Simbolika e gjakut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Simbolika e gjakut

Mesazh  Jon prej 25.10.09 23:12

Gjaku, simboli i jetės



Gjaku ėshtė vetė jeta. Ėshtė forca mė e lashtė qė ushqen fuqinė e lindjes, tė tmerrit tė sėmundjes, tė luftės dhe tė vdekjes brutale. Qytetėrime tė tėra janė ndėrtuar mbi lidhje gjaku. Fise, klane dhe mbretėri janė mbėshtetur nė lidhje tė tilla.

Nuk mund tė ekzistojmė pa gjakun, nė kuptimin e plotė tė fjalės. Gjaku ėshtė magjik, ėshtė mistik, ėshtė alkimi. Shfaqet qė nė fillimet e historisė njerėzore si njė symbol thellėsisht fetar dhe tregues i nivelit tė qytetėrimit.

Popujt e lashtė e pėrdornin si simbol tė pėrkushtimit dhe tė unitetit. Qė nga kohėrat mė tė lashta, gjuhėtarėt bėnin ceremoni pėr tė hequr shpirtrat e kafshėve qė vrisnin, duke lyer me gjakun e tyre fytyrėn dhe trupin e vet.

Gjaku i deleve pėrdorej si simbol mbi kasollet e skllevėrve hebrenj nė Egjipt qė tė kalonte andej ėngjėlli i vdekjes. Thuhet se Moisiu i ktheu ujėrat e Egjiptit nė gjak, nė pėrpjekje pėr tė ēliruar popullin e vet.

Simboli i gjakut te Jesu Krishtit ėshtė sot dhe 2000 vjet elementi qėndror i ceremonisė mė tė shenjtė tė krishtėrimit. Gjaku zgjon dhe ngacmon emocione kaq tė thella dhe tė shenjta, sepse ėshtė gjithashtu, dhe mjaft i mahnitshėm.

Jo vetėm qė ushqen sistemet tona tė ndėrlikuara tė mbrojtjes sė organizmit dhe shpėrndarjen e supstancave ushqimore qė janė tė domosdoshme pėr jetėn tonė, por dhe njėkohėsisht na jep njė element themelor pėr vetė njerėzimin, nėpėrmjet sė cilės mund tė ndjekim gjurmėt e evolucionit tė racės sonė njerėzore.

Duke mėsuar pėr popujt e lashtė, pėr pėrshtatjen e tyre ndaj sfidave tė ndryshme klimaterike, mikrobeve, epidemive dhe ushqimeve tė ndryshme, mėsojmė dhe pėr veten tonė gjithashtu. Ndryshimet nė klimė dhe nė ushqimet e mundshme tė konsumit, lindėn dhe tipet e ndryshme tė gjakut.

Pėrfundimisht, ndryshimet nė grupet e gjakut janė dhe tregues tė aftėsive njerėzore pėr t'ju pėrshtatur ambienteve tė ndryshme klimatike dhe kushteve tė tė ushqyerit. Kėto, nė pjesėn mė tė madhe, ndikuan nė sistemin mbrojtės tė organizmit: diēka e prishur mund tė tė vriste, njė e prerė apo e gėrvishtur, mund tė kthehej nė njė plagė me infeksion vdekjeprurės. Por, megjithatė, raca njerėzore mbijetoi.

Historia njerėzore ėshtė historia e mbijetesės. Mė konkretisht ėshtė historia ku jetonin njerėzit dhe historia e ushqimeve qė ato mund tė gjenin nė kėto vende. Ka tė bėjė me ushqimin, tė kėrkuarit dhe te shpėrngulja e tyre pėr tė gjetur atė ushqim.

Nuk jemi akoma tė sigurt se kur filloi pėr herė tė parė evolucioni njerėzor. E dimė se parahistoria njerėzore filloi nė Afrikė, ku u shfaq njeriu si evloucion i qenieve tė natyrės njerėzore. Jeta atėherė ishte e ashpėr, e shkurtėr dhe e egėr.

Njerėzit vdisnin nga mijėra shkaqe, nga infeksione tė rastit, nga parazitė, nga sulmet e kafshėve tė ndryshme, nga lindjet e kėqija dhe nga vdekjet nė moshė tė re.

Jeta njerėzore filloi nga njė popull me grupin e gjakut 0, i cili ėshtė dhe grupi i paraardhėsve tanė. Ėshtė i pashpjeguar akoma misteri se kur ėshtė shfaqur saktėsisht pėr herė tė parė njeriu me grup gjaku A, apo ai me grup gjaku B. Nuk e dimė.

Nė shohim vetėm vijat e trasha tė penelit, nga pikėpamja e historisė njerėzore, por nuk dimė hollėsirat. Interneti na fton ēdo ditė. Dijet dhe njohuritė tona zgjerohen nė mėnyrė tė jashtėzakonshme. Tashmė jemi tė qytetėruar, tė zhvilluar si kurrė ndonjėherė. Ndodhemi nė kulmin e zhvillimit tonė gjenetik. Jeta dhe kujtesa jonė janė tė shkurtra.

Nė udhėtojmė tė gjithė pėrmes kohės sė pafundme dhe ngjarjeve tė tilla, tė pafundme. Revolucioni nuk ka mbaruar akoma. Evolucioni ėshtė i padukshėm. Struktura jonė gjenetike dhe e fėmijėve tanė vazhdon tė ndryshojė nė mėnyrė tė padukshme dhe tė pa parashikueshme qė ne nuk e kuptojmė dot.

Shumė persona mendojnė se tashmė evolucioni ka mbaruar. Revolucioni vazhdon. Nga vjen fuqia e jetės sonė? Ēfarė na bėn tė jemi gjallė dhe tė mbijetojmė ndaj ēdo sfide? Ėshtė gjaku ynė fuqia jonė jetike?

Sė fundi, janė shfaqur viruse dhe sėmundje tė ndryshme infektive, tė cilat tashmė janė shtrirė deri nė cepat e fundit tė planetit tonė. A do tė arrijė trupi ynė t'i pėrgjigjet kėtyre faktorėve tė rinj, sfidave tė reja? Ja se cilat janė sfidat e reja qė pėrballojmė ne sot:

Rritja e vazhdueshme e rrezatimeve diellore pėr shkak tė rėnies sė shtresės sė ozonit. Rritja e ndotjes sė ajrit dhe ujit. Rritja e vazhdueshme e ndotjes sė ushqimeve. Mbipopullimi dhe shtrirja nė masė e urisė. Pėrhapja me ritme tė shpejta e sėmundjeve infektive dhe epidemive tė ndryshme, tė cilat nuk mund t'i kontrollojmė.

Sėmundjet tė panjohura ngjitėse qė krijohen pėr shkak tė kushteve tė lartpėrmendura

Lind pyetja, a do tė mbijetojmė? Gjithnjė kemi mbijetuar. Ēfarė forme do tė marrė mbijetesa jonė, dhe cila do tė jetė bota e re, nė tė cilėn do tė jetojnė njerėzit e evoluar, kėtė nuk e dimė.

Nė njė botė ku do tė mbizotėrojė mbipopullimi dhe ndotja, nė njė botė ku mundėsitė e mbijetesės janė tė kufizuara, grupet e vjetra tė gjakut vetvetiu do tė fillojnė tė shuhen nė njė ambient gjithnjė e mė armiqėsor, nė tė cilin ato nuk do tė mund tė pėrshtaten.

Ose mund tė zhvillohet njė skenar ndryshe, nė tė cilin dijet tona shkencore do tė na lejojnė tė ēlirohemi nga gabimet e pakontrolluheshme tė racės njerėzore dhe prirjet vetėshkatėrruese, tė cilat duket se po na udhėheqin sot.

Gjatė gjithė historisė njerėzore, tek shumė popuj tė civilizimeve tė lashta, e posaēėrisht nė Greqinė Antike, ėshtė besuar se me derdhjen e gjakut nga organizmi i tė sėmurit, do tė largohen toksiket e dėmshme nga trupi, dhe sė bashku me to, do tė eliminohen edhe tė gjitha tė kėqijat qė e kanė ēuar tė sėmurin tek kjo gjendje e ērregulluar.

Me futjen e gjakut nė organizėm, ėshtė konsideruar se mund tė shėrohen 386 sėmundje, prandaj, jo rastėsisht marrja e gjakut tė freskėt tė njeriut, aplikohej shpesh si ilaē efikas tek mjekimi i shumė sėmundjeve, e veēanėrisht tė epilepsisė.

Duke u nisur nga ky besim, ėshtė krijuar bindja se pirja e gjakut tė njeriut fizikisht dhe shpirtėrisht forconte organizmin. Me kėtė bestytni ėshtė shkuar aq larg, saqė mendohej se, pėrmes ritualit me gjak, mund t'ju bėhet shėrbim jo vetėm tė gjallėve, por edhe tė vdekurve: nė mitologjinė greke, besohej se duke stėrpikur me gjak varrin e tė vdekurit mund tė shkaktohet paraqitja e hijes sė atij qė ka vdekur dhe tė komunikohet me tė.

Po ashtu, kėta popuj tė lashtė, kanė besuar se gjaku i njeriut si ilaē, i qetėson "demonėt" qė konsideroheshin si shkaktar tė ērregullimeve tė ndryshme organike, sikurse janė: shtrėngim muskujsh, anemia (pagjakėsia) dhe dobėsim tė organizmit nė pėrgjithėsi, prandaj, jo rastėsisht nė kohėn e inkuizicionit famėkeq, xhelatėve qė i ekzekutonin dėnimet me vdekje, si privilegje e veēantė, ju ishte lejuar qė tė tregtojnė me gjakun e njeriut.

Romakėt e vjetėr, luftėtarėve tė dalluar me trimėri nėpėr beteja, para daljes sė shpirtit, ia pinin gjakun, duke besuar kėshtu se me kėtė akt ata nė vete do ta fusin afshin e fuqisė trimėrore tė luftėtarit qė veē po vdiste.

Nė bazė tė mėsimeve islame gjaku konsiderohej si para - ekzistencė. Ndėrsa, nė mitologjinė biblike, gjaku paraqitet si thelb i forcės jetėsore ku ėshtė i koncentruar shpirti. Nė njė pasus tė saj thuhet: kur Kaini e vrau tė vėllain Abelin, Zoti i tha: "Ēfarė bėre kėshtu?!…Zėri i gjakut tė vėllait tėnd mė thėrret!"

Nė testamentin e vjetėr, gjakut i jepej funksion kataraktit dhe thuhej: "Jeta e trupit tuaj ėshtė nė gjakun tuaj, andaj, me qėllim qė shpirtrat e juaj tė jenė tė pajtuara, unė atė jua dhashė nė altar!" Pėr krishterėt gjaku paraqet ndėrmjetėsuesin e njė bashkimi tė ngushtė qė krijohet nė mes Zotit dhe njerėzve. Nė njė shkrim biblik thuhet: "... kur tė tretet vera nė bukė, ajo shndėrrohet nė trupin dhe gjakun e Jezusit, dhe me kėtė bashkim besimtari lidhet me Zotin".

Mė shumė mistike se sa medicinale kanė qenė tė njohura eksperimentet me gjak tė alkimistėve nė shekullin 16 dhe 17. Ata kanė tentuar qė pėrmes zjarrit dhe distilimit tė gjakut, tė zbulojnė tė gjitha tė fshehtat qė kjo tretje ngėrthen nė vete.

Vetė mjeku personal i mbretit Ludvigut XIV, ka raportuar pėr dy bashkėkohėsit e vet, tė cilėt kanė distiluar gjakun e njeriut, sepse atė e kanė trajtuar si materie adekuate, nga e cila mund tė separohet "eliksiri i urtėsisė filozofike tė krijimit"

Nė anėn tjetėr, shumė ritualet e ēmendura tė shoqatave dhe vėllazėrive tė ndryshme tė fshehta magji zezė, si njėrėn prej principeve tė traditės karakteristike tė veprimit tė tyre, praktikonin derdhjen e gjakut tė freskėt, e veēanėrisht gjakun e fėmijėve dhe femrave virgjėre qė i flijonin si viktima.

Do tė ishte e paevitueshme tė theksohet se, gjaku si nė kuptim fizik, ashtu edhe metaforik, nė tė gjitha kohėrat e zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore, por edhe sot, konsiderohet si identifikim i gjenezės sė pėrkatėsisė racore, sikur bie fjala, gjaku i pastėr fisnik, gjaku i pastėr mbretėror, gjaku aristokrat...

Po ashtu, me ritualin e pėrzierjes sė gjakrave qė bėhej nė lėng tė ujit apo verės, e cila mė pas pihej, ėshtė besuar se arrihej vėllazėrimi dhe binjakėzimi. Kėshtu, vėllezėrit sipas gjakut betoheshin nė besnikėri deri nė vdekje.

Jashtė kėtij artikulli, sigurisht qė me njė kaptinė tė veēantė duhet trajtuar simbolika dhe domethėnia e gjakut tek tradita e gjakmarrjes te ne shqiptarėt. P.sh., nė disa troje shqiptare, posa tė vritej njė i afėrm u familjes, merrej gjaku i tij dhe ruhej nė njė vend tė caktuar ku pritej deri nė momentin e vlimit tė saj. Kur ky gjak fillonte tė vlonte nga ena, atėherė kjo merrej si shenjė pėr kryerjen e hakmarrjes.

Edhe pse pėr simbolikėn dhe domethėnien metaforike dhe substanciale tė gjakut, mund tė thuhet dhe shkruhet mjaft, shikuar pėrgjithėsisht, gjatė tėrė historisė njerėzore, gjaku ėshtė konsideruar si simbol i forcės, ripėrtėritjes, jetės, fuqisė, ngritjes hyjnore…. Pa marrė parasysh a ka tė bėj si eliksir i ripėrtėritjes jetėsore, apo si simbol i sė keqes dhe vdekjes, historia e njerėzimit ėshtė pėrplot me dėshmi paradoksale qė kanė tė bėjnė me gjakun. Nė to shihet qartė se, disa popuj, nė ritet e tyre, atė e kremtojnė dhe madhėshtojnė, ndėrsa, disa tė tjerė, i frikon dhe ajo ju shkakton tmerr.

Sido qė tė jetė, vlerat e vėrteta tė gjakut, njė kohė tė gjatė kanė mbetur tė panjohura, por njerėzit, shumė vonė kanė kuptuar njė realitet tė pamohueshėm se, gjersa gjaku rrjedh vazhdimisht nėpėr organizėm, nė realitet aty ekziston edhe jeta.

Grupet e gjakut

Dijet tona janė mė tė vėrtetė tė jashtėzakonshme dhe kemi ēdo arsye pėr tė shpresuar se shpirtrat altruistė tė epokės sonė do tė gjejnė njė mėnyrė pėr tė pėrballuar ralitetet e vėshtira tė kohės sonė: dhuna, luftrat, injorancėn, kriminalitetin, kotėsinė, urrejtjen, sėmundjet, dhe kėshtu do tė na nxjerrin nga kjo vorbull helmuese. Asgjė nuk ka mbaruar.

Evolucioni vazhon dhe do tė vazhdojė me ne apo pa ne. Koha na sheh vetėm si njė moment jetėshkurtėr dhe ėshtė ky karakter i kufizuar qė e bėn atė kaq tė ēmuar.

Grupet e gjakut me kuptimin qė njohim ne sot janė zbuluar rreth viteve 1940 kur ėshtė parė se jo tė gjithė organizmat e tė sėmurėve pranonin tė njėjtin gjak. Shpesh herė ata e refuzonin atė, duke u bėrė shkak i njė sėrė reaksionesh qė lindin prej kėtij fenomeni.

Ėshtė vėnė re se, nė gjakun e njeriut krijohen antikorpe (antitrupa) kundėr ēdo lloj antigeni (trup i huaj) qė nuk gjendet tek vetja. Kur ju merrni njė gjak tek i cili ka qeliza qė transportojnė antigene, tė cilat trupi juaj nuk i njeh, atėherė antitrupat tuaj do t'i sulmojnė ato qeliza.

Grupi juaj i gjakut ka tė bėjė me atė se, cilat antigene transportojnė rruazat tuaja tė kuqe. Ka katėr lloj grupe gjaku A, B, AB dhe O.

Ēdo grup ndahet edhe nė dy nėn grupe Rh + dhe Rh-. Kėto grupe trashėgohen prej prindėrve tek fėmija. Nė ditėt e sotme pėr tė shmangur problemet gjatė dhėnies sė gjakut kryhet analiza e gjakut mes dhėnėsit dhe marrėsit tė tij.

Jon

1313


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjakut

Mesazh  Neo prej 07.06.10 1:13

Gjaku, ky mister i psikikes njerezore e i vete natyres

Gjak... fjale qe ndjell ndjesi te kunderta, qe nenkupton afrim e njekohesisht largim; burim i pashtershem idesh te frikshme e idealesh fisnike, ngjizes i individit me te tjeret e njekohesisht ndares i pameshirshem i njerezve.

Gjaku justifikon gjithcka, gjaku moralizon gjithcka, gjaku spiritualizon gjithcka; lindim me gjak te ngrohte e vdesim kur gjaku ftohet.

Gjaku kerkon drejtesi, gjaku deshmon per padrejtesi, gjaku justifikon derdhjen e gjakut.....

Perhere gjaku eshte pare si dicka teper e shenjte, si pjesa me fisnike e trupit njerezor, aty ndodhej jeta. Mbi shenjterine e gjakut u bazua krejt hyjnorja e vjeter pagane, mbi shenjterine e tij u bazua vete e drejta, mbi shenjterine e tij bazohet ende sot vete familja.

Zemra eshte pare perhere si pjesa me e shenjte e trupit, thjesht sepse eshte 'organi i gjakut', vete shpirti thoshin se e ka shtepine ne zemer; njeriut qe dashurojme i themi zemer, ne njefare menyre i japim statusin e njeriut te afert mbi parimin e vete lidhjes se gjakut.

Njeriu me gjak (dore) te ngrohte eshte i sinqerte, ai me gjak (dore) te ftohta eshte mashtrues. Gjaku ketu perdoret si mates i sinqeritetit te tjetrit.

Pse spiritualiteti eshte lidhur perhere me zemren e me gjakun ?

Ka dicka misterioze ne konceptimin pagan te hyjnores; ashtu si njeriu lidhej nepermjet gjakut, vete njeriu me hyjnine nuk mund te mos lidhej nepermjet gjakut, sepse gjaku ishte e vetmja gje hyjnore qe ndodhej ne trupin njerezor e sigurisht zemra si organ i gjakut e vendqendrimi i shpirtit luante edhe rolin e ndermjetesit midis njeriut dhe hyjnive.

Hapi zemren dikujt, nenkupton hapjen e botes shpirterore dhe sekreteve, qe perseri ndodhen ne zemer; hapi zemren Zotit e Ai do hyje tek ti, thone vete shkrimet monoteiste.

Hyjnorja me antike donte gjak, biles edhe gjak njeriu, pasi keshtu lidhja njeri-hyjnore shenjterohej. Pastaj hyjnorja u mjaftua me gjakun e kafsheve te shenjta, qysh prej periudhes se fundit te paganizmit e deri me sot.

Ky gjak i kafsheve sherben per te lidhur serisht njeriun me hyjnoren, sepse ku ka gjak, ka shenjteri.

Gjaku i martireve qe vdiqen per idealin fisnik, sherben per te mos harruar vete idealin. Cdo ideal i larte ka martiret e vet, vete shkenca permend Xhordano Brunon.

Gjaku sherben si nxites per kujtesen individuale apo te mbare bashkesise. Vete historia eshte shkence qe bazohet mbi gjakun.

Ngjarjet ku derdhet gjak jane ngjarjet e parapelqyera te historise. Mitet e njerezimit bazohen rendom mbi gjakun e derdhur, trimi qe derdhi gjakun e tij apo te armikut, perbindeshit,kucedres per te miren e bashkesise.

Mediat e sotme, gjuajne ngjarjet qe lengojne gjak sepse njeriu do ate 5 minuteshin e tij kushtuar gjakut.

Sado qe sot, gjakut i ka rene vlera, perseri njeriu nuk mund te mos i kushtoje sadopak kohe, sepse gjaku eshte i shenjte; gjaku lidh njerezit, gjaku i ben njerezit te barabarte e njekohesisht i ndan njerezit e i ben te ndryshem.... Gjaku ky mister i psikikes njerezore e i vete natyres.

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1431


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi