Mesi i Botes - Zbulime tė mahnitshme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mesi i Botes - Zbulime tė mahnitshme

Mesazh  Dagobert prej 17.12.09 0:51

Zbulime tė mahnitshme nė Ekuador

Nė vitin 1735, nė tė mirėnjohurėn Akademinė e Shkencave tė Parisit, u ndez debati pėr trajtėn e saktė tė Tokės. Pėrkrahėsit e teorisė sė sėr Isak Njutonit nxorėn pėrfundimin se Toka ėshtė njė rruzull me pole paksa tė sheshta. Ndėrsa pėrkrahėsit e shkollės sė Kasinit besonin se pjesa e sheshtė ėshtė Ekuatori.

Prandaj, pėr tė vėrtetuar se cili nga grupet kishte tė drejtė, nė vitin 1736 u dėrguan dy ekspedita pėr tė bėrė matjet e nevojshme. Njėra u nis pėr nė Lapland, drejt Polit tė Veriut, kurse tjera pėr nė Ekuadorin e sotshėm, drejt ekuatorit . Vėzhgimet treguan se pėrkrahėsit e Njutonit kishin tė drejtė.

Nė vitin 1936, afėr kryeqytetit tė Ekuadorit, Kuitos, u ndėrtua njė pėrmendore pėr tė pėrkujtuar 200-vjetorin e misionit francez. Ai gjendet nė 0 gradė gjerėsi gjeografike, ose nė Ekuator, siē edhe u vėrtetua nga shkencėtarėt francezė tė shekullit XVIII. Edhe sot e kėsaj dite, turistė tė panumėrt e vizitojnė kėtė pėrmendore tė quajtur Mesi i Botės. Kėtu mund tė venė njėrėn kėmbė nė njėrėn anė tė Ekuatorit, kurse tjetrėn nė anėn tjetėr tė tij, e kėshtu tė ndodhen nė tė dyja hemisferat njėherazi. Por a ėshtė vėrtet kėshtu?

Nė tė vėrtetė, jo. Zbulimet e fundit e kanė zhvendosur paksa mė tutje Ekuatorin. Ēudi, por shekuj para se tė mbėrrinin shkencėtarėt francezė, popujt vendas qė jetonin nė atė zonė, tashmė e dinin vendndodhjen e saktė. Si ka mundėsi?

Ekuatori i vėrtetė

Nė vitin 1997, nė majė tė malit Katekila, i cili gjendet pak nė veri tė Kuitos, u zbuluan rrėnojat e njė muri nė trajtė gjysmėrrethi, tė cilat fillimisht dukeshin pa ndonjė vlerė. Me anė tė teknologjisė satelitore tė pėrcaktimit tė vendndodhjes nė glob, studiuesi Kristobal Kobo zbuloi se njėri skaj i murit ndodhej pikėrisht nė Ekuator.

Vendosja e saktė e murit atje ku ėshtė vėrtet Ekuatori, mund tė jetė shpėrfillur duke e marrė thjesht si njė rastėsi. Megjithatė, njė vijė qė lidh dy skajet e murit krijon njė kėnd 23,5 gradėsh me Ekuatorin. Ky ėshtė gati saktėsisht kėndi i pjerrėsisė sė boshtit tė Tokės. Pėr mė tepėr, njėri skaj i vijės lidhėse drejtohet nga lindja e Diellit me solsticin e dhjetorit, kurse skaji tjetėr drejtohet nga perėndimi i Diellit nė solsticin e qershorit. Pas kėtij zbulimi, pasuan zbulime tė tjera.

Me anė tė njė teodoliti majė Katekilės, studiuesit vunė re se kėndi i pjerrėsisė sė piramidave tė Koēeskit, tė periudhės para inkėve, pėrputhej me lindjen e Diellit nė solsticin e qershorit . Vlen tė pėrmendet se Pambamarka, njė tjetėr vend arkeologjik, gjendet nė njė kėnd qė pėrputhet me lindjen e Diellit nė solsticin e dhjetorit.

A ėshtė e vėrtetė qė Katekila shėrbeu si qendra e vėzhgimeve astronomike? A u ndėrtuan zonat e tjera sipas llogaritjeve astronomike tė kėsaj qendre?

Zbulime tė tjera mahnitėse

Ndėrsa pozicionet astronomike shėnoheshin nė njė hartė, filloi tė dukej njė figurė - njė yll me tetė cepa. Ky yll me tetė cepa gjendet i skalitur nė qeramikat e lashta dhe shpesh ėshtė menduar si simbol i thjeshtė i diellit, meqė banorėt e lashtė tė atij vendi e adhuronin atė.

Copėzat prej qeramike tė nxjerra nė Katekila u analizuan dhe u zbulua se janė gati 1000-vjeēare. Edhe sot e kėsaj dite, fiset vendase endin yllin me tetė cepa nė sixhade dhe veshje, siē bėnin me sa duket paraardhėsit e tyre. Megjithatė, paraardhėsit mund ta kenė cilėsuan kėtė figurė edhe mė tė rėndėsishme nga ē‘mendohet.

Projekti "Kuicatu", i drejtuar nga Koboja, po grumbullon dėshmi bindėse pėr njohurinė dhe mendjemprehtėsinė e vendasve tė lashtė nė fushėn e astronomisė.

Edhe mė mahnitės ėshtė fakti se ishte parathėnė vendndodhja e mbetjeve tė pazbuluara tė asaj kohe. Si ishte e mundur? Nė shtator tė 1999-ės, projekti "Kuicatu" kėshilloi qė gėrmimet tė bėheshin nė sektorin Altamira tė Kuitos, qė ishte 23,5 gradė nga Katekila. Atje u gjet njė nekropolis i madh, bashkė me qeramika tė panumėrta tė periudhave para dhe gjatė kohės sė inkėve, si dhe gjatė kolonizimit.

Gjithashtu, disa nga rrezet e hequra nga Katekila binin pėrmes kishave tė ndėrtuara gjatė periudhės koloniale spanjolle. Koboja sqaron se Kėshilli i Limės kėmbėnguli tė ndėrtoheshin "kisha, manastire, kisha tė vogla dhe kryqe mbi tė gjitha ‘uakaset‘ pagane dhe vendet e adhurimit tė banorėve vendas". Pse e bėri kėtė?

Nė tė vėrtetė, kurora mbretėrore spanjolle i cilėsonte pagane ato vende adhurimi. Prandaj i shkatėrruan dhe mbi rrėnojat e tyre ndėrtuan kisha katolike. Ndėrtimi i kishave nė vendin e faltoreve tė lashta tė diellit, lehtėsoi kthimin e vendasve nė katolikė.

Kisha e Shėn-Franciskos nė sektorin e vjetėr kolonial tė Kuitos ndodhet nė njė nga rrezet e Katekilės. U ndėrtua nė shekullin XVI, mbi njė ngrehinė tė ndėrtuar para inkėve, dhe ishte projektuar nė njė mėnyrė tė atillė qė kur Dielli lindte nė solsticin e dhjetorit, rrezet e tij depėrtonin nė kupolėn e kishės dhe pėrftonin mbi altar njė trekėndėsh qė shkėlqente.

Ndėrsa Dielli vazhdonte tė ngrihej nė horizont, drita binte mė poshtė dhe krijonte njė hije tė shndritshme mbi fytyrėn e njė shėmbėlltyre tė quajtur "Perėndia Atė". Ky efekt krijohej saktėsisht nė solsticin e dhjetorit. Shfaqje tė tilla tė dritės sė diellit gjendeshin edhe nė arkitekturėn e kishave tė tjera, me qėllim qė t‘i kthenin nė katolikė banorėt vendas qė adhuronin diellin.

Si e dinin?

Si e dinte ai qytetėrim i lashtė qė Katekila ishte "mesi i botės"? Ka vetėm njė vend nė tokė ku gjatė ekuinokseve objektet nuk bėjnė hije nė mesditė - nė Ekuator. Prandaj, ata tė projektit "Kuicatu" janė tė mendimit se banorėt e lashtė e kishin kuptuar ku ndodhej Ekuatori, duke vėzhguar me kujdes hijet e objekteve.

Pėr mė tepėr, mali Katekila ėshtė njė observator astronomik natyror qė s‘kishte si tė kalonte pa u vėnė re nga njerėzit qė adhuronin diellin. Mali ngrihet 300 metra dhe shtrihet mes vargmaleve lindore dhe perėndimore tė Andeve. Si pasojė, nga ana lindore e malit mund tė shihej lindja e diellit, ndėrsa nga ana perėndimore, perėndimi i tij. Pėr shembull, vullkanet e mahnitshme Kajambi dhe Antisana qė i kanė majat tė mbuluara me dėborė, ngrihen madhėshtorė nė lindje tė horizontit me majat e tyre 4,8 kilometra tė larta - vende tė pėrshtatshme pėr tė vrojtuar lėvizjen e Diellit.

Gjithashtu, mali Katekila afron njė panoramė tė qartė 360 gradė tė 20 qyteteve tė lashta dhe tė 50 vendeve ku bėhen gėrmime arkeologjike. Tė gjitha shihen si nė pėllėmbė tė dorės, pa pasur nevojė pėr mjete optike. Mandej, si Jugu, ashtu edhe Veriu duken qė nga Katekila falė pozicionit tė tij zero gradė nė Ekuator. Prandaj, Katekila mund tė quhet mesi i vėrtetė i botės, sepse nuk ka vend tjetėr nė Ekuador qė tė ofron tėrė kėto dobi, nė njė lartėsi 3000 metra mbi nivelin e detit.

Pjesa mė e madhe e Ekuatorit kalon pėrmes oqeanit ose xhunglės tropikale, ku bimėsia tė pengon tė vėzhgosh qiellin. Gjithashtu, bimėsia nuk siguron pika referimi tė qėndrueshme nga ku mund tė nxirren pėrfundime, ngaqė gjethet ndryshojnė vazhdimisht, sepse disa thahen dhe disa dalin tė reja. Vetėm nė Kenia malet janė afėr Ekuatorit, por nuk ndodhen nga tė dyja krahėt, siē ėshtė Katekila. Po, Katekila ka njė pozicion tė privilegjuar, i vetmi vend i pėrshtatshėm pėr vėzhgime astronomike.

Kush ishin ata?

Kush ishin ata astronomė tė lashtė? Ata tė projektit "Kuicatu" thonė se fiset rrėnjėse, si kuitu ose kara, mund tė kenė qenė tė parėt qė e dinin vendndodhjen e Ekuatorit. Megjithatė, projekti ėshtė ende nė fazėn fillestare dhe ka ende shumė pėr tė mėsuar.
Gjithsesi, janė tė qarta disa koncepte bazė pėr banorėt e lashtė.

Ishte e nevojshme tė kuptoheshin lėvizjet e dukshme tė Diellit, qė tė formoheshin kalendarėt aq tė dobishėm pėr bujqėsinė. Meqė Dielli ėshtė jetėsor pėr tė mbėshtetur jetėn, s‘ėshtė ēudi qė atėkohė e adhuronin si perėndi. Prandaj, pavarėsisht se nė fillim nuk vėzhgohej pėr qėllime fetare, mė vonė nisi tė cilėsohej i shenjtė.

Zelli fetar i nxiti njerėzit tė studionin me kujdes qiellin dhe trupat e tij ndriēues. Nė vazhdėn e shekujve, falė studimeve tė tyre u grumbullua njė njohuri astronomike mbresėlėnėse, qė vetėm tani ka dalė nė dritė me zbulimet e mrekullueshme qė rrethojnė Katekilėn.

Solstici dhe ekuinoksi

Pėr shkak tė pjerrėsisė sė Tokės prej 23,5 gradėsh, Dielli asnjėherė nuk lind dhe nuk perėndon nė po tė njėjtin vend ēdo ditė. Pėrkundrazi, shkallė-shkallė zhvendoset nė veri dhe nė jug tė Ekuatorit. Sigurisht, duket sikur lėviz Dielli, por nė tė vėrtetė ėshtė Toka qė ndryshon pozicionin gjatė udhėtimit tė saj vjetor pėrreth Diellit.

Njė herė nė vit Dielli lind nė pikėn mė veriore: 23,5 gradė nė veri tė Ekuatorit, atėherė kur gjatė orbitės sė Tokės boshti i saj anon plotėsisht nė drejtim tė Diellit nė Hemisferėn Veriore. Kjo ndodh rreth 21 qershorit. Kur Hemisfera Jugore anon nė maksimum nė drejtim tė Diellit, ai lind nė pikėn mė jugore: 23,5 gradė nė jug tė Ekuatorit. Kjo ndodh rreth 21 dhjetorit. Kėto dy pika ekstreme quhen solstice.

Megjithatė, nė mes tė solsticeve, Dielli ndodhet vertikalisht mbi Ekuatorin e tokės. Ky njihet si ekuinoksi, qė do tė thotė se dita dhe nata janė njėsoj tė gjata nė tė gjithė Tokėn. Rreth 20 marsit dhe 21 shtatorit, Dielli lind saktėsisht nė lindje, ndjek Ekuatorin pėr 12 orė, dhe perėndon saktėsisht nė perėndim. Nė mesditė, gjatė ekuinoksit, Dielli ndodhet pikėrisht pingul mbi Ekuator dhe prandaj asnjė objekt nuk bėn hije.

GSh

Dagobert

11


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi