Pilotėt dhe Ufo-tė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pilotėt dhe Ufo-tė

Mesazh  Jon prej 30.11.09 15:54

Pilotėt dhe UFO-tė



Objekte Fluturues tė Paidentifikuar. Gjatė dhjetėvjeēarėve tė fundit janė rritur nė mėnyrė tė ndjeshme rrėfimet pėr shfaqje tė fenomeneve tė tillė, ndoshta njė rritje qė ka ardhur edhe pėr shkak tė shtimit tė telefonave celularė dhe tė telekamerave nė gjendje qė tė filmojnė. Por nga ana tjetėr, edhe qeveri tė vendeve tė ndryshme kanė vendosur tashmė qė tė hapin arkivat e tyre sekretė.

Po ēfarė mund tė thuhet pėr shfaqjet e ndryshme qė janė rregjistruar nė kutitė e zeza tė avionėve civilė tė linjave ajrore, tė pjesėtarėve tė ekuipazhit qė vetėm tani kanė vendosur tė rrėfejnė pėrvojat e tyre.

Qė nga fillimet e fluturimeve tė njeriut, pilotė dhe astronomė nga tė katėr anėt e botės kanė ndeshur nė objekte tė paidentifikuar. Kėto rregjistrime, sėbashku me shumė filmime mbėrrijnė prej kutive tė zeza tė avionėve tė linjės.

Raportet e pilotėve tė avionėve nė lidhje me shfaqjet e UFO-ve konsiderohen si mė tė mirėt dhe nga ana tjetėr mė tė besueshmit, duke patur parasysh njohjen e madhe qė ata kanė pėr qiejt. Rregjistrime tė kutive tė zeza dhe tė kullave tė kontrollit nė fluturimet e linjave civile ajrore, por edhe konkluzionet e komunikimeve tė astronautėve nė hapėsirėn kozmike nė vitin 2005 konsideroheshin sekret shtetėror.

Shumė astronautė tė NASA-s kanė dėshmuar tashmė se kanė ndeshur nė shfaqje UFO-sh gjatė fluturimeve tė tyre. Numri i astronautėve dhe pilotėve qė dėshmojnė pėr njė nivel tė lartė tė aktivitetit tė pazakontė nė qiejt tanė ėshtė nė rritje tė vazhdueshme. Por ata qė fluturojnė dhe vijnė vėrdallė qiejve tanė, janė me tė vėrtetė objekte jashtėtokėsorė?

Nė 17 nėntor tė vitit 1986, fluturimi JL 1628 ishte duke fluturuar sipėr tundrės sė Alaskės. Ngjarjet e asaj nate u rregjistruan tė gjitha. Ngarkesa sipėr avionit tė tipit Boeing 747 ishte duke ndjekur njė rrugė rutinė ndėrmjet Parisit dhe Tokios dhe kishte arritur shpejtėsinė 750 kilometra nė orė, nė njė lartėsi 10 mijė metra.

Avioni ishte drejtuar pėr nė Anchorage, nė Alaskė, pėr t'u furnizuar. Krejt papritur, nė orėn 17:11 minuta, kapiteni i avionit, njė pilot me 29 vite eksperiencė vuri re tre objekte tė mėdhenj fluturues, tė paidentifikuar e qė fluturonin me shpejtėsi tė lartė 600 metra poshtė lartėsisė nė tė cilėn po fluturonte avioni i tij.

Sipas pilotit tė avionit, mė i madhi prej objekteve fluturues i ngjante njė lėvozhge lajthie, por ishte mė shumė se dy herė mė i madh se sa njė aeroplanmbajtėse ushtarake amerikane.

Pikėrisht nė atė moment, kontakti nė radio me kullėn nė Anchorage u zhduk, duke e lėnė avionin nė fluturim instrumental. Pastaj, krejt papritur, objektet u ngjitėn edhe mė lart dhe u zhvendosėn nė tė majtė, duke u larguar nė horizont.

Nė raportin e tij zyrtar, kapiteni shkruante nė atė kohė se "na u desh qė tė shmangnim atė objekt". Mbulimi i gjerė mediatik qė iu bė nė gazetat dhe televizionet e tė gjithė botės e bėri kėtė rast tė shfaqjes sė objekteve tė paidentifikuar njė prej mė tė dokumentuarve nė tė gjithė historinė e botės.

Njė prej rasteve mė intrigues ėshtė ai i fluturimit LH 405, kur nė 18 nėntor tė vitit 1985, njė UFO u shfaq mbi Long Island.

18 nėntor, 1985. Kulla e kontrollit e Bostonit mori njė thirrje nga avioni i fluturimit LH 405 qė nga Nju Jorku kishte pėr destinacion Frankfurtin, dhe qė pėr momentin ndodhej nė Long Island. Pilotėt flisnin pėr njė objekt fluturues tė paidentifikuar qė kishte kaluar nė njė distancė vetėm 100 metra larg nga avioni i tyre.

UFO u pėrshkrua prej pilotėve si njė objekt cilindrik me njė dritė shumė tė fortė nė pjesėn e pėrparme si dhe njė bisht tė gjatė e tė shndritshėm me ngjyrė tė gjelbėrt. Objekti i ēuditshėm u vėrejt edhe nga avioni i fluturimit BA 226 qė ndodhej pak mė nė veri.

Tė dy pilotėt pohuan mė vonė, se objekti fluturues emetonte njė dritė tė ēuditshme si dhe nė pjesėn e prapme nxirrte njė vizė tė gjatė tymi tė gjelbėrt, njė lloj tymi qė ata nuk e kishin parė asnjėherė mė parė.

Shpjegimi qė u ofrua menjėherė ishte se bėhej fjalė pėr njė meteorit tė vogėl, i cili kishte hyrė nė atmosferėn tokėsore, ishte duke u konsumuar nė vetvete pėrpara se tė mbėrrinte nė sipėrfaqen e tokės. Megjithatė, tė dy komandantėt vunė menjėherė dyshime mbi kėtė hipotezė, duke e hedhur poshtė atė.

Jo, thoshte njėri prej pilotėve, nuk ka aspak gjasa qė tė ketė qenė njė meteor, pasi ishte duke udhėtuar nė kuotė, dhe lėvizte me njė shpejtėsi tė madhe, shumė mė tė madhe se sa avionėt normalė. Po lėvizte nė njė vijė tė drejtė nė njė nivel preciz fluturimi.

Edhe pse autenticiteti i kėtyre regjistrimeve tė kutive tė zeza tė pilotėve ėshtė i sigurtė, Shoqata amerikane e Fluturimeve, si dhe kompanitė ajrore tė pėrfshira nė kėtė incident nuk i kanė komentuar asnjėherė kėta incidente tė ndodhur nė qiejt e New England.

Dy vjet mė vonė, Bostoni do tė bėhej epiqendra e njė tjetėr takimi tė ēuditshėm mes pilotėve dhe UFO-ve, por kėtė herė, mė shumė se sa njė takim, bėhej fjalė pėr nė pėrplasje, e cila u shmang vetėm pėr njė fije. Episodi u regjistrua nė shiritat e kutisė sė zezė tė avionit.

9 gusht, 1997. Avioni i fluturimit LX 128 ishte nė rrugėn e tij drejt Zyrihut. Nė komandė ishin piloti Filip Bobe dhe Kurt Glunder. Nė kuotėn e 7 mijė metrave, Bobe do tė lajmėronte kullėn e vrojtimit se tashmė kishte njė vizibiltet absolut, me njė qiell shumė tė pastėr, kur njė objekt ajror i paidentifikuar hyri nė hapėsirėn e tij ajrore.

Piloti hyn menjėherė nė kontakt me kullėn e kontrollit tė Bostonit. "Nuk e di se ēfarė ishte ajo qė sapo mė kaloi sipėr avionit, njė objekt qė fluturonte me shpejtėsi shumė tė madhe, diku 700 metra mbi lartėsinė time 7000 metra mbi nivelin e detit.

Ishte shumė i shpejtė dhe nuk mendoj se ka qenė njė avion". Mė vonė, nė raportin e tij zyrtar, Bobe do ta pėrshkruante UFO-n si njė objekt me njė ngjyrė tė bardhė tė shndritshme, cilindrik dhe pa krahė, i ngjashėm me njė peshkaqen tė bardhė.

Rasti i Bostonit ishte shumė i rėndėsishėm, sepse objekti ishte shumė i pazakontė dhe personat qė e pėrshkruan atė kishin kredenciale shumė tė mira. Ishin pilotė ekspertė tė linjave civile tė fluturimit, me mė shumė se 19 mijė orė fluturime mbi shpatulla.

Raporti zyrtar i pilotit e klasifikoi objektin si UFO, duke e pėrcaktuar formėn, ngjyrėn dhe shpejtėsinė e tij. Megjithatė, shoqata amerikane e fluturimeve civile bėri tė ditur se, ndoshta ka qenė thjeshtė njė sondė e lėshuar nga ana e ushtarakėve pak a shumė nė tė njėjtėn orė.

Por, kėta nuk janė persona qė mund tė zihen nė befasi apo qė mund tė mos njohin njė sondė tė tillė, pasi ata shohin tė tilla nė mėnyrė tė shpeshtė, ėshtė e vėshtirė qė ta ngatėrrosh atė me objekte tė tjerė. Njė tjetėr shfaqje e fenomenit tė UFO ka ndodhur sipėr ishullit tė Zelandės sė Re nė vitin 1979.

Nė 21 dhjetor tė vitit 1978, pilotėt e njė avioni neozelandez, Xhon Randėll dhe Kith Hain vėrejtėn njė fenomen shumė tė ēuditshėm sipėr detit nė lindje tė ishullit meridional neozelandez. Tė njėjtėt objekte u kapėn edhe nga radarėt e Kullės sė Kontrollit tė Uellingtonit. Raportet mbėrritėn shumė shpejt nė media.

Dhjetė ditė mė vonė, nė 31 dhjetor, televizioni australian dėrgon nė tė njėjtėn gjurmė ajrore njė gazetar tė tijin, bashkė me telekamerėn pėr tė raportuar nė lidhje me objektin e paidentifikuar. Dhe nė mėnyrė tė pabesueshme, kėshtu ndodhi.

Personeli i kontrollit vėrejti sinjale tė ēuditshėm nė radiot e tyre.

Ja ēfarė kishte referuar gazetari i televizionit australian pak pėrpara se tė hipte nė avionin qė njė muaj mė herėt kishte vėrejtur fenomenin e ēuditshėm: "Jemi nė sallėn e radarėve tė aeroportit. Eshtė ora dy pa njė ēerek dhe pas pothuajse njėzetė minutash do tė fluturojmė me njė avion me katėr motorė dhe do tė ndjeki edhe njė herė rrugėn qė bėmė vetėm disa minuta mė parė. Nga Kulla e Kontrollit e Uellingtonit thuhet se, ka ende gjurmė nė hapėsirėn e Kajukrės. Shpresojmė qė tė realizojmė filmime mė tė mirė se sa ata paraardhės dhe mund tė them qė, kush do tė jetojė do tė shikojė".

Ky rast, ka nė fakt njė farė lidhjeje me historinė e ufologjisė. Kjo, pėr arsye se sasia dhe cilėsia e informacioneve qė janė siguruar ėshtė shumė e madhe dhe e jashtėzakonshme. Kemi njė filmim tė vėrtetė si dhe rregjistrime qė janė kryer nga ana e gazetarit nė avion.

Por gjėja mė e rėndėsishme ėshtė se kemi rregjistrimet e kryera nga Kulla e Kontrollit e aeroportit tė Uellingtonit. Njė gjė e tillė na lejon qė tė rikonstruktojmė me precizion fazat e ndryshme tė kėsaj ngjarjeje.

"Aktualisht jemi duke fluturuar vetėm tre minuta larg nga aeroporti dhe nga krahu ynė i djathtė shohim dy drita shumė tė fuqishme, njėra mė intense dhe e shndritshme se sa tjetra, ėshtė si njė yll shumė i shndritshėm, dhe m'u poshtė saj ėshtė njė tjetėr dritė, mė pak e fortė. Pak pėrpara mesnatės, avioni nis uljen me pilotin e avionit tė mallrave.

Fluturimi vazhdon nė mėnyrė tė qetė. Pastaj, nė orėn dymbėdhjetė e pesė tė natės, piloti dhe pjesėtarėt e ekuipazhit vėrejnė disa drita tė ēuditshme dhe shumė tė fuqishme qė i afrohen avionit tė tyre nga krahu i djathtė i aeroplanit.

Operatori rrėmben kamerėn pėr tė rregjistruar skenėn: "ato dy drita duket sikur janė duke udhėtuar bashkė me ne, janė ende nė krahun tonė tė djathtė me dritėn mė tė shndritshme qė ėshtė sipėr asaj mė tė dobėt. Eshtė jashtėzakonisht shumė e fuqishme, mė shumė e fuqishme se ēdo lloj ylli qė shohim nė qiell".

Edhe radari nė tokė i kap objektet. Kulla e kontrollit e konfirmoi dhe e rregjistroi bashkėbisedimin. Ai qė vijon ėshtė zbardhja e regjistrimit origjinal tė njė ngjarjeje pazakonshmėrisht shumė mirė tė dokumentuar. "Eshtė dalluar njė gjurmė e madhe ora 11.00, 5 kilometra larg. Faleminderit, ende nuk kemi asnjė kontakt. Nė tė majtė ora 09.00, tre kilometra".

Kapiteni referon se objekti ėshtė fillimisht m'u pėrpara tyre dhe mė pas spostohet me shpejtėsi shumė tė madhe nė krahun e majtė tė avionit.

Dhe piloti e kthen avionin nė mėnyrė tė menjėhershme nga i njėjti krah, nė pėrpjekje pėr tė hyrė nė kontakt me tė. Nė tokė, kulla e kontrollit e Uellingtonit ka komunikuar se ėshtė pikasur njė tjetėr objekt nė krahun e majtė. Edhe ai ėshtė duke iu afruar avionit. "Drejtimi i orės 12.00, 5 kilometra larg.

Tani jam duke parė nė krahun e djathtė tė avionit, dhe kemi njė objekt qė ėshtė konfirmuar edhe nga radari i Uellingotnit, ėshtė duke na ndjekur prej pak momentesh dhe ėshtė diku rreth 6 kilometra larg. Lėviz me shpejtėsi dhe herė pas here lėshon njė dritė tė gjelbėr dhe tė bardhė.

Iloti afrohet aq shumė sa pėr tė kuptuar se, objekti ėshtė nė fakt njė spektėr dritash blu shumė intensive qė pulsojnė me shpejtėsi shumė tė madhe.

Dhe vėren pėr habinė e tij se, objekti ėshtė zmadhuar. Objekti qėndron nė ekranin e radarėve pėr 36 sekonda, dhe mė pas rikthehet nė dimensionet e tij tė mėparshėm. Ishte kjo dritė blu, qė dukej se ishte duke fluturuar bashkė me avioni dhe ajo u kap nga ana e radarėve tė bordit tė avionit.

Gazetari i televizionit australian ka transmetuar nė mėnryė direkte regjistrimin 17 milimetėrsh tė kėsaj shfaqjeje tė objekteve tė paidentifikuar. Regjistrimet integralė janė tė pabesueshėm. Ekspertėt besojnė se, kėto pamje janė provat mė ezauruese dhe tė frikshme pėr ekzistencėn e UFO-ve qė janė rregjistruar ndonjėherė nė film.

Ky ėshtė filmi i famshėm neozelandez i 31 dhjetorit tė vitit 1978. Kameramani ishte vendosur ndėrmjet komandantit dhe pilotit shoqėrues. Sekuenca ėshtė disi e lėvizshme, pasi ajo ėshtė realizuar me kamera nė shpatull, por ata kanė vėrejtur dritėn nė tė djathtėn e tyre, e cila shfaqej dhe zhdukej.

Pėr tė kuptuar atė qė ka ndodhur, ekspertėt e kanė ngadalėsuar filmin, duke shkuar fotogramė pas fotograme. Objekti kalon nga njė ngjyrė shumė e shndritshme nė njė ngjyrė portokalli tė errėt. Imazhi ėshtė shtrembėruar nė momentin qė kameramani ėshtė pėrpjekur ta vendosė dritėn nė qendėr tė objektivit.

Shfaqet e objekteve fluturues tė paidentifikuar nuk kanė ardhur vetėm nė atmosferėn e tokės. Nė fillimin e viteve gjashtėdhjetė, ndėrmjet garės pėr pushtimin e hapėsirės mes Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, astronautė dhe kozmonautė u bėnė dėshmitarė tė objekteve tė ēuditshėm dhe tė ngjarjeve tė pashpjegueshme nė hapėsirė.

Nė vitin 1958, atėherė kur lindi NASA, tė gjithė prisnin qė tė hyhej nė kontakt me forma jete jashtėtokėsore.

4 dhjetor 1965. Kanė kaluar 4 orė dhe 24 minuta qė nga nisja e misionit historik tė katėrmbėdhetė ditėve. Astronautėt e Gemini 7, Frenk Borman dhe Xhejms Louell, tė dy pilotė ushtarakė janė duke kryer misione dhe detyra rutinė. Kur nė 22:34, ora universale, teksa kapsula e tyre ishte duke fluturuar mbi Hauai, vėrejnė njė objekt qė duket se kalon sipėr kapsulės. Objekti ėshtė i shndritshėm.

Bormani kontakton menjėherė bazėn nė kullėn e kontrollit nė Hjuston. Ajo qė vjen mė pas ėshtė zbardhja e regjistrimit origjinal: ka njė prani tė njė objekti nė drejtimin e orės 10.00 pak mė lartė. Mund ta pėrsėritėsh tė lutem.

Thashė se ka njė prani tė njė objekti nė drejtimin e orės 10.00 pak mė lartė. Regjistrimi ndėrpritet nė mėnyrė tė menjėhershme. NASA komunikon menjėherė se objekti ėshtė rrezja e vektorit Titan tė Geminit. Por Louell pėrgjigjet se e sheh shumė mirė rrezen, por edhe shumė objekte tė tjerė.

Ekspertėt e kujtojnė mirė pėrsėritjen e atij regjistrimi nga NASA si dhe faktin qė ėshtė pėrdorur fjala prani e ēuditshme. Nė raportin zyrtar tė NASA mbi misionin Gemini 7, tė publikuar nė janar tė vitit 1966, nuk ka asnjė gjurmė tė bashkėbisedimit nė lidhje me praninė e objektit. As Borman dhe as Louell, nuk kanė komunikuar asnjėherė me publikun nė lidhje me kėta komunikime.

Nė deklaratat e saj publike, NASA mohon vetė ekzistencėn e takimeve me UFO njė qėndrim qė e ka mbajtur qė nga fillimet e fluturimeve hapėsinore. Qė nga vitet e parė tė programit hapėsinor ka patur raporte tė ndryshėm nė lidhje me shfaqje tė objekteve tė paidentifikuar nga ana e astronomėve dhe kozmonautėve.

13 shtator 1966. Astronautėt Ricard Gordon dhe Carls Konrad vėrejnė diēka tė ēuditshme gjatė rrotullimit tė tyre tė gjashtėmbėdhjetė pėrreth Tokės, 27 orė dhe 48 minuta pas ngritjes nga toka. Konrad vihet menjėherė nė kontakt me bazėn dhe transmeton se, sapo ka vėnė re njė objekt tė paidentifikuar 8000 metra mė poshtė.

Eshtė njė objekt metalik dhe rrotullohet me njė ritėm marramendės. Mė pas, merr njė aparat fotografik dhe shkrep tre fotografi. Objekti fillimisht afrohet dhe mė pas zhduket.

Atėherė u deklarua se mund tė ishte vetėm njė rreze e lėshuar nga ndonjė satelit rus. Tek NASA ndoqėn tė njėjtėn strategji, ndonėse objekti i pikasur nga Gemini ėshtė i vetmi qė NASA e ka pranuar si tė paidentifikuar.

Megjithatė, Gemini 11 nuk ishte i vetmi mision i NASA qė kish ndeshur nė UFO. Nė tė vėrtetė, qė nga fillimi i prigramit Apollo, shfaqje tė tilla janė shumėfishuar. Nė mėnyrė tė veēantė astronautėt e Apollo u ndoqėn nga disa UFO.

Mendohet qė, Nil Armstrong vetė ka parė disa UFO, zyrtarisht nuk flitet, por kjo ėshtė e vėrteta. Nga misioni i famshėm i Apollo 11 u mėsua pėr objekte qė kishin ndjekur kapsulėn si dhe pėr objekte tė vėrejtur nė hapėsirėn dhe nė sipėrfaqen hėnore.

4 muaj mė vonė, nė 14 nėntor 1969, komandanti i Apollo 12, Fil Korrad i referoi NASA-s se, kishte parė disa objekte qė nga dritarėzja e tij. Nė vitin 1981, NASA inauguroi programin Space Shuttle, dhe bashkė me tė erdhi dhe njė valė e paprecedentė rrėfimesh pėr takime me UFO nė hapėsirė, si dhe njė seri e gjatė dhe e pabesueshme dokumentash audio dhe video.

Nė 13 mnars tė vitit 1989, astronauti Xhon Blar vuri re diēka tė pazakontė. Njė prej astronautėve nė bordin e Space Shuttle, gjatė atij misioni tha nė mėnyrė tė qartė: jemi ende nė kėrkim tė alienėve. Gjatė kėtij misioni, njė amator rregjistroi me radion e tij po amatore bisedėn qė kryhej me qendrėn: "Houston. Kėtu Discovery, kemi ende nėn vėzhgim atė objektin alien". Deri sot, NASA as e ka konfirmuar dhe as e ka hedhur poshtė vlefshmėrinė e kėtij transmetimi.

Space Shuttle, ka dy kanale radio. Njėri prej tyre ėshtė publik dhe mund ta dėgjojmė tė gjithė. I dyti, ėshtė njė kanal sekret dhe i koduar i Ministrisė sė Mbrojtjes, dhe pikėrisht aty ndodhin pjesa mė e madhe e bashkėbisedimeve.

Njė prej provave mė shokuese tė pikasjes sė UFO-ve nė hapėsirė u sigurua nė 6 gusht tė vitit 2005, nga fluturimi STS 114 i Space Shuttle. Anija kozmike ishte duke ardhur pėrreth Tokės me njė shpejtėsi 29 mijė kilometra nė orė.

Objekti duhej qė tė udhėtonte me njė shpejtėsi mė tė madhe pėr ta arritur pėr tė fluturuar nė tė njėjtėn shpejtėsi me tė dhe mė pas pėr tė fluturuar nė drejtim tė kundėrt.

Objekti u afrua me shpejtėsi, ndryshoi me shpejtėsi tė madhe shpejtėsinė dhe drejtimin dhe mė pas u largua sėrish nga fushėpamja. Trajektorja dhe shpejtėsia e tij sfidojnė tė gjithė ligjet e fizikės, duke lėnė si gjithmonė njė mal me pyetje pėr studiuesit.

Qė nga fillimi i fluturimeve tė njeriut, ka patur njė mal me raporte tė pilotėve ekspertė mbi fenomene tė pashpjegueshėm dhe takime me UFO.

Ndėrkohė, qė pilotėt tanė fluturojnė nė atmosferėn tokėsore, dhe drejt hapėsirės sė pafundme, shumėkush ngre pyetjen: qielli ėshtė i okupuar vetėm nga mjete fluturues tokėsorė?
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pilotėt dhe Ufo-tė

Mesazh  Estilen prej 08.10.10 11:16



Avion i amerikan i goditur nga UFO...




Nje aeroplan C-17 i Shteteve te Bashkuara me 176 pasagjer ne bord,eshte goditur nga nje UFO.Te kater motoret e tij pothuaj ndaluan pikerisht ne momentin e uljes ne toke ne aeroportin Mukhtar Ahmed Butto.

Nje zedhenes i autoriteteve te Aviacionit ne Pakistan,ka deklaruar per Agjensine AFP,se piloti amerikan ka kryer nje ulje emergjence ne Aeroportin nderkombtare te Pakistanitm,duke mos rrezikuar asnje jete nga pasagjertet e tij.

Raportet nga media te ndryshme kane deklaruar se avioni transportonte banore nga zona e permbytyra,per ne zonen verioreperendimore te Skardus.

Te gjithe te pranishmit ne avion,si pasagjeret dhe ekuipazhi,kane shpetuar per mrekulli dhe askush nuk ka raportuar ndonje traume..

Shtetet e Bashkuara kane derguar ne Pakistan avione te ndryshem ushtarake me misione ndihme dhe shpetimi per banoret e goditur nga permbytjet ne ate vend.Rasti i incidentit te me siperme me Ufo..eshte i pari rast ne Pakistan qe ka ndodhur.

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pilotėt dhe Ufo-tė

Mesazh  Estilen prej 22.02.11 13:35


Rriten rastet e kontakteve me UFO-t ne bazat ushtarake berthamore




Jashtėtokėsorėt kanė ēaktivizuar raketat bėrthamore tė Britanisė sė Madhe dhe tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pretendojnė disa pilotė amerikanė, raportoi para disa kohesh gazeta britanike, “Daily Telelgraph”...

Sipas kėtyre pilotėve, “mysafirėt e panjohur” kanė aterruar nė bazat raketore bėrthamore tė Mbretėrisė sė Bashkuar dhe tė SHBA-sė, duke pamundėsuar aktivizimin e arsenalit bėrthamor.

Pilotėt kanė thėnė po ashtu se kjo “vaki” ka ndodhur vazhdimisht qė nga viti 1948, por ishin ushtarakėt e lartė tė tė dyja shteteve qė nuk kishin lejuar publikimin e kėtyre informatave.

Pretendimet e gjashtė pilotėve amerikanė dhe tė njė anėtari tė ushtrisė tė cilėt kishin njohuri pėr tė dhėnat e pėrmbledhura nė njė dokument prej 120 faqesh, ka shkruar “Daily Telelgraph”, duke u bazuar nė informatat e pilotėve amerikanė. Ata kanė njoftuar se tė dyja shtetet ishin tė vendosura qė t’i mbanin sekrete informacionet.

Pilotėt ngulmojnė se jashtėtokėsorėt kanė ateruar nė Tokė edhe para shtatė vjetėsh. Burrat kanė thėnė se po kėmbėngulin qė qeveritė e Britanisė sė Madhe dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ta pranojnė “faktin” e tyre. Do tė zhvillojnė njė taki,ku do tė diskutohen “dėshmitė” e tyre.

Njėri prej tyre, kapiteni Robert Salas, ka thėnė se “Forca Ajrore amerikane po gėnjen pėr implikimet nė sigurinė kombėtare pėr objektet e paidentifikuara nė bazat ushtarake bėrthamore, dhe ne kemi dėshmi pėr kėtė”.

Ai ka thėnė se ishte dėshmitar i aterrimit i ēaktivizimit tė raketave bėrthamore mė 16 mars tė vitit 1967 nė bazėn e Malmstromit.

“Isha nė detyrė kur njė objekt erdhi qėndroi pezull nė zonė”, ka treguar Salas. “Raketat u ēaktivizuan dhe kjo ndodhi pas njė jave edhe nė njė tjetėr bazė”.

Tė tjerė kanė thėnė se kanė dėshmi se njė gjė e tillė ka ndodhur edhe me bazat ushtarake bėrthamore nė Britani tė Madhe. Koloneli Charles Halt ka thėnė se kishte parė nj UFO nė ish-bazėn ushtarake afėr Ipswichit para tridhjetė vjetėsh. Ai ka thėnė se kishte parė njė sinjal qė ishte nė bazė, derisa radiolidhjet kishin njoftuar se jashtėtokėsorėt aterruan nė bazė

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pilotėt dhe Ufo-tė

Mesazh  Luli prej 28.07.14 23:43

Pas 40 vjetesh, piloti flet per takimin me UFO



Mbas pothuajse kater dhjetevjecaresh qe qendronte i heshtur ne lidhje me kete takim te afert me nje UFO mbi Pensacola, nje pilot i dale ne pension i Forcave te Marines eshte duke treguar historine e tij ne nje liber.

Ne naten e 6 Shkurtit 1975, piloti qe atehere ishte Kapiten i Marine Reserve Squadron, ishte duke pilotuar nje T-39D Sabreliner me nje ekuipazh me 5 persona ne bord.

Fluturimi prej dy oresh i cili filloi ne perendim te diellit filloi dhe me pas u ul ne Pensacola Naval Air Station. Nderkohe qe me pas Sabreliner ishte duke u kthyer nga misioni i trajnimit, Jividen tha se ai dalloi nje drite rrethore te kuqe qe po i afrohej avionit.

Ai u lidh me Pensacola Approach Control per te pyetur mbi trafikun ajror e per te kuptuar se cfare ishte, por ata i thane qe ne radar nuk shfaqej asgje tjeter pervec Sabreliner. Jividen tha qe ai dhe pese te tjeret pane qe ne disatance nje objekt rrethor te ngurte ne qiell ne pozicionin perafersisht ora 1. Ai tha gjithashtu qe UFO nuk sillej si ndonje avion tjeter i zakonshem civil apo ushtarak.

"Ne radio, cdo here qe djali shtypte butonin e mikrofonit, ne sfond do te degjoheshin zera qe ishin duke folur per te," - tha Jividen. "Ata ishin te shqetesuar por edhe shume te entuziazmuar qe ata nuk mundeshin ta shihnin ate objekt fluturues ne radar, dhe ata deshironin te dinin ne detaje se cfare ne shihnim."
I intriguar nga kjo gje, Jividen vendosi qe te shkonte ne drejtim te UFO-s per te pare se cfare do te bente.

"Papritur drita e kuqe kerceu ne te majte,qe do te ishte pozicioni ora 11." - tha ai.
Mbasi u sigurua qe drita e kuqe nuk ishte nje far, Jividen vendosi te zbulonte nese UFO ishte solid.
Duke fluturuar nen te, ai tha qe UFO ishte i rrethuar me yje, ndersa duke fluturuar mbi te, UFO ishte si nje mantel mbi Gjirin e Meksikes.

"Mbas rreth 5 minutash, ai shpejtoi ne drejtim te perendimit ne horizont," - tha Jividen.
Mbas ujles ne toke, Jividen arkivoi nje raport mbi incidentin e ndodhur. "Dhe ne nuk morem asnje feedback tjeter mbi ngjarjen"- tha ai.

Por pasi lexoi edicionin e pare te “UFO-s: Myths, Conspiracies and Realities,” te John Alexander, Jividen u ndje i terhequr per te ndare historine e tij me autorin, i cili eshte i njohur per kerkimet e UFO-ve duke perfshire edhe deshmitare te besueshem qeveritare dhe ushtarake.
"Une mendova qe ai ishte i vetmi individ qe do te ishte i besueshem per te treguar historine." - tha Jividen.

Jividen ka jetuar ne zonen e Pensacola nga vitet 1969 dhe deri ne 1976 nderkohe qe ai ishte nje instruktor fluturimi i Trupave te Marines ne Pensacola Naval Air Station.
Ai ishte nje pilot i Trupave te Marines per 9 vjet.

Gjate luftes Vietnameze atij i eshte dhene nje mirenjohje per "heroizem dhe arritje te jashtezakonshme" pasi ai kishte pilotuar nje helikopter per te marre nje ekip te Marines qe ishte nen zjarr te rende.
Ai thote qe i ka humbur kontaktet me te gjithe pjesetaret e fluturimit te vitit 1975, por ai po shpreson qe te mund te lidhet me disa prej tyre te cilet mund te duan te ndajne informacionin qe kane.

Jividen, 67 vjec, i dale ne pension ne vitin 2002 si nje pilot i United Airlines jeton ne Henderson, Nevada.

Dhe mbas gjithe ketyre viteve, a beson ai ende qe ka pare nje UFO te pilotuar nga jashtetokesore?
"Ka mundesi te kene qene vizitore nga diku larg qe eshte duke na vezhguar," - tha ai.
"Mund te jete dicka inter dimensionale, nga nje univers alternativ, nje fenomen atmosferik... ka disa mundesi".
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

967


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi