazh  Gabriel prej 06.05.10 13:47

Shume mistere vetem per fakte qe lidhet me Ufot. Pyes veten, a do zbardhet ndonjehere enigma ?...
avatar
Gabriel

Angelic Spirit

180


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njerėzit me tė Zeza - Men In Black

Mesazh  Zattoo prej 06.05.10 14:13

BOHAN shkruajti:Shume mistere vetem per fakte qe lidhet me Ufot. Pyes veten, a do zbardhet ndonjehere enigma'?...

Ndoshta me 2012 do te behet publike ekzistenca e tyre, dhe njerezimi do ta kuptoje qe nuk eshte i vetem ne kete univers.
Une nuk besoj ne fundin e botes ne 2012 por hyrjen e njeriut ne nje epoke te re, apokalips perkthehet zbulesė, dmth do te kete nje zbulim te ri per njeriun.
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njerėzit me tė Zeza - Men In Black

Mesazh  Jon prej 06.05.10 14:39

MIB - Njerėzit me tė zeza



Burrat mė tė zeza (tė quajtur "me tė zeza" nė anglisht, e shkurtuar MIB) ėshtė njė term kolektive qė i referohet personave fiktiv.

Qėllimi i tyre ėshtė qė tė mos i lejojė njerėzimit akse nė njohuritė rreth jashtėtokėsorėve, duke e konsideruar shumė tė rrezikshme pėr mbijetesėn e tyre.
Ata shpesh e paraqesin veten si agjentė qė punojnė pėr qeverinė federale tė SHBA dhe vishen nė zi ose gri.

Kėta njerėz, nganjėherė femra, paraqiten vetėm ose nė grupe (zakonisht njė treshe) nė shtėpinė e dėshmitarit tė njė ngjarje jashtėtokėsore pas njė periudhe e cila mund tė jetė nga njė ditė deri nė disa muaj.

Dėshmitarėt i intepretojnė ndonjėherė si agjentėt tė qeverisė tė ngarkuar pėr t'i fshehur ato, nganjėherė si krijesa jo-njerėzore (ose jashtėtokėsorė apo humanoid) me qėllime misterioze.

Ekzistenca e burrave nė tė zeza ėshtė objekt i shumė debateve.

Dėshmia e personave qė pretendojnė se kanė takuar jane prova e vetme e ekzistencės sė tyre.

Ata gjithmonė udhėtojnė nė numėr tek, veshur nė tė zeza.Ata janė jashtėtokėsorė ose njerėz hibrid.

Disa mendojnė se puna e tyre ėshtė pėr tė hequr provat fizike tė pranisė tė jashtėtokėsorėve nė Tokė.

Tė tjerė besojnė se janė zyrtarė tė shtetit qė me qėllim vishen dhe veprojnė nė mėnyrė qesharake, nė mėnyrė qė tė diskreditojnė dėshmitarėt nė qoftė se ata lajmėrojnė prezencėn e ndonjė disku fluturues.

Citim :
"Nėse ju mendoni se MIB gjithmonė e kanė kėrcėnuar dhe e kanė bėrė tė vuaj njerėzimin ėshtė njė tregues se ata janė pjesė e forcave qė fshihen pas misterit tė UFO-ve" - Jenny Randles, Ufolog
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njerėzit me tė Zeza - Men In Black

Mesazh  Luli prej 14.07.10 22:20

Mendoj qe MIB janė nje lloj hologrami, te afte tė materializohen gjate nje momenti.

Ata duket se jane RREGULLATORE.

Ata mund tė dematarializohen dhe tė kalojnė pėrmes mureve dhe dritareve.

Ata pėrpiqen pėr tė ndrequr crregullimet dhe luhatjet nė botė (nje lloj policie galaktike).
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njerėzit me tė Zeza - Men In Black

Mesazh  Ivana prej 21.07.10 15:17

Eshte vertete e cuditshme, por jo e pamundur.

Me pelqen fakti qe jepen disa arsyetime ku secili te zgjedhi ate qe i duket me e drejte.

Une mendoj se mund te jene agjente federale, ose te pakten njerez, sepse njerezit me pozicione te larta si ata te CIA-s dhe te tjere qe merren me studimin e UFO-ve e fshehin, ekzistencen e tyre dhe injorojne faktet qe Alienet lene pas ( truat e tyre te vdekur, disqet fluturues, simbolet ne te korrura etj etj)

Nuk mendoj se jane Alien, ata qe i kundervihen studiuesve, pasi ata vete lene shenja tek ne, vijne e na vizitojne, na marrin per ekserimente... Jane zyrtaret qe nuk i intereson qe Turma te marri vesh dhe te frikesohet nga zbulimet e studiuesve.

Atyre i intereson ti dine per vete dhe kaq.

NJerezia le te jetoje e lumtur dhe te shumohet.

Kjo ne vetvete eshte e papranueshme, por ja qe MIB-se i duket e drejte...
avatar
Ivana

18


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njerėzit me tė Zeza - Men In Black

Mesazh  Odin prej 01.09.10 13:08

Ivana shkruajti:Eshte vertete e cuditshme, por jo e pamundur.

Une mendoj se mund te jene agjente federale, ose te pakten njerez...

Nuk jam dakord me mendimin e juaj sepse ka pasur raste sipas deshmitareve qe kur jane paraqitur ata kane kominikuar nepermjet telepatise ( i kane transmetuar mendimet dhe kercenimet pa folur) , gje qe per njerzit normal eshte e pamundur, pra sipas meje MIB nuk jane tokesore.
avatar
Odin

578


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njerėzit me tė Zeza - Men In Black

Mesazh  Berti69 prej 22.11.10 17:25

Nė fakt, kėto vizita misterioze janė mjaft shqetėsuese aq sa nuk dihet nėse kjo ėshtė e vėrtetė, njė iluzion apo shaka.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njerėzit me tė Zeza - Men In Black

Mesazh  gjilanasi prej 22.03.11 19:34

Pershtypja ime eshte se ata do te jene krijuar nga nje tjeter qyteterim jo-njerezor, te cilet me sa duket nuk mund te shfaqen ne natyren e tyre te vertete .
Mund te jete edhe ajo qe ndonje qyteterim jashtetokesore ka frike se zbulimi i ketyre fenomeneve do ta demtonte civilizimin tone apo i pengojne planet e tyre ne lidhje me qyteterimin tone ....
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njerėzit me tė Zeza - Men In Black

Mesazh  Berti69 prej 13.11.11 14:13

Jon shkruajti:

Citim :
"Nėse ju mendoni se MIB gjithmonė e kanė kėrcėnuar dhe e kanė bėrė tė vuaj njerėzimin ėshtė njė tregues se ata janė pjesė e forcave qė fshihen pas misterit tė UFO-ve" - Jenny Randles, Ufolog

Kjo eshte me se e sakte...ata bejne pjese ne kete komplot galaktik.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

fdkjjf

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 02.01.12 20:29

bukur
avatar
Ushtari i krishtit

345


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njerėzit me tė Zeza - Men In Black

Mesazh  Jon prej 16.01.12 23:39

Men in Black ndryshojnė pamjen nė Turqi


Ky rast moderne daton nė vitin 1979. Personi i cili ka pasur kėtė pėrvojė ishte njė mėsues, njė djalė i ri.

Njė nata para takimit, Burhan Yılmaz ishte jashtė duke shikuar qiellin deri nė ora 02:00 tė mengjesit.

Papritmas ai vėren nė qiell, njė objekt fluturues tė ndritshėm, i cili iu afrua tokės. Objekti ishte nė formė tė njė kupole dhe u ul ngadalė nė tokė pa bėrė asnjė zhurmė. Objekti kishte madhėsinė e njė mikrobusi. Njė lloj fushe e energjisė e rrethonte UFO-n.

UFO qėndroi atje pėr njė kohė. Burhan Yılmaz e shikoi atė derisa u ngrit dhe u zhduk nė qiellin e errėt.

Por ai nuk mund tė mbante mend se sa kohė kishte qėndruar atje duke e parė UFO-n.

Pas largimit tė objektit, ai menjėherė bėri kėrkime nė vend-uljen e tij, por nuk gjeti asnjė gjurmė dhe as ndonjė bar tė djegur. Ēdo gjė dukej normale.

Natėn e ardhshme, Burhan lexonte nė shtėpi, ku ai jetonte i vetėm. Nė ora 21:30 dėgjoi njė trokitje nė derė. Ishin tre djem tė rinj rreth moshės tridhjetė vjeēare ku ai kurrė nuk i kishte takuar apo parė mė herėt.

Ata kishin tė veshur kostume tė zeza dhe kravata tė zeza. Meqė Burhan jetonte dhe punonte nė njė qytet shumė tė vogėl, fakti se vizitorėt ishin tė huaj kjo ishte mė se normale.Sepse nė kėto qytetet tė vogla tė gjithė njiheshin nga tė gjithė.

Ndonėse Burhan Yilmaz kurrė nuk i kishte takuar mė parė ai i ftoi ata qė tė hyjnė, si nė traditėn turke, dhe ata u ulėn nė dhomėn e ndenjjes.

Vizitorėt i shpjeguan atij se ata vinin nga njė qytet tjetėr, 8 km larg. Nė ndėrkohė Burhan Jilmaz shkoi nė kuzhinėn e shtėpisė sė tij tė vogėl pėr tė bėrė ēaj pėr mysafirėt e tij. Dhe ai u kthye nė dhomėn e ndenjjes vetėm 2 minuta mė vonė. Ai ishte shumė i befasuar kur pa se vizitorėt kishin shkuar.

Burhan kontrolloi shtėpinė e tij tė vogėl, por ata nuk ishin askund. Ishte e pamundur pėr tė dalur nėpėrmjet derės sė vetme, sepse ata duhej tė kalonin nėpėr kuzhinė ku ishte Burhan Jilmaz, dhe ai do tė kishte parė. Ata nuk kishin mundur tė dalin nga as dritaret, sepse ato ishin secila me shufra ēelikut .

Nė rrugė, ishte vetėm njė vajzė e vogėl duke luajtur vetė. Ai e pyeti nėse ajo kishte parė tre burra. Ajo tha po, dhe tregoi me gisht nė drejtim tė njė qoshe rruge. Por aty kishte vetėm tre qen tė zinj qė uluronin nė qoshe. Papritmas njė fqinj erdhi drejt tij duke ulėritur nga paniku. Ai tha se kishte parė tre njerėz duke fluturuar nė qiell.

Ky rast ėshtė interesant sepse fillon me njė disk fluturues tė paidentifikuar njė natė me parė me vizitėn e tre personave. Gjithashtu, Burhan Jilmaz nuk mundi tė llogaris kohėn gjatė vėzhgimit dhe pėr sa kohė ai qėndroi atje duke e parė UFO-n.

Kėtu mund tė ketė njė faktor kohe qė mungon. Koha e humbur mos do tė thotė se ka pasur rrėmbim? Ne nuk e dimė. Dhe as ai nuk di mė shumė.

Por tre burrat nė tė zezė janė parė nga tre dėshmitarė.

Nga Farah Yurdozu

avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njerėzit me tė Zeza - Men In Black

Mesazh  Arsenic prej 09.07.13 0:44

Fakti qe e gjithe kjo mbahet e fshehte eshte se ne jemi ne TESTIM...
avatar
Arsenic

83


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njerėzit me tė Zeza - Men In Black

Mesazh  Flavius prej 18.10.13 20:46

Shpesh here filmat thone te verteten, por njerzit e rendomte nuk e kuptojne dhe e marrin si film dhe jo me shume.
Ashtu sikur ne filmin Men IN Black te gjithe e pelqejne anen komedike por nuk e kuptojne edhe mesazhin e tij.
avatar
Flavius

108


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njerėzit me tė Zeza - Men In Black

Mesazh  number3 prej 18.10.13 21:08

Flavius shkruajti:Shpesh here filmat thone te verteten, por njerzit e rendomte nuk e kuptojne dhe e marrin si film dhe jo me shume.
Ashtu sikur ne filmin Men IN Black te gjithe e pelqejne anen komedike por nuk e kuptojne edhe mesazhin e tij.
ne 1 fare pike po ka filma qe tregojn gjera qe mund te ndodhin por kjo esht si puna e supermanit dhe kuptimin ketij filmi ja dij se e kam pare te gjitha pjeset
avatar
number3

njeri thjesht

159


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njerėzit me tė Zeza - Men In Black

Mesazh  Siroco prej 23.01.14 20:22

Mund te jene:

1 - Agjente Sekret ( manifestohen me qellim per te frikesuar deshmitarin).

2- Alien (ne favor te kesaj teorie ka shume pa deshmi ).

3 - Tė shfaqurit e Demoneve (folklori yne eshte plot me histori ku djalli eshte gjithmone i veshur ne te zeza).

4 - Manifestime Hyjnore (nganjehere ata shfaqen per te zbuluar ngjarje te caktuar, qe te japin nje paralajmerim ose te marrin nje mesazh nga deshmitari).

5 -. Fantazma (shpirtera te perhumbur, materializohet papritmas, ecin bosh dhe kalojne permes mureve. Keta njerez flasin rralle,  kuptohen me ane te shenjave dhe gjesteve. Ata shpesh veshin rroba te modes se vjeter.

Une personalisht besoj se ne 90% e rasteve ne jemi te ballafaquar me agjente te qeverise.
Por 10% eshte  paranormale.
Ka mundesi qe ata punojne per nje hierarki qe eshte e panjohur per jashtetokesoret.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


228


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njerėzit me tė Zeza - Men In Black

Mesazh  Luli prej 06.04.14 14:55



avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi