Paraja, rrėnja e sė keqes ?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Paraja, rrėnja e sė keqes ?

Mesazh  Neo prej 23.10.09 23:44

Paraja, rrėnja e sė keqes ?



Paraja sjell botėn vėrdallė. Por, a ėshtė e mirė pėr ne? A mundet qė vetė ekzistenca e parasė, pa diskutuar jemi apo jo lakmitarė, tė jetė njė problem serioz?

Kur njerėzit thonė se paraja ėshtė "rrėnja e sė keqes" zakonisht nuk nėnkuptojnė se vetė paraja ėshtė rrėnja e sė keqes, por lakmia pėr tė. Ashtu si Saint Paul, nga i cili ka dalė edhe kjo thėnie, qė diskuton vetėm pėr dashurinė pėr paranė. A mundet qė vetė paraja si objekt tė jetė problemi kryesor?

Kėshtu mendonte Karl Marx. Nė Dorėshkrimet Ekonomike dhe Filozofike tė vitit 1844, njė punė rinore, e cila mbeti e papublikuar dhe e panjohur deri nė mesin e shek tė 20, ai e pėrshkruan paranė si "agjenti universal i ndarjes", pasi i transformon karakteristikat njerėzore nė diēka tjetėr. Njė njeri mund tė jetė i shėmtuar, shkruan Marx, por nėse ka para, mund tė "blej" pėr vete gruan mė tė bukur. Pa para, natyrisht, do t'i duheshin shumė mė tepėr cilėsi njerėzore. Paraja, mendonte Marx, na largon nga natyra jonė e vėrtetė njerėzore dhe nga njerėzit tanė.

Reputacioni i Marx-it u fundos, pasi njerėzit mendonin se teoria e tij ishte e gabuar. Mė vonė, nė vitin 2006, studimi i kryer nga Kathleen Vohs, Nicole Mead dhe Miranda Goode i publikuar nė revistėn "Science", evedenton se mbase Marx ishte drejt njė rruge tė saktė.

Nė njė seri eksperimentesh, Vohs dhe kolegėt e saj, gjetėn disa mėnyra pėr t'i bėrė njerėzit tė mendonin pėr paranė pa i thėnė ta bėnin atė nė mėnyrė direkte. Ato u jepnin njerėzve pėr shembull detyra pėr tė deshifruar fraza tė ngatėrruara rreth parasė. Me disa tė tjerė pėrdornin taktika tė tjera, si p.sh., i linin afėr njė njė shumė tė madhe parash ose disa tė tjerėve u tregonin imazhe tė dominimit tė parasė. Njerėzve tė tjerė, tė zgjedhur rastėsisht, u jepnin pėr tė deshifruar fraza qė nuk kishin tė bėnin me paranė, nuk u linin afėr shuma parash dhe u tregonin imazhe tė ndryshme nga grupi i parė. Nė ēdo rast, ata qė ishin shtyrė tė mendonin rreth parasė - le t'i quajmė grupi i parasė - silleshin ndryshe nga ata qė nuk mendonin rreth tyre.

" Kur u jepnin njė detyrė tė vėshtirė dhe u thonin se mund tė kėrkonin ndihmė, personat nė grupin e parasė e kishin tė vėshtirė ta kėrkonin.

" Kur u kėrkohej atyre ndihmė, personat nė grupin e parasė harxhonin shumė mė pak kohė, duke ndihmuar tė tjerėt.

" Kur u thuhej tė lėviznin karriget nė mėnyrė qė tė flisnin me njėri-tjetrin, personat nė grupin e parasė linin njė distancė mė tė madhė ndėrmjet karrigeve.

" Kur u kėrkohej tė zgjidhnin njė aktivitet dėfrimi, personat nė grupin e parasė zgjidhnin zakonisht aktivitete, tė cilat mund tė ishin dėfrime individuale, pa pėrfshirė njerėz tė tjerė.

" Si pėrfundim, kur personave nė grupin e parasė iu sugjeruan tė dhuronin pėr bamirėsi, disa nga paratė, tė cilat i kishin fituar pėr pjesėmarrjen e tyre nė eksperiment, ata dhuruan shumė mė pak nė krahasim me ata, tė cilėt nuk ishin shtyrė tė mendonin rreth parasė.

Kujtuesit e vegjėl dhe tė parėndėsishėm tė parasė bėnė njė diferencė shumė tė madhe nė rezultatet e studimit. Pėr shembull, kur grupi i kontrollit ofronte 42 minuta kohė pėr tė ndihmuar njėri-tjetrin nė deshifrimin e frazave, personat nė grupin e parasė harxhonin vetėm 25 minuta dhe pjesėn tjetėr tė kohės e pėrdornin si kohė shtesė pėr tė deshifruar frazat e tyre.

Nė tė njėjtėn mėnyrė, kur dikush bėnte sikur ishte pjesėmarrės nė eksperimnt dhe u kėrkonte ndihmė, ata harxhonin shumė pak kohė, duke e ndihmuar, mė pak se gjysma e kohės qė vinte nė dispozicion grupi, i cili nuk ishte i predispozuar tė mendonte rreth parasė. I njėjti rezultat ishte edhe me provėn e dhurimit tė parave ku personat nė grupin e parasė nuk ishin tė predispozuar tė dhuronin pėr bamirėsi paratė qė kishin fituar nga eksperimenti.

Pėrse paraja na bėn mė pak tė predispozuar pėr tė kėrkuar ose pėr tė dhėnė ndihmė? Vohs dhe kolegėt e saj sugjeron se, qė nė momentin qė shoqėria filloi tė pėrdorte paranė, domosdoshmėria pėr t'ju mbėshtetur familjes dhe miqve u zvogėlua dhe njerėzit filluan tė bėheshin mė individualistė. "Nė kėtė mėnyrė" pėrmbyllin ata, "paraja rrėnjosi individualizmin dhe zvogėloi motivimet shoqėrore, njė efekt qė ėshtė mėse i dukshėm nė jetėn e pėrditshme tė njerėzve".

Ky nė fakt nuk ėshtė njė shpjegim i detajuar, pėrse fakti i tė menduarit rreth parasė bėri njė diferencė kaq tė madhė tek rezultat e studimit, duke ditur qė ēdo njeri ėshtė nė kontakt tė vazhdueshėm me paratė gjatė gjithė ditės. Duket se kėtu ka diēka qė ne nuk arrijmė ta kuptojmė plotėsisht.

Nė fakt, asnjė nuk do tė kthehet nė periudhėn e thjeshtė tė shkėmbimit. Paraja na bėn tė mundur tregtinė dhe na bėn tė mundur tė pėrfitojmė nga aftėsitė dhe avantazhet e njėri-tjetrit. Pa para, njerėzit do tė ishin ekstremisht shumė tė varfėr, jo vetėm nė sensin financiar.

Por, tashmė qė jemi nė dijeni se ēfarė fuqie tė madhė izoluese ka vetėm mendimi pėr paranė, nuk mund tė vazhdojmė tė mendojmė se, roli i parasė nė jetėt tona ėshtė totalisht neutral. Nėse pėr shembull, njė organizatė prindėrish lokale dėshiron tė ndėrtojė njė kėnd lojrash pėr fėmijėt, do t'i duhet t'i kėrkojė pjesėtarėve tė organizatės tė kryejnė njė punė vullnetare apo do t'i duhet tė bėjė njė fushatė sensibilizuese pėr banorėt e zonės qė tė mbledhin fonde dhe tė punėsojnė njė kompani ndėrtuese?

Propozimi i ekonomistit tė Universitetit tė Havard-it, Ronald Fryer, pėr tė paguar studentėt e varfėr qė janė mirė me mėsime, ėshtė njė fushė qė tė jep shumė shteg pėr tė diskutuar rreth pėrdorimit tė parasė. Nėse paratė do tė ishin neutrale nė jetėn tonė, atėherė beneficet e pėrdorimit tė parasė duhet tė ishin tė barazvlefshme me koston financiare. Eshtė njė gabim i madh tė mendosh, se tė lėshosh paranė tė mbizotėrojė sferė tė jetės tonė do tė vinte pa kosto tė tjera shumė mė tė larta, tė cilat janė shumė tė vėshtira tė shprehen me terma financiare.

Pėrgatiti:
Klarita Bajraktari
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1442


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paraja, rrėnja e sė keqes ?

Mesazh  Analise prej 15.11.09 13:58

Eshte e domosdoshme Paraja.Si e Sa ndikon ? Keq apo Mire ? Sa nxit lakmine per ta pasur ? Sa mire apo keq di ta administrosh ? Sa vlera ka per te bere filantropi ? etj etj - - keto e shume te tjera sado te diskutosh, perseri ajo Duhet.
avatar
Analise

26


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paraja, rrėnja e sė keqes ?

Mesazh  Neo prej 20.06.10 17:16

Kredite, nje kurth i shemtuar



Nese merret kredi ne bankat shqiptare, norma e interesit e percaktuar paraprakisht ne kontrate, mund te mos kete shume rendesi. Kjo sepse bankat shqiptare ne kundershtim me ēdo logjike kontraktuare – perjashto ketu praktikat e qehajajve mesjetare – i japin vetes liri absolute per sa i perket ndryshimit te mundshem te normes se interesit te kredive ne kontratat qe lidhin me klientet.

Kjo praktike zbatohet nga pothuaj te gjitha bankat e nivelit te dyte qe operojne ne Shqiperi, dhe ndersa formulimi i ketij sanksioni ndryshon nga banka ne banke, thelbi dhe detyrimi ligjor mbetet i njejte. Sa per te dhene nje ilustrim, ne kontraten e kredise se njeres prej ketyre bankave thuhet me ton sovran: “Interesi mund te ndryshoje sipas vullnetit te lire te bankes”.

Kjo do te thote se nese eshte marre nje kredi per blerje apartamenti, per shembull, me nje norme interesi 15%, banka mund ta ndryshoje interesin teorikisht ne nje mase te pakufizuar. Sigurisht qe nuk behet fjale per ta ulur, per sa kohe banka funksionon si ēdo biznes tjeter, duke synuar maksimizimin e fitimeve dhe jo bamiresine apo rishperndarjen sociale. Dhe kostot mundohen t’ia transmetojne tregut, dhe ne disa raste behet fjale per kosto qe lidhen me mungesen e efiēences dhe keqmenaxhimit.

Ndersa legjislacioni ne fuqi paraqet veshtiresi ne gjykimin e ketyre kontratave nese ato paraqiten te ligjshme apo jo, diēka eshte e sigurt. Pushteti i pakufizuar ne kontrollimin e shumave qe klientet e pafat mund te detyrohen t’u paguajne bankave, i ben fajdexhinjte ordinere te duken zyrtare te moralshem e teper serioze. Sepse te pakten, keta te fundit nuk aplikojne “norma interesi elastike” sipas vullnetit te lire personal.

Nga nje pikepamje disi me teknike, behet fjale per pozite dominuese te pales kontraktuese – ne rastin konkret, bankat – duke shfrytezuar karakterin jo te barabarte ndermjet paleve, ēka ne disa raste mund te jete thjesht nevoja emergjente e qytetareve per para, apo dhe per faktin e thjeshte se shumica e klienteve njihen me klauzolen ne fjale vetem rastesisht kur rishfletojne kontraten. Deri me sot, bankat nuk rezulton te kene bere asnje perpjekje per te njoftuar klientet per normat e ndryshueshme te interesit, kur , pse dhe sa e gjykon banka te arsyeshme.

Lidhur me keto pika te fundit, Kodi Civil i Republikes se Shqiperise, nje dokument i cili nuk eshte pergatitur nga bankat, paraqet disa rrethana ne favor te klienteve te ketyre te fundit.

Kreu “Pavlefshmeria e veprimeve juridike”, Neni 94 flet per raste te veprimeve juridike te cilat konsiderohen te pavlefshme. Nder veprimet juridike qe cilesohen te pavlefshme eshte pika “c”: “Personat, te cilet ne kohen e kryerjes se veprimit juridik nuk ishin te ndergjegjshem per rendesine e veprimeve te tyre, megjithese ne ate kohe nuk u ishte hequr zotesia per te vepruar”.

Ndersa, pika “ē” ne veēanti i referohet rastit kur “personi qe ka kryer veprimin juridik duke qene i mashtruar, i kanosur, ne lajthim ose per shkak te nevojes se madhe”. Si rrjedhoje, nje klient qe deshton ta perballoje pagesen e kesteve te kredise, ne varesi te rastit specifik mund t’i beje reference frazes “...per shkak te nevojes se madhe”.

Nderkaq, ne sistemet bankare te Perendimit, te cilave bankat qe operojne ne Shqiperi u referohen nganjehere me krenari, modele te tilla jane te pamendueshme. Madje, Federal Reserve e SHBA-se shkon deri aty sa t’i detyroje bankat e nivelit te dyte qe t’i njoftojne dy dite me pare klientet e tyre per ndryshimet ne normat e interesit te kredive qe leshohen permes kartave te kreditit. Sigurisht, te ndryshosh normen e interesit te nje kredie afatgjate eshte diēka qe as mund te imagjinohet.

Nderkaq, per sa i perket ēeshtjes se transparences se munguar nga bankat e nivelit te dyte lidhur me dispoziten kriminale te ndryshimit te normes se interesit, nuk ka pasur deri me sot asnje reagim publik nga Banka e Shqiperise, ku ne menyre specifike dhe eksplicite te terhiqet vemendja per kete rast.

BSH reagon?

Megjithate, Banka e Shqiperise ka marre nje hap pozitiv, duke terhequr vemendjen ndaj praktikave jo dhe aq te virtytshme te bankave te nivelit te dyte ne Shqiperi. Lidhur me situaten ne fjale, ka reaguar guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, i cili deklaroi ne konferencen e katert te Bankes Qendrore se klienteve te bankave te nivelit te dyte po ju imponohen produkte te shtrenjta.

“Ne Banken e Shqiperise jo rralle vijne ankesa nga qytetare, perdorues te rregullt ose rastesisht te sherbimeve bankare ne lidhje me kostot qe aplikojne bankat per keto sherbime. Rezulton qe ne mjaft raste qytetaret vendosen perpara faktit per te kryer per sa i takon detyrimeve ndaj bankes per sherbimet e perfituara, pa pasur me pare nje informacion te mirefillte rreth arsyes dhe madhesise se ketyre detyrimeve. Ne raste te tjera perdoruesi i sherbimit nuk gjen shpjegimin e nevojshem dhe bindes nga ana e bankes per arsye e lindjes se detyrimit dhe menyren e llogaritjes se tij”, tha Fullani.

Ai kritikoi edhe menyren e vendosjes se komisioneve nga bankat e nivelit te dyte. “Ne lidhje me menyren e vendosjes se komisioneve, bankat orientohen prej institucioneve konkurruese ne treg dhe nuk rezulton te kete nje politike aktive dhe njekohesisht vizionare te zhvillimit te shoqerive bankare duke mbeshtetur rritjen e perdoruesve qe lehtesisht mund te kthehen ne kliente potenciale te bankave” tha guvernatori.

Kriza dhe kredite

Nje arsye pse bankat e nivelit te dyte mund ta shohin instrumentin e manipulimit te ligjshem te normave te interesit me interes te veēante, lidhet edhe me pasigurine e tallazeve te sistemit financiar shqiptar, ēka ne nje fare mase ndodhin edhe me bashkefajesine e bankave.

Duke filluar qe nga gushti i vitit 2008, u evidentuan simptomat e para te nje krize likuiditeti, e ndikuar edhe nga lajmet mbi falimentimin e bankave ne Shtetet e Bashkuara. Diēka e tille u reflektua edhe ne frenimin e rritjes se depozitave, duke regjistruar nje rritje thuajse zero. Nderkaq, qeveria shqiptare kishte terhequr pothuaj te gjithe valuten nga arkat e bankave per te financuar shpenzimet publike ne infrastrukture.

Kjo situate solli edhe nje krize krediti, e cila mund te ishte parandaluar ne nje fare mase nese bankat e nivelit te dyte do t’i kishin marre seriozisht paralajmerimet e perfaqesuesve te Fondit Monetar Nderkombetar dhe ato te guvernatorit te Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani mbi nevojen e kontrollimit te kredive.

Pasojat e krizes ekonomike te reflektuara ne mungese likuiditeti, rritje te kredive me probleme dhe renie te te ardhurave ne sistemin bankar, sollen nje goditje ne ekonomi, sidomos ne sektorin e ndertimit, i cili mbeshtetej ne nje mase te konsiderueshme nga huate bankare dhe ne zinxhirin e bizneseve te tjera te lidhura me kete sektor.

Terheqja e nje pjese te depozitave nga klientet e bankave dhe mungesa e hapjes se depozitave te reja, solli nje rritje te konkurrences ne tregun e depozitave, permes ofrimit te produkteve te reja. Megjithate, kjo perballje ndermjet bankave ishte me teper ne terma marketingu sesa produktesh te mirefillta konkurruese.

Lidhur me goditjen e depozitave nga kriza ekonomike dhe mbi te gjitha nga efekti i pasigurise i krijuar nga media, Banka e Shqiperise luajti nje rol te rendesishem permes mesazheve qetesuese ne publik. Megjithate, deklaratat nuk zgjidhin gjithēka, ndaj mungesa e likuiditetit solli renie te nivelit te kreditimit, duke dhene pasoja ne formen e nje reaksioni zinxhir ne ekonomi.

Paradoksalisht, kjo situate solli rritje te normave te interesit te kredive, ndryshe nga ē’ndodhi ne Perendim, ku kriza bankare ishte e permasave derrmuese dhe normat e interesit rane ndjeshem. Nga ana tjeter, ngurrimi i institucioneve shqiptare per te pranuar apo legalizuar krizen ekonomike, solli qe norma baze e interesit te mbetej e pandryshuar, nderkohe qe Euribori brenda disa javeve pesoi nje renie nga 5% ne nivelin 1.4%.

Sikur gjithēka te mos shkonte mjaftueshem keq, rritja e borxhit publik ne gjashtemujorin e pare te vitit 2009, per shkak te shpenzimeve zgjedhore rriti normen e interesit te bonove te thesarit. Diēka e tille, automatikisht rriti koston e kredive ne leke (si per shembull Bono Thesari plus 3%).

Nga njera ane kjo solli rritje te te ardhurave per bankat, por edhe rriti kredite e keqija per shkak te rritjes se kostos te borxhit per individet. Por per kredite ne valute te huaj eshte nje tjeter histori. Renia e normave te interesit te Liborit dhe Euriborit shkaktoi renie te te ardhurave te bankave, duke qene se stoku i kredise ne valute llogaritej mbi 70% te totalit.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1442


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Paraja

Mesazh  Estilen prej 05.02.11 13:17



Paraja,'djalli' i ardhur nga barku i Tokes




Paraja ka njė origjinė mitike. Mė pas ėshtė pėrdorur si shenjė e sovranitetit tė mbretėrve. Sė fundmi, ka ushqyer iluzionin se tregu mund tė zėvendėsonte shtetin. Tani ėshtė koha tė mendohet pėr t'i dhėnė njė funksion politik.Rasti i madh? Euroja qė shpreh njėherazi edhe njė identitet.

Zoti dhe ari janė shfaqur shpesh nė letėrsi dhe nė muzikė. Nė"Faustin" e Gounod, Mefistofeli kėndon: "Zot i arit dhe mbret i botės". Sipas njė legjende qė vjen nga sumerėt dhe nga babilonasit,ari ėshtė nxjerrė nga barku i Tokės pėr llogari tė perėndive qė banojnė nė njė planet tė largėt dhe qė pėrdorin skllevėr njerėzorė pėr tė nxjerrė ar nė minierat e planetit blu.

Skllevėr qė nuk e shohin kurrė diellin, tė vdekur qė jetojnė. Por, disa prej tyre, duke u rebeluar ia kanė dhuruar arin njerėzve, sikundėr Prometeu zjarrin, dhe pėr kėtė janė shfarosur. Njerėzit kanė nxjerrė nga ari pluhurin e tij, tė pajisur me njė fuqi magjike. Nė Testamentin e Vjetėr quhet manna.



Por,perėnditė e planetit misterioz kanė mbajtur me njė pjesė tė minatorėve njė raport disi mė tė veēantė, pėr t'i pėrdorur ata nė operacione tė fshehta qė kanė pėr qėllim sundimin e njerėzve. Nė realitet, ari nuk ėshtė njė zot i vetmuar. Ka metale tė tjera qė ia kanė kundėrshtuar herė pas herė supremacinė: argjendi mbi tė gjitha. Dhe shumė objekte tė tjera (materiale dhe jomateriale) tė cilave u ėshtė dhėnė roli i parasė. Ari, megjithatė, nuk ėshtė vetėm monedhė.

Dhe monedhat nuk janė vetėm ar. Po ēfarė ėshtė? Se ēfarė janė ekzaktėsisht monedhat, kjo ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn diskutohet prej shekujsh, por jo gjithmonė me qartėsi. Gilles de Muisis,abat i Tournait nė treqindėn dhe katėrqindėn, i konsideronte njė gjė"shumė tė errėt".

"Ato,thoshte ai pėr monedhat, rriten dhe zvogėlohen nė vlerė, luhaten dhe tė shkaktojnė shumė zhgėnjime". Edhe sot, shumė veta, ndėr tė cilėt debitorėt e pafat tė kredive dytėsore, mendojnė si ai. Nė shekullin e gjashtė para Krishtit, mbreti i Lidias, Krezo, i dha monedhės formėn qė ka sot. Por, para dhe pas tij monedha ka pasur shumė forma. Guaska, perla, dhėmbė qeni, lėkurė dhe stofra, kripė, kakao, ēaj dhe duhan, sėpata dhe thika. Njė gjė ėshtė e qartė: monedha ėshtė shumė e rėndėsishme nė historinė e njerėzimit.

Mund tė konsiderohet elementi qendror i ekonomisė. Qendror sepse pėrbėn vendtakimin e dy subjekteve tė mėdha tė ekonomisė: tregut dhe shtetit. Monedha ėshtė e pakonceptueshme pa njėrin apo pa tjetrin. Nuk e dimė mirė se pėrse grekė dhe latinė i dhanė Herės ose Junonės emrin e monedhės. "E vetmuar"? "Paralajmėruese"? Romakėt i dedikuan njė tempull nė Kampidolio.

Zeusi-Jupiteri, nga ana tjetėr, pėr ta dėnuar pėr ndonjė tė pabėrė e vari ndėrmjet qiellit dhe tokės tė lidhur me njė litar (ari natyrisht), nga i cili perėndia shumė dinake arriti tė lirohej. Ndėrmjet qiellitdhe tokės: tė vjen tė mendosh pėr njė metaforė, ndėrmjet shtetit dhe tregut, qė sigurisht Zeusit nuk i ka rėnė ndėr mend. Megjithatė, ajo do tė ishte pikėrisht njė metaforė e bukur pėr monedhėn.



E lidhur gjithmonė me litarin e arit (mendoni pėr standardin e famshėm tė arit), por gjithnjė duke u pėrpjekur pėr t'u ēliruar, lind nė tė njėjtėn kohė iniciativėn e tregut dhe tė shtetit. Herė pas here njėri triumfon ndaj tjetrit nė sundimin e vet. Nė historinė e re, pėr shembull, roli ishteteve nė kontrollin e monedhave tė botės ishte vendimtar nė vitet pasuese tė marrėveshjes sė Bretton Vudsit, menjėherė pas luftės.

Pastaj, nė vitet shtatėdhjetė dhe tetėdhjetė ishte tregu, nėpėrmjet bankave, qė mori njė rol nė rritje nė kontrollin e monedhave, mbi tė gjitha nė sajė tė liberalizimit tė lėvizjeve tė kapitalit.

Kontroll ėshtė si shprehje, sepse, duke hedhur poshtė parashikimet e ekonomistit tė madh Milton Fridman, qė kishte lajmėruar njė epokė tė njė vetėrregullimi tė qetė tė tregjeve monetare dhe valutore, kėto nuk rezultojnė mė jostabėl dhe tė ērregulluara si nė vitet tetėdhjetė dhe nėntėdhjetė tė shekullit tė shkuar, deri nė fillimet e shekullit tonė.

Nė ditėt tona, institucionet financiare (bankat dhe tė gjithė ndėrmjetėsit e tjerė financiarė) janė shumėfishuar si kėrpudha. Dhe nė sajė tė pėrhapjes sė instrumenteve tė tyre (siē janė tani derivatet e famshme) dhe masės sė transaksioneve qė ato bėjnė tė mundur (rreth dhjetėfishi i prodhimit bruto botėror), monedha e pėrshkon sipėrfaqen e tokės me shpejtėsi fantastike, mė shpejt se Junona.

Gjatė turbullirės mė tė fundit, tė ashtuquajturės subprime (kredi hipotekare tepėr tė lehta, tė lėshuara ndaj njė klientele tepėr tė influencueshme),ka dalė nė skenė aspekti i pushtetit tepėr tė madh tė ushtruar nga bankat nė administrimin e monedhės. Jo tė asaj tė arit,qė nuk qarkullon mė prej kohėsh, as asaj tė letrės, tė shpikur nga kinezėt dhe rishpikur nga njė skocez i shtatėqindės, por asaj telefonike dhe elektronike.

Mekanizmat, pėrmes tė cilave kanė shtrirė jashtėzakonisht zonėn e kredisė (antropologu Karl Polanyi do tė thoshte kanė "merkatizuar" hapėsirėn dhe kohėn) janė teknikisht tėrheqėse. Nė veēanti, pėr sa i pėrket shpėrndarjes sė rreziqeve dhe pasojės sė saj tė dyfishtė pėr tė mbrojtur efektivisht individėt, duke e shpėrndarė megjithatė rrezikun nė sistem.

Pak ashtu si pluhuri i arit, manna legjendare, pėr tė cilėn flet Testamenti i Vjetėr, qė iu nevojit shumė popullit hebre pėr tė shkatėrruar nė tė njėjtėn kohė armiqtė e tij (por kėtu bėhet fjalė pėr banka dhe klientė). Ėshtė fakt se turbullira mė e fundit ka hedhur mė shumė se njė dyshim mbi mundėsinė e humbjes sė kontrollit tė sistemit monetar dhe tė paradoksit qė bankat qendrore, tė krijuara pėr tė garantuar stabilitetin e sistemit, janė tė detyruara tė ndėrhyjnė me nxjerrje masive monedhash tė reja pėr tė evituar pasojat e destabilizimit tė tyre.

Ėshtė rishfaqur problemi i raporteve ndėrmjet "arit" dhe politikės,me tė cilin kemi hapur kėtė diskutim qė po bėjmė, nė njė mėnyrė akoma mė tė "ēuditshme", duke risjellė njė propozim heretik, i cili duhej tė zgjidhte me themel problemin e teprimeve tė ērregullimit bankar, duke eliminuar bankat.

Propozimi lind nga njė provokim i njė afaristi gjerman nė vitet tridhjetė, Silvio Gezel, i cili propozoi, me qėllim eliminimin e harxhimit joproduktiv tė akumulimit financiar, aplikimin e kredive me njė interes negativ, me pagesėn e njė takse vjetore qė do tė reduktonte gradualisht vlerėn.

Propozimi ėshtė bėrė dhjetė vjet mė parė nga i ashtuquajturi "Bromsgrove Group", ose grupi i "Money Reformers", nė njė formė mė tė artikuluar qė pėrfshin tė tėrė politikėn fiskale dhe monetare. E thėnė ndryshe, nė vend qė tė mbledhė tė ardhura me taksa ose pėrmes kreditimeve, qeveria mund tė krijojė monedhė pėr tė financuar direkt investime publike ose konsumet individuale:monedhė tė shpėrndarė ala Keins dhe tė ngarkuar me interes negativ ala Gezel, qė do tė ishte e shpenzuar shpejt nė konsume dhe investime,duke shmangur njė tepricė inflacioniste tė kėrkesės nė sajė tė rritjes sė menjėhershme tė ofertės dhe njė mungesė tė kėrkesės nė sajė tė mungesės sė kursimit.

Para se tė buzėqeshni, mendoni njė moment si na fton tė veprojmė James-i i ēmendur nė njė bisedė tė kėndshme imagjinare pėr Sėiftin,leximi i sė cilės nuk ėshtė i kėshillueshėm pėr bankierė me tension tė lartė. Nuk do tė jetė megjithatė e nevojshme qė tė kujdesen pėr"arteriet" e tyre, shumė tė provuara nė kėto kohė. Ka metoda pak mė tė ēuditshme pėr tė rivendosur njė kontroll tė financės.

Pėr shembull, tė ndėrtojmė njė farė rendi ndėrkombėtar ala Breton Vuds, tė paktėn duke rimarrė dhe rinovuar idetė qė atėherė Keinsit iu desh t'i braktiste, jo pėr tė adoptuar njė monedhė tė vetme botėrore, siē sugjeronte ai bankor-in, por pėr tė realizuar me njė marrėveshje tė pėrbashkėt njė sistem tė ekuilibruar dhe tė rregulluar tė raporteve tė qėndrueshme ndėrmjet monedhave botėrore: sot dollari dhe euroja, nesėr kush e di.

Sigurisht, do tė duhej nė Evropė njė qeveri evropiane qė tė ishte nė gjendje tė pėrdorte monedhėn e saj tė fortė duke pėrforcuar me njė politikė makroekonomike evropiane njė ekonomi tė dobėt (tė kundėrtėn e asaj qė bėn Amerika).Euroja ka lindur nga serendipity (rastėsia fatlume).

Serendipi, njė mbret mitik, u bė i famshėm sepse, duke kėrkuar njė gjė, gjente njė tjetėr akoma mė tė rėndėsishme. Euroja duhej tė ishte njė "frangė" e fortė, asgjė mė shumė. Nė tė kundėrt, ėshtė bėrė njė monedhė botėrore me qendėr nė Frankfurt. Euroja mund tė jetė mė shumė se njė monedhė. Nė fund tė fundit, monedha ėshtė pėr vetė natyrėn e saj, nė histori, mė shumė se njė monedhė e thjeshtė. Ėshtė pjesė integrale e identitetit tė njė kombi.

Deri dje nuk ishte e mundur tė mendohej Gjermania pa markėn, Franca pa frangėn, Greqia pa dhrahminė dhe deri Italia pa liretėn e saj, sė cilės i atribuohen sot nostalgji tė padiskutueshme. Pėr kėtė, akti me tė cilin ėshtė krijuar euroja nuk bėn pjesė vetėm nė historinė monetare, por dhe nė historinė e madhe.



Estilen

913


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paraja, rrėnja e sė keqes ?

Mesazh  Odin prej 17.04.11 0:32

"Paraja ėshtė njė formė e re e skllavėrisė".
Leo Tolstoy
avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paraja, rrėnja e sė keqes ?

Mesazh  Fakiri prej 17.04.11 13:12

Ibin Arabiu pėr paran ka thėnė:"Sikur mos ta dija kush tė ka krijuar,do tė tė pranoja pėr Zot".....
avatar
Fakiri

987


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pa Para nuk ja jet

Mesazh  tanki94 prej 17.04.11 16:22

dihet qe pa para nuk ka jete un p.sh qe kam para me duket qe nese i humbi parat humbi te gjitha vlerat ne jet perfshir edhe jeten pra duhet me dit qe PARAJA eshte gjithqka ne jete
avatar
tanki94

9


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paraja, rrėnja e sė keqes ?

Mesazh  Odin prej 31.08.11 10:25

Thėnie pėr paranė

1. “Paratė nuk janė gjėja mė e rėndėsishme nė botė. Dashuria ėshtė. Pėr fat tė mirė, unė dua paratė”.
Jackie Mason

2. “Tek Perėndia besojmė. Tė gjithė tė tjerėt duhet tė paguajnė para nė dorė”.
Thėnie amerikane

3. “Paratė janė mė mirė se varfėria, por vetėm pėr arsye financiare”.
Woody Allen

4. “Koha ėshtė mė e vlefshme se paratė. Paratė mund tė shumohen, por pėr kohėn themi tė kundėrtėn”.
John Updike

5. “Nėse i detyrohesh bankės 100 dollarė, ky ėshtė problemi yt. Nėse i detyrohesh bankės 100 milionė dollarė, atėherė ėshtė problemi i bankės”.
JP Getty

6. “Nuk ka rėndėsi a je i bardhė apo me ngjyrė ... ngjyra e vetme qė ka rėndėsi ėshtė e gjelbra”.
Family Guy

7. “E vetmja mėnyrė pėr tė mos menduar pėr paratė ... ėshtė tė kesh shumė prej tyre”.
Edith Wharton

8. “Nėse doni tė dini se ēfarė mendon Zoti pėr paratė, mjafton tė shihni njerėzit tė cilėve ai ua jep”.
Thėnie e vjetėr irlandeze

9. “Jini tė pasur pėr veten tuaj ... dhe tė varfėr pėr miqtė”
Juvenal

10. “Nėse doni ta dini vlerėn e parave, provoni tė merrni hua disa”.
Benjamin Franklin

11. “Me 10 mijė dollarė do tė ishim milionerė! Kėshtu do tė blinim gjithė gjėrat e nevojshme si ... dashuria!
Homer Simpson

12. “Mėnyra mė e lehtė qė fėmijėt tė mėsojnė pėr paratė do tė ishte kur ju tė mos kishit”.
Katharine Whitehorn

13. “Financa ėshtė arti i kalimit tė parave nga dora nė dorė derisa mė nė fund tė zhduket”.
Robert W. Sarnoff

14. “Gjithēka qė kėrkoj ėshtė njė mundėsi pėr tė treguar se paratė nuk mė bėjnė tė lumtur”.
Spike Milligan

15. “E ē’vlerė ka lumturia? Ajo nuk t’i blen dot paratė”.
Henry Youngman

16. “Shumė njerėz shpenzojnė paratė qė s’i kanė fituar, pėr tė blerė gjėra qė s’i duan, pėr t’i lėnė mbresa njerėzve qė s’i pėlqejnė”.
Will Smith

17. “Sikur vetėm Perėndia tė mė jepte njė shenjė tė qartė ... si pėr shembull tė mė hapte njė llogari tė madhe nė njė bankė zvicerane”.
Woody Allen

18. “Ai qė martohet pėr dashuri pa para kalon netė tė mira dhe ditė tė kėqija”.
Thėnie amerikane

19. “Mes punės dhe familjes, vėrtet qė s’po kaloj shumė kohė me paratė e mia”.
Thėnie amerikane

20. “Ndryshimi mes njė divorci dhe njė ndarjeje ligjore ėshtė se ndarja ligjore i jep burrit kohė pėr tė fshehur paratė e tij”
Johnny Carson

21. “Njė bankė ėshtė njė vend qė do tė tė japė para nėse i vėrteton se s’ke nevojė pėr to”.
Bob Hope

22. “Kushdo qė thotė se paratė nuk e blejnė lumturinė, thjesht nuk dinė se ku tė bėjnė pazar”.
Bo Derek

23. “Kur isha i ri mendoja se paratė ishin gjėja mė e rėndėsishme nė jetė; tani qė jam i rritur e di se janė vėrtet”.
Oscar Wilde

24. “Monedha ėshtė e pavlefshme nė ditėt e sotme”.
Yogi Berra

25. “Ēdo ditė ngrihet dhe shikoj listėn e “Forbes” pėr njerėzit mė tė pasur nė Amerikė. Nėse nuk jam atje, shkoj nė punė”.
Robert Orben

26. “Gjithmonė merr para hua nga njė pesimist ... ai nuk pret qė ti t’ia kthesh”.
Thėnie amerikane

27. “Nėse mendon se askujt nuk i intereson nėse je gjallė, provo tė mos paguash dy muaj fatura”.
Earl Wilson

28. “Mos mė thoni se ku i keni prioritetet. Mė tregoni pėr ēfarė i shpenzoni paratė dhe unė do t’ju tregoj se ēfarė janė”.
James W. Frick

29. “Arsimi formal do t’ju nxjerrė bukėn e gojės; mėsimet nga jeta do t’ju bėjnė tė pasur”.
Jim Rohn

30. “Paratė janė realitetin, njė tipar permanent i jetės sė pėrditshme. Ato i japin jetės njė ritėm tė veēantė, njė “tėrheqje” tė caktuar, njė perceptim tė pazakontė tė botės dhe vendit tonė nė tė”.

31. “Paratė i krijojnė problemet atėherė kur nuk i kemi; na i shtojnė ato edhe kur i kemi. Por ėshtė vetėm njė iluzion se ne jemi nė kontroll tė parave tona. E vėrteta ėshtė se ne e dimė dhe e kuptojmė sa kontroll ushtrojnė mbi ne”.

32. “Paratė na bėjnė zotėrinj dhe skllevėr. Pushteti ynė mbi paratė ėshtė i vėrtetė, por vetėm kur kuptojmė pushtetin e tyre mbi ne”.
Thėnie franceze

33. “Shumė prej nesh i konsiderojnė amerikanėt si ndjekės tė parave. Kjo ėshtė njė shpifje mizore, edhe pse ėshtė pėrsėritur nga vetė amerikanėt”.
Albert Einstein

34. “Ai, opinioni i tė cilit ėshtė se paratė mund tė bėjnė gjithēka, mund tė bėjė gjithēka pėr para”.
Benjamin Franklin

35. “Nėse do tė ishit tė pasur, mendoni edhe tė kurseni”.
Benjamin Franklin

36. “Kush ėshtė i pasur? Ai qė ėshtė i kėnaqur. Kush ėshtė ai? Askushi.
Benjamin Franklin

37. “Pasuria mund tė na aftėsojė tė bėjmė favore; por hirin pasuria s’na e jep”.
Charles Caleb Colton

38. “Tė ardhurat vjetore njėzet paund; shpenzimet vjetore nėntėmbėdhjetė; rezultati, lumturi. Tė ardhurat vjetore njėzet paund; shpenzimet vjetore njėzet e gjashtė paund; rezultati, mjerim”.
Charles Dickens

39. “Nėse tė gjithė njerėzit e pasur nė botė do ta ndanin pasurinė mes tyre, nuk do tė kishte mjaftueshėm pėr tė tjerėt”.
Christina Stead

40. “Paratė e tepėrta janė delli i luftės”
Cicero

41. “Paratė nuk kanė qenė kurrė motivim i rėndėsishėm pėr mua, pėrveēse pėr tė shėnuar pikė. Nxitja e vėrtetė ėshtė loja”.
Donald Trump

42. “Paratė janė delli i dashurisė, si dhe i luftės”.
Doktor Thomas Fuller

43. “Po jetoj kaq larg tė ardhurave tė mia, sa mund tė thuhet se po jetojmė tė ndarė”.
Anonim

44. “Kurseni nga pak ēdo muaj dhe nė fund tė vitit do tė habiteni se sa pak qė keni”.
Ernest Haskins

45. “Tė pasurit janė shkuma e tokės nė ēdo shtet”.
G.K. Chesterton

46. “Mungesa e parave janė rrėnja e gjithė tė kėqijave”.
George Bernard Show

47. “Njerėzit duhet tė jenė tė varfėr pėr ta kuptuar luksin e tė dhėnit”.
George Eliot

48. “Paratė ju ēlirojnė nga tė bėrit e ēdo gjėje qė s’pėlqeni. Meqė s’mė pėlqen asgjė, paratė mė hyjnė nė punė”.
Groucho Marx

49. “Vlera kryesore e parave ėshtė nė faktin se njerėzit jetojnė nė njė botė e cila mbivlerėsohet”.
H.L. Mencken

50. “Bėjeni paratė perėndinė tuaj, dhe do t’ju shkatėrrojė si djalli”Henry Fielding







51. “Nėse mund t’i numėroni paratė, nuk keni njė miliardė dollarė”.
J. Paul Getty

52. “Kam aq para sa tė mė mbeten deri nė fund tė jetės, deri nė momentin qė do tė blej diēka”.
Jackie Mason

53. “Njė rrogė e mirė ėshtė receta mė e mirė pėr lumturinė qė kam dėgjuar ndonjėherė”.
Jane Austen

54. “Njė njeri i zgjuar duhet ta ketė paranė nė kokė, por jo nė zemėr”.
Jonathan Swift

55. “Mos u gėnjeni duke besuar se njė njeri i pasur ėshtė domosdo i zgjuar. Ka mjaft prova qė vėrtetojnė tė kundėrtėn”.
Julius Rosenwald

56. “Kurrė s’e kam pėrfunduar gjimnazin, megjithatė jam i pasur dhe i suksesshėm”.
Kėngėtar anglez

57. “Nėse doni tė ndiheni tė pasur, mjafton tė numėroni gjėrat qė keni dhe qė paratė s’i blejnė”.

58. “Paratė janė si shqisa e gjashtė, s’mund t’i pėrdorėsh pesė tė parat pa to”.
William Somerset Maugham

59. “Mund tė bėheni tė pėrkryer nė diēka qė doni. Mos i bėni paratė synimi juaj. Por, pėrkoni gjėrat qė doni tė bėni, dhe atėherė bėjini ato aq mirė, sa tė tjerėt s’do t’jua ndajnė sytė”.
Maya Angelou

60. “Paratė ende s’e kanė bėrė njė njeri tė lumtur. Sa mė shumė tė ketė, aq mė shumė do tė dojė. Nė vend qė tė mbushė njė vakum, krijon njė tjetėr”.
Benjamin Franklin

61. “Ju kujtoni se paratė janė rrėnja e tė kėqijave. E keni pyetur veten se cila ėshtė rrėnja e gjithė parave”?
Ayn Rand

62. “Intelekti ndėrtohet paralelisht me ekonominė e parave”.
G. Simmel

63. “Paratė, nėse nuk tė sjellin lumturi, tė paktėn tė ndihmojė tė jesh i mjerueshėm nė luks”.
Helen Gurley Brown

64. “Arti nuk ėshtė nė bėrjen e parave, por nė ruajtjen e tyre”.
Fjalė e urtė

65. “Paratė janė vetėm njė mjet. Do tė tė ēojnė ku tė duash, por nuk do tė tė zėvendėsojnė ty si shofer”.
Ayn Rand

66. “Paratė shpesh kushtojnė shumė”.
Ralph Waldo Emerson

67. “Nuk do tė jetoni njė ditė tė lumtur, edhe sikur tė keni fituar shumė para, nėse nuk bėni diēka pėr dikė qė s’mund t’jua rikthejė”.
Ruth Smeltzer

68. “Dilni nė botė dhe punoni sikur paratė mos kenė rėndėsi, kėndoni sikur askush s’ju dėgjon, dashuroni sikur kurrė mos jeni lėnduar dhe kėrceni sikur askush s’po ju sheh”

69. “Ėshtė mirė tė keni para dhe gjėrat qė i keni blerė me para, por ėshtė mirė qė ndonjėherė tė bėni njė kontroll se mos keni humbur ndonjė nga gjėrat qė s’i keni blerė me para”.
George Lorimer

70. “Me para mund tė blini njė qen tė mirė, por vetėm dashuria do ta bėjė tė tundė bishtin”.
Richard Friedman

71. “Paratė kurrė s’e krijojnė njė ide. Ėshtė ideja qė krijon paratė”.
Owen Laughlin

72. “Sa ndryshim bėn sa shumė ke? Ajo qė s’keni ėshtė edhe mė e madhe”.
Seneca

73. “Paratė janė barometri i virtytit tė shoqėrisė”.
Ayn Rand

74. “Shumė njerėz nuk kujdesen pėr paratė e tyre, derisa ato pėrfundojnė, ndėrsa tė tjerė bėjnė tė njėjtėn gjė me kohėn e tyre”.
Johann Wolfgang von Goethe

75. “Paratė dhe gratė janė mė tė kėrkuarat”.
Will Rogers

76. “Paratė do tė vinė kur bėni gjėnė e duhur”.
Mike Phillips

77. “Shkėlqimi i njė mendimi tė ngrohtė vlen mė shumė se paratė”.
Thomas Jefferson

78. “Nuk jap rroga tė mira, pasi kam shumė para; kam shumė para, pasi jap rroga tė mira”.
Robert Bosch

79. “Paratė zakonisht tėrhiqen, nuk kėrkohen”.
Jim Rohn

80. “Paratė nuk kėrkohen pėr tė blerė njė nevojė tė shpirtit”.
Henry David Thoreau

81. “Nėse paratė s’mund ta blejnė lumturinė, tė paktėn ju lejojnė tė zgjidhni njė formė mjerimi”.

82. “Njė burrė ka njėqind dollarė dhe ju e lini me dy dollarė. Kjo ėshtė zbritja”.
Mae West

83. “Paratė nuk rriten nė pemė”.
Fjalė e urtė

84. “Paratė janė si dashuria; vret me ngadalė atė qė e mban dhe gjallėron atė qė e jep”.
Kahlil Gibran

85. “Nuk kemi borxh njė miliardė miliardė dollarė, pasi nuk kemi taksuar mjaftueshėm; kemi borxh njė miliardė miliardė dollarė, pasi kemi shpenzuar shumė”.
Ronald Reagan

86. “Nuk mė interesojnė shumė paratė, se paratė s’ma blejnė dashurinė”.
Tekst nga “Beatles”.

87. “Mėnyra mė e mirė pėr ta dyfishuar paranė ėshtė ta palosėsh dhe ta fusėsh nė xhep”.
Frank Hubbard

88. “Ekziston njė mėnyrė e lehtė pėr t’u kthyer nga kazinoja me njė shumė tė vogėl: tė shkosh atje me njė shumė tė madhe”.
Jack Yelton

89. “Tė pėrzierat e makinės tė vijnė kur kalon afati i pagimit tė faturave”.

90. “Inflacioni ka shkatėrruar gjithēka. Njė monedhė pėrdoret vetėm si kaēavidė”.
Jackson Brown

91. “I kundėrshtoj milionerėt, por do tė ishte e rrezikshme sikur tė ma jepnin mua atė post”.
Mark Twain

92. “S’mund ta pėrballoj tė humbas kohėn duke bėrė para”.
Louis Agassiz

93. “Kur ka para nė poezi, por nuk ka as poezi nė para”.
Robert Graves

94. “Kur has nė para e heq qafe shpejt, para se tė mė futet nė zemėr”.
John Wesley

95. “Njė xhepmbushur shpesh rėnkon mė shumė se njė stomakbosh”.
Franklin Delano Roosevelt

96. “Pas njė vizite nė plazh, vėshtirė tė mendosh se jetojmė nė njė botė materiale”.
Pam Shaw

97. “Masa e vėrtetė e pasurisė ėshtė sa shumė do tė vlenit sikur t’i humbisnit paratė”.

98. “Kur pema e fundit tė jetė fishkur dhe lumi i fundit tė jetė helmuar dhe peshku i fundit tė jetė zėnė, atėherė do tė kuptojmė se s’mund ta hamė paranė”.
Fjalė e urtė indiane

99. “Do tė mė pėlqente tė jetoja si njė njeri i varfėr me shumė para”.
Pablo Picasso

100. “Filozofia e parave kontribuon nė edukimin e njerėzimit dhe i ndihmon njerėzit tė kujtojnė se “matėsi i tė gjitha gjėrave” duhet tė jetė gjithmonė njeriu”.



avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paraja, rrėnja e sė keqes ?

Mesazh  Gjinkalla, prej 31.08.11 10:38

dashurine time,kurre s'do e nderroja per cfardo shume paraje.
avatar
Gjinkalla,

10


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paraja, rrėnja e sė keqes ?

Mesazh  Berti69 prej 31.08.11 10:53

Paraja i ben njerezit te cmenden ne kete bote duke humbur gjene me te shenjte ne kete toke...
Paraja mund te bleje nje shtepi,por jo nje vater familjare,
mund te bleje nje shtrat,por jo enderren,
mund te blej nje ore ,por jo kohen,
mund te bleje nje liber ,por jo ndergjegjen dhe diturine,
mund te bleje nje post,por jo respektin,
mund te bleje doktorin, por jo shendetin,
mund te bleje kryqin por jo shpetimtarin,
mund te bleje seksin,por jo dashurine.
Nese doni te ndiheni te pasur, mjafton te numeroni gjerat qe keni dhe qe parate s’i blejne!
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


474


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paraja, rrėnja e sė keqes ?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi