A ėshtė jeta vetėm imagjinatė ?

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtė

Atehere

Mesazh  JoziGila111 prej 26.04.11 15:46

Atehere edhe ky post do te ishte nje ilusion....

JoziGila111

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: A ėshtė jeta vetėm imagjinatė ?

Mesazh  nitty prej 26.04.11 16:52

Nėse jeta jonė ėshtė imagjinatė,atėherė imagjinata jonė ēfarė ėshtė?

nitty

92


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: A ėshtė jeta vetėm imagjinatė ?

Mesazh  BeLti prej 21.05.11 15:43

Jeta nuk ėshtė as ėndėrr, dhe as imagjinatė..

BeLti

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: A ėshtė jeta vetėm imagjinatė ?

Mesazh  Estilen prej 21.05.11 17:55

freegogo shkruajti:pajtohem me keto ide apo supozime se jeta eshte ose munde te jete vetem nje imagjinate sepse ka nje thenie te profetit Muhamed i cili ka thene:"njerezit jane ne gjume, kur te ndrrojne jete (vdesin) do te zgjohen"

Nuk ka njeri me koke mbi shpatulla qe e besone kete thenie gjoja te profetit,sepse vetem kaq sa citohet nga Kurani dhe kush e lexon dhe e beson,ka marre ilacin me te forte gjumevenes per njerzimin.

Kjo do te thote qe ti njeri ....''bageti'' e mjere ke qene dhe ''bageti'' pa ndergjegje do te ngelesh,PRANDAJ MBLIDH MENDJEN E O NJERI ME BESO MUA E MOS NGRE KRYET TE MESOSH ME SHUME,SE NDRYSHE UNE TE MALLKOI PER TERE JETEN....dhe te coje ne sketerre.

Miqte e mi, lexoni pak me shume per te ditur disa gjera themelore per ekzistencen tone,ndryshe nuk mund te ngelet diskutimi vetem duke ju referuar Kuranit,sa do i shenjte qe te jete ai.E shenjte eshte jeta jone per se gjalli,se me fantazite e pafundme te literatures fetare,i shkreti njeri futet ne hullira dhe imagjinata tejet te turbullta dhe pa nje drite ne fund.

Nuk kerkoi debate per sa thashe se ato i kemi konsumuar gjithmone atje ku eshte postuar per kesi lloi temash,gjithsesi nuk e kam as me Freegogo,qe po i referohem ne citim.

Estilen

847


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: A ėshtė jeta vetėm imagjinatė ?

Mesazh  Berti69 prej 14.09.11 0:50

ILUZIONI

«Problemi i iluzionit qėndron nė faktin se ai ėshtė veprim i shpirtit dhe rezultat i aspektit mental tė tė gjitha shpirtėrave nė...Shpirti ėshtė ai qė ėshtė i rrėnjosur nė iluzion dhe, shpirti ėshtė ai qė nuk sheh qartė deri sa tė mėsojė ta derdhė dritėn e vet nė mendje e tru.»

Kjo pėr ju do tė mund tė kishte qenė njė zbulim i ri. Ndoshta nuk do tė kishit menduar kurrė qė shpirti tė ketė qėnė i pėrkufizuar nė ēfarėdoqoftė mėnyre. Ndoshta keni menduar se pėrkufizimi ėshtė ēėshtje qė ka tė bėjė gjithmonė me materien, karakterin, mospėrshtatjen e aparatit, fizik... ose mental, pėr t'i mundėsuar shpirtit vetėdije tė njėmendtė mbi botėn e jashtme ku jetojmė...

Ne jemi ata qė i mundėsojmė shpirtit dalje nė botė dhe, nėse s'kemi aparat, shpirti nuk mund tė shohė. Theksi mė i madh nė mėsim i ėshtė dhėnė asaj qė aparati ėshtė i papėrshtatshėm, ēka edhe ėshtė. Inercioni i vet materies ia vėshtirėson, nganjėherė madje edhe ia pamundėson shpirtit pėrdorimin e pėrshtatshėm tė aparatit tė cilin e ofron karakteri nė lindjen e dhėnė. Rezultatin e kėsaj nė sferėn mentale e quajmė iluzion. Mendja dhe truri e interpretojnė gabimisht tė vėrtetėn dhe atė qė e sheh shpirti. Mu ky interpretim i gabueshėm shkakton iluzionin.

E shikojmė botėn, nė mendjen tonė fusim ide, trajta tė tė menduarit, ideologji e pikėpamje pastaj provojmė qė tė gjitha kėto tė kenė njė kuptim. Nėse ato ide e ideologji na janė tėrheqėse, atėherė lidhemi me to. I bashkohemi kėsaj apo asaj grupe a organizate dhe nė kėtė mėnyrė e mbushim mendjen me iluzion. I pamundėsojmė shpirtit pėr ta parė qartė e pa pengesa botėn ashtu ēfarė nė tė vertetė ėshtė.Ia tregojmė shpirtit atė botė ashtu siē mendojmė se ėshtė.

Pasi tė kemi tregtuar me tė gjitha idetė, ideologjitė, partitė politike, mėnyrave tė tė jetuarit e tė menduarit, besimeve tė ndryshme, doktrinave e dogmave tė ndryshme, mbesin nė mjegull, nėn mungesėn e dritės,e kėtė e quajmė iluzion dhe nė kėtė mėnyrė e mendjen e karakterit e mbyllim pėr depėrtimin e dritės sė shpirtit.

Shpirti provon ta nxjerrė dritėn e vet pėrmes trupit mental. Pėrderisa iluzioni ėshtė nė sferėn astrale, e quajmė verbėrim (apo mashtrim, anglisht Glamour). Bota ėshtė e mbushur me verbėrime. Disa nga ju i njohin disa nga verbėrimet e tyre. Pėrveē mjeshtėrve dhe teologėve mė tė lartė, tė gjithė tė tjerėt vuajnė nga verbėrimi apo iluzioni. Nuk e shohim botėn ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė. Jetojmė nė iluzion.

Shumica e njerėzve qė fillojnė tė mendojnė (ky ėshtė dallimi ndėrmjet verbėrimit e iluzionit) mendimet dhe interpretimet i pėrdorė sikur tė ishin tė vėrtetė, pastaj zgjedhin ndėrmjet tyre. Iu pėlqen ndjenja e diēkaje meqė janė, pėr shembull, sentimentalė, kėshtuqė gjejnė mėnyrė sentimentale nė tė shprehurit e vetes. Nėse janė tip i personit tė ashpėr, mund tė gjejnė qė tė vepruarit e ashpėr ėshtė mė i pėrshtatshėm pėr shijen e tyre. Lidhemi pėr atė qė dijmė ta shpjegojmė e mendojmė se ajo ėshtė e njėmendtė.

«Iluzioni ėshtė para sė gjithash mental dhe ėshtė karakteristike pėr qėndrimin e mendjes sė atyre njerėzve qė janė mė tepėr intelektual se sa tė ndjeshėm. Janė shtuar verbėritė e tilla pėr tė cilat flasim rėndom. Faji i tyre qėndron nė tė kuptuarit e gabuar tė ideve e trajtave mendore si dhe interpretimeve tė gabuara."

«Iluzioni sot ėshtė aq i fuqishėm ashtuqė vetėm disa njerėz, mendja e tė cilėve ėshtė e zhvilluar nė ēfarėdoqoftė mėnyre, zotėron me ato trajta tė fuqishme tė tė menduarit tė pėrlyer me iluzion, rrėnjėt e tė cilit ndodhen nė jetėn e karakterit tė ulėt dhe natyrės sė dėshiruar tė masės sė njerėzve dhe nga kjo nxjerrin energjinė e tyre jetėsore.»

Njerėzit, ata qė mėsojnė gjat gjithė jetės sė tyre, para sė gjithash, duhet tė kenė kurajo. Njerėzimi nuk do tė mund tė lirohet kurrė nga iluzioni po qe se nuk do tė jemi tė guximshėm. Njė nga detyrat e kėtyre njerėzve (nxėnės) tė vėrtetė ėshtė qė tė flasin hapur kundėr cilitdoqoftė autoritet tė botės, qoftė shkencor, religjioz, politik apo tjetėr, me tė cilin (autoritet) nuk pajtohet dhe tė shohė mė larg e mė qartė se ai.

Nėse mendon se gabojnė, atėherė i takon qė kėtė edhe ta thojė. Po qe se vetėm e ulė kokėn e bėhet ashtu sikur tė mos kishte pikėpamje vetjake lidhje me temėn dhe se nuk mund tė ofrojė asgjė mė tė mirė, mė tė qartė e mė tė njėmendtė, ky njeri (nxėnės) vetėmse quhet si i tillė. Njeriu i vėrtetė ėshtė i pakrikshėm. Kjo ėshtė ēėshtja e parė dhe ēelės pėr tė gjithė.

Mėnyra e vetme e kapėrcimit tė verbėrisė (iluzioni nė sferėn emocionale; shembujt e thjeshtė janė xhelozia, varėsia, mėria, ndjenjat e vlerės sė ultė e tė lartė, materializmi i ekzagjeruar, ndjenja pėr tė pasur gjithmonė tė drejtė etj.) ėshtė me ndihmėn e (tė ashtuquajturit) trupit mental, ashtuqė shpirti ta zbulojė verbėrinė pėrmes trupit mental.

Prandaj ėshtė thėnė: „ Gjė me rėndėsi tė madhe ėshtė tė hetohet ekzistimi i verbėrisė (glamour) dhe iluzioneve. Shumica e njerėzve nuk ėshtė e vetėdijshme pėr prezencėn e tyre“. Me shumicėn e njerėzve mjafton vetėm tė bisedoni e do tė konstatoni qė kjo ėshtė e saktė. Shumica e njerėzve s'ėshtė fare e vetėdijshme qė jetojnė nė verbėri e iluzione.

„Shumė njerėz tė mirė sot nuk e kuptojnė kėtė; verbėritė e veta i shpallin zot.“ I konsiderojnė zot! Mendojnė se janė tė ēuditshme. „Gjėnė mė tė mirė qė kam ėshtė kjo verbėri,“ pa marrė parasysh se pėr ēka ėshtė fjala. „ Nė iluzionet e veta shikojnė sikur nė pasuri tė ēmuar e tė arritur me mund tė madh.“

„Iluzioni ėshtė mėnyrė me ndihmėn e sė cilės tė kuptuarit e kufizuar dhe dituria materiale e interpreton tė vėrtetėn, duke e mbuluar e fshehur prapa reve tė trajtave mendore. Me kėtė rast, kėto trajta mendore bėhen mė tė njėmendta se e vėrteta tė cilėn e fshehin dhe nė bazė tė kėsaj manipulojnė me njerėzit e thjeshtė.“

„Kemi frikė tė ndryshohemi dhe pėr kėtė arsye nuk e shohim domosdoshmėrinė pėr ndryshim.“

Shohim idenė. Pėr shkak tė gjuhės sonė tė gabuar, formimit (arsimimit) tė gabuar, mosditurisė sonė dhe mangėsisė sė tė kuptuarit (kėtė ide) e komentojmė nė pėrputhshmėri me „normėn“, me mėnyrėn akademike, tė kuptuarit e (gjithė) pranuar, qoftė ai politik, religjioz apo akademik.

Me fjalė tjera pranojmė STATUS QUO-nė. Kjo ėshtė kėshtu sepse kemi frikė tė ndryshohemi. I frigohemi ndryshimeve dhe pėr kėtė rasye nuk shohim nevojė pėr ndryshim. E mbulojmė nevojėn pėr ndryshim, tė vėrtetėn qė ėshtė rreth nesh, situatėn e njėmendtė tė botės, dhimbjen, vuajtjen, pasigurinė e botės. Kėto na shqetėsojnė shumė, tmerrojnė dhe nė kėtė mėnyrė i mbulojmė me iluzion. Ēdo pjesėz sė jetės e pėrmbushim me iluzion.

Kėtė e bėjmė si grupacion, nė partitė politike, sikur qeveritė. Tė gjithė kanė mėnyrat e veta tė veprimit si ta mbulojnė tė vėrtetėn me kėtė truk.
Cila ėshtė zgjidhja? Si mund tė dalim nga kjo?


Berti69

434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: A ėshtė jeta vetėm imagjinatė ?

Mesazh  Zattoo prej 17.10.12 12:37

A ėshtė realiteti thjesht njė iluzion?

Qe nga viti 2003, Nick Bostrom, profesor nga Universiteti i Oksfordit, ka paraqitur tezėn e vet sipas sė cilės ekziston mundėsia qė ne nė fakt jetojmė nė njė simulim kompjuterik.

Ai atėbotė nuk ka ofruar dėshminė shkencore qė do tė mbėshtesnin kėtė tezė por tani ėshtė shfaqur ekipi i fizikanėve tė cilėt pohojnė qė diēka e tillė ėshtė me tė vėrtetė e mundur. Kėtė dėshirojnė ta dėshmojnė me ndihmėn e tė ashtuquajturit nėnshkrim kozmologjik (gjurma) i cili nė kėtė rast do tė shėrbente si “pilula e kuqe” e popullarizuar nga filmi legjendar “Matrix”.

Silas Beane dhe ekipi i tij nga Universiteti nė Bonn, pohojnė qė simulimi i gjithėsisė duhet tė ketė kufizime dhe deformime tė caktuara, tė cilat njerėzit brenda simulimit duhen tė jenė nė gjendje qė t’i vėrejnė, nė formė tė kufizimeve dhe deformimeve tė llojit tė vet tė proceseve fizike. Sipas pohimeve tė tyre ne kėto kufizime dhe deformime do tė mund t’i identifikonim sikur do ta krijonim vetė simulimin e gjithėsisė. Dhe kjo ėshtė pikėrisht ajo ēka fizikanėt po pėrpiqen tė bėjnė tani. Pra ēdo simulim do tė duhej tė lėrė gjurmė, tė cilat do tė mund tė vėreheshin.

Pėr kėtė arsye kanė krijuar versionin ultra tė zvogėluar tė gjithėsisė, brenda tė cilit, pėr tė zbuluar nėnshkrimin e pėrmendur, simulojnė kromodinamiken kuantike – forcėn themelore nė natyrė e cila mundėson zhvillimin e forcės nukleare nė mes protoneve dhe neutroneve dhe shpjegon ndėrveprimin e tyre. Pėrveē kėsaj, me “teorinė e rrjetės shablon” krijojnė vazhdimėsi artificiale tė kohės dhe hapėsirės, e cila u mundėson qasje dhe pamje tė re nė natyrėn themelore tė materies, pėrcjell io9.

Ata konsiderojnė qė simulimi i tyre ėshtė paraardhės i njė versioni shumė mė tė fuqishėm brenda tė cilit njė ditė mund tė pėrfshihen molekulat, qelizat, madje edhe njerėzit, por pėr momentin janė tė orientuar nė krijimin e modeleve precize tė proceseve kozmologjike dhe zbulimin e atyre qė mund tė paraqesin kufizime pėr simulimet.


Pyetja nėse jemi me tė vėrtetė tė vetėdijshėm pėr botėn e vėrtetė ėshtė bėrė vazhdimisht nga filozofėt.

Njė nga artikulimet mė tė hershme tė kėtij misteri gjendet nė Republikėn e Platonit, ku Alegoria e Shpellės tenton tė pėrshkruajė ekzistencėn imagjinare qė jetohet nga njerėzit qė nuk mendojnė.

Platoni, qė nga shumė konsiderohet si babai i filozofisė perėndimore, ka sugjeruar qė mėnyra  e vetme pėr tė arritur tek kuptimi i botės sė vėrtetė ka qenė studimi i thellė i matematikės dhe gjeometrisė, tė cilat do t’u jepnin studentėve njė  aluzion pėr natyrėn e vėrtetė tė botės.

Filozofi francez Rene Descarte, veprat e tė cilit shpesh pėrdoren si hyrje e pėrgjithshme nė metafizikė, ngrit problemin pėrsėri si eksperiment i mendimit pėr tė ēuar lexuesit nė pozitėn e dyshimit radikal. 

Duke presupozuar demonin malinj i cili mund tė na mbajė tė bllokuar nė botėn iluzionare, Descarte u kėrkon lexuesve qė tė lėnė anash tė gjitha dėshmitė e pėrvojave tė tyre senzorike nė kėrkim tė njė premise tė caktuar.

Ai del me argumentin e famshėm  'cogito ergo sum', apo ‘Mendoj prandaj ekzistoj’, qė e pėrdorė si bazė tė sigurt pėr tė rikonstruktuar njė pamje tė caktuar tė realitetit.

Kritikėt e mėvonshėm tė punės sė tij, sidoqoftė, thonė qė vetėm pse ka mendime, nuk ka garanci qė me tė vėrtetė ekziston edhe mendimtari.



Besohet qė simulimi i fizikės nė kėtė nivel fondamental ėshtė ekuivalent, pak a shumė, me simulimin e funksionimit tė vetė universit.

Madje edhe tek operimi nė shkallė kaq tė vogėl, matematika ėshtė mjaft e vėshtirė, dhe pavarėsisht pėrdorimit tė superkompjuterėve mė tė fuqishėm nė botė, fizikanėt deri tani kanė menaxhuar tė simulojnė vetėm rajonet e hapėsirės nė femto-shkallė.

Nė kėtė kontest, njė femtometėr ėshtė 10^-15 metra – kjo ėshtė pjesa e kuadriliontė e metrit ose 0.000000000001mm.

Sidoqoftė problemi kryesor me simulimet e tilla ėshtė qė ligjet e fizikes duhet tė jenė tė super mbivendosura nė njė rrjet diskret tredimensional, i cili avancon nė kohė. Dhe kėtu ėshtė pika ku vjen nė pah testi.

Profesor Beane dhe kolegėt e tij thonė qė hapėsira e rrjetit imponon njė limit nė energjinė qė mund ta kenė grimcat, sepse asgjė qė ėshtė mė e vogėl se vetė rrjeti nuk mund tė ekzistojė. Kjo do tė thotė qė nėse universi siē e njohim ėshtė nė fakt simulim kompjuterik, aty duhet tė ketė njė ndėrprerje nė spektrin e grimcave me energji tė lartė. Dhe faktikisht ne kemi saktėsisht njė ndėrprerje tė tillė nė energjinė e rrezeve kozmike, limiti i njohur si ndėrprerja Greisen–Zatsepin–Kuzmin (GZK).

Siē shpjegon blogu Physics arXiv, kjo ndėrprerje ėshtė e studiuar mirė dhe ka ndodhur sepse grimcat me energji tė lartė duke ndėrvepruar me sfondin kozmik tė mikrovalėve humbin energjinė derisa udhėtojnė pėrgjatė distancave tė gjata.

Hulumtuesit kalkulojnė qė hapėsira e rrjetit imponon karakteristika tjera nė spektėr, mė e rėndėsishmja qė rrezet kozmike do tė preferonin tė udhėtojnė pėrgjatė boshteve tė rrjetit. Kjo do tė thotė qė nuk do tė vrojtoheshin njėjtė nė tė gjitha drejtimet.

Ky do tė ishte testi qė hulumtuesit janė duke e kėrkuar – njė tregues qė gjithēka nuk ėshtė ashtu siē duket me universin. Kjo ėshtė po ashtu njė matje qė mund ta bėjmė tani me nivelin aktual tė teknologjisė sonė.

Sidoqoftė, zbulimi nuk ėshtė pa telashe. Njė problem qė e identifikon profesor Beane ėshtė qė universi i simuluar mund tė konstruktohet nė njė mėnyrė tėrėsisht tė ndryshme me atė se si e kanė parafytyruar ata.

Madje-madje, efekti ėshtė i matshėm vetėm nėse ndėrprerja e rrjetit ėshtė e njėjtė si ndėrprerja GZK, mė e vogėl se kaq dhe vrojtimet nuk do tė ēojnė askund. Zbulimet e profesor Beane dhe tė kolegėve tė tij janė publikuar nė periodikun arXiv tė Universitetit Cornell. 
A ka mundėsi qė jetojmė nė simulim virtual


Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: A ėshtė jeta vetėm imagjinatė ?

Mesazh  ijj prej 17.10.12 19:22

kjo eshte teoria me apsurde qe kam degjuar!

ijj

64


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Aeshte jeta vetem imagjinate

Mesazh  elektronika prej 17.10.12 21:51

Me 5 shqisa te kufizuara qe disponojme jemi shume te vegjel dhe te pafuqishem per te perceptuar boten deri ne detaje. Mendoj qe te marim per baze kete realitet material ne formen qe ne e perceptojme, qe prekim dhe jetojme, ato te tjerat le ti prekim dhe ti shijojme kur te shkojme, gjithmone nese ekzistojne.

elektronika

63


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: A ėshtė jeta vetėm imagjinatė ?

Mesazh  Equinox prej 17.10.12 22:19

Matrix-i ynė brenda nesh ėshtė shoqėria jonė, njė sistem aq iluzor saqė na jep ndjenjėn e njėjtė tė realitetit dhe tė lumturisė, edhe pse shumė mė pak i suksesshėm nė pikėn e fundit, nė tė cilėn secili luan njė rol duke besuar fuqishėm nė rėndėsinė dhe dobinė e saj .
Qė kur ka filluar matrica tė aplikohet me shekuj ėshtė se nuk ka nevojė qė te monitorohet vazhdimisht.

Ne jemi aq tė verbėr ndaj kėtij realiteti artificial saqė ne vet i "programojmė" fėmijėt tanė. Gjithkush duhet tė ketė vendin e tij nė matricė dhe ne pėrgatitim fėmijėt tanė nga njė mosha shumė e re.

Sigurisht, prindėrit nuk janė tė mjaftueshėm. E gjithė infrastruktura dhe njė sistem i "vlerave" janė vėndosur nė vend pėr tė parandaluar nė maksimum ikjen nga ai: mėsimi, morali, koncepti i sė mirės dhe sė keqes, mediat dhe filmat duke shpjeguar se si tė luajnė rolin e tyre nė matricė, shoqėri konsumatore, refuzimit i ndonjė tė pabinduri, vėnja e nderimit tė atyre mė koperativė, etj.
Kjo ėshtė nė kėtė botė tė shpellės (Platoni), kjo botė artificiale ku ne evoluojmė, njė botė ku arbitri i lirė ėshtė simuluar (Demokracia?).

Nuk ėshtė ndonjė ēudi qė dikush tė ju afrohet dhe tė ju tregon se:
- Matrica (shoqėria, sistemi i kompanisė) ėshtė kudo. Ajo na rrethon, edhe nė kėtė dhomė. Ju mund tė shihni atė kur ju shikoni nga dritarja, ose kur ju jeni duke parė TV.Ju ndjeni praninė e saj kur ju shkoni nė punė, kur ju shkoni nė kishė, kur ju paguani taksat tuaja. Kjo ėshtė bota qė ėshtė vendosur para syve tuaj pėr tė fshehur tė vėrtetėn.
- Ēfarė tė vėrtete?
- Qė ju jeni njė rob. Ashtu si tė gjithė tė tjerėt, ju keni lindur nė skllavėri, nė njė burg qė ju nuk mund ta prekni as ta ndjeni. Njė burg pėr mendjen (shpirtin) tuaj ...

Mendjet tona, egot tona janė tė mbushura me mesazhe ēdo ditė qė na bėjnė tė besojmė, na bindin qė ka vetėm njė jetė dhe dy alternativa: ju jeni me sistemin dhe ju jeni njerėz tė respektuar, ose ju jeni kundėr dhe ju jeni anarkistėt, parazitė, llumi i shoqėrisė ... ju do tė jenė mėsues, mjekė, muratorėt, elektricist, postier ... ju do tė martoheni, ju do tė bleni njė shtėpi tė bukur, njė makinė, ju do tė rregulloni kopshtin tuaj ēdo tė shtunė, ju do tė bėni pazare... dhe ja, ju jeni pjesė e sistemit, ju jeni nė matricė.

Matrica ėshtė njė sistem, ... Kur ju jeni nė brendėsi, ēfarė ju shihni? Biznesmenė, mėsuesė, avokatė, zdrukthtarė ... Nė ndėrkohė, ata janė pjesė e kėtij sistemi. Ju duhet tė kuptoni: ata nuk mund tė jenė tė shkyēur.
Disa janė aq amorfė dhe aq tė varur nga sistemi saqė ata luftojnė pėr ta mbrojtur.


Nė pėrfundim, nėse ju keni vendosur pėr tė hapur sytė, historia pėrfundon kėtu, ju zgjoheni nga shtrati juaj dhe ju besoni ēdo gjė qė ju dėshironi, por tė jenė tė kujdesshėm sepse ju do tė bėheni armiq tė shoqėrisė, tė matricės, nė tė kundėrtėn, ju qėndroni nė Botėn e Ēudirave.

Ndoshta ėshtė mė e sigurt pėr tė qėndruar atje. Por ēfarė dėshironi? Tė jetoni artificialisht, tė keni njė jetė tė rreme, tė jeni skllevėr tė mashtrimit tė disa tė njerėzve qė janė tė gatshėm pėr tė kontrolluar botėn, apo tė jeni tė lirė, tė keni njė jetė tė vėrtetė, mė qartė: tė dilni nga matrica?

Equinox

220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: A ėshtė jeta vetėm imagjinatė ?

Mesazh  gjilanasi prej 23.06.13 0:56

Realiteti ėshtė ai qe ne e krijojmė.
Ne jetojmė nė "ėndrra" duke kaluar  nga njėra tek tjetra, duke rene nė gjumė, duke u zgjuar... Jeta ėshtė njė ėndėrr e zgjuar dhe vetėm "vetė-kuptimi" i  bėrė nga mendja, na bene te besojmė se ky ėshtė realitet i vetėm i prekshėm.
Por kjo ėshtė illuzore sikur  ėndrrat qė ne bėjmė dhe qė na duken aq te vėrteta. Duke nėnvlerėsuar potencialin psikik tė trurit tonė dhe qenies sonė nė tėrėsi, ne jetojme nen hipnoze dhe sikur zombi.
avatar
gjilanasi

381


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: A ėshtė jeta vetėm imagjinatė ?

Mesazh  Valtoni prej 23.06.13 1:34

Jeta per njeriun nuk mund te jet nje imagjinat. Por njeriu per jeten po! Dhe eshte nje imagjinat e cila eshte aq e shkurter, sa per t'a quajtur imagjinate, eshte e destinuar te perseritet, ndoshta edhe te shuhet.
avatar
Valtoni

Dija eshte Pushtet!

48


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: A ėshtė jeta vetėm imagjinatė ?

Mesazh  Magus prej 24.06.13 11:45

Pse nuk shikoni pėr tė kėrkuar tė vėrtetėn nė terren (artet e energjisė, meditim, udhėtimi astral ...) se sa tė spekuloni?
Ēfarėdo qoftė niveli i teorive qė ju mund tė zhvilloni, kjo mbetet gjithmonė masturbim intelektual ... kėrkoni tė vėrtetėn pėrmes zemrės (shpirtit) nė vend tė intelektit sepse kjo jep rezultate mė tė mira...
avatar
Magus

Kėrkoni tė vėrtetėn nė praktikė dhe jo me spekulime.
Ēfarėdo qoftė niveli i teorive qė ju mund tė zhvilloni, ato do tė mbeten gjithmonė masturbim intelektual.



155


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: A ėshtė jeta vetėm imagjinatė ?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi