Kisha e sekreteve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kisha e sekreteve

Mesazh  Neo prej 03.01.10 22:56

Santa Maria della Salute - Kisha e sekreteve



"Santa Maria della Salute" ėshtė njė prej kishave mė tė bukura dhe madhėshtore tė Venecias, njė shembull mjeshtėror dhe magjepsės i barokut venecian.

Por, mes mermerėve tė saj tė bardhė dhe pikturave tė jashtėzakonshme, kjo bazilikė e mrekullueshme duket se fsheh edhe sekrete tė lashtė dhe tė pabesueshėm.

Ndėrtimi i saj u urdhėrua nė tetor tė vitit 1630 nga Senati Venecian pas njė epidemie tė tmerrshme murtaje, e cila kishte asgjėsuar qytetin, me shpresėn se ndėrhyrja hyjnore e Virgjėreshės do tė mundte tė mbronte qytetin pėr tė ardhmen.

Tė drejtėn pėr ndėrtimin e bazilikės e fitoi nxėnėsi i ri nė moshė i Paladios, Baldasare Longena. Nė moshėn 28-vjeēare, atij iu besua detyra pėr ndėrtimin e Kishės sė shėndetit, pasi kish lėnė prapa 11 konkurentė qė kishin marrė pjesė bashkė me tė nė konkurs.

Nė zonėn ku ngrihet sot Kisha e Shėndetit ka qenė Konventa e Trinitetit tė Shenjtė. Strukturat e saj ishin Kisha, manastiri dhe vetė konventa. Nėn dyshemenė e kishės ishte njė varrezė qė shėrbente pėr prehjen e fundit si tė murgjve, ashtu edhe tė besimtarėve. Eshtė interesante tė dihet se nė kishė ruhej Madona e Zezė, qė venecianėt e kishin sjellė aty nė vitin 1939. Ruajtės tė Madonės sė Zezė ishin Kalorėsit Teutonikė, njė urdhėr qė e kish qendrėn nė Venecia, me Prioratin e Madh, pėr shkak tė kontributit qė kishin dhėnė nė betejėn mes venecianėve dhe gjenovezėve.

Megjithatė, misteri do tė rrethonte Kishėn e Shėndetit. Problemet nisėn tė shfaqen qė nė ditėt e para tė ndėrtimit tė saj. Themelet rrėshkisnin pėr shkak tė brishtėsisė sė terrenit, ndėrkohė qė dėgjoheshin thirrje e ulėrima tė ēuditshme dhe manifestoheshin fenomene qė frikėsonin dhe tmerronin punėtorėt. Nė fakt, nė pjesėn e nėndheshme tė kishės sė vjetėr, xhandarėt e dėrguar gjetėn tė grumbulluar qindra trupa. Pas kėsaj, ata mblodhėn tė gjithė eshtrat duke u organizuar atyre njė varrim tė denjė. Njė akt i tillė, mėshira, u dha fund kėtyre manifestimeve.

Por, pėrtej legjendave, misteri duket se ėshtė njė komponent thelbėsor i jetės sė vetė ndėrtuesit tė bazilikės. Baldasare Longena lindi nė vitin 1598, ndoshta nė Venecia, por familja e tij me origjinė hebraike vinte nga zona e Komos. Nuk ekzistojnė ēertifikata pagėzimi, por ėshtė e qartė se Baldasare pati mundėsinė tė merrte nga i ati, qė punonte si thyerės gurėsh, sekretet e kabalasė dhe tė numerologjisė hebraike.

Arkitektėt e mėdhenj, Skamoci, Sansovino me tė cilėt punonte tashmė babai i tij, ishin mėsuesit e parė tė Baldasare Longenės. Pėrveē kėtyre mėsimeve, Baldasare mundi tė marrė edhe njė dije tė lashtė dhe misterioze. Raporti qė ai pati me Kishėn e Shėndetit tė Mirė nuk ishte njė raport normal, sepse pėr tė ngritur nė kėmbė kėtė kishė atij iu desh qė tė shfrytėzojė tė gjithė njohuritė qė kish nga kėndvėshtrimi i kabalasė dhe ezoterizmit, tė lidhura kėto edhe me njohuritė e tė atit, Melshisedek.

Njė historian gjerman, Shiling, arriti qė tė demonstrojė pėrmes numerologjisė se Kisha e Shėndetit ishte ndėrtuar nė bazė tė raporteve numerikė tė aplikuar me modele qė bazohen nė seksionin e florinjtė. Numrat qė nxorri Shiling ishin numri 8, simbol i rilindjes dhe numri me shumėfishėt e tij. Supozohet se nė po tė njėjtėn periudhė, Grali i Shenjtė ka qenė groposur pikėrisht nė Kishėn e Shėndetit.

Numri tetė shfaqet kudo, nė gurin, nė numrin e kolonave, nė oktagonėt e themelit tė Kishės. Numri 11 pėrfaqėson njė vlerė negative tė krishtėrimit, pasi ėshtė njė shumė e dhjetė komandamenteve dhe mėkatit fillestar, por megjithatė nė kabalanė e hebrenjve ai pėrfaqėson Zotin si dhe dhjetė parashikimet e tij pėr njeriun. 8 ėshtė njė numėr magjik nė simbologjinė kristiane, qė pėrfaqėson kurorėn mistike tė Vrigjėreshės, Kishėn e Vartit tė Shenjtė, ringjalljen dhe pėrjetėsinė.

15, njė tjetėr numėr qė shfaqet nė shkallėt e hyrjes, ėshtė njė aludim pėr tempullin e Mbretit Solomon, por edhe pėr 15 misteret e kurorės sė Rozarios. Baldasare Longena duket se ka lėnė pas, pėrmes numerologjisė, njė mesazh preēiz tė fshehur nė vetė ndėrtimin e kėsaj bazilike madhėshtore.

Por ka edhe detaje tė tjerė qė lėnė tė nėnkuptohet se si ky arkitekt misterioz kishte mundėsi tė posedonte dije tė caktuara dhe qė ndoshta ishte i lidhur me Rozikrucėt, simboli i tė cilėve, njė kryq me njė trėndafil nė qendėr, ėshtė riprodhuar nė pika tė ndryshme tė kishės. Ky kryq tė ēon nė zemrėn e Jezusit dhe nė pikat e gjakut tė tij, qė formojnė trėndafilin. Sipas traditės, kryqi pėrfaqėson edhe trupin fizik tė njeriut dhe trėndafili i kuq pėrfaqėson shpirtin qė kėrkon dritėn.

Nėn kupolėn e bazilikės, njė tjetėr kurorė me trėndafila si dhe njė e dytė, mė e vogėl qė ka nė qendėr njė shkrim, i cili tė ēon tek shėndeti dhe tek shpėtimi i shpirtit. Por jo vetėm kaq... Vetė guri i tė gjithė ndėrtesės duket tė jetė i mbivendosshėm nė mėnyrė perfekte me pentagonin e Solomonit, njė prej simboleve tė manualit mė tė pėrhapur tė magjisė nė vite.

Po cili ishte nė tė vėrtetė Baldasare Longena? Ēfarė mesazhi kishte lėnė ai me ndėrtimin e kryeveprės sė tij? Pėrgjigjja duhet tė kėrkohet nė dyshemetė e mermerta dhe nė mozaikėt e kuq e hipnotizues, pėrmes simboleve tė shumtė dhe arkitekturės sė njė prej veprave mė madhėshtore tė artit tė Venecias dhe tė tė gjithė Venetos.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi