Fuqia e mendimit pozitiv

Shko poshtė

Fuqia e mendimit pozitiv

Mesazh  Neo prej 28.12.09 1:53

FUQIA E MENDIMIT POZITIV



Ndoshta keni vėlla mė tė vjetėr qė ka qenė student i shkėlqyeshėm. Gjithnjė ka marrė vetėm pesėshe, ndėrsa ju vetėm treshe, dhe kėtė gjithnjė iu kanė pėrmendur. Pėr kėtė shkak, keni besuar se kurrė nė jetė si ai nuk do tė keni sukses. Duke marrė parasysh se ai gjithnjė ka marrė pesėshe, ndėrsa ju treshe, keni pėrfunduar se jeni tėrė jetėn tė dėnuar me treshe. S'ka dyshim se kurrė nuk keni kuptuar se disa nga ata qė kanė marrė nota jo tė mira nė shkollė, kanė arritur sukses mė tė madh jashtė shkollės.


BESONI NĖ VETE

Besoni nė vete! Duhet tė keni besim nė aftėsitė tuaja! Pa besim bindės ose tė kuptueshėm nė fuqitė tuaja, nuk mund tė jeni tė suksesshėm as tė lumtur. Por, do tė keni sukses me vetėbesim tė vendosur. Ndjenjat e inferioritetit dhe tė paaftėsisė, e pengojnė arritjen e shpresave tuaja, por vetėbesimi udhėheq nė drejtim tė vetė realizimit dhe tė suksesit tė asaj qė keni ndėrmarrė. Pėr shkak tė rėndėsisė sė kėtij qėndrimi mendor, ky libėr do t'ju ndihmojė qė tė besoni nė vete dhe tė lironi fuqinė e brendshme.

Ėshtė ēudi tė kuptoni se sa njerėz tė mjerė janė tė paaftė dhe qė vuajnė nga sėmundja, tė cilėn populli e quan kompleks inferioriteti. Por, ju nuk duhet t'i nėnshtrohuni kėsaj tė keqeje. Nėse ndėrmerrni masa tė drejta, do ta mposhtni. Besimin krijues mund ta zhvilloni nė vete - besim qė ėshtė i arsyeshėm.

Pas fjalimit tė njė konvente me njerėz afaristė, nė sallėn e kėshillit komunal, gjersa isha nė katedėr duke i pėrshėndetur pjesėmarrėsit, m'u drejtua njė njeri, duke pritur shumė prej meje, dhe mė pyeti: - A mund tė bisedoj me ju pėr njė temė, e cila pėr mua ėshtė shumė e rėndėsishme?

E luta qė tė presė deri sa tė shkojnė tjerėt, e pastaj u tėrhoqėm pas skenės dhe u ulėm.

- Kam ardhur nė kėtė qytet qė tė vendos pėr njė kontratė shumė tė rėndėsishme nė jetėn time - mė shpjegoi. - Nėse do tė kem sukses, kjo pėr mua do tė ishte me rėndėsi tė madhe. Nėse nuk do tė kem sukses, do tė pėsoj.

I propozova qė tė qetėsohet pak dhe i thashė se asgjė s'ėshtė e pakthyeshme. Nėse do tė ketė sukses, do tė ishte mirė. Nėse s'do tė ketė sukses, nesėr ėshtė njė ditė e re.

- Kam mosbesim shumė tė madh nė vetvete - tha ai i thyer shpirtėrisht. - Fare s’kam vetėbesim. Thjesht nuk besoj se atė do tė mund ta realizoj. Jam shumė i demoralizuar dhe zemėrlėshuar. Nė tė vėrtet - ankohej ai - po thuaj se jam fundosur. Ja ku jam, i kam dyzet vjet. Pėrse tėrė jetėn mė mundojnė ndjenjat e inferioritetit, mungesa e vetėbesimit dhe dyshimi nė vetvete? Dje kam dėgjuar fjalimin tuaj, nė tė cilin keni shpjeguar fuqinė e mendimit pozitiv dhe dėshiroj t'ju pyes, si tė kem pak besim nė vete.

- Duhet tė ndėrmerrni dy hapa - iu pėrgjigja. - Sė pari, ėshtė me rėndėsi qė tė zbuloni pse i keni ato ndjenja, qė ju bėn t'ju mungojė fuqia. Kjo ka nevojė pėr analizė dhe do tė zgjatė. Sėmundjet e jetės sonė emocionale duhet t'i trajtojmė si mjek qė hulumton ēfarė s'ėshtė nė rregull me trupin. Kjo nuk mund tė bėhet menjėherė, sidomos jo nė bisedėn tonė tė shkurtė si atė tė djeshmen, por duhet kėrkuar shėrim qė tė arrihet zgjidhje e pėrhershme. Por, qė tė tejkaloni kėtė krizė momentale, do t'ju jap formulėn, e cila do tė ndikojė, nėse e pėrdorni.

- Ju propozoj, sonte, qė, duke ecur rrugės, t'i pėrsėritni fjalitė qė do t'ju them. Duhet thėnė disa herė, para se tė shkoni pėr tė fjetur. Tė nesėrmen, pasi tė zgjoheni, pėrsėritni tri herė, para se tė ngriheni nga shtrati. Gjatė rrugės pėr nė bisedime tė rėndėsishme, duhet t'i thoni edhe tri herė. Kėtė bėjeni me besim dhe do tė fitoni fuqi dhe aftėsi tė mjaftueshėm pėr ta zgjidhur atė problem. Pastaj, nėse kėtė e dėshironi, mund tė thellohuni nė analizė tė problemit tuaj themelor, por ēfarėdo qė do tė zbulojmė, pas atij hulumtimi, formulėn tė cilėn tani do t'ju jap, mund tė jetė faktor i rėndėsishėm pėr shėrimin pėrfundimtar.

Pra, thėnien qė ia dhashė, ishte: »Gjithēka unė mund me ndihmėn e Zotit qė mė jep fuqi.« (Letra drejtuar Filipinasve 4, 13). Ai, pėr kėtė varg s'kishte dėgjuar, ia shkrova nė letėr dhe e detyrova ta lexojė tri herė me zė.

-Tani pėrmbajuni kėsaj kėshille dhe jam i sigurt se gjithēka do tė bėhet siē duhet.

Ai u ngrit, pėr njė ēast qėndroi i qetė dhe pastaj me shumė besim tha: - Mirė, mjek. Mirė.

E kam shikuar si po largohej me krah tė drejtuar nė qetėsinė e natės. Ishte aq i mjerė, por, megjithatė, duke u larguar mbahej sikur tė kishte filluar besimi tė ndikonte nė mendimin e tij.

Pastaj mė lajmėroi se ajo formulė e thjeshtė »ka bė mrekulli« pėr tė, dhe shtoi: - Duket e pamundur, se disa fjalė nga Shkrimi shenjt mund tė bėjnė aq shumė pėr individin.

Pastaj, po ai njeri i ėshtė nėnshtruar analizės sė shkaqeve pėr ndjenja e veta tė inferioritetit. Konsultimi shkencor dhe ndikimi i besimit e kanė shkarkuar nga ajo barrė. E kanė mėsuar si tė ketė besim; ia kanė dhėnė disa udhėzime qė do tė duhej t'u pėrmbahej (ato do t'i paraqes mė poshtė nė kėtė kapitull). Gradualisht ka arritur vetėbesim tė fortė, tė qėndrueshėm dhe tė arsyetueshėm. Edhe mė tutje shpreh mahnitje se nė ēfarė mėnyre tani ēėshtjet po shkojnė nė drejtim tė tij, nė vend qė tė largohen nga ai. Personaliteti i tij ka pranuar karakter pozitiv e jo negativ dhe ai tani nuk i largon sukseset, por, nė tė kundėrtėn, i ofron nė vete. Tani ka besim autentik nė fuqi tė veta.

Shkaqet pėr ndjenjė inferioriteti janė tė lloj-lloj, e disa rrjedhin qė nga fėmijėria.

Njė njeri afarist ka kėrkuar nga unė kėshillė pėr njė djalosh pėr tė cilin shumė i dėshiron pėrparim nė ndėrmarrjen e tij. - Por - ėshtė ankuar - atij nuk mund t'ia besoj informatat sekrete . tė rėndėsishme. Mė vjen keq, sepse pėr ndryshe do ta kisha caktuar pėr ndihmės timin administrativ. I ka tė gjitha kualifikimet e tjera tė nevojshme, por po fol sė tepėrmi dhe pa qėllim i zbulon gjėrat e natyrės private dhe tė rėndėsishme.

Pas analizės, kuptova se ka »folur sė tepėrmi« vetėm pėr shkak ndjenjės sė inferioritetit. Pėr ta mbuluar, i ėshtė nėnshtruar provės sė lavdėrimit pėr dijeninė e tij.

Ėshtė shoqėruar me njerėz tė suksesshėm dhe qė tė gjithė e kishin vijuar fakultetin dhe kishin qenė nė ndonjė organizatė tė studentėve. Por ai djalosh ėshtė edukuar nė varfėri dhe s'ka vijuar fakultet as s'ka qenė nė asnjė organizatė. Pėr kėtė shkak, veten e ka ndier mė pak tė vlefshėm nė krahasim me bashkėpunėtorėt e tij, duke marrė parasysh prejardhjen e tij tė shkollimit dhe atė shoqėrore. Pėr t'u barazuar me bashkėpunėtorėt e vet dhe pėr tė pėrforcuar vetėbesimin, mendja e nėnvetėdijes sė tij, qė gjithnjė tenton tė krijojė mekanizma pėr tė kompensuar, i ka dhėnė shkas pėr ngritje tė egos.

Ka qenė nė »zemėr tė industrisė« dhe i ka pėrcjellė udhėheqėsit nėpėr konferenca, nė tė cilat ka takuar njerėz tė rėndėsishėm dhe ka dėgjuar biseda private tė rėndėsishme. Pėr ato ka folur aq shumė, saqė bashkėpunėtorėt e tij e kanė shikuar nga lakmia dhe tė mahnitur. Ashtu e ka ngritur respektin e vet dhe e ka plotėsuar dėshirėn e vet pėr konsideratė.

Kur punėdhėnėsi i tij ka qenė i vetėdijshėm pėr shkakun e tiparit tė personalitetit, duke marrė parasysh se ka qenė i sjellshėm dhe qėllimmirė, djaloshit ia ka shpjeguar ēfarė mund tė arrijė nė punė me aftėsitė e veta. Gjithashtu ia ka pėrshkruar, madje, se si ndjenjat e tij tė inferioritetit, shkaktojnė jo besueshmėri pėr ēėshtje tė besueshme. Kjo njohje e vetvetes, nga pėrdorimi i sinqertė i teknikave pėr besim dhe lutje nė ndėrmarrje, e ka shndėrruar nė bashkėpunėtor tė zellshėm dhe tė vyeshėm. Fuqitė e tij tė vėrteta janė liruar.

Me shembullin tim personal, mund t'u ilustroj mėnyrėn se si shumica e fėmijėve e fitojnė kompleksin e inferioritetit. Si djalosh i vogėl, kam qenė shumė i thatė. Kisha shumė energji. Kam qenė vėzhgues, kam qenė me shėndet shumė tė mirė dhe kėmbėngulės, por kam qenė i thatė. Kjo mė ka penguar, sepse nuk dėshiroja tė isha i thatė. Dėshiroja tė isha i trashė.

Mė quanin »thatush«, ndėrsa unė s'dėshiroja ashtu tė mė quanin. Kisha dėshirė tė isha sikur tė isha i ndarė nga shkėmbi - i vrazhdė dhe i trashė. Kam bė ēmos qė tė trashem. Kam pirė vaj tė mėlēisė sė bakalaros, kam gėlltitur shumė lėngje pemėsh, kam ngrėnė me mijėra akullore prej ēokolate me ajkė dhe arra, si dhe shumė ėmbėlsira dhe pite, por e tėrė kjo s'ka ndikuar nė mua. Edhe mė tutje kam qenė i thatė dhe pėr kėtė, shumė net i kam kaluar nė shtrat i zgjuar, duke menduar dhe vuajtur.

Mund tė trashesha gjer nė moshėn tridhjetėvjeēarė, dhe, atėherė, papritmas u trasha. Qepjet filluan tė shqepen. Atėherė fillova tė jem i pakėnaqur qė trashesha, do tė mė duhej tė dobėsohesha njėzet kilogram, nga ato vuajtje tė njėjta, qė tė kem prapė atė shtat tė pėrshtatshėm. Nė njė vend tjetėr (tė pėrfundoj kėtė analizė personale, tė cilėn e jap vetėm pėr shkak se mund t'u ndihmojė tė tjerėve si shembull, si ndikon kjo sėmundje), kam qenė djali i priftit dhe vazhdimisht kėtė ma kanė pėrkujtuar.

Tė gjithė kanė mund tė bėjnė tė gjitha, por kur unė bėja ēfarėdo - »Por, ti je biri i priftit«. Pėr kėtė shkak nuk dėshiroja tė isha biri i priftit, sepse pritej qė biri i priftit tė ishte djalė shumė i mirė dhe i sjellshėm. Dėshiroja tė mė njihnin si djalosh tė vrazhdė. Ndoshta, pėr kėtė shkak, fėmijėt e priftėrinjve i pėrcjell fjala, se me ta ėshtė vėshtirė, sepse ankohen qė tėrė kohėn duhet tė bartin bajrakun e kishės. Jam betuar se njė gjė s'do ta bėja: kurrė s'do tė bėhem prift.

Pėrpos kėsaj, prejardhjen e kam nga fisi nė tė cilin thuajse tė gjithė janė paraqitur shumė herė para publikut, kanė qenė ligjėrues publikė, e kjo ka qenė e fundit gjė qė unė dėshiroja tė bėhesha. Nganjėherė mė kanė detyruar tė paraqitem para publikut dhe tė mbaj fjalim, qė mė ka tmerruar pėr vdekje dhe ka depėrtuar frikshėm. Kjo ka qenė para shumė vitesh, por, kohė pas kohe, ende rrėqethem nga mendimi kur ngjitem nė tribunė. Kam qenė i detyruar tė shėrbehem me tė gjitha mjetet nė dispozicion qė tė arrij besimin nė fuqinė qė ma ka dhuruar Zoti.

Zgjidhjen pėr kėtė problem e kam gjetur nė veprimet e thjeshta mbi pėrdorimin e besimit qė mėsohet nė Shkrimi i shenjt. Ato parime janė shkencore dhe tė qėndrueshme, si dhe mund tė shėrojnė ēdokėnd nga vuajta e shkaktuar nga ndjenja e inferioritetit.

Nga pėrdorimi i tyre, i vuajturi mund t'i gjejė dhe t'i lirojė forcat qė e kanė frenuar ndjenjėn pėr paaftėsi.

Disa burime, si komplekse inferioriteti, vendosin pengesat nė fuqi tė personalitetit tonė. Kjo mund tė jetė dhunė emocionale qė dikur ndaj nesh dikush e ka bėrė qysh nė fėmijėri; kėto mund tė jenė pasoja tė aktit tė tillė apo diēka tjetėr qė ia kemi bėrė vetvetes. Ky hall buron nga e kaluara e mjegullt dhe nga rrethanat e turbullta tė fshehura nė personalitetin tonė.

Ndoshta keni vėlla mė tė vjetėr qė ka qenė student i shkėlqyeshėm. Gjithnjė ka marrė vetėm pesėshe, ndėrsa ju vetėm treshe, dhe kėtė gjithnjė iu kanė pėrmendur. Pėr kėtė shkak, keni besuar se kurrė nė jetė si ai nuk do tė keni sukses. Duke marrė parasysh se ai gjithnjė ka marrė pesėshe, ndėrsa ju treshe, keni pėrfunduar se jeni tėrė jetėn tė dėnuar me treshe.

S'ka dyshim se kurrė nuk keni kuptuar se disa nga ata qė kanė marrė nota jo tė mira nė shkollė, kanė arritur sukses mė tė madh jashtė shkollės. Nėse dikush ka pesėshe nė studime, s’do tė thotė se ai ėshtė personi mė i rėndėsishėm nė Shtetet e Bashkuara; ndoshta pesėshet e tij do tė dėshtojnė kur do ta marrė diplomėn, ndėrsa kolegu, i cili nė shkollė ka marr treshe, nė jetė tė vėrtet do tė fillojė tė marrė pesėshe.

Fshehtėsia mė e madhe gjatė mėnjanimit tė kompleksit tė inferioritetit, qė ėshtė vetėm shprehje tjetėr, pėr dyshim tė brendshėm dhe tė themeluar nė vetvete, ėshtė plotėsimi i vetėdijes me besim. Fitoni besim tė plotė nė Zotin dhe kjo do t ju plotėsojė me besim modest, por tė fortė nė vetvete.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1416


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fuqia e mendimit pozitiv

Mesazh  Neo prej 28.12.09 1:56

Arritja e besimit dinamik arrihet me lutje, lutje me kėmbėngulje, lexim dhe thellim nė Shkrimin e shenjt, si dhe zbatimi i veprimeve tė besimit. Nė kapitullin e dytė do t'i shqyrtoj formulat e lutjeve tė posaēme, por kėtu do tė dėshiroja tė theksoj se lutja qė jep besim me vlerė, qė ėshtė i nevojshėm pėr tė mėnjanuar ndjenjėn e inferioritetit, duhet tė jetė i natyrės sė veēantė. Lutja me pėshpėritje tė zakonshme, formale dhe sipėrfaqėsore, s'ėshtė e mjaftueshme.

Njė zezake e mrekullueshme, gjellėbėrėse nė shtėpi tė njė shokut tim, e kishin pyetur, se si kishte sukses t'i mposhte plotėsisht vėshtirėsitė e veta. Ėshtė pėrgjigjur se vėshtirėsive tė rėndomta mund t'u kundėrshtohesh me lutje tė rėndomta, ndėrsa »kur ju qėllon vėshtirėsia e thellė, duhet tė bėni lutje tė thella«.

Nė mesin e shokėve tė mi qė mė sė tepėrmi mė kanė inspiruar, prej atyre qė i kam njohur, ka qenė edhe i ndjeri Harlowe B. Andrews nga Syracusea i shtetit tė New York-ut, njėri nga afaristėt mė tė mirė dhe mė tė autorizuar si ekspertė i mendimeve. Ka thėnė se ka shumė lutje qė nuk zgjasin shumė - Q tė arrini kudo qoftė, me ndihmėn e besimit - ka thėnė ai - mėsohuni tė bėni lutje tė lutjeve tė gjata. - S'ka dyshim se kishte tė drejtė, sepse Shkrimi shenjt thotė: »U bėftė sipas besimit tuaj« (Ungjilli sipas Mateut 9,29). Pra, pėr problemin tuaj tė madh, le tė jetė edhe lutja juaj mė e madhe.

Kėngėtari Roland Hayes e ka cituar gjyshin e tij, njeri mė pak i arsimuar se nipi i tij, por me depėrtim tė lindur, me menēuri konstante. Ai ka thėnė: - Halli nga shumė lutjet ėshtė nė atė se nuk shkon thellė. - Me lutje, frikėn dhe ndjenjat e inferioritetit, i zhytni thellė nė dyshimet tuaja. Bėni lutje tė thella, tė gjata, tė cilat depėrtojnė nė thelb, dhe do tė arrini besim tė fortė jetėsor. Vizitoni kėshilltarin kompetent shpirtėror dhe lejoni qė t ju mėsojė si tė arrihet besimi.

Aftėsia e zotėrimit dhe e pėrdorimit tė besimit si dhe lirimi i fuqisė qė besimi i arrin, ėshtė shkathtėsi si ēdo shkathtėsi tjetėr dhe mund tė hulumtohet dhe tė pėrdoret qė tė arrihet pėrsosmėria.

Nė fund tė kėtij kapitulli i kam cekur dhjetė propozime pėr ta mposhtur mendimin e inferioritetit dhe pėr zhvillim tė besimit. Me vullnet zbatoni kėto rregulla dhe ato do t’ju ndihmojnė nė arritje tė vetėbesimit nė vete ashtu qė do t'i shpėrndajė ndjenjat e inferioritetit, pa marrė parasysh sa thellė janė rrėnjosur.

Por kėtu dua tė theksoj, se sugjerimi i koncepteve tė vetėbesimit nė mendjen tuaj ėshtė shumė efikase gjatė krijimit tė ndjenjės sė vetėbesimit. Nėse mendja juaj ėshtė e ngarkuar nga mendimet pėr pasiguri dhe paaftėsi, natyrisht kjo ėshtė pėr shkak tė faktit se ato mendime shumė gjatė mbizotėrojnė nė mendjen tuaj. Mendjes duhet ofruar mėnyrė tė re pozitive, e kjo arrihet nėse vazhdimisht pėrsėritet mendimi pėr vetėbesim.

Nė punėt e pėrditshme kėrkohet disiplinim i mendimeve, nėse dėshironi qė mendjen tuaj ta formoni pėrsėri dhe ta shndėrroni nė fabrikė pėr prodhimin e fuqisė. Madje edhe gjatė punėve tė pėrditshme, ėshtė e mundur tė depėrtohet me vetėbesim tė mendimeve. Do t’ju tregoj njė rrėfim pėr njė njeri qė kėtė e ka bėrė duke e pėrdorur njė mėnyrė tė veēantė.

Njė mėngjes tė ftohėt dimri, nė Perėndimin e mesėm, nė hotel tė qytetit, njė njeri mė vizitoi qė tė mė shpjer nė njė qytet tjetėr, i cili ishte larg mėse nėntėdhjetė kilometra, pėr tė mbajtur ligjėrata. Mua mė dukej se veturėn e ngiste mė shpejt se qė ishte e arsyeshme, prandaj dhe ia pėrkujtova qė kemi mjaft kohė, duke i propozuar qė veturėn ta ngiste mė ngadalė.

- Mos t’ju brengos ngasja ime e veturės - ėshtė pėrgjigjur ai. - Edhe unė kam qenė me shumė ndjenja pasigurie tė lloj-lloj, por i kam mposhtur. Kisha frikė nga udhėtimi me automjet dhe fluturimit me aeroplan; nėse dikush prej anėtarėve tė familjes sime do tė udhėtonte, brengosesha gjer nė kthimin e tij.

Pa ndėrprerė kam lėvizur pėr shkak tė pėrshtypjes se do tė ndodhte diēka dhe kjo ma ka vėshtirėsuar jetėn. Kam qenė i pėrshkuar me ndjenja tė inferioritetit dhe mė ka munguar vetėbesimi. Kjo gjendje ėshtė shfaqur edhe nė punėn time dhe nuk mė shkonte mirė. Por, kam hasur nė plan tė mrekullueshėm, i cili tė gjitha ato ndjenja pasigurie i ka nxjerrė nga mendja ime dhe tani jetoj me ndjenjė besimi, jo vetėm nė vete, por edhe pėrgjithėsisht nė jetė.

Ky ishte »plan i mrekullueshėm« i tij. I tregoi dy kapėse tė pėrforcuara nė disk sinjalesh tė automjetit, pranė erėmbrojtėsit, e shtriu dorėn nė ndarje pėr dorėza, nga e cila nxori pakon me kartela. E zgjodhi njė kartelė dhe e vuri nėn kapėse. Nė tė shkruante: »Nėse keni besim... asgjė s'do t ju jetė e pamundshme.« (Ungjilli sipas Mateut 17,20). E largoi me njė dorė, me shkathtėsi e ktheu nė pako, gjersa e ngiste automjetin, pastaj e zgjodhi tjetrin dhe e vendosi nėn kapėse. Nė tė shkruante: »Nėse zoti na pėrkrah, kush do tė jetė kundėr nesh?« (Letra drejtuar Romakėve 8,31).

- Unė jam agjent tregtar - sqaroi ai - dhe tėrė ditėn ngas veturėn pėrqark, duke i vizituar klientėt. Kam zbuluar se njeriu gjatė ngasjes jepet pas gjithfarė mendimesh. Nėse mėnyra e mendimit tė tij ėshtė negativ, gjatė ditės do tė jepet pas shumė mendime negative, e kjo me tė vėrtetė ėshtė keq pėr tė; edhe unė kam qenė i tillė. Ngisja automjetin tėrė ditėn, me mendime plot frikė dhe humbje, dhe kjo ka qenė njėra ndėr arsyet e shitjes sė dobėt.

Por, qė kur i pėrdori kėto kartela gjatė ngasjes dhe i mėsoj pėrmendėsh, kam mėsuar tė mendoj ndryshe. Pasiguritė e vjetra qė mė kanė ndjekur, thuajse tė gjitha janė zhdukur, dhe nė vend qė tė mendoj pėr frikė dhe jo efikasitet, mendoj pėr besim dhe guxim. Me tė vėrtet ėshtė pėr mrekulli se si kjo metodė mė ka ndryshuar. Mė ka ndihmuar edhe nė punė, sepse si mund tė pritni qė diēka do tė shitni, nėse i qepeni klientit, duke menduar se asgjė s'do t'i shitni?

Ky plan i shokut tim ėshtė shumė i menēur. Duke e pėrshkuar vetėdijen tuaj me thėnie pėr prani tė Zotit, pėrkrahje dhe ndihmė, me tė vėrtet keni ndryshuar mėnyrat e mendimit. E ka pėrfunduar sundimin e gjatė tė ndjesės sė tij pėr pasiguri. I ka liruar fuqitė e veta potenciale.

Me mėnyrėn e mendimit, krijojmė ndjenjė pėr pasiguri. Nėse nė mendimet tona, pa ndėrprerė, pėrqendrohemi nė pritje tė keqe tė ngjarjeve tė vėshtira qė mund tė ndodhin, rezultat i kėsaj do tė ishte ndjenja e pėrhershme e pasigurisė. Pėrpos kėsaj, me fuqinė e mendimit tonė, prirja ėshtė edhe mė serioze pėr tė krijuar vetėm rrethana qė u frikėsohemi. Ai shitės me tė vėrtetė, me vendosjen e kartelave para vetit, nė automjet, me mendime gjallėruese pėr guxim dhe vetėbesim, ka krijuar rezultate pozitive. Fuqitė e tij, qė kanė qenė tė penguara nga psikologjia humbėse, janė lulėzuar nė personalitet, nė tė cilin stimulohen prirjet e tij krijuese.

Mungesa e vetėbesimit, pa dyshim, ėshtė njė nga problemet mė tė mėdha qė nė ditėt e sotme i mundon njerėzit. Nė njė universitet janė anketuar gjashtėqind studentė tė psikologjisė. Studentėt do tė duhej tė thonė problemin mė tė madh personal tė tyre. Shtatėdhjetė e pesė pėr qind - kanė thėnė pėr mungesė tė vetėbesimit. Mund tė supozojmė me arsyetim se kjo pėrqindje e lartė, njėjtė vlen edhe pėr tėrė popullatėn. Gjithkund hasim njerėz qė nė brendi frikohen, qė tėrhiqen nga jeta, qė vuajnė nga ndjenja e thelluar pėr paaftėsi dhe pasiguri, qė dyshojnė nė fuqi personale.

Ata, thellė nė vetvete, nuk besojnė nė aftėsi personale pėr t'i pranuar pėrgjegjėsitė dhe pėr t'i shfrytėzuar rastet. Gjithnjė i ngarkon frika e ligė e paqartė, se diēka s'do tė bėhet mirė. Nuk besojnė nė vete se kanė mundėsi tė bėhen ashtu siē dėshirojnė dhe pėr kėtė shkak mundohen tė jenė tė kėnaqur me mė pakė nga ajo qė janė tė aftė. Me mijėra njerėz gjatė jetės zvarriten nė duar dhe gjunjė, tė shkatėrruar dhe tė frikėsuar. Nė tė shumtėn e rasteve, pengimi i tillė i fuqisė, plotėsisht ėshtė i panevojshėm.

Goditjet jetėsore, grumbullimi i vėshtirėsive dhe rritja e problemeve, e shteron fuqinė, ju bėn tė lodhur dhe tė demoralizuar. Nė gjendje tė tillė, vlera e vėrtetė e fuqisė tuaj shpesh ėshtė e turbulluar dhe do tė anoni tė demoralizoheni, edhe pse, me fakte, kjo s'ėshtė e arsyeshme. Ėshtė me rėndėsi qė pėrsėri t'i vlerėsoni mjetet tuaja personale. Kur kėtė vlerėsim e bėni nga pikėpamja e kuptueshme, ajo do t’ju bindė se nuk jeni aq shumė tė mposhtur, siē mendoni.

Pėr shembull, m'u pat drejtuar njė njeri me moshė pesėdhjetedyvjeēar. Ka qenė nė gjendje shumė tė dėshpėruar. Mė tha, se tė gjitha qė i ka krijuar tėrė jetėn janė zhdukur.

- Tė gjitha? - e pyeta.

- Tė gjitha - u pėrgjigj ai. Vazhdoi dhe mė tutje, se me atė ka marrė fund. - Asgjė nuk mė ka mbetur. Asgjė tjetėr nuk kam. Nuk ka shpresa, ndėrsa unė jam shumė i vjetėr pėr tė fi1luar pėrsėri. E kam humbur tėrė besimin.

Natyrisht, kisha mėshirė ndaj tij, por ishte evidente se halli i tij kryesor ishte qė hijet e errėta tė dėshpėrimit ia kishin vėrshuar mendjen, madje edhe ia kishin devijuar qėndrimin atij. Mbrapa kėtij mendimi tė devijuar, fuqitė e vėrteta tė tij janė larguar dhe e kanė bėrė tė pafuqishėm.

- Pra - i thashė - tė supozojmė se e marrim njė copė letėr dhe i shėnojmė vlerat qė ju kanė mbetur.

- Nuk ka dobi - psherėtiu ai. - Asgjė nuk mė ka mbetur. A nuk ju thashė kėtė?

- Megjithatė ta shohim - i jam pėrgjigjur dhe pastaj e kam pyetur: - Bashkėshortja juaj a ėshtė ende me ju?

- Po, natyrisht. Ajo ėshtė e mrekullueshme. Nė martesė jemi tanimė tridhjetė vjet. Kurrė s'do tė mė linte, pa marrė parasysh sa keq do tė na bėhet.

- Mirė, kėtė do tė shėnojmė: bashkėshortja juaj ende ėshtė me ju dhe pa marrė parasysh kurrė nuk do t'ju braktisė. E fėmijėt tuaj? A keni fėmijė?

- Kam - u pėrgjigj. - Kam tre fėmijė, po ashtu edhe ata janė tė mrekullueshėm. Jam prekur kur kanė ardhur dhe mė kanė thėnė: »Baba, tė duam dhe pranė teje do tė jemi«.

- Mirė, pra - i thashė - kjo ėshtė numėr dy: tre fėmijė qė ju duan dhe do tė jenė pranė jush. A keni shokė? - e pyeta.

- Kam - u pėrgjigj. - Me tė vėrtetė kam shokė tė mirė. Duhet tė pranoj se kanė qenė shumė tė sjellshėm Kanė qenė dhe mė kanė thėnė se dėshirojnė tė mė ndihmojnė, por ata ēfarė mund tė bėjnė? Nuk mund asgjė tė bėjnė.

- Kjo ėshtė numėr tre: keni shokė qė dėshirojnė t ‘ju ndihmojnė dhe qė ju respektojnė. E ēfarė ėshtė me nderin tuaj? A keni gabuar diēka?

- Me nderim tim krejt ėshtė nė rregull - u pėrgjigj ai. - Gjithnjė kam tentuar tė bėj gjėra tė mira dhe ndėrgjegjen e kam tė pastėr.

- Mirė - thashė - kėtė do tė shėnojmė si numėr katėr: nderi. Si jeni me shėndet?

- Me shėndet jam mirė - ėshtė pėrgjigjur ai. - Rrallė kam qenė i sėmurė dhe mendoj se fizikisht jam nė gjendje shumė tė mirė.

- Pra, tė shėnojmė kėtė si numėr pesė: shėndeti fizik i mirė. E ēfarė ėshtė me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės? A mendoni se edhe mė tutje u shkon mirė dhe se ky vend ėshtė me mundėsi tė pa kufizuar?

- Po - tha ai. - Ky vend ėshtė i vetmi nė botė nė tė cilin kam dėshirė tė jetoj.

- Ky ėshtė numėr gjashtė: jetoni nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, vend me mundėsi tė pakufizuara, dhe jeni tė kėnaqur qė gjendeni kėtu. - Pastaj i kam bėrė pyetje: E ēfarė ėshtė me besimin tuaj nė Zot? A besoni nė Zot dhe nė atė se Zoti do t ju ndihmojė?

- Besoj - ėshtė pėrgjigjur ai. - Mendoj se nuk do tė kisha mund t'u pėrballoja tė gjitha kėtyre pa pasur pak ndihmė tė Zotit.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1416


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fuqia e mendimit pozitiv

Mesazh  Neo prej 28.12.09 2:08

- E tani - thashė - tė cekim vlerat qė i kemi zbuluar:

1. Bashkėshorte tė mrekullueshme: tridhjetė vjet martesė.

2. Tre fėmijė besnikė qė do t’ju pėrkrahin.

3. Shokėt qė do t’ju ndihmojnė dhe qė ju respektojnė.

4. Nderi: prej asgjėje nuk duhet tė turpėroheni.

5. Shėndeti fizik i mirė.

6. Jetoni nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, vendin mė tė mirė nė botė.

7. Besoni nė Zot.

Letrėn ia shtyra pėrpara nė tavolinė. - Shikoni. Mė duket se i keni tė gjitha vlerat e mundshme. Ndėrsa mė thatė, se me ju ka marrė fund.

Ai i turpėruar buzėqeshi. - Ndoshta s'kam menduar nė tė gjitha kėto. Ndoshta gjėrat edhe s’janė aq keq - tha, i zhytur nė mendime.

- Ndoshta mund tė nis prej fillimit, vetėm nėse mbledh pak - forcė nė vete.

Pati sukses nė kėtė dhe ia filloi nga fillimi. Por, kėtė e bėri pasi i ndryshoi pikėpamjet e veta, qėndrimin e vet mendor. Besimi ia fshiu dyshimet dhe nė tė mbiu forca mė e madhe se sa qė duhej pėr t'i mposhtur tė gjitha vėshtirėsitė.

Kjo ngjarje ilustron tė vėrtetėn e brendshme qė mund tė shprehet me fjali tė psikiatrit tė famshėm, mjekut Karl Menninger- it. Ai ka thėnė: »Qėndrimet janė mė tė rėndėsishme se faktet«. Ia vlen, qė kjo tė pėrsėritet gjersa kjo, e vėrteta, nuk ju pėrshkon plotėsisht. Asnjė fakt me tė cilėn ballafaqohemi, pa marrė parasysh sa ėshtė i pashpresė, s'ėshtė aq me rėndėsi sa ėshtė qėndrimi ynė ndaj tij. Ajo qė mendoni pėr atė mund t’ju mposhtė para se tė bėni ēfarėdo nė lidhje me tė. Ekziston mundėsia qė faktin ta lejoni t’ju zotėrojė, para se tė filloni me tė vėrtet pėr ta zgjidhur. Nga ana tjetėr, mėnyra e mendimit optimist dhe tė besueshėm, mund t'i ndryshojė faktet dhe tėrėsisht t'i mposhtė.

E njoh njė njeri qė ėshtė shumė i zellshėm nė organizatėn e tij, jo pėr shkak aftėsive tė tij tė jashtėzakonshme, por pėr shkak se nė mėnyrė konstante e shpreh deri nė fund, mėnyrėn e mendimit triumfues. Bashkėpunėtorėt e tij, ndonjė propozim shpesh e shohin nė mėnyrė pesimiste; ndėrsa ai atėherė e pėrdor atė qė e quan »metoda e thithjes«. Me pyetje tė rreshtuara ai »thith pluhurin« nga mendja e bashkėpunėtorėve tė tij dhe ashtu i largon qėndrimet e tyre negative. Pastaj, nė mėnyrė tė qetė i propozon mendimet pozitive nė lidhje me propozimin, derisa grumbullimi i qėndrimeve tė reja nuk e inspiron kuptimin e ri tė fakteve.

Ata shpesh komentojnė se si faktet e ndryshme paraqiten kur ai njeri »punon nė to«. Kryesore ėshtė qėndrimi ndaj besimit, por kjo nuk e pėrjashton objektivitetin gjatė vlerėsimit tė fakteve. Viktima e kompleksit tė inferioritetit, tė gjitha faktet i sheh nėpėrmjet qėndrimeve tė shtrembėruara. Sekreti i pėrmirėsimit ėshtė thjesht qė tė arrihet botėkuptimi normal, ndėrsa ajo gjithnjė ėshtė pozitive.

Pra, nėse vėreni se jeni tė mposhtur dhe e keni humbur besimin pėr aftėsi triumfuese, uluni, merreni njė letėr dhe bėni listėn e faktorėve qė janė nė dobi tuaj, e jo tė atyre qė ndikojnė kundėr jush. Nėse ju apo unė do tė mendojmė pandėrprerė nė forca qė i konsiderojmė se janė kundėr nesh, do t'i shndėrrojmė nė fuqi shumė mė tė madhe se sa e meritojnė. Do tė duken mė tė fuqishėm se sa me tė vėrtetė janė. Por, nėse, nė tė kundėrtėn, nė mėnyrė mendore i paraqitni dhe gjithnjė nga fillimi i konfirmoni vlerat dhe mjetet tuaja e mendoni nė to, duke i theksuar nė masė mė tė madhe tė mundshme, do t'i ngreheni mbi tė gjitha vėshtirėsitė, pa marrė parasysh se ēfarė janė. Forcat tuaja tė brendshme, prapė do tė lajmėrohen dhe me ndihmėn e Zotit do t’ju tėrheqin nga mposhtja - nė fitore.

Njė nga konceptet mė tė mira, si ilaē i sigurt pėr mungesė tė vetėbesimit, ėshtė mendimi se Zoti me tė vėrtetė ėshtė me ju dhe ju ndihmon. Kjo ėshtė njė nga mėnyrat mė tė thjeshta pėr besim: Zoti do tė jetė shoku juaj, do tė jetė pranė jush, do t’ju ndihmojė dhe kuptojė. Asnjė mendim tjetėr s'ėshtė aq i fuqishėm, sikur ky besim i thjeshtė gjatė zhvillimit tė vetėbesimit. Pėr tė pėrdorur kėtė, thjeshtė pohoni: »Zoti ėshtė me mua;. Zoti mė ndihmon; Zoti mė udhėheq«. Disa minuta nė ditė parafytyroni praninė e tij. Pastaj mėsohuni pėr tė besuar nė kėtė pohim. Kryeni detyrėn tuaj me supozim se ėshtė e vėrtetė atė qė e pohoni dhe pėrfytyroni. Kėtė ta pohoni, kėtė ta pėrfytyroni, dhe kjo do tė realizohet. Forca, tė cilėn e liron kjo mėnyrė, do t’ju habitė.

Ndjenjat e vetėbesimit varen nga lloji i mendimit qė parimisht e pėrshkojnė vetėdijen tuaj. Nėse mendoni nė humbje, sigurisht edhe do ta pėrjetoni. Mendimet le t’ju vinė me vetėbesim; kjo le t’ju bėhet shprehi mbizotėruese dhe do tė arrini aftėsi tė mėdha me tė cilat, pa marr parasysh pengesat qė do tė paraqiten para jush, ju do t'i mposhtni ato. Ndjenjat e vetėbesimit me tė vėrtetė e nxisin rritjen e forcės. Basil King njėherė pati thėnė: »Bėhuni i guximshėm dhe forcat e fuqishme do t’ju vijnė nė ndihmė«. Pėrvoja vėrteton se kjo ėshtė e vėrtetė. Do tė vėreni si ato forca tė fuqishme ju ndihmojnė, gjersa besimi gjithnjė e mė i madh ju ndėrron qėndrimet.


Emerson-i ka publikuar njė tė vėrtetė tė madhe: »Fitojnė ata qė mendojnė se atė mund ta bėjnė«. Ka shtuar: »Bėni atė tė cilės i frikoheni dhe frika do tė shpartallohet«. Bėni ushtrime pėr vetėbesim dhe besim, pastaj frika dhe pasiguria juaj nuk do tė ketė fuqi mbi ju.

Njėherė kur Stonewall Jackson-i, ka planifikuar njė sulm tė guximshėm, njė gjeneral i tij, me frikė ka dhėnė vėrejtje, duke thėnė: »I frikėsohem kėsaj« ose »Frikėsohem se...«. Duke ia vėnė dorėn nė krahė vartėsit tė tij tė frikėsuar, Jackson-i i ka thėnė: - Gjeneral, kurrė mos i dėgjoni kėshillat e frikės tuaj.

Fshehtėsia ėshtė nė atė qė vetėdijen ta mbushni me mendime nė besim dhe vetėbesim. Kėshtu qė, me forcė do t'i largoni, ose nė tėrė mangėsitė e vetėbesimit, do tė detyroheni qė tė dyshoni. Njė njeriu, tė cilin gjatė e ka pėrcjellė pasiguria dhe frika, i kam propozuar qė tė lexojė Shkrimin e shenjt dhe me laps tė kuq tė nėnvizojė ēdo fjali qė ka tė bėjė me guximin dhe vetėbesimin.

I ka mėsuar pėrmendėsh, duke e vėrshuar mendjen me mendime mė tė shėndosha, mė tė lumtura dhe mė tė fuqishme nė botė. Kėto mendime dinamike e kanė shndėrruar: nga shpresėhumbur - njeri me forcė qė bėn pėrshtypje. Pas disa javėsh, ndryshimi tek ai ka qenė i konsiderueshėm. Pothuajse nga mposhtja e plotė ėshtė bėrė personalitet me vetėbesim qė inspiron me besnikėri. Tani rrezaton trimėrisht dhe me magnetizėm. Nė mėnyrė tė thjeshtė, me ndryshimin e tė menduarit, e ka kthyer vetėbesimin nė vetvete dhe nė forcat e veta personale.

Tė pėrfundojmė: ēfarė mund tė bėni menjėherė, qė ta krijoni vetėbesimin? Nė vijim janė dhjetė rregulla tė thjeshta punuese, pėr t'i mposhtur qėndrimet e paaftėsisė dhe mėsimi se si tė pėrdoret besimi. Me mijėra njerėz i pėrdorin kėto rregulla dhe lajmėrojnė pėr rezultate tė suksesshme. Pranoni kėtė program dhe pastaj edhe ju do ta krijoni vetėbesimin nė forcat personale. Edhe ju do tė arrini ndjenjė tė re pėr forcė.

1. Formoni dhe vėni nė vetėdijen tuaj figurėn mendore si tė pashlyeshme, vetėn nė persona tė suksesshėm. Me kėmbėngulje i pėrmbaheni kėsaj figure. Kurrė mos lejoni tė zbardhet. Mendja juaj do tė jetė e gatshme qė edhe mė tutje tė zhvillohet. Kurrė mos mendoni pėr vetvete se jeni person jo i suksesshėm; kurrė mos dyshoni nė njėmendėsi tė kėsaj figure mendore. Kjo ėshtė shumė e rrezikshme, sepse mendja gjithnjė tenton tė realizojė atė ēfarė mendon. Prandaj, gjithnjė mendoni »nė sukses«, pa marrė parasysh qė ēėshtjet momentalisht mund tė janė keqėsuara.

2. Kurdo, kur t’ju bie nė mend, mendimi negativ, qė ka tė bėjė me fuqitė tuaja personale, me qėllim thirreni mendimin pozitiv, qė ta zhdukni atė negativ.

3. Mos krijoni pengesa nė pėrfytyrime. Degradojeni ēdo pengesė tė ashtuquajtur. I pakėsoni. Vėshtirėsitė duhet t'i studioni dhe me efikasitet t'i zgjidhni dhe t'i mėnjanoni, por duhet t'i shihni vetėm ashtu siē janė me tė vėrtetė. Nuk lejohet tė zmadhohen mendimet me plotė frikė.

4. Mos lejoni qė tė tjerėt t’ju verbėrojnė me shkėlqim dhe mos i imitoni. Askush nuk mund tė jetė i dobishėm si JU. Mos harroni, pėrkundrazi nga dukja dhe sjellja e tyre se janė plotė vetėbesim, shumica e njerėzve, po ashtu shpesh si ju, janė tė frikėsuar dhe dyshojnė nė vetvete.

5. Dhjetė herė nė ditė pėrsėritni kėto fjalė: »Nėse Zoti na pėrkrah, kush do tė jetė kundėr nesh?« (Letra e drejtuar Romakėve 8,31). (Menjėherė ndėrpritni leximin dhe i pėrsėritni ngadalė dhe me besim).

6. I drejtoheni kėshilltarit tė suksesshėm, i cili do t ju ndihmojė pėr tė kuptuar, pse bėni atė qė bėni. Njoftohuni me burimin e pasigurisė suaj dhe tė dyshimit ne vetvete, i cili shpesh fillon prej fėmijėrisė. Vetėbesimi ju drejton gjer nė shėrim.

7. Dhjetė herė nė ditė pėrdorni pohimin nė vijim, duke pėrsėritur, nėse ėshtė e mundur me zė: »Gjithēka mundem me ndihmėn e Zotit qė mė jep fuqi.« (Letra drejtuar Filipinasve 4,13). MENJEHERE pėrsėritni kėto fjalė. Kjo fjali magjike ėshtė kundėrhelmi mė i miri nė botė pėr mendime tė pavlefshme.

8. Vlerėsoni aftėsitė tuaja realisht, e pastaj i rritni pėr 10 pėr qind. Mos u bėni egoist, por fitoni vetėbesim tė shėndoshė. Besoni nė fuqi personale, tė cilat ju ka dhėnė Zoti.

9. Pėrkushtohuni nė duart e Zotit. Pėr tė bėrė kėtė, thjesht duhet pėr tė thėnė: »Unė jam nė duart e Zotit.« Pastaj besoni se si TANI ju vjen fuqia qė ju duhet. »Vėreni« si ajo ndikon nė ju. Vėrtetoni se »mbretėria e Zotit ėshtė mes jush« (Ungjilli sipas Lukės 17,21) nė formė tė fuqisė qė tė ballafaqoheni me kushtet e jetės.

10. Pėrkujtohuni se Zoti ėshtė me ju dhe asgjė nuk mund t’ju mposhtė. Besoni se tani PRANONI fuqi nga Ai.



Pjesė nga libri “Fuqia e mendimit pozitiv” nga Norman V. PEALE
Pėrktheu: Bashkim Kalaveshi
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1416


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fuqia e mendimit pozitiv

Mesazh  Neo prej 09.03.10 21:29

Mendo pozitivisht!

Studimi, i koordinuar nga Universiteti i Kansasit tregon sesi tė gjitha subjektet qė orientohen nga e ardhmja janė mė tė prirur pėr sjellje tė shėndetshme.

Ėshtė vėrtetuar shkencėrisht se personat tė cilėt mendojnė shumė pėr tė ardhmen dhe sakrifikojnė pėr ndėrtimin e saj, janė mė tė predisponuar pėr tė ruajtur shėndetin e tyre sesa tė tjerėt qė jetojnė vetėm tė sotmen.

Njė fakt tė tillė e pohon njė studim i realizuar nga ekspertėt e Kansas State University, sipas tė cilėve ka njė lidhje mes psikikės sonė dhe mirėqenies shėndetėsore tė mirė dhe mė vonė nė jetė.

Ai dėshmon sesi tė gjithė ata qė nuk kėrkojnė kėnaqėsi tė menjėhershme, por dėshirojmė tė sigurohen pėr njė jetė mė tė qetė tė nesėrmen, jetojnė mė shėndetshėm duke shmangur pirjen e duhanit, alkoolit dhe veseve tė dėmshme tė jetesės nė pėrgjithėsi.

Studimi, i koordinuar nga James Daugherty dhe dr. Gary Brase tė Universitetit tė Kansasit tregon sesi tė gjitha subjektet tė cilėt treguan njė mendje tė orientuar pėr tė ardhmen ishin gjithashtu mė tė prirura pėr sjellje tė shėndetshme.

“Ky studim pėrbėn njė potencial tė madh pėr tė ndihmuar njerėzit tė bėjnė vendime mė tė mira nė shėndetin”, ka konkluduar Dr. Bra pranė kėtij universiteti lidhur me njė fakt tė tillė.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1416


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fuqia e mendimit pozitiv

Mesazh  gjilanasi prej 26.02.15 11:57

Mendimet negative qė duhet t’i harroni...qė TANI



Ne tė gjithė ankohemi, dimė tė jemi tė neveritshėm dhe mospėrfillės. Kemi zėrin qė na thotė se nuk jemi mjaftueshėm mirė, nuk jemi mjaftueshėm tė menēur, dhe qė do tė dėshtojmė ende pa u lodhur.

E dėgjojmė kėtė zė kur veshim rroba banje, kur vendosim tė dukemi ndryshe, kur jemi nė njė grup tė madh tė njerėzve, e urrejmė kėtė zė, por pėrkundėr kėsaj duhet t’i lėmė nė harresė mendimet negative.


“Ju nuk duhet ta bėni/ thoni/ vishni atė”

Kjo ėshtė vetėm faj dhe keqardhje, e cila po na dėmton kėtu dhe tani. Fjala “duhet” nevojitet ta largoni nga fjalori. Provoni ta zėvendėsoni atė me fjalėn “ mund” dhe do t’i vėreni vetė ndryshimet.

Nė vend tė “ unė duhej t’i flisja mė mirė fėmijėve”, thuaj “ Unė mund t’ju flas me mirė fėmijėve dhe herėn tjetėr do ta bėjė”.

Nė fund tė fundit ju nuk mund tė ndryshoni tė kaluarėn, ju duhet vetėm tė vazhdoni pėrpara.


“Unė kurrė nuk mund ta bėjė kėtė”

Ndoshta dėshironi tė gatuani diēka, por ju vetėm thoni se do tė dėshtoni. Ani ēka? Ka gjėra tė gabuara nė botė qė nuk janė tė vendosura si duhet. Ndoshta do tė dėshtoni, ndoshta jo. Ndoshta do ta doni atė, ndoshta do tė jete gjėja mė e keqe qė ju keni bėrė. Duhet ta largoni kėtė zė. Nuk ka asnjė arsye pse dikush tjetėr mund ta bėjė dhe ju nuk mundeni.


“Unė do tė jem i/e lumtur kur…”

Do tė jem e lumtur kur fėmiu tė flejė rehatshėm natėn. Lumtura nuk ėshtė drejtim. Mos i humb ditėt e lumtura duke pritur pėr njė ditė tjetėr mė tė lumtur. Ne nuk mund tė dimė se ēfarė do tė na sjellė e ardhmja.


“Ēdo moment ėshtė i ēmueshėm”

Kjo nuk tingėllon si zė negative, por ėshtė nė njė far mėnyre. Ne jemi tė kushtėzuar tė besojmė se duhet tė shijojmė dhe pėrjetojmė ēdo moment me fėmijėt tanė dhe ndihemi fajtor kur nuk e bėjmė. Mos u ndjeni keq: disa momente kundėrmojnė. Sikur bebja juaj tė “eksplodojė” pelenėn dhe tė shpėrndahet kėmbėve tė tij. Jo tė gjitha momentet janė menduar tė “shijohen”, disave vetėm duhet t’ju rezistosh.
avatar
gjilanasi

379


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fuqia e mendimit pozitiv

Mesazh  mario-marku.al prej 06.09.15 16:43

kam menduar qe eshte shume e veshtire per te gjetur dije ne kte bote qe na rrethon dhe kte shoqeri ...
por ne te vertet ja ku e kemi dijen e vertet qe na duhet per jeten ...
te mesojme te jemi pozitiv,pastaj zoti na jep fuqine ta praktikojme ate .
avatar
mario-marku.al

Sekreti I Jetes Jeto Gjithmon Ne Te Tashmen ... Smile

5


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fuqia e mendimit pozitiv

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi