Sekrete nga thellėsia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sekrete nga thellėsia

Mesazh  Neo prej 30.11.09 23:15

Sekrete nga thellėsia



Ideja qė qytete tė mėdhenj, tė pasur me dije dhe thesarė tė harruar qėndrojnė tė fshehur nė thellėsitė e deteve josh shumėkėnd. Rrallė ndodh qė tė kalojė njė vit pa dalė dikush qė tė pretendojė se ka gjetur Atlantidėn.

Po ēfarė ka nė tė vėrtetė atje, poshtė dallgėve? Njė vėshtrim nė disa prej qyteteve tė fundosur qė janė zbuluar anembanė botės, si dhe njė pėrpjekje pėr tė ndarė faktet nga sajesat

Heraklioni dhe Kanopusi Lindor, Egjipt


Nė bregun verior tė Egjiptit, aty ku delta e Nilit takon detin, qėndronin njė herė e njė kohė dy qytete me njė pasuri dhe madhėshti tė tillė, saqė ishin shumė tė famshėm nė tė gjithė botėn e lashtė. Sot, ajo ēfarė ka mbetur prej tyre qėndron e varrosur poshtė njė cekėtine.

Rreth vitit 500 para Krishtit, portet e Heraklionit dhe Kanopusit Lindor ishin qendra tregtare tė lulėzuara, portat hyrėse pėr nė Egjipt pėr anijet greke qė kalonin teposhtė Nilit. Kėta qytete ishin gjithashtu qendra shumė tė rėndėsishme fetare, me tempujt e tyre qė joshnin mijėra pelegrinė ēdo vit.

Megjithatė, deri kohėt e fundit, pothuajse ēdo gjė qė dihej nė lidhje me ta vinte prej teksteve tė lashtė. Historiani grek, herodoti shkruante nė shekullin e pestė Para Krishtit, se ata dukeshin si ishujt e Egjeut, por ishin ngritur nė mes tė njė kėnete.

I frymėzuar nga kėto rrėfime, biznesmeni francez dhe arkeologu Franck Goddio nisi tė vėzhgojė zonėn disa pak kilometra nė perėndim tė Deltės sė Nilit, e quajtur gjiri i Abu Kir. Goddio ka kryer gėrmime nėnujorė nė Aleksandrinė aty pranė qė nga fillimi i viteve nėntėdhjetė. Por Abu Kir mund tė sjellė rezultate edhe mė entuziasmues.

Nė vitin 2000, Goddio bėri tė ditur zbulimin e dy grupeve rrėnojash, duke pėrfshirė mure, tempuj etj. Ekipi identifikoi gjithashtu dy tempuj, qė i dedikoheshin heroit grek, Herakliut si dhe perėndisė Amon (versioni grek i hyjit egjiptian, Amun).

Pak mė nė veri tė tempullit tė Herakliut, zhytėsit zbuluan shumė objekte bronzi, tė cilėt me siguri janė hedhur si dhurata nė njė lumė tė lashtė. "Kemi gjetur depozita ritualėsh qė ishin bėrė prej priftėrinjve nė vende qė vetėm ata vetė i dinin", thotė Goddio. "Ndihemi sikur jemi, duke penetruar nė zemėr tė liturgjisė sė lashtėsisė".

Disa kilometra mė tutje, grupi i dytė i rrėnojave janė identifikuar si Kanopusi Lindor. Aty, zhytėsit kanė zbuluar qeramikė, pjesė dyersh tė tempujve, monedha me profilin e Kleopatrės, e cila sundoi Egjiptin nė shekullin e parė para Krishtit si dhe njė faltore graniti ngjyrė tė zezė nga shekulli 4 para Krishtit, dedikuar nga Nektanebo I, e cila pėrmban njė seri mbishkrimesh astronomikė dhe kalendarikė.

Tė dy qytetet ishin tė lidhur nga njė rrjet kanalesh dhe lumenjsh me njė degėzim sot tė palundrueshėm tė Nilit. Ndėrtesat e mėdha prej guri tė qytetit kishin zėnė vend nė mbetjet e lumit, tė varrosura nėn rėrė, tė ndėrtuara mbi baltė dhe rėrė, pa patur njė themel solid.

Kur Nili kishte pėrmbytje shumė tė mėdha, pesha e shtuar e ujit do tė ketė shkaktuar shembjen e terrenti nėn ndėrtesa. Dėmi mund tė mos kish qenė kaq i rėndė nė fillim. Tė ēara tė mėdha nėn disa prej ndėrtesave nė Kanopusin Lindor ishin mbushur qėllimisht me rėrė, dhe sendet e gjetura si dhe monedhat e gjetura nė kėtė vend datojnė qė nga viti 740.

Megjithatė, kolona dhe statuja tė shembura, si dhe skelete njerėzore bashkė me sende tė vyera tė gjetura nėn muret e shembur, tregojnė se fundi ka ardhur shumė shpejt. Pas vitesh tė tėrė pėrpjekjesh me rrėshkitjen, njė vėrshim shumė drmamatik qė mendohet tė ketė ndodhur nė 741 apo 742 solli fundin e qytetit.

Gjatė po kėtij vėrshimi, kjo degė e Nilit mund tė jetė zhvendosur nė lindje. Pėr banorėt e qyteteve, avantazhet ekonomikė tė ndėrtimit nė njė vend kaq me rrezik ndoshta kanė eklipsuar gjykimet afatgjatė mbi sigurinė, njė paralajmėrim ky pėr qytetet bregdetarė tė kohėve tė sotme.

Port Rojal, Xhamajke

I njohur si njė shtrat i nxehtė piraterie dhe prostitucioni, qyteti i shekullit tė 17 nė Karaibe, Port Rojal njihej si "qyteti mė i ligė nė botė". Mė pas, njė ditė, ai u gllabėrua prej detit.

Port Rojal, me vendndodhje nė qendrėn e Portit Kingston, nė Xhamajkė ishte dikur kolonia mė e madhe angleze nė Botėn e Re, me njė popullsi prej afro 10 000 banorė. Pjesa mė e madhe e pasurisė vinte prej piratėve dhe anijeve pirate qė sulmonin anijet me thesarė qė riktheheshin nė Evropė nga kolonitė spanjolle.

Rėnia e qytetit nuk erdhi prej shthurjes morale, por nga fakti se ai qe ndėrtuar nė njė gjuhė toke mbi rėrė, mė pak se njė metėr mbi shtratn e ujit. Kur njė tėrmet goditi zonėn pak pėrpara drekės sė 7 qershorit 1692, lėkundjet shkaktuan lėngėzimin e rėrės.

"Ndėrtesa qė dikur ishin mbi themele solidė, tashmė qėndronin mbi ujė", thotė Donny Hamilton, njė arkeolog nė Universitetin e Teksasit. "Njė ndėrtesė mund tė bjerė 500 cm poshtė pa u zhvendosur as edhe njė tullė nė themel". Dy tė tretat e qytetit u fundos nė port, duke shkaktuar vdekjen e 2000 vetėve atė ditė. Hamilton udhėhoqi nė seri gėrmimesh nė kėtė vend mes viteve 1981 dhe 1990.

Bimėsia nėnujore ka mbuluar tashmė shtratin e portit, duke mbivendosur njė shtresė tė trashė koralesh tė vdekur tė depozituar nga njė uragan nė 1744. Kjo mbuloi ndėrtesat, duke i lėnė shumė prej tyre tė paprekura - shtėpi shumėkatėshe me tullė dhe dyqane tė ndodhur pranė ndėrtimeve mė tė kėqia. Pėrmbajtja e tyre zbulon jetėn si ka qenė nė momentin kur goditi fatkeqėsia.

Nė njė shtėpi, "ne gjetėm pjata dhe enė kallaji, tiganė prej hekuri, qymyr druri nė vatra, thika, lugė pirunj", thotė Hamilton. "Dhe ne gjetėm tre fėmijė poshtė mureve". Ndoshta zbulimi mė dramatik nė Port Rojal i takon njė ekspedite tė viteve gjashtėdhjetė: njė orė xhepi, me akrepat tė ndalur pikėrisht nė 11:43 tė mėngjesit.

Atlit-Jam, Izrael


Njė kilometėr nė brendėsi tė Detit tė Mesdheut, pranė Haifas, Izrael njė fshat i lashtė qėndron poshtė dallgėve. Ai ėshtė ruajtur aq mirė nga shtrati me rėrė i detit, saqė mizat e grurit vazhdojnė tė qėndrojnė nė dyqanėt e drithit, skeletė njerėzish prehen tė pashqetėsuar nė varret e tyre, dhe njė rreth misterioz prej guri vazhdon tė qėndrojė aty ku ka qenė ngritur fillimisht.

Ky ėshtė Atlit-Jam. Sipėrfaqja prej 40 mijė metrash katrorė i pėrket vitit 7000 para Krishtit, qė e bėn atė njė prej vendbanimeve mė tė hershėm - dhe tė mėdhenj - qė janė fundosur. Nuk ka patur rrugė tė organizuara, kėshtu qė ai pėrshkruhet mė shpesh si njė fshat se sa njė qytet, por banorėt e tij jetonin nė shtėpi tė mėdha prej guri, tė kompletuara me dysheme, oborrė, vatra zjarri, bodrume dhe puse.

Vendi mbeti i varrosur nėn ujė pėr 9000 vite, deri kur gėrmimet pėr rėrė zbuluan disa prej rrėnojave tė lashta. Ato u pikasėn nė vitin 1984 nga Ehud Galili, njė arkeolog detar dhe pjesėtar i Shoqėrisė Prehistorike tė Izraelit, nė kohėn kur ishte duke vėzhguar hapėsirėn pėr anije tė mbytura. Megjithatė, ekspozimi ka vėnė nė rrezik shumė prej sendeve tė gjetura.

Qė nga viti 1984, Galili ėshtė zhytur nė kėtė vend ēdo dimėr. Ai pret qė stuhitė tė zhvendosin rėrat, mė pas nxiton qė tė skicojė zonat qė bėhen tė dukshme dhe tė largojė objekte qė mund tė dėmtohen nga deti. "Ne gėrmojmė vetėm atje ku ka rreziqe tė afėrt pėr shkatėrrim tė kėsaj pasurie nėnujore", thotė ai.

Ky vend ofron informacion shumė tė madh nė lidhje me jetėn nė kohėrat Neolitike - kur nejrėzit sapo kishin zbuluar se si bėnin shtėpiakė kafshėt dhe bimėt. "Ishte revolucioni mė i madh nė historinė e njerėzimit", thotė Galili. Kockat e kafshėve tregojnė se, banorėt e Atlit-Jam gjuanin kafshė tė egra, por gjithashtu mbanin dele, dhi, derra, qenė dhe bagėti.

Vitin e kaluar, skeletėt e njė gruaje dhe njė fėmie zbuluan madje rastet mė tė hershėm qė njihen tė sėmundjes sė tuberkulozit. Varre njerėzish janė tė shpėrndarė nėpėr shtėpi dhe nuk janė nė njė varrezė tė veēantė, dhe fshati kishte shumė burime dhe puse tė shtruar me gurė.

Por mė intrigues ėshtė njė gjysmėrreth prej guri i pėrbėrė nga shtatė megalite 600 kilogramėsh. "Tamam si Stonehenge, por mė i vogėl", thotė Galili. Kishte njė burim me ujė tė freskėt m'u nė mes tė tij, kėshtu qė mendohet se monumenti mund tė jetė pėrdorur pėr ndonjė lloj rituali.

Nė tė njėjtėn kohė, nivelet e deteve kanė vazhduar tė rriten pas epokės sė fundit tė akullnajave. Galili beson se, puset e atlit-Jam u kontaminuan gradualisht me ujė me kripė - ai buloi se nė kohė tė mėvonshme njėri prej tyre ėshtė pėrdorur pėr tė hedhur mbeturina. Kjo gjė do tė ketė detyruar njerėzit tė braktisin shtėpitė e tyre, dhe fshati mė pas u gllabėrua prej dunave tė rėrės e mė vonė u fundos.

Jonaguni, Japoni

Ishulli i vogėl japonez i Jonagunit, pranė Taivanit ėshtė bėrė i famshėm pėr strukturat shumė tė mėdha shkėmbore tė fundosura qė janė gjetur pranė brigjeve tė tij - qytet i lashtė i njė qytetėrimi tė humbur, pretendojnė disa. Seri shkallėsh dhe terracash ngjiten mespėrmes ujit tė pastėr nga njė thellėsi 25 metra.

Strukturat, me sipėrfaqet e tyre tė sheshta dhe me kėndet thuajse tė drejtė, sigurisht qė duken tė formėsuara apostafat. Masaaki Kimura, njė gjeolog nė Universitetin e Riukiusit nė Okinava, pretendon se ka identifikuar njė piramidė shumė tė madhe, bashkė me kėshtjella, monumente dhe njė stadium tė madh, tė gjitha tė lidhura me rrugė mes tyre.

Ai thotė se, ka gjetur gjithashtu mure dhe kanale uji, si dhe shenja gėrmimesh, mjete guri dhe njė pllakė guri me mbishkrime tė lashtė. Ndonėse shumė tė pėrhapura, pretendimet e Kimuras nė lidhje me Jonagunin janė tė shumė diskutuara. Robert Schoch, njė gjeolog nė Universitetin e Bostonit qė ėshtė zhytur shumė herė nė Jonaguni, mendon se formacionet janė kryesisht natyrorė.

Ata janė tė pandarė dhe Schoch pretendon se, shkėmbinjtė janė sedimentarė, me shtresa horizontale qė thyhen nė vija paralele teksa gėrryhen. Veprimtaria tektonike e rajonit e ndan gjithashtu shkėmbin pėrgjatė vijave vertikale.

Kėshtu qė rrymat e fuqishme qė pėrshkojnė kėtė zonė do ta kishin gėrryer shkėmbin pėrgjatė kėtyre linjave, duke krijuar kėshtu platforma dhe shkallė, thotė ai. "Kėshtu e pėrfton nė mėnyrė thuajse natyrore njė strukturė me blloqe".

Muret e Kimuras mund tė jenė platforma horizontale qė kanė rėnė nė njė pozicion vertikal kur shkėmbi poshtė tyre pėsoi gėrryerje. Dhe Schoch thotė se, "rrugėt" janė thjeshtė kanale qė janė pastruar prej rrymave.

Pėr mė tepėr, Kimura pretendon se strukturat janė krijuar mė shumė se 6000 vite mė parė, atėherė kur zona mendohet tė ketė qenė mbi nivelin e detit. Por nė punimet e tij mė tė fundit, tė raportuara nė Kongresin e Shkencave tė Paqėsorit nė 2007, tregohet se ata mund tė jenė ndėrtuar vetėm mes viteve 3000 dhe 2000, atėherė kur niveli i deteve ishte afėrsisht sa ai i shekullit 20.

Kimura spekulon se, veprimtaria tektonike ka shkaktuar fundosjen e tokės me dhjetėra metra pas kėsaj kohe, por nėse ka ndodhur kėshtu kjo do tė kish qenė shumė e habitshme, thotė Richard Pearson, njė specialist nė arkeologjinė e Azisė Lindore, qė e ka kaluar pjesėn mė tė madhe tė karrierės nė Universitetin e Kolumbisė Britanike, nė Vankuver, Kanada.

Nė Ishullin Jonaguni, arkeologėt kanė zbuluar rėnojat e kampeve tė vegjėl prapa dunave tė rėrės, duke pėrfshirė vatra tė mėdha, mjete guri dhe qeramika qė i pėrkasin viteve 2000 - 2500 para Krishtit. Por, komunitetet nė ishull ishin tė vegjėl. "Nuk ka gjasa qė tė kenė patur energji shtesė pėr tė ndėrtuar monumente guri", thotė Pearson.

Dhe, ndėrkohė qė njerėzit nė Taivanin aty pranė nė kėtė kohė ndėrtonin me gurė, nuk ka prova pėr gjėra si monolitet me shkallė nė Jonaguni.

Megjithatė, formacionet e shkėmbinjve, tė cilėt janė tė dukshėm pa pajisje tė specializuara zhytjeje edhe sot, mund tė kenė qenė gjithsesi tė rėndėsishme pėr vendasit. Ka gjasa qė ata tė kenė "prekur" pjesė tė shkėmbinjve pranė bregut, thotė Schoch, duke i bėrė tė duken si artificialė.

Atlantida

Tė gjithė kanė dėgjuar pėr qytetin e humbur Atlantida.

Legjenda filloi me filozofin grek, Platonin. Nė vitin 360 para Krishtit, ai shkroi njė libėr personazhet e tė cilit e pėrshkruanin Atlantidėn si njė ishull mė tė madh se Libia dhe Azia tė marra bashkė, qė kish ekzistuar 9000 vite mė herėt m'u pėrpara "Kolonave tė Herkulit", qė ndodheshin nė hyrjen pėr nė Detin Mesdhe.

Atlantidasit ishin njė fuqi e madhe detare, por ata u bėnė shumė makutėr dhe pėsuan njė prishje morale sipas rrėfimit tė Platonit. Pasi kryen njė sulm tė dėshtuar kundėr Athinės, njė fatkeqėsi natyrore e fundosi ishullin brenda njė dite dhe njė nate dhe vendi aty u shndėrrua nė njė cekėtin balte, duke e bėrė tė pakalueshme dhe tė pakėrkueshme.

Ka shumė teori pėr vendet qė mund tė kenė frymėzuar Platonin. Pėr shembull, fizikani gjerman Rainer Kuhne mendon se ka qenė njė rajon nė bregun jugor tė Spanjės i shkatėrruar nga njė pėrmbytje mes viteve 800 dhe 500 para Krishtit. Fotografi satelitore tregojnė struktura katėrkėndore nė baltė, qė Kuhne mendon se mund tė jenė rrėnojat e tempujve tė pėrshkruar nga Platoni.

Gjeografi suedez, Ulf Erlingson thotė se vetėm Irlanda i shkon pėr shtat pėrshkrimit tė Platonit. Tė tjerė mendojnė se, Atlantida ėshtė Ishulli spartel, njė kėnetė nė Ngushticėn e Gjibraltarit qė u fundos nėn det 11500 vite mė parė.

Megjithatė, studiues klasikė nxjerrin nė dukje faktin, se shumė pak e merrnin pėr tė drejtpėrdrejtė rrėfimin e Platonit pėrpara kohėrave moderne. "Ideja ishte se ne duhej ta pėrdornim kėtė histori pėr tė ekzaminuar idetė tona tė qeverisjes dhe pushtetit. Nuk e kemi kuptuar fare, nėse nė vend qė tė mendojmė pėr kėto gjėra, ne shkojmė dhe kėrkojmė nė shtratin e deteve", shkruan filozofja Julia Annas tek: "Platoni: njė hyrje shumė e shkurtėr".

Pavlopetri, Greqi

Kur flota aniijesh qė transportonin luftėtarė nga e gjithė Greqia, u nisėn pėr luftė me qytetin e madh tė Trojės, ndoshta disa prej tyre kishin lundruar nga Pavlopetri, qyteti mė i vjetėr nė botė qė ėshtė fundosur. "Kish patur njė vendndodhje tė pėrsosur, si njė vend ndalesash", thotė Nicholas Flemming, njė gjeolog detar nė Universitetin e Sauthemptonit, nė Britani, i cili e zbuloi kėtė vendbanim kur kryente zhytje nė kėtė zonė nė vitin 1967.

Dikur njė port i tejmbushur i Epokės sė Bronzit, Pavlopetri ndodhet sot nėn katėr metra ujė, nė njė gji plot rėrė nė Lakoni. Flemming e vėzhgoi kėtė vend nė vitin 1968, me ndihmėn e njė grupi studentėsh.

Ai zbuloi njė rrjet tė organizuar rrugėsh dhe oborresh tė radhitura me shtėpi gurėsh tė pathyer, si dhe varre tė shpėrndarė dhe sende tė thyera qeramike qė e kishin origjinėn nga periudha Mikeniane, nga viti 1600 deri nė 1100 para krishtit.

Nuk ka shenja dokėsh lundrues apo strukturash porti nė Pavlopetri. Nė vend tė kėsaj, studiuesit mendojnė se mjetet lundruese dhe tregtare, 10-20 metra tė gjata, do tė jenė ankoruar nė ujėrat e cekėt tė gjirit dhe ngarkesa mė pas shkarkohej nė kuaj apo bankina druri.

Pėr 30 vite, nuk u krye punė e mėtejshme nė Pavlopetri. Por nė verėn e vitit 2009, arkeologu Jon Henderson nga Universiteti i Notingamit kreu njė vėzhgim tė detajuar dixhital. U zbulua se sipėrfaqja ėshtė shumė mė e madhe nga sa mendohej fillimisht - qė nė vitin 1968, zhvendosja e rėrave ka ekspozuar 150 metra tė tjera katrorė. Ata zbuluan gjithashtu edhe dy varre me gur tė papunuar, njė holl tė madh ceremonial si dhe sende qė i pėrkasin vitit 2800 para Krishtit.

"E gjithė kjo fillon ta bėjė Pavlopetrin shumė mė tė rėndėsishėm nga sa mendohej mė parė", thotė Henderson. "Ka qenė ndoshta njė prej vendeve kryesorė nė lakoni, me personazhe tė rėndėsishėm mbretėrorė qė jetonin atje".

Kjo ngre mundėsinė qė qyteti mund tė ketė luajtur rolin e tij nė aventurat e pėrjetėsuara prej Homerit. "Eshtė e mundur qė njerėzit qė u larguan drejt Trojės nga Lakonia, janė nisur nga ky port", thotė Henderson. "Do tė doja shumė tė mendoja se ka qenė njė port i rėndėsishėm nė kohėn e Homerit", thotė Flemming.

Ndėrkohė, Flemming ėshtė duke studiuar bregdetin pėr tė gjetur me saktėsi se si Pavlopetri pėrfundoi nėn ujė. Shpjegimi mė i mundshėm ėshtė veprimtaria tektonike. Qyteti u braktis rreth vitit 100 para Krishtit, por a mori fund pėr shkak tė disa tėrmeteve tė vegjėl, apo pėr shkak tė njė ngjarjeje katastrofike, kjo mbetet njė pikėpyetje e madhe.

Jo Marchant
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1442


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi