Mistere te medha te natyres

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mistere te medha te natyres

Mesazh  Neo prej 23.10.09 23:56

Mistere te medha te natyres
Cilat janė forcat pėrveē pėrzgjedhjes natyrore?



Motorri i evolucionit

Qė nga njollat e cuditshme tė fluturave, deri tek hardhucat me ngjyra ylberi e ek pėrshtatjet qė lejojnė ketrat e madje edhe gjarpėrinjtė qė tė "fluturojnė", risitė fizike nė botėn natyrore mund tė jenė mahnitėse pėr mendjen e nejriut. Pėrzgjedhja natyrore pranohet nga shkencėtarėt si motorri kryesor qė con pėrpaa shumėllojshmėrinė e organizmave dhe tiparet e tyre kompleksė. Por, a ėshtė evolucioni pėrmes pėrzgjedhjes natyrore i vetmi shpjegim pėr organzimat kompleksė?

"Mendoj qė njė prej mistereve mė tė mėdhenj nė biologji pėr momentin, ėshtė nėse pėrzgjedhja natyrore ėshtė i vetmi proces nė gjendje tė gjenerojė kompleksitetin e organizmave", thotė Masimo Piliuci, i Departamentit tė Ekologjisė dhe Evolucionit tė Universitetin Sotni Bruk nė Nju Jork, "apo nėse ka tipare tė tjeė tė materies qė gjithashtu luajnė njė rol. Them se kjo e dyta do tė rezultojė e vėrtetė".

Gjene fleksibėl

Disa shkencėtarė propozojnė shtesa nė listėne forcave evolucionare. "Gjatė dy dekadave tė fundit, shkencėtarėt kanė nisur tė dyshojnė qė ka tipare tė tjerė tė sistemeve kompleksė (si organizmat e gjallė) qė mund tė ndihmojnė, sė bashku me pėrzgjedhjen natyrore, pėr tė shpjeguar se si gjėra tė tilla si sytė, bakteria flagela, krahėt dhe guaska e breshkės evoluojnė", thotė Piliuci.

NJė ide ėshtė qė organizmat janė tė pajisur me fleksibilitetin pėr tė ndryshuar tiparet e trye fizik dhe tiparet e tjerė gjatė zhvillimit, me qllim qė tė pėrshtaten me ndryshimet e mjedisit, njė fenomen qė quhet plasticitet fenotipik.

Ndryshimi zakonisht nuk shfaqet nė gjene. Pėr shembull, tek bletėt, si punėtoret astu edhe rojet kanė tė njėjtin gjenom, por gjene tė ndryshėm qė aktivizohen pėr t'u dhėnė atyre sjellje tė ndryshme si dhe shfaqje tė ndryshme. Faktorėt mjedisorė, si temperatura dhe dieta embrionike, nxiin aktivitetin gjenetik qė pėrfundon duke pėrcaktuar qė njė bletė do tė jetė punėtore dhe njė tjetėr rojė.

Nėse ėshtė dobiprurės, ky lloj fleksibiliteti mund tė pėrcillet tek trashėgimtarėt dhe kėshtu munė tė sjellė evolucionin e tipareve tė reja nė njė specie. "Ky plasticitet shtė i trashėgueshėm, dhe pėrzgjedhja natyrore mund tė favorizojė lloje tė ndryshėm plasticiteti, nė varėsi tė gamės sė kushteve mjedisore qė ndeshin organizmat", thotė Piliuci.

Bėrė pėr tė urdhėruar

Vetėorganizimi ėshtė njė tjetėr forcė evolucionare qė disa ekspertė thonė se pėrcakton tiparet kompleksė tė sjelljes n materien e gjallė dhe jo tė gjallė, dhe kėta tipare pėrcillen tek pasardhsit pėrmes brezave.

"Njė shembull klasik jashtė biologjisė janė uraganėt: Kėta nuk janė aspak lėvizje tė zakonshme tė ajrit, por struktura atmosferike menjė organizim tė lartė qė shkaktohn spontanisht nėse ekzistojnė kushtet e duhura mjdisore", thotė Piliuci. "Ka gjithnjė e mė shumė prova se organzimat e gjallė gjenerojnė njė pjesė tė kompleksitetit tė tyre gjatė zhvillimit nė nėj mėnyrė analoge".

Njė ilustrim biologjik i vetėorganizimit ėshtė palosja e proteinave. Njė varg i gjatė aminoacidesh pėrkulet, pėrdridhet dhe paloet nė njė proteinė tredimensionale, forma e tė cilės pėrcakton funksionin e proteinės. Njė proteinė e pėrbėrė nga vetėm 100 aminoacide mund tė marrė njė numėr tė pafundėm (miliarda e miliarda) formash. Ndėrkohė qė nė natyrė ky ndryshim formash ndodh brenda disa sekondave apo minutave, sot pėr sot edhe kompjuterėt mė tė shpejtė nuk e kanė aftėsinė tė realizojnė njė gjė tė tillė. Mekanizmi qė shkakton formėn pėrfundimtare mund tė jetė njė sinjal kimik, pėrshembull.

Risi nė natyrė

Edhe mjedisi mund tė shkaktojė ndryshime nė aparencėn apo fenotipin e kafshėve, njė fenomen kyq ė intrigon shumė biologė. Pėr shembull, Sean Carroll, njė biolog molekular nė Universitetin e Uiskonsinit ka zbuluar se fluturat nė Afrikėn Lindore kanė ngjyra tė ndryshme, nė varėsi tė kohės kur celin vezė. Ato qė e bėjnė gjatė stinės sė lagėsht dalin me ngjyra tė celėta, ndėrsa tė tjerat kanė ngjyra mė tė errėta.

Biologjia ka njė arsyetim shumė tė mirė se si kafshėt zhvillohen nga njė vezė e fertilizuar nė njė organizėm tė formuar plotėsisht. "Ne vetėm nuk kuptojmė se si ... mjedisi dhe gjurmėt gjenetike ndėrveprojnė gajtė zhvillimit", thotė Teunis Piersma i Qendrės pėr Studime Ekologjike dhe Evolucionare nė Universitetin e Groningenit nė Holandė.

Studimi i zogjve tė bregut tė quajtur nyja tė kuqe nga Piersma ka zbuluar se zogjtė mund tė pėrshtasin fenotipet nė varėsi tė rrugėve tė migrimit. Kur kapen dhe vendosen nė vende me temperatura mė tė ulėta, kėta zogj humbasin muskuj dhe organet tkurren pėr tė reduktuar humbjen e nxehtėsisė. Zogjtė ua kalojnė pasardhėsve aftėsinė pėr tė bėrė kėto ndryshime.

Kėshtu qė, ka nisur tashmė tė qartėsohet misteri se si specie tė ndryshme me njė shumėlojshmėri tipareshe vluojnė. Kjo fushė, qė mė parė mbshtetej vetėm tek tė dhėnat e tė kaluarės mori njė shtytje tė madhe me zhvillimin e teknikave gjenetike dhe integrimin e sektorėve tė ndryshėm tė shkencės, qė lidhin gjenetikėn, biologjinė, ekologjinė dhe shkencat kompjuterike.

Ndėrkohė qė shkencėtarėt po hedhin dritė mbi mekanizmat natyrorė qė punojnė pėr t'u dhėnė formė specieve, shumė pyetje nė kėtė fushė mbeten mbi bangat e laboratorėve. Dhe pyetja fillestare e ekzaminuar nga Carles Darvin - cili ėshtė mekanizmi qė bėn speciet e reja tė evoluojnė - ende nuk ėshtė shpjeguar tėrėsisht. Dhe njė tjetėr pyetje e rėndėsishme nxjerr krye: Sa tė rėndėsishme janė ngjarjet rastėsore, kundrejt pėrzgjedhjes natyrore, nė formėsimin e organizmave?

Jeanna Bryner
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1473


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistere te medha te natyres

Mesazh  Jetmira prej 18.07.13 8:09

Natyra eshte dicka e pazakonte dhe eshte forca me e madhe qe nuk mund ta luftoje dot njeriu...Kometa Elenin vjen me afer se kurre dhe pretendohet qe pasojat te jene katastrofike!Cili eshte misteri qe ju ka bere vertet kurioz apo qe ju frikson shume?A mendoni se tokes po i vjen fund apo civilizimit tone po i vjen fundi?A ka ndikuar dora e njeriut ne fundin e botes?


bota ka miljona vjet qė ekziston! Pėrse u dashka tė shkatėrrohet tani? Njeriu ėshtė shum i vogėl pėr tė shkatėrruar kėtė bot. Nuk na zhdukin dot kometat ne! E keqja na vjen nga njėri-tjetri. Elenin - mos ėsht gjė kometa e Leninit??? :)) Kur isha i vogėl mbaj mend qė thonin se do kalonte kometa Hallej dhe do na bėnte gjėmėn, por kaloi dhe na mori tė keqen.
avatar
Jetmira

898


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi