Yjet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Yjet

Mesazh  Neo prej 01.11.09 18:10

Tė drejtuar nga yjet



Ndodhen shumė larg nesh, por prej shekujsh kanė frymėzuar mite, simbole dhe studime, sepse mishėrojnė pafundėsinė, dėlirėsinė ideale, fuqinė dhe lavdinė

Ylli mė i largėt ėshtė parė kėtė vit nė yjėsinė e Luanit. Quhet GRB 090423 dhe prodhoi njė shkreptimė shumėngjyrėshe: njė shpėrthim i ndodhur 13 miliardė vite mė parė, kur Universi kishte "vetėm" 630 milionė vjet jetė.

Yjet janė kėshtu: i shohim tė ndriēojnė sot, por drita e tyre vjen nga e kaluara. Edhe drita e yllit mė tė afėrt, Diellit, vjen pas njė udhėtimi prej 8 minutash, kohė kjo e nevojshme pėr tė pėrshkuar 150 milionė kilometrat qė na ndajnė (drita e yllit tjetėr mė tė afėrt, "Proxima Centauri", kėrkon 4,24 vjet).

Afėr dhe tė paarritshėm

Gjithsesi, pavarėsisht paarritshmėrisė sė tyre, yjet na duken sikur janė shumė afėr nesh: tė gjithė elementėt kimikė nga tė cilėt pėrbėhet kozmosi, janė formuar nė brendėsi tė tyre. Pėr shekuj me radhė yjet kanė treguar kohėn, drejtimin pėr rrugėt, kanė qenė frymėzim pėr poetėt dhe madje edhe pėr fatin. Arsyeja?

Sepse gjithmonė tė japin idenė e fuqisė krijuese dhe tė pafundėsisė. Yjet qė i dallojmė me sy tė lirė nė njė qiell tė kthjellėt janė rreth 5000 deri nė 6000; por thuhet se galaktika jonė, Rruga e Qumėshtit, ka 200 miliardė yje, ndėrsa universi 7x10Ā²Ā², pra "njė popullsi" e pafundme, me yje shumė tė ndryshėm mes tyre: vetėm nė shekullin e fundit, falė teleskopėve mė tė fuqishėm, kemi mėsuar t‘i njohim.

Filozofė dhe pastorė

Ja pėrse gjithmonė yjet kanė frymėzuar piktorė (Giotto, Vincent Van Gogh), poetė dhe mendimtarė. Filozofi Immanuel Kant thoshte se dy gjėra e mbushnin shpirtin e tij, admirimi dhe respekti: "Qielli i ndriēuar mbi mua, dhe ligji i moralit te mua"... Ose dėshira e pafundėsisė qė lind nga shpirti dhe vrojtimi i kozmosit.

Njė mrekulli qė pėrfshin edhe njerėzit e zakonshėm: nė vitin 1800, Giacomo Leopardi imagjinoi njė pastor aziatik qė, duke parė yjet, pyeste: "Ē‘ėshtė kjo vetmi e pafund? Po unė kush jam"? Nė fakt, ka gjasa qė vrojtimi i yjeve tė ketė frymėzuar lindjen e filozofisė dhe kozmogonisė, ose mė saktė shpjegimin se si ėshtė formuar Universi.

Karroca, dema, klloēka

Pėr babilonasit (shekulli II para Krishtit), Dielli dhe yjet ishin zjarre. Yjet ishin hyjni dhe grupimi i atyre yjeve qė ishin afėr njėri-tjetrit nė qiell (yjėsitė), frymėzonin emra dhe mite: Demi, Binjakėt, Shigjetari...

Njė prej mė antikėve ėshtė ai i Pleiadit, grumbulli i 7 yjeve qė shihen me sy tė lirė (nė fakt janė 500), pagėzuar me emrin "shtatė motrat", ose klloēka me zogjtė e saj. Yjėsitė konsideroheshin "Hyjni" qė ishin nė gjendje tė pėrcaktonin fatin e njerėzve qė fshiheshin nėn dritėn e tyre.

Veē tė tjerash, yjet mund tė lajmėronin revolucione epokale: yjet kometa konsideroheshin shenja ogurzeza (pėrveē asaj qė lajmėroi lindjen e Jezuit). Vetėm nė shekullin XVIII u zbulua se kometat nuk ishin yje, por pjesė akujsh dhe gurėsh qė rrotullohen rreth Diellit. Kėshtu "yjet qė bien" nuk janė gjė tjetėr veēse meteorė dhe bėhen tė dukshėm kur fėrkohet me atmosferėn e Tokės.

Nė udhėtim nga Sirio

Zhvillimet shkencore kanė shpoetizuar shumė mite mbi yjet, por nuk i kanė zgjidhur tė gjitha misteret qė lidhen me natyrėn e tyre. Sot e dimė se yjet lindin nga retė e mėdha tė pluhurit dhe gazi, ku pėrqendrimi i lėndės tėrheq njė lėndė tjetėr derisa tė provokojė njė shembje gravitacionale drejt qendrės.

Kėtu, kushtet ekstreme tė presionit dhe temperaturės (dhjetėra miliona Gradė Celsius) shkaktojnė reaksione tė fuzionit bėrthamor: bėrthamat e hidrogjenit bashkohen pėr tė formuar bėrthama heliumi, duke lėshuar sasi tė mėdha energjie, prej tė cilave edhe ne pėrfitojmė tė mira, pėrmes dritės dhe nxehtėsisė. Me bashkimin bėrthamor formohen edhe elementėt mė tė rėndė tė heliumit. Pėrreth yllit, materialet e mbetura mund t‘u japin jetė objekteve qiellore, si planetėve ose yjeve tė tjerė.

Ja pse yjet janė burim jete: nė vitin ‘90 ėshtė zbuluar ekzistenca e planetėve tė tjerė (minimumi 300 tė tillė) pėrreth yjeve tė largėt, dhe ndoshta nesėr do tė zbulohet njė planet i ngjashėm me Tokėn, tek i cili mund tė ketė jetė.

Ky ėshtė njė skenar qė imagjinohet prej kohėsh: nė librin "De l‘infinito universo et mondi" (1584), Giordano Bruno shkroi se ekzistonin diej tė pafund, rreth tė cilėve rrotulloheshin njė numėr i madh planetėsh tokė, tė banuar nga forma tė ndryshme jete.

Nė vitin 1752, Voltaire, nė veprėn e tij "Micromega", rrėfeu historinė e njė banori tė yllit Sirio, pikėrisht tė Mikromeganit, qė duke udhėtuar takon njė filozof tė Saturnit dhe sė bashku udhėtojnė deri nė Tokė.

Por ky nuk ėshtė i vetmi rrėfim. Ka tė tjera tregime fanta-shkencore tė pėrshtatura tek yjet e tjerė: pėr Isaac Asimov, njerėzimi duhet tė ketė lindur nga 61 mjellma, ndėrsa nė sagėn e "Star Trek", Eridanė A ėshtė ylli (i vėrtetė) pėrreth tė cilit rrotullohet planeti (imagjinar) Vullkan.

Agoni spektakolare

Kur njė yll e mbaron "karburantin" e tij primar, hidrogjeni fillon njė agoni spektakolare, duke u rritur nė madhėsi. Dielli, qė si masė ėshtė njė yll mesatar-i vogėl, pas 5 miliardė vitesh do tė bėhet njė "gjigant i kuq" dhe do tė pėrfshijė Merkurin, Venusin e ndoshta edhe Tokėn. Yjet mė masivė mund tė arrijnė pėrmasa edhe mė tė mėdha: "VY Canis Majoris" (5000 vjet-dritė larg nesh), ylli mė i madh i njohur, ėshtė njė super gjigant me njė rreze rreth 2000 herė sa ajo e Diellit.

Pasi tė ketė hequr shtresat e jashtme (duke i dhėnė jetė njė "mjegullnaje planetare"), gjiganti i kuq do tė shndėrrohet nė njė yll tė vogėl, "xhuxhi i bardhė", derisa tė shuhet plotėsisht pas ndonjė miliard vjetėsh. Yjet mė tė mėdha "vdesin" me njė shpėrthim supernove: njė proces me energji jashtėzakonisht tė lartė, aq sa mund tė prodhojė dhe tė pėrhapė nė kozmos elementėt mė tė rėndė tė hekurit, siē ėshtė ari.

Nė bazė tė masės, ajo qė mbetet nga ylli mund tė shndėrrohet nė njė yll neutronesh, ose njė vrimė tė zezė. Tė parat, ndonjėherė mund tė shpėrndajnė valė radioje me ndėrprerje: nė kėtė rast quhen pulsarė. Ishte pikėrisht rregullsia e sinjalit qė vinte nga pulsari i parė i zbuluar nė vitin 1967, qė i detyrohej njė qytetėrimi jashtėtokėsor, i cili sugjeroi nofkėn "LMG-1: Little Green Man" (njeriu i vogėl jeshil).

Kur njė yll ka njė masė mė tė madhe se tri herė sa ajo e Diellit, tkurrja e lėndės arrin nė njė pikė ku as drita nuk mund t‘i shpėtojė gravitetit tė saj: kėshtu lind njė vrimė e zezė. Ėshtė njėsoj si "tė fusėsh" tė gjithė Diellin nė njė sferė me diametėr 3 kilometra. Njė objekt tėrheqės qė paraqet njė sfidė tė vėrtetė pėr astrofizikanėt.

Poli i lėvizshėm

"Pėrveē spekulimeve teorike, yjet kanė pasur njė rol tė rėndėsishėm praktik: qė nga periudha e parahistorisė, njerėzit ndiqnin ciklin e stinėve falė kalimit tė Diellit nė yjėsi tė ndryshme", thotė njė docent astronomie nė Universitetin e Firences. Fenomeni pėrsėritej nė njė periudhė tė herėpashershme dhe pėrbėnte vitin diellor: sot Dielli nė maj ėshtė te Dashi, dhe nė tetor te Virgjėresha.

Yjet shėrbenin edhe pėr t‘u ndriēuar rrugėn udhėtarėve tė natės. Ylli Polar, duke qenė nė njė linjė me aksin e rrotullimit tė Tokės, ishte referimi pėr Polin e Veriut. Por nuk ėshtė kaq i palėvizshėm siē besohet: duke qenė se aksi i rrotullimit tė Tokės pėrshkon njė trajektore rrethore mbi sferėn qiellore nė 26000 vjet, gjatė mijėvjeēarėve yje tė ndryshėm kanė treguar veriun. Sot, kjo detyrė i takon Alfas, Arusha e Vogėl Polare, ndėrsa pas 12 mijė vjetėsh do t‘i takojė Vegas, nė yjėsinė e Lirės.

Nga Bizanti tek Apokalipsi

Me njė begati tė tillė ishte e pashmangshme qė yjet tė mos shkėlqenin edhe aspekte tė tjera tė kulturės njerėzore. Pėr poetėt mesjetarė tė "Dolce stil novo", ylli pėrfaqėsonte shkėlqimin e syve, ose bukurinė vezulluese tė njė gruaje.

Kėshtu, poezia zhvilloi domethėnien moderne tė "star" (yllit), njeri qė "shkėlqen" nė botėn e spektaklit, ose nė atė tė sportit, dhe shumė jetėshkurtėr, "yje qė bien".

"Ylli ėshtė njė simbol i fortė pushteti, dinjiteti, i paarritshmėrisė, idealeve tė larta dhe dėlirėsisė", thotė njė docent nė Universitetin e Palermos. Ja pse yjet janė tė pranishėm nėpėr flamuj. Njė prej shteteve tė para qė e pėrdori ishte Turqia, nė vitin 1844.

Edhe pse ylli (sė bashku me gjysmėhėnėn) ėshtė bėrė emblemė e shumė shteteve islamike, origjina e tij ėshtė bizantine: pėrfaqėsonte Shėn Mėrinė, yllin qė lindte nė mėngjes.

Prejardhje tė tillė ka edhe flamuri i Bashkimit Europian, krijuar nė vitin 1955: 12 yjet e verdhė mbi sfondin blu. Ideatori, francezi Arsene Heitz, u frymėzua nga Apokalipsi, qė e pėrshkruan Shėn Mėrinė si "njė grua tė veshur me diell, me hėnėn poshtė kėmbėve tė saj dhe nė kokė njė kurorė me 12 yje".

Fundi i "Komedisė"

Tė tjerė yje janė bėrė shenjė persekutimi, i tillė ėshtė ylli me 6 cepa (Maghen David, "mburoja e Davidit"), simboli i qytetėrimit hebraik.

Pėr disa, forma e tij tregon gatishmėrinė e fiseve hebraike rreth Tabernakolit (shenjtore qė transportohet) gjatė eksodit tė ēifutėve nė Egjipt, por pėr disa tė tjerė pėrfaqėsonte gjithėpushtetin e Zotit. Gjatė nazizmit, gjermanėt i detyruan hebrenjtė tė mbanin njė yll tė verdhė, pėr t‘i diskriminuar.

Herė tė tjera ylli pėrfaqėson arritjen e lirisė, nėn drejtimin e njė lėvizjeje politike. Kjo vlen pėr flamurėt afrikanė, siē ėshtė ai i Libisė, ku ylli ėshtė liria e skllevėrve; ose pėr yjet e vendeve komuniste, ku pėrfaqėsojnė dritėn e revolucionit (ja pėrse u zgjodh edhe nga Brigada e Kuqe).

Gjithsesi, nė ēdo epokė yjet simbolizojnė dėshirėn e njeriut pėr tė lartėsuar shpirtin. Ja pse Dante Alighieri i lartėsoi qiejt mė shumė se Parajsėn, duke u dhėnė fund tri kėngėve tė "Komedisė Hyjnore", kėshtu siē po e mbyllim kėtė artikull, me fjalėn "star" (yll).

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1425


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

-------

Mesazh  gjoniradovani prej 01.11.09 19:27

Duke lexuar kuranin te cilit i besoj pashe kete thenie tek ajeti 3 dhe 4 te sures mearixh qe quhet ndryshe kaptina e lartesive - AI DENIM VJEN NGA ALLAHU PRONARI I SHKALLEVE TE LARTA - ATJE NGJITEN ENGJEJT DHE SHPIRTI NE NJE DITE QE ZGJATE 50000 VJET: Duke analizuar kete thenie arrij ne kete perfundim se -1 dite shumezuar me 365 qe ka viti shumezuar me 50000 vjetet del se ndoshta ne kete largesi drite duhet te kerkohet e verteta.

gjoniradovani

17


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi