Parashikimet e frikshme te NASA-s

Shko poshtė

Parashikimet e frikshme te NASA-s

Mesazh  Estilen prej 06.01.10 10:02

Profecia e NASA-s: Niveli i oqeaneve, mė i lartė se 7 metra



Ky ėshtė parashikimi i James Hansen, ekspert i ngrohjes globale. Duhet
reduktuar nė maksimum pėrdorimi i lėndėve djegėse, nė mėnyrė qė tė
shpėtojmė Tokėn brenda 20 vjetėsh

James Hansen ėshtė njė figurė historike e studimeve mbi ngrohjen globale qė
me angazhimin e tij tė fortė shoqėror e ka ēuar debatin mbi ndryshimin
e klimės jashtė qarqeve tė shkencėtarėve duke u mbėshtetur fort nga
publiku dhe institucionet e tjera tė larta. E thėrrasin "babai i
ngrohjes globale".


Nė fakt, deri mė tani James Hansen, 68 vjeē, 28 prej tė cilave i ka shpenzuar pėr Institutin
Hapėsinor Goddard pėr Studimet e NASA-s, i ka gjetur tė gjitha
parashikimet. Nė vitin 1981 shkroi se dekadėn e ardhshme do tė bėnte mė
nxehtė dhe parashikimi i tij u vėrtetua.

Pastaj nė fillim tė viteve ‘90, tha qė dhjetėvjeēari i parė i shekullit tė ri do ta kalonte
rekordin e mėparshėm. Edhe kėtė herė faktet i dhanė tė drejtė.Shpresojmė qė tani tė gabojė, sepse skenari pėr tė cilin flet ėshtė i frikshėm: nė fund tė shekullit do tė ketė njė rritje tė nivelit tė deteve dhe oqeaneve deri nė shtatė metra.

Por a ėshtė e mundur?

"Jo vetėm qė ėshtė e mundur", ka thėnė Hansen, "por ka gjasa qė tė
veprojmė siē kanė bėrė njerėzit nė njė film tė publikuar kohėt e fundit
‘The age of stupid‘. Historia ėshtė pėrshtatur nė vitin 2055 kur ngrohja globale ka arritur kulmin dhe njerėzimi pėrgatitet pėr tė ndaluar katastrofėn, por tashmė ėshtė tepėr vonė, sepse kur ishte koha pėr ta frenuar, askush nuk reagoi. Ne tani po e jetojmė atė moment dhe
duhet tė bėjmė njė zgjedhje: tė zgjedhim rrugėn qė na jep mundėsinė tė frenojmė ngrohjen globale, apo tė zgjedhim rrugėn tjetėr qė na ēon nė njė botė tė ngjashme me atė tė pleistocenit, kur niveli i deteve ishte mė i lartė se 25 metra".

Ndėrkohė,"Paneli Ndėrkombėtar pėr Ndryshimet Klimatike", ekipi i shkencėtarėve
tė OKB-sė, flet pėr njė rritje tė nivelit tė oqeaneve rreth gjysmė
metri. Ē‘mendim ka "babai i ngrohjes globale" pėr kėtė?

Ata marrin nė konsideratė, dhe e theksoj kėtė, vetėm disa faktorė, si
bymimin termik tė ujit pėr rritjen e temperaturės. Elementi kryesor,
shkrirja e akujve, nuk llogaritet pėr njė arsye shumė tė thjeshtė:
modeli nuk arrin tė llogaritet nė mėnyrė tė besueshme, dhe nė dyshim e
sipėr, e dhėna kapėrcehet.

Ju e keni llogaritur?

Unė nuk u kam zėnė besė kurrė modeleve matematikore, por i besoj analizės
sė asaj qė ka ndodhur vėrtet nė tė kaluarėn, qė pėrqendrimi i dyoksidit
tė karbonit nė atmosferė ėshtė rritur ndjeshėm. Duke krahasuar tė
dhėnat e sotme me ato tė sė kaluarės mund tė matet shkalla e rrezikut.

Atėherė le ta matim...

Nėse nuk e ndėrpresim nė mėnyrė drastike pėrdorimin e lėndėve djegėse, akullnajat e gadishullit Antarktik, qė aktualisht humbasin 200 kilometėr kub nė vit, do tė shkrijnė tė gjitha brenda njė shekulli. Kjo do tė sillte njė rritje tė nivelit tė deteve 6 deri nė 7 metra, duke u shtruar edhe akujt nė zona si Groenlanda.

Cilat janė alternativat?


Duhet tė ndėrpritet menjėherė pėrdorimi i lėndėve djegėse, duke filluar
nga karboni. Nuk ekziston asnjė alternativė, sepse edhe dy gradė mė
shumė gjatė njė shekulli janė tepėr.

[b]Ėshtė e vėshtirė tė mbetemi te dy gradėt apo jo?

[i]Duhet tė bėjmė mė shumė. Deri mė tani inercia e sistemit na ka ndihmuar,
sepse masa e ujėrave tė oqeaneve e ka ngadalėsuar ngrohjen globale. Por
inercia nuk ėshtė njė aleat pėr njė periudhė tė gjatė: sapo kjo
tendencė tė pėrmbytet, oqeanet do tė fillojnė ta nxitojnė procesin e
tyre.

[b]Problemi vjen nga pėrqendrimi i gazit serrė nė atmosferė. Ēfarė duhet tė bėjmė? Tė ndalojmė rritjen e CO2-it?

[i]Ajo qė duhet tė bėjmė ėshtė t‘i japim fund kėsaj tendence. Duke eliminuar
nė maksimum pėrdorimin e karbonit, brenda 20 vjetėsh mund tė fillojė
zbritja e temperaturave. Vetėm kjo gjė do t‘i japė siguri planetit.






Estilen

847


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi