Qyteti i simboleve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Qyteti i simboleve

Mesazh  Neo prej 17.12.09 1:35

Qyteti i simboleve - Londra



Romani mė i fundit i Den Braunit dėrgon simbologjistin Robert Lengdon, nė njė kėrkim tė ri. Pasi ėshtė mpleksur mė parė me Parinė e Sionit dhe Iluminatin, kėtė herė ai ėshtė vėnė nė kėrkim tė frimasonėve; dhe pėrsėri atij i duhet tė ndjekė njė gjurmė thesari me ēelėsat qė qėndrojnė fshehur nė panoramėn urbane.

Den Braun ėshtė i njohur pėr qasjen shumė tė ēlirėt qė ka ndaj fakteve historikė, dhe saktėsia zė njė vend tė dytė, prapa intrigės dhe fabulės sė romanit. Vendndodhja e tij e re ėshtė Uashingtoni, njė qytet plot me lidhje masonike. Por, ndoshta Den Brauni do tė kish bėrė mė mirė qė t'ia kish filluar nga rrėnjėt e frimasonerisė, nė qytetin e Londrės.

Qyteti i Londrės, apo Square Mile ėshtė histori dhe mitologji nė beton, duke shkuar pas nė kohė deri tek i famshmi gur i Londrės. Vendbanimet kėtu janė tė parakohės romake, por influencėn mė tė madhe mbi qytetin ashtu si e njohim ne sot e ka patur projekti i rindėrtimit qė u realizua pas Zjarrit tė Madh tė vitit 1666. Ky projekt i dha Londrės pjesėn mė tė madhe tė formės qė ka sot si dhe shumė prej monumenteve mė tė mėdha tė saj.

Ndryshe nga shtrirja e mėhershme dhe krejt pa plan qė ishte rritur nė mėnyrė organike pėr shekuj me radhė, rindėrtimi u krye nė pėrputhje me njė masterplan. Disa pretendojnė se ishte thjeshtė njė pėrpjekje pėr tė ndėrtuar vija mė tė rregullta dhe racionale, por nėse shkojmė pak mė poshtė sipėrfaqes, na shfaqen aspektet ezoterikė, masonikė dhe madje edhe magjikė tė qytetit.

Sot, ne kemi prirjen ta shohim shekullin e shtatėmbėdhjetė si njė priudhė progresi shkencor kur racionaliteti u ēlirua nga prangat e supersticionit. Megjithatė, ai racionalitet mori shumė forma, dhe gjeometria e shenjtė, numerologjia dhe astrologjia ishin po aq tė respektueshme sa edhe astronomia dhe kimia.

Nisi kėshtu kėrkimi pėr tė gjetur kyēin e universit. Ndėrkohė qė ne mund tė besojmė tani se shkenca do tė na ofrojė tė gjithė pėrgjigjet, nė ato kohė okultja kishte po aq shumė joshje pėr njerėzit e mėsuar, dhe kjo ėshtė diēka qė e shohim edhe nė punėn e tyre.

Frimasonėt u shfaqėn pikėrisht nė kohėn e duhur pėr projektin e madh tė rindėrtimit. Ata ishin grupi mė i fundit i atyre qė ishin vėnė nė kėrkim tė dijes finale, duke ndjekur gjurmėt e "Kolegjit tė Padukshėm" tė rozikrucėve, qė ishte ose njė komplot, njė shoqėri e fshehtė e papenetrueshme, apo edhe njė mashtrim, nė varėsi se kė beson.

Shoqėria Mbretėrore, njė organizatė e rėndėsishme edhe sot, daton qė nė kėtė epokė dhe shihet nga disa si njė zgjatim i Kolegjit tė Padukshėm. Themeluar nė vitin 1660 si 'Shoqėria Mbretėrore e Londrės pėr Pėrmirėsimin e Ideve Natyrore", ajo fillimisht merrej po aq shumė me alkeminė dhe astrologjinė, sa edhe me atė qė ne e mendojmė si shkencė. Kishte njė mbivendosje tė madhe ndėrmjet anėtarėsisė sė Shoqėrisė Mbretėrore, Frimasonėve dhe grupeve ezoterikė edhe mė tė fshehtė si Klubi Kabala.

Arkitekti i madh i Londrės sė re ishte sigurisht Sėr Kristofer Uren - astronom, gjeometėr, anėtar themelues i Shoqėrisė Mbretėrore, deputet dhe arkitekt. Ai ka qenė gjithashtu njė frimason. Nė 18 maj tė vitit 1691, biografi i tij Xhon Obrej shkruante: "Nė kėtė ditė... ka njė mbledhje tė madhe nė Kishėn e Shėn Palit tė vėllazėrisė sė masonėve tė adoptuar, ku Sėr Kristofer Uren do tė adoptohet si vėlla...".

Disa e injorojnė kėtė duke thėnė se ėshtė thjeshtė thashethemnajė, duke qenė se Obrej thjeshtė pėrsėriste atė qė i kish rrėfyer njė farė Uilliam Dagdeil. Megjithatė, teoria mbėshtetet nga njė traditė e vjetėr nė Lozhėn e Masonėve tė Antikitetit Nr. 2, qė Uren ishte drejtues i Lozhės, dhe pėr shumė frimasonė anėtarėsia e tij ėshtė e dukshme nė veprat e tij, sidomos nė monumentin mė tė madh - Katedralja e Shėn Palit.

Me Urenin punonin dy njerėz tė tjerė tė famshėm, Xhon Evelin dhe Nikolas Hoksmur. Ky i fundit mori nofkėn arkitekti i Djallit, dhe kredencialet e tij masonikė nuk vihen aspak nė dyshim. Anėtarėsimi i Hoksmur ėshtė rregjistruar nė vitin 1691, kur ai u bė asistent i Uren. Tė tjerė frimasonė tė njohur pėrfshijnė Xhon Xhejms, mbikqyrėsi i dytė i caktuar nė krah tė Hoksmur dhe Nethėnil Blekėrbaj, drejtues thesari nė komisionin qė ndėrtonte kisha tė reja.

JERUZALEMI I RI

Pėr ndėrtuesit e Londrės sė re, qyteti do tė ishte Jeruzalemi i ri. Roma ishte nė duart e katolikėve, kėshtu qė Londra duhej t'ia kalonte asaj si kryeqyteti i besimit tė vėrtetė. Kjo u pėrforcua nga njė teori popullore se, anglezėt ishin pasardhėsit e Tribusė sė Humbur tė Izraelit, tė cilėt u zhdukėn nė Perėndim pas shkatėrrimit tė mbretėrisė nė vitin 722 para Krishtit.

Londonezi Uilliam Bleik - i cili kish njė prirje tė pėrdorte shėmbėlltyra masonike - thjeshtė i bėnte jehonė kėsaj ideje disa dekada mė vonė, kur shkruante se "Jeruzalemi" ėshtė ndėrtuar kėtu. Ky lloj besimi ishte njė ndihmė pėr ata qė besonin se, Britania duhej tė ishte njė perandori globale, njė pasardhėse e denjė e romės, me njė kryeqytet laik dhe fetar pėr tė qenė nė nivelin e saj.

Shumė koncepte u parashtruan pėr planin e ri tė rrugėve. Tė gjithė kėto hoqėn labirintėt e rrugėve tė vogla dhe rrugicave dhe vendosėn njė farė rregullsie. Disa, sipėr shembull planet e parashtruar nga kartografi Ricard Njukort, ishin thjeshtė modele rrjeti.

Por si Uren, ashtu edhe Evelin, kishin ide mė komplekse, dhe ėshtė thėnė qė plani i Evelin ka njė ngjashmėri tė spikatur me Sefirothin, apo Pemėn e Jetės nga Kabalaja mistike, "hieroglifi mė i mirė i universit tė njohur dhe tė panjohur". Kabalizmi ishte njė temė e preferuar mes filozofėve ezoterikė tė kohės, me qasjen e vet matematiikore dhe gjeometrike, njė pjesė e tė cilės u asimilua prej frimasonėve.

Evelin kishte shkruajtur mė herėt se si njė rregullim i kujdesshėm i mjedisit 'do tė kishte ndikim nė shpirtin e njeriut, dhe do ti pėrgatiste njerėzit pėr takimin me Engjėjt e mirė". Nė Kabalizėm, engjėjt janė mesazherėt mes botės fizike dhe metafizike.

Nė kėtė kohė, disa faktorė praktikė kufizonin rimedelimin nė masė tė Londrės. Por ndėrkohė qė nuk mund tė prishnin rrugė me dėshirė, arkitektėt e Londrės vendosėn vendet e adhurimit sipas planit tė tyre. Uren rirreshtoi boshtin e Shėn Palit me qėllim qė ai tė ishte 914 metra nga Tempulli nė Perėndim dhe nė tė njėjtėn largėsi nga Shėn Dankėn nė lindje, nė drejtimin tjetėr.

Shėn Xhorxhi nė lindje i Hoksmorit ėshtė 914 metra larg nga Muri i Londrės, Shėn Gjoni u vendos 914 metra larg nga monumenti dhe Shėn Mėria e Hokmsor ėshtė nė tė njėjtėn distancė nga Kisha e Krishtit qė po ai vetė ndėrtoi. Largėsia 2000 cubits (914 metra) ėshtė pėrdorur nė Librin Biblik tė Numrave nė rregullat e tij pėr planifikimin e qytetit.

Kjo distancė ishte shfaqur nė studimet modernė tė gjeometrisė sė shenjtė qė nė vitin 1662. Xhon Uilkins, sekretar i parė i Shoqėrisė Mbretėrore e kish konvertuar nė njėsitė moderne, duke krijuar kutin themelor pėr Jeruzalemin e ri.

ARKITEKTI I DJALLIT

Kristofer Uren mbahet mend si kryearkitekti i Londrės moderne, por asistenti i tij Nikolas Hoksmur, qėndron mbi tė nė qarqet okultė falė 12 kishave qė ai ndėrtoi nė pėrputhje me Ligjin 1711.

Kjo shėnoi njė shkėputje nga stili tradicional gotik dhe futi njė fjalor tė ri dhe tė huaj gjeometrik, me obeliskun, piramidat dhe kubat. Interesi i tij patologjik nė kulturat pagane dhe adhurimin parakristian kanė ndihmuar pėr errėsimin e reputacionit tė tij. Kishat e Hoksmur janė tė bazuara nė njė plan boshtesh dhe katėrkėndėshash qė ndėrpriten me njėri-tjetrin, qė ai thoshte se bazoheshin nė "rregullat e tė lashtėve".

Vepra e tij huazon nga Egjpti, Greqia dhe Roma - tė gjitha tė nderuara prej frimasonėve - dhe shpesh herė nė mėnyrė tė dukshme. Qendra e Kishės sė Shėn Xhorxh Blumsbėri ėshtė njė kub perfekt, me njė kullė nė formė piramide. Shtatė prej gurkyēėve tė qimerit janė dekoruar me flakė, i teti ka emrin hebre pėr Zotin nė njė pllakėz metalike trekėndore tė rrethuar nga njė diell; simbolizmi i kėsaj ėshtė i paqartė.

Shėn Mėria e Hoksmur ėshtė e bazuar nė idenė e njė kubi brenda kubit. Ky ka pėrfaqėsuar rrethimin e rrethit qė nga kohėrat e lashta, qė na ēon pas nė pėrmasat ideale tė Njeriut Vitruvian tė Leonardos... dhe siguritsht, te frimasonėt.

"Arkitekti i Djallit" dhe krimet e Londrės

Por ėshtė reshtimi i kishave tė Hoksmur, po aq sa edhe arkitektura e tyre, qė kanė provokuar spekulime, duke nisur nga shkrimtari Jan Sinkler me librin-poemė tė tij, Lud Heat, nė vitni 1975. Ky pėrshkruan se si kishat e Hoksmur formojnė trekėndėsha dhe pesėkėndėsha e qė janė njė shenjė e qartė tė njohjeve dhe lidhjeve satanike tė Hoksmur. Sinkleir ishte i pari qė lidhi kishat e Hoksmur me disa prej krimeve mė tronditės nė historinė e Londrės - vrasjet tashmė tė harruara tė autostradės Retklif nė 1811 dhe vrasjet e Xhek Rrjepėsit nė 1888

Londra nuk ka vetėm ndėrtesat qė duket se i detyrohen mė shumė okultes se sa praktikalitetit strikt. Number One Canada Square, qė mė mirė njihet si Canary Wharf ka mbi vete njė piramidė me njė dritė tė fuqishme nė majė. Vėshtirė tė gjesh njė mishėrim mė tė mirė grafik tė imazhi tė njohur tė piramidės me njė sy nė majė, njė simol qė tė gjithė e kemi parė nė monedhėn e dollarit

Por ėshtė reshtimi i kishave tė Hoksmur, po aq sa edhe arkitektura e tyre qė kanė provokuar spekulime, duke nisur nga shkrimtari Jan Sinkler me librin-poemė tė tij, Lud Heat, nė vitni 1975. Ky pėrshkruan se si kishat e Hoksmur formojnė trekėndėsha dhe pesėkėndėsha tė rregullt, dhe "ruajnė, shėnojnė apo qėndrojnė mbi" burimet e fuqisė okulte tė qytetit. Sinkleir, ofron madje harta pėr tė vėrtetuar reshtimin, qė janė njė shenjė e qartė tė njohjeve dhe lidhjeve satanike tė Hoksmur.

Sinkleir ishte i pari qė lidhi kishat e Hoksmur me disa prej krimeve mė tronditės nė historinė e Londrės - vrasjet tashmė tė harruara tė autostradės Retklif nė 1811 dhe vrasjet e Xhek Rrjepėsit nė 1888. Sinkleir thotė se, influenca e ligė e Kishės sė Krishtit, Spitalfields ėshtė kaq e madhe sa tėrheq akte tė errėt dhune nė afėrsi tė saj.

Kjo temė u mor nė librin e Piter Ekroid, "Hoksmur" nė vitin 1985, i cili transferohet mes rindėrtimit tė Londrės pas Zjarrit tė Madh dhe njė ēėshtjeje tė njė vrasės serial nė kohėt moderne. Ekroid, njė studiues i madh i Londrės, ia vė Hoksmur emrin detektivit modern, ndėrkohė qė arkitekti i shekullit tė shtatėmbėdhjetė nė libėr ėshtė Nikolas Dajėr.

Ideja e Hoksmurit si njė manipulues i forcave tė errėta ėshtė rafinuar mė tej edhe nga libri me grafika i Alan Mur, "Nga ferri". Ky flet pėr njė teori konspirative qė lidh Hoksmurin, frimasonėt dhe vrasjet e Xhek Rrjepėsit. Vrasjet e Rrjepėsit, nė kėtė version, kryhen nga mjeku personal i Mbretėreshės Viktoria, me qėllimin pėr tė fshehur njė fėmijė tė paligjshėm tė nipit tė saj, Princit Albert, dukė i Klarensit.

Mur shfrytėzon njė linjė tė mėhershme tė teorive mbi Rrjepėsin qė lidhin vrasjet me frimasonėt. Betimi pėr fshehtėsi qė bėjnė frimasonėt pėrfshin njė pėrshkrim shumėngjyrėsh tė penaliteteve, duke pėrfshirė pėrmendjen e prerjes sė fytit dhe deklaratėn se, "gjiri im i majtė ėshtė ēarė dhe zemra dhe organet e mia janė marrė qė aty dhe janė hedhur nė supin e majtė" dhe "trupi im ėshtė ndarė mė dysh".

Frimasonėt kėmbėngulin se, ky betim ėshtė simbolik dhe se nė fakt nuk ka patur asnjėherė penalitete mbi ata qė kanė thyer betimin. Megjithatė, njė numėr komentatorėsh kanė thėnė se, mėnyra se si ishin copėtuar viktimat e Rrjepėsit u afrohet shumė kėtyre pėrshkrimeve.

Stivėn Nait, shkoi edhe mė tej nė librin e tij "Xhek Rrjepėsi: Zgjidhja pėrfundimtare" nė vitin 1976. Mbishkrimet e gjetura pranė dy prej vrasjeve thoshin: "hebrenjtė janė njerėzit qė do tė fajėsohen pėr hiē gjė". Nait, pretendon se fjala Juwe nuk ėshtė njė shkrim i gabuar i Jews (hebrenjtė), por ėshtė njė term masonik qė i referohet Jubelės, Jubelos dhe Jubelumit. Kėto janė tre vrasje nė legjendėn masonike qė janė tė lidhur me penalitetet e pėrgjakshėm qė pėrmenden nė betim. Libri i Nait ndeshi nė kundėrvėnie tė mėdha nga autorė tė tjerė qė janė marrė me kėtė temė, por gjithsesi ai rezutoi me influencė, duke ushqyer disa libra dhe disa filma.

Edhe nėse vrasjet e Rrjepėsit ishin njė lloj aplikimi i ndėshkimeve masonikė, kjo nuk ofron zgjidhje. A ishin njė paralajmėrim, apo kish ndonjė qėllim tjetėr simbolik? A ishte Rrjepėsi njė frimason i marrė? Apo, siē thoshte Sinkleir, ishte pėr shkak tė influencės sė modeleve tė errėt arkitekturorė tė Hoksmurit.

PRAPA MASKĖS SĖ ARSYES

Obsesioni me gjeometrinė mistike nuk ishte i kufizuar nė vendet e adhurimit. Xhon Bajrom ishte njė tjetėr frimason, gjeometėr dhe anėtar i Klubit tė Kabalasė (dhe shpikės i sistemit tė stenografisė) nga e njėjta epokė si Uren dhe Hoksmur. Njė koleksion vizatimesh plot hollėsira u gjet kohėt e fundit nė dokumentat e tij qė tregojnė se ka njė bazė gjeometrike dhe astrologjike jo thjeshtė nė shumė prej kishave tė Londrės, por edhe nė teatrot e saj tė mėdhenj.

Influenca masonike e Londrės nuk pėrfundoi pas Zjarrit tė Madh. Nė fillim tė shekullit 19, frimasoneria gėzoi njė periudhė popullariteti mė tė hapur. Princi Augustus Frederik, Dukė i Saseksit, djali i gjashtė i Xhorxhit III, u bė i pari Mjeshtėr i Madh i Lozhit tė Bashkuar tė Anglisė. Fshehtėsia nuk ishte aq e madhe dhe masonė tė njohur tė kohės pėrfshinin Dukėn e Uellingtonit dhe arkitektin sėr Xhon Soan.

Soan ishte bir i njė muratori. Veprat e tij pėrfshinin Bankėn e Anglisė, ndoshta emblema mė domethėnėse e pushtetit nė shekullin e ri. Puna e Soan nė Bankėn e Londrės vazhdoi pėr 45 vite dhe ai e pėrshkroi atė si "krenarinė dhe mburrjen e jetės sime".

Njė bankė duhet tė projektojė njė imazh fortėsie dhe stabiliteti, dhe ndėrtesa e Bankės sė Anglisė e realizuar nga Soan, njė katedrale e vėrtetė e financės, bėnte pikėrisht kėtė. Pas njė periudhe tė trazuar nė vitet 1790, institucioni rifitoi reputacionin si i patundshėm mes trazirave globale. Siē ka provuar sėrish kohėt e fundit hsitoria, besimi i nvestitorėve ėshtė shumė i rėndėsishėm, dhe humbja e tij nėnkupton njė rėnie katastrofike.

Ndėrtesa e bankės e Soan u shemb nė vitin 1920, njė akt qė historiani arkitekturor Nikolas Pevsner e ka pėrshkruar si "krimin mė tė madh arkitekturor nė qytetin e Londrės, nė shekullin 20". Sot, kanė mbetur vetėm muret e jashtėm. Pas shkatėrrimit, Banka vuajti krizėn e saj mė tė madhe gjatė Depresionit tė Madh - ndoshta njė ndėshkim i merituar.

Njė tjetėr kryevepėr e Soan ishte Holli i Frimasonėve nė Great queen Street, vendtakimi dhe strehė e Tempullit tė Madh. Edhe masonėt e pranojnė se mishėrimi i tij aktual pėrmban njė masė simbolizmi ezoterik qė mund tė kuptohet plotėsisht vetėm nga tė pranuarit nė frimasoneri. Nė njė frymė hapjeje, Holli ėshtė sot i hapur pėr publikun dhe aty organizohen ture tė shpeshtė.

Soan la gjithashtu pas edhe njė monument pėr vetveten, duke e kthyer shtėpinė e tij dhe studion nė njė muze tė spikatur, i cili zbulon "meraqet e tij eklektikė, eksperimentalė, kapricoz dhe mbi tė gjitha iluzionistė". Sėrish, prapa maskės sė projektit racional qėndron xholi.

SYRI NĖ PIRAMIDĖ

Ne sot vlerėsojmė se sa shumė impakt mund tė kenė ndėrtesat mbi njerėzit qė jetojnė nė to, dhe Londra ka ende shumė blloqe kullash tė zymta qė na kujtojnė se si njė parajsė arkitektėsh mund tė shndėrrohet nė ferr pėr ata qė jetojnė aty. Ndėrkohė qė sot, ka mė shumė studime tė efekteve psikologjikė tė mjedisit tonė. Dhe kėtu hyn nė lojė psikogjeografia.

Shoqata Psikogjeografike e Londrės (SHPL) pėrshkruhet nė enciklopedi si njė "organizatė kryesisht fiktive".

Vepra e saj, qė ėshtė vlerėsuar nga Jan Sinkleir, konsiston kryesisht nė deklarata madhėshtore dhe thirrje pėr revolucion gjeopsikik: "Integrimi i hapėsirės psikosociale joeuklidiane nė njė mekanikė postnjutoniane pėrballet me shfaqjen e njė opozite antieuklidiane qė do tė rindezė zjarret e revoltės me shkarpat e metaforės. Psikografia, si aplikim praktik i psikogjeometrisė antieuklidiane ofron polin e tretė nė trilektikėn mes universalizmit fals tė modernizmit dhe virtualitetit universal tė postmodernizmit".

SHPL mund tė jetė njė pėrpjekje e vlefshme pėr tė riformėsuar vetėdijen tonė mbi mjedisin, ose mund tė jetė thjeshtė njė shaka praktike e mirėmenduar. Xhol apo jo, SHPL ndan qasjen e atyre qė dėshironin ta bėnin Londrėn njė Jeruzalem tė ri simbolik. Nėse frimasonėt janė Iluminatė tė fshehtė, atėherė SHPL janė Diskordianėt anarkikė qė kėrkojnė tė rishpallin qytetin e masave.

Por Londra nuk ka vetėm ndėrtesat qė duket se i detyrohen mė shumė okultes se sa praktikalitetit strikt. Number One Canada Square, qė mė mirė njihet si Canary Wharf ka mbi vete njė piramidė me njė dritė tė fuqishme nė majė. Vėshtirė tė gjesh njė mishėrim mė tė mirė grafik tė imazhit tė njohur tė piramidės me njė sy nė majė, njė simol qė tė gjithė e kemi parė nė monedhėn e dollarit.

Arkitekti i sheshit ishte Cezar Peli, qė citohet tė ketė thėnė se kulla ish menduar tė ishte njė formė e thjeshtė gjeometrike. "Nga tė katėr format e ndryshme tė ēatisė tė disponueshme nga Qendra Financiare Botėrore, ai zgjodhi piramidėn, pasi e gjente mė tė zakonshme nė shumicėn e kulturave", sipas njė burimi.

Piramidat nuk janė tamam tė zakonshme nė kulturėn tonė - ndonėse Hoksmur shtoi disa. Gjatėsia e piramidės sė Canary Wharf ndodh tė jetė 40 metra (130 feet), qė disa kanė thėnė se ėshtė mishėrim i 13 hapave tė piramidės masonike.

"Ky ėshtė simboli mė i qartė deri sot. Harrojeni Monumentin e Uashingtonit, unė mendoj se kemi gjetur obeliskun mė tė madh dhe Syrin e Horusit. Kjo patjetėr qė ėshtė vepėr e masonėve", shkruante nė internet njė vėzhgues i vėmendshėm qė demonstronte se si kompleksi i Canary Wharf mund tė hartohet sipas simboleve masonikė.

Sigurisht, teoritė konspirative nuk kanė nevojė pėr ndonjė pedanė shumė tė fuqishme, dhe aftėsitė e tė tjerėve kanė bėrė tė mundur lidhjen e Pelit me frimasonėt, shoqėrinė e kockave dhe kafkave, urdhėrin e vdekjes e shumė mė tepėr...

Tani, njė brez i ri qiellgėrvishtėsish do tė riformėsojė horizontin e Londrės. Nė Lindjen e Largėt, askush nuk do tė vinte nė dyshim rėndėsinė e reshtimit tė ndėrtesave. Edhe pse arkitektėt nuk besojnė tek Feng Shui, asnjė investitor nuk dėshiron tė jetė pjesė e diēkaje qė sjell fat tė keq. Ndoshta nuk duhet tė befasohemi nga prirja dhe dobėsia e frimasonėve pėr gjeometrinė e shenjtė.

Mė nė fund, ndoshta ēelėsin e ka emri. Qyteti i Londrės njihet gjithashtu si Square Mile (Milja Katrore), ndonėse ėshtė drejtkėndėsh. Katrorėt shfaqen sė tepėrmi nė ritualėt masonikė dhe shenjat e njohjes.

Kėshtu, teksa Den Braun dėrgon heroin e tij pėrreth Uashigntonit, ndoshta ka zgjedhur qytetin e gabuar. A ėshtė njė pavėmendje, njė akt i qėllimshėm keqorientimi, apo janė forca tė tjera qė veprojnė? Ndoshta ėshtė kjo e fundit. Braun e kish pėrdorur tashmė Londrėn si njė prej skenave tė librit tė tij shumė tė suksesshėm "Kodi i Da Vinēit", kėshtu qė kėtė herė ai kish nevojė pėr njė tjetėr qytet, dhe ndoshta njė qytet qė do tė joshte fansat e tij amerikanė.

Unė parashikoj qė koleksioni i tij i emblemave tė fuqishme dhe misterioze do tė rritet me shtimin e shumė copėrave tė letrės, mbi tė cilat ėshtė "skalitur" simboli i syrit mbi piramidė...
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi