Baalbek, qendra e mistershme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Baalbek, qendra e mistershme

Mesazh  Neo prej 25.10.09 21:07

Baalbek, qendra e mistershme e kontrollit tė Jeruzalemit



Pėrgjigja evidente, e dokumentuar, ėshtė kulti i njė triade Zotash tė pėrbėrė nga Jupiteri, Afėrdita dhe Mėrkuri

Rrėnojat e Baalbek nė Liban janė ato qė kanė mbetur nga tempulli mė i madh qė ėshtė ndėrtuar nga romakėt. I ngritur mbi blloqe tė mėdhenj guri granitik, mbeturina ciklopike tė atij qė konsiderohet si ndėrtimi mė i lashtė i botės.

Duke parė afėrsinė e rrafshnaltės pjellore tė Beqa'a, mė lehtėsisht e pėrshkueshme, nuk ėshtė e mendueshme qė Baalbek tė jetė ngritur si rrugė shkėmbimesh tregtare.

Megjithėse nė pranverė zona bėhet mė e lagėsht, romakėt nė kohėn e tyre do tė duhej ta siguronin nevojėn e tyre hidrike, nėpėrmjet njė akuadukti qė vjen nga Ain Lejout, nja 6 kilometra larg.

Nuk justifikohen lehtėsisht udhėtimet e gjata tė kryera nga perandorėt romakė pėr tė shkuar nė Baalbek vetėm pėr tė marrė pėrgjigjet e orakujve dhe tė ndėrtojnė tempullin mė tė madh tė epokės larg nga Roma.

Pėr ēfarė motivi tė fshehtė u shtynė qė ta adhurojnė kėtė vend dhe t'i dėrgojnė kolona graniti tė kuq, duke pėrballuar njė rrugė prej 200 kilometrash, nga Assuan nėpėrmjet portit tė Tripoli dhe atij tė Homs, duke i ardhur rrotull maleve, nė njė rrugė tė papėrshtatshme dhe tė mundimshme?

Pėrgjigja evidente, e dokumentuar, ėshtė kulti i njė triade Zotash tė pėrbėrė nga Jupiteri, Afėrdita dhe Mėrkuri. Jupiteri shoqėrohej me Baal, qė i jepte emrin vendit, domethėnia fenikase e tė cilit ishte "Lord", "Zot", i identifikuar me Adad. Afėrdita shoqėrohej me Astart, Ishtar.

Mėrkuri me Adonin. Kjo tė sjell ndėrmend triadėn e Adad, Ishtar e Shamash, qė nė formėn sumere bėhej: Ishkur, Inanna, Utu.

Dimė se grekėrit e romakėt i pajisnin tempujt e tyre me labirinte tė ndėrlikuara nėntokėsorė, por, edhe sot e kėsaj dite, nuk ka qenė e mundur tė gjenden tė tilla nėn ndėrtimet imponuese tė Baalbek, megjithėse duke ekzistuar relacione arkeologėsh qė flasin pėr to.

George Ebers dhe Herman Guthe, tė drejtuar nga disa arabė, nėpėrmjet njė hyrjeje tė ndodhur nė anėn jugore, do tė pėrshkonin nėpėr 140 metra njė seri tunelesh nėntokėsorė dhe njė labirint shpellash e shtigjesh njėri pas tjetrit, tė gjithė komunikues midis tyre, nėn tė gjithė ndėrtimin, tė ndriēuara herė pas here nga "dritare tė shpuara" misterioze, duke dalė nėn muret e anės veriore.

Nė vitin 1920, Andrč Parrot konfirmoi ekzistencėn e labirintheve tė ndėrtuara nga shembje, por nė disa pika akoma tė dukshėm nėpėrmjet ēarjeve.



Platforma sipėr sė cilės janė vendosur tempujt ėshtė ngritur me 9 metra, e formuar nga blloqe deri me 9 metra gjatėsi, 2 metra tė gjera dhe 2 metra trashėsi. Askush nuk e ka llogaritur kurrė sasinė e nevojshme, por vlerėsohet se e kalon me siguri kubaturėn e Piramidės sė Madhe.

Megjithatė ėshtė e vėshtirė t'u atribuohet romakėve i gjithė ndėrtimi i konstruksionit nė fjalė, duke qenė se zakonisht nė arkitekturėn e tyre pėrdoreshin gurė mė tė vegjėl dhe nuk ka dėshmi qytetėrimesh nė zotėron tė teknologjive tė duhura pėr tė ngritur gurėt kolosalė qė admirohen nė platformėn e Baalbek.

Tempulli i Jupiterit mbėshtetet mbi njė piedestal tė formuar nga gurė tė vėnė nė radhė tė mbivendosura dhe akoma tė dukshėm nėn kolonat e mbetura nė kėmbė.

I ndėrtuar me saktėsi mbi njė piedestal tjetėr, qė ngrihet nja 13 metra tė mira respektivisht terrenit, ana perėndimore ėshtė ngritur me blloqe tė skuadruar prej 9 metrash tė gjata, tė larta 4 metra dhe tė trashė 3.5 metra, secila me peshė prej 500 tonelatash.

Tri blloqet mė tė mėdhenj njihen si "Triliton" apo "Mrekullia e Tri Gurėve". Pėrmasat e tyre tė ekzagjeruara, prej 18 apo 20 metrash, dhe pesha e tyre prej 1000 tonelatash, nuk e kanė penguar vendosjen e tyre milimetrike.


Janė nxjerrė tė gjitha nga njė shpellė e afėrt, ku akoma mund tė admirojmė njė tė njohur si "guri i Jugut", akoma sot e ngjitur me damarin nėnė. Masat: 20 metra gjatėsi, 10 lartėsi dhe njė trashėsi prej 4.5 metrash. Arrin peshėn e konsiderueshme prej 1200 tonelatash.

Njė gur i ngjashėm, sipas asaj qė afirmojnė disa arkeologė, do tė ndodhej nėn Triliton. Do tė ishte fshehur me disa gdhendje tė precizuara qė do ta bėnin tė dukej se bėhej fjalė pėr disa blloqe tė vėnė sė bashku. Guri i Jugut dėshmon se ndėrtimi u ndėrpre papritmas.

Nė vijim tė kėsaj, dalin shumė pikėpyetje. Nė murin jugor ndodhet njė radhė prej 9 blloqesh tė mėdhenj sa gjysma e atyre qė formojnė Triliton. Janė tė gjithė nė tė njėjtin nivel me gurėt mbi tė cilėt mbėshtetet Triliton, duke e zgjatur kėshtu platformėn deri nė murin jugperėndimor.

Njė veēanti e tillė vėrehet jo vetėm me njė vizitė tė kujdesshme nė vend dhe ēertifikon faktin qė Triliton ngrihet mbi gurė ciklopikė. Sipas thėnies sė ekspertėve, mund tė pohohet se platforma nuk u kompletua dhe projekti fillestar u braktis. 9 blloqet nuk janė tė lidhur mirė si tė tjerėt, prerja nuk puthitet mirė me blloqet rrethues.

Me pamje tė parė mund tė duket si tentativa pėr tė ndėrtuar platformėn pas njė ngjarjeje katastrofike, duke pėrdorur gurė tė tjerė tė mbetur tė paprekur. Sesi mund tė jenė lėvizur gurėt e Triliton dhe tė tjerėt nga miniera, edhe pse largėsia ishte vetėm 2 kilometra, kjo mbetet mister.

Edhe pse ėshtė vlerėsuar se 40000 njerėz mund t'i lėviznin, inxhinierėt nuk kanė sqaruar jo vetėm se nė ēfarė mėnyre janė lėvizur, por edhe ngritur, transportuar dhe vendosur nė vend me saktėsi tė madhe. Guri i Jugut ėshtė ekuivalent me tri avionė Boeing 747.

Shumė inxhinierė ngrenė pyetjen se pse janė pėrdorur blloqe tė mėdhenj guri, nga momenti qė ishte mė e lehtė tė pėrfundonte ndėrtimi duke pėrdorur blloqe mė tė vegjėl, duke pasur parasysh edhe pse nė gurėt e mėdhenj mund tė ketė njė difekt transversal, shkak i njė problemi tė mėtejshėm strukturor.

Kishin njė besim tė ēfrenuar nė materialin e pėrdorur, apo dispononin njė teknologji tė panjohur pėr ne, qė u mundėsonte atyre ta ngrinin me shpejtėsi njė ndėrtim, pa mundur qė numri dhe pesha e gurėve tė pėrfaqėsonin njė pengesė? Hipotekohet se platforma ėshtė destinuar pėr t'u rezistuar forcės sė tėrmeteve, nė njė zonė tė njohur pėr ndodhjen e fenomenit nė fjalė; pėr tė duruar forca tė mėdha vertikale, si nė rastin e ngritjes apo uljes sė mjeteve fletuese tė tipit "raketė".

Koincidencat e ēuditshme, tė zbuluara nga shkrimtari Zecharia Sitchin nė trekėndėshin Piramidė, Mal Ararat dhe Mal Shėn Katerinė, pėrsosmėritė gjeometrike, jo tė rastėsishme, zbulojnė pika tė tilla si referime nė pėrkufizimin e tė ashtuquajturve "Korridore Fluturimi" tė qenieve qė shkrimtari i nxjerr si tė ardhur nga planeti Nibiru tė njohur nga sumerėt.

Baalbek u bė kėshtu qendra e njė prej kėtyre korridoreve qė pėrdorte si referim Malin Shėn Katerinė, tė ndodhur veē tė tjerash nė tė njėjtėn linjė me Malin Ararat, i cili sė bashku me Malin Umm Shumar, formonte "korridorin" mė tė gjatė.

Nė Baalbek ruhej njė "gur me shkėlqim", domethėnė njė "Omphalos", guri konik qė "i pėshpėriste mesazhe tė pakuptueshme njeriut", qė "nxirrte fjalė", diapozitivi qė Baal donte tė instalonte nė Majėn Zafron, emėr tjetėr me tė cilin tregohej pikėrisht Baalbek.

Kryqėzimi i rrugėve tė Ishtar, vendi nė tė cilin mund tė mbaheshin tė bashkuar qielli dhe toka, njė prej vendeve tė "uljes". Pika ku nė epopenė e Gilgameshit ndodhej "Pylli i Kedrave".

Guri konik tė kujton Dur.An.Di., "lidhjen midis qiellit dhe tokės", tė kontrolluar nga Zoti Enlil nė njė vend tė quajtur Ki.Ur tė pėrshkruar si "njė kolonė shumė e gjatė qė humbiste nė re" dhe tė vendosur mbi njė shesh qė nuk mund tė "dridhej apo pėrmbysej" dhe i shėrbente Zotit "pėr tė prononcuar fjalėt e drejtuar qiejve".

Njė pėrshkrim i tillė na e paraqet ne si njė mjet tė pėrdorur pėr telekomunikimet. Origjina e gurėve konikė duket se duhet kėrkuar nė Egjipt dhe jo vetėm sepse "konike" ishte "Dhoma Qiellore" (Ben-Ben) me tė cilėn Zoti zbriti nė Tokė.

Herodoti flet pėr njė qenie tė pavdekshme qė egjiptianėt e adhuronin dhe kulti i tė cilit zbriste nė kohėrat e fenikasve: "Nė Feniki ekziston njė tempull i madh dhe i bukur kushtuar atij. Nė tempull ndodhen dy kolona, njėra prej floriri tė pastėr, tjetra prej smeraldi, tė cilat natėn mbushen plot shkėlqim".

Guri i ndritshėm dhe shkėlqyes i sumerėve, Na.Ba.R. Zecharia Sitchin vėren se floriri ėshtė pėrcjellėsi mė i mirė elektrik dhe smeraldi guri optimal pėr impiantet lazer, nė gjendje tė emetojė njė shkėlqim ireal.

Njė lidhje midis Heliopolisit egjiptian dhe atij fenikas gjendet nė shkrimet e historianit Macrobio, qė flasin pėr njė objekt tė kushtuar Diellit, tė ēuar nga toka e lumit Nil nė Baalbek; njė gur magjik dhe i shenjtė me formė konike. Qenė fenikasit qė transmetuan zakonin orakullor nė Greqi, mė saktėsisht nė Dodonė.

Qendra orakullore mė e famshme, Delfi, pėrmban njė gardh, tė drejtuar nga lugina, tė ndėrtuar mbi njė platformė tė ngritur. Kėshtu, Omphalos konsiderohej qendra e shumė rrugėve dhe pėrfaqėsoheshin me dy zogj me krahė pėrballė njėri tjetrit; fluturakėt qė dikur ngriheshin nė fluturim janė nė gjendje tė gjejnė malin e orakullit.

Ēdo qendėr dallohej nga njė pemė: Delfi nga njė dafinė, Baalbek nga njė kedėr, Delosi, Mileti dhe Bedhet nga njė palmė, Kreta nga njė shelg, Hebroni nga njė akacie. Kokėt e mumifikuara tė Adamit dhe tė Esałt, tė ruajtura nė Hebrom, e transformuan vendin nė qendrėn kryesore orakullore dhe tė kultit.

Pėr kėtė arsye, jo tė gjithė qenė dakord me Mbretin David. Kur e spostoi kryeqytetin nė Jeruzalem Hebrom ishte homologia e Bedhet-it egjiptian, njė vend i shenjtė i mbrojtur nga "Njerėzit Qenėr", kalebitėt. Pėr t'u nėnvizuar ėshtė fakti qė gardianėt e Siriusit, tė quajtur edhe "Ylli i Qenit", sipas traditės, qenė tė ashtuquajturit "qenar".

Dhe akoma: nė pikturat e varrit tė Sethit tė I-rė gjejmė njė gur konik me dy pėllumba nė anė, qė mbikėqyr malin e krijimit, nė brendėsi tė tė cilit Sokari, Zot me kokė fajkoi, ėshtė duke treguar qendrėn Duat dhe Pikėn e Krijimit.

Sfinksat nė tė dyja anėt kujtojnė regjistrimin e Tutmesit tė IV-ėt qė e pėrmend Sfinksin pėrkrah Sokarit tė Rostas, emėr me tė cilin tregohet Rostau, domethėnė fusha e Gizės, Duati egjiptian, vendi i lidhjes midis botės superiore dhe asaj inferiore: kėrthiza.

Nė varrin e Sethit piktura qė paraqet tė ashtuquajturėn "ēerekorėsh" tregon rrugėn e Rostau dhe buburrecin e shenjtė qė zbret nga guri "Ben Ben", kėrthiza, nė anėt e tė cilės qėndrojnė dy zogj. Omphalos bėhet kėshtu njė referim gjeodezik, guri i rėnė nga qielli, Ben Ben egjiptian, i ruajtur nė Heliopoli, qendėr e krijimit, vend i "kodrinės fillestare".

Domethėnie qė gjenden nė zakonet e popullit tė Izraelit qė ndėrtoi tempullin e Jeruzalemit nė pikėn e konsideruar qendra e Tokės. Giza merr tė njėjtin funksion gjeodezik tė botės sė lashtė, meridiani "zero".

Interesante tė vėrehet, nė funksion tė ēka ėshtė thėnė, se largėsitė e shprehura nė gradė midis Baalbek dhe vendeve tė tjerė si Ankor, Phonpei, Ishulli i Pashkės, rezultojnė tė pėrfshira midis masave tė shkallės sė spostimit tė akseve.

Veē kėsaj, shkalla e avancuar e diturisė nė gjeografi ndriēohet nga shumė veēanti, pėrfshirė nga kohėra qė nuk mbahen mend, masėn e globit nėpėrmjet paralelėve. Hieroglifi egjiptian i pėrdorur rėndom pėr tė pėrfaqėsuar paralelėt konsistonte nė dy pėllumba, njėri pėrballė tjetrit, veēanti e zakonshme nė tė gjithė gurėt konikė.

Kėshtu, nuk ėshtė rastėsi qė guri i zbuluar nga Reisner nė tempullin e Amonit nė Tebė ndodhej nė pikėn ku kryqėzohen meridiani dhe paraleli, tė pėrfaqėsuar nga dy pėllumba tė skalitura nė vetė omphalos-in.

Gurėt konikė etruskė tregojnė nė mėnyrė tė qartė linjat e meridianėve dhe tė paralelėve tė hequra mbi to.

Kėshtu, Baalbek jo vetėm si qendėr gjeodezike dhe orakullore, por me tė janė lidhur vende tė tjerė, seli orakujsh tė rėndėsishėm nė lashtėsi, si Heliopol, Tebė, Edfu, Gizė, Jeruzalem, Azi i Siwa dhe Delfi, tė ndodhur edhe kėto mbi linjat hipotetike fluturimi tė ndodhura nė "korridore" tė gjithė me madhėsi kėndore prej 11 gradėsh e njė ēerek dhe me njė kėnd prej 45 gradėsh.

Koinēidenca? Ndoshta, por ēdo pikė rezulton e baraslarguar nga Jeruzalemi, i cili bėhet nė kėtė mėnyrė njė qendėr kontrolli hipotetike.

Rindėrtimi i tempullit, i pėrpunuar nga inxhinieri Hans Herbert Beier, e paraqet si njė hangar tė madh tė aftė tė mbajė objektin fluturues tė parė nga profeti Ezechiel.

Ashtu si nė Baalbek, nėn "murin" e famshėm tė Jeruzalemit, tė gjatė 400 metra, tė formuar nga gurė me pėrmasa tė konsiderueshme, qė shėrbente si mbėshtetje ndaj platformės mbi tė cilėn u ngrit tempulli, ka tunele dhe korridore tė ndėrtuar me gurė tė mėdhenj midis tė cilėve njėri 13 metra i gjatė, i gjerė 3 metra me 4 metra.

I vendosur nė vend pasi ėshtė nxjerrė nga njė karrierė e afėrt, ndoshta ajo nė qiell tė hapur qė dikur ndodhej nė malin Kalvar, i emėrtuar kėshtu pse ishte vend ekzekutimesh, ku tani ndodhet kisha e Ringjalljes sė Shenjtė.

Nė fakt, Baalbek konsiderohej njė qendėr fetare e rėndėsishme edhe pėr romakėt; vend i njė triade zotash apo entitetesh tė konsideruar si tė tillė qė mund tė kishin kontribuar nė mėnyrė faktike nė ndėrtimin e saj.

Emri hebraik i Baalbek ėshtė "Beth-Shemesh", domethėnė "Shtėpia e Shamash", emėr semitik i zotit super Utu, shef i astronautėve, tė cilit i atribuohet njė rol i rėndėsishėm nė projektimin dhe nė ndėrtimin si tė orakullit libanez, ashtu dhe tė Arkės sė Pėrmbytjes.

Midis shumė legjendash qė kanė tė bėjnė me ndėrtimin e Baalbek, ajo maronite, qė shikon tek Kaini, biri i Adamit, konstruktorin e tij gjatė njė krize ēmendurie, nė vitin 133.

Njė tjetėr mit ia atribuon punėn djajve dhe gjigantėve, ndėrsa arabėt dhe hebrejt besojnė se ėshtė vepėr e Nimrod: "Pas pėrmbytjes, Nimrod dėrgoi gjigantė pėr tė ndėrtuar fortesėn e Baalbek, e quajtur kėshtu nė nderim tė Baal, Zot i Moabitėve, adhurues i Diellit".

Histori qė kėrkojnė t'i japin njė kuptim njė konstruksioni tė pamundur, gurėt e tė cilit na shikojnė prej dhjetėra mijėvjeēarėsh. Anomali gjiganteske qė nuk mund t'i injorojmė dhe aq mė pak t'i shpjegojmė.

Pėrgatiti: Armin Tirana
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Baalbek, qendra e mistershme

Mesazh  Luli prej 17.04.11 0:02

Nuk eshte e vertete se keto ndertime jane bere nga romaket.
Pas permbytjes se Atlantides thuhet se nje njeri i ditur i ka sjelle dijet (manipulimin e energjise kozmike) ne Egjipt (piramidat) dhe vendeve rreth saj.
As sot ne kohen tone "moderne" nuk ekziston ndonje vinē qe mund te levize keta gure me peshe 1200 tonelatash.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

929


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Baalbek, qendra e mistershme

Mesazh  maqomaqo3 prej 20.04.11 3:07

luli shkruajti:Nuk eshte e vertete se keto ndertime jane bere nga romaket.
Pas permbytjes se Atlantides thuhet se nje njeri i ditur i ka sjelle dijet (manipulimin e energjise kozmike) ne Egjipt (piramidat) dhe vendeve rreth saj.
As sot ne kohen tone "moderne" nuk ekziston ndonje vinē qe mund te levize keta gure me peshe 1200 tonelatash.
jam i te njejtit mendim me ty , Thoti mund te kete qene ,por mund te kete qene edhe nje race tjeter.ndoshta atlantidasit kane qene edhe vete aq te zhvilluar.pastaj eshte edhe raca bjonde qe erdhi nga aferditta ne ishullin e gobit .keto kane disa fakte ,skelete te gjetura ,eshte shume e thjeshte te dalesh ne nje perfundim me teknologjine qe ka sot ,me ane te adns mund te gjesh vitin dhe keshtu fillon te remosh lashtesine
avatar
maqomaqo3

204


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Baalbek, qendra e mistershme

Mesazh  Equinox prej 12.09.11 22:21

Tempulli gjigand ne Baalbek



Nė akropolin e tij, gjatė tre shekujve tė ardhshėm, romakėt ndėrtuan njė ansambėl monumental tre tempuj, tre oborre, dhe njė mur rrethues i ndėrtuar prej disa nga gurėt mė gjigandė realizuar ndonjėherė nga njeriu. Disa besojnė, se ndėrtimi mund t'i atribuohet si vepra arti jashtėtokėsore.

Baalbeck ėshtė njė qytet nė Libanin lindor i famshėm kryesisht pėr rrėnojat madhėshtore romake tė tempullit tė ruajtura nė mėnyrė tė shkėlqyer. Ky ishte njė qytet i lulėzuar fenikas kur grekėt e pushtuan atė nė 331 p.e.s. Ata e emėruan atė "Heliopolis" (Qyteti i Diellit). Ai u bė njė koloni romake nėn perandorin Augustus nė 16 p.k.

Nė akropolin e tij, gjatė tre shekujve tė ardhshėm, romakėt ndėrtuan njė ansambėl monumental i tre tempuj, tre oborre, dhe njė mur rrethues i ndėrtuar prej disa nga gurėt mė gjigant realizuar ndonjėherė nga njeriu. Disa turistė besojnė se ndėrtimi mund t'i atribuohet vepra arti ekstra-terrestiale.

Nė hyrjen jugore tė Baalbeck ėshtė njė minierė, ku gurėt e pėrdorura nė tempuj u ndėrprenė. Njė bllok i madh, i konsideruar si guri mė i madh i latuar nė botė, ende rri ulur aty ku u pre pothuajse 2000 vjet mė parė. I quajtur "Guri i Gruas shtatzėnė", ajo ėshtė 21.5m x 4.8m x 4.2 metra nė madhėsi dhe peshon rreth 1000 ton.

Pėr shekuj tempujt e Baalbekut janė vėnė nėn metra rrėnojash, dhe janė penguar nga fortifikimet mesjetare. Por edhe nė shkatėrrim ky vend ka tėrhequr admirimin e vizitorėve dhe rėndėsia e saj historike ėshtė e njohur botėrisht. Anketa dhe puna e parė restauruese nė Baalbeck u nis nga Misioni Arkeologjik gjerman nė 1898.

Nė 1922 studiuesit francez ndėrmorėn kėrkime tė gjera dhe restauruan tempuj, punė e cila u vazhdua nga Drejtoria e Pėrgjithshme libaneze e antikave. Tempujt nė Baalbeck ishin ndėrtuar mbi njė rrėfenjė tė lashtė qė shkon prapa, tė paktėn, deri nė fund tė mijėvjeēarit tė tretė para Krishtit. Pak dihet pėr vendin gjatė kėsaj periudhe, por ka dėshmi qė nė rrjedhėn e mijėvjeēarit tė parė para Krishtit, njė gjykatė e mbyllur ėshtė ndėrtuar mbi historinė e lashtė.

Njė altar ishte vendosur nė qendėr tė kėsaj gjykate nė traditėn e vendeve tė larta biblike semite. Gjatė periudhės Helenistike (333-64 BC) grekėt identifikuan zotin e Baalbeck-ut me zotin diell dhe qyteti u quajt Heliopolis ose qyteti i Diellit. Nė kėtė kohė gjykata e lashtė e mbyllur ishte zgjeruar dhe njė podium ishte ngritur nė anėn e saj perėndimore pėr tė mbėshtetur njė tempull tė formės klasike.

Edhe pse asnjėherė nuk ėshtė ndėrtuar i gjithė tempulli, disa nga projektet helene tė ndėrtimit tė madh ende mund tė shihen.

Dhe kjo ishte mbi gjykatėn e lashtė qė romakėt vendosėn tė tashmen Gjykatė tė Madhe tė tempullit tė Jupiterit. Tempulli ishte nisur nė tremujorin e fundit tė shekullit 1 para Krishtit, dhe ishte pranė kompletimit nė vitet e fundit tė sundimit tė Neronit (37-68 AD).

Kompleksi i Gjykatės sė Madhe tė tempullit tė Jupiterit, me portikėt, altarėt dhe basenet e saj, ėshtė ndėrtuar nė shekullin e dytė tė Krishtit. Ndėrtimi i tempullit tė ashtuquajtur Bacchus ka filluar edhe ai nė kėtė kohė. Propylaea dhe Gjykata gjashtėkėndor e tempullit tė Jupiterit janė shtuar nė shekullin e 3 nėn dinastinė Severan (193-235 AD) dhe puna u krye me sa duket nė mesin e shekullit tė 3.

Struktura tė vogla rrethore tė njohura si tempulli i Venusit, u pėrfunduan ndoshta nė kėtė periudhė. Kur Krishterimi u shpall fe zyrtare e Perandorisė Romake nė 313 pas Krishtit, perandori bizantin Konstandini mbylli zyrtarisht tempujt nė Baalbeck. Nė fund tė shekullit tė 4, perandori Teodos shembi altaret e Gjykatės sė Madhe tė Jupiterit dhe ndėrtoi njė bazilikė duke pėrdorur gursėt nė tempull dhe elementet e saj arkitektonike.

Mbetjet e tre shtyllave tė kėsaj bazilike, fillimisht orientuar nė perėndim, ende mund tė shihen nė pjesėn e sipėrme tė shkallėve tė tempullit tė Jupiterit. Pas pushtimit arab nė 636 tempujt u transformuar nė njė kala ose kėshtjellė, njė term qė aplikohet ende sot nė Akropoli.

Gjatė shekujve tė ardhshėm Baalbeck ra rradhazi prej dinastive Omayyad, Abasit, Toulounid, Fatimid dhe Ayyoubid. Plaēkitur nga Mongolėt nė 1260, Baalbek mė vonė gėzonte njė periudhė tė qetė dhe tė prosperitetit nėn sundimin Mamluke. Kompleksi i tempullit nė Baalbeck ėshtė i pėrbėrė nga tempulli i Jupiterit dhe tempulli Bacchus ngjitur me tė.

Njė distancė tė vogėl ėshtė struktura rrethore e njohur si tempulli i Venusit. Vetėm njė pjesė e shkallėve mbetet njė tempull i katėrt i dedikuar pėr Merkurin, nė kodrėn Kheikh Abdallah. Kushdo qė ka udhėtuar nė Egjipt, Mesopotami, Amerikė tė jugut apo nė vende tė tjera tė lashta ka parė punėn mahnitėse tė gurpunuesve zejtarė.

Megjithatė ėshtė tepėr e vėshtirė tė imagjinohet se gjithė ky perfeksion ėshtė njė fryt vetėm i punės njerėzore. Mbetet e hapur ideja e ndihmės sė jashtėtokėsorėve me anė tė pėrdorimit tė lazerit nė prerje apo edhe anti gravitetit.
avatar
Equinox

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi