Mėdyshjet e tė ardhmes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mėdyshjet e tė ardhmes

Mesazh  Neo prej 25.10.09 20:58

Mėdyshjet e tė ardhmes

Disa sekrete do tė zbulohen nė vitet qė do tė vijnė. Tė tjerė do tė zgjasin nė pėrjetėsi

Historia do tė ketė gjithmonė shumė mistere. Ne, me shumė gjasa nuk do tė dimė se pėrse ėshtė pėrdorur Stonehenge, apo pėrse u shpėrbė dhe u zhduk qytetėrimi Anasazi, dhe ndoshta gjithmonė do tė ketė debate nė lidhje me autorėsinė e veprave tė Shekspirit, domethėnė kush i shkroi ato.

Dokumentat dhe faktet qė mund tė kishin zgjidhur tė tillė mistere kanė humbur apo janė shkatėrruar prej kohėsh - ose nu kanė ekzistuar asnjėherė.

Gjetja e datės me Karbon-14, testet e ADN si dhe teknika tė reja shkencore mund tė ofrojnė disa pėrgjigje. Por ato ngrejnė gjithashtu pikėpyetje tė reja dhe prodhojnė nė kėmbim mistere tė reja.

Ne gjithmonė do tė na mundojė fakti qė nuk mund tė rihapim se si dukeshin gjėrat pėr njerėzit qė nuk e dinin ende se si do tė rezultonin ato. "E kaluara ėshtė njė vend i huaj", shkruante L. P. Hartley, "atje i bėjnė ndryshe gjėrat".

Historianėt e tė ardhmes qė shohin pas nė fundin e shekullit 20 dhe nė fillimin e shekullit 21 do tė kenė njė problem shtesė: shumė prova.

Roberta Vohlstetter, nė studimin e saj definitiv pėr bombardimin e Pearl Harbourit, konkludoi se Franklin Roosevelt dhe kėshilltarėt e tij nuk kishin njohuri paraprake nė lidhje me sulmin, ndonėse njė historian qė sheh nėpėr dokumenta mė vonė mund tė provojė se, po tė vėshtrohen me vėmendje, ato fare mirė mund tė kishin shėrbyer si njė paralajmėrim.

Konkluzioni i saj: "Ne nuk arritėm tė parashikojmė Pearl Harbourin jo pėr shkak tė dėshirės pėr materiale relevantė, por pėr shkak tė bollėkut tė materialeve irrelevantė".

Historianėt e tė ardhmes do tė duhet tė kėrkojnė nė mes tė njė pirgu tė madh materialesh tė gazetarisė sė sotme mijėra gazeta e revista, operacionet 24 orėsh tė televizioneve, faqet e internetit dhe trafikun e thashemnajave dhe dokumentave tė zbardhur fshehtas - pėr tė gjetur ato shigjeta qė rrėfejnė me tė vėrtetė hsitorinė. Dhe disa prej kėtyre shigjetave do tė mungojnė.

Boshlėqe dhe gafa

Sepse ka gjithmonė nga ata qė pėrpiqen tė fshehin tė vėrtetėn, dhe tė vėrtetat qė nuk mund tė dihen.

Cėshtja e mbyllur e Gerald Posner shėnon njė shembull tė fuqishėm qė Lee Harvey Osėad e vrau me tė vėrtetė John F. Kennedyn.

Por mėnyra e tė menduarit tė Osėald nuk mund tė dihet asnjėherė definitivisht. As edhe motivi i Jack Ruby, i cili vrau Osėald.

Ndėrkohė, ata qė merren me teori konspirative vazhdojnė tė akuzojnė se vrasėsit e vėrtetė dhe motivet e vėrteta janė bėrė tė heshtin; ata mund tė jenė disa ndjekės mes hisorianėve tė pas njė shekulli.

Ndėrkohė, nė SHBA Arkiva Ndėrkombėtare po debatojnė nėse duhet tė pėrdorė teknologjitė e reja pėr tė gjetur se cfarė e shkaktoi atė zbrazėti 18 minuta e gjysmė nė rregjistrimet telefonike tė Shtėpisė sė Bardhė tė Richard Nixonit.

Por kjo nuk do tė na tregojė me siguri pėrse njėri prej presidentėve mė mendjemprehtė dhe me mend tė shekullit tė njėzetė mendoi se i duhej tė mbulonte njė "vjedhje tė dorės sė tretė" nė zyrat e opozitės, njė qė ai pothuajse me siguri nuk kishte dijeni paraprakisht.

Teknologjia e ADN detyroi Bill Clintonin tė pranojė tė vėrtetėn e marrėdhėnies sė tij me Monika Levinskin, por nuk mund tė na tregojė pėrse Clinton u soll nė mėnyrė kaq tė pakujdesshme, as edhe pėrse Levinski nuk e coi pėr ta pastruar tė famshmin fustan blu.

Gazetaria, sic ka thėnė dikur botuesi i Washington Post, Philip Graham, "ėshtė i pari draft i papėrpunuar i historisė". Ndonjėherė ėshtė mė pak i papėrpunuar se tė tjerėt.

Librat e Theodor Ėhite pėr presidentin, duke filluar nė vitet 1960, ishin njė gazetari e mrekullueshme e shkruajtur si histori, njė model qė ėshtė ndjekur qė atėherė nga gazetarėt dhe historianėt: ngritja e njė skene, beteje elektorale nė njė kohė ndryshimesh shoqėrorė, portretizimi i afėrt i kandidatėve dhe strategėve tė tyre politikė, pėrdorimi i sondazheve dhe intervistave pėr tė hyrė nė mendjet e votuesve. Historia e ardhshme politike mund tė mos ndryshojė shumė.

Nė kontrast, ka njė ndarje tė madh mes rrėfimeve edhe mė tė mirė gazetareskė tė diplomacisė dhe luftės, dhe kujtimeve dhe historive qė vijnė mė vonė, tė bazuara nė dokumenta sekretė dhe bisedime sekretė qė nuk ka mundur tė dėshmojė as edhe gazetari mė kėmbėngulės.

Historianėt nė shekullin 22 do tė dinė ndoshta mė shumė se sa dimė ne nė lidhje me negociatat e Bill Clintonit pėr paqen nė Lindjen e Mesme, mbledhjen e koalicionit tė George Bushit pėr luftėn nė Gjirin Persik, si dhe politikat e Ronald Reaganit pėr tė lėkundur dhe mė pas shembur Perandorinė e sė Keqes.

Ndoshta mė bishtnuese ėshtė ajo qė G.M.Young tek libri i tij "Anglia Viktoriane: Portret i njė Epoke" e ka quajtur "tema e vėrtetė, qendrore" e historisė: "jo ajo qė ndodhi, por ajo qė njerėzit ndienin kur ishte duke ndodhur", ose sic thotė Philip Sidney "ndikimet, pėshpėrimat, lėvizjet e njerėzve".

Historianėt nė tė ardhmen mund tė vrasin mendjen pėrse popujt e shumė kombeve nė shekullin 20 pranuan, e madje mirėpritėn regjimet totalitarė qė rrezikuan tė marrin kontrollin e botės nė vitet dyzetė - dhe mė pas zgjodhėn tė pėrqafojnė demokracinė dhe lirinė, disa vite apo disa dekada mė vonė.

Ata mund tė pyesin pėrse elita amerikane qė bėri bashkė gjithė kombin pėr tė luftuar Luftėn e Dytė Botėrore dhe Luftėn e Ftohtė "u thartua" nė fundin e viteve gjashtėdhjetė, vetėm dy dekada para se tė fitohej Lufta e Ftohtė.

Ata mund tė pėrpiqen shumė pėr tė kuptuar pėrse disa pjesė tė botės - Shtetet e Bashkuara, Amerika Latine, bota islamike, Korea dhe Taivani - pranė njė ringjallje tė besimit fetar, ndėrkohė qė pjesė tė tjera - Evropa, Japonia, Kina, Australia - lėvizėn nga feja drejt laicizmit.

NE kemi tendencėn tė marrim pėr mirėqenje, pėshpėrimat dhe lėvizjet e kohėve qė jetojmė, kėto miliona ndryshime mendjesh. Por pėr historianėt e sė ardhmes, ato mund tė rezultojnė misteret mė enigmatikė.

Nga Michael Barone
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi