Toke e panjohur

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Toke e panjohur

Mesazh  Jon prej 29.10.09 11:43

Tokė e panjohur



Nga erdhėn gjithė kėto tė mira?


Hidhini njė sy sistemit tonė diellor, dhe keni tė drejtė nėse mendoni qė tetė planetet e tij lėvizin nga pjesė krejtėsisht tė ndryshme tė kozmosit. Megjithatė, ata janė formuar tė gjithė nga e njėjta re gazi dhe pluhuri qė rrethonte diellin mė shumė se 4.5 miliard vjet mė parė.

Teksa graviteti bashkoi kėtė re me diellin nė qendėr, grimcat e pluhurit u pėrplasėn dhe ngjitėn me njėra-tjetrėn, duke u rritur nė madhėsi dhe duke gjeneruar fusha graviteti edhe mė tė mėdha. Kėta grumbuj u pėrplasėn dhe bashkuan sėrish, duke ndėrtuar planetet qė ne njohim sot.

Kjo ėshtė panorama e pėrgjithshme, por detajet e asaj qė ndodhi nė fazat e hershme tė jetės sė Tokės mbeten njė mister.

Zgjidhja e tij ėshtė thelbėsore pėr tė kuptuar pėrse toka ėshtė kaq e pėrshtatshme pėr format e jetės.

Ne dimė qė distanca e saj nga Dielli ofron sasinė e duhur tė nxehtėsisė dhe dritės pėr ta bėrė planetin tė banueshėm, por vetėm kaq nuk mjafton. Pa pėrzierjen e duhur tė karbonit, hidrogjenit, azotit, oksigjenit, fosforit dhe squfurit qė pėrbėjnė qeniet e gjalla, dhe pa ujin nė sipėrfaqen e planetit, jeta ashtu si e njohim nuk do tė ishte zhvilluar. Nga pikėpamja kimike, Toka ėshtė thjeshtė mė e mirėpajisur pėr jetėn se sa fqinjėt. Atėherė, si i kemi gjithė kėto tė mira?

Ajo qė ne dimė ėshtė se, elementė tė ndryshėm mund tė jenė kondensuar nga retė nė temperatura tė ndryshme, qė do tė vareshin nga distanca e tyre prej diellit. Por ne nuk mund tė dimė saktėsisht se ēfarė ndodhi mė pas, pėr arsye se shkėmbinjtė e tokės janė ngjeshur, shkrirė dhe copėtuar disa herė dhe nuk mund tė merren tė dhėna pėr atė si janė formuar.

Dhe, pėrderisa shumica e planeteve nė sistemin diellor nuk mund tė arrihen, meteorėt janė shpresa jonė mė e mirė. Ata janė formuar nė tė njėjtėn kohė si planetėt, dhe qė atėherė kanė mbetur kryesisht tė patrazuar. Por pėr t'i studiuar, do tė na duhet tė presim qė ndonjėri tė bjerė nga hapėsira.

Njė klasė meteorėsh tė quajtur kondritė pėrshtaten me shumė aspekte tė pėrbėrjes sė Tokės, gjė qė lė tė kuptohet se mund tė jenė formuar nga e njėjta lėndė e parė. Megjithatė, ka disa ndryshime delikate qė ėshtė e vėshtirė tė shpjegohen. Pėr shembull, pėrzierja e izotopeve tė oksigjenit nė meteorėt kondritikė nuk ėshtė si ajo e Tokės. Deri tani askush nuk e di pėrsenė, por pėrderisa oksigjeni ėshtė elementi mė i bollshėm nė koren e Tokės, duke zėnė pothuajse gjysmėn e masės sė saj, ky ėshtė njė mister qė nuk mund tė injorohet.

Njė tjetėr e panjohur e madhe ėshtė se si e ka siguruar Toka furnizimin me ujė aq jetėdhėnės. Duke qenė kaq pranė diellit, ka qenė me siguri shumė nxehtė qė uji thjeshtė tė kondensohej nga retė e gazit teksa formohej planeti, dhe nė qoftė se do tė ish formuar me siguri do tė kish avulluar shpejt gjatė pėrplasjes titanike qė formoi Hėnėn.

Shpjegimi mė popullor ėshtė se uji erdhi mė vonė, nė formėn e kometave tė akullta nga jashtė sistemit diellor qė mbėrritėn nė periudhėn e njohur si "Bombardimi i Vonė". Megjithatė, deri tani nuk ka prova tė forta qė ky ka qenė burimi i ujit tė Tokės.

Sigurisht, ne kemi nevojė pėr depėrtime tė reja pėr mėnyrėn se si formohen planetėt. Teleskopi hapėsinor Herschel i agjencisė Hapėsinore Europiane mund tė sjellė disa pėrgjigje. Ai do tė jetė nė gjendje tė depėrtojė thellė nė hapėsirė dhe tė pėrdorė detektorėt me rreze infra tė kuqe, pėr tė na dhėnė njė pamje tė paprecedentė tė reve tė pluhurit ku po formohen yje dhe planete tė rinj, dhe ku plane tė rinj mund tė kenė po atė fat si Toka nė fillimet e saj.

Ēfarė ndodhi gjatė epokės sė errėt tė Tokės?


4.53 miliard vjet mė parė, teksa Toka e sapokrijuar po vendosej nė orbitėn e saj pėrreth diellit, goditi fatkeqėsia. Planeti ynė mori njė goditje tė fortė nga njė objekt me madhėsi sa planeti Mars. Copėra pas pėrplasjes u derdhėn nė orbitėn e Tokės pėr tė formuar hėnėn, dhe energjia e pėrplasjes ofroi nxehtėsi tė mjaftueshme pėr tė shkrirė shtresat e sipėrme tė tokės, duke fshirė kėshtu tė dhėnat e mėhershme gjeologjike tė planetit tonė.

Kjo ka lėnė njė humnerė tė thellė nė dijen tonė pėr 500 milion vitet e parė tė planetit, njė periudhė qė ėshtė bėrė e njohur si epoka Hadiane, apo epoka mė e errėt e Tokės. Ne nuk dimė pothuajse asgjė pėr tė. "Koha zero" pėr sistemin diellor pranohet pėrgjithėsisht tė jetė 4.567 miliard vjet mė parė, dhe 4.55 miliard vjet mė parė pjesa mė e madhe e Tokės ishte krijuar. Mė pas, afro 20 milion vjet mė vonė, goditi objekti i madh, duke dėrguar silikon tė vaporizuar nė atmosferė.

Ky u kondensua dhe mė pas nisi tė bjerė si shi llave, duke depozituar njė det me shkėmbinj tė shkrirė nė njė ritėm prej njė metri nė ditė. Toka u shkri deri nė bėrthamė, dhe procesi i krijimit tė njė sipėrfaqe tė ngurtė nisi sėrish nga fillimi. Korja e Tokės sot ėshtė e pėrbėrė pothuajse ekskluzivisht nga shkėmbinj jo mė tė vjetėr se 3.6 miliard vite, kėshtu qė gjurmėt e mjedisit prej ferri tė epokės sė errėt janė tė pėrhapur nė terren. Nga shkėmbinjtė e lashtė qė mbetėn, shumica janė modifikuar nga nxehtėsia apo trysnia. Por falė kristalėve tė vegjėl elastikė, tė quajtur zirkonė, ka disa tė dhėna.

Zirkonėt, tė gjetur nė Kodrat Jack tė Australisė Perėndimorė, janė mineralet mė tė vjetėr tė Tokės. Ata janė tė pėrbėrė nga silikati i fortė i zirkoniumit dhe kanė njė pėrqendrim tė lartė uraniumi, gjė qė lejon qė mosha e tyre tė pėrcaktohet nga sasia e radioaktivitetit qė mbetet.

Dhe ndonėse ata gjenden edhe tek shkėmbinjtė shumė mė tė rinj, shumė zirkonė datojnė 4 miliard vite mė parė. Ata nuk na e thonė dot saktėsisht se ēfarė ndodhi teksa Toka e shkrirė nisi tė ftohet, por pėrbėrja e oksigjenit tek ta tregon se janė formuar nė ujė, gjė qė lė tė kuptohet se oqeanet e tokės kanė qenė po aty edhe 4 miliard vite mė parė.

Kjo ngre pyetje tė reja: oqeanėt kanė nevojė tė jenė mbi njė sipėrfaqe tė ngurtė, atėherė si ishte kjo kore? Deri tani nuk ka pėrgjigje tė qarta. Ndoshta vėzhgimi mė i dukshėm pėr koren Hadiane ėshtė se ajo nuk ekziston mė. Ndėrkohė qė tė irriton, ajo ėshtė nė vetvete njė e dhėnė: ndoshta veprimi i pllakave tektonike ka qenė shumė mė i fuqishėm atėherė.

Ka dy mėnyra tė tjera si ne mund tė mėsojmė mė shumė pėr atė epokė. Nė tokė, kėrkimet e bashkėrenduar pėr mė shumė shkėmbinj apo minerale tė lashtė, tė kombinuar me metodat e pėrmirėsuara tė mikroanalizės, duhet tė japin mė shumė tė dhėna se si ka qenė Toka teksa formohej pėr herė tė dytė.

Sė dyti, zbulimi i mineraleve nė hėnė dhe Mars mund tė zbulojė se si ka qenė Toka pėrpara impaktit katastrofik - pasi copėrat e shkaktuara nga ipakti krijuan Hėnėn. Ndryshe nga Toka, asnjė prej kėtyre botėve nuk ėshtė rishkrirė, kėshtu qė ka shumė mė tepėr shanse pėr tė gjetur shkėmbinj vėrtetė tė lashtė nė sipėrfaqen e tyre. Ne mundemi madje tė arrijmė njė supersukses gjeologjik dhe tė gjejmė njė copė tė Tokės Hadiane, qė u shkėput drejt hapėsirės dhe qė mė vonė mund tė ketė zbritur nė Hėnė apo nė Mars.

Nga erdhi jeta?

Duke lėnė mėnjanė mundėsinė qė jeta tė ketė ardhur nė Tokė mbi njė meteor nga diku tjetėr, ne duhet tė supozojmė se ajo u shfaq nga ēfarėdolloj kushtesh fizike apo kimike qė kanė ekzistuar nė fillimet e planetit. Eshtė problematike tė gjesh, se cilėt kanė qenė kėta kushte, kryesisht pėr arsye se Toka ku jetojmė sot nuk ka pothuajse fare gjurmė nga ajo kohė. Sot, provat mė tė hershme tė jetės vijnė nga shkėmbinj sedimentarė qė janė 3.8 miliard vjeēarė. Tė zbuluar nė vitet nėntėdhjetė nė Groenlandėn perėndimore, kėta shkėmbinj kanė njė pėrpjestim pazakonshmėrisht tė ulėt tė izotopeve tė rėndė tė karbonit.

Kjo mendohet tė jetė shenjė e mikroorganizmave nė veprim, pėr arsye se izotopi mė i lehtė kalon mė me lehtėsi pėrmes mureve tė qelizave dhe kėshtu akumulon kudo ku ka patur mikrobe.

Kėta shkėmbinj ishin krijuar nė njė kohė kur planeti po merrte veten nga impakti qė krijoi Hėnėn. Po krijoheshin oqeanet dhe kontinentet, por procesi ndėrpritej herė as here nga ndonjė asteroid i madh qė godiste planetin dhe nxehte oqeanet. Darvini pėrfytyronte jetėn qė shfaqej nė njė "pellg tė vogėl tė ngrohtė"; nė fakt pothuajse me siguri ka qenė njė det i madh.

Ky ėshtė njė mjedis shumė i ndryshėm nga ai ku jetojmė ne, por ndoshta kjo ėshtė e pritshme. Nuk ka momente tė rregjistruara tė njė ngjarjeje tė "origjinės sė jetės" nė Tokėn moderne, kėshtu qė ndoshta kushtet e duhura nuk ekzistojnė mė. Ose ndoshta po ndodh nė shkallė kaq tė vogla saqė ne nuk e vėmė dot re.

Kushte analoge me Tokėn e hershme ekzistojnė ende. Ata mund tė gjenden tek rrethojnė gypat hidrotermalė nė shtratin e deteve, aty ku aktiviteti gjeotermik hedh ujė tė ngrohtė nė oqean. Kėto zona mbajnė koleksione tė mėdhenj mikroorganizmash, shumė prej tė cilėve me metabolizėm primitiv mbresėlėnės dhe ku asnjėri prej tyre nuk varet nga drita e diellit pėr tė marrė energji. Gjithsesi, nuk dihet nėse kėto gypa hidroterikė janė origjinė e jetės.

Njė tjetėr vėshtirėsi ėshtė tė gjesh me saktėsi se ēfarė ndodhi qė bashkoi kimikatet e pajetė pėr tė krijuar organizma tė gjallė. Kėtu jemi pėrballė njė situate si veza-me-pulėn: qė ADN tė veprojė ka nevojė pėr proteina, e megjithatė projektimin pėr kėto proteina e bėn vetė ADN. Atėherė kush ka qenė e para? Pėrgjigja me mė shumė gjasa ėshtė qė ato mendohet tė jenė zhvilluar nė tė njėjtėn kohė pėrmes njė rrjeti reaksionesh mes kimikateve mė tė thjeshtė. Kjo e bėn dyfish tė vėshtirė tė kuptosh se kur ndodhi qė organizmat e hershėm kaluan nga kimikate nė njė formė jete.

Gjeologėt po shikojnė nė Mars pėr pėrgjigje. Atje nuk ka pllaka tektonike pėr tė shkatėrruar provat, dhe mund tė gjenden shkėmbinj sedimentarė me origjinė qė nga koha e origjinės sė jetės mbi Tokė. Shpresohet qė ndryshe nga ata nė Tokė, kėta shkėmbinj ruajnė tė njėjtat tė dhėna tė kimisė qė kanė ekzistuar para se tė shfaqej jeta. Eshtė e vėshtirė, por ata mund tė rregjistrojnė edhe ndonjė ngjarje tė origjinės sė jetės qė krijoi format e jetės, tė cilat mund tė jenė ndoshta tė fshehura diku nė Planetin e Kuq.

Pėrse Toka ka pllaka tektonike?

Pa pllaka tektonike, planeti ynė do tė ishte njė vend shumė i ndryshėm. Riciklimi konstant i kores sė Tokės na ofron njė klimė tė qėndrueshme, depozita mineralesh dhe nafte si dhe oqeane me njė ekuilibėr kimikatesh qė mbajnė nė kėmbė format e jetės. Madje, i jep njė shtysė edvolucionit njė herė nė disa qindra milion vjet. Toka ėshtė i vetmi planet qė ne njohim qė ka pllaka tektonike. Atėherė, ēfarė shkoi mirė?

Modelet kanė treguar se, qė pllakat tektonike tė vihen nė lėvizje, njė planet duhet tė ketė madhėsinė e duhur: shumė i vogėl dhe litosfera e tij duhet tė jetė shumė e trashė. Nėse ėshtė shumė i madh fusha e fuqishme gravitacionale i mban ngjeshur pllakat me njėra-tjetrėn. Edhe kushtet duhet tė jenė ata tė duhurit: shkėmbinjtė qė pėrbėjnė planetin nuk duhet tė jenė shumė tė nxehtė, as shumė tė ftohtė, as shumė tė lagėsht e as shumė tė thatė.

Megjithatė, edhe nėse plotėsohen kėta kushte, ka njė tjetėr faktor qė duhet tė pėrmendet. Litosfera duhet qė tė ēahet nė njė mėnyrė tė tillė qė njėra copė tė zhytet nėn tjetrėn. Sot kėtė proces e shohim nė skajet e shumė baseneve tė oqeaneve, teksa shtrati i ftohtė i oqeanit rrėshket nėn koren kontinentale. Megjithatė, Toka e hershme ka qenė shumė mė e ngrohtė nga sa ėshtė sot dhe nė vend tė njė koreje tė brishtė ajo ka patur diēka mė tė fortė dhe ku tė ēarat e para mund tė jenė shfaqur. Modele tė shumtė kompjuterikė janė pėrpjekur tė simulojnė kushtet nė tė cilat njė e ēarė nė kore do tė ndodhte nė mėnyrė spontane, por deri tani kanė dėshtuar.

Ndoshta shkaktari ka qenė njė asteorid apo njė kometė. Njė tjetėr e panjohur e madhe ėshtė se kur mund tė ketė ndodhur kjo gjė. Ka shumė pak tė dhėna nė koren oqeanike, pasi pjesa mė e madhe nuk ėshtė e vjetėr sa duhet - zakonisht korja oqeanike shkatėrrohet nė zonat ku ndodhin rrėshkitjet. Megjithatė tė dhėnat nga korja oqeanike qė ka shmangur rrėshkitjet ofrojnė disa ide.

"Ofiolitet" janė copa koreje tė lashta oqeanike, qė u vendosėn mbi koren kontinentale nė vend qė tė rrėshkisnin poshtė saj. Njė studim i kohėve tė fundit nxorri qė njė mostėr e tillė e gjetur nė Groenlandė ishte 3.8 miliard vjeēare. Cilado qoftė data e saktė e pllakave tektonike, lėvizja e tyre ka formėsuar e riformėsuar planetin tonė qė nga ajo kohė.

Procesi riciklon ujė, karbon dhe azot, duke krijuar njė mjedis qė ėshtė i pėrsosur pėr jetėn. Ai krijoi gjithashtu shumė prej depozitave tė naftės, gazit dhe mineraleve qė ne gjejmė mbi Tokė. Vullkanėt qė hedhin dioksid karboni nė atmosferė dhe pėrplasja e pllakave tektonike punojnė bashkė pėr ta bėrė klimėn tė jetueshme.

Lėvizja e pllakave bėn gjithashtu oqeanet tė hapen e tė mbyllen, malet tė ngjiten e tė bien dhe kontinentet tė bashkohen e tė ndahen. Ēdo 500 deri 700 milion vite, pllakat bashkojnė kontinentet pėr tė formuar njė superkontinent. I fundit, Panganea, ka ekzistuar 250 milion vjet mė parė, dhe pas afro 250 milion vitesh kontinentet do tė pėrplasen sėrish. Kur kėta superkontinente ndahen ngadalė, duke ndarė tokat dhe krijuar dete tė thellė, evolucioni merr superxhiro, duke krijuar njė mori speciesh tė reja qė kolonizojnė habitatet e rinj.

Askush nuk ėshtė i sigurtė se sa kohė do tė vazhdojnė pllakat tektonike, apo nėse aktiviteti do tė ndalet para se planeti ynė tė konsumohet prej Diellit. Por tė mos shqetėsohesmi shumė pėr kėtė: kur kjo tė ndodhė, me siguri qeniet njerėzore do tė jenė njė kujtim i largėt nė jetėn e planetit.

Ēfarė ka nė qendėr tė Tokės?

Thėnė me njė fjalė: Hekur. Por nuk mjafton me kaq. Ka ende shumė pėr tė mėsuar mbi bėrthamėn e Tokės, si ėshtė ndėrtuar dhe si u krijua. Ajo qė dimė ėshtė se bėrthama nis 2890 kilometra nė thellėsi dhe se ka njė diametėr prej 6800 kilometra. Pėrbėhet nga dy shtresa, bėrthama e jashtme prej hekuri tė shkrirė dhe bėrthama e brendshme e ngurtė, e pėrbėrė nga nikel dhe hekur dhe afėrsisht sa madhėsia e Hėnės.

Nuk ka qenė gjithmonė kėshtu. Fillimisht planeti ka qenė thjeshtė njė lėmsh gjigand pa njė strukturė. Mė pas, elementėt mė tė rėndė, kryesisht hekuri dhe pak nikel, u zhvendosėn drejt qendrės dhe krijuan bėrthamėn. Eshtė ende e debatueshme se kur ka ndodhur kjo me saktėsi. Njė ide ėshtė se bėrthama u krijua krejt papritur, nė njė lloj orteku drejt qendrės.

Tė tjerė besojnė se, hekuri u zhvendos me ngadalėsi. Izotopėt radioaktivė tė matur nė shkėmbinjtė vullkanikė, qė e kanė patur origjinėn thellė nėn tokė tregojnė se, bėrthama u krijua atėherė kur planeti ka qenė diku mes 30 dhe 100 milion vjeēar. 3.5 miliard vjet mė parė, lėvizjet nė hekurin e lėngėt kishin krijuar njė fushė magnetike. Mė pas, afro 1.5 miliard vjet mė parė, qendra e bėrthamės u ftoh aq sa pėr t'u kristalizuar, duke krijuar njė bėrthamė tė brendshme tė ngurtė.

Njė mister qė ka tė bėjė me bėrthamėn ėshtė zgjidhur kohėt e fundit. Eshtė ditur prej pak kohėsh se, valėt sizmike udhėtojnė mė shpejt nė anėn lindore tė bėrthamės se sa atė perėndimore, por askush nuk e gjen dot pėrse.

Tani simulimet kanė treguar se kjo me siguri ndodh pėr shkak tė vorbullave tė lėvizshme tė hekurit tė lėngėt nė bėrthamėn e jashtme qė ulin poshtė materialin e ftohtė. Pėr 300 milion vitet e fundit, shumica e vorbullave tė hekurit kanė qenė nėn Azi, duke bėrė qė bėrthama e brendshme tė rritet me afro 100 kilometra nė pjesėn lindore mė shumė se nė atė perėndimore.

Kjo mund tė ketė pasoja pėr fushėn magnetike tė Tokės qė shkaktohet nga bėrthama e jashtme. Disa studiues mendojnė se, trazirat e shkaktuara nga rritja e bėrthamės sė brendshme, mund ta bėjnė fushėn magnetike mė pak tė qėndrueshme me kalimin e kohės, duke bėrė qė ndoshta polet magnetikė tė Tokės tė ndėrrojnė vend.

Kur kjo ndodh, planeti mbetet pėrkohėsisht i pambrojtur nga thėrrmijat energjetike qė dalin nga Dielli, e qė njihen si era solare. Kjo do tė na linte ne pa mburojė ndaj thėrrmijave magnetike tė erės solare. Njė gjė e tillė me siguri do tė na shkatėrronte sistemet kompjuterikė dhe mund tė rezultojė e dėmshme edhe pėr jetėn. Sidoqoftė, askush nuk e di se kur mund tė ndodhė.

Pėrse ėshtė kaq e qėndrueshme klima

Toka s'ka qenė gjithmonė e vetmja botė ujore nė sistemin diellor. Edhe Marsi e Venusi mendohet tė kenė qenė fillimisht tė lagėsht, por me ndryshimin e kushteve ata humbėn oqeanet. Atėherė, si mundi Toka tė shmangė njė fat tė ngjashėm? Klima e planetit tonė ėshtė e qėndrueshme prej 4 miliard vitesh. Ēelėsi duket se ėshtė ndėrveprimi mes pllakave tektonike, dioksidit tė karbonit dhe oqeaneve.

Cikli nis me vullkanėt qė lėshojnė CO2 nė atmosferė, gjė qė ndihmon pėr tė mbajtur tė ngrohtė planetin, falė efektit serė. Kjo ngrohtėsi lejon ujin e detit tė avullojė, duke krijuar retė dhe shiun. Duke qenė se shiu pėrmban CO2 tė shpėrbėrė, ai ėshtė disi acidik dhe kėshtu krijon reaksion me shkėmbinjtė nė sipėrfaqe pėr tė shpėrbėrė mineralet qė pėrmbajnė karbon nė ujė.

Kjo pėrzierje mė pas shkon nė det, ku mineralet riformohen dhe mė pas precipitojnė pėr tė formuar shkėmbinj tė rinj me pėrmbajtje karboni nė shtratin e detit. Herėt a vonė, pllakat tektonike marrin kėta shkėmbinj nė njė zonė mbivendosjeje, ku CO2 shkėputet prej tyre pėr shkak tė nxehtėsisė qė vjen nga brendėsia e Tokės dhe mė vonė rikthehet nė atmosferė pėrmes vullkanėve.

Ky cikėl rezulton tė jetė njė termostat shumė efikas. Kur planeti ėshtė i ngrohtė, reshjet rriten, duke pėrshpejtuar ritmin e shkėputjes sė CO2 atmosferik dhe ftohur planetin. Kur ėshtė i ftohtė, shirat bien, duke lejuar gazrat vullkanikė tė grumbullohen nė atmosferė e duke ngrohur planetin. Venusi dhe Marsi me siguri kanė patur termostatė tė ngjashėm nė fillimet e tyre. Por, Venusi ishte shumė pranė Diellit dhe nxehtėsia e madhe e mbingarkoi termostatin.

Njė atmosferė mė e ngrohtė mund tė mbajė mė shumė ujė se sa njė e ftohtė pėrpara se tė duhet tė bjerė shi, dhe pėrderisa uji i avulluar vepron si gaz serė, ai kontribuon pėr ngrohjen e mėtejshme. Kėta faktorė me siguri qė kanė ēuar nė mbinxehje dhe avullim total tė oqeaneve. Nė tė njėjtėn kohė, rrezatimi i lartė diellor nė atmosferėn e Venusit e ka ndarė ujin nė hidrogjen dhe oksigjen, duke bėrė qė atomet e lehtė tė hidrogjenit tė largohen drejt hapėsirės. Kėshtu, Venusi e humbi njė herė e mirė ujin, dhe bashkė me tė edhe kontrollin mbi termostatin e tij.

Marsi, nga ana tjetėr, qe shumė i vogėl pėr tė ruajtur termostatin. Graviteti relativisht i ulėt bėnte tė vėshtirė mbajtjen e gazrave qė ruanin nxehtėsinė nė atmosferė. Ndėrkohė qė, me njė raport mė tė lartė sipėrfaqe-vėllim se sa Toka, bėrthama ftohej shpejt, duke mbyllur kėshtu pllakat tektonike dhe eliminuar burimin e CO2 qė ngrohte planetin.

Ftohja e bėrthamės "fikte" dhe fushėn magnetike tė planetit - njė nėnprodukt kjo e njė bėrthame aktive. Pa njė fushė magnetike, Marsi ėshtė i ekspozuar ndaj forcės sė plotė tė rrezatimit diellor. Ky shpėrbėn molekulat e ujit nė hidrogjen dhe oksigjen, qė sjell njė proces tė ngjashėm si ai i Venusit. Nė Tokė, Hėna ka luajtur njė rol shtesė nė ruajtjen e klimės.

Ajo pengon lėkundjet qė do tė shkaktonin njė anim tė madh tė boshtit tė Tokės. Edhe lėkundje tė vogla mjaftojnė pėr tė shkaktuar epoka akullnaje, por ato qė ne kemi pėrjetuar nuk janė asgjė krahasuar me atė qė ka ndodhur nė Mars, i cili anohet shpesh nėn tėrheqjen gravitacionale tė Jupiterit.

Edhe jeta nė Tokė luan rol. Shumė organizma detarė pėrdorin CO2 tė shpėrbėrė nė oqean pėr tė ndėrtuar skelete tė jashtėm dhe guaska karbonati kalciumi. Pas vdekjes, kėto fundosen nė fundin e detit dhe me kalimin e kohės formojnė shkėmbinj tė rinj tė pasur me karbon. Ritmi i kėtij procesi rritet nėse rritet CO2 atmosferik, duke shkaktuar njė thithje tė CO2 atmosferike nė oqean.

Edhe qeniet njerėzore luajnė rolin e tyre. Ndryshimet qė ne i bėjmė klimės duke djegur lėndė djegėse mund tė zgjasin me miliona vite, por, pasi ne tė kemi ikur, termostati i Tokės duhet tė jetė nė gjendje tė rifitojė kontrollin. Gjithsesi, pėr kėtė nuk ka garanci. Si Venusi, edhe Marsi kanė qenė tė banueshėm dikur. Ndoshta duhet tė marrim parasysh paralajmėrimin e tyre dhe tė kujdesemi mė mirė pėr termostatin qė planeti na ka dhuruar me aq bujari.

A mund tė parashikojmė tėrmete dhe vullkane?

Shpėrthimet vullkanike dhe tėrmetet janė provė qė jetojmė nė njė planet tė formuar nga pllaka tektonike. Pėrderisa shumica e lėkundjeve dhe vullkanėve ndodhin nė skajet e pllakave, ėshtė e lehtė tė parashikosh se ku do tė ndodhin. Fatkeqėsisht pėr njerėzit qė jetojnė pranė tyre, tė gjesh se kur ėshtė mė e ndėrlikuar.

Parashikimet afatgjatė tė tėrmeteve tė bazuar nė atė qė ka ndodhur nė tė kaluarėn e afėrt nuk janė problem i madh. Njerėz qė jetojnė nė Gjirin e San Franciscos e dinė se ka 62% mundėsi pėr njė tėrmet tė madh atje nė 30 vitet e ardhshėm. Paralajmėrimet afatshkurtėr - me sekonda - tani po bėhen gjithashtu tė mundur.

Japonia lanēoi kohėt e fundit pikėrisht njė sistem tė tillė qė synon t'u japė njerėzve kohė tė mjaftueshme pėr tė gjetur strehė apo tė futen poshtė njė tavoline. Ndėrkohė qė kėto lloj masash mund tė shpėtojnė jetė, do tė ishte mė e dobishme tė kishim paralajmėrime para disa ditėve apo javėve, pėr tė evakuuar zonat nė rrezik. Nėse Toka jep paralajmėrime tė tilla, askush nuk ka ditur t'i lexojė deri sot.

Pėrpjekjet pėr tė parashikuar tėrmetet zakonisht pėrfshijnė modele tė tensioneve dhe shtytjeve nė njė shkarje tė caktuar, vlerėsime se kur ka lėvizur pėr herė tė fundit si dhe matje satelitore tė lėvizjeve tė terrenit.

Disa studiues besojnė se, turbullirat elektrike nė skajin e atmosferės sė Tokės mund tė pėrdoret gjithashtu si parashikues. Ideja ėshtė qė ndryshimet e tensioneve para njė tėrmeti mund tė rrisin trysninė mbi shkėmbinjtė nė mėnyrė tė tillė qė tė shkaktojnė rryma elektrike.

Kjo do tė shkaktonte njė lėshim gazi radon apo tė ndryshonte temperaturat e sipėrfaqes dhe mė nė fund do tė kishte ndikim mbi fushėn elektromagnetike tė tokės nė mėnyrė tė tillė, qė tė jetė e dallueshme prej satelitėve. Formimet e ēuditshme tė reve mbi shkarjet menjėherė para tėrmeteve janė propozuar gjithashtu si shenjė e mundshme.

Ndėrkohė qė jemi ende shumė larg parashikimeve tė saktė tė tėrmeteve, po bėhet gjithnjė e mė e mundur tė parashikohet se kur do tė shpėrthejnė vullkanet. Pėrparimet e kohėve tė fundit nė aftėsinė tonė pėr tė deshifruar shenjat paralajmėruese kanė ēuar nė njė sėrė evakuimesh tė hershėm. Tre muaj pėrpara shpėrthimit dramatik tė Malit Pinatubo nė Filipine nė qershor 1991, pėr shembull, shkencėtarėt dalluan dridhje nė anėt e tij. Menjėherė pas kėsaj, vullkani nisi tė ziejė dhe tė nxjerrė re hiri. Teksa veprimtaria u rrit qeveria urdhėroi evakuimin e 60 mijė vetėve, duke shpėtuar mijėra jetė.

Ndėrkohė qė, jo tė gjithė vullkanėt japin sinjale kaq tė qartė, edhe shenjat mė tė vogla mund tė pėrdoren sot pėr tė parashikuar shpėrthimet. Ndryshimet lehtė nė tingullin e oqeanėve u pėrdorėn me sukses pėr tė parashikuar shpėrthimin e Piton de la Fournaise, nė ishullin e Ribashkimit nė Oqeanin Indian nė Korrik 2006 dhe prill 2007.

Shkencėtarėt, qė monitoronin valėt sizmike me frekuencė tė ulėt qė prodhonte oqeani, duke goditur shtratin e detit kishin vėrejtur se kur afrohej shpėrthimi, valėt e tingujve qė kalonin nėpėr dhomėzat e magmės ngadalėsoheshin. Bazuar nė kėtė vėzhgim, vendasit u evakuuan disa ditė mė herėt.

Edhe tė mbash njė sy nga moti mund tė ndihmojė parashikimet. Pavlof, njė vullkan aktiv nė Gadishullin Alaskian ėshtė mė aktiv gjatė vjeshtės dhe dimrit. Njė shpjegim ėshtė se stuhitė nė kėto kohė bėjnė rritjen e nivelit tė ujėrave pėrreth vullkanit, duke shtyrė lart magmėn si pastė dhėmbėsh. Eshtė e mundur qė ndryshimi i klimės mund tė ketė njė efekt tė ngjashėm. Shkrirja e shtresave tė akullit dhe rritja e nivelit tė deteve do tė ndryshojė shkarjet gjeologjike dhe anėt e vullkanėve bregdetarė, dhe mund tė rrisė numrin e tėrmeteve dhe shpėrthimeve.

Edhe mė keq ėshtė mundėsia e shpėrthimit tė njė supervullkani. I fundit, 75 mijė vjet mė parė, e zhyti Tokėn nė njė dimėr vullkanik pėr qindra vite - dhe fshiu 60 pėrqind tė popullsisė globale. Shpėrthimet ndodhin njė herė nė disa qindra mijėra vite kėshtu qė ne e dimė qė njė tjetėr ėshtė duke ardhur. Dy kandidatėt kryesorė po monitorohen - Yelowstone nė Wyoming dhe Campi flegresi nė Italinė jugore - por askush nuk e di se kur do tė shpėrthejnė. Ndoshta ėshtė gjė e mirė, pasi nuk ka asgjė qė mund tė bėjmė pėr t'i ndalur.
avatar
Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Toke e panjohur

Mesazh  Estilen prej 30.10.09 14:59

Nje teme shume interesante.....
..ende jemi shume larg asaj te vertete per te ditur perfundimisht se nga kemi ardhur, kush eshte misioni jone e ku do shkojme..,.
Me fuqizimin e teknologjise, njeru mund ti peraferohet te vertetes se fshehur ne lashtesi.
Per shume njerez pergjigja eshte e gatshme.....Zoti.
Atehere pse Zoti e krijoi kete mrekulli vetem ne toke dhe jo ne planete te tjere...?
Pse_te asnjehere nuk perfundojne, mbasi truri njerezor kaq eshte i afte sot per sot te perceptoi dhe zbuloi te fshehtat e lashtesise se Tokes sone e te kozmosit.

Estilen

1022


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi