Shifra 7

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shifra 7

Mesazh  Jon prej 25.10.09 12:48

Numri 7 ka rėndėsi universale, 7 sisteme kristalore qė pėrcaktojnė format e kristalizimit tė mineraleve, 7 shtresat e atomit, 7 shtresat gjeologjike tė tokės, 7 planetet, 7 ngjyrat e ylberit, 7 notat muzikore, 7 familjet tė sistemit periodik tė elementėve kimikė ...



Qė nga vitet e largėta tė lashtėsisė, njeriu pėrpiqej tė njihte veten e tij, tė njohė misterin e ekzistencės dhe tė gjejė pėrgjigje pyetjeve qė e torturonin si: "kush jam, nga ku vij, dhe drejt ku shkoj?". Qytetėrime tė mėdha… Egjipti, Kina, India, Greqia, Roma, Amerika e Jugut, dhanė pėrgjigje mbi kėto pyetje, pėrgjigje tė bazuara nė njohuri tė thella filozofike, shkencore dhe fetare.

Vitet kaluan… qytetėrimet e mėdha ranė pėr tė fjetur dhe sot, ne njerėzit e shekullit tė 21, besojmė se dimė shumė gjėra mbi njeriun, por gjithmonė do tė mbajmė brenda shpirtit tonė kėtė pyetje tė papėrgjigjur "Unė kush jam, nga ku vij?", e cila do tė pickojė ēdo njeri tė dijes.

Pėrpjekja e njeriut pėr tė gjetur pėrgjigje mbi kėtė pyetje quhet kėrkim filozofik ose shpirtėror.

Mėsimdhėniet e lashta na thonė se, njeriu pėrbėhet nga 7 trupa, qė ndodhen nė nivele tė ndryshme - frekuenca tė ndryshme - tė natyrės. Pėrveē ndėrgjegjes ose vetėdijes sė trupit fizik dhe 6 ndėrgjegje tė tjera.

Dhe kėtu takojmė pėrsėri numrin 7, duke njohur rėndėsinė qė ka ai nė Univers. Kėshtu, kemi 7 sisteme kristalore qė pėrcaktojnė format e kristalizimit tė mineraleve, 7 shtresat e atomit, 7 shtresat gjeologjike tė tokės, 7 planetet, 7 ngjyrat e ylberit, 7 notat muzikore, 7 familjet tė sistemit periodik tė elementėve kimikė, etj.

Le t'i njohim kėto shtatė mbartės tė njeriut, duke filluar nga mė i vrazhdi, nga mbartėsi i shtatė dhe i fundit, qė ėshtė trupi i tij fizik dhe qė nė filozofinė e brendshme quhet mbartėsi eterofizik.

Trupi eterofizik

Quhet kėshtu, sepse pėrbėhet nga dy elementė: nga forma, e cila pėrcaktohet nga e quajtura energji eterike dhe nga lėnda fizike. Do ta kuptojmė mė lehtė me njė shembull. Nėse do tė merrnim njė shkumės dhe do ta godisnim me diēka tė fortė, derisa tė bėhej pluhur, do tė vėrenim se forma e parė (e shkumėsit) ėshtė zhdukur, por vazhdon tė ekzistojė lėnda ose esenca e shkumėsit.

Kėshtu, ēdo lloj gjėje kufizohet nga dy faktorė kryesorė: esencėn/lėndėn e tij dhe energjinė qė organizon molekulat e kėsaj esence sipas njė forme tė caktuar. Me tė njėjtėn mėnyrė, trupi ynė pėrbėhet nga elementė materiale dhe nga njė energji elektromagnetike ose mė mirė "eterike", e cila jep njė formė ose njė ndėrtim tė caktuar, dhe pėr kėtė arsye trupin tonė e quajmė "eterofizik".

Energjia eterike ėshtė e padukshme me sytė tanė natyralė, ashtu siē ėshtė dhe energjia elektrike, por njė njeri qė kryen ushtrime pėrqendrimi mund ta shikojė kėtė energji mjaft lehtė. E quajtura makineri Kirlian, fotografon kėtė energji eterike qė rrethojnė dhe mbajnė tė bashkuar trupin njerėzor, duke treguar njė stefan tė ndriēuar shkėlqimi pėrreth objekteve.

Nė Egjiptin e lashtė quanin trupin fizik, bashkė me organet e tij KAT, qė do tė thotė "I fortė", diēka si dru dhe njhnin shumė metoda, me tė cilat arrinin tė mbanin tė bashkuara kėto energji eterike nga lėnda trupore, nė mėnyrė qė tė mos tretej trupi (mumjet). Filozofėt e Indisė e quanin Stula Zarira, qė do tė thote mbartėsi material.

Trupi jetėsor

Nėse ekzistonte vetėm trupi eterofizik tek njeriu, atėherė ēfarė diference do tė kishte midis njė dore tė bėrė mumje nė njė mėnyrė perfekte dhe njė tjetėr dore qė i pėrket njė njeriu tė gjallė?

Ėshtė e qartė se, ekziston njė diferencė e madhe, e cila shprehet nė nxehtėsinė, nė korrentet elektrike, nė ngjyrėn, forcėn muskulore etj. Shkakun e brendshėm tė kėtyre shprehjeve mund ta quajmė jetė.

Niveli i dytė pas trupit eterofizik, ėshtė trupi jetėsor, energjik ose trupi pranik, ashtu sikur e quante E. P. Blavatski nė "Doktrinėn Sekrete". Nė lindje, kjo frymė jetėdhėnėse, ose energjia e jetės quhet PRANA.

Ky trup jetėsor ujit tė gjithė organizmin dhe ndodhet jashtė lėkurės sė trupit 20 me 30 cm, rregullon shėndetin, gradėn e aktivitetit dhe gjallėrisė, duke marrė energjinė pranike nga mjedisi. Makineria Kirlian mund tė fotografojė - pėrveē energjisė eterike - kėtė shkėlqim jetėdhėnės, energjinė pranike, tė cilėn shkencat bashkėkohore e quajnė bioenergji.

Njeriu zotėron trupin e tij eterofizik tė pėrbashkėt me mbretėrinė minerale, sepse bimėt, pėrveē trupit tė tyre eterofizik, kanė dhe njė energji jetėdhėnėse qė shfaqet nėpėrmes zmadhimit, lėvizjes dhe riprodhim tė tyre.

Dielli ėshtė burimi kryesor i energjisė Prana, por edhe disa bimė tė caktuara dhe pemė, ashtu sikur pisha, gjithashtu dhe uji janė grumbullues tė mirė tė kėsaj energjie.

Nė Egjiptin e lashtė, kėtė energji e simbolizonin me njė enė balte nė formė zemre, ku brenda saj ndodheshin lėngje jetėsore dhe ujra, ndėrsa nė Indi e quanin Prana Sarira.

Trupi sentimental

Ėshtė mbartėsi i ndjenjave dhe i mallėngjimeve, tė pasioneve dhe tė dėshirave. Pėr arsye se ėshtė shumė i ndjeshėm dhe i ndryshueshėm nga influencat qiellore, u quajt nė traditat Perėndimore trup astral/yjor, sepse ėshtė njė pranues dhe njė pasqyrė tė energjive, dhe sidomos tė energjive diellore dhe hėnore. Me trupin Astral zemėrohemi, hidhėrohemi, gėzohemi, komunikojmė me botėn jashtė nesh me njė mėnyrė mė tė ndėrlikuar nga njė lėvizje e thjeshtė qė zotėron mbretėria bimore.

Quhet gjithashtu dhe "Shėmbėlltyra Dyshe" ose idhull, sepse pėrbėn njė kopje tė saktė tė trupit fizik, por me detaje dhe me shqisa mė tė shumėllojshme.

Funksionon si njė urė midis njeriut tė brendshėm dhe mjedisit, nėpėrmes atyre "dyerve tė hapura" tė trupit qė quajmė shqisa, dhe tė cilat pėrbėjnė njė zgjatim tė kėsaj shėmbėlltyre.

Kjo shėmbėlltyrė ekziston mė parė se lindja e foshnjės dhe ėshtė pėrgjegjės pėr formimin dhe karakteristikat e tij qė do tė jenė sikur ai ėshtė. Gjithashtu tejkalon kufinjtė e vdekjes fizike tė trupit dhe ka njė ekzistencė pasvdekjes, pavarėsisht se tė kufizuar, nė njė dimension ose botė tė padukshme, qė nė Indinė e lashtė quhej Kama Loka, domethėnė "Bota e dėshirave", dhe grekėrit e lashtė e quanin Hades.

I gjithė trupi astral, pėrrethohet nga njė formė vezake qė shkėlqen, si njė stefan i ndriēuar, qė quhet Aura. Brenda saj ekzistojnė ngjyra tė ndryshme, forma dhe ndriēime, nė njė lėvizje tė vazhdueshme, sikur tė lundronin nė njė det me fortunė, tė cilat tregojnė ndjenjat dhe mallėngjimet momentale dhe gjithashtu dhe elementėt sentimentalė tė vazhdueshme tė karakterit tė njeriut pėrkatės.

Pėr kėtė, njė njeri qė ka aftėsinė e depėrtimit (insight) nė botėn e padukshme mund tė dallojė karakterin dhe jetėn sentimentale tė njė njeriu, vetėm duke hedhur njė sy tek Aura e tij. Nė pėrgjithėsi, mund tė themi se ndjenjat inferiore kanė ngjyra tė turbullta dhe tė errata, ndėrsa ndjenjat superiore kanė ngjyra shkėlqyese dhe nuanca tė qarta.

Trupi Astral mund tė dalė jashtė trupit tė tij eterofizik gjatė gjumit, nėpėrmjet ėndrrave, por edhe kur njeriu ėshtė i ndėrgjegjshėm i kėsaj procedure nė njė gjendje vigjilente, dhe kjo procedurė kėrkon njė kultivim dhe njė ushtrim shpirtėror. Kjo procedurė quhet Shfaqje Astrale/Yjore.

Shumica e fenomeneve parapsikologjike, si pėr shembull komunikimi telepatik, kryhen me ndėrmjetėsinė e Trupit Astral. Astrali ynė ėshtė krejt subjektiv dhe na bėn qė tė shohim botėn ashtu sikur jemi dhe sikur duam ne.

Egjiptianėt e quanin kėtė mbartės ndėrgjegjeje KA, ndėrsa nė Indinė e lashtė quhej Ligga Sarira.

Trupi mendor inferior ose mendja e pėrcaktuar

Quhet dhe Kama Manas, (domethėnė mendja e dėshirave: Kama - dėshirė dhe Manas - mendje). Ėshtė njė ndėrgjegje njerėzore ekskluzive. Pavarėsisht se disa nga gjitarėt mė superiorė zotėrojnė qė mund tė quajmė si njė logjikė, ndryshimi me njeriun ėshtė shumė i madh.

Ndėrgjegja mendore ka aftėsinė tė konceptojė gjėrat mendore, sepse ka aftėsinė e tė krijuarit tė figurave, t'u japė forma gjėrave. Kur lidhet me fjalėn Kama, dėshirėn, ky mbartės ndėrgjegjeje ėshtė i aftė tė shprehė "format e dėshirave" tė ndėrgjegjes, t'i organizojė ata dhe t'i formojė nė mėnyrė qė tė mund tė plotėsohen. Kėshtu, mendja e zėnė nė kurth nė rrjetėn e dėshirave, bėhet egoiste, ekskluzive.

Tė gjitha mendimet qė kanė qėllime egoiste, qė merren me botėn e formave, i pėrkasin kėsaj mendjeje egoiste ose tė pėrcaktuar, Kama Manas.

Ky trup mendor i njeriut ka njė formė vezake, por ėshtė pak mė i madh se Aura Astrale. Ėshtė edhe kjo e ngjyrosur me ngjyra tė ndryshme, sipas fuqisė dhe llojit tė mendimeve, tė cilat marrin forma tė caktuara, zakonisht tė njė tipi gjeometrik, si shumėfaqėsha, qė lundrojnė brenda Aurės, pėrreth njeriut dhe quhen skeptomorfoza.

Kur njeriu zotėron njė zhvillim tė ulėt mendor, nuk ekzistojnė nė Aurėn e tij ngjyra dhe forma tė pėrcaktuara, por mbizotėron njė pėrzjerje e turbullt nga nuanca tė ndryshme. Ndėrsa zhvillohet, ngjyrat fillojnė tė qartėsohen, fitojnė shkėlqim dhe zėnė vendin e tyre nė vezėn mendore, ndėrsa figurat gjeometrike bėhen mė tė pastra.

Tė katėr kėto trupe qė pamė deri tani, pėrbėjnė ndėrgjegjet inferiore tė njeriut ose mė mirė unit, janė veshjet e jashtme tė vetvetes superiore, tė cilat na lejojnė tė jetojmė, tė funksionojmė dhe tė vijmė nė kontakt me botėn materiale, bioenergjike, psikologjike dhe mendore.

Traditat e brendshme e lidhin kėto katėr trupa me katėr elementėt simbolikė tė Alkemisė: Tokė, ujė, erė dhe zjarr. Tė gjitha sė bashku pėrbėjnė personalitetin njerėzor, domethėnė totalin e maskave ose mbartėsve me tė cilat njeriu i brendshėm shfaqet nė jetė, nė ekzistencėn e botės sė formave.

Simbolikisht, shprehet me njė katror, pasi ėshtė i njė natyre katėrshe. Kėto katėr trupa janė tė vdekshėm, domethėnė treten dhe shkatėrrohen nė fund tė jetės.

Mendja e pastėr ose altruiste (Manas)

Ėshtė mendja jovetjake, ose mendimi abstrakt, i cili i lejon njeriut konceptimin e ideve dhe tė vėrtetave mė tė medha filozofike. E vėrteta ėshtė se mendja ėshtė njė, por funksionon sikur tė ishin dy mbartės tė ndryshėm ndėrgjegjeje.

Ėshtė ajo qė i lejon njeriut tė shikojė lart, "drejt yjeve" dhe qė e bėn tė jetė me tė vėrtetė njeri (Greqisht Njeriu =Ano throsko = lartėsohem drejt nga lart).

Manas ėshtė trupi qė na jep ndjenjėn e individualitetit. Ėshtė zėri ynė i brendshėm, qė na inspiron dhe na qorton. Tek ky trup ndodhen tė gjitha ėndrrat tona heroike, virtytet, altruizmi, jovetėsia dhe fisnikėria. Aty ndodhen dhe mendimet matematike dhe mendime tė tjera superiore. Bėhet fjalė pėr esencėn qė mbush Gralin, ose kupėn qė kėrkonin kavalierėt e mbretit Artur.

Nė Egjiptin e lashtė, kundėrshtimi i kėtyre dy shprehjeve tė mendjes dukej qė nė emrin qė kishin. Mendjen egoiste, zemrėn, bashkė me pasionet dhe ndjenjat, e quanin AB dhe pėrbėnte atė qė quhet psikia e njeriut. Aty mblidheshin veprimet e mira dhe ato tė kėqija, qė nė mėnyrė tė lirė kryente njeriu. Ato peshoheshin nė ceremoninė e pasvdekjes sė "Peshimit tė Zemrės" sė tė vdekurit. Mendjen altruiste shpirtėrore e quanin BA, pėrsmbrapshtja e AB, dhe e simbolizonin me njė dallėndyshe qė dilte nga goja e tė vdekurit.

Nėpėrmjet zhvillimit tė kėtij trupi, njeriu bėhet zot i kohės dhe vendit, bėhet orakull, dhe rrjedha e kohės ndalon pėr tė, pasi depėrton nė pėrjetėsinė dinamike, nė qėnien e parmenidit, tė pakohshmin dhe tė pandryshueshmin.

Mbartėsi parandjenjėsor (Intuitor) - Budi

Ėshtė mbartėsi i Intuitės/parandjenjės, qė nuk i nevojitet procedura mendore pėr tė arritur tė vėrtetėn, por e koncepton atė direkt. Ėshtė e njohur se ekzistojnė njerėz qė kuptojnė shkrimet e shenjta nė gjuhė qė nuk kanė mėsuar, njerėz qė parandjejnė njė shkatėrrim nė njė vend tė caktuar tė tokės etj.

Kėtė aftėsi, qė "fle" nė thellėsi tė ēdo njeriu, mund ta quajmė intuitė dhe mbartėsi i saj ėshtė "Trupi intuitor ose depėrtues" ose sikur e quajnė nė Lindje, "Trupi Budik". Budi nė gjuhėn sanskrite do tė thotė dritė, drita e dallimit, e diturisė. Ka prejardhjen nga rrėnja indoeuropiane VYD, qė do tė thotė dituri dhe ka tė bėjė me bedet, librat e shenjtė tė Indisė sė lashtė.

Kur ky mbartės zhvillohet, atėherė thuhet se njeriu ėshtė i ndriēuar, njė njeri "i zgjedhur". Nė nivelin kozmik ėshtė Herosi me krahė qė pėrqafon gjithēka dhe i mban tė bashkuara. Pėr atė nuk ekziston mė dualizmi, ashtu si pėr Manas, sepse subjekti dhe objekti janė njėsuar/pėrputhur tani mė. Kėrkuesi dhe e vėrteta tani janė bashkuar.

Pėr mbartėsin, Budi nuk ekziston mė koha dhe vendi. Janė tė pėrbashkėta. Gjithēka ėshtė njė. Nė Egjiptin e lashtė simbolizohej me Ibis dhe e quanin Aku. Ky zog lidhej me pjesėn mė tė pastėr dhe mė tė brishtė tė shpirtit njerėzor, me dritėn shpirtėrore.

Shpirti ose vullneti i pastėr (Atma)

Dhe trupi i fundit nė kėtė shkallė ngjitėse, pėrtej Budit, ėshtė uni i vėrtetė, vėzhguesi i heshtur, xixa e skajshme, njėsia, shpirti, principi shpirtėror me superior i njeriut, zotėruesi i mbartėsve. Pėr kėtė arsye, nuk mund tė quajmė Atman si njė mbartės tė njeriut. Ėshtė njėsia shpirtėrore, "qenia" e vėrtetė e krijesės qė quajmė njeri.

Nė filozofinė Perėndimore ėshtė individi, ai qė nuk mund tė ndahet e tė copėtohet, i pandryshueshėm, i pakohshėm, elementi hyjnor brenda njeriut. Dy fjalėt, grekja dhe ajo sanskrite, kanė tė njėjtėn rrėnjė dhe tė njėjtėn rėndėsi. "Vullnet pėr tė qenė" ėshtė ndoshta shprehja mė e pėrshtatshme pėr tė intuituar se ē'ėshtė Atma.

Pėrbėn qendrėn nga ku buron qenia dhe ekzistenca e njeriut, me gjashtė mbartėsit e shprehjes sė tij. Nė kėtė qendėr ose pikė, tė pa dimensione ose kohė, bashkohet qenia e njeriut me qenien e universit. Atma ėshtė Zoti brenda njeriut, fitimi i pafundėsisė. Kėtė vullnet pėr tė qenė, egjiptianėt e lashtė e quanin Sahu ose Atmu (veshja ndriēuese e bekimit).

Mėsimdhėniet shekullore thonė, se treshja superiore Atma - Budi - Manas, ėshtė uni hyjnor i njeriut. Nuk gjendet brenda kohės, tė paktėn ashtu siē e konceptojmė ne zakonisht, por ekziston dhe mbetet para dhe pas saj, ose ēdo lloj mishėrimi tjetėr. Ėshtė individi.

Simbolikisht, figura mė e pėrshtatshme pėr t'u figuruar ėshtė trekėndėshi, njė, por me tre anė tė ndryshme.

Personaliteti ėshtė i vdekshėm, i ndryshueshėm, lind dhe vdes. Vetėm treshja pėrbėn atė qė nuk vdes kurrė, elementin e pėrjetshėm dhe tė pandryshueshėm, qė gjendet pėrtej jetės dhe vdekjes. Ėshtė qenia, ajo qė gjithmonė ekzistonte, ekziston dhe do tė ekzistojė.

Midis personalitetit ose katrorit dhe treshes shpirtėrore ekziston sipas mėsimdhėnieve tė lashta, njė urė, njė lidhje e hollė, cila simbolizohet me njė fije tė artė dhe quhet nė gjuhėn sanskrite "Andakarana". Pėrbėn njė urė tė hollė, tė padukshme qė tė mund tė kalojė ndėrgjegja e njeriut nga nivelet inferiore tė personalitetit, tek ato superiore tė unit shpirtėror.

Qė tė kalojmė nga tretshmėria, nė patretshmėri, nga katrori nė trekėndėsh, do tė thotė tė bėjmė njė sakrificė, tė cilėn mund ta quajmė dhe si fitimin e qenies sonė tė brendshme. Udha e Andakaranės, e urės sė padukshme, ėshtė e ndėrtuar me gurėt e virtyteve dhe arritjeve shpirtėrore. Ndėrsa njeriu zhvillohet shpirtėrisht, ndėrton kėtė udhė me rezultatet e veprimeve tė tija.

Kur njeriu fiton ndėrgjegjshmėrinė e pavdekshmėrisė sė tij, kur veprimet e tij bėhen altrusitike, dhe shėrben tė vėrtetėn, drejtėsinė, tė mirėn dhe tė bukurėn, domethėnė i shėrben Zotit, atėherė ky njeri bėhet filozof.
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shifra 7

Mesazh  Neo prej 03.02.10 0:13

NUMRI 7
sipas religjioneve

Eshte nje nga nr. themelor te te gjitha feve i vene ne evidence qe ne periudhen e Ras-Shamra (Ugarit), 7000 para.k., pran Byblos. Haset shpesh ne Purana, ne Librin e te Vdekurve, ne Zendavesta, ne tavolinat ne argjile Asire, ne Bibel dhe ne Popol-Vuh. Pitagora e quante "Anije Jete" i formuar nga "Quaternario" (aksioni dhe materia) plus Triniteti (dija).

- 7 jane zotat qe qendrojne prane 7 te mencurve te Pantheonit Babilonez, 7 jane rrezet e Bakut, 7 rrezet e diskut diellor mbi koken e Thot.

- 7 jane rajonet e tokes, 7 jane rracat humane, 7 familjet e Votan, 7 guvat e parardhesve Nahuals, 7 qytetet e Cibola, 7 ishujt Antile, 7 heronjte qe shpetuan permbytjes se madhe, 7 jane Rishi te shpetuar nga Vaivasvata, 7 grupet e kafsheve te shpetuara nga Noe.

- 7 jane qirimbajteset ne 7 kisha, ku 7 shpirtrat e zotit ishin 7 krye-engjej ne 7 qiej.

- 7 jane portat ne Shamballa.

- 7 here Ofione u rrotullua rreth vezes universale depozituar nga Hynija e te gjitha gjerave, Eurinone, krijuesja e 7 fuqive planetare:dielli, hena, marsi, mercuri, jupiteri, aferdita, saturni.

- 7 jane kordat e Orfeit "Forminx", 7 jane ditet e zotit 7 vjecar Thot Lunus, 7 jane misteret e iniciacionit,7 jane zotat e Abydos, 7 jane hynite Hator qe vendosin mbi fatin e cdo te linduri.

- 7 jane kolonat e S .Maria Trastevere ne Rome, 7 kolonat e Lacuna, 7 jane pagodat e tempujve ne Indu.

- 7 jane vazot e gjetura ne Scandinavi ne forme hemisferike qe perfaqsojne kialin e karroces se Apollonit.

- 7 jane elementet me te cilet jane fabrikuar harqet e Siux dhe Algenquins.

- Udhetaret antike arab flisnin per Antilet te quajtura "Sabain", duke emreuar keshtu ishullin e 7 qyteteve.

- Rama (Shri Ramchandra) eshte e 7 ringjallje toksore me origine qiellore te zotit Vishna.

- 7 jane xhirot qe muslimani duhet te kryeje per te fituar parajsen pereth Qabese, ku eshte vendosur guri qe krye-engjelli Gabriel i dergoi Abrahamit dhe Ismailit , ku ne baze te vizatimeve te dhena ndertuan tempullin.

- 7 jane girot qe induistet dhe budistet bejne rreth malit te shenjte Kailash per tu pastruar nga mekatet.

- 7 jane nivelet dhe dimensionet te ndara e scila ne 7 nenivele: fizik, yllor, mendor, individual (intuita), shpirti, Uni kosmik, vullneti ku qendron edhe Logos. Dhe ne fund plani i hynise.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shifra 7

Mesazh  Equinox prej 13.01.11 0:51

Simbolika e numrit 7 eshte shume e forte.
Numri 7 ne numerologji eshte numri i reflektimit dhe i analizes. Ajo simbolizon jeten e brendshme, por edhe pavaresine dhe njohurine.
Eshte numer i hulumtimit dhe i analizes se vetvetes.
Ne te vertete, 7 simbolizon teresine e hapesires dhe kohes duke i kombinuar me numrin 4 i cili eshte toka dhe numri 3 i cili eshte qielli. Pra 7 simbolizon gjithe universi ne levizje.
Per shembull te egjiptianet, 7 paraqiste jeten e perjetshme. Ka edhe shume koncepteve per numrin 7 si psh 7 gjendjet e vetedijes apo dhe shtate mekatet kryesore.
avatar
Equinox

257


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shifra 7

Mesazh  yasmin prej 13.01.11 10:49

7-ka qene githmone dhe eshte ,numri im i preferuar,pa pasur nje shpjegim,thjesht eshte numri qe me ka terhequr me shume se te tjeret.

Tani e mora vesh se paska gjithe ato simbolika!
avatar
yasmin

278


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shifra 7

Mesazh  Idlir prej 14.01.11 17:52

A mund te hyhet ne marredhenie me numrat, dhe nese po: si?
Apo jane vetem per tu zbuluar (psh, shuma e datelindjes, emrit dhe mbiemrit)?
avatar
Idlir

112


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pershendetje

Mesazh  bardhi_tr prej 15.01.11 14:10

Ku je bazuar qe trupi i njeriut ka shtate trupa apo nivele kujte qyteterim i perkasin?

Faliminderit
avatar
bardhi_tr

42


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shifra 7

Mesazh  Fakiri prej 16.01.11 12:48

Kėto janė tė bazuar nė tė gjitha civilizimet si nga ato mė tė hershme deri nė kėto mė tė reja.Po thuajse tė gjitha kėto civilizime kanė trashiguar nga njėra tjetra qė shpirti ka 7 nivele shpirtėror.Nė islam kėto shpirta(nivele,mekame)njėjen nga praktikuesit e mistikės(tesavufit).Kėto nivele(pozita shpirtėrore) janė shtatė.

1.Nefsi(shpirti) emmare - Ėshtė uni qė e urdhėron tė keqen dhe zemrėn e tėrheq nga e liga.

2.Nefsi(shpirti) levvame - Ėshtė uni qė pengohet pėr gabimet e bėra dhe qė e fajėson veten.

3.Nefsi(shpirti) mulhime - Ėshtė uni qė frymėzohet nga njė intuitė e brendshme pėr tė keqen si e keqe dhe pėr tė mirėn si e mirė.

4.Nefsi(shpirti) mutmainne - Ėshtė uni i shėndritur me dritėn e zemrės, i pastruar prej cilėsive tė liga dhe me etikė tė pėrsosur.

5.Nefsi(shpirti) i radije - Ėshtė uni qė tregon kėnaqėsi pėr tė gjitha gjendjet nė kėtė botė.

6.Nefsi(shpirti) merdijje - Ėshtė uni me tė cilin ėshtė i kėnaqur All-llahu xhel-le shanuhu.

7. Nefsi(shpirti) kamile - Ėshtė uni qė ka arritur pozitat mė tė larta shpirtėrore. Njeriu nė kėtė pozitė ėshtė i pėrsosur dhe mund tė bėhet udhėrrefyes pėr tė tjerėt.
avatar
Fakiri

1011


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pershendetje

Mesazh  bardhi_tr prej 17.01.11 9:19

Un jam Mysliman dhe kam lexuar disa nga librat fetar dhe nuk kam arritur ti lexoj keto trupa, por edhe Kurani Famelarte qe e kam lexuar nuk e kam vene re kete gjete.
Vetem ne filozifite e vjetra ose sic thate ju me larte ne Qyteterimet e lashta jane keto jane, por duke pasur pikpamje fetare nuk i kam pranuar plotesisht.
Nqs ka ndonje liber qe e percakton kete gje mund te ma thuash.

Ne egjiptin e lashte jane 7
1. Kat Trupi njerezor
2. Kirit ----------------
3. Ka ----------------
4. Av ----------------
5. Va -----------------
6. Ak -----------------
7. Sahu Atma

dituri.wordpress
avatar
bardhi_tr

42


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shifra 7

Mesazh  Fakiri prej 17.01.11 18:51

I nderuar kėto shpirta(nivele,mekame) janė tė pėrshkruar nė Kur'ani Famėlartė:Sureja Jusuf.53.Kijameh,2.Shems.8 dhe 9.Fexhr,27 dhe 28.ndėrsa nga libra ju kisha preferuar tė gjitha ato libra qė kanė pėrmbajtje mistike islame (libra pėr tesavufin) Nga mistikėt e lartė tė fejės siē ishin Hasan el Basariu,Bejazid Bistami,Xhunejd Bagdati,Mensur el Hallaxhi,Abdylkadir Xhejlani.Imam Gazaliu.Suhreverdi,Ibin Arabiu,Xhelaudin Rumi dhe shumė personalitet tė tjerė.
avatar
Fakiri

1011


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shifra 7

Mesazh  Equinox prej 19.03.12 16:15

Profesori Enjott Schneider, kompozitor dhe muzikolog i specializuar nė studimin e numrave dhe kohės shpjegon se muzika ėshtė bėrė njė nga shtatė artet liberale, si algjebėra apo gjeometria, pra muzika ėshtė njė disiplinė matematikore.
avatar
Equinox

257


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi