C.I.A - misteri Lee Oswald

Shko poshtė

C.I.A - misteri Lee Oswald

Mesazh  Jon prej 03.11.09 1:04

C.I.A. - Ende heshtje pėr misterin e Lee Oswald



A ėshtė duke ruajtur njė sekret tė errėt CIA nė lidhje me vrasjen e John F. Kennedy? Ndoshta jo. Por, sido qė tė jetė, nga sjellja qė kanė agjentėt nuk mund tė merret vesh.

Pėr gjashtė vjet, agjencia ka luftuar nė gjykatat federale pėr tė ruajtur sekretin pėr qindra dokumente nga viti 1963, koha kur njė grup kuban anti-Kastro u pėrplas publikisht me vrasėsin e ardhshėm tė Presidentit Kennedy, Lee Harvey Oswald.

CIA thotė se ėshtė thjeshtė duke mbrojtur sekrete legjitimė. Por pėr shkak tė historisė sė agjencisė nė murosjen e hetimeve pėr vrasje, edhe kėrkuesit qė nuk janė tė mėsuar me mėnyrat konspirative tė tė menduarit ngrejnė dyshimet e tyre.

Dosjet nė fjalė, disa prej tė cilave janė nxjerrė me urdhėr tė gjykatės dhe qindra tė tjera qė vazhdojnė tė mbeten sekret, pėrfshijnė karrierėn e ēuditshme tė George E. Joannides, oficeri i ēėshtjesh, i cili mbikėqyri disidentėt kubanė nė vitin 1963.

Nė vitin 1978, agjencia e caktoi Joannidesin si pėrfaqėsues tė saj dhe mbajtės kontaktesh nė Komisionin e Kongresit pėr Vrasjet - por nuk i rrėfeu asnjėherė komisionit nė lidhje me rolin e tij tė mėparshėm.

Fshehja e njė fakti tė tillė ka ndezur edhe mė shumė dyshimet se detyra e vėrtetė e Joannidesit ishte qė tė limitonte sa mė shumė atė qė Komisioni i Kongresit mund tė mėsonte nė lidhje me veprimtarinė e CIA-s.

Njė veprim i tillė nga ana e kompanisė u raportua fillimisht nė vitin 2001 nga Jefferson Morley, i cili ka vazhduar tė studiojė kėto dosje me kėmbėngulje tė madhe qė nga ajo kohė, pėrfaqėsuar nga James H. Lesar, njė avokat nga Uashingtoni qė ėshtė i specializuar nė paditė pėr shkeljen e Ligjit tė sė Drejtės sė Informimit.

"Sjellja e CIA-s ėshtė marrosėse", thotė Morley, 51 vjeē, i cili ka qenė gazetar i "Washington Post" dhe njėkohėsisht autor i njė libri biografik tė shkruajtur nė vitin 2008 pėr njė ish-shef tė zyrės sė CIA-s nė Meksikė.

Pas vitesh tė tėrė raportimesh tepėr tė pėrpikta pėr Joannidesin, i cili vdiq nė vitin 1990 nė moshėn 68-vjeēare, ai ėshtė i bindur se ka shumė mė tepėr pėr tė mėsuar. "E di qė kėtu ka njė lajm", thotė Morley. "Konfirmimi vjen nga fakti qė CIA i trajton kėto dokumente si jashtėzakonisht shumė sensitivė".

Pėrpjekjet e Morley kanė afruar shumė mbėshtetės tė njohur, duke pėrfshirė John R. Tunheim, njė gjykatės federal nė Minnesota, i cili ka shėrbyer nė periudhėn mes 1994 dhe 1995 si kryetar i Bordit tė Mbikėqyrjes sė tė Dhėnave mbi Vrasjet, krijuar nga Kongresi pėr tė zbuluar dokumentet nė lidhje me kėtė ēėshtje.

"Unė mendoj se ndoshta ne jemi gėnjyer prej agjencisė", ka thėnė gjykatėsi Tunheim, duke iu referuar tė dhėnave tė Joannidesit. "Ky material duhet qė tė nxirret".

Gerald Posner, autor i rrėfimit antikonspirativ mbi vrasjen e Presidentit Kennedy "Ēėshtja ėshtė mbyllur", ka deklaruar se fakti qė CIA po mban tė padeklasifikuar dokumente tė tillė kaq tė vjetėr ėshtė "shembulli i pėrsosur pėrse askush nuk ka besim tek kjo agjenci. Kjo gjė ushqen ata qė mbėshtesin teoritė konspirative dhe qė thonė: Ju jeni duke fshehur diēka", thotė Posner.

Pasi humbi ēėshtjen nė Gjykatėn e Apelit nė padinė e Morleyt, CIA nxorri disa materiale vitin qė kaloi, nė tė cilat konfirmohej pėrfshirja e thellė e Joannidesit me kubanėt anti-Kastro, tė cilėt u pėrleshėn me Oswaldin.

Por ndėrkohė, agjencia ėshtė duke mbajtur tė padeklasifikuar 295 dokumente specifikė nga vitet '60 dhe '70, ndėrkohė qė ka refuzuar tė konfirmojė apo tė hedhė poshtė ekzistencėn e shumė tė tjerėve, duke deklaruar se lėshimi i tyre do tė shkaktonte "dėm tė rėndė" pėr sigurinė kombėtare.

"Metodat e mposhtjes apo pengimit tė veprimeve tė fshehtė nė vitet '60 dhe '70 mund tė jenė edhe sot udhėzuese pėr armiqtė e sotshėm tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės", shkruante njė zyrtar i lartė i CIA-s gjatė njė kundėrpadie nė gjykatė.

Njė zėdhėnės i agjencisė, Paul Gimigliano, tha se CIA kishte hapur para bordit tė gjykatėsit Tunheim tė gjitha dosjet qė lidheshin me vrasjen dhe hodhėn poshtė zėrat se janė duke u pėrpjekur qė tė shmangin telashet. "Tė dhėnat nuk mbėshtesin aspak kėtė gjė, aq mė tepėr tė mbėshtesin teoritė e komplotit, sipas tė cilave, CIA ka patur gisht nė vrasjen e Presidentit Kennedy", thotė Gimigliano.

Fshehtėsia e CIA ka qenė njė objekt i njė debati shumė tė nxehtė kėtė vit, teksa zyrtarė tė agjencisė kanė protestuar ndaj vendimit tė Presidentit Obama pėr tė nxjerrė opinione ligjore qė pėrshkruajnė metodat brutale tė marrjes nė pyetje gjatė hetimeve.

Kryetarja e Dhomės, Nancy Pelosi u ndodh nė njė rebesh kritikash dhe sulmesh prej republikanėve, pasi ajo akuzoi CIA-n se ka mashtruar Kongresin nė lidhje me torturėn e quajtur "waterboarding", duke shtuar se "ata na gėnjejnė gjatė tė gjithė kohės".

Nė lidhje me vrasjen e Kennedy, mashtrimet nisėn nė vitin 1964, me Komisionin Warren. CIA kishte skemat e saj pėr tė vrarė Fidel Castron si dhe lidhjet e saj me anti-Castro Directorio Revolucionario Estudantil, ose Direktoratin e Studentėve Kubanė, qė vetėm gjatė vitit 1963 mori 50 mijė dollarė ndihmė nga ana e CIA-s.

Nė vitin 1963, Oswald vizitoi njė dyqan nė New Orleans, i cili ishte nė pronėsi tė njė zyrtari tė direktoratit, duke u shtirur sikur mbėshteste dhe simpatizonte qėllimin e grupit pėr tė rrėzuar nga pushteti Castron.

Disa ditė mė vonė, pjesėtarė tė direktoratit gjetėn Oswaldin qė shpėrndante pamflete pro Fidel Castros dhe u futėn nė njė zėnkė me tė. Mė vonė, atė muaj, ai debatoi ashpėr me kubanė anti-Castro nė njė stacion lokal radiofonik.

Nė vitet qė kur Oswald u fajėsua si vrasės i Presidentit, spekulimet se kush mund tė ketė qenė prapa tij pėr ta mbėshtetur nuk kanė marrė fund asnjėherė, me teori tė shumėllojshme qė pėrqendrohen tek Castro, mafia, agjentė tė korruptuar tė qeverisė, apo njė sėrė kombinimesh tė varianteve tė sipėrpėrmendur.

Morley, njė prej shumė shkrimtarėve qė i hyri kėsaj historie, kėmbėngul se ai nuk ka asnjė teori tė tijėn dhe se ėshtė thjeshtė nė kėrkim tė fakteve.

Padia e tij ka zbuluar rolin qendror nė mbikėqyrjen e veprimtarive nė direktorat tė Joannidesit, zėvendėsdrejtori i luftės psikologjike nė stacionin e CIA nė Miami, me emrin e koduar JM/WAVE. Ai ka punuar ngushtėsisht me liderė tė direktoratit, sipas dokumenteve, duke patur korrespondencė me ta me pseudonime, duke paguar shpenzimet e udhėtimeve tė tyre dhe duke arritur njė "shkallė tė madhe kontrolli" mbi grupin, siē thuhet nė njė raport tė agjencisė nė vitin 1963.

Pesėmbėdhjetė vite mė vonė, Joannides u shfaq sėrish si pėrfaqėsues i agjencisė nė Komisionin e Vrasjeve nė Kongres.

Dan Hardway, atėherė njė student pėr juridik qė punonte nė Komision, e kujton Joannidesin "si njė peshk tė ftohtė", i cili me vendosmėri limitonte aksesin e kujtdo nė dokumente. Njė herė, kujton Hardway, "ai mė dha mua nė dorė njė dosje tė hollė dhe thjeshtė qėndroi aty nė kėmbė. Unė iu ktheva dhe ai mė tha: Vetėm kaq do tė marrėsh".

Por as Hardway dhe as drejtori i stafit nė Komision, G. Robert Blakey nuk e kishin idenė se Joannides kishte luajtur njė rol nė veprimtarinė anti-Castro qė nga viti 1963, pikėrisht ato qė po shqyrtonte me shumė vėmendje paneli.

Kur Morley e informoi fillimisht nė lidhje me kėtė ēėshtje njė dekadė mė parė, Blakey mbeti pa gojė. "Nėse unė do tė kisha dijeni pėr rolin e tij nė vitin 1963, do ta kisha detyruar Joannidesin qė tė bėnte betim - ai do tė kish qenė njė dėshmitar dhe jo njė ndihmės", thotė Blakey, profesor i Juridikut nė Universitetin e Notre Dame. "Si mund ta dimė atė qė ai nuk na ka dhėnė?"

Pas filmit tė Oliver Stene tė vitit 1991 "JFK", i cili ushqeu shumė spekulime nė lidhje me vrasjen e Presidentit Kennedy, Kongresi krijoi Bordin e Mbikėqyrjes sė tė Dhėnave tė Vrasjeve pėr tė nxjerrė dokumentet.

Por pėr arsye se edhe bordi nuk kish patur dijeni nė lidhje me punėn e Joannidesit nė vitin 1963, as ai nuk i shqyrtoi dokumentet dhe tė dhėnat e tij, ka deklaruar gjykatėsi Tunheim, kryetar i bordit. "Nėse ne do tė kishim patur dijeni nė lidhje me rolin e tij nė Miami nė vitin 1963, atėherė do tė kishim kėrkuar me ngulm tė gjithė tė dhėnat e tij", tha ai.

Pavarėsisht se cili do tė jetė rezultati i padisė sė Morleyt nė Gjykatėn Federale nė Uashington, Tunheim deklaroi se ai mund t'i kėrkojė drejtorit tė CIA-s, Leon E. Panetta qė tė nxjerrė tė dhėnat, edhe nėse ato pėrmbajnė emra tė njerėzve qė janė ende gjallė dhe qė duhet tė redaktohen pėr tė ruajtur privacinė.

Ēfarė motivi mund tė kenė zyrtarėt e CIA qė tė varrosin detajet e punės sė Joannidesit pėr njė kohė kaq tė gjatė? A dinin mė shumė oficerėt e CIA apo kontaktet e tyre kubanė nė lidhje me Oswaldin, nga ēfarė ėshtė bėrė e ditur deri sot?

Apo agjencia ishte thjesht e sikletosur dhe e turpėruar nga pėrplasjet me vrasėsin e ardhshėm - ashtu si zyrtarėt e FBI nė Dallas qė, pas vrasjes, grisėn dhe asgjėsuan njė shėnim me shkrim dore qė Oswald kish lėnė mė herėt pėr njė agjent tė FBI?

Apo mos vallė Morley ka kaluar njė dekadė duke qėlluar mė kot nė tym? Max Holland, i cili ėshtė duke shkruajtur njė histori nė lidhje me Komisionin Warren, ka thėnė se agjencia mund tė jetė duke u pėrpjekur qė tė ruajė parimin e fshehtėsisė.

"Nėse fillon t'i hysh dosjeve tė ēdo oficeri tė CIA-s qė ka patur tė bėjė me ēfarėdolloj gjėje qė prekte temėn e vrasjes, atėherė ky proces nuk do tė kish fund", tha Holland. Posner,

autori i antikomplotit, ka thėnė se nėse ka patur vėrtetė diēka eksplozive qė pėrfshin CIA-n dhe Presidentin Kennedy, atėherė kjo nuk do tė ishte nė dosjet - as edhe nė dokumentet qė CIA ka luftuar aq shumė pėr t'i mbajtur tė fshehtė.

"Shumica e atyre qė mbėshtesin teoritė konspirative nuk e kuptojnė kėtė", ttotė Posner. "Por nėse ka patur vėrtet njė komplot tė CIA-s, atėherė nuk do tė ekzistonte kurrfarė dokumenti".

Scott Shane
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi