Tunele magnetike mes Tokes dhe Diellit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tunele magnetike mes Tokes dhe Diellit

Mesazh  Estilen prej 18.11.09 15:07

Tunele magnetike lidhin Tokėn me Diellin

Tunele magnetike lidhin Tokėn me Diellin

Ndėkohė qė lexon kėtė shkrim, diēka ndodh atje tej nė atmosferėn e Tokės, diēka qė deri para pak kohėsh as vetė shkencėtarėt nuk do ta pranonin si mundėsi. Njė tunel magnetik hapet, me gjatėsi prej 150 milionė km, duke lidhur kėshtu Tokėn me Diellin. Tonelata tė tėra grimcash tė ngarkuara me energji tė lartė do tė vėrshojnė mes kėsaj hapjeje pėrpara se ajo tė mbyllet sėrish ndėrsa ke mbėrritur nė fund tė kėtij shkrimi.

Ky proces hapėsinor quhet "vėrshim FTE" (Flux Transfer Event), thotė fizikani Dejvid Sibek, i Qendrės sė Fluturimeve Hapėsinore "Godard" nė SHBA.

"Dhjetė vjet mė parė, unė vetė isha pak a shumė i sigurt se kjo ishte e pamundur, por sot faktet janė tė pamohueshme," - vazhdon shkencėtari.

Njėmend, sot Sibeku tregon para fizikanėve hapėsinorė tė mbledhur nė "Plasma Workshop 2008", nė Hantsvill tė Alabamės, se vėrshimet FTE jo vetėm qė ndodhin nė tė rėndomtė, por madje dy herė mė shpesh se sa mund tė pėrfytyrohet.

Studiuesit e kanė ditur prej kohėsh se Toka dhe Dielli duhet tė kenė pasur njėfarė lidhjeje mes tyre. Fusha magnetike e Tokės qė rrethon planetin tonė ėshtė plot me grimca tė ardhura nga Dielli, tė cilat mblidhen kėtu falė erės diellore duke arritur tė ēajnė dhe mbrojtjen magnetike tė Tokės. Nė kėtė rrugėtim ato ndjekin vijat e fushės magnetike qė madje mund dhe tė gjurmohen mbrapsht nga pozicioni pezull i planetit deri nė atmosferėn e Diellit.

"Pėrpara, mendomin se lidhja duhet tė ketė qenė e pandėrprerė dhe se era diellore mund tė sillej nė rrethinat tona planetare sa herė qė frynte nė Diell," - thotė Sibeku. "Por gaboheshim. Lidhjet magnetike tė Tokės me Diellin nuk janė tė pandėrprera. Ato janė shpesh tė shkurtra, buēitėse dhe mjaft energjike."

Pjesėmarrėsit nė mbledhjen shkencore kanė ravijuar mėnyrėn se si formohen vėrshimet FTE. Nė anėn e Tokės ku ėshtė ditė, fusha magnetike e kėsaj shtyhet kundėr fushės magnetike tė Diellit. Thuajse ēdo 8 minuta, tė dy fushat shkrihen shkurtimisht me njėra-tjetrėn, apo mė mirė "rilidhen", duke hapur kėshtu njė tunel mes tė cilit vėrshojnė grimcat diellore. Tuneli merr trajtėn e njė cilindri magnetik tė gjerė pak a shumė sa Toka.

Pėr studimin e dukurisė janė pėrdorur njė miniflotė prej katėr tufė-anijesh e Agjencisė Hapėsinore Evropiane dhe pesė sonda "Themis" tė NASA-s, tė cilat kanė fluturuar mes cilindrave tė lartpėrmendur duke iu vendosur nė rrethina. Ato kanė arritur tė mbledhin tė dhėna tė mjaftueshme rreth kėtyre tuneleve magnetike, duke iu matur pėrmasat si dhe grimcat qė kalojnė ndėr to

Me anė tė kėtyre tė dhėnave teoricienėt mund t'i simulojnė vėrshimet FTE nė sisteme kompjuterike pėr tė parashikuar sjelljen e tyre. Fizikani hapėsinor, Xhimi Rider, i universistetit tė Nju-Hampshajėrit paraqiti njė simulim tė tillė nė mbledhjen e mėsipėrme shkencore. Ai pohoi para kolegėve se tunelet nė fjalė prijnė tė hapen mbi ekuatorin e Tokės dhe tė pėrsillen mbi polin e saj dimėror. Nė dhjetor vėrshimet FTE sillen rreth polit tė veriut, ndėrsa nė korrik, rreth polit tė
jugut.

Estilen

913


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tunele magnetike mes Tokes dhe Diellit

Mesazh  i panjohuri prej 05.02.10 22:19

kjo gje qe ke shkruajtur estilen eshte nje informacion i vertete qe eshte dhene ne pak dokumentare.flitet per bashkveprimin e tokes me diellin nepermjet ketyre tuneleve
avatar
i panjohuri

62


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi