Udhėtim nė kohė

Faqja 1 e 8 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Udhėtim nė kohė

Mesazh  Neo prej 15.05.08 13:42

Udhėtim nė kohė





Misteri i ushtarit te ardhur nga viti 2036

Xhon Titor, ne nje mision per llogari te qeverise amerikane, kthehet mbrapa ne kohe per te rekuperuar nje kompjuter te vjeter. Ne vitin 2000 u be i gjalle ne nje forum interneti dhe ka treguar se si do te jete e ardhmja jone. Hero apo afarist? Kushedi…

“Pershendetje. Une jam nje udhetues ne kohe. Vij nga viti 2036. Po kthehem ne shtepi pasi rekuperova nje kompjuter Ibm 5100 nga viti 1975”. Nenshkruar: Timetravel_0 (Udhetim ne kohe_0). Ky mesazh lakonik eshte shfaqur ne 2 nentor 2000, ne forumin e sitit www.timetravelinstitute.com. Dhe askush nuk e besoi.

Por pastaj, udhetari, duke u prezantuar me emrin e vertete, Xhon Titor, ka dhene te tjera detaje mbi historine e tij, duke stimuluar kuriozitetin e internauteve. Qe e kane vene ne rreth me pyetje provokuese, pastaj me te tjera gjithnje e me kurioze mbi te ardhmen qe na pret. Por pergjigjet e tij– dinake ne lidhje me fituesit e rradhes se kampionateve te futbollit, por te detajuara mbi skenaret politike planetare– kane bindur shume njerez mbi arsyeshmerine e historise se tij. Qe diskutohet ende dhe sot.

Po kush ishte (ose thoshte se ishte) Titori? I lindur ne Tampa (Florida, SHBA) ne vitin 1998, eshte nje ushtar qe ne vitin 2036 (ne moshe 38 vjecare, pra) do te dergohet nga qeveria amerikane mbrapa ne kohe, ne vitin 1975. Objektivi: Te merrte nje model funksionues te nje kompjuteri te vjeter te zhdukur prej dekadash (Ibm 5100), i cili kishte nje te vecante unike dhe sekrete: mund te perkthente njeheresh gjuhet informatike te kompjutereve me sistem Unix, Apl dhe Basic. Nje kerkese themelore, meqenese ne vitin 2038 eshte parashikuar nje difekt i kompjuterave te bazuar mbi sistemin operativ Unix (eshte e vertete: nese nuk nderhyhet, ata do te llogarisin si date vitin 1901).

Perse atehere Titor eshte shfaqur edhe ne vitin 2000? Perse, pasi arriti te gjeje kompjuterin, ne vend qe te rikthehej ne vitin 2036, beri nje ndalese te shkurter ne epoken tone?

Nje vizite vetvetes

Mbi te gjitha, per te qene i pranishem ne “Millenium Bug” (difektin e mijevjecarit) ne vitin 2000 (e mbani mend), nga i cili priteshin katastrofa te medha. Madje, ka dhe nga ata qe hipotezojne se ishte pikerisht Titori ai qe arriti ta ndalonte kete katastrofe informatike ne kalimin e datave nga i pari tek mijevjecari i dyte. Per te marre pjese ne kete ngjarje epokale, Titor vendosi te shkonte ne Florida, ku jetonin prinderit e tij dhe… ai ishte ne moshen 2 vjecare.

Fantashkenca ne fakt, thote se nuk eshte kurre nje ide e mire te kesh kontakte direkte me vetveten ose familjaret ne te kaluaren, sepse mund te sjelle pasoja te paimagjinueshme ne te ardhmen: perse atehere, Titor ndermori kete rrezik? Titor mundi te shmange te gjithe problemet qe lidheshin me paradokset e udhetimit ne kohe fale bazave te parashikuara nga teoria e universeve paralele. Besueshmeria e tij shkencore eshte ende objekt debati, por ne themel te kesaj teorie ekzistojne universe te pafund, ne te cilet ndodhin njekohesisht te gjitha gjerat e mundshme.

Universet paralele

Sipas Titorit, duke udhetuar mbrapa ne kohe, nuk pershkohet e kunderta e rruges kohore si te ishte nje binar treni, por kalon ne menyre te pashmangshme ne nje tjeter, (keshtu, ne nje tjeter univers), qe eshte me i ngjashem me te parin dhe pse madhesia e udhetimit eshte me e reduktuar. Makina e kohes humbet pak nga pak me zgjatjen e udhetimit.

Ne themel te nje logjike te tille, Titor duhet te kete ardhur ne nje “linje te universit” (sipas Ajnashtajnit, bashkesia e ngjarjeve (gjerave) qe i perkasin cdo qenieje qe jeton ne kohe dhe hapesire), te cilit nuk i perket, ku teorikisht mund te beje cfare te doje, madje edhe te vrase veten tjeter, pa pasur pasoje ne te ardhmen. Ky shpjegim eshte ne favor te udhetarit te supozuar: E ardhmja jone mund te evoluoje ndryshe nga e tija, meqenese gjendemi ne nje linje tjeter universi. Dhe Titori nuk mund te sulmohet kollaj ne rast se parashikimet e tij nuk dalin…

2015: Lufta atomike

Por, le t’i rikthehemi historise se tij. Perpara se te shkonte ne vitin 2000, jeta e Titorit nuk kish qene e lehte: Lufta e trete boterore, qe shpertheu ne 12 mars 2015, vrau 3 miliarde njerez dhe kishte shuar shume qytete.

Tregimet e Titorit mbi te ardhmen qe na pret, jane katastrofike. Shperthimet atomike do te erresojne Diellin ne nje lloj “ferri nuklear”; uji do te ndotet dhe te mbijetuarit do te transferohen ne fshatra. Shoqeria e konsumit do te fshihet: Per te mbijetuar, pasardhesit tane duhet te bashkepunojne. Nje pjese e mire e ushqimit do te prodhohet nga cdo korrje ne tokat e pa ndotura nga radiaktiviteti. Jetegjatesia e njerezve do te zbrese ne 60 vjec: asistenca sanitare do te jete nga Far Eest, mjeket do te shqetesohen mbi te gjitha te kurojne plage dhe fraktura dhe te lindin femije; kush do te semuret rende do te zhduket.

Trena dhe bicikleta

Megjithate, ne kete panorame te shkretuar, progresi teknologjik nuk do te ndalet: edhe pse kompanite e medha informatike do te zhduken, Interneti do te ekzistoje dhe do te behet i vetmi mjet komunikimi: nuk do te kete me kinema dhe televizioni nuk do te transmetohet me nepermjet eterit. Transportet lokale, ne fund, do te bazohen mbi kuajt dhe bicikletat, por do te ekzistojne prape rruge dhe automobile dhe nje sistem trenash super te shpejte do te lidhe qytetet e medha. Por, cfare do ta ndeze luften e trete boterore? Nga nje lufte civile qe do te plase ne SHBA mes viteve 2004 dhe 2005… dhe ketu nis pjesa e profecise se Titorit, qe nuk i permbahet provave dhe fakteve.

Origjina e halleve

Sipas atyre qe ka thene Titor, ne SHBA do te shtohet kontrolli shteteror ne drejtim te te drejtave civile te banoreve. Per t’i shpetuar kesaj zgjedhe policeske, shume amerikane do te transferohen ne fshatra, duke formuar nje milici civile spontane qe do t’i kundervihet qeverise duke shkaktuar nje konflikt me qytetet. Sipas Titorit, viti 2008 do te jete viti kur qyteterimi keshtu sic e njohim ne sot, do te pushoje se ekzistuari.

Ne mars te vitit 2015 Federata Ruse, duke perfituar nga rremuja e pergjithshme, do te nise nje sulm nuklear ne metropolet kryesore amerikane. SHBA do te reagoje, pa meshiruar Evropen, per te cilen Titor nuk jep detaje, ndersa limitohet ta pershkruaje situaten si nje “katastrofe”. Nderkohe, Kina do te pushtoje Taivanin, Korene dhe Japonine: do te ndalet vec nga Australia. Per fat, lufta civile e parashikuar nga Titor nuk u realizua. Dy vjet nga nisja e rremujes se hipotezuar, Amerika nuk shfaqet aspak drejt nje konflikti te brendshem, edhe pse shume e cilesojne “Aktin Patriotik” (Patriot Act) te vitit 2003, ligji qe redukton te drejtat civile te amerikaneve per t’i bere balle terrorizmit, si fillimin e tendences se sinjalizuar nga Titor.

Pertej skeptikeve, ndonje parashikim Titor e ka goditur. Per shembull parashikoi luften ne Irak dhe mos gjetjen e armeve te shkaterrimit ne mase. Ka thene gjithashtu se brenda vitit 2002 Cern do te hidhte bazat per udhetimet ne kohe: Ne fakt, ne fund te vitit 2001, laboratori i famshem nderkombetar i fizikes ka komunikuar se ne te ardhmen mund te krijohen “vrima te zeza” ne permasa mikroskopike: nje prej kushteve te nevojshme per te bere te funksionoje nje makine te hipotetizuar kohe.

Por ka edhe me shume: Titor jep alarmin edhe per lopen e cmendur qe ne te ardhmen do te marre mijera jete njerezish; le te kuptohet se presidenti i ardhshem i SHBA do te jete nje grua, ndersa zbulon se ne epoken e tij ne do te konsiderohemi “nje tufe delesh injorante, dembele dhe egocentrike”.

Kthimi ne te ardhmen

Xhon Titor u kthye ne vitin 2036, ne 24 marsin e vitit 2001. Pa lene asnje gjurme: Askush deri me sot nuk ka rremuar mbi “Xhon Titorin” banues ne Florida dhe qe sot duhet te jete 8 vjec. Dhe debati mbi arsyeshmerine e kesaj historie eshte ne vazhdim.

C’te themi? Fotot e makines se tij te kohes nuk jane shume te qarta per t’u studiuar. Ilustrimet teknike te makines (dhe bazat shkencore) jane dhene ne menyre te vagullt, edhe duke iu referuar teorive te konsoliduara mbi vrimat e zeza. Qe mund te profetizojne gjithcka (ose te kunderten e gjithckaje) mbi te ardhmet e mundshme.

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1447


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Udhėtim nė kohė

Mesazh  FM prej 20.05.08 12:05

A mund tė udhėtojmė nė kohė ?

Mundėsinė e ofron Qendra Evropiane pėr Kėrkimet Bėrthamore (CERN) nė Gjenevė

Sipas teorisė sė dy matematikanėve rusė ekzistojnė kushtet

Dy matematikanė rusė kanė sugjeruar se thėrrmuesi gjigant i atomeve qė po ndėrtohet nė CERN, Qendra Evropiane pėr Kėrkimet Nukleare, pranė Gjenevės, ėshtė nė gjendje tė krijojė kushtet pėr tė udhėtuar prapa dhe pėrpara nė kohė.

Nė thelb, Irina Aref‘eva dhe Igor Voloviē besojnė se pajisja qė po ndėrtohet nė CERN, e cila do tė vihet nė punė pėr herė tė parė gjatė kėtij viti, do tė jetė nė gjendje tė krijojė "vrima krimbi" tė vogla nė hapėsirė, tė cilat mund tė lejojnė disa
forma tė limituara udhėtimi nė kohė. Nė rast se rezulton e vėrtetė, ngjarja do tė shėnojė rastin e parė nė historinė njerėzore kur ėshtė mundur tė krijohet makina e kohės.

Nė rast se kthimi prapa nė kohė ėshtė i mundur, teorikisht do tė jetė i mundur vetėm kthimi nė ēastin kur ėshtė krijuar
makina, qė do tė thotė se udhėtuesit kohorė tė sė ardhmes do tė kenė mundėsi tė na vizitojnė. Siē sugjeron artikulli i kėsaj jave i revistės "New Scientist", ky vit - pra 2008-a - mund tė bėhet viti zero pėr udhėtarėt e kohės.

Sa serioze ėshtė teza?

Artikulli i “New Scientist” nėnvizon se udhėtimi nė kohė pėrmbledh shumė probleme praktike dhe paradokse teorike. “Pavarėsisht, ekziston njė mundėsi e vogėl qė ne tė shohim vizitorė nga e ardhmja gjatė vitit qė do tė pasojė”, shkruhet nė artikull.

Duhet thėnė se vetėm pak shkencėtarė e pranojnė idenė se pajisja nė fjalė do tė krijojė ato kushte tė cilat mendohet se janė tė nevojshme pėr tė udhėtuar nė kohė. Pajisja ėshtė projektuar pėr tė shqyrtuar forcat misterioze qė ekzistojnė nė nivel grimcash sub-atomike dhe me ta bėrė kėtė do tė jetė nė gjendje t‘u japė pėrgjigje shumė pyetjeve, siē ėshtė natyra e vėrtetė e gravitetit.

Nuk ėshtė dizajnuar si makinė pėr tė udhėtuar nė kohė. Megjithatė, nėse aksidentalisht kthehet nė makinė kohe, do tė funksionojė vetėm nė nivel sub-atomik, kėshtu qė nuk do tė kemi shans tė dėgjojmė histori si ato qė tregohen nėpėr filma, ku njerėzit barten pėrpara e prapa nė kohė.

Ē‘thonė ekspertėt pėr udhėtimin nė kohė?

Mundėsia teorike ėshtė debatuar gjerėsisht, por tė gjithė bien dakord qė problemet nė nivel praktik janė aq tė stėrmėdhenj, sa, me tė gjitha gjasat, nuk do tė ndodhė kurrė. Brajėn Koks, njė studiues i Universitetit tė Manēesterit, vėren se edhe sikur ligjet e fizikės tė mos e pengonin udhėtimin nė kohė, kjo nuk do tė thotė aspak se diēka e tillė ėshtė e mundur, sigurisht nė terma tė kthimit prapa nė kohė.

“Tė thuash se ato ligje fizike qė njohim lejojnė kthimin nė tė shkuarėn, ėshtė si tė thuash po citoj Bertrand Rasellin, se lejojnė qė njė ēajnik tė orbitojė pėrreth Venusit”, thotė dr. Koks.

Pra, ėshtė e mundur, por nuk ka gjasa tė bėhet. “Udhėtimi nė kohė ėshtė tėrėsisht i mundur, nė fakt koha nė orbitė kalon me ritme tė ndryshme nga ato ritme qė njohim nė tokė dhe kjo duhet marrė nė konsideratė nėse duam qė sistemet naviguese tė satelitėve tė funksionojnė.

Por, udhėtimi nė tė shkuarėn, megjithėse lejohet teknikisht nga teoria e Ainshtainit, do hidhet poshtė nga shumica e fizikanėve, nė rast se arrijmė tė kuptojmė mė mirė rregullat e fizikės - dhe kjo ėshtė edhe detyra e pajisjes qė po ndėrtohet nė CERN”.

Pėrse ėshtė marrė parasysh mundėsia e udhėtimit nė kohė?


Vjen bashkė me teorinė e relativitetit tė pėrshkruar nga Albert Ainshtaini nė vitin 1905. Ėshtė teoria mė e mirė qė kemi deri tani lidhur me natyrėn e hapėsirės e tė kohės dhe ishte Ainshtaini qė formuloi ekuacionin.

Dy matematikanė rusė kanė sugjeruar se thėrrmuesi gjigant i atomeve qė po ndėrtohet nė CERN, Qendra Evropiane pėr Kėrkimet Nukleare, pranė Gjenevės, ėshtė nė gjendje tė krijojė kushtet pėr tė udhėtuar prapa dhe pėrpara nė kohė ne matematike qė i lidhin kohėn dhe hapėsirėn nė njė entitet tė quajtur - “kohė-hapėsirė”.

Ato ekuacione dhe vetė teoria nuk e pėrjashtojnė idenė e udhėtimit nė kohė, megjithėse qė nga koha e Ainshtainit janė bėrė pėrpjekje tė shumta pėr tė provuar se udhėtimi nė kohė ėshtė i pamundur.

Ka ndonjė element qė mund ta mbėshtesė kėtė teori?

Shumė shkrimtarė librash fantastiko-shkencorė janė kėnaqur duke imagjinuar mundėsinė e udhėtimit nė kohė, duke nisur qė nga H.G. Wells, libri i tė cilit “Makina e Kohės” u publikua nė vitin 1895 - 10 vjet pėrpara se Ainshtaini tė dilte me teorinė e relativitetit.

Nė mėnyrė shumė interesante, do tė ishte njė tjetėr vepėr e fantashkencės ajo qė do tė ringjallte interesin pėr udhėtimet kohore nė epokėn moderne.

Kur astronomi amerikan, Karl Sagan, shkruante nė vitin 1986 romanin “Kontakti”, kėrkonte njė rrugė gjysmė tė mundshme pėr tė anashkaluar problemin e pamundėsisė pėr tė udhėtuar mė shpejt se drita - gjė qė do tė thyente njė rregull bazė tė fizikės. Atij i duhej qė personazhet e librit tė pėrshkonin distanca gjigante nė hapėsirė, kėshtu qė i kėrkoi Kip Tornit, mikut tė vet kozmolog, t‘i zbulonte njė rrugė, qė kjo tė ishte e mundur pa pasur nevojė tė udhėtohej mė shpejt se drita.

Torn sugjeroi se duke manipuluar vrimat e zeza bėhej i mundur krijimi i “vrimave tė krimbave”, nė hapėsirė-kohė qė do tė lejonin njerėzit tė udhėtonin brenda ēastit nga njė pikė e universit nė njė tjetėr.

Mė pas mendoi se kjo ide mund tė shfrytėzohej teorikisht edhe pėr t‘u kthyer prapa nė kohė. Sigurisht qė bėhej fjalė veē pėr njė teori dhe askush nuk mund tė imagjinonte se vrimat e zeza mund tė manipuloheshin vėrtetė duke krijuar “vrima krimbash”. Por ideja tingėlloi e pranueshme, e shtoi ndjeshėm interesin mbi “vrimat e krimbave” dhe mbi udhėtimin nė kohė, duke pėrfshirė edhe dy matematikanėt rusė.

Pėrveē pamundėsive praktike, ēfarė tjetėr e pengon udhėtimin nė kohė?

Problemi mė i madh teorik njihet si paradoksi i udhėtimit nė kohė. Nėse dikush kthehet nė kohė dhe ndėrmerr diēka pėr tė ndaluar ekzistencėn e vet, si mund tė jetė i mundur udhėtimi nė kohė? Shembulli klasik ėshtė ai i tė kthyerit nė kohė qė vret tė gjyshin pėrpara ardhjes nė jetė tė babait tė tij.

Kozmologėt, tė njohur pėr fantazinė e shfrenuar, e kanė shmangur problemin, duke i ardhur rrotull. Kanė sugjeruar se nuk ekziston njė univers i vetėm, por se janė tė shumtė - aq tė shumtė sa ka vend pėr ēdo ngjarje tė mundshme. Nė kėtė model universi tė shumėfishtė, apo “multiversi”, njė grua qė kthehet nė kohė pėr tė vrarė gjyshen nuk cenon ekzistencėn e vet, pasi nė universin fqinj gjyshja jeton pėr tė sjellė nė jetė njė bijė, e cila bėhet nėna e vrasėses.

Ku do na shpjerė makina e Gjenevės?

Fizikani dhe shkrimtari Xhon Gribin, i cili di t‘i shpjegojė kėto gjėra mė mirė se pjesa dėrrmuese e njerėzve, pėrmend njė proverb fizikanėsh: gjithēka qė nuk ėshtė e ndaluar, nė njė ēast do tė ndodhė. “Kėshtu qė ata mendojnė se makinat e kohės mund tė ekzistojnė. Problemi ėshtė se ‘tuneli kohor‘ qė do tė prodhohet nga pajisja do tė jetė njė ‘vrimė krimbi‘ aq e vogėl sa nė tė do mund tė kalojė vetėm njė atom.

Kėshtu qė nė Gjenevė hė pėr hė nuk do kemi asnjė vizitor nga e ardhmja. Tė gjithė kėtė unė nuk mund ta pėrtypin pa i hedhur pak kripė, por sigurisht qė nuk ėshtė kokė e kėmbė ēmenduri”. Pra, jo marrėzi kokė e kėmbė, por njė marrėzi e vogėl.

G.Shqip

FM

1187


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gati pėr tė udhėtuar nė kohė?

Mesazh  FM prej 25.05.08 16:17

Gati pėr tė udhėtuar nė kohė?

Momenti ka ardhur. Pėrshpejtuesi mė i fuqishėm i grimcave nė botė (LHC), pritet me ditė tė hyjė nė funksionim dhe mė nė fund fizika e grimcave do tė nisė tė mbledhė frytet e para tė njė pune tė gjatė.

Megjithatė, nėse parashikimet e dy matematikanėve rusė do tė dalin tė vėrteta, ēdo arritje nė kėtė fushė do tė vendoset nė hije nga njė tjetėr ngjarje me tė vėrtetė e jashtėzakonshme. Sipas Irina Arefevės dhe Igor Voloviēit, LHC mund tė shndėrrohet nė makinėn e parė tė kohės.

Sigurisht qė bėhet fjalė pėr njė hipotezė, por nėse dy shkencėtarėt e mėsipėrm kanė tė drejtė debutimi i LHC-sė nė Qendrėn Bėrthamore Evropiane pėr Kėrkimet Bėrthamore nė Gjenevė (CERN), me siguri qė do tė hyjė nė histori. Shkaku ėshtė i thjeshtė: ndoshta mund tė kryhet udhėtimi pas nė kohė, ēfarė do tė thotė se ndoshta viti 2008 do tė shėnojė edhe stacionin e parė tė kėtij rrugėtimi jashtė tė imagjinueshmes.

Sipas shkencėtarėve rusė, qė punojnė nė Institutin e Matematikės "Steklov" tė Moskės, nė fazėn e parė nuk do tė kemi vizita tė menjėhershme nga "banorėt" e sė shkuarės, por qė nga momenti qė shkaku (ideja e njė efekti gjithmonė varet nga ajo e shkakut) ėshtė njė nga parimet themelore tė fizikės, mundėsia e vėnies nė provė pėrmes LHC-sė nuk duhet tė mos merret nė konsideratė.

Sigurisht qė puna e kėtyre dy shkencėtarėve ende nuk ėshtė botuar nė ndonjė revistė shkencore autoritare e me emėr, por disa fizikanė kanė shfaqur interes pėr parashikimin e dy rusėve.

Hipotezat e para

Prej vitesh studiuesit kanė kėrkuar njė mekanizėm tė pėrshtatshėm pėr tė udhėtuar nė kohė. Deri mė sot pėrshkrimi mė i mirė i vetive tė kohės dhe hapėsirės ėshtė ai i teorisė sė relativitetit tė Ajnshtajnit.

Pėr kėtė arsye, fizikanėt vazhdojnė kėrkimet pėr gjetjen e pikave tė dobėta tė teorisė, ose kėrkojnė tė zbulojnė ndonjė aspekt tė saj ende tė pazbuluar. Prototipat e makinės sė kohės, qė kanė dalė nga kėrkimet e tyre, nuk ka shkuar kurrė pėrtej tryezės sė projektimit, por ndoshta LHC mund ta zgjidhė problemin.

Kur tė jetė nė funksionim tė plotė, mekanizmi do tė fusė nė secilėn prej grimcave qė do tė ndėrmarrin njė udhėtim prej njė perimetri rrethor prej 27 kilometrash, njė energji 7 teraelektro///nvolt (TeV).

Nė termat e jetės sė pėrditshme nuk ėshtė ndonjė energji kushedi se ēfarė, pasi njė TeV ėshtė i barabartė me energjinė kinetike tė njė mushkonje nė fluturim, por kur kjo energji pėrqendrohet nė njė grimcė subatomike (dimensionet e sė cilės janė sa njė e trilionta pjesė e mushkonjės), atėherė efektet qė mund tė pėrftohen nė "rrobėn" e universit janė tė jashtėzakonshme.

Sipas teorisė sė relativitetit tė pėrgjithshėm, gjithēka qė ekziston nė univers ka tri pėrmasa hapėsinore dhe njė pėrmasė kohore. E ēuditshmja e kėsaj lidhjeje kohė-hapėsirė, ėshtė ndikimi qė ka nga masa e energjisė qė ndodhet nė univers. Ky ėshtė edhe shkaku kryesor i tėrheqjes gravitacionale.

Masa e Tokės, pėr shembull, e pėrkul hapėsirėn qė e rrethon, duke tėrhequr drejt vetes gjithēka qė ndodhet rreth saj. Ndėrkohė, tė imagjinosh shtrembėrimet e kohės ėshtė shumė mė e vėshtirė se nė rastin e hapėsirės, por njė fakt i tillė mund tė vihet re nė rastet kur kemi ndėrhyrje tė tipit lėndė, apo energji.

Madje, njė pėrqendrim i mjaftueshėm mase, apo energjie mund ta shtrembėrojė kohėn nė atė farė mase sa ta bėjė atė tė rrethohet brenda vetes sikur tė ishte njė cilindėr gome. Ky lloj ndryshimi, qė shkencėtarėt e quajnė "kthesė kohore e mbyllur" duhet tė mundėsojė, tė paktėn nė teori, ripėrjetimin dhe "prekjen" e momenteve tė sė shkuarės.

Matematikani austriak, Kurt Godel, ishte i pari qė demonstroi formimin e njė kthese kohore tė mbyllur. Nė vitin 1949 ai tha se nėse universi rrotullohet, atėherė relativiteti do t‘i lejonte rrotullimit krijimin e kushteve pėr pėrkulshmėrinė e kohės mbi vetveten. Cilido qė do tė mund tė hynte nė atė unazė, do tė vazhdonte tė rivizitonte tė njėjtin moment, deri sa tė vendoste tė dilte sėrish.

Godel ia tregoi rezultatet e llogaritjeve tė tij Ajnshtajnit, i cili u turbullua nga ideja qė relativiteti mund tė krijonte kushtet e njė udhėtimi nė kohė. Por deri nė njė farė mase ama: nė bazė tė njohurive tona, universi nuk rrotullohet, ndaj nuk mund tė kryejmė dot kurrė njė udhėtim nė kohė, duke pasur si bazė nisjeje udhėtimin e universit.

Sigurisht qė nuk pati shumė entuziazėm edhe kur nė vitin 1976 Frank Tipler i Universitetit "Tulane" tė Nju Orleansit, demonstroi faktin se nėse njė cilindėr i madh do tė rrotullohej me njė shpejtėsi shumė tė madhe, atėherė do tė krijoheshin kushtet pėr udhėtimin nė kohė.

Por kjo do tė donte njė makinė me mekanizma shumė tė veēantė dhe nė atė kohė ndėrtimi i kėsaj makine ishte njė ėndėrr e parealizueshme.

Nė vitin 1988 gjėrat nisėn tė bėhen interesante. Kip Thorne dhe kolegėt e tij tė Institutit kalifornian tė Teknologjisė nė Pasadena demonstruan se tė ashtuquajturat "wormholes" (vrima krimbash) ose tunelet hapėsirė-kohė, krijojnė mundėsinė e tė zhvendosurit nė kohė. Nė njė rast tė tillė, njė "vrimė krimbi" do tė mbyllte unazėn kohore.

Udhėtimi pėrmes kėtij tuneli do tė ishte pak a shumė sikur tė ndėrmerrje njė kalim nėn njė kodėr: mund tė kaloje nė anėn tjetėr edhe po t‘i ngjiteshe kodrės, por duke zgjedhur rrugėn e tunelit do tė mund tė mbėrrije mė parė.

Energjia e errėt

Nė kėtė pikė hyn nė lojė LHC. Sipas shkencėtarėve rusė, ky aparat, qė pėrshpejton lėvizjen e mikrogrimcave, mund tė prodhojė "vrimat e krimbit" dhe kėshtu tė mundėsojė ndonjė lloj udhėtimi nė kohė. Ēdo grimcė qė udhėton pėrmes LHC-sė mund tė prodhojė njė lloj pėrthyerje tė kohė-hapėsirės, njė tėrheqje gravitacionale, qė e shtrembėron hapėsirėn dhe kohėn nė formė cilindrike rreth vetes.

Nėse do tė takoheshin sė bashku dy realitete tė tilla, atėherė rezultatet ka shumė mundėsi qė tė ishin me tė vėrtetė spektakolare. Nė praninė e disa kushteve tė caktuara, pėrplasja e kėtyre pėrthyerjeve gravitacionale mund tė krijonte njė vrimė nė hapėsirė e nė kohė. Se cilat mund tė jenė kėto kushte, kjo varet nga vetė natyra e hapėsirė-kohės, pėr tė cilėn kemi shumė pak informacion tė qartė.

Edhe nėse teoria e relativitetit tė pėrgjithshėm tė Ajnshtajnit na jep njė pėrshkrim tė hapėsirės dhe kohės, gjithmonė bėhet fjalė pėr njė hipotezė. Pėr tė ditur saktėsisht sasinė e duhur tė energjisė pėr krijimin e njė vrime nė "rrobėn" e universit, duhet njohuri tė plota nė lidhje me gravitetin kuantik, pra me pėrshkrimin mikroskopik tė hapėsirė-kohės, ēka ėshtė jashtė mundėsisė sonė tė deritanishme.

Megjithatė, ka njė hipotezė, sipas sė cilės LHC ėshtė nė gjendje qė tė ofrojė kushtet e pėrshtatshme pėr krijimin e njė vrime nė hapėsirė-kohė. Pjesa mė e madhe e fizikanėve mendon se graviteti kuantik nuk ėshtė i rėndėsishėm, deri nė momentin kur ka tė bėjė me fenomene qė verifikohen nė nivele tė energjisė 10 nė fuqi tė 16 TeV. Ndėrkohė, njė ekip shkencėtarėsh kalifornianė kanė demonstruar se relativiteti kuantik mund tė ndėrhyjė edhe nė nivele tė njė energjie prej vetėm 1 TeV.

Shkencėtarėt rusė kanė nisur qė tė reflektojnė nė lidhje me efektet e ēuditshme tė hapėsirė-kohės, kur u ndėrgjegjėsuan qė LHC mund tė kishte fuqinė e duhur pėr tė krijuar vrimat e vogla tė zeza. Pėrplasja mes dy protonesh me njė energji tė kombinuar prej 14 TeV mund tė prodhojė vrima tė zeza me njė diametėr tė pėrmasave 10 nė fuqi tė 18. Kjo ide ėshtė jashtėzakonisht joshėse, por, gjithsesi, mbetet vetėm njė hipotezė.

Njė vit mė parė, shkencėtarėt rusė ripanė ekuacionet e Ajnshtajnit pėr tė kuptuar mė mirė mėnyrat e formimit tė "kthesave tė kohės" tė mbyllura. Pikėrisht, ndėrsa merreshin me kėto lloj ekzaminimesh, menduan se ndoshta LHC mund tė krijonte makinėn e kohės.

Ka fizikanė qė e kanė marrė seriozisht mundėsinė e njė hipoteze tė tillė. Sipas tyre, vendosja e thėrrmijave, grimcave te njė pėrshpejtues me fuqi tė madhe, tė ēon direkt nė udhėtimin nė kohė. Sipas llogaritjes sė shkencėtarėve, qė mbėshtesin njė teori tė tillė, nuk dihet mirė se cili ėshtė rezultati pėrfundimtar.

Ka mundėsi tė ndodhė edhe hipoteza tjetėr, pra qė nė vend tė krijimit tė njė makine tė kohės tė krijohet njė vrimė e zezė. Sipas tyre, shtrembėrimi, ose pėrthyerja e hapėsirės dhe e kohės, e cila duhet pėr tė krijuar makinėn e kohės, vlen edhe pėr krijimin e njė vrime tė zezė. Me pak fjalė, sipas llogarive tė rusėve del se brenda kėtij viti, pra deri pėr Krishtlindje, do tė bėhet i mundur udhėtimi nė kohė.

Sigurisht qė ende ka shumė pengesa pėr t‘u kapėrcyer para se tė mund tė hapin njė "derė" nė kohė e tė shohim pas. Njė nga vėshtirėsitė kryesore ka tė bėjė me faktin qė, duke qenė se kemi tė bėjmė me tunele tė vogla, atėherė nė hapėsirat e tyre do tė mund tė kalonin vetėm thėrrmijat subatomike. Shkencėtarėt mė optimistė shpresojnė qė vėnia nė punė e LHC-sė, tė paktėn tė mund tė japė prova pėr ekzistencėn e "vrimave krimb".

Vėshtirėsia e tyre ka tė bėjė me pėrmasat e tuneleve. Hapja e tyre ėshtė e njėjtė me atė tė njė topi llastiku, pėr sa i pėrket tendencės sė njėjtė qė kanė pėr t‘u mbyllur. E vetmja mėnyrė shmangieje pėr kėtė veti ėshtė mbajtja hapur e tyre me anė tė njė materieje, qė nė vend tė tėrheqjes emeton shtytje.

Por, a ekziston ndonjė materie e tillė? Nė kėtė pikė shkencėtarėt rusė "thėrrasin nė lojė" energjinė misterioze, qė quhet "energji e errėt", e cila duket se ndihmon nė zgjerimin e universit. Energjia e errėt mund tė jetė ajo e duhura pėr mbajtjen hapur tė hyrjes sė "vrimave tė krimbit". Por, pėr tė vėrtetuar mundėsinė e njė materie tė tillė duhet qė mė parė tė gjesh pėrgjigjen e njė tjetėr pyetjeje kyēe: me shtrirjen e kohė-hapėsirės ēfarė ndodh me densitetin e energjisė sė errėt? A qėndron ajo konstante, pakėsohet apo zmadhohet?

Sipas pjesės mė tė madhe tė fizikanėve qė studiojnė pėrmasat dhe vetitė e hapėsirė-kohės, nga vėzhgimet del se energjia e errėt qė ndodhet nė ēdo centimetėr kub tė hapėsirė-kohės, mbetet konstante dhe ėshtė e pėrhershme; nuk ndryshon nė rastin kur ndryshimi prek vetė universin. Por ka edhe njė grup shkencėtarėsh qė janė tė mendimit se me zgjerimin e hapėsirė-kohės ēdo centimetėr kub i saj merr mė shumė energji.

Nėse energjia e errėt ka njė natyrė tė tillė, atėherė hapėsirė-koha do tė kishte edhe vetinė e mbajtjes hapur tė "vrimave tė krimbave" tė LHC-sė, e ndoshta do t‘i rriste nė atė shkallė, saqė tė mundėsonte edhe kalimin e njė njeriu pėrmes tyre.

Tė vrasėsh gjyshin

Pėr momentin asnjė nga informacionet qė kanė tė bėjnė qoftė me ekzistencėn, qoftė me vetitė e energjisė sė errėt nuk ėshtė i vėrtetuar. Ka njė grup shkencėtarėsh, qė janė tė bindur nė ekzistencėn e njė energjie misterioze, njė energjie fantazmė, qė ėshtė e njėjta energji qė, sipas dy shkencėtarėve rusė, do tė mundėsonte mbajtjen hapur pėr njė kohė relativisht tė gjatė tė "vrimave tė krimbave".

Pėr shkencėtarėt mė skeptikė, edhe nėse pėrmes vėnies nė funksionim tė LHC-sė do tė mundėsohej vėrtetimi i ekzistencės sė "vrimave tė krimbit", kjo nuk do tė mjaftonte garantimin e ekzistencės sė njė makine tė kohės. Krijimi i njė "porte" nė tė shkuarėn ėshtė shumė i pamundur.

Njė "vrimė krimbi" ėshtė njė "portė" nė hapėsirė-kohėn.

Pėr ta shndėrruar atė nė njė makinė kohe duhet qė nė radhė tė parė tė sigurohesh jo vetėm pėr anėn kėtej tė "portės", por edhe pėr atė pėrtej saj. Studiuesit kanė propozuar mėnyra tė ndryshme pėr njė gjė tė tillė, tė cilat pak a shumė kanė mė shumė lidhje me fantashkencėn sesa me njė realitet tė bazuar nė fakte konkrete e tė prekshme.

Njė sistem ėshtė, pėr shembull, kapja e njėrit skaj tė "vrimės sė krimbit" me njė yll neutronesh. Fusha e fuqishme gravitacionale qė do tė krijohej si pasojė e kėsaj, do tė ngadalėsonte shumė kohėn. Nė njė moment tė tillė, nėse njė udhėtar i kohės do tė futej brenda "vrimės sė krimbit", do tė gjendej nė njė moment tė caktuar tė sė shkuarės dhe mund tė udhėtonte nė kohė.

Por, sigurisht, kjo nuk ėshtė pėrvoja qė pritet tė ndodhė nė tė ardhmen e afėrt. Kushedi, ndoshta civilizimet e ardhshme do tė mund tė gjejnė mėnyrėn e stabilizimit dhe rritjes sė njė "vrime tė krimbit" pėr tė krijuar njė tunel nė hapėsirė-kohėn, pėrmes sė cilit udhėtari do tė shkonte nė tė shkuarėn.

Nėse kėtė vit, eksperimenti i LHC-sė do tė arrijė qė tė krijojė njė "vrimė krimbi", ndoshta njė civilizim mė i avancuar do ta gjente kėtė fakt nė librat e historisė dhe ndonjė ditė tė bukur do tė vinte pėr tė na bėrė vizitė. Kjo mundėsi na detyron qė tė hedhim njė vėshtrim te disa nga paradokset e njė udhėtimi tė mundshėm nė kohė.

Mė klasiku ėshtė ai i udhėtarit qė kthehet nė tė shkuarėn pėr tė vrarė gjyshin, para se i ati tė vinte nė jetė, pėr t‘u siguruar kėshtu qė ai vetė nuk do tė vijė kurrė nė kėtė jetė. Pikėrisht kjo hipotezė nė vitin 1992 shtyu shkencėtarin e famshėm britanik, Stephen Hawking, qė tė afirmonte se ligjet e fizikės komplotojnė kundėr udhėtimeve nė kohė. Sipas teorisė sė tij, qė ka tė bėjė me mbrojtjen kronologjike, krijimi i portave tė pėrkohshme pėr tė udhėtuar nė kohė do tė ēonte nė lindjen e fenomeneve fizikė, qė do tė bllokonin vetė portat.

Ėshtė sikur tė ekzistonte nė univers njė lloj "policie e rastit", e cila bllokon lėvizjet kontradiktore. Por, shkencėtarėt rusė nuk kanė frikė nga "policė" tė tillė. Sipas tyre, nė sferėn e relativitetit tė pėrgjithshėm nuk mund tė thuhet se kronologjia duhet qė tė ruhet e njėjtė me ēdo kusht. Nė lidhje me ekuacionet e Ajnshtajnit ka shumė zgjidhje, tė cilat verifikojnė paradokse tė tilla.

Ndoshta vetė paradokset janė njė pėrgjigje pėr pyetjet tona tė pafund nė lidhje me rregullat e ēuditshme tė universit. Nė rastin e gjyshit mund tė mos jemi nė gjendje qė ta vrasim paraardhėsin tonė, ose mund tė mos duam ta bėjmė njė gjė tė tillė, ose mund edhe tė pėrfundojmė nė njė univers paralel, nė tė cilin vetė vrasja ėshtė njė gjė e pakuptimtė dhe nuk ka ndikim mbi rrjedhėn e gjėrave, apo ndoshta veprimet e atij universi mund tė mos ndikojnė nė universin tonė.

Megjithatė, kėto paradokse e hamendėsime nuk do t‘i mėsojmė deri kur tė shpiket makina e kohės dhe tė vihet nė funksionim. Pėr momentin, e vetmja shpresė qė kemi pėr tė zbuluar kufijtė e vendosura nga ligjet e kohės ėshtė qė t‘i lėmė fizikanėt tė pėrfundojnė pėrgatitjet pėr vėnien nė punė tė LHC-sė.

Megjithatė, ka ende dyshime nė lidhje me disa probleme tė pazgjidhura: nuk dimė se nė ēfarė momenti ndėrhyn graviteti kuantik, ndėrkohė qė po diskutohet ende ekzistenca e energjisė fantazmė tė universit. Nė gjithė kėto pikėpyetje qė na rrethojnė ekziston gjithsesi njė mundėsi e vogėl, qė vitin e ardhshėm tė shohim mbėrritjen e njė vizitori nga e ardhmja.

A nuk do tė ishte pra mė mirė qė tė pėrgatisnim veten pėr njė vizitė tė tillė, pavarėsisht sa irracionale mund tė duket njė gjė e tillė? A nuk dukeshin tė tilla edhe shpikjet mė tė mėdha tė njerėzimit para se tė dilnin nė dritė?

FM

1187


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Udhėtim nė kohė

Mesazh  FM prej 26.05.08 1:15

John Titor, njeriu i sė ardhmes

A keni dėgjuar ndonjherė pėr John Titor? Njeriu qė u shfaq pėr pak kohė nė botėn e internetit duke kėnaqur kureshtjen e mijėra pėrdoruesve, mbi disa profeci pėr botėn dhe njerėzimin? Njeriun qė tha se kishte ardhur nga e ardhmja dhe se kishte udhėtuar nė kohė?

Po. John Titor ėshtė njeriu i sė ardhmes. Sipas tij njerėzimi deri nė vitin 2035 (kohė prej sė cilės vinte dhe ai) do tė ketė shpikur makinėn e kohės.

Titor kishte ardhur nė kohėn tonė me njė mision tė vecantė. Pėr disa kohė i’u pėrgjegj pyetjeve qe i vinin nga te katėr anėt e botės me disa parashikime pėr vitet qė do te vinin.

Si do te ndryshonte bota? Cfarė do tė bėhej me njerėzimin? Si ėshtė shoqėria ne vitin 2035? A do te ketė nje luftė te tretė botėrore?
Sipas John Titor ditėt me tė mira pėr njerezimin ende duhet te vine. Bota do tė duhet qe te kaloje dhe luften e trete boterore qe njerezit te solidarizohen me njeri tjerin. E ardhmja e njerezimit do te ndertoje ate cfare po shkaterron e tashmja jone.

Konfliti nė tė ardhmen, qė arrin kulmin me luftėn e tretė botėrore, do te perqendrohet kundėr qyteteve dhe zonave rurale. Lufta e tretė botėrore do tė ketė njė kosto shumė tė madhe pėr boton, dhe planetin. Do te vriten rreth 3 miliard njerėz dhe te gjitha perpjekjet e njerezimit pas saj do tė jenė nė ruajtjen e planetit dhe kujdesjen e jetės.

Titor pohoi se thelbi i ketij konfliti do te lindė, pas zgjedhejve amerikane tė 2004. Nė tė tashmen e Titor kontrasti, ndėrmjet myslimaneve dhe hebrenjve do tė vazhdojė te egzistojė, por nuk do te jete shkaku i ketij konfliti.

Nga ana tjetėr do te kete dhe nje lufte civile amerikane, si rrjedhoje e kontrasteve nė fushėn e sigurisė sė vendit.

Lufta e dytė civile do tė zhvillohet sipas Titor mes qyteteve dhe zonave rurale. Ai kishte luftuar nė zonat rurale si ushtar qė kur ishte 13 vjec.
Lufta civile do tė mbarojė, kur Rusia nė 2015 kur do tė hedhė bombėn atomike nė qytetet kryesore amerikane, duke eliminuar nė ketė mėnyrė qeverinė federale dhe duke siguruar fitoren e forcave rurale.

Zonat mė tė mėdha urbane ne bote do te goditen nga armet nukleare. “Europa, Africa, Australia do tė goditen nė mėnyrė te vecantė”, pohon Titor “Rreth tre miliard persona do tė vriten ne botė”.

Rreth vitit 2036 njerėzit do tė pėrpiqen pėr tė evituar luftėn, SHBA do tė ndahet nė pesė shtete, selitė e qeverisėfederale do tė jenė nė Omaha te Nebraskas.

Shoqėria do tė decentralizohet. Teknologjia nuk do te goditet dhe do te ndermerren kėshtu udhetime tė avancuara tokesore, hapesinore, dhe do te behet progres ne ingjinierine gjenetike, qe do t'i shtohet dhe udhetimi nė kohė.

Uji duhet tė filtrohet ose tė distilohet, per tė levizur prej andej parcelat radioaktive, jeta do tė jetė shumė e veshtirė (jeta mesatare do tė zbresė nė 70 vjet) dhe njerėzit do tė duhet tė punojnė dhe nė fusha pėr tė prodhuar atė pėr tė cilėn do tė kenė nevojė.

Bicikletat dhe kuajt do tė jenė mjetet e sė ardhmes, por do tėpėrdoren, makinat si dhe trenat me shpejtėsi tė lartė. Kompanitė mė tė mėdha informatike do tė zhduken por internati do tė jetė njė mjet komunikimi.

nga Doriana Metollari

FM

1187


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Udhėtim nė kohė

Mesazh  FM prej 26.05.08 1:26

Titor, njeriu i se ardhmes II

Detajet e parashikimeve te John Titor

Nė fund te fundit Titor kufizohet vetėm nė pėrgjigjet e pyetjeve qė i drejtohen, duke thėnė se nuk ka fare dėshirė tė pershkruajė tė ardhmen.

Lufta e dyte e golfit

John Titor ka parashikuar se SHBA do tė shkonin nė luftė me Irakun pėr shkak te nje ceshtjeve pėr armėt nukleare. Ky parashikim ka dalė i saktė: Titor shkroi:

“Asnjė prej kėtyre fjalėve qė unė po them nuk do tė jetė nje e re per ju. Kanė ndodhur dhjetė, tridhjetė vite mė parė. Do tė befasoheni kur tė zbuloni se Iraku nuk ka patur asnjėhere armė nuklerare. Mos vallė kjo ishte njė justifikim qė SHBA tė fillonin luftėn”?

Kjo fjali shpesh herė citohet si je prej parashikimeve te Tiror. Megjithate jo te gjithė janė dakort me ketė. Eshte e mundur tė mos jesh dakord me kete parashikim.

Teoria e Titor kundershtohet pasi administrata e Bush nuk ka bėrė asnjė pohim se ‘Iraku kishte arme nukleare’, por vetem armė tė shkatėrrimit nė masė, dhe se po pėrpiqej te krijonte bombėn atomike. Ka mundėsi qe kjo ndarje kaq e holle te mos vihej re pas 35 viteve.

Eshte e rendesishme tė themi dhe se armėt nukleare te poseduara nga iraku per publikun u bėnė te ditura ne vitin 2001. Megjithate kritikėt thonin se plani pėr te krijuar nje Irak te ri qe parashikonte debimin e Saddamit egzistonite qe nga viti 1998.

Lufta civile

Titor parashikoi dhe se do te kishte nje luftė civile ne SHBA; trazira civile pas zgjedhje presidenciale tė 2004 dhe qė do te rriteshin nė 2005, duk filluar luftėn civile: Titor shkroi:

"Do te kete njė lufte civile ne SHBA ne 2005. Ky konflikt do te zgjase pese deri ne dhjete vite. Fillimet do te jene ne lindje, si rrezultat i politikes se jashtme amerikane. Kjo do te ndodhe menjehere pas zgjedhjeve ne SHBA.

Lufta civile do te filloje ne 2004. Do te duket si nje seri ngjarjesh qe do te perkeqesohen nga muaji ne muaj. Konflikti do te perfshije SHBA, deri ne 2012 dhe do te mbaroje me luften e trete boterore. Une besoj se presidenti i 2005 do te tentoje te jete nje Abraham Lincoln i dytė. Do te tentoje te mbaje vendin e bashkuara, por nuk do t’ia dale per interesa te vecanta."

Duke iu pergjegjur nje pyetjeje qe kishte te bėnte me zgjedhjet e 2000 Titor shkruan:
“Do te perdorja fjalen ‘zgjdhje’ me pak kujdes. Ndoshta eshte me e lehte te shikohet tani nje lufte civile, sesa nė tė ardhmen tuaj?

Sipas kushtetutes kush e ka fjalen e fundit ne zgjdhjen e presidentit dhe pse? E quaj interesante, nese qofte dhe per nje moment Kushtetuta te jete bere kaq e rendesishme ne jeten e amerikaneve dhe SHBA.”

Ka patur shume debate rreth faktit se Titor kishte thene se lufta do te fillonte ne vitin 2004 dhe nje here tjeter ne vitin 2005. Pasi kishte pohuar se ne lufte do te shkohet gradualisht pas protesave per shkak te zgjedhjeve, qe do te behen ne nentor, kjo bisede mbase do te kishte qene e ekzagjeruar.

Ne fakt ne vitin 2004, pas zgjedhjeve ka patur shume pak protesta te cilat kryesisht ishin per makinat e votimit. Parashikimet e tij per votat jo te numeruara ne Florida mund te jene interpretuar si mashtrime elektorale.

Por nese Titor do te vinte me te vertete nga a ardhmja mund te kishte kujtuar keq detajet e te kaluares qe po viziton, duke ngaterruar zgjdhjet e 2000 me ato te 2004, dhe pse per kritiket eshte e veshtire te pohohet se per nje ushtarak qe udheton ne kohe eshte keq e lehte te kujtoje per historine e vendit te tij.

Shkaterrimet me New Orleans pas urganit Katrina kane hije te nje konflikti civil, dhe vec kesaj kritiket bejne te ditur se trazira te tilla kane zgjatur per dite jo muaj apo vite. Pra mbetet ende per te kuptuar nese parashikimet e Titor per luften civile jane te verteta.

Nga Doriana Metollari

FM

1187


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 8 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi