7 misteret mė tė mėdha tė botės551

7 misteret mė tė mėdha tė botės

Posto temė tė re   

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

7 misteret mė tė mėdha tė botės

Mesazh  Neo prej 29.10.09 1:41

7 misteret mė tė mėdha tė botės

[You must be registered and logged in to see this image.]

Qefini i Torinos

Qefini i Torinos ėshtė njė pėlhurė ku shfaqej njė burrė, qė dukej se kishte vdekur nga kryqėzimi. Shumica e katolikėve e konsiderojnė si veshjen me tė cilėn u varros Jezu Krishti. Tashmė ndodhet nė Katedralen e Shėn Gjon Pagėzorit nė Torino tė Italisė. Me gjithė investigimet shkencore, askush nuk ka arritur tė shpjegojė deri mė sot se si imazhi ėshtė vendosur nė pėlhurė dhe pavarėsisht pėrpjekjeve tė shumta, askush nuk arriti ta riprodhojė kėtė.

Testet e radiokarbonit tregojnė se pėlhura i pėrket mesjetės, megjithatė mbėshtetėsit e hipotezės sė parė, thonė se testet e radiokarbonit mund tė dallojnė moshėn vetėm nė njė pėlhurė qė kalbet. Pėrpara mesjetės, ekzistojnė dėshmi pėr kėtė rrobė, qė prej shekullit tė katėrt. Pėr mė tepėr, njė tjetėr veshje (Sudarium) ėshtė e njohur akoma edhe nė periudhėn biblike, ku nė Dhiatėn sipas Gjonit shkruhet se ishte veshja me tė cilėn u mbulua Jezusi.

Njė studim i vitit 1999 nga Mark Gaskin, pjesėtar i njė grupi shumėdisiplinor pėr tė hulumtuar kėtė ēėshtje, tentoi tė shihte ngjashmėritė mes kėtyre dy pėlhurave. Bazuar nė histori, analiza kimike (Sudariumi thuhet se kishte njolla gjaku tip AB) dhe shkenca tė tjera, ai arriti nė pėrfundimin se kėto dy veshje mbulonin tė njėjtėn kokė, nė dy periudha tė ndryshme, por tė pėrafėrta. Avinoam Danin (njė studiues i Universitetit Hebre tė Jeruzalemit) arriti nė pėrfundimin se kėto tė dhėna tregojnė se bėhet fjalė pėr tė njėjtėn pėlhurė.

Meri Seleste

Meri Seleste u nis nga Skocia e Re (Kanada) nė vitin 1860. Emri origjinal i saj ishte “Amazon”, 60 metra e gjatė, duke mbajtur nė total 280 tonė materiale. Pėr 10 vitet e ardhshme anija u pėrfshi nė disa aksidente ujore dhe kaloi nė pronėsi tė disa personave. Nė fund u shit nė njė ankand nė Nju Jork pėr vetėm 3 mijė dollarė.

Pas njė sėrė riparimesh ajo u rihodh nė det me emrin “Meri Seleste”. Kapiteni i ri ishte Benjamin Brigs, 37 vjeē. Nė nėntor tė vitit 1872, anija u nis nga Nju Jorku dhe kishte nė bord kapitenin, gruan, motrėn e tij tė vogėl dhe tetė anėtarė tė tjerė tė ekuipazhit. Anija u mbush me 1700 fuēi alkooli amerikan dhe do tė ankorohej nė Xhenova tė Italisė. Kapiteni, familja e tij dhe ekuipazhi nuk do tė shiheshin mė kurrė. Anija u gjet duke lundruar nė mes tė Gjirit tė Gjibraltarit.

Nuk kishte asnjė shenjė lufte nė bord dhe i gjithė dokumentacioni pėrveē ditarit tė kapitenit, mungonin. Nė fillimvitin 1873 u raportua se dy varka shpėtimi zbarkuan nė Spanjė; njėra me njė trup tė pajetė dhe njė flamur amerikan dhe tjetra me pesė trupa. U dyshua se kėto ishin trupat e ekuipazhit tė anijes, por nuk u identifikuan kurrė.

Pėshpėrima Taos

Pėshpėrima Taos ėshtė njė zhurmė shumė e butė e dėgjuar nė disa vende anekėnd botės e sidomos nė SHBA, Mbretėrinė e Bashkuar dhe Evropėn Veriore. Zakonisht dėgjohet nė ambiente tė qeta dhe pėrshkruhet si zhurmė e ngjashme me njė motor qė ndodhet shumė larg.

Por, ėshtė vėrtetuar se nuk mund tė kapet nga mikrofonat dhe antenat VLF e si pasojė burimi dhe natyra e saj ėshtė akoma njė mister. Kongresi amerikan urdhėroi nė vitin 1997 shkencėtarė dhe vėzhgues tė disa prej instituteve kėrkimore mė tė njohura nė SHBA, qė tė hulumtonin mbi kėtė zhurmė tė dėgjuar nga shumė banor nė qytetin e vogėl Taos nė Nju Meksiko.

Pėr vite me radhė, ata qė dėgjuan zhurmėn e quanin si njė pėshpėrimė, duke tentuar tė gjenin burimin. Deri mė sot, askush nuk e di natyrėn dhe burimin e kėsaj zhurme.

Xhek Rrjepėsi

Nė gjysmėn e dytė tė vitit 1888, Londra u terrorizua nga njė seri vrasjesh nė pjesėn e saj lindore. Emri Xhek Rrjepėsi u mor nga njė letėr e dėrguar nė njė gazetė tė kohės, nga dikush qė pretendonte se ishte vrasėsi. Viktimat ishin kryesisht prostituta tė cilave u ishte prerė fyti dhe u ishte pėrdhosur trupi.

Nė disa raste trupat u zbuluan vetėm pak minuta pasi rrjepėsi kishte ikur nga skena e ngjarjes. Policia e kohės kishte shumė tė dyshuar, por nuk arriti asnjėherė tė gjente fakte tė mjaftueshme pėr tė dėnuar ndokėnd. Nė kohėt moderne ka pasur spekulime akoma edhe se Princ Albert Viktori ishte vrasėsi. Akoma edhe me metodat moderne tė policisė nuk ėshtė arritur tė hidhet dritė mbi vrasjet. Deri mė sot askush nuk e di se kush mund tė ketė qenė rrjepėsi.

Trekėndėshi i Bermudeve


Trekėndėshi i Bermudeve ėshtė njė pjesė ujore nė zonėn veriore tė Oqeanit Atlantik me njė numėr tė madh zhdukjesh avionėsh dhe anijesh nė rrethana misterioze. Ndėr vite shumė sqarime janė tentuar tė jepen pėr zhdukjet, pėrfshi motin e keq, rrėmbime jashtėtokėsorėsh, udhėtim nė kohė dhe ndalim tė ligjeve tė fizikės. Megjithėse ekzistojnė dokumentacione tė mjaftueshme se kėto hipoteza janė tė ekzagjeruara, ende nuk ka asnjė sqarim pėr numrin jashtėzakonisht tė madh tė zhdukjeve nė kėtė zonė.

Vrasėsi Zodiak

Vrasėsi zodiak ka vepruar nė Kaliforninė Veriore pėr 10 muaj nė fund tė viteve 1960. Ai vrau tė paktėn 5 persona dhe plagosi dy tė tjerė. Dy vrasjet e para i kreu me pistoletė afėr policisė sė zonės. Nė vrasjen e dytė, tentoi tė vriste dy persona, por njėri prej tyre mbijetoi me plumba nė kokė dhe qafė. 40 minuta mė vonė policia mori njė telefonatė anonime nga njė person qė pretendonte se ishte vrasėsi dhe qė pranoi edhe dy vrasjet e para.

Atė muaj tri letra tė koduara u dėrguan nė gazeta tė ndryshme nė Kaliforni, nė tė cilat sipas vrasėsit ishte shkruar edhe emri i tij. Letra e koduar u deshifrua dhe u zbulua se aty shkruhej: “Mė pėlqen tė vras njerėz, sepse ėshtė shumė qejf. Ėshtė mė shumė qejf sesa tė vrasėsh nė njė pyll kafshė, sepse njerėzit janė kafshėt mė tė rrezikshme nga tė gjitha pėr tė vrarė, diēka mė jep njė eksperiencė tė bukur, akoma mė tė mirė sesa kur shkoj me njė vajzė.

Pjesa mė e bukur e saj ėshtė se kur tė vdes, do tė ringjallem nė parajsė dhe ata qė u vranė, do tė bėhen skllevėrit e mi. Nuk do t’ju jap emrin tim, sepse do tė pėrpiqeni tė ndaloni ose ngadalėsoni koleksionin e jetės time tė pėrtejme”. Tetė shkronjat e fundit nuk u deshifruan. Ndėrkohė qė i dyshuari kryesor ishte Arthur Lei Allen, tė gjitha faktet e grumbulluara tregonin se ai nuk ishte vrasėsi. Deri mė sot, misteri i vrasėsit Zodiak nuk ėshtė zgjidhur.

Zonja Babushka

Gjatė analizės sė filmimit tė vrasjes sė Presidentit amerikan Jonn Kennedy nė vitin 1963, njė grua misterioze u vėrejt. Ajo kishte veshur njė pardesy ngjyrė kafe dhe njė shall nė kokė (shalli ishte arsyeja pėr emrin e saj, pasi ajo e kishte veshur nė tė njėjtėn formė me gjyshet ruse, qė quhen babushka).

Gruaja dukej se kishte diēka nė dorė, qė nė pamje tė parė i ngjasonte njė kamere. Zonja Babushka dukej nė shumė foto nga skena e ngjarjes. Akoma edhe pas tė shtėnave, kur shumė njerėz ishin larguar nga vendngjarja, ajo vazhdonte tė qėndronte nė vend, duke filmuar. FBI-ja kėrkoi publikisht qė gruaja tė paraqitej dhe tė jepte dėshmi pėr tė shtėnat, por ajo nuk e bėri kurrė diēka tė tillė.

Nė vitin 1970, njė grua e quajtur Beverli Oliver u shfaq dhe pretendoi se ishte Zonja Babushka, megjithatė versioni i historisė qė tregoi ishte imagjinar, pasi nuk pėrputhej me atė ēka tregonin fotografinė. Deri mė sot, askush nuk e di se kush ėshtė Zonja Babushka apo ēfarė ishte duke bėrė ajo nė vendin e krimit mė shokues tė asaj dekade. Akoma mė i pazakontė duket refuzimi qė ajo i bėri FBI-sė pėr tė dėshmuar.

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1426


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi