Hinduizmi

Shko poshtė

Hinduizmi

Mesazh  Neo prej 16.05.08 13:33

Hinduizmi



Hinduizmi eshte nje sistem kompleks fetar i themeluar mbi politeizmin,i lidhur me besimin e rimisherimit.

Hyjnite jane: Brahma (brahmanizmi), Shiva dhe Vishnu.

Hinduizmi ose brahmanizmi eshte nje fč e Indise e perqendruar ne lidhjen e njeriut me kozmosin dhe qe percakton per cdo grup shoqeror dhe per cdo individ nje pozicion te percaktuar ne gji te universit.

Hinduizmi eshte i lidhur me zotra te panumert (pra i perket besimit politeist) nga te cilet do te vecojme tre kryesoret : Brahma,Vishnu dhe Shiva te cilet mund te konsiderohen njekohesisht edhe si tre aspekte te se njejtes hyjni.

Brahmanizmi arakterizohet nga nje organizim shoqeror te themeluar ne nje ndarje ne kasta trashegimtaresh. Individi eshte pjesmarres gjate ciklit te rimisherimit. Shpirti i tij rimisherohet ne funksion te jetes qe ka bere dhe ndonjehere merr formen e ndonje kafshe prej ku ka lindur dhe adhurimi per disa kafshe ne Indi (si p.sh. lopa).

Ndoshta ne kete rast eshte arritur shpetimi prej njohjes dhe keshtu detyra eshte plotesuar ,po keshtu dhe devocioni.Tema e shpetimit nga devocioni eshte ekspozuar pikerisht ne Bhagarad-gita, episodi me i shquar i Mahabharata.

Brahmanizmi bazohet ne nje numer te caktuar tekstesh te shenjta:

* Kater Vedat (tekste kushtuara idhtareve te pare)
- Rigreda (shkruar ne vitet 1500-1000 p.e.s)
- Yajurveda (libri i riteve)
- Samaveda (libri i kengeve)
- Atharvaveda (tekste filozofike)
*Bramahnat (te shkruar ndermjet shekujve XI-VIII p.e.s. qe fillon me Vedat)
*Aranyankat (mė mistiket)
*Upanishadet (tekste filozofike mbi nocionet e Vetvetes dhe Energjise Universale)

Triada hindu (Brahna,Shiva dhe Vishnu ) i korrespondon tri aspekteve kryesore te universit (krijimit,tretjes dhe mirembajtjes)

Vendet e shenjta te hinduizmit jane te shumta,mund te citojme: Benare,Hardvar,Ujjain,Mathura,etj.

Ne bote numerohen rreth 750 milion besimtare,ku pjesa me e madhe jeton ne Azi.

Rrymat kryesore jane:
Vishnuistet, Shivaitet, ēakatat (qe besonin tek vetja dhe energjia),etj.

Nga Romina Ruda
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hinduizmi

Mesazh  Neo prej 09.09.11 23:58

HINDUIZMI - HISTORIA

3000 p.e.s. - 1500 p.e.s.: Kultura e Indusit

Ajo ishte njera nga kulturat me te lashta me qytete dhe zhvillohej pergjate lumit Indus ne veriperendim te Indise.

1500 p.e.s. - 800 p.e.s.: Kultura vedike

Kjo kulture mbeshtete mbi Vedat. Vedat jane shkrimet e shenjta te Indise, qe transmetoheshin gojarisht. Recitimi i tyre kishte (dhe vazhdon te kete) rendesi te madhe fetare. Ne kuptim me te ngushte, Vedat jane 4 grupe shkrimesh: Rigveda, Samaveda, Jaxhurveda dhe Atarvaveda. Shumica e tyre jane himne liturgjike dhe thenie qe recitohen gjate flijimeve. U drejtohen hyjnive, disa prej te cileve kane humbur rendesine, p. sh. Indra.

800 p.e.s. - 300 p.e.s.: Religjioni i Upanishadave

Upanishadat jane Veda ne kuptim te gjere, dmth. shkrime te shenjta. Ato jane shkrime filozofike. Ka rreth 150 Upanishada, prej te cilave 108 jane te njohura zyrtarisht. Gjuha e Vedave dhe Upanishadave eshte sanskritishtja.
Gjate kesaj kohe u formuan edhe levizje reformiste, qe drejtoheshin kunder sakrificave te zbrazeta dhe pozicionit eksklusiv te prifterinjve te kastes brahmane. Ato kane mbijetuar deri me sot: Budizmi dhe Xhainizmi.

Shekulli III p.e.s. - shekulli III i e.s.: Fillimi i Bakti Joges

Bakti eshte religjioni i zemres, adhurimi emocional, personal i nje perendie. U formuan Vaishnavizmi / Vishnuizmi, qe adhuron perendine Vishnu ose Krishna, dhe Shaivizmi /Shivaizmi, qe adhuron perendine Shiva.
U shkruan eposet e medha: Mahabarata apo eposi i madh i Indise, qe perfshin librin Bagavad Gita, e cila eshte cilesuar si "Bibla e Indise". Ajo pershkruan dialogun midis Krishnes dhe luftetarit Arxhuna dhe eshte shume filozofike. Eposi tjeter i rendesishem eshte Ramajana, aventurat e mbretit-perendi Rama, qe bashke me majmunin-perendi Hanuman cliron bashkeshorten e tij Sita nga demoni.

300 p.e.s. - 1800: Hinduizmi klasik

Ka 5 lloje te Joges, e rendesishme eshte Bakti Joga, qe u permend me siper [do te shpjegohen me vone]
Ka 6 sisteme filozofike: te rendesishme jane Samkja (dualiste), Vedanta (moniste) dhe Tantra hinduiste.
Koha e Hinduizmit klasik mbaron me kolonializimin e Indise nga anglezet.

1200 - sot: Islami ne Indi

Islami ka ushtruar nje ndikim te madh ne Indi. Kjo shihet ne kryeveprat arkitektonike, si Taxh Mahal, por edhe ne fe te reja, qe krijohen nga elementet islame dhe hinduiste, p.sh. Sik dhe Sant Mat.
Per fat te keq, marredheniet midis myslimaneve dhe hinduisteve ne gadishullin indian jane te tensionuara.

1800 - 1947: Koha e kolonializmit britanik

Mbaroi me pavaresine e Indise dhe me ndarjen e Pakistanit mysliman nga India, ku shumica jane hinduiste.
Udheheqesi i levizjes per pavaresi ishte i famshmi Mahatma Gandi, qe bazonte refuzimin e dhunes ne parimet hinduiste.

1947 - sot: Hinduizmi sot

Karakterizohet nga njera ane nga sekularizimi dhe modernizimi, nga ana tjeter nga rritja e fundamentalizmit, qe shperthen ne dhune kunder myslimaneve - gje qe nuk eshte dicka "tipikisht hinduiste".
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri prej 27.01.12 22:56

FETĖ INDIANE

Fetė qė kanė lindur dhe janė zhvilluar nė gadishullin indian quhen fe indiane. Krahas
ngjashmėrisė sė karaktereve gjenerale tė tyre, kėto, me ndikimin e themeluesve dhe me
zhvillimin historik tė tyre, kanė specifika dhe zhvillim tė posaēėm. Nė krye tė tyre qėndron feja tradicionale e gadishullit indian,hinduizmi.Kėtė e ndjekin budizmi, jogizmi, xhajnizmi, si dhe rrymat dhe fraksionet e tjera tė tyre.

Hinduizmi

Ėshtė pėrfaqėsuesi mė shumėngjyrėsh i besimeve politeiste (nė shumė zotra) nė kohėn e sotme. Tėrheq vėmendje me idhujt, tė cilėt nė disa raste janė me qindra, tė vendosur nė tempujt e fshatrave.

Ata jetojnė bashkė me muslimanėt dhe numri i tyre ėshtė deri 200 milionė.Hindu ėshtė emėr persisht me tė cilin muslimanėt i emėrtojnė popujt qė jetojnė rreth e pėrqark lumit Indus.Ky emėrtim ėshtė njė shprehje gjeografike.Termi “hinduizėm” pėrdoret pėr
tė shprehur sistemin e mendimit dhe besimin e kėtij populli.Ndėrsa termi brahmanizėm, nuk rrjedh nga Zoti Brahman,por nga klasa brahmane e priftėrinjve indianė.

Ne nga shprehjet hinduizėm dhe brahmanizėm kuptojmė mėnyrėn e pėrshtypjeve (ndijimit),mendimit, besimit dhe jetesės sė indianėve, duke filluar nga periudha mė e lashtė e Vedave e deri mė sot. Ndėrsa indianėt pėr tė shpjeguar fenė e tyre pėrdorin shprehjen “Sanatana Dharma” (rregull i pėrhershėm).

Rol tė rėndėsishėm nė formimin e gjendjes sė sotme tė hinduizmit, nė kėtė apo nė atė
formė, kanė luajtur shėrbimet e popujve tė ndryshėm tė racės sė bardhė, tė verdhė dhe tė zezė.Banorėt mė tė vjetėr tė Indisė, duke u pėrzier me popujt e ardhur nga veriu janė zhdukur, ka mundėsi qė ata tė jenė tė zinjtė (negrit) me gjenezė afrikanė dhe malenezė.

Racėn e verdhė e pėrfaqėsojnė popujt Mon-Khmer tė Indisė Veriore. Ndėrsa raca e bardhė mendohen tė jenė dravidėt e sotėm, tė cilėt mijėra vjet pėrpara janė shpėrngulur nga veriu. Ndoshta kanė dhe njė afėrsi me popujt e vjetėr tė Pellgut tė Mesdheut.

Arianėt me pėrkatėsi tė grupit gjuhėsor Indo-Europian,tė afėrt me persianėt, janė shpėrngulur pėr nė Indi nė vitin 1500 para erės sonė. Edhe pse nė fillim tė shek. XX u hodhėn disa hipoteza se arianėt janė themeluesit e kulturės indiane, gjurmimet nė rajonin Harappa (nė jug tė Penxhabit) dhe Mahenco-Daro (nė Sind) nė vitin 1921-1922 tregojnė se, para shpėrnguljes sė arianėve, nė vitin 2500 para erės sonė, nė Indi ka ekzistuar njė kulturė shumė e zhvilluar qytetare nė rajonin indus dhe se dikur kur kanė ardhur aty janė ballafaquar me njė kulturė shumė tė zhvilluar.

Vetėm se pėr fat tė keq, pėr shkak tė moszgjidhjes sė mjaftueshme tė burimeve arkeologjike, nuk mund tė dimė se cili popull e ka themeluar kulturėn induse dhe ēfarė gjuhe ka folur ai popull. Por, s’ka dyshim se ajo ka patur lidhje me kulturėn e Anadollit. Kjo cilėsohet si njė kulturė botėrore internacionale e zhvilluar nė atė kohė.

Veprat artistike qė gjenden atje, vulat dhe nuskat tregojnė se populli indus ka poseduar edhe kulturėn e vizatimit (njė pėrshkrim i zotit pėrkujton Shivanė tė ulur si Joga), e cila u ngjan indianėve tė sotėm; gjithashtu tregojnė se u kanė besuar kafshėve tė shenjta si krokodilit,gjarpėrit dhe kaut dhe materieve si drurit tė fikut dhe gurit allus (linga); po ashtu tregojnė se,si simbol kanė pėrdorur edhe svastikėn.

Me sa duket arianėt, tė cilėt nė vitin 1500 dhe 1250 para erės sonė janė shpėrngulur prej ngushticave tė verilindjes pėr nė Penxhab, e kanė shkatėrruar kėtė kulturė tė vjetėr dhe kanė lėvizur drejt lindjes;dhe nė masė tė madhe janė ndikuar nga kultura vendase. Kėshtu qė hinduizmi, duhet tė jetė njė sintezė e pėrzierjes sė besimit tė arianėve dhe popujve vendas.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri prej 27.01.12 22:59

a. Shkrimet e shenjta

Nė krye tė shkrimeve fetare indiane janė Vedat tė shkruara nė sanskritisht. Veda si fjalė ka kuptimin “dituri, urtėsi e pėrhershme”. Ėshtė njė pėrmbledhje e madhe e teksteve fetare e shfaqur nė vitet 1250 dhe 800 para erės sonė. Nė shek. 5 para erės sonė ėshtė filluar studimi pėr gramatikėn e gjuhės. Kjo gjuhė edhe sot pėr studiuesit indianė ėshtė gjuhė fetare. Literatura e vedave pėrbėhet nga katėr grupe tekstesh:

1. Rigveda:ka kuptimin tė njohėsh kėngėt fetare pėr sakrificėn dhe pėrbėhet prej dhjetė
librave qė pėrmbajnė 1028 kėngė fetare shumica e tė cilave janė nga katėr rreshta.Ajo me njė sasi tė madhe fjalėsh,zotėrat,sidomos mbretin e zotėrve indianė e fton nė drekėn e sakrificės.Rigveda,paraqet edhe raste tė ndryshme sociale tė arianėve qė janė shpėrngulur nė Indi nė vitin 1500 para erės sonė.

2. Samaveda: Ka kuptimin “vedat e melodive”. Priftėrinjtė nė njė formė muzikale, duke
lexuar me melodi, e shoqėrojnė sakrificėn.

3. Jaxhurveda: Ėshtė veda e fjalėve tė sakrificės sė caktuar. Pėrbėhet prej lutjeve dhe fjalėve tė sakrificės, nga tė cilat disa janė shkruar nė prozė e disa nė poezi. Prifti kėto lutje i lexon gjatė sakrifikimt duke murmuritur.

4. Atharvaveda: Ėshtė veda e fjalėve magjike. Brahmanėt janė tė detyruar qė ta lexojnė nė raste tė ndryshme tė jetės.Ėshtė njė pėrmbledhje e madhe e pėrbėrė prej 731 himneve fetare me 6000 strofa. Nė krahasim me librat e mėparshėm ėshtė shkruar mė vonė.Ndėrsa Brahmana,ėshtė futur nė mesin e librave tė shenjtė tė shkruara mė vonė nga ana priftėrinjve. Nė mėnyrė tė pėrgjithshme tregon pėr sakrificėn dhe pėr problemet nė lidhje me urtėsinė dhe teologjinė tė shkruara pėr nxėnėsit.

Upanishadat, janė pjesa e fundit e literaturės sė Vedave. Esencėn e tyre e pėrbėjnė teknika dhe udhėzimet pėr sakrifikim. Por, gjithashtu ka edhe tė atillė qė Upanishadat nuk i llogarisin si Veda, por i pranojnė si libra tė dorės sė dytė tė fesė indiane dhe brahmane. Kėtu autoriteti i sakrificės ėshtė kthyer nė misticizėm shpėtues.

Sipas Upanishadave krijesat janė krijuar me bashkimin e shpirtit tė njeriut (Atman) dhe shpirtit tė universit (Brahman). Dhe kėnaqėsia e pėrhershme arrihet me njohjen e kėtij krijimi.Njeriu dhe universi,sipas misticizmit,duke u bashkuar,nė formė tė njė shėndritjeje tė mrekullueshme, do tė arrijnė nė njė kėnaqėsi.

E tėrė literatura e Vedave pranohet si shpallje dhe inspirim (Shuriti) i marrur nga Rishis-ėt (fallxhinjtė e shenjtė tė periudhės sė parė). Gjithashtu pranohen si frymė e ekzistencės sė pafillimtė, d.m.th. frymė e zotit Brahman. Ndėrsa disa besojnė se Vedat janė tė ligjėruara nga njė zot ose se ato ekzistojnė qė nė eternitet.

Dy legjenda me emrin Mahabharata dhe Ramajana janė tė pėrfshira nė Vedat: E para, ėshė tregim i njė lufte nė mes familjeve Pendus dhe Kurus, me 100.000 strofa nė sanskritisht. Pėrfshin edhe shumė poezi edukative dhe didaktike. Mė e njohura nga kėto ėshtė Bhagavadgita, qė ka kuptimin ”kėnga e tė mėdhenjve”. Sipas shumicės “Gita” pėrbėn Librin 6 tė Mahabharatasė.

Zoti Vishna, paraqitet nė pamje botėrore si Krishna i Madh dhe pas luftės sė madhe trimit Arjuna, siē thuhet nė njė legjendė, i jep njohuri pėr ekzistimin e Zotit, botės dhe shpirtit. Arjuna,kur i sheh tė afėrmit e tij nė fushėn e luftės nė grupin e kundėrshtarėve, nuk dėshiron qė tė luftojė;vetėm se Zoti Vishnu, i cili kujdeset pėr qerren e Tij (Arjunasė), e bind Atė se duhet tė luftojė.

Fjalėt e tij i mbėshtet nė kėtė bazė: “Kalimtarė janė vetėm trupat e njerėzve, ndėrsa shpirti i tyre ėshtė i pavdekshėm”. Sipas Bhagavadgita-sė, Zoti veten e tij e ka pėrhapur nė botė.

Ai ėshtė ēdo gjė dhe nė ēdo gjė. Nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe sundues i universit. Ata qė me dėshirėn e tyre vetėveten ia nėnshtrojnė Zotit Krishna-Vishnu edhe Zoti do t’iu pėrkulet dhe do t’iu pėrgjigjet.

Mbėshtetja e fesė subjektive (individuale) nga Libri, ka shumė rėndėsi pėr shumė njerėz nė Evropė dhe Indi. Pėr shembull, Mahatma Gandi thotė:“Kur demoralizohem e hap Bhagavadgita-nė; lexoj njė strofė kėtu njė strofė atje dhe edhe nėse jam nė brengė tė mėdha, menjėherė filloj tė qesh”.

Ramajana, me 24.000 strofa shpjegon tregimin e jetės sė njė princi legjendė Ramasė. Sipas kėsaj, Ravana, mbreti i viganėve, e grabit gruan e Ramasė dhe e ēon nė ishullin Cejlon (Lanka).

Edhe Rama, me ndihmėn e majmunėve, tė cilėt kanė ndėrtuar ura mbi oqean, korr sukses nė shpėtimin e gruas sė tij Sitasė. Nė veprėn e tij 18 Purana (tregime tė vjetra) me pėrmbajtje legjendare, tregon pėr krijimin e botės, adhurimet dhe urtėsitė. Purana mė e njohur “Bhagavata”,ka njė ndikim tė madh falė epopesė sė Krishnasė.

Pėrveē librave tė lartpėrmendur ka edhe shkrime tė shenjta tė tjera tė fraksioneve tė
ndryshme.Vetėm se kėto nuk pranohen nga tė gjithė hindusėt.Shkrimet, epėrmbledhura nėntitullin “Tantra” (tekst) dhe “Agama” (transmetim), kanė dalė nė shesh nė fund tė
parė. Libri i Ligjit tė Manusė dhe veprat tjera legjendare numėrohen si Smriti(shpallje).

Kjo literaturė madhėshtore ėshtė shkruar nė sanskritisht, gjuhė tė cilėn e kanė pėrdorur intelektualėt e lashtė. Por ka 1400 vjet qė literatura e hinduizmit dalėngadalė ėshtė larguar nga sanskritishtja.

Poetėt preferojnė gjuhė tė ndryshme tė reja indiane. Mė tė rėndėsishme nga kėto gjuhė janė ajo indiane, bengale, maratanaje, gujxhouje. Historia e zotėve qė ėshtė shkruar nė kėtė gjuhė i ėshtė prezentuar pėr dobi rrethit mė tė gjerė. Kėto vepra janė vazhdim i literaturės nė sanskritisht.

Pėrkundėr kėsaj, njė pjesė e literaturės sė shkruar nė gjuhėt dravid (kanara, telegu, tamil dhe malajane), tė cilat nuk janė ariane, janė shkruar nė mijėvjetshin e parė para erės sonė.

Sado qė tė jenė tė ndikuara nga literatura sanskritishte, ato nė aspektin e gjuhės dhe pėrmbajtjes paraqesin njė specifikė tjetėr.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri prej 27.01.12 23:55

b. Mendimi pėr universin

Sipas konceptit indian universi ėshtė i pėrhershėm;vetėm se botėrat (nė Zotin Brahman, d.m.th. nė Vezėn-Brahman) tė cilat e pėrbėjnė atė gjithmonė pėsojnė ndryshime. Periodikisht dalin nė shesh, jetojnė dhe zhduken.Ēdo shkollė dhe fraksion ka mendim tė ndryshėm nė lidhje me atė se nė ēfarė forme dhe si ėshtė krijuar bota dhe se pas njė kohe tė gjatė si do tė zhduket ajo.

Kėto, pėr elementet pėrbėrėse tė botės, sipas formės sė daljes nga Zoti, kanė zhvilluar mendime tė ndryshme. Bota udhėhiqet nga Zoti. Ajo ėshtė krijuar nga substancat ose nga lėmshi i atomeve tė pėrhershme, tė cilat ekzistojnė bashkė me Zotin.

Nė ēdo vend tė botės,nė kontinentet e rrethuara me detėra jetojnė njerėz dhe kafshė. Nė katet e epėrme tė botės nėntokėsore qėndrojnė demonėt. Ndėrsa mbi sipėrfaqe tė tokės ka njė mbi njė vendbanime qiellore.


Tė gjitha gjallesat prej Brahmanėve, qė kanė katėr fytyra, e deri nė njė livadh, kanė shpirtėra tė pavdekshėm tė mbėshtjellur me trup material qė janė qė nė eternitet (amėshim). Sipas parimit, i cili vepron mbi pėrgjigjen e punėve tė mira dhe tė kėqija, (shpirti) ėshtė i detyruar tė shėtisė prej njė krijese nė njė krijesė tjetėr.

Sipas asaj qė e pranojnė tė gjithė fraksionet tė gjitha krijesat, duke marrė parasysh edhe zotėrat pėrveē Zotit tė madh dhe tė pėrhershėm Ishvarasė, i janė nėnshtruar kėtij ligji tė pėrgjithshėm tė universit.

Sipas kėtyre koncepteve, pranohet se nė ēdo sistem tė universit ekziston njė Zot i Zjarrit dhe njė Indra.Nėse veprat e shpirtrave qė gjenden nė qeniet hyjnore nuk janė nė pėrputhshmėri me nivelin ku gjenden, si pėrgjigje pėr tė do tė lindin pėrsėri nė tokė.

Ndėrsa vendet e tyre i zotėrojnė shpirtėrat e tjerė me karma tė pėrshtatshme, qė kanė tė njėjtin obligim dhe tė njėjtat aftėsi. Ndryshimet periodike nė lindjen dhe perėndimin e botės, ndodhin nė njė udhėtim historik tė caktuar tė cilat vazhdojnė me miliona vite.

Brahman ėshtė zoti qė jeton mė shumė nga zotėrat e vdekur. Jeta e tij ėshtė sa njė qind vjet tė Brahmasė. Kjo nė vite njerėzore ėshtė 311.041.000.000.000 vjet. Kur tė afrohet fundi i jetėsdo tė shkatėrrohet edhe sistemi botėror. Do tė bėhet njė substancė e pakuptueshme dhe e pandjeshme sikur hiēi.

Pėrsėri pas qėndrimit kaq tė gjatė nė qetėsi absolute do tė lindė njė botė e re, njė Brahman i ri. Nė jetėn e Brahmanit do tė ketė ndryshime kohore si ditėt dhe netėt njerėzore tė cilat ndjekin njėra-tjetrėn. Me mbarimin e njė dite tė Brahmanit njė pjesė e botės do tė zhduket dhe drejt kėsaj humbjeje shkojnė vetėm pjesėt e poshtme tė sistemit botėror.

Me lindjen e njė dite tė re tė Brahmasė, nė pjesėt e epėrme tė sistemit botėror, do tė fillojė njė krijim i pjesėrishėm. Njė ditė e Brahmasė bėn njė “kalpa”, i cili pėrfshin edhe jetėn botėrore tė madhe 1000 vjeēare. Ndėrsa njė jetė botėrore (Mahajuga) ėshtė sa 320.000 x 4 jetė njeriu.

Njė jetė mė e gjatė botėrore ėshtė e pėrbėrė nga mbledhja e periudhave tė quajtura Krita, Treta, Dvapara dhe Kali dhe ēdo njėra nga ato (sipas rėnditjes) reflekton 4, 3, 2, 1 mijė (Vjet Zoti).Jugatė (periudhat botėrore) dallojnė nga njėra tjetra sipas vazhdueshmėrisė dhe cilėsisė. Njė Juga xhevahiri ėshtė periudha mė e gjatė. Nė kėtė periudhė ka njė lumturi tė pėrgjithshme.

Njerėzit janė dashamirė tė sė vėrtetės dhe tė drejtė. Nė ēdo Juga qė e pason atė do tė ketė njė keqėsim tė vazhdueshėm,kėshtu qė mė nė fund,nė Kali-Juga nė etikė dhe nė ēdo send do tė ketė njė rėnie;kjo rėnie nė jetėn e njeriut dhe nė botė arrin kulminacionin.

Sė fundi pėrsėri fillon njė jetė botėrore e lumtur qė do tė jetė e detyruar qė nė tė ardhmen vendin e vet t’ua lėrė periudhave qė pasojnė. Nė ēdonjėrėn nga kėto Juga ka nga njė tė kuqe mėngjezi dhe njė tė kuqe mbrėmjeje qė zgjatė sa njė e katėrta e vetė asaj.

Sot ne gjendemi nė Mėngjesin e Kuq tė Jugasė Kali, qė fillon mė 17 Shkurt 3102 me
vdekjen e Krishnasė. Luftėrat e pėrshkruara nė Mahabharata kanė ndodhur nė Juganė Dvapara, kurse aventurat e Ramasė dhe Ravanasė nė Juganė Treta.

Indusėt janė mėsuar me kėtė llogari madhėshtore tė kohės.Besojnė se njohuritė metafizike, sikur qė e pranojnė se para mijėra vitesh kanė jetuar trima historikė,dhe shkrimet e shenjta janė shpallur nė periudha aq tė vjetra, sa qė s’mund tė paramendohet; ndodhitė tė cilat shkrimtarėt ua shpjegojnė Mahabharatasė dhe Ramasė besojnė se ata vetė i kanė pėrjetuar.

Mendimin botėror indian qė e shpjeguam deri mė tash, e pranojnė shumica e indusėve. Ka mundėsi qė, nė kundėrshtim pėr atė qė i kemi shpjeguar, tė rastisen edhe mendime tė shkollave dhe fraksioneve tė ndryshme.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 0:09

c. Karma

Ēfarė ėshtė besimi, udhėzimi i vėrtetė i fundit pėr shpėrblimet dhe ndėshkimet nė
hinduizėm? Hinduizmi beson nė ekzistencėn e njė rregulle universale dhe tė pėrhershme tė quajtur “Karma”.

Karma ėshtė njė rregull moral i universit, sipas tė cilės punėt qė bėhen nė kėtė jetė ndikojnė nė kuadrin e gjallesės dhe luajnė rol nė kthimin e saj pėrsėri nė trup. Kėshtu qė,ēdo gjallesė pozitėn e saj e fiton me punėt qė i vepron. Nėse pozita e njė gjallese shkon nga e keqia, ajo do tė pėrjetojė vuajtjen e veprave tė kėqija tė vepruara nė ekzistencėn mė tė hershme.

Nėse pozita e njė ekzistence, e cila ėshtė nė brendi tė veprave tė kėqija, shkon nga e
mira, d.t.th. se edhe ajo ende shfrytėzon fitimin e punėve mė tė hershme. Karma ėshtė njė kundėrrregull qė vepron automatikisht dhe pa mėshirė dhe ndikon si shpėrblim i formės sė krijesės mė tė hershme.

Kėshtu, me vendimin e ligjit karma, tė gjitha pėrcaktimet nė tokė, duke mos e distancuar vullnetin e lirė tė njeriut, dalin nė shesh nė forma tė ndryshme. Pėr punėt tė cilat do tė ndikojnė negativisht ose pozitivisht, vendos vetė gjallesa. D.t.th., karma ėshtė njė rezultat i pėrgjithshėm i jetės sė botės sė ēdo krijese. Vetė gjykimi i jetės ėshtė i pafillim dhe i pafund.

Njeriu vazhdon tė jetojė nė zinxhirin e rimishėrimit tė pafund. Pėr kėtė shkak vdekja nuk ėshtė zhdukje apo mjet frike, por ėshtė kalim prej njė ekzistence nė tjetrėn. Megjithatė Karma, e lidhur me besimin e inkarnacionit, ėshtė udhėheqėsi kryesor i mendimit indian. Ajo shihet qė nė kohėn e upanishadave.

Ēdo indian, mundohet qė kur tė kthehet pėrsėri nė botė, me punėt e mira, tė fitojė njė trup tė mirė, jetėn e ardhme ta marrė nė siguri. Nė tė kundėrtėn, frikėsohet se pėr shkak tė mėkateve tė tashme, nė lindjen e dytė tė mos lind si bimė ose kafshė. Gjithashtu edhe kasti (klasė sociale) ku ka lindur, ėshtė rezultat i punėve tė bėra.

Hinduizmi nuk njeh fund tė botės dhe ekzistencės. Nė kėtė aspekt, sipas indianėve, ngjarjet historike nuk janė vlerėsim i tė kaluarės, por, janė pasqyrim i kohės sė tashme e cila vazhdon pa fund. Rrota sansara, d.t.th. kthimi pėrsėri i turbinės sė vdekjes dhe lindjes, nuk do tė ndėrpritet asnjėherė.

Tė gjitha pėrcaktimet e ekzistencave qė jetojnė qė nė eternitet, janė vetėm ndryshim i formave dhe mbulesės materiale. Shpirtėrat janė tė pavdekshėm dhe tė pėrhershėm. Ata me anė tė ligjit karma, sipas punėve tė mira ose tė kėqia, marrin trup hyjnor, njerėzor, tė kafshės apo tė bimėve.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 15:24

ē. Sistemi i besimit

Hinduizmi ėshtė njė fe e themeluar, dhe fe qė ka lindur prej zhvillimeve historike. Nuk ka njė sistem tė caktuar tė besimit si nė islam e as njė rrugė tė qartė tė udhėzimit si nė budizėm.Nė tė shihen manifestime tė ndryshme tė jetės fetare si fetishizmi (kulti i kafshėve, pėr shembull,lopa nė rajonin Ganxh pranohet e shenjtė),oliteizmi,panteizmi, henoteizmi. Hinduizmi ėshtė si njė grumbull i dukurive fetare tė vendosura nė histori njėra pas tjetrės. Ai, pėr shkak se nė tė gjenden kundėrshtimet, mendimet e thjeshta ose tė pėrparuara, drejtėsitė e ndryshme njėra pranė tjetrės, quhet “enciklopedi e tė gjitha feve”.

Mospėrcaktimi i parimeve tė caktuara, doktrinave dhe koncepteve ėshtė njė specifikė e
hindiuzmit. Pėr kėtė nė sy bie njė mirėkuptim i gjerė fetar. Nė kėtė fe, numri i ekzistencave tė shenjta ėshtė i pakufizuar. Edhe rrugėt e shpėtimit janė shumė. Krahas indianėve vegjetarianė ka edhe indianė tė cilėt bėjnė gėzime epshore dhe jetojnė njė jetė mjaft asketike. Edhe numri i zotave nė hinduizėm ėshtė i madh. Nė kohėn mė tė lashtė mendohej se brahmani katėrkokėsh nė krijimin e botės ka luajtur njė rol shumė tė madh, ndėrsa mė vonė ėshtė pranuar si njė lloj shpirti botėror.

Nė krahasim me tė kaluarėn konsiderata ndaj Zotit Shiva dhe Vishnu ėshtė rritur mė tepėr dhe kanė hyrė nė klasėn e zotėrave tė mėdhenj. Shiva, qė ėshtė njohur edhe me emrin Rudra (i kuq), nė tė kaluarėn cilėsohej si Zot i frikshėm. Njihej si zot dhunues dhe sensual. Ndėrsa si zot i prodhimtarisė ishte phallus (organi gjenital i mashkullit) dhe kau. Ganesha, qė njihet si djali i tij, pranoheshte si zot i shiut dhe i bimėve.

Mė kryesoja nga krijesat, pėr tė cilat indusėt kanė respekt tė veēantė dhe tė cilave u vishet shenjtėri e caktuar ose fuqi mbinatyrore, janė shfaqjet e ndryshme tė natyrės. Gjithashtu tė shenjta llogariten edhe toka-nėnė, disa male (Kajlasa, Himalaja), gurėzit nė forma tė ēuditshme (pėr shembull, phallusi i Shivasė) dhe disa lumenj (Gang, Jamuna etj.). Po ashtu tė shenjta janė edhe bimėt speciale (druri i fikut, tulsistaude etj.) dhe kafshėt (majmuni, krokodili, gjarpėri etj.), sidomos tė shenjta janė edhe lopėt, tė cilat nuk lejohet qė askush t’i mbytė.

Disa fraksione prijėsit e tyre i respektojnė duke ju veshur shenjtėri. Pėr t’iu ndihmuar trimave dhe tė shenjtėve bėhen lutje. Fshatarėt, si zakonisht, besojnė se forcat ndikojnė vetėm rreth e pėrqark tyre dhe zotėrave lokalė tė fshatit (Grama-Devatas) ju dhurojnė sakrificė. Besojnė nė ekzistencėn e xhinėve (Rakshasa, Bhuta etj.) dhe frikėsohen prej tyre.

Kalimi nė ekzistencat e lartėsuara tė panteonit bėhet me qeniet gjysėmhyjnore si Gandharva (muzicientėt hyjnorė), Apsara (zanė e bukur) dhe Jaksha (shpirti i deposė). Besohet edhe nė ekzitencėn e shumė hyjneshave,tė cilat sjellin dhe shmangin sėmundjen.

Shumė zotėra qė kanė luajtur rol tė rėndėsishėm nė periudhėn e Vedave, sot e kanė
humbur rėndėsinė e tyre. Atyre iu bėhet rrallė herė ndonjė lutje. Sa pėr ilustrim mund tė pėrmendim vetėm Ashvinin, i cili i ndihmon ata qė janė nė rrezik, Mitranė, mbrojtėsi i shoqėrisė,Pushanin, zotin e rrugėve dhe Vishvakarman, zotin e artit.

Besohet se zotėrat pėrkujdesen pėr qenie tė caktuara natyrore.Surja ėshtė sundues i diellit,Soma i hėnės, Vaju i erės, Varuna i ujit, Indra i shiut, Agni i zjarrit, Jama i botės sė tė vdekurve,Kubera i thesarit.

Nė Veda, Indra ėshtė njė shembull qiellor, hyjnor i luftėtarėve.Ndėrsa Agni ėshtė prifti i kurbanėve tė zotėrave.Kama, qė sot me njė hark dhe njė shigjetė prej luleje vizatohet i hipur mbi njė papagall,nė Veda ėshtė zoti i dashurisė. Njėri prej zotėrave mė tė dashur ėshtė edhe Ganesha; ėshtė me fytyrė tė njė mashkulli me kokė elefanti dhe me trup tė madh.

Kafsha pėr bartje ėshtė miu.Atij i bėhet lutje qė t’i zhdukė pengesat.Pėr kėtė,edhe lutjet qė i pėrshkruhen Ganeshasė dhe rrezatimet pėr tė,zbukurojnė fillimin e shumė librave indianė.Skanda, ėshtė zot i luftės, sė cilės i thuhet edhe Kartikeje ose Subrahmanja dhe ka shumė simpatizues nė Rajonin e Dravidėve.

Nė krye tė panteonit gjenden tre zotėra: Brahma, Vishnu dhe Shiva. Brahma simbolizon
krijimin e botės, Vishnu mbrojtjen, ndėrsa Shiva shkatėrrimin.Por ky koncept ėshtė plotėsisht njė mendim filozofik; nuk ka shumė ndikim nė jetėn fetare. Nė pėrgjithėsi ajo qė mendohet pėr Brahma,nuk ėshtė zoti mė i lart i brahmanizmit. Ai ėshtė vetėm njė mjeshtėr (demiurg), i cili me urdhėrin e Zotit tė Madh Ishvarasė i jep formė botės. Nė literaturėn e vjetėr kjo nuk ekziston.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 15:26

Atij i janė veshur mitologjitė e vjetra nė lidhje me zotin e krijesave Prajapati dhe krijesave tė tjera.Besohet se udhėtimin e ka bėrė i hipur nė njė rosė. Ndėrsa gruaja e tij Sarasvati ėshtė zoti i urtėsisė. Vendet e pakta pėr kultin e saj tregojnė se ajo nuk zė shumė vend nė zemrat e indusėve.

Zotat mė tė lartė tė indusėve janė Vishnu dhe Shiva. Edhe pse shumė krijesa qiellore janė tė pėrcaktuara pėr mishėrim, dashamirėt e tyre besojnė se janė tė pėrhershėm dhe se kanė mbetur jashtė Karmasė.Pėr Vishnunė tregohet edhe nė Vedatė.Vetėm se ndonjėherė rastiset nė pikturat e saj tė udhėtimit hipur nė shqiponjėn Gradu,qė ėshtė bartės i topuzit, guacės, lotos dhe diskut. Shumica e vizatimeve janė pėrshkrim i pushimit tė tij mbi pėrbindshin e botės.

Gruaja e tij Lakshmi (Shri), qė ėshtė zot i bukurisė dhe historisė, nė pėrgjithėsi u bėn masazh kėmbėve tė burrit tė saj. Besohet se Vishnu pėr tė shpėtuar njeriun, pėr tė zhdukur fatkeqėsitė,shumė herė merr pamjen e njeriut dhe kafshėve. Lajmet se shndėrrohet nė formėn e peshkut,se do tė shpėtohet prej babait tė dytė tė njerėzimit Manusė dhe se nė fund do tė kthehet si Kalki, janė disa nga kėto legjenda.

Shiva, para Rudrasė, zotit tė furtunės sipas Vedave, dhe Arjave, ėshtė bashkuar edhe me shumė zotėra tė tjerė. Ai pėrshkruhet si asket me njė apo me pesė kokė mbi tė cilat ėshtė hedhur pluhur ose njė zinxhir i pėrbėrė nga kafkat e njerėzve. Nė katėr duart e tij si simbol mban njė fletė, njė shtizė dhe njė daulle. Ai nė anėn tjetėr me simbolin e phollusit (linga) ėshtė edhe babai i madh.

Nė fund, ai ėshtė njė asket qė bėn jogė. Gruaja e tij ėshtė Parvati (Vajza e malit).
Shiva, gjithashtu pėrshkruhet edhe si njė qenie qė sjell shpėtim dhe mėshirė. Gruaja e tij Parvati nė tė shumtėn e rasteve njihet edhe me ofiqin Durga. Ajo posedon edhe natyrėn e butė edhe natyrėn e egėr. Nė kohėn mė tė hershme pėr tė sakrifikohej pėr tė fituar mėshirėn e kėtij luftėtari legjendar, qė mund tė t’u bėjė ballė demonėve. Nė anėn tjetėr ajo respektohet edhe si nėnė e mėshirshme qė ju siguron ushqim tė gjitha krijesave tė gjalla.

Mendimet pėr zotrat ndryshojnė sipas shkollave dhe fraksioneve tė ndryshme. Sipas
mėsimeve tė Karmamimanzasė dhe Sankjasė klasike tė gjithė zotrat pa pėrjashtim i
nėnshtrohen reinkarnacionit. Pėr kėtė arsye parimi i qiellit mė tė lartė ėshtė ligji Karma.

Tė gjithė punėt e mira dhe tė kėqija nė mėnyrė automatike do ta marrin shpėrblimin dhe dėnimin. Ndėrsa njė pjesė e indusėve janė monoteistė, sepse, besojnė nė Zotin e pėrhershėm tė universit me emrin Ishvara dhe se tė gjitha krijesat tjera tė lartėsuara janė shėrbyesit dhe nėpunėsit e vdekshėm. Ndėrsa bota dhe marrėdhėniet me Zotin mendohen nė forma tė ndryshme.

Sistemi i besimit indian shkurtimisht mund tė pėrmblidhet nė kėtė Kredo tė Mahatma
Gandhi-t:“Unė veten e quaj njė Indu Sanatani. Pėr shkak se unė besoj nė Veda, Upanishada, Purana dhe nė tė gjithė shkrimet indiane dhe nė avatara (rimishėrimi i zotit brenda krijesave tė ndryshme) dhe nė reinkarnacion. Unė gjithashtu brenda tė kuptuarit tė Vedave besoj nė vernashrama (sistemi indian i kastave dhe kategoritė e jetės)”.

Kredon e Gandhit mund ta sistemojmė nė kėtė formė: Indiuzmi ėshtė respektim dhe besim:
1. nė tė gjitha shkrimet e shenjta, duke pėrfshirė edhe shkrimet jashta hinduizmit;
2. nė shfaqjet e ndryshme hyjnore;
3. nė konceptin e rilindjes (reinkarnacion);
4. nė sistemin e kastave, qė ėshtė sistem shoqėror dhe fetar;
5. nė konceptin e shkallėve tė jetės;
6. nė krijesat e shenjta jashtė njeriut (si qė ėshtė respektimi i lopės);
7. nė idhujt (me piktura tė zotit).
Tė gjithė kėto manifestojnė shkrimet e shenjta indiane.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 17:05

d. Kulti,adhurimi

Simboli i pėrbashkėt te tė gjithė indianėt ėshtė shkrimi sanskritisht dhe i stolisur i fjalės “Om”. Kėto tre shkronja (“a, u, m”) qė ndjekin njėra tjetrėn dhe qė gjenden nė fillim tė ēdo teksti fetar,shprehin Brahman apo treshin Vishnu, Shiva dhe Brahman. Pėr kėtė ēėshtje bėhen komentime tė ndryshme.

Arjatė, pjestarėt e Vedave, besojnė se mbi ta janė ulur zotėra tė padukshėm dhe
u luten zotėrave para tė cilėve janė pėrhapur kullosat dhe qė gjenden nė vendet nė hapėsirė ku theren kurbanėt.Pėrmbajtjen e adhurimeve e pėrbėjnė zjarri qė digjet nė
emėr tė zotėrave, drithrat,pasta,kafsha e therur dhe shėrbimi i pijes soma (pije alkoolike).
Edhe pse edhe sot si nė kohėn e Vedave,pėr ata sakrifikohet, por qė nga Periudha e Epenit dhe Puranasė janė bėrė disa ndryshime.

Nė Tempuj, pėrpara simboleve dhe vizatimeve qė pėrfaqėsojnė Zotin,bėhen shumė
lėvizje. Besohet se me kėndimin e himneve fetare, larjen, zbukurimin dhe shenjtėrimin e idhujve,me ndėrrimin e dritave, me ndezjen e fumiganteve (lule qė pėrdoret pėr shėrbim zotit) dhe me dhurimin e pijeve dhe ushqimeve bimore do t’i kėnaqin qeniet qiellore. Flijimi i kafshėve sotbėhet vetėm pėr disa zotėra si Durga.

Ditėve tė festave ata, me qerre tė mrekullueshme dhe tė zbukuruara me statujat dhe vizatimet e zotit,ceremonialisht shėtiten nėpėr rrugėt e qytetit dhe fshatit.Festa mė
e njohur ėshtė Divali.Nė kėtė festė pėr hirė tė Lakshmit shtėpitė dhe rrugėt zbukurohen me llamba. Ndėrsa nė festėn Holi,indianėt nė veten e tyre derdhin ujė tė ngjyrosur me tė kuqe.

Pėrveē festave tė panumėrta tė zotėrave, nė jetėn e indianėve rol tė rėndėsishėm luajnė edhe vizitat nė vendet e shenjta dhe udhėtimi pėr pelegrinazh.Pelegrinėt bėjnė banjo nė vendet e shenjta, e sidomos nė ujėrat e shenjta si Benares, Mathure dhe Allahabad.

E tėrė jeta e njė indusi varet prej realizimit tė disa ceremonive tė caktuara prej lindjes
e deri nė vdekje.Edukimi shpirtėror dhe pastėrtia,realizimi i premtimeve dhe meditacioni ndihmojnė nė ndriēimin e zemrės dhe nė fitimin e njė Karmaje tė mirė.Trupat e tė vdekurve nė Periudhėn e Vedave pjesėrisht varroseshin e pjesėrisht digjeshin. Ndėrsa sot pėrveē asketėve (trupi i tė cilėve varroset me pozitė tė pėrulur nė gjunjė), trupi i tė gjithėve digjet.

Djegja e vejushave asnjėherė nuk ka qenė njė rregull i pėrgjithshėm.Vetėm se deri mė 1829, kur edhe vijnė anglezėt,kjo traditė nė sarajet e princave pėrsėritej shpesh.Krahas tė gjitha ndalesave,edhe sot mund tė rastiset nė traditėn e djegjes sė vejushave.
Besohet se nė fund tė kėsaj ceremonie gruaja nė qiell do tė bashkohet me burrin e saj.
Vejushat porositen qė nė vend qė tė digjen,tė mos martohen.

Hinduizmi nuk njeh njė institucion tė profetėsisė.Pėr ta rregullat, traditat dhe obligimet
e sistemit kastian janė mė tė rėndėsishme se besimi dhe hyjnia. Nuk ka njė institucion fetar qė do tė pėrcaktojė pjesėn e besimit dhe punės nė fe siē ėshtė priftėria dhe tė ngjashme me tė.

Shumica respektojnė zotra tė panumėrt lokalė.Sidomos nėpėr fshatra atyre iu bėhen sakrificė ushqimet si oriz,pemė etj.Zotrat e mėdhenj gjenden nė tempuj tė zbukuruar nė formė tė pikturave dhe statujave.Nė ēdo mėngjez me zėrin e kėmbanės zgjohen,vishen dhe ushqehen me sakrificat e realizuara.Nė ditėt e festave shėtisin nėpėr rrugė tė ulur nėpėr qerre.


dh. Priftėria

Indusėt kanė klasėn e priftėrinjėve qė ėshtė trashėgimi prej babait te djali dhe quhen
brahmanė. Edhe pse numri i pjesėtarėve tė kėsaj klase ėshtė i madh (15 milionė), vetėm njė numėr i vogėl i tyre punon nėpėr tempuj dhe shėrbime fetare.

Ndėrsa shumica tjetėr merret meprofesione tė ndryshme. Kurse priftėrinjtė, asketėt dhe tė vetmuarit e lirė (sadhu, sannjasi),qė jetojnė nė manastire tė rendeve dhe drejtimeve tė ndryshme, janė nė shėrbim tė popullit.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 17:16

e. Jeta shoqėrore

Pėr indusėt doktrina Karma ėshtė shkaku i vetėm i ndarjes mes tė gjitha gjallesave.Tė gjithė janė tė dėnuar tė respektojnė ndarjen nga varen qė nga fillimi (eterniteti). Sepse ligji i pėrhershėm i gjithėsisė (karma),siē besojnė tė gjithė drejtimet induse i detyron qė tė klasifikohen dhe tė ndahen nė klasa,tė gjitha gjallesat duke filluar prej zotėrave e deri te bimėt.

Pėrsėri ky ligj ka formuar forma tė qėndrueshme tė Sistemit Kastian,i cili pėrbėn bazėn e sistemit shoqėror indian, ashtu siē ėshtė edhe nė fe.Kasta ėshtė njė grup individėsh tė cilėt janė tė lidhur njėri me tjetrin me tradita,me obligime dhe me tė drejta tė trashėguara nga paraardhėsit dhe qė merren me tė njėjtėn punė Kasta nuk zgjedhet,por nė tė njeriu lind,dhe atė duhte ta mbrojė. Martohet me njerėzit e tė njėjtės kastė dhe ulet tė hajė po me tė njėjtit.

Kjo nuk ėshtė vetėm njė ēėshtje fetare, por nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe ēėshtje ekonomike.Edhe profesionet janė tė ndara nė bazė tė saj.Sidomos dobia e tre kastave tė klasave tė pastra si e priftėrinjve, e ushtarėve dhe e bujqve, ėshtė shumė e madhe.Klasa mė e lartė janė priftėrinjtė (brahmanėt),detyrė e tė cilėve ėshtė mėsuesia dhe detyrat fetare. Pėr tė ruajtur pastėrtinė fetare nė marrėdhėniet me njerėzit e tjerė, nė banjo dhe nė ushqim, ka urdhėra tė shkruara shumė strikte.

Klasa e dytė me rėndėsi, ėshtė klasa e luftėtarėve e quajtur Kshatrija. Nė kėtė klasė pėrfshihen mbretėrit dhe punėtorėt e shtetit,tė cilėt janė pėrgjegjės pėr rritjen dhe shtimin e fuqisė fizike.

Klasa e tretė ėshtė ajo e bujqve dhe e zejtarėve dhe quhet Vaishja.Fusha tė veprimit
tė pjesėtarėve tė saj janė profesionet si blegtoria,bujqėsia dhe tregtia.

Atyre qė lindin nė kėto tre kasta tė larta ju bėhet njė lloj ceremonie qė quhet lindje e dytė.Pėr kėtė dhe ju thuhet “ata qė kanė lindur dy herė”. Ndėrsa pėrveē kėtyre, shumica e cila quhet Shudra, punon nė profesione tė ndryshme dhe ėshtė pėrgjegjėse pėr shėrbimet ndaj atyre qė kanė lindur dy herė.Pėrsėri kėto kasta, sipas shkallės sė pastėrtisė qė i jepet profesionit, ndahen nė shumė pjesė.

Njė pjesė qė nuk konsiderohet e pastėr nė aspektin fetar shihet si Parja (tė paprekshmit). Pėr shembull, ata qė mbysin gjallesa si peshkatarėt dhe kasapėt llogariten mė tė ulėt se ata qė bėjnė enė prej balte. Ndėrsa anėtarėt e grupeve mė tė ulėta tė shoqėrisė indiane qė pėrbėjnė pjesėn e pestė dhe quhen Panxham, janė posedues tė profesioneve qė llogariten tė papastra si pastrues tė qytetit, pastrues tė banjove dhe si hajdutė. Klasa e atyre qė nuk janė indusė, ėshtė mė e ulėt nga tė gjitha.Kėshtu qė ata nuk kanė asnjėfarė kaste.

Sipas botėkuptimit indian, kjo hierarki ėshtė njė strukturė qė plotėsisht i takon ligjit tė
pėrhershėm tė universit. Ēdo kastė ka rregulla speciale tė saj pėr ceremonitė e dasmės dhe fejesės,ushqimit,pijes,veshjes dhe profesionit.Tė kundėrshtosh njė sistem kastian, mund tė jetė shkak pėr nxerrjen prej tij, gjegjėsisht mund tė jetė shkak pėr zhdukjen fizikisht.

Natyrisht zhvillimi teknologjik dhe industrializimi kanė bėrė qė tė luhatet ekzistenca e kastave tė Indisė moderne. Pėr shembull, praktikimi i rregullave tė ushqimit gjendet vetėm nė mesin e fshatarėve. Kushtetuta e Indisė mė 1949, pėr shkak tė asaj qė ėshtė nė kundėrshtim me zhvillimin, ka ndaluar klasėn Parja me 70 milion banorė dhe klasėn e atyre qė s’kanė kastė. Ndėrsa nė ēėshtjen e martesės sistemin kastian e praktikojnė nė mėnyrė tė rreptė.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 20:20

ė. Koncepti pėr botėn e ardhshme

Kur ndonjėri vdes, shpirti i tij mbėshtillet nė njė trup tė hollė tė padukshėm, si njė krijesė e re.Nėse nė kėtė nuk arrin sukses, atėherė shėtit rreth e pėrqark si fantazmė (Preta) dhe urinė e saj e shuan me kurbanėt e tė vdekurve, qė ua kanė dhuruar tė afėrmit e tyre. Nėse veprat, sjelljet janė shumė tė kėqia,ringjallje mund tė bėhet edhe nė kėtė botė, ose, me mijėra vite jeta e ferrit kėtė mund ta stagnojė.

Tė mirėt, si kundėrvlerė tė punėve tė tyre, njė periudhė tė shkurtėr ose tė gjatė jetojnė nė botėn qiellore. Ndėrsa gjendja e atyre qė janė shpėtuar nga rrethi i inkarnacionit
konceptohet nė forma tė ndryshme.Sipas shumicės sė sistemit vishnuist dhe shivaist,
ata nė njė botė mbinatyrore jetojnė tė pėrhershėm nė praninė e Zotit.

Ndėrsa fraksionet Sankhja, Njaja-Vaisheshika dhe Mimansa besojnė se shpirti i secilit, i ndarė plotėsisht nga kjo botė, jeton njė jetė speciale. Ndėrsa sipas Shankarasė shpirti individual, plotėsisht zhduket nė shpirtin kolektiv.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 20:21


f. Zhvillimi i hinduizmit dhe rrymat e reja

Nė shek. e VIII dhe IX tė erės sonė, nga reformatori dhe filozofi Shankara u bėnė komentime tė reja tė teksteve tė vjetra tė Vedave.Sipas tij,Brahma ishte njė tėrėsi jo
njė person,njė hyjnizot.Ky mendim nė mesin e brahmanėve ortodoksė pati njė jehonė tė madhe. Ndėrsa ata qė adhuronin Shivanė, Shankaranė, edhe pse ky adhuronte hyjneshėn kryesore Shaktinė, e shihnin si njė inkarnacion tė Shivasė.

Dituria e Shankarasė ndahet nė tė ulėt dhe tė lartė. Dituria e ulėt botėn e pranon si realitet. Ndėrsa dituria e lartė pranon se bota ėshtė njė ėndėrr dhe se udhėhiqet vetėm nga ana e shpirtit. Nė shkallėn e diturisė sė lartė dhe nė Brahma mund tė arri het vetėm me tė menduarit dhe tė studiuarit e Vedave.

Njė reformator tjetėr ėshtė Ramanuja, i cili ka jetuar 200 vjet pas Shankarasė. Sipas tij
Brahman ėshtė trupėzimi i Vishnusė dhe deri te bukuria hyjnore dhe qiellore, apo nė hyjni mund tė arrihet me dashuri hyjnore dhe me nėnshtrim tė plotė ndaj saj.

Rrymat e mendimit bashkėkohor dhe aktivitetet misionare janė shkak i lindjes sė lėvizjeve tė reja nė hinduizėm.Me pėrhapjen e aktiviteteve tė tyre jashtė Indisė kanė tėrhequr vėmendjen (e opinionit) pėr ta. Nga kėto mė tė rėndėsishme janė lėvizja Meditacioni Transhendental dhe Hare Krishna.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 20:24

Meditacioni transcendental

Mė 1958 nė Madras nga ana e priftit hindus Maharishi Mahesh Jogi themelohet njė
lėvizje fetare e mbėshtetur nė teknikėn e meditacionit me emrin “Lėvizja pėr ripėrtrirje shpirtėrore”.Kjo ka pėr qėllim pėrhapjen e bazave shpirtėrore nė tėrė botėn.

Emri “Maharishi Mahesh Jogi” ėshtė njė titull pėr lartėsim dhe pozitė fetare.
Maharishi ka kuptimin “Prijės i Madh”, “Fallxhi i Madh”.Mahesh ėshtė emri special i tij,ndėrsa Jogi ėshtė njė titull qė shpreh ushtrimin joga tė hindusėve.Emri origjinal i themeluesit ėshtė Mahesh Prasad Warma.

Maharishi Mahesh Jogi programin e tij e mbėshtet nė mėsuesin e tij
Swami Brahmananda Saraswari,qė njihet me ofiqin Guru Dev.Guru Dev ėshtė pėrfaqėsues i Shankaracharjasė, qė ėshtė trashėgim shpirtėror i Shanakarasė (rreth vitit 800 tė e. s.).Maharishi ėshtė bėrė i njohur me komentimet dhe pėrkthimet e tij nė diskutimet qė kanė lindur nė lidhje me komentimin e drejt tė Bhagavadgitasė.

Ky komentim numėrohet si “Ringjallje e diturisė sė vjetėr”. Pas kėsaj filozofie fetare tė “Meditacionit Transhendental” tė mbėshtetur nė njėrin prej autoriteteve mė tė mėdha tė
historisė fetare indiane, Shankaranė, gjendet Doktrina Advaita.Nė rėnjėn e teknikės sė meditacionit gjindet Mantra-meditacioni dhe tantrizmi.Nė esencėn e mendimit fetar qėndron nxjerrja nė shesh e hyjnores (Zotit) qė gjendet njeriu.Sipas kėsaj:

a. Ajo ėshtė bashkimi i rrugės Joga me absoluten.Jo shkėputje nga bota,por, zgjedhje
tė vetėdijshme tė rrugės sė jetės aktive.

b. Ajo ėshtė besimi nė forcėn dhe pakufijshmėrinė e thellėsisė sė vetėdijes njerėzore.

Maharishi Mahesh Jogi ka lindur rreth vitit 1918 dhe ka mėsuar edukimin fizik. Mė vonė
ka marrė pjesė nė grupin e nxėnėsve tė Guru Devit.Me vdekjen e mėsuesit tė tij mė
1953, dy vjet tėrhiqet nė vetmi nė Himalaje dhe pastaj duke e lėnė jetėn asketike ėshtė shpėrngulur nė Indinė Jugore, ku ka filluar me ligjėratat dhe konferencat e tij.

Mė 1959 aktivitetet e tij misionerike i ka pėrshpejtuar dhe nė vende tė ndryshme
tė botės.Krahas asaj qė nė vendin e tij nė Indi nuk kishte shumė simpati, ai shumė pėrkrahės gjeti nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nė Evropė. Mė 1976 numri i simpatizuesve tė “Meditacionit Transhendental” nė ShBA kishte kaluar milionin.

Maharishi duke vėnė theksin mbi ripėrtrirjen shpirtėriore i ka shtuar edhe sqarimet
e dukshme “shkencore”.Ai thoshte se me Meditacionin Transhendental komunisti bėhet komunist mė i mirė,i krishteri bėhet i krishter mė i mirė.Hinduizmi nė mendimin fetar dhe botėror luan njė rol shumė tė rėndėsishėm. Mė 1973 nė ShBA themelon universitetin privat “Maharishi International University”.

Me meditacionet drejtuar Zotit Brahma mbrohet teoria se do tė zhduken krimet nė tokė, fatkeqėsitė nė trafik, luftėrat, fatkeqėsitė, do tė pakėsohet skamja dhe se do tė shtohen paqa dhe qetėsia.

Sado qė ata,pėr tė mos ua tėrhequr vėmendejn grupeve fetare, tė thonė se nuk janė
njė lėvizje fetare e ndarė, Gjykata e New Jersey-t me vendimin e marrur mė datėn 19.10.1977, ata i pranon si fe mė vete dhe i ka regjistruar. Ata e mbrojnė atė se ka filluar Periudha e Iluminizmit Botėror dhe pėr kėtė kanė pėrcaktuar njė “Qeveri Botėrore dhe njė Kryetar”.

Mendojmė se me njė teknikė tė quajtur “Siddhi-Programm” mund tė arrihen “aftėsi mbinatyrore” si fluturimi, tė bėrit i padukshėm, tė depėrtosh nėpėr murė. Ky sistem ėshtė themeluar mbi filozofinė fetare indiane.

Anėtarėt e fraksionit tė ri nuk duan qė tė ndahen nga fetė e vjetra. Vetėm se, gradualisht duke u edukuar mundohen tė vėnė themelet e filozofisė sė tyre.Ritualet bėhen pėrpara fotografisė sė Guru Devit.Flijohen lule dhe pemė.

Njerėzit pėr tė arritur deri te Brahma i drejtohen fuqisė magjike dhe shpirtėrore.Njeriu,
pėr tė zhdukur karman e keqe dhe pėr tė grumbulluar karman e mirė, u kthehet lėvizjeve pozitive. Kanė shumė organizata nacionale dhe internacionale.

Ata mundohen qė ta fshehin dhe tė mos tregojnė se janė njė fraksion i hindiuzmit.Ata mundohen tė bėjnė pėrshtypjen se janė prodhim i njė programi shkencor. Konceptet e tyre pėr universin i pėrbėn filozofia indiane.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 20:34

Hare Krishna

Kjo ėshtė vazhdim nė Perėndim i fraksionit Krishna Indiane. Esencėn e besimit e pėrbėn
respekti i Krishnas i cili ėshtė avatara e njohur e Zotit Vishnu. Krishna, si krijues i ēdo gjėje, gjindet nė ēdo gjallesė. Lėvizja llogaritet si ēelės i rrugės hyjnore. “Bhakti” do tė thotė nėnshtrim Zotit. Krishna historik ėshtė vazhdim i lėvizjes.

Kjo lėvizje nė tė kaluarėn zgjatet deri te prifti bengalas Sri Caitanja (1486-1534). Pėrfaqėsuesi dhe themeluesi i sotėm ėshtė Guru Swami Prabhupoda (1896-1977). Ai nė Universitetin e Kalkutės ka studiuar gjuhėn angleze, filozofinė dhe tregtinė dhe ėshtė diplomuar mė 1926. Njė kohė ka qenė udhėheqės i tregtisė dhe i fabrikės. Ai, i obliguar nga mėsuesi i tij Bhaktisidanta Saraswati, mė 1965 nė moshėn 70 vjeēare pėr tė pėrhapur besimin nė Zotin Krishna shkoi nė New York. Filloi tė thotė njė kėngė monotone:

“Hare Krishna, hare Krishna
Krishna Krishna, hare hare
Hare Rama, hare Rama
Rama Rama hare hare...”

Nė New York formoi qendrėn misionerike (1966). Tha se ka filluar periudha e iluminizmit
botėror. Filozofia themelore e fraksionit mbėshtetet nė hinduizėm.Rruga e plasuar,
pėrveē qė ėshtė njė sistem i pastėr fetar,ėshtė edhe njė paraqitje teknike nė drejtim tė pėrforcimit tė inteligjencės,qėndrueshmėrisė dhe durimit,tė largimit nga entuziazmi dhe stresi,ofrimit tė qetėsisė tė personalitetit njerėzor.

Ajo ėshtė njė strehimore pėr tė rinjtė qė kanė frikė provimi,brengė dashurie dhe nga zėnkat brenda nė familje. Prabhupoda, si gurutė e tjerė indianė, beson se Vedat janė shpallje.

Liderėt fetarė llogariten si fotografi legjendash tė vetė Krishnasė,Brahmasė apo Noradasė dhe Jasudevasė.Vjasa llogaritet si Guru-Polar,i cili i ngjallė shpalljet e shenjta nė kohė tė ndryshme. E njėjta vazhdon edhe pėr Narada-nė.Tė dy janė bartės tė udhėzimit hyjnor. Ata propagandojnė madhėshtinė e Krishnas.

Sot ėshtė periudha e keqe “Kali-Juga” e kohės sė Fundit. Edhe vetė ai ėshtė njė lloj
Shpėtimtari Hindus. Swami Prabhupoda dhe nxėnėsit e tij thonė se nuk janė as indusė
e as nga India dhe as qė janė ndonjė popull tjetėr, por propaganda e tyre ėshtė e pavarur dhe ata janė shprehje e tė vėrtetės themelore tė tė gjitha feve.Pėrmbajtja e shkrimeve ėshtė pėrmbajtja e vedave indiane. Sipas sqarimeve:

1. Librat e shenjtė botėror si Dhiata e Vjetėr, Dhiata e Re dhe Kur’ani pėrmbajnė tė vėrtetat apsolute.Vetėm se Vedat janė dokumente mė tė vjetra tė shpallura nė botė. Sidomos Bhagavat Gita ėshtė vetė fjalė e Zotit.

2. Zoti apo Krishna ėshtė i pėrhershėm, ai di ēdo gjė dhe gjendet nė ēdo vend, ėshtė
i fuqishėm dhe ēdo gjallese i jep jetė. Ai nė dorė mban forcėn e tėrė universit.

3. Njeriu ėshtė njė pjesė e qenies shpirtėrore tė Zotit, prandaj nuk ėshtė kalimtar.

4. Tė gjithė njerėzit janė vėllezėr. Babai i tė gjithė njerėzve ėshtė Zoti.

5. Para ushqimit, prej ēdo artikulli ushqimor mund t’i bėjmė fli Zotit.

Njerėzimi tash ėshtė duke jetuar nė Kali Juga (njė periudhė nė tė cilėn tė kėqiat e Kohės sė Fundit kanė arritur nė zenit),larg Zotit dhe nė njė rrėmujė. Rruga e shpėtimit ėshtė gjetja e Zotit dhe pėrmendja e emrave tė Tij.Me kėndimin e kėngės Hare Krishna shpirti mbushet me vetėdije tė pėrhershme.

Kjo ėshtė nėnshtrim i dashurisė dhe i robėrisė.Me kėtė pėrsėri fillon cikli lindjevdekje, ndėrpritet reinkarnacioni dhe shpirti arrrinė lumturinė. Zoti dhe Krijuesi i universit ėshtė Zoti Krishna.

I gjithė panteoni indian ka lindur nga ai. Gjysėmhyjnia e Indrasė, Varunasė, Agnisė,
Rudrasė dhe Brahmasė janė shkallė tė gjysėmhyjnisė sė Tij. Pėrmbajtja e ēdo krijese ėshtė vetė Krishna. Ėshtė pėrmbajtja e lumturisė.Krishna ėshtė njė ekzistencė qė nuk mund ta prekė dhe nuk mund ta arrijė materia.

Besimi nė materie rrjedh nga injoranca (Avidja) qė ėshtė njė iluzion, mashtrim, pėrgėnjeshtrim.Njeriun e ēon nė brendėsi tė karmasė. Shpėtimi arrihet vetėm me anė tė Vidjasė (dituri dhe ndriēim).Dituria i shpallet njeriut qė kėrkohet nga vetė Krishna.

Kjo arrihet vetėm me dashuri dhe nėnshtrim. Shpirti shpėton nga materia dhe njeriu karshi Zotit jeton i pėrhershėm.Kėshtu qė mohohet monizmi absolut i Shankarasė dhe dualizmi i papersonalitet i Sankjasė. Mė thėnien nė mėnyrė tė pėrsėritur tė kėngės Krishna hapet rruga e njerėzimit.Vetėm se kėtu ka nevojė pėr njė liderizim apo pėr njė udhėheqje tė njė gurui.Ai e siguron rrugėn e shpėtimit.

Gurutė janė dhunti tė dukshme tė Krishnasė. Janė tė shenjtėt e Zotit. Krishna flet me gojėn e tyre. Fjalėt e tyre janė tė vėrteta dhe tė pagabueshme.Nė shtetet Perėndimore dhe nė Amerikė qendrat e tempujve shtohen ēdo ditė.Qendra kryesore ėshtė nė Los Anxhelos.Jetėn e kalojnė me tė lypur. Jetojnė njė jetė vegjeteriane.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 20:38

gj. Qėndrimi i hinduizmit ndaj feve tė tjera


Shikimin e hinduizmit ndaj feve tė tjera mund ta pėrmbledhim me sa vijon:dogmatik
dhe pajtues e pluralist.Fetė e tjera sipas hinduizmit janė tė njė kohe tė njėjtė. Vetėm se kėto qėndrime tė pėrafėrta nuk pėrfaqėsohen nė masė tė barabartė.Mė tepėr peshė ka qėndrimi dogmatik:

1.Nė mendimin dogmatik hindus themelin e pluralizmit fetar e pėrbėn koncepti “sanatana dharma”.Sipas kėsaj,sistemet e tyre,rrugėn e pafillimtė dhe tė pambarimtė e shohin si fe universale,natyrore.Ai ėshtė njė sistem i njė strukture tė lartė qė pėrfshin sistemet e tė gjithė besimeve, sistem i besimit universal ose ėshtė njė sistem meta-fe.Ndėrsa fetė e tjera llogariten fraksione tė hinduizmit, si shivaizmi, vishnuizmi, tantrizmi etj.
Kurse ata qė nuk i njohin dhe nuk i pranojnė Vedat janė “heretikė”.

2. Njė prej pėrfaqėsuesve tė pluralizmit dhe pajtueshmėrisė ėshtė Ramakrishna
(1836- 1888).Ata qenien e traditės sė shumė feve nė tokė e shohin si dhunti dhe mirėsi
tė Zotit dhėnė njeriut dhe besojnė se njeriu do tė arrijė idealin e tij mė tė lartė dhe tė kuptuarit hyjnor.

Ai thotė se edhe sikur sistemet e ibadeteve tė jenė tė ndara, qėllimi i sistemeve
fetare ėshtė i njėjtė.Pasuesit e Ramakrishnasė komentojnė se fetė e tjera janė pozitive
por,janė tė pamjaftueshme nė arritjen e shpėtimit.

Sipas Vivekanandasė, tė gjithė themeluesit e feve nė botė si Jezusi, Muhamedi etj.,
janė nga njė avatara e Zotit. Ēdonjėra ėshtė njė sistem fetar i formuar nga ana Zotit. Ndėrsa sipas Gandhit,nė esencėn e feve nuk ka dallim.

Dallimi ėshtė vetėm nė syrin e njeriut i cili mundohet tė pėrkapė kėtė realitet.Tė gjithė pejgamberėt meritojnė respekt. Me rėndėsi ėshtė shpėtimi i shpirtit. Njeriu ėshtė i lirė nė zgjedhjen e Zotit tė cilin do ta adhurojė.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 20:42

3. Jogizmi

Joga ėshtė edukatė e dėshirės krijuese psiko-teknike dhe ka kuptimin “gjimnastikė”.
Kjo,njeriut, me qėllim qė ai tė arrijė njohuritė e larta qė do ta ēojnė nė qetėsim dhe rehatllėk, i mėson qė me tė menduarit, me ekstazė dhe me hipnozė tė koncentrohet nė njė pikė dhe qė mendimin e tij ta orientojė drejt pikave tė caktuara. Vetėdijen dhe ndjenjat i pėrdor vetėm si mjet pėr tė arritur nė ndjenjat mė tė larta. Edhe pse nuk ėshtė zbuluar data e themelimit tė Jogasė si njė sistem, ekzistencėn e saj qė nė kohėt mė tė hershme e vėrteton njė statujė perėndie nė pozitėn e Jogas, qė ka dalė nė shesh nė gjurmimet qė janė bėrė nė rajonin e Indus.

Sipas shpjegimeve tė bėra, kjo statujė tregon se nė vitin 2500 para erės sonė, populli qė ka jetuar para Arjave nė rajonin Indus e ka pėrdorur ushtrimin joga. Edhe nė Vedat tregohet se zotrat dhe njerėzit e urtė,nė sajė tė koncentrimit shpirtėror,fitojnė forcė pėr
tė bėrė vepra mistere.Nė periudhėn e mėvonshme mendimet pėr Jogan janė zhvilluar edhe mė tepėr. Joga nuk ėshtė njė mendim dhe njė teknikė e posaēme vetėm pėr indusėt.

Nė zhvillimin e saj vend tė rėndėsishėm zėnė edhe xhajnistėt dhe budistėt. Indusėt me kėtė metod tė tė menduarit dėshirojnė tė formojnė lidhje me Vishnu dhe Shiva dhe tė bashkohen me Absoluten Abstrakte; ndėrsa xhajnistėt dhe budistėt kėtė teknikė e shohin si shpėtim dhe udhėzim.

Nė sistemin Joga janė pėrvetėsuar mendimet filozofike tė Shankjasė nė lidhje me
kozmologjinė, fiziologjinė dhe psikologjinė. Ajo qė Jogan e ndanė nga Shankja ėshtė
se,Shankja e kundėrshton mendimin ateist, ndėrsa ekstazėn dhe hipnozėn i pranon
si zgjidhje mė me influencė pėr tė arritur diturinė qė ēon nė shpėtim. Qėllimi i orientimit drejt njė zoti personal tė sistemit Joga ėshtė qė t’i kėnaqė ata qė besojnė nė Zotin.

Sipas Jogasė, ekzistenca e Zotit ėshtė e njėjtė me shpirtin e pafillim dhe pambarim
tė njeriut.Dallimi nė mes Zotit dhe njeriut ėshtė nė marrėdhėniet me materien. Marrėdhėniet e Zotit me materien nuk janė ndėrprerė krejtėsisht, siē ėshtė rasti me shpirtėrat e shpėtuar.

Sikur tė ishte ashtu atėherė nė Zotin nuk do tė kishte vetėdije.Megjithatė, Ai ėshtė i pastėr nga elementet materiale dhe ėshtė bashkuar me njė substancė origjinale dhe
tė pastėr. Pėr kėtė Ai ėshtė pronar i urtėsisė dhe i forcės sė lartė.Atij i mungon cilėsia e lindjes, e mėkatit dhe e shpėrblimit.

Librat tė cilėt shqyrtojnė kėtė sistem, kanė shqyrtuar nė imtėsi edhe atė se si mund tė
koncentrohen mendimet nė njė pikė; si mund t’i tėrheqim dhe t’i paaftėsojmė ndjenjat
nga lėndėt qė janė shkak pėr shqisat; si mund tė anulohen mendimet qė u janė nėnshtruar ndikimeve tė botės sė jashtme dhe si mund tė koncentrohen ato nė atman.

Thuhet se,kur ushtrimet Joga tė bėhen nė mėnyrė tė rregullt, e shpėtojnė njeriun nga aspiratat natyrore, ia mundėsojė tė arrijė diturinė e udhėzimit dhe ia zhdukin vėshtirėsitė.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 20:48

Hipnoza qė mund tė ngrihet nė lartėsi dhe tė zbresė nė thellėsi, pengon qė mendimet tė shpėrndahen nė drejtime tė tjera.Edukimi Joga pėrbėhet nga njė sėrė fazash nėpėrmjet tė cilave duhet tė kalojnė ithtarėt e saj.

Nė mesin e tyre ka lėvizje tė ndryshme siē ėshtė tė numėrosh frymėmarrjen,
tė ndėrpresėsh frymėmarrjen dhe t’i pėrqėndrosh sytė nė njė pikė tė caktuar,si nė majė
tė hundės,nė kėrthizė etj., e cila quhet me emrin “asana”. Besohet se nė Yoganidra (nė gjumin e Jogas), qė ėshtė ushtrim pėr humbjen e vetėdijes,jeta merr fund.Ndėrkaq kjo
nuk ėshtė asgjė tjetėr vetėm se njė gjumė hipnotik.

Pėrsėri,forcimi i trupit sikur tė jetė njė copė dėrrase, si rezultat i ngulitjes sė syve nė njė pikė tė vogėl, quhet “trataka”. Ai qė i bėn kėto ushtrime arrin nė dituritė e larta.Me fuqinė e lartė shpirtėrore shkrihen ndjenjat e urisė dhe etshmėrisė, trupi nuk lėndohet me gjėra me majė tė mprehta,trupi bėhet i padukshėm, mund tė shėtisė nėpėr hapėsirė.

Sė fundi shpirti, ndahet plotėsisht nga materia, zhduken forcat shpirtėrore qė grumbullojnė karma tė reja nė ndėrdije.Shkenca e Jogasė ėshtė bėrė themel i sistemit tė mendimit edhe tė xhajnizmit edhe tė budizmit.

Joga klasike nė hinduizėm ėshtė pėrcaktuar me 194 sentenca nė veprėn me titull “Yoga
Sutra”. Autori i kėtij teksti llogaritet tė jetė i dituri Patanzhali. Nuk dihet se kur ėshtė shkruar vepra.Gjegjėsisht indianėt, Patanzhalin shkrimtarin e kėtij libri,dhe gramaticientin Patanzhali qė ka jetuar nė shek. II. para erės sonė, i pranojnė si njerėz tė njėjtė.

Megjithatė,ka tė tillė qė supozojnė se Yoga Sutra ėshtė shkruar rreth viteve 420 tė erės sonė dhe se shkrimtar i kėtij libri ėshtė dikush tjetėr e jo gramaticienti Patanzhali. Sot Yoga Sutra haset edhe nė gjurmėt e mendimit budist.

Nėse Sutra mbėshtetet apo jo nė njė tekst mė tė vjetėr ėshtė temė diskutabile.Si nė shumė sisteme edhe nė sistemin Joga janė bėrė pėrpjekje pėr reforma.Nė vitin 1861
Shiv Dayal Singh, ėshtė inspiruar nga Kabiri dhe ka mėsuar njė misticizėm mbifetar dhe ka zhvilluar njė Joga personale.

Sot,komuniteti i tij me emrin “Radhasvamis”,jeton nė Indinė Veriore.Njė doktrinė tė re
tė Jogasė, nxėnėsve qė janė grumbulluar rreth tij ua ka mėsuar edhe Aurobindo Ghosh (1872-1950) nga Bengali.Ai nė kėtė ka kėrkuar qė me sintezėn e mendimit perėndimor dhe indian, njeriun ta furnizojė me aftėsi metafizike.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri prej 01.02.12 17:07

Ananda Marga

“Ananda Marga” mund tė pėrkthehet si “Rruga e Lumturisė”. Ky komunitet u formua mė 1955 nė krahinėn Bihar tė Indisė. Ai pretendon tė ndihmojė nė pėrparimin social dhe shpirtėror tė njerėzimit.

Themeluesi i saj ėshtė Prabhata Ranzhana Sarkar. Ithtarėt e tij i thonė “Margii”. Ka lindur mė 1921 nė njė familje mesatare. Shkoi nė lice nė Kalkuta dhe deri nė vdekjen e babait tė tij punoi si “gazetar”.

Pastaj hyri nė grupin Tantra-Joga-Meditacion. Pėr ta zhvilluar edhe mė tepėr teknikėn e vjetėr tė Jogas, u mor me psikologjinė dhe sociologjinė moderne. Vetveten e ka paraqitur si “manifestim tė hyjnisė”

(Taraka brahma). Fraksioni mbron mendimin se, individin dhe shoqėrinė, me ushtrimet e Jogas dhe meditacionit, do t’i lartėsojė moralisht do t’ua mundėsojė arritjen e lumturisė. Mendohet se nė botė ata kanė afėr 2.5 milion simpatizues, tė cilėt gjenden nė Indi, Amerikė dhe Evropė.

Lėvizja Neo-Sannyas Bhagawan Shree Rajneesh

Nė lagjen Koregaon tė qytetit Poona tė Indisė gjenden ndėrtesa tė Organizatės Ashram. Kėto ndėrtesa, si Shtėpia e Krishnasė, Shtėpia e Zaratustrės, Shtėpia e Lao Tzusė pėrfaqėsojnė shpirtin universal tė komunitetit. Anėtarėt e Ashramit janė pėrafėrsisht 4/5 perėndimorė, 1/5 nga populli vendas.

Lideri i komunitetit me emėr “Bhagwan Shree Rajneesh Movement” pranohet si person i ngjashėm me zotin. Rajneesh Chandra Mohan ka lindur mė 1931 nė krahinėn Madhya Pradesh. Nė moshėn 21 vjeēare pėrjetoi njė “ndriēim”. Ai e ndjeu se Zoti i ėshtė zbuluar atij dhe i ka dhėnė shpallje. Studimin filozofik nė universitet e la mė 1957.

E filloi gazetarinė.E shėtiti vendin.I mėsoi teknikat e meditacionit.Prej vitit 1966,
si ligjėrues (i lirė) filloi tė shėtitet nėpėr qytetet e mėdha tė Indisė. Mė 1969 nėn mbrojtjen e nxėnėsve tė tij formoi Ashramin e vet.

Ceremonia-Tantra e tij filloi t’ia tėrheqė vėmendjen popullit. Nė moshėn 70 vjeēare filloi tė vizitohet nga vizitues, shumicėn e tė cilėve e pėrbėnin nxėnėsit amerikanė. Ligjėratat i mbante nė gjuhėn induse dhe anglisht.

Pas njė kohe nga reagimet e popullit mėrgoi nė Bombaj. Mė 1974 u vendos nė Poona, qytet i Universitetit. Formoi ashramin e hapur (pėr tė gjithė). Si alternativė kundėr psikologjisė perėndimore vėndoi fraksionin Tantra-Joga. Sipas simpatizantėve ai ėshtė mjeshtėr (profesor),avatara e Shivasė,manifestim i nivelit tė ulėt, zot nė formė
tė njeriut.

Nė tė njėjtėn kohė, sipas tyre, ai ėshtė njė profet, njė guru. Si njė profesionalist i Psiko-Teknikės moderne ai ka bashkuar rrugė tė ndryshme mistike si Tantra, Zen dhe sufizmin, e ka realizuar sintezėn Lindje-Perėndim, njerėzve ua ka mundėsuar tė arrijnė vetėdijen pėr ekzistencėn kozmike. Simpatizues tė tijshtohen nė shtetet perėndimore.

Ėshtė e ditur se edhe nė Stamboll ka njė komunitet tė vogėl tė tyre. Numri i simpatizantėve nė botė supozohet tė jetė deri mė 300.000.

avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hinduizmi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi