Misteri i Aborigjenėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Misteri i Aborigjenėve

Mesazh  Neo prej 21.11.09 20:21

Misteri i Aborigjenėve



Australia. Njė prej vendeve mė tė lashtė tė planetit. Njė vend sa misterioz, aq edhe i pasur me burime. Njė kontinent qė, nė periudha tė caktuara tė vitit bėhet i frikshėm dhe aspak mikpritės.

Kėtu, nė kėtė tokė tė pamatė, mė shumė se 50 mijė vjet mė parė, mbėrriti ai qė konsiderohet edhe sot qytetėrimi mė i lashtė qė ekziston. Burra dhe gra qė duket se kanė kapacitete misteriozė tė shqisave dhe qė nė pjesėn tjetėr tė botės janė humbur tashmė.

Njė popull qė rrėfen histori antike tė asaj qė ata e quajnė Dremiing - Koha e ėndrrave, apo mė saktė, ajo qė ishte, ajo qė ėshtė, dhe ajo qė gjithmonė do tė jetė. Ky popull janė aborigjenėt.

1770. Kapiteni anglez, James Cook ėshtė i pari njeri i bardhė, qė ka eksploruar brigjet e Australisė. Nė atė kohė, aborigjenėt kanė qenė nė njė numėr midis 300 mijė dhe 1 milion individėsh. Ata ishin tė ndarė nė mijėra tribu, apo klane, secili prej tė cilėve fliste njė gjuhė tė ndryshme.

Numėroheshin mė shumė se pesėqind, e megjithatė, popullsitė e aborigjenėve ishin tė lidhura mes tyre nė njė ndėrthurje territoriale spirituale. Po prej sa kohėsh jetonin nė Australi aborigjenėt?

Sitet arkeologjikė mė antikė datojnė qė rreth 40 mijė vite mė parė, por ka njė debat tė ndezur mes arkeologėve nė lidhje me epokėn kur paraardhėsit e aborigjenėve mbėrritėn nė kėtė vend. Kur europianėt mbėrritėn nė australi, aborigjenėt ishin tė shpėrndarė nė tė gjithė kontinentin. Ata flisnin me gjuhė dhe me dialekte tė ndryshėm. Mes atyre grupeve qė flisnin gjuhė tė ndryshme organizoheshin ceremoni qė sanksiononin marrėdhėniet mes komuniteteve dhe me Tokėn.

Tė ndodhur nė mesin e shkretėtirės, pėr mijėra vjet me radhė ata jetonin me produktet e tokės, detit, tė gjuetisė dhe tė peshkimit. Nuk dihet me saktėsi se nga vinin aborigjenėt, dikush thotė se, origjina e tyre ishte nga Azia, por pėr kėtė nuk ka siguri. Sipas zbulimeve gjeografikė, kėto popullsi kanė jetuar nė kontinent pėr mė shumė se 40 mijė vjet. Gja

tė kėsaj periudhe ata kanė qenė tė vetmit banorė tė Australisė, me pėrjashtim tė tregtarėve makasanė qė vinin nga Indonezia, tė cilėt vinin herė pas here nė zonėn veriore tė Australisė gjatė shekujve tė fundit. Aborigjenėt jetonin me gjueti dhe me bujqėsi. Ata kishin njė teknologji relativisht tė thjeshtė, por tė mjaftueshme pėr tė prosperuar dhe pėr t'u rritur.

Popujt aborigjenė tė Australisė u kanė mbijetuar me kalimin e shekujve, ndryshimeve tė shumtė socialė dhe klimaterikė. Nė tė gjithė kontinentin australian, prania e tyre tashmė nuk ekziston mė, pėrveēse nė njė vend tė vetėm, nė veri tė Australisė, ku dendėsia e tyre arrin sa njė e katėrta e popullsisė sė bardhė.

Eshtė njė trashėgimi kulturore nė qiell tė hapur, e banuar nė mėnyrė tė pandėrprerė nė popullsitė aborigjene pėr mė shumė se 50 miijė vite. Por ėshtė njė vend ku pėrqendrohen edhe interesa tė mėdha ekonomikė. Nė fakt, nėntoka ėshtė shumė e pasur me uranium.

Sipas legjendave, paraardhėsit mbėrritėn kėtu, plazmuan sheshet, krijuan bimėt, kafshėt dhe njerėzit kėtu futėn gjuhė, ceremoni, lidhje gjaku dhe rregulla jetese, histori tė dokumentuara pėrmes pikturimeve dhe skalitjeve nė gurė, qė pėrbėjnė njė prej gjurmėve mė tė lashta tė ndėrveprimit tė njeriut me ambientin. Po nga vinin ata qė aborigjenėt i quajnė shpirtėra.

Sipas asaj qė rrėfejnė legjendat, ekzistojnė qenie qė nuk kanė njė trup tė dukshėm prej nesh, sepse kanė njė frekuencė vibratore tė ndryshme nga e jona. Kėto qenie, zakonisht quhen shpirtėra. Ekzistojnė shumė, disa prej tė cilėve posedojnė fuqi tė mėdha, ata mund tė shfaqen, tė zhduken, tė udhėtojnė nėn tokė, tė pėrshkojnė malet, tė ndryshojnė formė dhe dimension dhe ndonjėherė, tė shfaqen si kafshė qė flasin me gjuhėn e qenieve njerėzore. Po cilėt janė nė tė vėrtetė?

Shpirti nuk ėshtė diēka e padukshme, nuk ėshtė diēka qė nuk mund tė preket apo shihet. Shpirti ėshtė tėrėsisht fizik, por forma shpirtėrore varet nga vėzhguesi, varet nga lidhja e vėzhguesit me objektin.

470 kilometra larg nga Elis Springs, njė qytet nė qendėr tė Australisė, ndodhet njė prej vendeve mė misteriozė tė tokės australiane, Uluru, monoliti mė i madh nė botė. Ai ėshtė njė gur shumė i lashtė, edhe mė i lashtė se vetė kontinenti australian ku e gjejmė, njė vend magjik, njė gur qė thuhet se ka cilėsi tė veēanta qė ndoshta vijnė pėr shkak tė kuarceve qė e pėrbėjnė.

Aty zhvillohen ende ceremoni tė ndryshme, ka shpella me pikturime shumė antike. Aborigjenėt qė jetojnė nė ato anė nuk duan qė njeriu i bardhė t'i afrohet gurit. Ata e konsiderojnė kohėn tonė si njė ėndėrr qė ka lindur dhe ėshtė rrėnuar, ndėrsa vendi ku ndodhet guri konsiderohet njė udhėkryq i kohės sė ėndrrės.

Bob Randell ėshtė plakushimė i rėndėsishėm i tribusė Jankuni Chara Chara. Prej kohėsh ėshtė i angazhuar nė rekuperimin e kulturave aborigjene si dhe pėr njohjen e tė drejtave civile tė popullsive tė diskriminuara. Eshtė njė prej personaliteteve mė autoritarė dhe tė respektuar tė tė gjithė territoreve tė veriut.

"Chukupa ėshtė termi qė antropologėt kanė lidhur me dreaming - ėndėrrimin - koha e ėndrrės", thotė ai. "Pėr ne aborigjenėt ėshtė koha e krijimit qė pėrfshin fillimin, tė tashmen dhe tė ardhmen - tė gjitha nė njė tė vetme.

Nė kohėn kur ndodhi zgjimi nga errėsira, nė kohėn kur u ēliruan vibrime tė mira, dhe kur u gjenerua shumė dritė. Shkrepėtimi i dritės u shndėrrua nė shkreptimė tė vetėdijes. Nuk ka ndodhur rastėsisht. Tė gjithė gjerat gjetėn nė njė farė mėnyre rendin e tyre.

Dielli dhe Toka ishin nė vendin e tyre, por Hėna dhe planetet ishin tė shpėrndarė. Chukupa i vendosi nė rregull, secili nė vendin e vet dhe gjėrat filluan mė pas tė funksionojnė sipas idesė qė ēdo gjė i shėrben asaj qė do tė vijė. Por se si ndodhi kjo, ky ėshtė ende njė mister".

Por gjumėt qė kanė lėnė paraardhėsit, janė tė dukshme edhe sot, ato janė pjesė e territorit dhe pėrbėjnė njė rrjet vendesh tė shenjtė qė janė tė lidhur me njėri-tjetrin pėrmes ndjesive.

Eshtė njė lidhje e natyrės shpirtėrore, e cila rigjen pasqyrim me njė lidhje me njė element natyror, qė mund tė jetė njė pemė, mund tė jetė njė kafshė, apo mund tė jetė njė ngjarje. Krijuesit e lashtė kompozuan kėngė dhe muzikė, qė sipas aborigjenėve janė pjesė e tokės dhe pėr kėtė arsye kanė njė fuqi tė madhe rigjeneruese ndaj saj.

Muzikat pėrbėjnė rrugėt e kėngėve, rrjeti kompleks i komunikimit qė lidh mes tyre shumė tribu. Disa studiues thonė se, janė linja force gjeomagnetike, tė cilat njė aborigjen ėshtė nė gjendje ti perceptojė falė ndjeshmėrisė sė tij. Disa prej kėtyre rrugėve ndiqeshin gjatė migrimeve.

Po si arrijnė aborigjenėt qė tė hyjnė nė kontakt me paraardhėsit krijues tė tyre? Janė dy lloje ritualesh. I pari, ėshtė ai i INICIIMIT. Zakonisht, kėtu rikrijohen episodė tė kohės sė ėndrrave pėrmes vallėzimeve, muzikės dhe njė varietet formash artistike, mes tė cilave pikturimi i trupit.

Lloji i dytė i ritualit bėhet pėr tė rritur pjellorinė. Zakonisht zgjidhet njė vend i shenjtė, pėr shembull, njė vend ku ėshtė ndalur dikur njė paraardhės i lashtė. Kėtu pjesėmarrėsit mund tė ripikturojnė gurin, tė derdhin gjak apo tė kryejnė kėrcime. Qėllimi i kėtyre ritualeve ėshtė rigjallėrimi i fuqisė sė paraardhėsit dhe totemit tė tij.

Ellis Springs, ndodhet nė qendrėn gjeografike tė Australisė, nė territorin e veriut, pikėrisht nė tė vetmen arterie qė lidh bregun lindor me Darvin. Kur mbėrrin nė Ellis, e kupton menjėherė qė nuk ėshtė njė qytet dosido. Peisazhin e dominon ngjyra e kuqe. Kudo pėrreth ka shkretėtirė.

Ky rajon banohet prej 500 mijė vitesh nga Arendėt, mbrojtėsit tradicionalė tė kėsaj toke. Janė tė panumėrta historitė e krijimit qė aborigjenėt rrėfejnė prej mijėvjeēarėsh.

Qendra e Australisė, e njohur gjithashtu si zera e kuqe pėr shkak tė ngjyrės sė tokės, ėshtė njė vend i pasur me shkretėtirė, e cila fsheh nė vetvete mistere ende tė pazgjidhur, si pėr shembull format gjeologjike tė disa vendeve, si ai qė folėm mė lart, apo si katachuta.

Gjeologjia i konsideron format e ēuditshme shkėmbore qė mund tė gjenden kudo nė Tokė si pasoja tė veprimtarisė gėrryese tė agjentėve atmosferikė. Por pėr aborigjenėt, bėhet fjalė pėr dėshmi tė prekshme tė kalimit aty tė paraardhėsve tė tyre. Ajo qė nė pėrgjithėsi pėrcaktohet dhe quhet strukturė e njė territori kėtu ėshtė kur janė shėnuar njė herė e pėrgjithmonė udhėtimet dhe veprimet e krijesave tė lashta.

4700 vjet mė parė, disa meteorė ranė pikėrisht nė kėtė zonė, duke prodhuar kraterė tė ndryshėm. Mė i madhi ėshtė 180 metra i gjatė dhe me njė thellėsi 15 metra.

Nė brendėsi tė tij ėshtė zhvilluar njė vegjetacion i ndryshėm nga ai rrethues. Por, sekretet e kėtyre vendeve nuk janė vetėm njė origjinė natyrore. 20 kilometra mė nė jug tė Alice Springs ndodhet njė bazė amerikane me 800 vartės. Ajo quhet Pine Gap. Ēfarė bėjnė kėtu kėta 800 persona. Eshtė njė bazė sekrete ku asgjė nuk del dhe asgjė nuk depėrton.

Shumėkush ka hedhur hipotezėn se tė gjithė kėta njerėz punojnė pėr Echelon, Veshi i madh qė ėshtė nė gjendje tė dėgjojė tė gjithė llojet e komunikimit tė planetit, ndėrsa tė tjerė thonė se aty janė duke u studiuar mundėsitė pėr tė arritur njė ditė qė tė dėgjojmė diēka me origjinė jashtėtokėsore.

Nė fakt, nė kėtė zonė, gjatė dekadave tė fundit janė regjistruar shumė pretendime pėr shfaqje jashtėtokėsorėsh dhe disqesh fluturues.

Qė nga kohėrat e Luftės sė Dytė Botėrore, pilotė avionėsh, punėtorė tė hekurudhės si dhe aborigjenė kanė dėshmuar se kanė parė drita tė ēuditshme, mjete fluturues dhe krijesa jo tė zakonshme. Banorėt e kėtyre vendeve njohin shumė tė vėrtetė, por nuk ėshtė aspak e lehtė tė vihesh nė dijeni tė tyre, si pėr njerėzit e bardhė, ashtu edhe pėr aborigjenėt qė brenda komuniteteve tė tyre nuk kanė arritur ende njė nivel tė mjaftueshėm vetėdije dhe dije.

Njerėzit e ditur, ata qė rrėfejnė pėr historinė e kulturės sė tyre, thonė se mund t'ua rrėfejnė sekretet e kulturės sė tyre vetėm atyre qė janė gati qė t'i njohin.

Dhe ka njė seri ritesh inicimi pėr tė mbėrritur nė njohuri tė caktuara. Disa prej kėtyre njohurive janė tė pėrhapura pėr kėdo dhe ato ndahen nga i gjithė komuniteti. Disa lloj njohurish tė tjera janė specifike, ndoshta vetėm pėr gra, ndoshta vetėm pėr burra, ndoshta pėr njė grup tė caktuar burrash, ndoshta pėr njė grup burrash nė nivel fillestar. Shumė vende tė shenjtė janė tė ndaluar pėr jo aborigjenėt, sepse energjia e kėtyre vendeve konsiderohet kaq e fuqishme, saqė tė bjerė nė kontrast me ata qė nuk janė nė gjendje qė ta durojnė. Kjo, sepse frekuencat e kėtyre personave do tė vibronin nė njė nivel tė ndryshėm nga ai i vendit tė shenjtė.

Pra, a ėshtė e vėrtetė qė popullsitė e lashta australiane duket se kanė aftėsi, tė cilat racat dhe popujt e tjerė i kanė humbur me kalimin e kohės? Profesor Elkin, gjatė shekullit tė njėzetė ka studiuar pėr njė kohė tė gjatė fuqitė dhe aftėsitė e aborigjenėve. Ai rrėfen se, antropologėt e parė qė mbėrritėn pėr tė studiuar popujt aborigjenė kishin parė njerėz me fuqi tė jashtėzakonshme, si ajo e ngjitjes, duke u kapur nė njė litar qė nuk ėshtė lidhur asgjėkundi, e fluturimit, e shfaqjes dhe zhdukjes sipas dėshirės, tė parit pėrmes trupave, pėrshkimit tė distancave tė gjata nė njė moment tė vetėm apo komunikimit nė mėnyrė telepatike.

Nga burojnė kėto aftėsi mbinjerėzore? Pėrse nuk i kanė tė gjithė qeniet njerėzore? Koncepti i lidhjes sė mendimeve nuk ėshtė domosdoshmėrisht njė lidhje telepatike ku mendimi i formuar nė mėnyrė verbale i transmetohet njė tjetėr individi, mė shumė ka tė bėjė me perceptimin e gjėrave tė ngjashme, e ndjeshmėrive tė ngjashme, pėrshembull dėgjimi i erės nė mėnyrė tė njėjtė si dhe vetėdija e pėrbashkėt se era rrėfen tė njėjtėn histori.

Pra, ndoshta nuk bėhet fjalė pėr fuqi njerėzore tė paarritshme, ndoshta mė shumė ka tė bėjė me ndjesi tė zgjeruara, me njerėz qė janė tė mėsuar tė jetojnė nė harmoni me botėn.

Afro njėqind kilometra larg Melbournit, nė shtetin e Victorias, shfaqet njė prej formacioneve gjeologjikė dhe vullkanikė mė misteriozė qė ekzistojnė sot nė botė, Hanging Rock. Ndryshe nga Uluru, historia aborigjene alternative e Hanging Rock ka qenė nė pjesėn mė tė madhe tė saj e parrėfyer dhe e fshehur.

Pavarėsisht asaj qė ky vend pėrfaqėsonte pėr popullsitė e lashta, nė asnjė prej shkėmbinjve tė tij nuk gjendet asnjė shenjė, asnjė gjurmė, pavarėsisht tė gjithė tentativave qė janė bėrė nga ana e historianėve.

Tributė qė banonin nė zonat pėrreth nuk kanė rrėfime tė saktė pėr tė dhėnė. Si ka mundėsi?

Sipas disa studimeve, Hanging Rock qėndron pikėrisht nė kufijtė mes territoreve tė tribuve tė ndryshme dhe pėr kėtė arsye ishte njė vend takimi shumė i rėndėsishėm. Nga pikėpamja gjeologjike, ky vend ėshtė njė vullkan, i cili ngrihet nė njė lartėsi 711 metra mbi nivelin e detit. I pėrbėrė nga njė lloj i veēantė llave qė, nė ngrirje ka prodhuar fraktura vertikale, mendohet qė ai ėshtė 6 milion vjeēar. Pėrbėrja e tij ėshtė shumė e rrallė. Njė formacion i kėtij lloji gjendet nė shumė pak vende tė botės.

Eshtė shumė interesant fakti, qė nė pėrgjithėsi Australia nuk njihet pėr prani tė strukturave vullkanike dhe prania e shkėmbinjve me cilėsi tė veēanta alkimike ushqen teori dhe interpretime tė ndryshme. Ndoshta manteli nė brendėsi tė zonės sė Hanging Rock ka pėsuar ndryshime nė pėrbėrje dhe ndoshta prej kėsaj ėshtė e mundur sot tė shohim njė shkėmb me njė pėrbėrje kaq tė veēantė.

Hanging Rock u bė i njohur pėr publikun e madh nė vitin 1975, falė filmit tė Piter Ueir, Piknik nė Hanging Rock. Filmi frymėzohej nga njė fakt qė ka ndodhur me tė vėrtetė. Nė 14 shkurt tė vitit 1900, njė grup vajzash tė Kolegjit Aristokrat tė Apple Yard shkuan nė zonėn e quajtur Hanging Rock. Disa prej vajzave dhe njė prej instruktoreve, si pėr aventurė nisėn tė sillen vėrdallė nėpėr shkėmbinjtė e malit. Tre prej tyre u zhdukėn. Vetėm pas disa ditėve kėrkime, njė i ri anglez dhe shėrbėtori i tij gjetėn njė prej tyre ende tė gjallė, por qė gjithėsesi nuk ishte nė gjendje tė tregonte asgjė pėr shoqet e saj. Njė tjetėr vajzė u gjend e vdekur pak mė vonė.

Ēfarė ndodhi? Cila ėshtė e vėrteta? Ku u zhdukėn vajzat? Ka nga ata qė thonė, se shkaqet e vėrteta ndoshta duhet tė gjenden tek natyra e vėrtetė e vetė terrenit, njė terren vullkanik, me tė ēara qė krijohen nė mėnyrė krejt tė papritur dhe tė cilave nuk u shihet fundi. Por tė tjerė mendojnė pėr njė tjetėr zgjidhje tė enigmės...

Edhe sot e kėsaj dite, gjithēka duket e mbėshtjellė nga njė tis magjik dhe enigmatik. Sipas njė hipoteze tė pabesueshme dhe nė tė njėjtėn kohė magjepėse, vajzat me sa duket kanė pėsuar njė shndėrrim, duke u futur nė njė dimension ėndrre. Por kėta nuk janė tė vetmit fakte tė pashpjegueshėm qė kanė ndodhur nė Hanging Rock.

Administrata e Parkut merr edhe sot e kėsaj dite shumė pako postare qė vijnė nga e gjithė bota. Ata pėrmbajnė copėza gurėsh qė i dėrgojnė ish-turistė nė kėtė vend, tė cilėt thonė se janė goditur nga njė seri fatkeqėsish, pasi kanė marrė me vete nga njė kujtim, pasi kanė vizituar kėtė vend. Ka nga ata qė flasin pėr ora qė bllokohen krejt papritur, apo qė "ēmenden" fare apo edhe alterime tė kohės. Janė thjeshtė sugjestione?

"Mendohet qė tė jenė tė vėrteta, pasi disa prej njerėzve tė lashtė i kanė konfirmuar kėta zėra", thotė njė banor aborigjen i zonės. Shkėmbinjtė e Hanging Rock tė ēojnė vetvetiu tek skulpturat humanoide tė Ishullit tė Pashkėve, si dhe megalitėt enigmatikė tė stonehenge, figura totemike qė kanė njė veprim hipnotik ndaj njerėzve, duke i bėrė ata qė tė humbasin ēdo lloj kontrolli.

Njė pjesė e madhe e kulturės aborigjene u humb gjatė periudhės sė kolonizimit anglez. Pasoja mė e menjėhershme e mbėrritjes sė europianėve nė territorin australian ishte njė valė epidemish nga kontinenti i lashtė. Vetėm njėra prej tyre shkaktoi vdekjen e mė shumė se gjysmės sė popullsisė aborigjene. Pasoja e dytė e kolonizimit ishte pushtimi i tokave dhe i burimeve ujore. Kombinimi i sėmundjeve, konfiskimit tė tokave dhe dhuna e reduktuan me 90 pėrqind popullsinė aborigjene. Shumė aborigjenė adoptuan stilin europian tė jetesės, duke punuar si krah pune.

Disa grupe tė zonave mė tė brendshme, nė njė moment tė parė rezistuan. Por mė pas, qė tė mbijetonin, ata u bėnė gradualisht tė varur prej kolonizuesve. Mes viteve 1910 dhe 1970, shteti u mori me forcė familjeve tė tyre afro 100 mijė fėmijė aborigjenė, pėr ti sistemuar ata nė jetimore apo nė familje private. Pjesa mė e madhe e tyre humbi ēdo lloj kontakti me familjen.

Shumė prej tyre pėsuan abuzime. Pothuajse tė gjithė u pėrdorėn si forcė pune pa pagesė. Pasoja e parė e kėtyre veprimeve ishte asimilimi i detyruar dhe humbja e kulturės origjinale. Shumė persona ndėr ata qė sot quhen Brezi i Vjedhur nuk e kanė kaluar asnjėherė traumėn sociale dhe kulturore. Por tentativa pėr t'u integruar me njeriun e bardhė nuk e shpėrbėn asnjėherė identitetin origjinal tė njerėzve aborigjenė.

Edhe nė njė qytet shumė modern siē ėshtė Sidney, vendasit ruajnė nė lidhje shumė tė fortė me origjinėn e tyre, me kulturėn, duke demonstruar respekt pėr vendet e shenjtė. Ndodh kėshtu nė Barry Island, njė prej shumė ishujve nė gjirin e Sidneyt. Kėtu ka simbole tė vjetėr deri 2000 vjeēarė. Alen Maden, njė i moshuar qė i pėrket tribusė gadigal, ėshtė ndoshta njė prej zėrave mė autoritarė tė komunitetit aborigjen tė Sidneyt.

"Kėta "shėnime mbi gurė" rrėfejnė pėr kohėn tonė tė ėndrrės, pjesa mė e madhe e skalitjeve paraqesin balenat e shumta qė duken nė ujėrat pranė Sidneyt. Janė riprodhuar ashtu si shiheshin nga larg. Falė kėtyre simboleve totemė tregohej se, cila tribu ishte e pranishme nė kėtė territor. Kėshtu, kur mbėrrinte njė tribu e ndryshme, kuptonte se cila kishte kaluar nė kėtė vend", thotė ai. "Dhe nga riprodhimi i kėtyre simboleve mund tė kuptohej edhe se me ēfarė jetohej nė kėtė vend".

Nė vitin 1789, njeriu i bardhė mbėrriti nė kėta brigje. Ishin tė mikpritur, sepse vėllezėrit dhe motrat aborigjene tė asaj kohe nuk e kishin kuptuar se tė bardhėt kishin mbėrritur kėtu pėr tė qėndruar. Filluan qė tė bėjnė rezistencė, por nuk mund tė bėnin shumė. Ata kishin armė. Njeriu i bardhė filloi qė tė vijė me anije tė mėdha dhe tė shtyjė larg aborigjenėt nga kjo zonė. Sėmundjet e pėrgjysmuan popullsinė. 70 pėrqind e atyre qė ndodheshin pėrreth kėsaj zone gjetėn vdekjen.

E megjithatė, ata vazhdojnė tė jenė kėtu. Vazhdojnė tė praktikojnė kulturėn e tyre dhe janė krenarė pėr tė. E konsiderojnė kėtė vendin e tyre, kulturėn e tyre, tokėn mėmė. Kėtu kanė lindur e vdekur, dhe kėtu do tė qėndrojnė pėrgjithmonė.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1442


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi