EXPLORER UNIVERS
Paralajmėrim !
Nėse jeni plotėsisht tė qetė dhe tė kėnaqur me kėndvėshtrimin e veēantė qė keni pėr njerėzimin, historinė, fenė dhe botėn nė tėrėsi, mos lexoni mė tej.
Ndryshe nga ju kėrkohet qė tė jeni mendjehapur, tė mos izoloheni pas njė doktrine tė vetme, tė merrni gjithēka me dyshim dhe nė fund do ta gjeni vetė tė vėrtetėn.
Kjo faqe ėshtė alternative dhe nuk ka pėrkatėsi fetare, komuniteti apo sekti.Ēdo njeri ėshtė i lirė tė mendojė, besojė dhe tė jetojė ashtu si dėshiron.
Nuk preferohet hyrja nėn moshen 18-vjeēare !

Shtepia e Bardhe dhe fantazmat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shtepia e Bardhe dhe fantazmat

Mesazh  Jon prej 14.11.09 1:08

Jenna Bush: Shtėpia e Bardhė ėshtė plot me fantazma



E bija e ish-presidentit amerikan, GeorgeW. Bush, Jenna Bush ka deklaruar se gjatė kohės qė ka jetuar nė Shtėpinė e Bardhė ka parė fantazma.

E bija 27-vjeēare e George Bush ka thėnė nė show-n televiziv tė Jay Leno-s, se rezidenca e presidentit amerikan nė Washington ėshtė pėr plot fantazma. “I kam dėgjuar fantazmat. Flija, ndėrsa nga dollapi i dhomės sime dėgjohej muzika e viteve ‘20 tė shekullit tė kaluar.

E dėgjova, u frikėsova shumė, dhe ika nė dhomėn e motrės sime, e cila mė tha se unė po sillesha ēuditshėm”, ka thėnė Jenna. “Mirėpo”, vijoi ajo “javėn tjetėr tė dyja po flinim nė dhomėn time, kur nė njė moment ka cingėruar telefoni dhe na zgjoi nga gjumi.

Pas pak nė filluam njė muhabet tė shkurtėr, pėr tė shkuar mė pas tė flemė, kur nga dollapi e dėgjua sėrish muzika e operės. “Nuk mund ta besonim, mendonim se ishim marrosur. Jemi pėrpjekur qė kėtė gjė ta shpjegojmė nė mėnyrė racionale, mirėpo edhe personeli i Shtėpisė na ka thėnė se edhe ata i dėgjonin ndonjėherė”, ka shpjeguar Jenna.

Ajo ka shtuar se nuk e ka parė fantazmėn e ish-presidentit amerikan Abraham Lincoln, pėr tė cilin thuhet se viziton rregullisht Shtėpinė e Bardhė, por ka thėnė se do tė kishte pasur dėshirė ta kishte parė atė. Flitet se fantazma e Lincolnit shėtit shpesh nėpėr korridorin e katit tė dytė tė Shtėpisė sė Bardhė, troket nė dyer dhe qėndron pranė njė dritareje tė caktuar, me njė dorė prapa shpinės.

Sa e famshme ėshtė legjenda pėr Lincolnin, flet edhe fakti se, ish-kryeministri i famshėm britanik Winston Churchill, nuk kishte pranuar tė flinte nė dhomėn e kėtij ish-presidenti, pasi gjatė njė qėndrimi nė atė dhomė kishte parė fantazmėn e tij. Ish-Zonja e parė e SHBA-ve, Hillary Clinton, ka pranuar gjithashtu se nė Shtėpinė e Bardhė ekziston njė atmosferė e errėt.

“Nganjėherė di tė jetė e errėt”, ka thėnė ajo.

Para saj, njė deklaratė tė tillė e kishte dhėnė edhe ish-presidenti Harry Truman, i cili nė njė letėr drejtuar bashkėshortes sė tij, kishte shkruar: Rri kėtu nė shtėpinė e vjetėr dhe gjatė gjithė kohės dėgjoj fantazmat qė ecin poshtė e lartė korridoreve. Nė orėn 04:00 tė mėngjesit mė ka zgjuar njė e trokitur nė derė. Dikush trokiti tre herė nė derėn e dhomės time tė gjumit, dhe kur e hapa derėn, aty nuk ishte askush. Ky vend i mallkuar ėshtė i rrethuar, dhe jam i sigurt nė kėtė gjė”, thoshte Truman.

D. XH.

Jon

Shkrime: 1208


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtepia e Bardhe dhe fantazmat

Mesazh  Estilen prej 16.11.09 11:22

Nuk e di ne se duhet ti besoi keto qe shkruhen ne temen e mesiperme,por per fantazma e hije nate kam degjuar te flite edhe nga gjysherit  e nga prinderit e mi.

Askush nuk eshte ne gjendje ti jap spjegim,ne se jane halucione te trurit te njerzve, qe duke ditur e degjuar te flitet per te tilla ndertesa ku qendrojne fantazmat,pikerisht ne ate kohe efektet halucionante te trurit riprodhojne sipas menyres me te 'erret'ato imagjinata e tinguj qe te lene pa mend.....apo jane reale dhe nuk jemi ne gjendje ti shpjegojme se si funksionon ky fenomen.

Nje ndodhi reale nga nje shoku im ne veri te shqiperise qe sot eshte pedagog ne nje universitet ne veri lindje ....

Tregon ai si me poshte....shkoja ne shkolle ne klasen e 8 te,dhe rruga per ne shkolle kalonte ne nje lendine te vogel buze nje pylli. Sa po kaloja lendinen dhe futesha ne buze te pyllit me cfaqej nje plak i shkurter me mjeker te bardhe e ky fenomen ishte i perditeshem.Tmerohesha nga pamja sa qe per shume dite nuk shkova ne shkolle duke u treguar dhe prinderve aresyen.Nje dite me shoqeruan te dy prinderit dhe tek vendi perseri e njenjta gje ..plaku i shkurter e me mjeker te bardhe para meje..ulerita.

Prinderit u habiten se ato me thoshin qe s po shihnin asgje.Ky problem u diskutua gjate sa qe nje dite nje grup xhirimi i fshehur ...me fushe pamje per te filmuar cdo pjese te rruges ku do kaloja une dhe ne fakte mua nuk me thane asgje.Me thane qe do kaloja per ne shkolle i shoqeruar nga babai dhe i njenjti fenomen mu cfaq perseri....ulerita sa kisha dhe ja futa vrapit.

Ne kete kohe kamerat e xhirimit ben punen e tyre.U analizuan te gjitha filmimet ne studio dhe rezultoi se asgje nuk kishte ndodhur.I kam pare me syte e mi-tregon djali te gjitha filmimet  dhe askund nuk e pashe plakun para meje,ashtu sic me cfaqej mua.Nuk mund ta spjegoja dicka te tille.

Fantazma apo......? ...........................................O................................................

Estilen

Shkrime: 1893


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

F A N T A Z M A T.

Mesazh  Estilen prej 18.11.09 14:47

Prova qe fantazmat ekzistojne. Vertet?!





Per te gjithe ata qe besojne ose duan te besojne ne fantazmat, ja dhe nje arsye me shume. Nje konkurs i organizuar nga profesori Richard Wiseman i universitetit te Herdfordshajr (University of Hertfordshire) ka zgjedhur fotografine qe paraqet me qarte nje fantazme! Fantazmat kane terhequr gjithnje imagjinaten e njerezve, dhe per kete arsye jane studiuar ne disa aspekte, nga te cilet ai psikologjik eshte ndoshta me i rendesishmi.


Konkursi i zhvilluar me se fundi kishte si qellim dergimin nga ana e publikut, nepermjet internetit te fotografive ku shfaqeshin te ashtuquajturat “fantazma”. Me pas keto fotografi votoheshin nga vete publiku per te zgjidhur mis-Fantazmen.

Deri ketu asgje me shume e asgje me pak se shume ide te tjera qe shfaqen ne internet.

E cuditshmja, qendron ne menyren se si u percoll ky lajm nga mediat pak a shume ne te gjithe boten.

Duke filluar nga ky lajm nuk shpetoi pa u publikuar. Por teksa gazeta britanike e percjell lajmin duke shfaqur edhe njefare analize dhe shpjegimi parapsikologjik per fotot, nga ana tjeter qofte Corriere della Sera, qofte Top Channel e sjellin si fakt te sigurte ekzistencen e fantazmave pa asnje lloj shpjegimi. Ajo cka eshte edhe me e cuditshme dhe pak profesionale eshte siguria me te cilen raportohet lajmi.

Nese citojme artikullin e Top-channel (qe eshte pak a shume nje perkthim i keq i lajmit te Corriere della Sera): “Askush nuk ka goje te flase para fotos fituese ku ka dale…nje fantazme!”.

Pra nje prej pyetjeve qe e ka ndjekur njerezimin gjate te ekzistences se tij, dhe ka shqetesuar gjumin e miliona njerezve, qe nga femijet e vegjel deri tek Hamleti, sapo ka marre nje pergjigje. Nje pergjigje te provuar, te faktuar dhe qe me nje siguri shkencore raportohet nga dy burime mjaft te rendesishme informacioni.

Megjithe sigurine qe permban kjo fraze, asnje argumentim nuk jepet se pse personi i dale ne fotografi duhet te jete me patjeter nje fantazme. Perse nuk mund te jete nje person, nje vizitor qe duhej te ndodhej brenda ne keshtjelle? Lajmi i paraqitur ne burimet italiane (e cila denjon te pakten te vendose thonjezat ne titull) dhe shqiptare, duket qarte qe ka si qellim sensacionin, deshiren per te bere per vete dhe per te terhequr sa me shume lexues, te cilet pse te mos i besojne edhe fantazmave.

Krejt e kunderta ndodh tek gazeta britanike, e cila pervec stilit mjaft te qarte dhe terheqes shfaq edhe shpjegime mbi besimin ne fantazmat, mbi faktin se si eshte e mundur qe te shfaqen njerez te dyfishte ne fotografi etj. Duke filluar nga frika qe njeriu ndjen, dhe proceset qe shfaqen ne subkoshiencen e tij qe e bejne te krijoje qenie te paverteta perreth, deri ne problemet ne aparatet fotografike te cilat mund te mbivendosin imazhe per te krijuar pamje qe nuk ekzistojne ne realitet, gjithcka paraqitet e interpretuar dhe shpjeguar nga gazetari i The Times-it.

Nese do te merresha me analizen e problemeve te shtypit shqiptar, jam i sigurt se ndoshta ky lajm do te ishte i fundit qe do te me shqetesonte.

Megjithate siguria dhe thjeshtesia me te cilen pasqyrohen te ashtuquajturat “fakte” per vertetimin e nje prej pyetjeve qe per njepjese te mire te njerezve jane mjaft serioze, dhe fakti qe edhe kur kopjojne, kopjojne burimin e gabuar, me duken me te vertete
shqetesuese.

(Edhe) Ne kete rast deshira dhe nevoja per te publikuar, per te krijuar sensacion, ka mbizoturuar ne karakterin e paformuar te te ashtuquajtureve “gazetare”.


Estilen

Shkrime: 1893


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtepia e Bardhe dhe fantazmat

Mesazh  i panjohuri prej 01.12.09 11:33

te gjitha faktet e tregura nga estileni tregojne qarte ekzistencen e ketyre shpirtrave nga shume personazhe si shoke te vete.por prape edhe pse me prova nuk besoj shume tek fantazmat dhe se une vet personalisht mund te shem se githe keto personazhe mund ti kene sajuar vete ose te kene pasur hulucilacione opo ne nje foto qe pashe nje burr ne dritare duket si nje burr ne foto

i panjohuri

Shkrime: 79


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi