Hylli, mbreti i parė i ilirėve dhe misteri i kafkės sė kristaltė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Hylli, mbreti i parė i ilirėve dhe misteri i kafkės sė kristaltė

Mesazh  Dagobert prej 24.10.09 1:34

Hylli, mbreti i parė i ilirėve dhe misteri i kafkės sė kristaltė

Nė maj tė vitit 2008, Harrison Ford e gjeti veten pėrsėri nė xhirimet e njė prej roleve mė klasikė tė aventurės, Indiana Jones. Drejtuesi i kėtij filmi ishte i famshmi Steven Spielberg dhe nė qendėr tė aksionit ishte beteja qė zhvillohej pėr zotėrimin e njė kafke tė kristaltė, e cila kishte fuqi tė mbinatyrshme.

Filmi, duke qenė se trajtonte edhe njė prej ēėshtjeve mė misterioze reale ekzistuese, atė tė kafkave tė kristalta, pėr vitin qė shkoi u rendit nė vend tė dytė nė radhėn e fitimeve qė sjellin filmat e shfaqur nė kinema.

Pavarėsisht se ky ėshtė thjesht njė film, ai tė sjell ndėrmend njė prej historive mė misterioze qė vazhdon edhe sot tė jetė nė qendėr tė interpretimeve e studimeve tė ndryshme.

Bėhet fjalė pėr kafkėn misterioze, me madhėsi sa ajo njerėzorja, qė arkeologu anglez Albert Mitchell-Hedges, bashkė mė tė bijėn Anėn, e gjeti nė vitin 1927 nė xhunglat e Amerikės Qendrore e mė saktėsisht nė Jukatan aty ku civilizimi Maja kishte lėnė ndėrtesat e tij.

Kushdo qė e prekte atė kafkė provonte ndjesi tė ēuditshme. Pas vdekjes sė tė atit, Ana, aty nga fillimi i viteve ’60 e shtyrė nga mendimi se ajo kafkė kristali e gjetur mes rrėnojave nė xhungėl, ishte tepėr perfekte pėr tė qenė e punuar nga fiset vendase pre-kolumbiane, vendos t’ia japė kėtė kafkė shkencėtarėve me qėllim njė hetim tė hollėsishėm tė saj. I pari qė u mor me kėtė punė, ishte kritiku i artit Frenk Dordland.

Natyrisht qė ai ishte edhe i pari qė u mrekullua me atė kafkė. Frenku, pas njė hetimi tė hollėsishėm, vuri re se kafka kishte njė sistem tė komplikuar kanalesh, prizmash e lentesh, tė cilėt krijonin efekte optike.

Por mė e ēuditshmja ishte se kėto punime ishin nė brendėsi tė kafkės. Sipėrfaqja e saj ishte perfekte dhe e lėmuar e nė tė nuk gjendej asnjė shenjė punimi.

Po si ishin bėrė kanalet, prizmat e si ishin gdhendur lentet nė brendėsi tė saj? Frenku nuk e la hetimin e tij. Nė vitin 1964, ai i drejtohet specialistėve tė kompanisė Hewlett-Packard, tė cilėt ishin nga mė tė aftėt nė ndėrtimin e qarqeve elektronike.

Ai nuk ishte i vetmi shkencėtar qė ngeli pa fjalė kur hetoi kafkėn. E njėjta gjė ndodhi edhe me shkencėtarėt e Hewlett-Packard. Pas njė vėzhgimi tė hollėsishėm ata vunė re se kafka kishte tre pjesė nė brendėsi tė vetes dhe ishte ndėrtuar e gjitha nga njė copė e vetme kristali, bashkė me nofullėn e poshtme.

Kristali ka njė fortėsi qė shkon pak mė poshtė se topazi, korundumi dhe diamanti. Ai mund tė pritet vetėm me diamant. Ėshtė pėrtej habisė, por indianėt e lashtė, nė njėfarė mėnyre e kanė prerė aq mjeshtėrisht duke mos lėnė asnjė shenjė, madje duke gdhendur imtėsisht bashkė me dhėmbėt edhe nofullėn e poshtme, e cila ėshtė e lėvizshme.

Dikush e ka bėrė kėtė kafkė nga njė kristal i vetėm nė mėnyrė aq mjeshtėrore, sa duket sikur kristali nuk ėshtė prekur kurrė nga dora e njeriut. Gjėja mė mahnitėse ishte se kafka ishte 5.13 kg, 203.4 mm e gjatė dhe 125.4 mm e gjerė, e gjitha nga njė kristal i vetėm dhe kjo gjė ishte nė kundėrshtim me ligjet e fizikės.

Kristal me njė cilėsi tė tillė nuk mund tė gjendej nė zonėn nė tė cilėn ishte gjetur kafka dhe laboratori i veēantė qė u mor me analizimin e hollėsishėm tė saj, arriti nė pėrfundimin se ajo kafkė ishte punuar para se tė shfaqeshin civilizimet e para nė Amerikė.

Nė pjesėn e pasme, nė brendėsi tė kafkės ndodhej njė prizėm dhe ēdo rreze drite qė binte mbi sytė e gdhendur tė kafkės pasqyrohej atje. Nėse shikoje nė brendėsi nga drejtimi i syve tė kafkės, mund tė shikoje gjithė dhomėn tė reflektuar nė atė prizėm.

Pėrfundimi i ekspertėve tė Hewlett-Packard ishte se kafka ishte bėrė pavarėsisht thyerjes sė rregullave dhe ligjeve tė natyrės. “Kjo gjė “e mallkuar” nuk mund tė ekzistojė fare. Ata qė e kanė bėrė, nuk kishin idenė e kristalografisė apo tė fibrave optike.

Ata njerėz kanė qenė komplet nė injorancė pėr sa i pėrket aksit tė simetrisė, i cili duhet tė ruhet nėse punohet njė kristal me qėllim parandalimin e ndarjes sė tij gjatė procesit. Ėshtė e ēuditshme se pėrse nuk ėshtė thėrrmuar!” Por nuk ka rėndėsi se sa e ēuditshme dhe e pabesueshme mund tė duket ajo kafkė.

Kushdo mund ta shohė atė tė ekspozuar nė Muzeun e Indianėve tė Amerikės. Kėrkuesit panė se kristali ishte gdhendur kundėr aksit natyral tė kristalit. Skulptorėt modernė tė kristalit, gjithmonė kujdesen qė tė dinė sesi ėshtė aksi ose simetria e orientimit molekular tė kristalit, pasi nėse ata do tė gdhendnin nė drejtim tė kundėrt me kėtė aks, atėherė kristali do tė thyhej, madje edhe nėse do tė pėrdornin lazer apo teknika tė tjera tė avancuara pėr gdhendje.

Hipoteza mė e mirė qė dha Frenk Dorland, ishte se kjo kafkė mund tė ishte prerė fillimisht me diamant e mė pas ishte trajtuar me ndonjė rėrė silici dhe ujė derisa kishte marrė formėn e dėshiruar.

Duke imagjinuar se kjo mund tė ishte e vėrtetė, atėherė ndėrtuesit tė saj do i duheshin sė paku 300 vjet pėr t’i dhėnė formėn. E megjithatė, kjo ėshtė vetėm njė hipotezė. Nė lidhje me gjetjen e saj, ėshtė debatuar shumė, pasi thuhet se Albert Mitchell-Hedges e ka blerė atė nė Londėr dhe ka gėnjyer kur ka thėnė se e ka gjetur nė Jukatan.

Por sidoqoftė, pavarėsisht vendit ku ėshtė gjetur (duke i marrė tė vėrteta ato qė thuhen pėr blerjen e saj), ngelet i pandryshueshėm fakti qė, kafka e Albert Mitchell-Hedges, ėshtė njė prej objekteve mė misterioze ekzistuese. Kjo ishte me pak fjalė historia e njė kafke tė rrallė, e njė kafke kristali. Ndoshta e asaj mė tė pėrfolurės. Por ajo nuk ėshtė unikale.

Ka edhe kafka tė tjera tė kristalta dhe misteri qė i rrethon ato shoqėrohet me histori tė ndryshme. Nė botė ka njerėz tė ndryshėm qė janė nė kėrkim tė tyre dhe nė kėrkim tė njė shpjegimi sa mė tė drejtė nė lidhje me funksionin e tyre.

Pikėrisht, njė prej kėtyre njerėzve ėshtė edhe personazhi i kėtij shkrimi. Njė njeri i cili ka nė koleksionin personal njė prej kėtyre kafkave tė kristalta, e cila ėshtė ruajtur shekull pas shekulli me fanatizėm prej shqiptarėve.

Por para se tė ndalemi nė historinė tonė, le tė bėjmė njė shikim tė shkurtėr, me qėllim ndėrtimin e njė pamje pak mė tė gjerė nė lidhje me shpėrndarjen, gjetjen dhe klasifikimin e kafkave tė kristalta.

Njė histori e shkurtėr e kafkave tė kristalta

Publiku filloi tė njihej sė pari me kafkat e kristalta, aty nga fundi i shek. 19. Nė kėtė kohė, shumė muzeume tė botės filluan tė shfaqnin interes pėr paraqitjen e objekteve antike nga civilizimet e shkuara.

Nė kėtė mėnyrė nė vitin 1878, “Musče de l’homme” nė Paris dhe “British Museum” nė Londėr, kishin secili nė pronėsi nga njė kafkė tė kristaltė, tė cilėn e shfaqnin para vizitorėve.

Besohet se qė tė dyja kėto kafka e kanė origjinėn nga Meksika (ka mundėsi qė tė jenė tė lidhura me rrėnojat antike dhe varret e lashta) dhe lidhen me pushtimin francez, qė u bė nė vitin 1860 atje. Fillimisht i pati nė dorė njė shitės antikuariatesh e mė pas ato pėrfunduan nė muzetė e lartpėrmendur.

Nuk ka asnjė proces, i cili mund tė ndihmojė nė datimin e kafkave tė kristalta. Karbon 14 mund tė datojė vetėm substancat organike dhe kristali i kuarcit nuk ėshtė. Njė prej mėnyrave me tė cilat kėrkuesit dhe koleksionuesit e tyre pėrpiqen tė njohin vjetėrsinė e njė kafke tė tillė, ėshtė nėpėrmjet sensitivėve (persona me aftėsi psikike tė zhvilluara nė drejtimin e shikimit tė sė shkuarės dhe tė sė ardhmes).

Njė mėnyrė tjetėr ėshtė edhe vėzhgimi i sipėrfaqes sė tyre nėpėrmjet mikroskopėve shumė tė fuqishėm. Pėr datimin e tyre shfrytėzohen edhe legjendat dhe informacioni qė kanė indigjenėt apo qė kanė pasur nė lidhje me kėto kafka.

Po ēfarė duhet pasur parasysh kur thuhet kafkė e kristaltė? Njė kafkė kristali ėshtė njė copė kristali kuarci e gdhendur nė formė (ose pėrafėrsisht) tė njė kafke njerėzore. Ka dy tipa kafkash qė ekzistojnė.

Ato qė janė gdhendur nėpėrmjet njė procesi tė njohur nga gdhendėsit modernė tė kristalit, tė cilat quhen kafka tė tanishme dhe tė tjera qė janė gjetur nė rrėnoja tė lashta apo qė kanė kaluar dorė mė dorė qė nga kohėra tė shkuara e qė quhen kafka tė lashta kristali.

Mė interesantet ndėr kėto kafka janė pa dyshim tė lashtat. Kėto kafka janė gjetur kryesisht nė rrėnojat e civilizimeve tė vjetra tė Amerikės (Maja, Astekė etj.), por edhe nė vende tė tjera tė botės janė gjetur po ashtu kafka tė tilla. Njihen katėr tipa kafkash tė tilla: prej kuarci tė pastėr, ametist (e purpurt), kuarc rozė dhe kuarc i mjegulluar (nga gri deri nė tė zi).

Kafkat e lashta tė kristalta kanė habitur gjithmonė shkencėtarėt. Disa prej tyre janė ēuar pėr t’u vėzhguar e kontrolluar nė laboratorėt e veēantė qė ka HeWlett-Packard, nė San Francisko, pasi kjo kompani ėshtė e zhvilluar nė drejtimin e kėrkimit nė fushėn e kristaleve dhe ka laboratorė nga mė tė mirėt nė botė.

Asnjė prej shkencėtarėve nuk arrin dot tė japė njė pėrgjigje se si civilizime primitive kanė arritur tė bėjnė njė gjė tė tillė pa pasur asnjė aparaturė tė sofistikuar e ē’ėshtė mė e habitshme, nė kundėrshtim edhe me ligjet e fizikės.

Teori tė ndryshme nė lidhje me kafkat e kristalta

Nga shumė prej kėrkuesve mendohet se numri 13 ėshtė i lidhur me ritualet qė dikur mund tė kryheshin me kėto kafka tė kristalta, duke vendosur njė nė mes dhe 12 tė tjerat nė mėnyrė rrethore. Mund tė ketė pasur disa lloje tė ndryshme kafkash tė shpėrndara nė grupe me nga 13 copė, por akoma nuk ėshtė provuar kjo gjė.

Nė lidhje me kėto kafka tregohen histori tė ndryshme se si ato kanė ndikuar nė shėrimin e njerėzve tė ndryshėm apo se si kanė rritur aftėsitė psikike tė tyre. Ka pasur njerėz qė kanė rėnė nė gjendje transi vetėm nga kontakti me kėto kafka dhe kur janė pėrmendur, ēuditėrisht kishin informacione nė lidhje me ngjarje tė ndryshme.

Por fenomeni mė i diskutuar nė lidhje me to janė imazhet holografike tė cilat shfaqen nė brendėsi tė kafkave, nėse atyre u bie drita nga kėnde tė veēanta apo edhe nėse bien nė kontakt me energji njerėzore ose nėse goditen nga valė sonore. Figurat e shfaqura qė njerėz tė ndryshėm kanė parė janė tė shumėllojshme, kafshė, njerėz objekte etj.

Askush nuk di me saktėsi se si mund tė prodhohen ato dhe pėrse njerėzit shohin ato figura. Ka teori tė ndryshme nė lidhje me kėto kafka. Mendohet se mund tė jenė njė formė e ngjashme kompjuteri, e cila vihet nė punė nga drita apo prekja dhe qė mund tė kenė informacion tė regjistruar nė brendėsi tė tyre. Ato mund tė lidhen nė tė gjithė botėn me njėra-tjetrėn (njė tip interneti) dhe tė shkėmbejnė edhe informacion.

Ashtu si nė legjendat e lashta qė tregojnė indigjenėt qė shpeshherė i kanė pasur nė zotėrim kėto kafka tė kristalta, ato janė nė gjendje tė shėrojnė njerėzit. Kjo gjė ėshtė deri diku e pranueshme, sepse ka raporte njerėzisht tė ndryshėm qė kanė pėsuar shėrime tė mrekullueshme nga pėrdorimi i kafkave tė kristalta. Natyrisht, qė duhen bėrė kėrkime shkencore tė thelluara nė lidhje me kėtė gjė, pėr tė arritur nė pėrfundime mė konkrete.

Sipas kulturave tė ndryshme indigjene, kėto kafka kanė luajtur njė rol kyē nė jetėt e atyre njerėzve dhe janė parė si lidhje me Zotin, nė mėnyra tė ndryshme e tė variueshme sipas fiseve. Mėnyra e pashpjegueshme me tė cilėn ato janė ndėrtuar, i ka shtyrė disa kėrkues tė hedhin edhe hipotezėn se mund tė jenė tė krijuara nga qenie jashtėtokėsore. Por nuk janė kėto tė vetmet teori. Ka tė tjerė akoma qė e lidhin ekzistencėn e tyre me qytetėrimet e zhdukura tė Atlantidės apo tė Lemurias.

Njė tjetėr teori ėshtė edhe ajo e Tokės bosh nė brendėsi. Ata qė e besojnė kėtė teori, mbėshtesin idenė se Toka nė brendėsi ėshtė e zbrazėt dhe nė qendėr tė saj ka njė diell tė vogėl. Polet janė hyrje-dalje pėr nė kėtė pjesė tė izoluar nė brendėsi tė tokės, e cila banohet nga njė civilizim shumė i zhvilluar.

Graviteti, i cili gjendet nė koren e tokės me trashėsi prej 800 miljesh, mban tė tėrhequr objektet dhe njerėzit nė brendėsi tė tokės nė tė njėjtėn mėnyrė si edhe nė jetėn nė sipėrfaqe tė saj. Ata qė mbėshtesin kėtė teori, besojnė se 13 kafkat e kristalta pėrmbajnė kodet gjenetike tė 12 fiseve qė jetojnė nė brendėsi tė tokės dhe e 13-ta pėrfaqėson familjen kryesore tė tyre.

Kėto janė teori dhe mund tė lihen mėnjanė, por edhe po tė duash tė lėsh mėnjanė betejėn qė zhvillojnė njerėzit qė janė shėruar dhe ata qė kryejnė rituale tė tilla shėrimi me mjekėt profesionistė, nuk mundesh sepse asnjėra prej palėve nuk heq dorė nga ideja e vet.

E mbi tė gjitha, nuk mund tė lihet mėnjanė pėrfundimi i shkencėtarėve qė kanė vėzhguar kafkat e lashta tė kristalta – ngritja e supeve tė tyre ėshtė shumė kuptimplotė. Mund tė flitet pa fund e tė hidhen lumenj me teori. Njė gjė nuk ka nevojė pėr teori. Ato janė tė vėrteta dhe nuk dihet sesi janė prodhuar. Janė njė gjurmė, qė ndoshta tregon lavdinė e dikurshme dhe shkėlqimin e epokave tė arta tė njeriut.

Njė kafkė e kristaltė shqiptare

Le tė kthehemi pėrsėri te lidhja qė kanė shqiptarėt me njė prej kėtyre kafkave tė kristalta. Momentalisht, nė botė ekzistojnė shumė njerėz qė janė nė kėrkim tė kėtyre kafkave. Disa prej tyre madje kanė arritur qė tė ndėrtojnė edhe koleksione me kafka tė tilla.

Njė prej tyre ėshtė Joky Van Dieten. Koleksioni i saj pėrmban disa prej kafkave mė tė njohura nė botė dhe pėrbėhet prej 11 kafkash kristali tė tipave tė ndryshėm. Ėshtė 73 vjeēe. Ka lindur nė Holandė dhe ka jetuar atje pėr rreth 40 vjet derisa emigroi nė Kanada. Nė tė shkuarėn ėshtė marrė kryesisht me biznese e mė saktėsisht, importim makinash Ferrari dhe Maserati.

Gjithashtu ka qenė edhe njė pėrfaqėsuese pėr shitjen e “Alfa Romeo”-ve sportive. Kur ishte e re Joky ka qenė njė pilote makinash gare dhe Ferrari, Jaguar, Alfa Romeo etj, nuk ishin makina tė cilat i tregtonte, por ishin makina qė i ngiste nė atė kohė. Ajo ka hyrė nė histori si femra e parė qė ka pilotuar makinat e garave nė Evropė.

Gjithashtu ajo ka praktikuar edhe sporte tė tilla si: gara me anije (fituese gjithmonė), ski, patinazh artistik, sporte ekstreme etj. Por Joky nuk ka qenė vetėm njė sportiste e talentuar, sepse tė njėjtin talent e ka pasur edhe pėr muzikė. Ajo vazhdon edhe sot qė tė mos e ndajė nga vetja harpėn e saj, kėtė vegėl muzikore qė shoqėron nė ēdo udhėtim.

Ka njė djalė nė Kanada dhe njė vajzė nė Amerikė dhe kėta janė fėmijėt e saj tė vetėm. Ajo zotėron edhe shtėpinė mė tė vjetėr nė botė tė ankandeve. Tashmė, udhėton nėpėr botė me koleksionin e saj duke kryer ceremoni e rituale pėr t’u ardhur nė ndihmė njerėzve dhe pėr tė ndarė me ta eksperiencėn shpirtėrore qė pėrfitohet nga kontakti me kėto kafka tė kristalta.

Njė prej kafkave tė kristalta, tė cilat Joky ka nė koleksionin e saj ėshtė pa dyshim edhe nga mė tė njohurat. Bėhet fjalė pėr atė qė mban emrin “ET” (ExtraTerrestrial-jashtėtokėsore).

“U bėra pronare e kėsaj kafke nė vitin 1991. Kisha hequr njė tumor nga koka, tė cilin e kisha nė madhėsinė e njė kokrre portokalli. Mjekėt jo vetėm nuk besonin qė mund tė ecja me kėmbėt e mia, por ata nuk besonin as se do tė jetoja.

Nė udhėtimet e mia, pa e ditur edhe vetė se pėrse e mbaja kėtė kafkė tė kristaltė, “ET”-nė, gjithmonė nė ēantėn time tė shpinės. As vetė nuk e di se pėrse e kam bėrė kėtė zgjidhje ose se pėrse kisha zgjedhur qė tė mbaja pikėrisht atė kafkė e jo njė tjetėr. Pėrgjigja erdhi nė formėn e njė shėrimi shumė tė shpejtė nga tumori, pas dy ndėrhyrjeve kirurgjike pėr heqjen e tij.

Nė ndėrhyrjen e dytė unė kam pėrjetuar njė NDE (shėnim: Near Death Experience-Eksperiencat pranė vdekjes qė vijnė si pasojė e atyre rasteve kur persona tė ndryshėm vdesin pėr pak ēaste dhe kthehen sėrish nė jetė. Kėta njerėz ka raste qė pėrjetojnė vizione. Ky fenomen ėshtė studiuar gjerėsisht nga mjekėsia).

Ishte pikėrisht kjo eksperiencė e cila mė dha edhe pėrgjigjen se pėrse e kisha mbajtur pėr aq kohė ET-nė nė ēantėn time tė shpinės. Dola nga spitali 7 ditė pas ndėrhyrjes sė dytė kirurgjikale dhe nuk u ktheva mė kurrė aty. Jam mrekulluar gjithmonė nga fuqitė natyrore tė shėrimit qė secili prej nesh ka nė vetvete”, – shkruan Joky nė lidhje me njė eksperiencėn e saj pranė kufijve tė sė pabesueshmes.

Joky ka nė koleksionin e saj 11 kafka tė kristalta qė kanė ardhur nga anė tė ndryshme tė globit.

Secila prej tyre mban njė emėr. Secila prej tyre ka njė histori shekullore. Secila ka legjendėn e vet.

“ET”, kafka e kristaltė pėr tė cilėn Joky thotė se i ka shpėtuar jetėn falė vetive kuruese qė ajo ka, i pėrket civilizimit tė Majave. Nė vitin 1906 njė familje maja, e cila banonte nė Guatemalė, duke gėrmuar nė tokėn e tyre gjetėn “ET”. Joky e mori kėtė kafkė nė vitin 1991.

Disa priftėrinj maja, tė cilėt janė sensitivė dhe kryejnė ritualet antike tė popullit nga vijnė, thonė se ajo kafkė e ka origjinėn nga kostelacioni i Plejadave dhe se Joky ėshtė ruajtėsja e duhur nė rrugėtimin qė ajo kafkė duhet tė bėjė. Ashtu si kjo edhe kafkat e tjera tė koleksionit tė Joky-t, kanė historinė e tyre.

“Oceana”, ėshtė njė kafkė prej berili, e cila ka kaluar nga njė tribu nė tjetrėn, duke udhėtuar nėpėr Peru, Ekuador, Kolumbi, Brazil etj., derisa ra nė dorė tė njė fshati tė thjeshtė nė Pyllin e Shiut nė Amazona, Brazil. Ata ia ofruan Joky-t kėtė kafkė nė vitin 1997.

“Shui Ting Er”, ėshtė njė kafkė prej amazoniti, qė origjinėn e ka nga jugperėndimi i Mongolisė, pranė kufirit kinez. Ajo u zbulua 140 vjet mė parė nga njė arkeolog kinez i quajtur Yeng Fo Huu. Nė vitin 1930 njė misionar danez, Pastor Utkielen, e bleu atė nga familja e arkeologut dhe nė vitin 1992 ai ia dha Jokyt kėtė kafkė.

“Mannsur”, quhet kafka prej gurit lapis lazuli dhe ajo ėshtė zbuluar nė vitin 1995 nė njė zonė tė Pyllit tė Shiut nė Amazona, nga njė fis inkas i Perusė veriore. Tuki, udhėheqėsi shpirtėror i fisit, tregoi se si ata e vunė kafkėn nė njė shpellė pėr ta pastruar para se ta pėrdornin. Ata ishin tė bindur se duke ia dhėnė kėtė kafkė Joky-t, do tė kishin tė mira mė shumė.

“Baby Luv” ėshtė njė tjetėr kafkė e koleksionit. Njė kafkė kuarci me njė ngjyrė rozė tė kėndshme. Ju dha Joky-t nė vitin 1993 nga njė pėrfaqėsues ligjor rus, qė po merrej me ndarjen e njė trashėgimie. Kjo kafkė ėshtė gjetur nga fillimet e shek. 19 nė njė varrezė nė Ukrainė, nga njė murg rus. Daton aty rreth vitit 700 p.e.s dhe mendohet tė jetė skithiane. Murgjit e mbajtėn kėtė kafkė pėr 200 vjet derisa ra nė duart e njė familje ruse. Vetė murgjit mendonin se kjo kafkė edhe pse ishte pėrdorur nga skithėt, i pėrkiste realisht njė periudhe mė tė vjetėr, asaj tė Kimerėve.

“Jeziuti” ėshtė njė kafkė prej kristali tė pastėr, qė ka rėnė nė dorė tė Joky-t nė vitin 1993. Mendohet qė ajo tė ketė lidhje me Shėn Frensisin e Asizit, shenjtori mbrojtės i kafshėve. Kjo kafkė mendohet tė jetė gjetur nė vitin 1534 dhe Joky e mori nga njė manastir amerikan, i cili kishte nevojė urgjente pėr para. “Zjarri Madhėshtor”, ėshtė njė kafkė kristali jasper, e cila ka njė ngjyrė tė kuqe tė ndezur. Ėshtė gjetur nė Kolumbi nė njė shpellė pranė kufirit tė Ekuadorit, pranė qytetit Safadana pranė Rio d’Oro.

Fisi qė e kishte, flet gjuhėn aramaike (fakt tejet i ēuditshėm!!!). Joky e mori kėtė kafkė nė vitin 2002. “Darth Vader”, ėshtė emri i kafkės qė ėshtė gjetur nė Idar Oberstein, Germany, nė vitin 1926. Fėmijėt janė ata qė e pėlqejnė mė shumė sepse ajo ka njė ngjashmėri me atė tė filmit “Star wars”. “Retė”, ėshtė emri i njė kafke tjetėr tė koleksionit.

Kėtė emėr ia ka vėnė Robert Rhodes kur e bleu nė dyqan kristalesh. Kafka ėshtė gjetur nė Nepal dhe ka njė pamje tė mjegullt qumėshtore. Roberti ia dha kėtė kafkė Joky-t pėr t’ia shtuar koleksionit. “Jut dhe Jul” ose kafkat e meteoritit. Kėto dy kafka janė gjetur aty nga shekulli i 19 dhe thuhet se janė bėrė me materialin e njė meteoriti, i cili ka rėnė nė Meksikė nė kohėt e lashta.

Kėto ishin kafkat e koleksionit tė Joky-t. Kėto pėrveē njėrės, kafkės sė kristaltė ilire, e cila ka njė legjendė mė tė ēuditshme se tė tjerat. Kjo ėshtė, nė mos e fundit e koleksionit nga mė tė fundit qė ajo ka shtuar. Joky tregohet e gatshme tė tregojė historinė e kėsaj kafke, por edhe ajo vetė nuk di shumė nė lidhje me tė.

Emri i personit qė e kishte nėn ruajtje nė fillim fare kėtė kafkė tė kristaltė, nuk dihet me saktėsi, por ajo bėn pjesė nė kategorinė ku hyjnė kafkat mė tė vjetra ose kafkat e lashta, vjetėrsia e tė cilave fillon nga 1000-1500 vjet tė vjetra e mė tutje.

Edhe pse zotėruesit fillestarė tė kėtij artefakti ilir nuk dihen me saktėsi apo mė saktė janė tė mbuluar nga mjegulla e mistershme qė ende mbulon, universin ilir, nga kjo mjegull del si reflektim legjenda qė shoqėron kėtė kafkė.

Historia e saj bėhet akoma mė e mistershme nėse mendon se breza tė tėrė e kanė pasur nėn ruajtje, nė zotėrim dhe e kalonin si trashėgimi dorė pas dore. Nga familja qė e kishte sė fundmi nė zotėrim, nuk ka ngelur mė njeri.

Personi i fundit ishte njė grua e moshuar shqiptare 86-vjeēare, e cila kishte shkuar nga Mali i Zi nė SHBA e duke mos pasur mė trashėgimtarė, u bė edhe personi i fundit me origjinė shqiptare qė e ruajti kafkėn. Fisi i saj e kishte kėtė kafkė nėn ruajtje pėr shekuj tė tėrė.

Ashtu si kafkat e tjera tė koleksionit tė Joky-t, tė cilat mbanė emra tė lidhur me historinė e tyre, edhe kjo kafkė ka emrin e saj. Kafka quhet Janus. Por se pėrse ajo quhet nė kėtė mėnyrė kėtė nuk e dimė.

“Nuk kam shumė informacion nė lidhje me Janusin. Kam marrė informacion nė lidhje me kėtė kafkė nga njė tregtar kristalesh nė SHBA. Atij iu ofrua fillimisht kjo kafkė e kristaltė. Personi nė fjalė quhet Eric Vintzi dhe atij i ishte drejtuar njė grua e moshuar me origjinė shqiptare, e cila kishte emigruar para shumė vitesh bashkė me familjen e saj nė SHBA.

Duke qenė se e moshuara nuk kishte mė persona tė familjes gjallė, kishte vendosur ta shiste kafkėn e kristaltė, tė cilėn familja e saj e kishte mbajtur nė zotėrim pėr 400 vjet. Kėshtu, nė kėtė mėnyrė erdhi Janus tek unė. Do tė doja tė kisha njė informacion mė tė zgjeruar pėr Janusin, por fatkeqėsisht pėr Shqipėrinė ka pak informacion”, – thotė Joky, pas njė kontakti nė tė cilin i kam kėrkuar disa tė dhėna me tepėr pėr kėtė kafkė kristali ilire.

E si tė gjitha kafkat qė ajo ka nė zotėrim, tė cilat kanė lidhje me kostelacione yjore, fise qė flasin gjuhė tė ēuditshme, indigjenė tė Amazonės etj., edhe kjo kafkė ka historinė e saj qė ka lidhje me mrekullinė. Kafka e kristaltė ilire, Janus, sipas legjendės qė i ėshtė thėnė edhe Joky-t, ėshtė kafka e mbretit tė parė tė ilirėve. Kjo ėshtė kafka e mbretit Hyll.

Ilirėt, pas vdekjes sė mbretit tė tyre, e morėn kafkėn e tij dhe e futėn nė njė enė mbajtėse, e cila ishte e mbushur me ujė tė magnetizuar (ujė qė ka ngarkesė pozitive apo negative tė ndryshme nga ai normali nė varėsi tė raportit oksigjen/hidrogjen).

Nė kėtė mėnyrė ilirėt e merrnin me vete nė ēdo betejė enėn qė mbante kafkėn e mbretit tė tyre Hyll. Ata fituan ēdo betejė. Por kjo enė mbajtėse e kafkės sė Hyllit, nė ato kohė do tė goditej nga njė vetėtimė, e cila pasi e thyen enėn, e kthen ujin, kafkėn madje dhe bimėt e sipėrfaqen e tokės ku ra ena, nė kristal. Nė kėtė mėnyrė kafka e mbretit Hyll u pėrjetėsua. Ajo u bė e kristaltė dhe erdhi shekull pas shekulli deri nė ditėt tona.

Kjo ėshtė legjenda qė shoqėron kėtė kafkė ilire, e cila mban emrin e njė perėndie etruske, Janus. Natyrisht qė ēdo legjendė apo mit e ka njė tė vėrtetė nė brendėsi. Mund tė hedhim hipotezėn se kafka e mbretit Hyll ruhej vėrtet nė njė enė tė tillė, e cila falė ngarkesės sė ujit apo metalit qė mund tė ketė pasur, tė ketė tėrhequr ndonjė rrufe. E duke qenė se rrufetė janė parė si “armė” e Zotit apo zotave, natyrisht qė kjo mund tė jetė marrė si shenjė e hyjnive.

Megjithatė, kjo ėshtė thjesht njė hipotezė, e bazuar nė historinė qė shoqėron kėtė kafkė misterioze. Kjo kafkė kristali ka lidhje mitike me ilirėt dhe ėshtė ruajtur nga shqiptarėt pėr shekuj me radhė. Emri Hyll, Yll, Ill (nė variante dialektike tė ndryshme), ėshtė njė emėr akoma shumė i pėrdorur nga ne shqiptarėt. Po ashtu, ėshtė fakt se ky emėr shoqėrohet ngushtė mė njė prej emrave mė tė njohur tė antikitetit, me emrin e pellazgut Herkul dhe me vizitėn e tij nė Epidamn apo Durrėsin e sotėm.

Mbi pellazgėt, paraardhėsit e fisit ilir – Mbi origjinėn e emrit e tė popullit ilir


Pėr tė krijuar njė ide nė lidhje me faktin nėse ėshtė Hylli, mbreti i parė i ilirėve, apo nėse ka tė tjerė mbretėr ilirė para tij; nėse ia dha ai emrin kėsaj race apo nėse kjo racė e kishte trashėgim kėtė emėr nga njė periudhė arkaike akoma e padokumentuar saktė, e keqinterpretuar apo e pathėnė ose e shformėsuar e keqshqiptuar nė literaturėn e lashtė, kjo ngelet pėr t’u shtjelluar me kujdes dhe pėr t’u trajtuar mė gjerėsisht.

Kėtė gjė nuk e bėn dot njė shkrim. Ndoshta tokat (shqiptare/hylline) ruajnė nė brendėsi, tė heshtura e besnike, sekrete tė tilla si tripodin e Apolonit, varrin e Kadmit e tė Harmonisė, atė tė Medeas e tė Jasonit, e ndoshta-ndoshta edhe vetė Bashkėn e Artė.

Nisur nga pamundėsia pėr tė shfaqur njė panoramė tė plotė zanafillės sė emrit Hyll brenda kėtij shkrimi dhe duke menduar se pjesa e mėposhtme jep njė informacion tė dobishėm nė lidhje me kėtė emėr, duket e arsyeshme qė interpretimi i Farlatit tė jetė pjesė e kėtij diskutimi. Pjesa e mėposhtme ėshtė marrė nga vėllimi i parė i veprės “Illyricum Sacrum”.

Nga Daniele Farlati-“Illyricum Sacrum, v. I”

Hyrje mbi Ilirikun


Pėrpara se tė nis e tė shkruaj pėr Dalmacinė e pėr kishėn e Salonės, ėshtė e nevojshme tė them disa gjėra nė mėnyrė tė pėrmbledhur pėr universin ilirik, pjesė e rėndėsishme dhe shumė e dėgjuar e tė cilit ka qenė gjithmonė Dalmacia.

Shpjegime tė mėtejshme e mė tė hollėsishme pėr kėtė ēėshtje do t’i japim nė shėnimet qė do tė shoqėrojnė historinė kishtare tė Ilirikut. Kjo trevė ka qenė e quajtur Ilirik si nga latinėt, ashtu edhe nga grekėt; por grekėt jo rrallė e quajnė atė edhe Iliridė.

Kėtė formė ndonjėherė e huazuan edhe latinėt, si p.sh. Pomponius Mela nė librin I, kreu 3: Anėn e Adriatikut e zė Ilirida. Kėtė vend e ndeshim tė quhet Iliri tek autori grek Stefan apo te autori latin Proprec, libri I, Elg. VIII: A thua se pėr ty vlej mė pak se Iliria e akullt?

Banorėt e atij vendi i quajnė ilirė, si grekėt, ashtu edhe latinėt. Ndėr autorėt grekė qė i quajnė ata ilirė ėshtė edhe Eustathi, nė shėnimet e tij mbi Periegetin. Por tani ėshtė bėrė zakon, madje edhe normė tė foluri, qė kėta tė quhen edhe ilirikė.

Gjithēka qė lidhet me ilirėt apo emėrtimet qė lindin nga emri i kėtij fisi, quhen ilirike, si p.sh. grykat ilirike, apo ushtritė ilirike tek Taciti. Mbishkrimet dhe monedhat e vjetra na mėsojnė se ata quhen edhe ilirikanė, si p.sh. pretorė ilirikanė e ushtri ilirikane. Njė gjė tė tillė e konfirmon edhe Valeriani nė letrėn e tij pėr Zosimonin, tė cilėn e pėrshkruan:

Pollioni nė kreun XIV tė Klaumt: Nė krye tė legjionit tė pestė, mė tė zgjedhurit, vumė si tribun Klaudin, njė burrė me origjinė ilirikane. Tek Mediobarba, faqe 353, flitet pėr njė monedhė tė Decit, ku ėshtė gdhendur mbishkrimi: hyu mbrojtės i ushtrisė ilirikane.

Ndėrkohė, fjala ilirik, ku gėrma latine zėvendėson atė greke, pėrdoret rrallė, por gjithsesi nuk zhduket krejt. Autorė tė ndryshėm e paraqesin nė mėnyrė tė ndryshme gjendjen e fisit ilir, gjė qė zakonisht ndodh kur ekzistojnė mendime tė ndryshme mbi origjinėn e gjuhėve e tė popujve.

Pothuaj nuk ka popull, qė tė mos jetė objekt debati pėr sa i pėrket origjinės sė emrit e tė fisit tė vet. Autorėt qė shkruajnė pėr origjinėn e popujve tė ndryshėm japin mendime aq tė ndryshme e kontradiktore mes tyre, fusin aq shumė elemente imagjinare nė rrėfimet e tyre, saqė lexuesi e ka mė tė lehtė tė dallojė tė pavėrtetat, sesa tė gjejė tė vėrtetat nė veprat e tyre.

Kėshtu ndodh edhe me ēėshtjen e origjinės sė popullit ilir, pėr tė cilėn nuk ka njė mendim tė vetėm, por shumė tė tillė. Appian Aleksandrini nė Illyr, mbi bazė tė rrėfimeve popullore, pohon se Ciklopi Polifem pati nga gruaja e tij Galatea tre fėmijė, tė cilėt pasi u larguan nga Sicilia, sunduan nė vise tė pafundme, nė Kelt, nė Galė dhe sė fundi nė Ilir, prej nga kanė ardhur emrat e keltėve, galėve dhe ilirėve.

Por, megjithėse vetė Appiani e pranon se kėto tregime janė mė shumė fantazi sesa histori e vėrtetė, pėrsėri ai ėshtė i prirė t’u besojė mė shumė atyre, sesa rrėfimeve tė pabesueshme tė autorėve tė tjerė, qė gjithashtu shkruajnė mbi origjinėn e ilirėve. Mes gjithė rrėfimeve qė bėjnė fjalė pėr kėtė ēėshtje, shkruan ai, kėto mė duken mė tė besueshme.

Autori Stefan Bizantini mendon se, emrat ilirik e ilirė vijnė nga emri i djalit tė Kadmit, Ilirit. Tė njėjtėn gjė pohon edhe Eustathi nė konsideratat e tij mbi Dionisin: nė tė djathtė ndodhen vendet e ilirėve, qė quhen kėshtu prej emrit tė djalit tė Kadmit, Ilirit.

Kėtė mendim me kėta dy autorė e ndan edhe Apollodori, i cili, nė librin 3 shkruan se Iliri ishte djalė i Kadmit, mbretit tė Ilirėve: mbi ilirėt sundon Kadmi dhe kėtij i ka lindur njė djalė me emrin Ilir. Gjithsesi, njė shpjegim i tillė kundėrshtohet nga Samuel Bochard, sipas tė cilit fjala Ilir s’ka tė bėjė fare me gjuhėn e Fenikasve apo tė Amoritėve qė pėrdorej nga Kadmejtė.

As nė zakonet e nė institucionet e ilirėve dhe as nė gjuhėn e tyre tė hershme dhe te sotme apo vulgare, nuk ndeshet ndonjė gjurmė e origjinės nga Fenikia, vendi ku u lind Kadmi. Gjė qė na shtyn tė mendojmė se, emri dhe origjina e tyre duhen kėrkuar nė njė vend, qė ka emėr e zakone tė tjera.

Nė mbrojtje tė kėsaj teze nuk mund tė pėrdoret as emri i Apollodorit, i cili i atribuon emrin Ilir djalit tė Kadmit. Nė fakt, autorė tė ndryshėm e kanė zakon tė pėrdorin pėr kohėt e reja fjalė tė marra nga kohė mė tė hershme.

Kėshtu, tė vjetrit e quajtėn tė birin e Kadmit me emrin Ilir sipas emrit tė vendit ku ai sundoi; por ky vend nė atė kohe nuk quhej Iliri, u quajt kėshtu nė kohėn kur ata shkruanin.

Pėr kėtė na jep njė provė mjaft bindėse fragmenti i pėrmendur i Apollodorit, ku thuhet se Kadmi sundonte mbi Ilirėt pėrpara se t’i lindte djali Ilir, d.m.th, pėrpara se ata njerėz tė quheshin Ilirė, pėrderisa (nė qoftė i vėrtetė pohimi i Stefanit dhe i Eustathit) Ilirėt e morėn pėr herė tė parė kėtė emėr sipas emrit ilir qė mbante djali i Kadmit.

Kujtoj gjithashtu se, djali i Kadmit u bė sundimtar i njė vendi fqinj tek Enkelejtė, qė mė vonė u quajtėn edhe ata Ilirė. Por, meqenėse shkrimtarėt e mėvonshėm nuk e dinin emrin e tij, menduan ta quajnė sipas emrit tė vendit ku kishte lindur ose ku sundoi, i cili nė kohėn kur ata shkruanin quhej Iliri.

Kėtu duhet shtuar se, qysh prej kohėve shumė tė vjetra, e gjithė ajo treve ku lindi emri Ilirik, ishte konsideruar si pjesė e Greqisė, madje edhe tani quhet mė sė shumti Greqi. Prej kėndej mendohet si mė e mundur qė tė parėt e Ilirėve ta kenė origjinėn nga Pellazgėt, ose Grekėt, dhe jo nga Fenikasit apo ndonjė emėr e popull tjetėr.

Prej nga rezulton se nuk ėshtė i pranueshėm as mendimi i atyre, qė besojnė se origjina e popullit Ilir duhet kėrkuar tek Asianėt, tek Galėt apo tek Sarmatėt.

Tė parėt e ilirėve e kanė prejardhjen dhe emrin nga pellazgu Hyll

Meqenėse mendimet e autorėve tė tjerė nuk sjellin ndonjė gjė tė re pėr ēėshtjen tonė, po mundohem tė paraqes sa mė shkurt tezėn time. Por as unė vetė nuk pretendoj se do tė sjell gjėra tė sigurta, pėr tė cilat nuk mund tė dyshohet.

Pėr ēėshtje qė i pėrkasin kohėve tė vjetra e tė errėta, ėshtė mė e thjeshtė tė dallosh tė pavėrtetat, sesa tė gjesh tė vėrtetat e tė sigurtat. Gjykoj se do ta kem kryer detyrėn time, nėse do tė arrij tė ndjek rrugėn, qė mė duket mė e drejtė. Nė fakt unė gjykoj se i pėrgjigjet mė shumė sė vėrtetės teza sipas sė cilės, tė parėt e Ilirėve e kanė prejardhjen dhe emrin nga pellazgu Hyll, djalė i pellazgut Herkul.

Nuk do tė dėshiroja qė lexuesi t’i konsideronte si legjenda e krijime fantastike tė gjitha rrėfimet qė na kanė lėnė historianėt e lashtė mbi Herkulin dhe bėmat e njohura tė tij.

Askush, pėrveē atyre qė nuk i besojnė fare historianėve antikė, s’mund tė mohojė, qė ka ekzistuar dikur njė burrė, qė quhej Herkul, me forcė e virtyte tė jashtėzakonshme, i cili brodhi botėn, duke pėrballuar rreziqe tė shumta e tė rėnda, duke kryer vepra tė shquara e tė guximshme, duke i bėrė shėrbime tė shumta racės njerėzore.

Sigurisht, lashtėsia i ka atribuuar Herkulit shumė gjėra, tė cilat janė tė pavėrteta dhe krejt tė pabesueshme. Por kėto i detyrohen frymės dhe zakoneve tė asaj epoke, pėr tė cilat flet gjatė e gjerė Varroni. Nė fakt, shkrimtarėt ia lejonin vetes qė t’i zbukuronin dhe t’i frynin bėmat e heronjve tė lashtėsisė me rrėfime mahnitėse e tė trilluara.

Nė ndonjė rast, nėn koren e kėtyre legjendave fshihet ndonjė e vėrtetė, siē shpjegon bindshėm Palaephatus lib. I, si dhe mjaft dijetarė tė tjerė tė shquar. Ndėr djemtė e shumtė qė Herkuli zuri me gra tė ndryshme, thuhet se dy prej tyre u quajtėn me emrin Hylli; i pari u lind nga Dejanira, kurse i dyti nga Melita, bijė e Nausithės, mbret i Feakasve.

Grenovius na informon i pari se, pėr arsye tė panjohura, Herkuli ishte joshur aq shumė nga fjala Hylli, saqė vendosi t’u verė dy ose mė shumė se dy djemve tė tij emrin Hylli. I pėlqeu aq shumė ky emėr Herkulit, shkruan ai, saqė thuhet se quajti me tė jo vetėm njėrin prej bijve tė tij.

Prej kohėsh ėshtė cituar e komentuar pasazhi i Apollon. Rodit, lib. 4, qė rimerret edhe nga Stefan Bizantini, ku ai pėrmend Hyllin e lindur nga Melita; por njėherėsh nuk lė pa pėrmendur njė tjetėr Hyll tė lindur nga Dejanira, ndėrkohė qė autorė tė tjerė nuk mjaftohen me kėta dy Hylla, por prodhojnė akoma tė tjerė me kėtė emėr. Por nuk duam tė pėrsėrisim kėtu thėniet e tyre.

Tezėn sipas sė cilės Hylli, djali i Herkulit dhe i Melitės mori nė dorėzim njė principatė nė trevėn ku u shfaq emri llirik, dhe se prej tij u quajtėn Hyllinė edhe popujt e atij vendi, e kanė mbrojtur autorė tė vjetėr e plot autoritet, si: Apolloni, Skylaksi, Skymni, Festus Avieni si dhe tė tjerė.

Me ta bien dakord edhe thuaj tė gjithė autorėt mė tė rinj, qė kanė shkruar mbi ngjarje tė atyre kohėve dhe tė atyre vendeve. Pėr sa i pėrket ēėshtjes se nė ē’mėnyrė ajo principatė kaloi nė duart e Hyllit, pėr kėtė ka vetėm hamendėsime nga autoret antikė.

Herkuli erdhi nė Itali pas ekspeditės hispanike e gale, dhe u prit aty nga Evandri nė vitin 1238 para Krishtit sipas kronologjisė petaviane, afro pesėdhjetė e pesė vjet pėrpara se Enea tė zbriste nė Itali.

Pasi u largua nga Evandri, pėrshkoi me kėmbė, siē ishte zakon, tė dy brigjet e Adriatikut, deri sa mbėrriti nė njė vend qė pėr shumė shekuj kishte qenė pjesė e Maqedonisė, mė vonė u quajt Epiri i Ri, kurse tani thėrritet Shqipėri (Albania). Kėshtu thonė Diodor Sikuli dhe Appian Aleksandrini.

Herkuli, shkruan Diodori, pasi pėrshkoi gjirin Adriatik, kaloi drejt e nė Epir, prej nga u zhvendos nė krahinėn e dominuar nga malet Akrokeraune. Por Appiani nė librin e dytė mbi Luftėn Civile, pasi shmang udhėtimin nė Gali e Itali, e vendos mbėrritjen e Herkulit nė kėto vende menjėherė pas ekspeditės Hispanike.

Hylli, i biri i Herkulit dhe i perėndeshės Melita, dhe mbretėria e tij

Pra, kur Herkuli mbėrriti nė Epirin e Ri rrotull vitit 1237 para erės sė re, aty sundonte Dyraku (Dyrrhachus) nga fisi i Kadmit, nip i Epidamnit, i cili e kishte selinė mbretėrore nė njė qytet tė themeluar nga gjyshi i tij dhe qė quhej Epidamn.

Ky kishte dy vėllezėr, tė cilėt tė shtyrė nga etja pėr pushtet, nxitėn njė kryengritje popullore pėr tė dėbuar vėllain e pėr tė shtėnė nė dorė pushtetin. Ardhja e Herkulit i shkoi mjaft pėr shtat Dyrakit, i cili nė atė kohė rrezikonte jetėn dhe mbretėrinė e tij.

Ndaj e priti mikun sikur tė kishte rėnė nga qielli dhe iu lut atij ta ndihmonte kundėr vėllezėrve, duke i premtuar njė pjesė tė mbretėrisė, nė rast do t’ia dilnin mbanė. Nuk refuzoi Herkuli, qė kishte lindur pėr tė shtypur tiranė e pėr tė ndihmuar njerėzit e varfėr e fatkėqij.

Nxori nė fushėn e betejės luftėtarėt dhe miqtė qė e kishin shoqėruar nė udhėtimet e nė vuajtjet e tij, u ndesh me armiqtė dhe pasi i shpartalloi dhe i dėboi vėllezėrit, i siguroi Dyrakit sundimin nė mbretėrinė e trashėguar nga tė parėt. Ky nuk e harroi premtimin pėr tė shpėrblyer nderin e bėrė, ndaj shkėputi njė pjesė tė mirė nga zotėrimet e tij dhe ia dhuroi Herkulit.

Kėto ngjarje Appiani i pėrmbledh me pak fjalė: “Nė kohėn kur Dyrakit i kishin shpallur luftė vėllezėrit e tij, mbėrriti nga Erythria Herkuli, i cili i ofroi ndihmė, me kusht qė t’i jepte njė pjese tė zotėrimeve; duke u bėrė bashkėpjestar i Mbretėrisė.

Dyrakinėt e shpallėn atė si kreun e tyre, por jo sepse donin tė mohonin Dyrakun, por mė shumė sepse Herkuli u jepte rastin ta ēonin origjinėn e tyre tek Zoti”. Megjithėse Appiani nuk sqaron se cila ishte ajo krahinė, tė cilėn Herkuli e pranoi nga Dyraki si shkėmbim pėr aleancėn e tij nuk ka arsye tė dyshohet nėse ajo ishte apo jo pjesė e Mbretėrisė Dyrakine, qė nė anėn e perėndimit pėrfshinte viset midis Drilonit e Naronės.

Nė fakt, sipas pohimeve tė tė gjithė autorėve tė vjetėr, Kadmi, qė mė pas ja la nė trashėgim pushtetin Dyrakit, kishte sunduar nė vendet e Enkelejve dhe pikėrisht aty dėshmohej dikur ekzistenca e monumenteve tė Kadmit.

Por meqenėse shkrimtarėt e sipėrpėrmendur na kumtojnė se nė ato vende sundonte mbi popullin e Hyllinėve Hylli, djali i Herkulit dhe i Melitės, ėshtė e drejtė tė konkludojmė se, ky e mori dhuratė nga i ati kėtė vend tė fituar falė trimėrisė atėrore.

Mė tej, siē rrėfen Apolloni, Hylli u edukua tek gjyshi, Nausithus, nė Feaki, d.m.th. nė ishullin e Korkyrės (Korfuzit-shėnim jashtė tekstit origjinal tė Farlatit), ku iu nėnshtrua njė disipline tė rėndė e tė ashpėr.

Kėshtu qė, kur ky i kėrkoi gjyshit leje qė tė kthehej nė atdhe pėr tė marrė nė dorėzim mbretėrinė e lėnė nė trashėgim nga i ati, gjyshi i dha nipit tė gjitha udhėzimet e nevojshme bashkė me tė drejtėn qė tė merrte me vete nga Korkyra sa njerėz tė dėshironte.

Siē thotė Apoloni, Hylli bashkė me njė grup tė madh njerėzish tė mbledhur nė tokėn e Feakasve u zhvendos nė bregun e detit Saturn (d.m.th. Adriatik), dhe pasi mbreti Nausithus i tregoi drejtimin e lundrimit, u nis. Hylli u nda nga gjyshi plot dashuri, dhe rreth vitit 1236 para Krishtit solli me vete njė koloni tė tėrė Feakasish, qė i vendosi nė ato toka qė Herkuli i kishte marrė nga Dyraki, kurse ai vetė i mori si trashėgimi nga i ati Herkul, dhe aty hodhi bazat sa tė mbretėrisė sė tij aq edhe tė Ilirikut historik.

Pra, me tė mbėrritur nė kėto anė, Hylli u ndau toka e shtėpi Feakasve, qė kishte sjellė me vete. Njėherėsh, me qėllim qė ky vend dhe banorėt e tij, qofshin autoktonėt apo tė ardhurit, tė mos ishin thjesht shtetas tė tij, por edhe tė mbanin emrin e tij, e quajti vendin Hyllė ose Hyllidė, kurse banorėt Hyllinė. Ne gjykojmė se, prej kėndej zė fill emri dhe fara e Ilirėve.

Sepse, nėse vėrtet i duhet besuar argumenteve tė etimologjisė, qė merret me hetimin e origjinės sė fjalėve, nuk duhet ta kenė gabim ata qė e bėjnė fjalėn Illyrik tė prejardhur nga Hyllinėt. Vėshtirė tė gjesh tek shkrimtarėt njė popull tjetėr, si fisi dhe vendi i Hyllinėve, qė tė ketė pėsuar aq shumė variacione tė emrit.

Nė fakt, populli ėshtė quajtur Hyllė, Hyllinė, Hylleidė, Hyellė, Hylleicė, Hyllicė, ku ēdo formė e mėsipėrme ka dhėnė tė tjera forma tė shtrembėruara. Por, a do tė ishte i mundur shndėrrimi i fjalės Hyllinė nė Ilirė? Midis dy fjalėve ka njėfarė ngjashmėrie e familjariteti, ē’ka tregon se ato e marrin origjinėn e pėrbashkėt tek emri i lashtė Hyll.

Nuk mė duket se fjalėt Hyllinė e Hyll qėndrojnė afėr me njėra-tjetrėn, sa ē’qėndrojnė larg fjalėt Illyrė e Hyllinė. Mua mė duket se forma e sotme e mjaft emrave tė tjerė tė lashtė e mė tė rinj, pėrmban shtrembėrime akoma mė tė dukshme, e megjithatė ata emra janė pranuar dhe pėrdoren nga njerėzit.

Sikur tė kisha kohė, do tė mund tė pėrmendja gjashtėqind shembuj autorėsh tė njohur, tė cilėt origjinėn e emrave e nxjerrin nga prototipe shumė tė largėta, aq sa midis formės sė parė dhe asaj tė derivuar me vėshtirėsi gjen ndonjė afėrsi apo ngjashmėri.

Kėshtu, kur ata flasin pėr krijuesit e parė tė popujve pas pėrmbytjes sė madhe, pretendojnė se nga Thira vjen emri i Thrakėve, nga Madai rrjedh emri i Medėve, nga Javan ai i Jonėve dhe nga Thogorma vjen emri i fisit tė Thygramanėve.

Kėtu duhet shtuar se, meqenėse nė emrin e pėrgjithshėm Ilirik pėrfshihen disa provinca, mund tė pėrcaktohet deri diku koha, kur secila nga ato mori emrin Ilirik, qė nuk e kishte mė parė. Nė fakt, nuk mund tė gjendet koha e saktė dhe e sigurt, kur filloi tė pėrmendej emri Ilirik, kur treva midis rrjedhės sė lumenjve Naronė e Drilon filloi tė quhej ilirike dhe kur ajo hyri nėn juridiksionin e Ilirikut, qė duhej tė ekzistonte mė parė.

Nga ku mund tė nxirret konkluzioni se, Hyllinėt nuk ishin tė emėrtuar sėrishmi kėshtu, pėr sa kohė kishin si paraardhės Ilirėt, Hyll dhe Hyllinėt i pėrkisnin fisit Pellasgjik ose grek, sepse i ati i Hyllit, Herkuli, kishte lindur nė Tebė, nė Greqinė e mesme, dhe nga baba e nga nėna e kishte origjinėn nga fisi i stėrlashtė i mbretėrve tė Argosit e tė Mikenės.

Ndėrkohė, ata feakas, qė Nausithus ia dha Hyllit pėr shoqėrues, e kishin prejardhjen nga njė fis i vjetėr pellazgjik nga Arkadia, i cili nė njė epoke tė caktuar emigroi nga trojet atėrore duke u derdhur nė Evropė e nė Azi, ku pushtoi disa, ishuj, brigje dhe hapėsira tė pafundme toke. Kėto tė dhėna i japin Herodoti, Straboni, Halikarnasi, Pausania e shumė tė tjerė.

Por duhet t’i zėmė besė edhe Rafael Levakoviēit, arqipeshkv i Ohrit dhe hulumtues i zellshėm i ēėshtjeve ilire, i cili nė parathėnien gjeografike mbi historinė Ilire, na josh tė pranojmė tezėn e mėposhtme, i sė cilės ai ėshtė autor: fillimisht thuhej se, populli Ilir vinte nga Hyllejtė, qė e merrnin emrin nga Hylli, djali i Herkul Alkeut dhe i Melitės, vajzė e lumit Egje.

Por mė vonė ndryshuan tė dhėnat e shkruara dhe gojore, dhe u shfaq njė rend i ri i emrave: nė fillim u vu Hylleni, pastaj Illiniku dhe nė fund Illyriku. Po ashtu, Hylli, qė u dha emrin e tij Ilirikėve, shfaqet nėn emrin Illynik e Illyrik.

Nga ana tjetėr, ai quhet Hylli i Melitės ose Hylli i vogėl, pėr ta dalluar nga Hylli tjetėr, bir i vėllait tė tij tė madh dhe i Dejanirės.

Foto:








http://hyll.wordpress.com/

http://www.standard-al.com/tekst.php?idt=22673

http://www.standard-al.com/tekst.php?idt=22674

Nga Albert Hitoaliaj

Dagobert

11


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi