Mistere qė nuk shpjegohen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mistere qė nuk shpjegohen

Mesazh  Jon prej 10.12.09 0:36

Misteret qė nuk i shpjegojnė dot as psikologėt

Nga besimi nė Zot te dėshira e parezistueshme pėr tė flirtuar me seksin e kundėrt. Ka disa impulse njerėzore qė edhe mendjet mė tė ndritura tė psikologjisė nuk janė nė gjendje qė t‘i shpjegojnė. Ja disa nga ēėshtjet qė nuk kanė ende njė pėrgjigje. Ja si

Vetėkontrolli

Martin Seligman

Profesor i Psikologjisė nė Universitetin e Pensilvanisė, SHBA

Disa teoricienė besojnė se vetėkontrolli ėshtė njė veēori e pėrgjithshme. Pėrvoja ime me humbjen e peshės e hedh poshtė njė gjė tė tillė. Unė kam peshuar 95 kilogramė gjatė 20 viteve tė fundit dhe kam mbajtur dieta tė vazhdueshme dhe disa herė rresht, por gjithmonė, pas disa kohėsh, jam kthyer sėrish 95 kilogramė. Mungesė vetėkontrolli? Vėshtirė tė jetė kėshtu.

18 muaj mė parė nisa qė tė eci, duke e ditur se 10000 hapa nė ditė pėrgjysmojnė rrezikun e sėmundjeve kardiake te njė peron i moshės sime dhe me profilin e rrezikshmėrisė sime. Qė nga ajo ditė, bėj 14000 hapa nė ditė. Kjo ndodhi pasi vendosa se duhet ta bėja njė gjė tė tillė, pra se ushtrova vetėkontrollin.

Bukuria

Chris McManus

Profesor Psikologjie nė Universitetin e Edukimit Mjekėsor nė Londėr

Ēfarė ėshtė ajo gjė qė e quajmė bukuri? Jo "arti" si njė fenomen shoqėror bazuar nė statusin apo pasqyrimin, apo fytyrat e bukura qė dalin nėpėr reklama, apo revista mode, por ato momentet e bukura me diell qė na mbushin shpirtin me gėzim dhe paqe dhe na japin burime energjie pėr muzgun, apo gjethet e vjeshtės e tė tjera si kėto. Pėrmbajtja nuk ka rėndėsi. Pikturat e mollėve tė Cezanit nuk janė tė bukura, sepse dikush mund tė pėlqejė mollėt pėr t‘i ngrėnė, por sepse kanė formė tė bukur.

Madje bukuria gjendet edhe tek e tmerrshmja, pėr shembull ka fotografi tė bukura, pra tė arrira tė gjėrave tė tmerrshme. Diku, duhet tė ndodhet diēka formale, strukturore, kompozicionale, qė pėrfshin tė gjitha aranzhimet e dritės dhe hijes, tingullit dhe fjalėve qė bėhen bashkė pėr tė thėnė nė njė mėnyrė tė re, idetė e vjetra. Kur shoh tė bukurėn, bie nė kontakt me tė, e di se pėrpara ēfarė fenomeni ndodhem dhe jo vetėm unė, por edhe ti qė po mė lexon. Po a mund tė ma shpjegosh se pėrse pak a shumė tė gjithė jemi nė njė mendje pėr diēka qė ėshtė e bukur, e diēka qė nuk ėshtė e tillė?

Kush jam unė?

Stephen Reicher

Profesor i Psikologjisė nė Universitetin e Shėn Andresė

Kush jam unė. Jam hebre, por nuk jam besimtar. Nuk jam i sigurt se e di mirė se ēfarė do tė thotė tė jesh hebre. Megjithatė jam i sigurt se tė tjerėt janė tė sigurt. Unė di se miliona njerėz janė masakruar pėr faktin e vetėm se ishin hebrenj. Unė e di se miliona tė tjerė janė zhvendosur nga hebrenjtė pėr faktin e vetėm se ata nuk ishin hebrenj. Po ēfarė ėshtė tė qenit hebre pėr mua dhe pėr botėn nė tė cilėn jetoj?

Kush jemi ne? Kush jam unė? Unė kam lindur nė Angli nė njė familje qė iku nga Gjermania dhe Polonia. Jam rritur nga prindėr britanikė qė dolėn jashtė vendit pėr ēėshtje pune. Tani jetoj nė Skoci, me njė grua qė ka lindur nė Yorkshire. Historia jonė ėshtė njė pandemonium, fati ynė ėshtė njė Kaledonian. Kush duam ne qė tė jemi, qė tė bėhemi? Deri ku na lėnė tė tjerėt qė tė shkojmė, apo tė realizojmė ėndrrat tona? A ka nė fund tė fundit rėndėsi qė tė studiojmė me hollėsi identitetet tona?

Vėshtirėsitė e tė mėsuarit

Mike Posner

Profesor Psikologjie nė Universitetin e Oregonit

Pėrse e kam pasur shumė tė vėshtirė qė tė mėsoj tė ndreq makinėn, tė gatuaj darkėn, tė qep njė kopsė? Tė tjerėt e kanė bėrė mė me lehtėsi, po atėherė pėrse unė jo? Ka shumė qė mė kanė thėnė qė tė pėrpiqem mė shumė, por tė mėsuarit nuk ka tė bėjė vetėm me pėrpjekjen personale, sado e madhe tė jetė ajo.

Pas mė se 50 vitesh qė studioj psikologjinė, sapo kam filluar qė tė kuptoj diēka. Ne mėsojmė pėr rrjete neutrale, aftėsi tė fshehura dhe se si ato janė formėsuar nga variacionet gjenetike dhe pėrvojat e hershme. Aftėsitė e reja shpesh formėzojnė rrjetet e vjetra. E vetmja gjė qė kam kuptuar nė lidhje me aftėsinė e tė mėsuarit ėshtė se ajo ėshtė ende njė mister, por tė paktėn tani kam disa ide se ku mund tė hulumtoj pėr tė.

Ritualet sportive

David Lavallee

Profesor Psikologjie nė Universitetin e Wellsit

Do tė doja tė dija se pėrse ndonjėherė bėhem supersticioz, ndėrsa luaj golf. Kur luaj jam i interesuar edhe pėr fenomenet psikologjike tė lojės dhe lojtarit. Ndėrkaq pėrpiqem qė tė aplikoj edhe teknika psikologjike si imagjinata pėr tė pėrmirėsuar pikavarazhin pėrmes veprimeve tė supersticionit, tė tilla si mbajtja e dy topave nė xhepin e djathtė nė shenjė fati tė mirė. Ajo qė nuk di ėshtė se pėrse vazhdoj qė t‘i kem sjellje tė tilla tė vazhdueshme, ndėrkohė qė nuk i shpjegoj.

Optimizmi

Ellen Langer

Profesoreshė nė Universitetin e Harvardit

Kur njė kolegu im i dashur ishte ende gjallė, ai shpesh thoshte se pėr tė unė isha pėrcaktimi mė i mirė qė mund t‘i bėhet njė optimizmi tė pėrhershėm. Mendoj se kėndvėshtrimi im shpjegon edhe fushėn time tė kėrkimit shkencor. Nė vend qė puna ime tė merret me pėrshkrimin e fenomenit, ajo synon eksplorimin e arsyes sė ekzistencės sė tij.

Nė njė librin tim tė fundit, diskutoj nė lidhje me atė qė ne konsiderojmė si kufirin e mirėqenies sonė fizike dhe shpirtėrore. Mund tė mos i kuptoj shumė gjėra, por ēdo vit dhe ēdo eksperiment qė bėj mė bind se e ardhmja i ngjan gjithnjė e mė pak sė shkuarės. Njė tjetėr gjė qė di ėshtė se ndėrsa e ardhmja shpaloset para nesh, njerėz si unė po kalojnė njė kohė shumė pozitive. Unė mbetem optimiste nė lidhje me tė qenit optimiste.

Vdekja dhe falja


Paul Ekman

Psikolog i lirė

Gjatė bisedave tė mia tė fundit me Dalai Lamėn, ne patėm mosmarrėveshje nė dy ēėshtje. Njėra kishte tė bėnte me vdekjen pėr tė cilėn unė them se atė nuk e ndjen, ndėrsa ai thotė se tė gjithė e ndjejmė. Fakti ėshtė nė anėn e tij, duke qenė se tė gjitha fetė premtojnė njėfarė jete pas vdekjes dhe ato nuk do ta bėnin njė gjė tė tillė nėse njerėzve nuk do t‘u duhej njė gjė e tillė.

Unė kam frikė njė vdekje tė dhimbshme, por jo vdekjen nė vetvete. Njė tjetėr mosmarrėveshje ishte nė lidhje me faljen. Unė jam i mendimit qė ka veprime tė pafalshme, si abuzimi me tė miturit, pėrdhunimi, Holokausti, tortura e tė tjerė. Dalai Lama thotė se ai fal, por nuk harron.

Ankthet

Elisabeth Loftus

Profesore nė Universitetin e Nju Jorkut

Pas njė pėrpjekjeje tė mundimshme dhe jo veēanėrisht tė suksesshme, pėr tė dhėnė njė ide nė lidhje me ankthet, takova njė grup njerėzish tė zakonshėm dhe i pyeta se ēfarė kishin pėr tė thėnė pėr veten. Ata nuk u ndjenė shumė komodė me pyetjen time ndaj mė thanė, nėse kisha ndonjė ide mė tė qartė pėr pyetjen dhe unė i thashė tė mė thonin diēka nė lidhje me ankthet e jetės sė tyre.

Njė nga vajzat e grupit mė tha se, sipas saj, ankthi ishte ajo ndjenjė qė e bėnte tė vlerėsonte mė mirė paqen. Vetėm kaq? Po cila ėshtė arsyeja e mundshme pėr njė sjellje tė tillė, natė pas nate, njė sjelljeje qė nė fund tė fundit na frustron, na shqetėson?

GSh
avatar
Jon

1232


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi