Dhimbja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dhimbja

Mesazh  Jon prej 25.10.09 18:24

Dhimbja
Rrugėt pėr eliminimin e dhimbjes



Nuk ekziston asnjė njeri qė nuk ka asgjė, vetėm nėse ka mbyllur krejtėsisht shqisat e tij tė brendshme kundrejt ēdo realiteti. Tė gjithė e pėrjetojnė dhimbjen gjatė jetės

Qė nga momenti qė vijmė nė jetė, ashtu si edhe deri atėherė kur jemi gati tė lėmė praninė tonė fizike nga kjo botė, dhimbja shfaqet me shumė mėnyra. Dhimbja ėshtė gjithmonė njė humbje.

Pėr trupin: dhimbje mund tė jetė humbja e shėndetit dhe ky disekuilibėr natyral shprehet nė dhimbje tė ndryshme qė zakonisht burgosin vėmendjen dhe ndėrgjegjen tonė.

Pėr Psikėn (botėn Psikologjike): dhimbja bazohet nė humbjen e njė ndjenje (si pėr ato qė ndjejmė ne, por edhe sidomos pėr ato qė marrim nga persona tė tjerė). Megjithatė, le tė lėmė tė tjerėt tė na duan dhe tė na lėnė t'i duam. Disa shembuj mbi humbjen e ndjenjave:

-Humbja e besimit tek dikush apo diēka

-Humbja e perspektivave qė filluan, por nuk mbaruan

-Humbja e besimit tek vetvetja, qė shprehet si frikė pėr pėrballimin e situatave tė vėshtira, por madje edhe ato tė lehta.

Dhimbja qė krijohet nga humbja e personave tė dashur apo sendeve tė ēmuara.

Gjithashtu, tė gjitha ato emocione qė pėrfaqėsojnė humbjen e diēkaje qė besonim ose shpresonim se zotėronim.

Pėr Mendjen: dhimbja vjen si rezultat i mungesės sė kuptimit nga njerėzit pėrreth. Kur mendja mbyllet, bllokohet dhe nuk e kupton rėndėsinė e rrethanave, kėshtu qė vuan. Kur mendja nuk ėshtė trajnuar dhe nuk ka mjetet pėr tė konceptuar shkaqet e jetės, vuan. E njėjta gjė ndodh edhe kur mendja ėshtė pak e trajnuar apo e kultivuar pak. Nėse bllokohet gjatė pėrpjekjes pėr tė arritur nė thellėsi tė gjėrave, rezultati ėshtė i njėjtė, Dhimbje.

Dhimbja, gjithashtu krijohet edhe kur vėrtetojmė se ndjekim ide tė gabuara ose veprojmė me kritere tė gabuara. Edhe kur kuptojmė se kemi njė imazh tė gabuar pėr veten tonė dhe se nė tė vėrtetė nuk jemi ai/ajo qė ėndėrrojmė se jemi.

Ndalimi i dhimbjes

Ėshtė e mundur qė dhimbja tė mos mbarojė kurrė plotėsisht, pasi ndodhemi nė njė rrugė zhvillimi pėrparuese dhe meqenėse pėrparojmė ngadalė, gjithashtu edhe dhimbja shuhet ngadalė, por jo krejtėsisht. Zhdukja e saj gjendet nė njė nivel ēlirimi shpirtėror, qė pėr ne ėshtė shumė larg tani pėr tani. Ajo qė duhet dhe mund tė bėjmė, ėshtė tė fillojmė tė kufizojmė shkaqet qė e krijojnė dhimbjen.

Pėr kėtė nevojitet t'i shikojmė gjėrat me njė mėnyrė tė qetė, inteligjente dhe objektive. Duhet tė shikojmė veten tonė nga jashtė, pėr tė vlerėsuar realitetet e tij, tė cilat pėrndryshe do tė na preokupojnė aq shumė sa do tė na bėjnė tė verbėr, nė mėnyrė qė tė mos t'ju japim emėr dhe pėrkufizim. Nėse dikush nuk shikon gjėrat, si hap i parė, ėshtė e pamundur tė kėrkojė ndalimin e dhimbjes.

Si hap i dytė, duhet tė kėrkojė zgjidhje pėr tė arritur tek motivet qė na udhėheqin drejt dhimbjes. Gjithēka ka njė zgjidhje, pak apo shumė tė mirė. Por, nėse dikush nuk ka vullnetin pėr ta kėrkuar dhe aq mė tepėr pėr tė zbatuar zgjidhjet, dhimbja do tė qėndrojė. Dhe jo vetėm do tė qėndrojė, por edhe do tė na bėjė tė akuzojmė faktorė tė jashtėm pėr atė qė ne nuk guxuam tė pėrballonim.

Rrugėt pėr eliminimin e dhimbjes

Kėto rrugė na i jep Filozofia Budiste, e cila me "Rrugėn e Madhe" apo "Udhėn Fisnike Tetėshe", na ofron hapat, tė cilėt mund tė pėrdorim, pasi sipas kėsaj filozofie gjithēka ėshtė nė dorėn tonė, pa u nevojitur pėr tė ndjekur fenė, por vetėm, duke u menduar.

Opinionet e drejta duhet tė jenė puna jonė e pėrditshme pėr tė dalė nga padituria dhe pėr tė arritur gradualisht drejt diturisė. Njė gjė tė tillė gjithashtu kėshillonte edhe Platoni. Opinionet tona do tė jenė ēdo herė e mė tė drejta sa mė shumė t'i largohemi subjektivitetit, nga arroganca e bindjeve tona qė i konsiderojmė si mė superiore nga ato tė tė tjerėve, nga dėshira pėr tė pasur gjithmonė tė drejtė. Pėrkundrazi, duhet tė bazohemi tek doktrinat e tė diturve, nė kėshillat e tyre qė janė tė mbushura me pėrvojė dhe nė vizionin e pastėr qė ata na ofrojnė.

Synimet e drejta fillojnė nga njė ideal i pastėr pėr jetėn, nga disa principe qė mund tė shėndėrrohen nė objektiva. Nėse do tė kemi njė ideal si burim frymėzimi, kemi mundėsinė pėr tė drejtuar nė mėnyrėn e duhur synimet tona. Me pak fjalė: le tė zėvendėsojmė egoizmin me bujarinė.

Veprimet e drejta do tė jenė pasojat logjike tė ideve ose opinioneve tė drejta dhe tė synimeve bujare. Kėtu duhet tė shtohet, nė mėnyrė tė pakthyeshme, vullneti pėr tė vepruar.

Fjalėt e drejta na detyrojnė tė mendohemi pėrpara se tė hapim gojėn dhe tė flasim. Nė vend qė tė themi tė parėn gjė, qė na thonė emocionet (dhe jo domosdoshmėrisht idetė), duhet tė llogarisim rezultatin qė mund tė krijojnė fjalėt tona. Duhet te jetė e qartė, nėse duam tė komunikojmė me tė tjerėt apo nėse thjesht duam tė bisedojmė dhe tė mbushim heshtjen me zėra bosh.

Mjetet e drejta tė jetesės nėnkuptojnė njė sjellje etike. Tė gjithė duhet tė punojmė pėr tė jetuar. Kjo, pavarėsisht atyre qė thuhen pėr tė kundėrtėn, ėshtė njė ligj i mrekullueshėm i ekzistencės qė na mban aktivė dhe na bėn tė zhvillohemi si brenda ashtu edhe jashtė vetes.

Por nuk ndodhen tė gjitha punėt nė lartėsinė e dinjitetit filozofik. Nuk i referohemi punėve modeste, por atyre qė ofendojnė dinjitetin njerėzor nėn mijėra fytyrat e korrupsionit. Dhe janė tė drejta gjithashtu mjetet e jetės, qė janė pikėrisht ato: mjete dhe jo objektiva qė thithin tė gjithė ekzistencėn njerėzore.

Pėrpjekja e drejtė konsistohet nė pėrdorimin e energjive tona, pa i shkuar dėm, por edhe pa qenė si ai kurnaci qė nuk do tė sakrifikojė diēka, ose do tė sakrifikojė sa mė pak tė jetė e mundur.

Pėrpjekja ėshtėe drejtė, atėherė kur drejtohet drejt objektivave qė janė zgjedhur si mė tė mirėt dhe kur nuk kufizohet nė pėrpjekjen mė tė vogėl, por pėrkundrazi nė pėrpjekjen mė tė madhe qė mund tė ofrojmė. Ai qė pėrpiqet tė japė dhe tė bėjė nė maksimum, zgjeron kufinjtė e aftėsisė sė tij. Sa mė shumė tė pėrpiqet, aq mė shumė mundet.

Vėmendja e drejtė ėshtė njė qendėr drite ku mblidhen pėrjetimet tona, gjė qė na jep rregull dhe pastėrti nė ndėrgjegjen tonė. Mjafton tė themi, duke pėrmbledhur se, vėmendja ėshtė fuqia e ndėrgjegjes.

Pėrqendrimi i drejtė konsiston nė tė qenit gjatė pjesės mė tė madhe tė ditės (si edhe tė jetės) nė boshtin tonė tė brendshėm, nė qendrėn tonė, duke eliminuar gradualisht ngjitjet dhe zbritjet e ndėrgjegjes, qė vijnė si rezultat i ndryshimeve emocionale dhe mendore. Kjo ėshtė pėrpjekja e drejtimit tė shprehjeve tė shpirtit dhe veprimeve tė trupit drejt unit (vetvetes) tonė tė vėrtetė.

Ēfarė tė bėjmė ndėrsa pėrpiqemi tė kapėrcejmė dhimbjen?

Tė mos "paralizohemi" nė tė: Tė mos presim se dhimbja do tė zhduket krejtėsisht pėr tė vazhduar veprimet tona dhe as mos tė shtyjmė tė tjera, mė tė reja dhe mė tė mira. Duhet tė mėsojmė tė ecim, duke marrė dhimbjen pėr dore, pa i kushtuar shumė vėmendje. Vėmendjen tonė duhet ta drejtojmė drejt mjeteve qė do tė na lejojnė ta eliminojmė krejtėsisht dhimbjen.

Tė mos bėhemi tė padurueshėm: nėse dhimbja bėri shumė kohė tė vendosej nė Psikinė (botėn psikologjike) tonė, gjithashtu nevojitet kohė e konsiderueshme - jo kaq shumė - pėr tė dhėnė njė kalim pastrimit dhe ēlirimit nga ajo. Le tė zhvillojmė njė durim aktiv, njė durim qė nuk do tė pushojė sė punuari pėr detyrimet e tij.

Tė mos biem nė emocione apo ide nėnvlerėsuese: Nė vend qė tė nėnvlerėsojmė veten tonė, le tė pėrpiqemi tė dalim nga burimi i errėt i dhimbjes dhe tė vėmė tė gjithė vullnetin tonė pėr kėtė. Kėshtu do tė zgjerohet vetėvlerėsimi. Ai qė dorėzohet dhe braktiset nė dhimbje, nuk do tė mund tė ndjehet mirė me veten e tij.

Tė mos nxehemi: Tė mos akuzojmė tė tjerėt dhe as tė mos lejojmė qė tė bie sipėr tyre gjendja negative e dhimbjes. Mė mirė tė pėrpiqemi tė tregojmė gėzimin e betejės qė kemi filluar nė mėnyrė qė tė mund tė vazhdojmė.

Dhe mbi tė gjitha tė kemi parasysh faktorėt e shumtė qė na japin kėnaqėsi, qė na japin gėzim dhe entuziazėm, dobitė e shumta qė jeta na ka dhėnė, pa qenė mosmirėnjohės me Fatin dhe dhuratat qė marrim. Nuk ekziston asnjė njeri qė nuk ka asgjė, vetėm nėse ka mbyllur krejtėsisht shqisat e tij tė brendshme kundrejt ēdo realiteti.

Por ēėshtja nuk ėshtė kjo. E rėndėsishme ėshtė tė duam jetėn dhe shanset qė ajo na ofron. Dhe, nėse ndonjeherė na bėjnė tė vuajmė, le t'i zėvendėsojmė hijet me dritė. Ky ėshtė kuptimi i zhvillimit.

http://dituri.wordpress//
avatar
Jon

1235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dhimbja

Mesazh  gjoniradovani prej 31.10.09 19:18

Njeriu ka 2 kontakte me boten e jashtme - i pari eshte ajri dhe i dyti eshte ushqimi.

Nqs keto 2 faktore jane normale dhe njeriu nuk abuzon ne lodhje fizike dhe aksidentale njeriu nga ana trupore nuk ka pse te kete dhimbje.

Persa i perket dhimbjeve shpirterore, njeriu qe te mos vuaje duhet te kete ne harmoni keta 5 faktore themelore 1-iden 2-logjiken apo ndryshe ate qe quhet arsye 3 - deshiren 4-fjalen 5-vepren.

Kur keto faktore jane ne kahun pozitiv dhe vijne njeri pas tjetrit njeriu nuk ka me dhimbje.
Nje thenie e lashte thote - Njeriu gjen paqen e vet vetem kur ndergjegja qe quhet ndryshe gjykimi ,nuk te padit per asgje te keqe.
avatar
gjoniradovani

16


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dhimbja

Mesazh  Fikrro prej 04.09.10 20:30

DHIMBJA, "SĖMUNDJA" QĖ KUROHET

Dhimbja dhe kėnaqėsia janė ndjesi tė kundėrta, por edhe qė plotėsojnė njėra-tjetrėn, mirėpo raporti i tyre ėshtė mė kompleks se ai qė duket me shikim tė parė. Dhimbjet fizike varen nga stimujt e jashtėm. Ato mund tė lehtėsohen duke eliminuar shkaqet direkte, apo duke qetėsuar ndjenjat qė i "transportojnė". Ndėrkaq, kėnaqėsia derivon nga njė perceptim aktiv qė ripunon njė stimul tė jashtėm.

Sė fundi e konsiderojnė si patologji dhe kėsisoj kanė gjetur edhe ilaēin: minielektroda dhe opium

Tė gjithė e dimė se pėr tė qetėsuar dhimbjet prej pesėmijė vjetėsh ėshtė pėrdorur morfina. Megjithatė, sot nuk duhet tė bazohemi mė tek ajo, por tek arritjet mė tė fundit tė teknologjisė: mini-elektroda brenda trurit, qė futen nė kokė me age shumė tė holla.

Nuk pėrdoret fare pėrcaktimi i njė ndėrhyrjeje kirurgjikale qė ndihmon trurin tė vėrė nė veprim tė gjitha armėt kundėr vuajtjes. Strategjitė pėr luftėn kundėr dhimbjeve (armik pėr tė cilin nuk ėshtė e lehtė tė bėsh njė pėrcaktim) janė tė shumta dhe nė rritje tė vazhdueshme. Disa antike dhe shumė tė pėrhapura, ndėrsa disa tė tjera tėrėsisht moderne dhe tė rezervuara vetėm pėr rastet e dhimbjeve ekstreme.

Njė stimul pėr zhvillimin e kėtyre strategjive tė reja, bėn tė ditur e pėrjavshmja amerikane "Newsweek", vjen nė kėto momente pikėrisht nga luftėrat dhe nga nevoja pėr tė kuruar mijėra ushtarė tė shpėrndarė nga Iraku nė Afganistan, por edhe shumė veteranė tė luftėrave qė kanė prekur botėn.

Nė tė vėrtetė, mjekėt ushtarakė qė punojnė nė Irak kanė vendosur tė adoptojnė metoda tė fuqishme kundėr dhimbjeve, pėr t‘i eliminuar qė nga momenti kur ato nisin tė shfaqen. "Kjo sepse dhimbja fizike nė fakt ėshtė njė sėmundje mė vete", ka shpjeguar pėr prestigjiozen "Newsweek" drejtori i "Fondacionit amerikan kundėr dhimbjeve", Will Rove. Po ashtu, sa mė parė tė trajtohet, aq mė pak dėme shkakton.

Pėr tė evituar gjendjen mes miliona veteranėve tė ngėrthyer nga dhimbjet kronike (njė pjesė e mirė e tyre tė detyruar pėr tė pėrdorur morfinėn), doktor Chester Buckenmaier i spitalit pėr veteranėt, "Walter rend Army Medical center", po kryen njė eksperiment me ushtarakėt nė frontin e luftės.

Menjėherė pas plagosjes, apo ndėrhyrjes kirurgjikale nė njė numėr gjithmonė e mė tė madh ushtarėsh, po mendohet qė tė aplikohet njė pompė qė injekton doza tė vogla qetėsuesish nė mėnyrė tė vazhdueshme. Kėshtu, pas disa vitesh do tė dihet tė sulmohet dhimbja me ilaēe tė fuqishme dhe nė doza jo tė mėdha, qė do tė pėrfaqėsojnė njė strategji tė mirė pėr tė evituar dhimbjet kronike te njerėzit.

Tė ashtuquajturat "pompa me shpėrndarje tė vogėl", qė injektojnė analgjezik nė trup, nuk janė njė risi njė fushėn e terapive kundėr dhimbjeve. Por, fakti qė ato kanė mbėrritur nė fushat e betejės, na bėn tė mendojmė se duhet tė jenė tė kushtueshme. Nė shumė vende tė mėdha tė botės, qė kanė dhjetėra spitale, nuk ka reparte tė specializuara nė kurimin e vuajtjeve. Njė metodė shumė e mirė kjo pėr tė kuruar me kujdes dhimbjet e ēdo pacienti. Nė fakt nuk ėshtė e thėnė qė terapia e dhimbjes tė bėhet sinonim i morfinės, ose ilaēeve tė tjera me opium.

Kohėt e fundit, nė vende tė ndryshme tė Evropės ėshtė futur njė ilaē i pėrgatitur nga helmi qė molusqet pėrdorin pėr tė vrarė gjahun e tyre. Aq e fuqishme ėshtė kjo substancė, sa qė duhet injektuar me njė shpėrndarės tė vazhdueshėm dhe nė doza minimale. Nė raste jo tė rralla, kur njė ndėrhyrje kirurgjikale pėr hernien fiskale nuk e zgjidh problemin e dhimbjes, teknologjia mjekėsore ka futur njė simulator elektrik peridural, qė vepron duke gjeneruar goditje tė vogla elektrike nė shtyllėn kurrizore dhe duke bllokuar sinjalin e dhimbjeve tė drejtuara drejt trurit.

Elektrodat brenda nė tru shfrytėzojnė mekanizmat qė organizmi ynė disponon pėr tė na mbrojtur nga dhimbjet e mėdha. Shumė nga kėto teknika janė shumė kodekse dhe tė kushtueshme pėr t‘u pėrdorur nga tė gjithė njerėzit nė botė qė vuajnė nga dhimbjet kronike. Megjithatė, ato tė bėjnė tė kuptosh se problemi kryesor nė luftėn kundėr dhimbjes nuk ėshtė mungesa e mjeteve efikase.

"Sikur tė mund tė largohesh nga dhimbja, ashtu siē mund tė largohesh nga njė qytet"

Victor Hygo

Fjala "dhimbje" vjen nga latinishtja, "dolor", dhe tregonte efektin e vuajtjes. Dhimbja ėshtė njė ndjesi trupore, njė ndjenjė vuajtjeje qė i detyrohet efektit tė njė dhimbjeje fizike. Pėr shembull, mund tė kemi dhimbje dhėmbi, kockash, koke, apo dhimbje tė tjera.

Mes dhimbjeve mė tė forta, tė studiuara deri mė sot, konsiderohen ato tė lindjes, ndaj sot shumė nėna zgjedhin tė ashtuquajturėn lindje pa dhimbje. Ideja e dhimbjes ėshtė e shoqėruar zakonisht me atė tė sėmundjes, ndaj flitet pėr krevat dhimbjeje, pėr tė treguar krevatin ku vuan njė i sėmurė. Nė teori tė ndryshme filozofike dhe psikologjike dhimbja dhe kėnaqėsia janė ndjenjat thelbėsore nga tė cilat dalin gjithė tė tjerat.

Kėshtu, sipas njė filozofi tė shquar grek, qė ka jetuar nė vitet 500 para Krishtit, dhimbja ka njė funksion pozitiv shumė tė rėndėsishėm. Falė dhimbjes, qeniet e gjalla mund tė kuptojnė para kohe momentet kur trupi i tyre ka rrezik tė "shkatėrrohet".

Kjo intuitė u thellua akoma mė shumė nė epokėn moderne nė fushėn e mjekėsisė dhe tė fiziologjisė. Edhe nė sport, tė dėmtuarit pėrdorin ilaēe kundėr dhimbjeve pėr tė arritur nė pėrfundimin e garės apo turneut. Ilaēet e pėrdorura kundėr dhimbjeve fizike mund tė krahasohen me efektet e drogės apo alkoolit nė sistemim nervor.

Dhimbja dhe kėnaqėsia janė ndjesi tė kundėrta, por edhe qė plotėsojnė njėra-tjetrėn, mirėpo raporti i tyre ėshtė mė kompleks se ai qė duket me shikim tė parė. Dhimbjet fizike varen nga stimujt e jashtėm. Ato mund tė lehtėsohen duke eliminuar shkaqet direkte, apo duke qetėsuar ndjenjat qė i "transportojnė". Ndėrkaq, kėnaqėsia derivon nga njė perceptim aktiv qė ripunon njė stimul tė jashtėm.

Intensiteti i saj nuk ėshtė i lidhur menjėherė me intensitetin e vet stimulit. Dhimbja mund tė jetė si fizike, ashtu edhe shpirtėrore. Ajo mund tė jetė ndjenjė e mungesės sė lumturisė, qė nuk varet nga trumat fizike, por nga pasione dhe vuajtje shpirtėrore. Kjo provohet mė shumė nė rastet e tradhtisė, pėr njė qortim, nė rast fatkeqėsie pėr humbjen e njė personi tė dashur. Dhimbje quhet edhe ngjarja, gjėja ose personi qė e provokon.

Dhimbja e shpirtit prej kohėsh ka qenė edhe njė nga temat mė tė dashura dhe mė tė prekura nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave. Nė vendet katolike, ashtu si dhe nė shumė rajone tė tjera tė botės, dhimbja fizike dhe mundimi shpirtėror prej kohėsh janė pėrdorur pėr tė arritur pastėrtinė dhe shpėtimin e shpirtit.

GSh
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi