Fytyra mister pushton endrrat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fytyra mister pushton endrrat

Mesazh  Jon prej 30.12.09 8:41

Fytyra mister pushton endrrat e njerezve



Nje virus i cuditshem, ndoshta deri diku edhe i paperceptueshem ka prekur rreth 2 mije persona ne mbare boten. Ai ka nje fytyre, madje shume te qarte, e cila eshte e pranishme ne endrrat e mijera personave qe prej tre vjetesh.

Njerezit e shikojne ne enderr por nuk e njohin dhe kjo po kthehet ne nje sundrome shqetesuese per psikologet qe nuk gjejne asnje rruge per ta shpjeguar. Lajmi eshte perhapur ne internet, ku personat qe e kane kaluar kete eksperience, kane hapur nje faqe te perbashket per te zbuluar nese fenomeni eshte real apo behet fjale per nje forme histerie ne shkalle planetare.

Sipas gazetes “Bild”, ne vitin 2006 nje grua ne New York i rrefeu psikologut se fytyra e nje njeriu te panjohur e shoqeronte pothuajse cdo nate ne endrra duke i dhene keshilla. Ajo skicoi fytyren e personit.

Ditet e ardhshme, pacientet e tjere te psikologut pasi kane pare skicen ne tavoline, e kane njohur menjehere, duke thene se edhe ata e kane kaluar nje eksperience te tille. Fytyra eshte e njejte ne cdo rast, por ata qe e shohin e pershkruajne perhere ne pozicione te ndryshme.

Fytyra ka nxitur kuriozitetin e mijera vizitoreve te faqes thisman.org ku vizitoret tentojne te japin nje shpjegim. Sipas dikujt, fytyra e panjohur ben pjese ne subkoshiencen kolektive ku eshte varrosur kujtesa e te gjitha qenieve njerezore.

Te tjere mendojne se njeriu eshte skllav i endrrave. Por gjithesesi ky fenomen vazhdon te shqetesoje psikologet, te cilet nuk mund te bejne gje tjeter, vecse t’u urojne “gjume te embel” pacienteve te tyre.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fytyra mister pushton endrrat

Mesazh  i panjohuri prej 31.12.09 19:04

E vizitova faqen thisman.org dhe qe interesante.Me beri shume pershtypje se sa njerez kishte qe e shihnin ate fytyre.


Edituar pėr herė tė fundit nga i panjohuri nė 31.12.09 19:08, edituar 3 herė gjithsej (Reason for editing : tung nga i panjohuri)
avatar
i panjohuri

63


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi