Raca e zhdukur

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Raca e zhdukur

Mesazh  Jon prej 25.10.09 13:20

Raca e zhdukur

Nėqoftėse e besojmė akoma mitologjinė greke, titanėt, dominues tė pakundėrshtueshėm tė Tokės nė kohėra tė kaluara, njė ditė tė bukur vendosėn tė rebelohen ndaj zotave dhe ndaj njerėzve.


Ky gjigand eshte gjetur ne Antrim (Irlande) nga Z.Dyer. Foto e publikuar ne vitin 1895.

Gjigantė, titanė, ciklopė

Prania e qenieve me njė shtatlartėsi jashtė tė zakonshmes, veē tė tjerash tė pajisur me njė forcė tė jashtėzakonshme, ėshtė lehtėsisht e individualizueshme nė njė oqean mitesh, duke filluar nga ai klasik i pėrmbytjes universale.

Sa pėr tė filluar, siē thotė njė rresht rabinik i shekullit tė V-tė A.D. pėrpara se Arka tė nisej, gjiganti me emrin Og arriti qė tė kapej pas njė shkalle imbarkimi prej litari".

Nėqoftėse e besojmė akoma mitologjinė greke, titanėt, dominues tė pakundėrshtueshėm tė Tokės nė kohėra tė kaluara, njė ditė tė bukur vendosėn tė rebelohen ndaj zotave dhe ndaj njerėzve: nuk mund tė jemi tė sigurtė lidhur me arsyet e rebelimit, ka mundėsi qė kjo racė gjysėm hyjnore fitoi vetėdije se mund ta uzurponte pushtetin nga duart e hyjnive.

Pėr njė motiv tė tillė, zotat vendosėn qė ta ndėshkonin kėtė arrogancė ta paturpshme: nga kėtu, midis ndėshkimeve tė dhėna, edhe pėrmbytja me kujtesė tė lashtė.

Tė mundur, Titanėt u zėvendėsuan nga Gjigantėt, tė lindur nga gjaku i rrjedhur nga njė plagė e Uranit, shkaktuar nga i biri Kronos, mė i vogli midis tyre. Pėr t'u bėrė mbret i madh, Kronosi hėngri fėmijėt qė kishte nga e motra Rea, por, falė njė stratagjeme, Zeusi shpėtoi dhe, me kohė, fitoi rangun e babait tė padenjė. Pėr sa dimė, Gjigantėt kėrkuan me tė gjitha mėnyrat, por mė kot, qė tė hakmerreshin pėr paraardhėsit e tyre: pėr kėtė arsye edhe ata janė pėrshkruar pėrjetėsisht nė revoltė ndaj hyjnive.

Fėmijėt e Elohimit


Siē do ta shikojmė, duke iu pėrmbajtur edhe tregimeve tė tjera mitologjike, Gjigantėt e banonin Tokėn mijėra vjet pėrpara erės sonė. Lindja e kėsaj race mund tė caktohet nė momentin nė tė cilin disa zota vendosėn qė tė ēiftohen me qeniet njerėzore. Lidhur me kėtė, ėshtė mjaft kuptimplotė ajo qė ndodhet nė dy pasazhe tė Zanafillės:

(6,1-2) "Kur njerėzit filluan tė shumohen mbi Tokė dhe lindėn vajzat e tyre, djemtė e Zotit panė se vajzat e njerėzve qenė tė bukura dhe morėn pėr gra sa ju desh qejfi".

(6,4) "Nė ato kohėra ndodheshin Gjigantėt nė Tokė - por edhe mė pas - kur djemtė e Zotit bashkoheshin me vajzat e njerėzve dhe kėto u lindnin atyre fėmijė: janė kėta heronjtė e lashtėsisė, njerėz tė famshėm".

Artikulimet "Djem tė Zotit" dhe "Gjigantė" nuk janė gjė tjetėr veēse pėrkthim i adoptuar dhe i pranuar i termit "Nefilim", i pranishėm nė Biblėn hebraike: duhet saktėsuar se nė mėnyrė tė ngjashme me atė qė ėshtė bėrė tashmė pėr disa shprehje nė faqe tė tjera Nė fillim, nė fakt duhej pėrkthyer, nė mėnyrė korrekte, si "Njerėz qė kishin zbritur", domethėnė "Djem tė Elohimit" tė zbritur mbi Tokė, ku Elohim, nė mėnyrė tė pabesueshme, ėshtė shumėsi i njėjėsit hebraik El, Ilu apo Eloah: domethėnė nėnkupton Zota!

Tė paktėn ky ėshtė interpretimi i Zecharia Sitchin, Erich Von Daniken, David Icke dhe i njė grupi tė madh studiuesish qė, jashtė skemave klasike, janė ēimentuar nė pėrkthimin e teksteve kuneiforme tė qytetėrimit tė sumerėve, duke analizuar mė pas pėrmbajtjet e librit tė shenjtė tė kristianėve.

Duke dashur tė jemi tė saktė, termi "Elohim" shfaqet 30 herė tek Zanafilla dhe deri 2570 herė nė tė gjithė Biblėn. "Nefilim", pa shih, pa shih, pėrkthehet si termi "Annunaki" i mitologjisė sė sumerėve. Praktikisht, mitet na tregojnė sesi kjo racė u rebelua ndaj hyjnive.

Atėhere, ja, Gjigantėt qė kėrkojnė tė ngjisin Malin Olimp apo Tifoni qė i heq Jupiterit rrufetė e tij. Sigurisht, duhet bėrė qysh tani dallime pėr tė mos rėnė nė konfuzion. Prej efektit tė deformimit, disa mite marrin nė fakt nė hua elementė tė tė tjerėve.

Pėr shembull, ėshtė rasti i Gog-ut dhe Magog-ut, dy gjigantėve qė i zbulojmė tė futur nė mitologjinė britanike pėr tė simbolizuar fuqinė e atyre njerėzve: nė fakt, kėta titanė dhe tė tjerė, janė mundur nga heroi lokal Brute (edhe ai, ka mundėsi, njė gjigant!); vetėm ata tė dy janė mbajtur nė jetė pėr t'u transformuar nė gur dhe pėr t'u vėnė nė hyrjen e pallatit tė fituesit, mbi Tamiz. Tamam njė fund i shėmtuar...

Nė tė gjithė botėn

Lajmėtarėt e dėrguar nga Moisiu nė Tokėn e Premtuar (Canaan), siē thotė Bibla, nė Librin e Numrave (13,32-33), u kthyen duke thėnė se kishin takuar djemtė e Anak...

"...vendi qė kemi pėrshkuar pėr ta eksploruar ėshtė njė vend qė i ha banorėt e vet; tė gjithė njerėzit qė kemi parė janė njerėz shtatlartė; kemi parė Gjigantėt, bij tė Anak, tė racės sė Gjigantėve, pėrballė tė cilėve na dukej se ishim si karkalecė dhe kėshtu duhet t'u jemi dukur atyre".

Edhe dueli midis Davidit dhe Goliathit nuk lė vend pėr interpretime tė tjera. Bibla, tek Deuteronomi, vazhdon qė t'u referohet Gjigantėve kur flet pėr krevatin prej hekuri 5 metra tė gjatė, i cili gjendej nė Rabbath, pranė djemve tė Ammon: domethėnė, krevati i njė mbreti gjigant tashmė tė vdekur. Pėr ta flitet edhe nė mitologjinė budiste, ku Gjigantėt janė tė lidhur me mitin brahminik tė "pėrzierjes sė detit prej qumėshti".

Nė "Popullin Vuh" gjigantėt janė qenie mitologjike (njėlloj me titanėt) qė luftojnė me zota dhe me njerėz njė lloj titanomakie greke: kurse nė mitologjinė Maja, binjakėt "Hunahpł" e "Ixbalanqué", mė parė "Ahau" (zotėr tė qytetėrimit tė Misrit tė drejtuar nga "Xibalbą") luftojnė me Gjigantėt nė luftėn e "Camč"-ve. Tė shpartalluar, Gjigantėt identifikohen nė Atlantėt e Copąn-it. Por, njė ēikė tė gjithė tekstet e ndodhura nė librin e shenjtė tė kristianėve dhe tė hebrenjve, nė veēanti Dhiata e Vjetėr, siē kemi pasur mundėsi ta shikojmė, flasin pėr kėtė racė njerėzish gjigantė.

Prapa nė kohė

Duke pėrdorur dėshmitė e ndonjė historiani, mund tė kėrkojmė tė individualizojmė njė periudhė kohore ku, sipas ēdo probabiliteti, tė vendosen hyjnitė dhe natyrisht tė ndiqen Gjigantėt, duke parė qė ndodhitė e tyre ndėrthuren kėndshėm.

Megjithatė, nuk ėshtė e thjeshtė tė renditen me saktėsi tė gjithė hyjnitė e sė kaluarės tonė stėrgjyshore, edhe pse tashmė ėshtė e vėshtirė tė theksohet se ata, njėlloj me Gjigantėt, kanė ekzistuar realisht.

Le tė shikojmė se mos kuptojmė ndonjė gjė dhe e bėjmė duke thirrur nė ndihmėn tonė kronikat e pakta qė kemi nė dispozicion. Historiani, por jo vetėm, Beroso nė shkrimet e tij tregon pėr 10 mbretėrit mitikė babilonas qė mbretėruan pėrpara pėrmbytjes: gjithsesi, sipas mendimit tė tij, do tė kthehej prapa me 432000 vjet.

Tė mos frikėsohemi pėrballė kėtyre shifrave. Sot jemi mėsuar ta masim kohėn duke u nisur nga presupozimi qė Toka pėrdor njė vit pėr tė bėrė njė rrotullim tė plotė rreth Diellit dhe se muajt 12, sa janė dhe ciklet e Hėnės. Por le tė mbajmė mirė parasysh se deri nė vitin 1543 (me Nicolai Copernicus si vijė ndarėse) besohej se ishte Dielli ai qė rrotullohej rreth planetit tonė! Megjithatė, sumerėt e kishin tė drejtė tė paktėn 4500 vjet mė parė.

Njė kokėēarje e bukur! Ja pse nuk mund tė pėrjashtojmė qė nė tė kaluarėn njerėzit e lashtė tė kenė pėrdorur metoda tė tjera pėr tė matur rrjedhjen e kohės.

Mendojmė kėto pėr epokėn biblike tė shumė profetėve dhe jo vetėm: pėr shembull, pėr doktrinėn hindł, 1 ditė tokėsore prej 24 orėsh u korrespondon 8.640 milion viteve tė Brahmas. Nga ana e tyre, sumerėt pėr "Listėn e Mbretėrve" pėrdorėn si njėsi matėse Sar-in, qė korrespondon me 366 vite tokėsore, koha e pėrdorur nga planeti Nibiru (nga ku vinin, me sa dukej, zotat e tyre) pėr tė plotėsuar orbitėn eliptike jashtė dhe brenda sistemit tonė diellor.

Tamam si pėr tė na i ngatėrruar mė tej idetė: duke u nisur nga pohimet e dy shkencėtarėve tė njohur, Von Braun e Einstein, ėshtė hipotekuar se njė ekuipazh qė do tė fluturonte nė hapėsirė pėr 1000 vjet dritė, do tė kthehej nė Tokė pas rreth 26 vjetėsh, por nė planetin tonė do tė kishin kaluar ndėrkohė 2000 vjet tė mira!

Duke u kthyer tek ne, historiani Manetone, duke iu referuar grindjeve midis Horus dhe Seth nė Egjipt, e vuri kontekstin 13500 vjet pėrpara Menes-it, mbret fillestar i tokave tė bashkuara. Pėr tė gjetur informacione tė mėtejshme kohore lidhur me kėtė, duhet tė bėjmė tani njė kapėrcim nė Kontinentin e Ri.

Nė Amerikėn e Jugut krijimi i botės ėshtė pėr t'u kthyer sė prapthi nė figurėn e Viracocha-s: legjendat tregojnė se pas njė pėrmbytjeje tė zgjatur nja 60 ditė kėto hyjni zbritėn nė njė prej dy ishujve nė liqenin Titicaca dhe, pas tentativash tė ndryshme, i dhanė jetė racės njerėzore duke punuar argjilė dhe duke i dhėnė asaj frymėn e jetės.

Me bėrjen e kėsaj, u transferuan nė Tiahuanaco, qytetin qė pėr indigjenėt u ngrit brenda njė nate tė vetme pas pėrmbytjes nga zotat apo nga Gjigantėt. Duke iu qėndruar studimeve tė kryera mbi tekste mitologjike, ėshtė e mundur tė datohet shfaqja e Zotit rreth vitit 3100 B.C. dhe gėrmimet arkeologjike nė Tiahuanaco e konfirmojnė besnikėrisht kėtė datė.

Pas bėrjes sė kėtij digresioni tė nevojshėm, pėr t'i gjetur kėshtu njė vendosje tė drejtė kohore racės sė zhdukur tė Gjigantėve, pėrveēse pėr tė pėrdorur mitin e pėrmbytjes, duhet tė marrim nė konsideratė tregimet e popullsisė Maya, si gjithmonė tė sakta dhe maniakale nė pėrcjelljen edhe tė ndonjė datimi tė dobishėm.

Kėshtu, faktet qė u pėrkasin nga afėr Gjigantėve janė tė vendosura nė erėn e Diellit tė Katėrt, si pėr t'u kuptuar qė pėrfundoi me transformimin e njerėzve nė peshq: duket tė kuptojmė se specia njerėzore shpėtoi nga ujėrat falė diēkaje tė ngjashme me njė arkė. Kjo epokė korrespondon me Pleistocenin dhe, pėr pasojė, me periudhėn e akullnajave tė fundit, si tė thuash rreth 12000 vjet mė parė.

Ku janė provat?

Pėrveē rrėfimeve tė shumta tė eksploratorėve tė parė evropianė, tė mbėrritur nė Kontinentin e Ri, vėrejmė, nga aty e prapa, njė seri rikuperimesh tė jashtėzakonshme, tė cilat shpesh shkenca ka nėnkuptuar qė t'i pėrqeshė, nė mos t'i fshijė.

Pėr hir tė sė vėrtetės, gjatė 100 viteve tė fundit, tė shumtė kanė qenė rastet e bujshme tė mashtrimit nga ana e njerėzve paskrupull apo gallataxhinjve tė thjeshtė (njė ēikė siē ndodh sot me rrethet nė drithėra), por kjo nuk do tė thotė se tė gjitha rikuperimet e tjera janė pėr t'u etiketuar si fallsitete.

Nė kėtė seli, pėr motive tė natyrshme vendi dhe pėr tė mos e lodhur jashtė mase lexuesin, kemi menduar tė zgjedhim vetėm disa, tė cilat i kemi menduar si indikativė pėr argumentin nė fjalė. Nė vitin 1577, nė Zvicėr dolėn nė dritė eshtrat e atij qė mund tė ishte njė njeri i gjatė 5 metra e 80 centimetra.

Nė fillim tė shekullit tė kaluar, nė Francė, nė lokalitetin Glozel, u gjetėn, pėrveē kockave dhe kafkave njerėzore jashtė normales, edhe gjurmė tė mėdha duarsh, pse jo dhe artikuj dhe bizhuteri tė bėra apostafat qė tė pėrdoreshim nga ndonjė qėnie gjiganteske. Disa vjet mė vonė, nė Havai Supai Canyon, njerėzit e ekspeditės shkencore Donnehey zbuluan njė gdhendje tė gurtė tė njė tiranosauri qė, sipas tė thėnave tė indianėve, do tė ishte vepėr e Gjigantėve.

Nė vitin 1943, nė njė ishull tė Ishujve Aleutine, xhenierė ushtarakė gjetėn kocka dhe kafka qė, sipas proporcioneve, duhej t'u pėrkisnin njerėzve tė lartė deri 7 metra! Duke iu besuar gojėdhanave qė tregonin pėr njerėz shumė tė gjatė, qė kishin banuar nė njė tė kaluar tė hershme zonat e sotme tė pėrcaktuara nga hartat gjeografike si Sahara, Kamerun e Niger, disa ekspedita bėnė zbulime marramendėse: nė vitet '30-tė tė shekullit tė kaluar gjetėn praktikisht gjurmėt e gjiganteskėve Sao.

Rreth atyre viteve, edhe studiuesi hollandez, Ralph Koengsėald, gjeti diēka interesante: dhėmbė prerės 6 herė mė tė mėdhenj se normalėt. Sė fundi, pėr ta pėrfunduar kėtė paraqitje tė shkurtėr, nė vitet '50-tė tė shekullit tė kaluar, Pei Wenchung, teksa ndodhej nė brendėsi tė njė shpelle tė Lingheng nė Kwansi, hasi njė nofull qė pėr nga pėrmasat mund tė pėrshtatej me dhėmbėt e Koengsėard, aq ėshtė e vėrtetė sa qė tė dy ia atribuan pėrkatėsinė "gigantopitecus"-it.

Si tė shpjegohet fenomeni

Sot gjigantizmi mund tė shpjegohet shkencėrisht me verifikimin e dy faktorėve, tė nėnkuptuar si tė kombinuar midis tyre: njė zvogėlim i forcės sė gravitetit tė Tokės dhe njė tėrheqje mė e madhe e provokuar nga satelitė tė tjerė orbitantė pėrreth planetit tonė, nė ēdo aspekt tė ndryshėm nga Hėna e sotme.

Prania nė kohėra tė hershme e mė shumė satelitėve nė orbitė pėrreth Tokės dhe nė afrim progresiv, domethėnė me influenca tė fuqishme nė fushėn gravitacionale, do tė mund tė favorizonin rritjen jo tė zakonshme tė faunės, tė florės dhe tė vetė qenieve njerėzore, prej pasojės sė thjeshtė tė njė lehtėsimi tė peshės.

Njė prej kėtyre satelitėve, sipas teorisė sė mbėshtetur nga studiuesi Hans Horbiger, u copėtua, duke i dhėnė jetė njė tėrėsie copėzash, tė cilat pasi pėrshkuan qiellin u pėrplasėn dhunshėm mbi planetin tonė.

Ajo qė paraardhėsit tanė panė duke ngritur sytė, nuk ishte gjė tjetėr veēse njė "gjarpėr zjarri" i madh, njė pėrkufizim qė i bėn mirė evenimentit dhe qė e hasim nė pothuajse tė gjithė tregimet e kaluara gojė mė gojė. Me zvogėlimin drastik tė peshės, do tė pėrmirėsohej mė pas edhe era e Gjigantėve.

Duke folur pėr gjigantizmin, nuk ka sesi tė mos fusim nė valle, si shkak, edhe njė ngritje tė mundshme tė nivelit tė rrezeve kozmike.

Nė periudhat nė tė cilat aktiviteti i Diellit ėshtė mė intensiv (nė rrethanėn nė fjalė regjistrohet bile edhe fenomeni i lidhur me tė i njollave diellore, tė cilat pėrbėjnė njė barrierė tė mrekullueshme ndaj rrezeve kozmike) mund tė vėrehet njė rritje e konsiderueshme e aspektit kulturor njerėzor, me lindjen bashkėkohore tė qytetėrimeve tė mėdha apo lėvizjeve tė mendimit.

Anasjelltas, nė prani tė njė aktiviteti tė dobėt tė Diellit, me mbrojtjen qė i zbut nė mėnyrė tė konsiderueshme dhe u mundėson rrezatimeve kozmike tė godasin Tokėn, regjistrohet njė rėnie e pashmangshme e aktivitetit mbi planetin tonė, i shoqėruar nga njė zvogėlim i konsiderueshėm i lindjeve.

Me pak fjalė, aktivitetet e Diellit dhe fusha magnetike tokėsore, duke ndėrvepruar midis tyre, arrijnė qė tė influencojnė, edhe nė mėnyrė tė fortė, ekzistencėn tonė.

Ēfarė konkluzionesh?

Siē keni mundur ta vėreni nga leximi i kėtij artikulli, megjithėse nė interesin e saj tė padyshimtė, problematika e trajtuar kėtu ėshtė me njė kompleksitet tė konsiderueshėm. Tė interpretosh nė mėnyrė korrekte tregimet mitologjike nuk ėshtė aspak e thjeshtė dhe "provat" deri mė tani tė dala nė dritė, fatkeqėsisht, kontribuojnė nė konsiderata patjetėr kundėrshtuese.

Pėr tė mos folur pėr teoritė alternative, nganjėherė edhe kurajoze, tė refuzuara kategorikisht nga elita shkencore. Pėr momentin nuk ėshtė vėrtet e mundur tė arrihet nė njė zgjidhje tė kėnaqshme, nė konsiderimin e mungesės evidente tė bazave tė qėndrueshme, mbi tė cilat tė mund tė studiohet dhe tė reflektohet.

Nė vetvete, argumenti do tė meritonte pėrpjekje goxha tė tjera: nė fakt, zhvillime eventuale nė drejtimin e duhur do tė prodhonin reperkusione tė qarta ndaj mėnyrės tonė pėr tė kuptuar sot tė kaluarėn e hershme tė Tokės dhe tė atyre qė e kanė banuar pėrpara nesh.

Pėrgatiti:
Armin Tirana
avatar
Jon

1227


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

hello

Mesazh  i panjohuri prej 01.12.09 20:28

them se eshte e pamundur ekzistenca e njerezve te gjate 7 metra! them se eshte gati e pabesueshme po te mendosh se njeriu me i gjate i botes vdiq 25 vjec! por ka shume mundesi ekzistenca e 2 sateliteve rreth tokes qe mund te kete ndikuar ne zhvillimin e gjigandeve
avatar
i panjohuri

62


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi