Arka e Noes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Arka e Noes

Mesazh  Neo prej 23.10.09 20:39

Arka e Noes



Pėrmbytja biblike lidhet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me historinė e Arkės sė Noes, me tė cilėn janė marrė dhjetėra shkencėtarė apo jo pėrgjatė shekujve tė historisė njerėzore.

A ekzistoi Arka nė realitet apo bėhet fjalė vetėm pėr njė mit? Nėse ekzistoi, ku pėrfundoi dhe ēfarė ka mbetur sot prej saj?

Pyetjeve nė fjalė nuk u ėshtė dhėnė ende asnjė pėrgjigje e si pasojė Arka e Noes mbetet njė nga misteret mė tė pazgjidhura deri mė sot, pavarėsisht pėrpjekjeve pėr tė zbuluar, qė pėrfunduan thjesht nė teori apo hipoteza.

Njė tablo e piktorit amerikan Eduard Hiks (1780-1849) tregon kafshėt qė hyjnė dy e nga dy nė Arkėn e Noes. Sipas traditės biblike, Arka kishte pėrmasa gjigande pėr kohėn e vetė dhe u ndėrtua nga Noe, pas urdhrit tė Zotit, pėr tė shpėtuar familjen e tij dhe njė numėr tė vogėl kafshėsh tė ndryshme, nga pėrmbytja qė do tė vinte mė vonė. Kjo histori pėrfshihet nė librin e Gjenezės tė Dhiatės sė Vjetėr, nė Tora tė hebrenjve, si edhe nė shkrimet sekrete tė Kuranit.

Sipas mendimit tė shumicės sė teologėve, historia e Arkės, qė pėrfshihet nė bibėl, mund tė ketė ardhur nga shumė burime tė kohės dhe me kalimin e shekujve u pėrfshi nė historinė e shenjtė tė hebrenjve, nė formėn qė e njohim sot. Nė kėtė mėnyrė mund tė shpjegohet dhe mėnyra se si historia e njė apo shumė pėrmbytjeve ėshtė pjesė e historive tė popujve tė tjerė.

Megjithatė, duhet tė theksohet se si tė krishterėt dogmatikė, ashtu edhe hebrenjtė ortodoksė nuk pranojnė kėtė hipotezė, qė thotė se historia e pėrmbytjes ėshtė mbarėkombėtare dhe qė i pėrket historisė sė njerėzimit.

Nė ēdo rast, historia e Arkės sė Noes, qė pėrfshihet nė bibėl, ka histori paralele nė mitin e sumerėve pėr Ziusudran, i cili tregon se si heroi i Ziusudras u lajmėrua nga zotat pėr tė ndėrtuar njė anije, nė tė cilėn do tė shpėtonte ai nga pėrmbytja qė do tė shkatėrronte njerėzimin. Paralelizma mė pak tė ngjashėm me pėrmbytjen biblike ekzistojnė nė shumė qytetėrime tė tjera tė njerėzimit, ndėr tė cilėve edhe nė ato ballkanike, si nė Greqinė antike.

Nė realitet, kjo histori ėshtė njė ndėr legjendat mė tė pėrhapura nė qytetėrimet e njerėzimit, porse Arka e Noes u bė emėrtimi i pėrbashkėt i kėtyre legjendave, pėr shkak tė ndikimit fetar, nėpėrmjet librave tė shenjtė.

Kėrkimet e Arkės sė Noes

Nė Dhiatėn e Vjetėr shkruhet se shtatė muaj pas fillimit tė pėrmbytjes, arka “u ul mbi malet Ararat”. Nėse “malet Ararat” janė tė njėjta me malet me tė njėjtin emėr tė Turqisė Lindore, ka pasur gjithnjė mendime tė ndryshme. Megjithatė, shumica e kėrkimeve pėr zbulimin e Arkės janė zhvilluar nė kėtė mal, tė krijuar nga njė shpėrthim vullkanik dhe ka formėn e njė koni. Me lartėsi 4.2 kilometra nga niveli i detit, ky mal ka majėn gjithnjė tė mbuluar me dėborė, ēka bėn shumė kėrkues, shkencėtarė apo jo, tė mendojnė se Arka ka mbetur mes akullit pa u kalbur dhe madje qė me uljen e nivelit tė dėborės, mund tė dallohen pjesė tė Arkės.

Informacioni i parė qė ka tė bėjė me kėrkimet pėr Arkėn, vijnė nga njė prift, Kaldeon Veroza, despot i objektit Marduh nė Babiloni, nė shekullin e tretė para erės sonė, i cili shkruan njė histori tė Mesopotamisė pėr Shpėtimtarin nga Antiokia. Ai shprehet nė kėtė libėr se bashkėfshatarė tė tij u ngjitėn nė malin Ararat dhe pasi zbuluan Arkėn, morėn me vete pjesė tė saj pėr hajmali.

Ky libėr nuk ekziston mė, por historiani i shekullit tė katėr, Eusebius Cezar, pėrsėrit tė njėjtėn histori dhe pretendon se Arkėn mund ta shihte kushdo nė malin Korikir tė Armenisė, ku njerėzit duke gėrryer pak dru, e pėrdornin atė si hajmali. Tė njėjtėn histori e tregojnė nė periudha dhe vende tė ndryshme edhe Nikolla i Damaskut dhe Shėn Theofili i Antiokisė, rreth vitit 180 tė erės sonė. Historiani hebre Flabius Iozopi nė librin “Arkeologjia judaiste” tregon se nė kohėn e tij shumė njerėz kishin ēuar pjesė tė Arkės nga mali Ararat.

Kohėt moderne

Prej asaj kohe dhe pėr shumė shekuj, njė sėrė kėrkuesish u drejtuan nga mali Ararat nė pėrpjekje pėr tė zbuluar pjesė tė mbetura tė Arkės sė Noes. Nė vitin 1800, njė amerikan me emrin Klod Riē, botoi esenė e Aga Huseinit, i cili pretendonte se ishte ngjitur nė malin Ararat dhe kishte parė mbetje tė Arkės.

Nga viti 1829, filluan ekspeditat e organizuara nė Ararat, me tė parat ato tė tria tė amerikanit Frederik Parot, profesor i Universitetit tė Dorpatit, i cili deklaroi se nė ekspeditėn e tretė arriti tė zbulonte njė pjesė tė Arkės, por nuk mund ta vėrtetonte kėtė zbulim.

Nė vitin 1840, njė gazetar shkroi nga Stambolli se njė grup ekspedite turke kishte zbuluar dhe i ishte afruar Arkės dhe e pėrshkruante si njė skelet gjigand pre druri, thuajse plotėsisht tė zezė, qė dilte vetėm pak mbi akull.

Ekspedita turke deklaroi se arriti tė hynte brenda nė Arkė, e cila ishte ndėrtuar nga dru pemėsh qė ekzistojnė nė zonėn e lumit Eufrat dhe se ishte ende nė gjendje tė mirė; vetėm njė pjesė e saj ishte rrėnuar. I njėjti grup pėrfundoi se kjo anije ishte ndėrtuar pėr tė transportuar kafshė, pasi ishte ndarė nė blloqe 4.5 metėrshe, shumica e tė cilave ishte e mbushur me akull.

Nė vitin 1893, Nestori, kryepeshkopi i Jeruzalemit, deklaroi se kishte gjetur Arkėn nė Ararat dhe tha se ishte ndėrtuar nga kolona prej druri me ngjyrė tė errėt, me madhėsinė e dhėnė nė Bibėl. Ai krijoi njė kompani me qėllim transportimin e Arkės dhe ta ekspozonte nė Ēikago, ēka u kundėrshtua nga qeveria osmane.

Nė gusht tė vitit 1916, oficeri i aviacionit carist rus, Vladimir Roskoviē, shkroi nė njė raport pėr eprorėt e tij se duke fluturuar mbi kufijtė turq, pa pjesė tė Arkės, qė dilnin pak mbi akull nė malin Ararat, afėr njė lumi tė ngrirė. Atėherė Cari Nikolla II urdhėroi dėrgimin e njė grupi kėrkimor nė kėtė zonė. Grupi i parė qė tentoi tė gjente Arkėn e pėrbėrė nga kazakė rus, deklaroi se panė pjesė tė anijes biblike dhe se kryen matje dhe fotografi, si edhe morėn pjesė tė Arkės nė Shėn Petėrsburg pėr t`i analizuar. Tė gjitha kėto humbėn nga kaosi qė solli revolucioni i vitit 1917, i cili solli edhe fundin e kėrkimeve.

Zbulimi i vėrtetė?

Historia e fshehur nė malin Ararat u rikthye nė qendėr tė vėmendjes gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, kur drejtori i atėhershėm i shėrbimeve sekrete sovjetike deklaroi se njė nga oficerėt e tij, duke fluturuar mbi Ararat, pa disa pjesė tė Arkės, ēka i bėn deklaratat e Vladimir Roskoviēit tė besueshme.

Por, periudha nė fjalė dhe regjimi komunist nuk mundėsuan kėrkime tė reja dhe ēėshtja u rimbyll sėrish deri nė vitin 1950, kur alpinisti francez Fernand De Navarre pretendoi se gjeti sė bashku me djalin e tij njėmbėdhjetėvjeēar Rafael, njė pjesė tė drurėve tė Arkės dhe se i dorėzoi nė Komisionin Shkencor tė Francės, pėr t`u analizuar. Analizat treguan se kjo dėrrasė ėshtė 5-mijėvjeēare, ndėrkohė qė fotografi tė kėsaj ekspedite ekzistojnė nė librin e Navarre, qė u publikua nė Francė nė vitet ‘50.

Nė fillimet e tė njėjtit dhjetėvjeēar u bėnė edhe pėrpjekje tė tjera pėr gjetjen e Arkės nga teologu dr. Aron Smith (1951) dhe kėrkuesi francez Zhan De Rike, por qė nuk arritėn nė rezultate.

Ekspeditat vazhdojnė...


Neoprotestantizmi qė u kthye nė modė nė SHBA nė kėtė periudhė, risolli nė vėmendje kėrkimet pėr Arkėn e Noes dhe solli njė valė tė re “kėrkuesish tė Arkės”, me mė tė famshmin, astronautin Xhejms Ajrvin, i cili shkeli nė Hėnė, si pjesėtar i ekspeditės “Apollon 17”. Ajrvin bėri njė sėrė kėrkimesh nė Ararat, por pa arritur tė zbulojė diēka tė rėndėsishme.

Vitet e fundit, njė grup kėrkimor amerikan nisi tė kėrkojė nė malin Sabalan nė Iran, mė shumė se 300 kilometra larg nga Ararat. Shumica e kėrkuesve janė pėrqendruar nė malin Ararat, megjithėse nė bibėl shkruhet nė “vargmalet Ararat”.

Zona Durupinar, qė gjendet afėr Araratit dhe ėshtė mė e zbulueshme, tėrhoqi vėmendjen e kėrkuesve gjatė dhjetėvjeēarit tė tetė dhe tė nėntė tė shekullit tė kaluar. Nė fillim tė vitit 2004, njė tregtar nga Honoluluja, udhėtoi deri nė Uashington pėr tė deklaruar organizimin e njė ekspedite qė do tė kėrkonte nė njė zonė, qė ai e quante “anomalia Ararat”, por mė vonė National Geographic, deklaroi se e gjithė kjo zhurmė ishte thjesht njė “shfaqje akrobatike pa rezultat” me qėllim qė tė detyronte qeverinė turke tė jepte leje, ēka ėshtė arritur nga shumė pak kėrkues.

Nė vitin 2006, u rizgjua sėrish vėmendja botėrore, pėr pak kohė, kur njė ekspeditė deklaroi se Ararati ėshtė njė zonė nė Iran. Me gjithė pėrpjekjet, asgjė nuk ėshtė e sigurt deri tani pėr vendin ku mund tė ekzistojė Arka e Noes dhe pėr ekzistencėn e saj, pavarėsisht fotografive dhe drurit tė dėrguar nė Francė nga Fernand De Navarre. Dhe kėrkimet vazhdojnė...

Neo

Shkrime: 1198


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

arka e noes

Mesazh  Estilen prej 30.04.10 11:36

Zbulohet barka e Noas ?



Ky eshte mali Ararat ne Turqi ku mendohet te jene gjetur mbeturinat e Arkes se Noes.

Grupi i arkeologėve kinezė dhe turq njoftuan tė hėnėn e kesaj jave, se me siguri kanė gjetur barkėn e Noas nė majėn katėrmijė metra tė lartė tė malit Ararat nė Turqi, njofton agjencia e lajmeve AFP.

Shkencėtarėt thanė se janė gjetur mbetjet e drurit dhe pas testimit me karbon ėshtė vėrtetuar se mbetjet e arkės janė tė vjetra rreth 4.800 vjet qė pėrputhet me kohėn e Pėrmbytjes sė Madhe nė Tokė.

Sipas Biblės nė kohėn e Pėrmbytjes sė Madhe Zoti urdhėroi Noan tė ndėrtojė njė barkė nė tė cilėn do tė fuste nga dy kafshė tė secilit lloj.

Thuhet se pas vėrshimit uji u tėrhoq, ndėrsa barka u fundos. Shumica besojnė se ajo u ndal mu nė malin Ararat pėr arsye se ajo ėshtė pika mė e lartė nė atė rajon.

Estilen

Shkrime: 1892


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

pershendetje

Mesazh  Mirsad Basha prej 04.01.11 22:21

Une besoj ne ngjarjen e arkes si do qe e quajm pas per rastin e saj bejn fjale shkrimet e shnjta qoft hebraike ,kristjan apo islame ,,ne shkrimet e librave te shenjt flitet per verrshimet qe ndodhen pas hidhrimit te zotit per mos bindje ne besim ne nje zote te vetem,, ne akr gjemdeshin te gjitha llojet e varerave te njohura ,,para 2 viteve nese nuk kam haruar ne vitin 2009 ne nje kronik ne TRK ne oret 24 kam degjuar se Arkeologet turk dhe kinez ne ekspedit te perbashket kan gjetur arken e davudit opo dautit ne nje mal ne turqi dhe arka esht derguar ne stambolle qe me ant te metoced C14 te egzaminohet vjeteresia ,por me tutje nuk kam degjuar per rastin,,nese ky zbulim vertetohet bie posht gjdo teori siq ka ren ajoe e Darvinti ju pershendes

Mirsad Basha

Shkrime: 2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Arka e Noes

Mesazh  Estilen prej 02.07.11 18:02


Varka e Noas nė....Holandė





Varka e Noas ka frymėzuar shumė shkrimtarė e regjisorė hollivudianė, por asnjėherė kjo varkė nuk ėshtė shndėrruar nė realitet nė pėrmasa tė mėdha…tė paktėn deri mė tani.

Holandezi Johan Huibers vendosi tė “realizojė” profecinė duke ndėrtuar varkėn e stėrmadhe ( edhe pse ėshtė sa 1/5 e varkės sė Noas sė pėrshkruar nė Bibėl ) nė Schagen.

Mbrenda saj ai do te fuse kafshė tė ndryshme, por jo pėr t’i shpėtuar ato nga mbytja e madhe, por pėr ta shndėrruar varkėn e tij nė njė muze zoologjik tė hapur pėr turistė, e pse jo, sic thotė ai, edhe religjoz.

Johan thotė se ėshtė frymėzuar pėr tė ndėrtuar kėtė varkė nga njė ėndėrr qė kishte parė 30 vjet mė herėt.


http://www.google.com/search?hl=sq&biw=1024&bih=604&gbv=2&tbm=isch&sa=1&q=The+boat+of+Noah+in+the+Netherlands+....&btnG=K%C3%ABrko

Estilen

Shkrime: 1892


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Arka e Noa-s

Mesazh  Estilen prej 13.07.11 21:36


Arka e Noa-s,histori e vertete...?



Ēdokush mund tė besojė ose jo nė Bibėl e Kuran, ky ėshtė problemi i tyre, por personalisht unė gjej historinė e arkės se Noas tė jetė njė nga tregimet mė absurde nė tė gjithė librin. Kjo ėshtė njė legjendė shumė e bukur dhe tregon njė pėrrallė interesante, por tė gjithė ata qė e marrin atė si njė ngjarje te vertete duhet tė bejne njė hap prapa dhe ta pėrdorin trurin vetem per triller.








etj...etj...

Estilen

Shkrime: 1892


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

pershendetje

Mesazh  toni79 prej 21.07.11 20:34

kjo eshte legjende qe e kan krijue sumeret,me pse shume vone kur hebrejte jon maer peng ne babiloni priftrienjet hebrej pere te ngritur moralin e popullit te vete e kan pershteta ne legjende hebraike e me vone e kane maere krsihteret pere interse t e tyre e ne fund arabet.
por si nje ngjarje ka ndodhure nje tregetre sumere utanpishtie cile ishte edhe marklie i shtazev te egera .ngjarja ka ndohure me babiloni kur kan vershue tigri e eufrati ky utanpishti si pasanike qe eshite mori familjn etije edhe shtazete edhe i shpetune vershimev, utanpishti shpetoje e me vone u familjeret e ti e shkereun kete negjarje e me vone keto tregim u ben legjenda fetare.

toni79

Shkrime: 6


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Arka e Noes

Mesazh  berti69 prej 05.09.11 21:05

Duhet shenuar qe historia e Noe-s eshte ne fakt para shkrimeve biblike dhe vjen qe nga epoka sumeriane.

Emri i Noe-s sumerian eshte Ziusudra.

Te babilonasit, ai quhej Utnapishtim.Eshte emri qe i jepej ne epoken e Gilgameshit.

berti69

Shkrime: 172


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Arka e Noes

Mesazh  aleksander papadhimitri prej 03.11.11 12:11

Vetem se kjo histori eshte nje e vertete dhe jo nje mit. Eshte futur gabim ne kete pike.

aleksander papadhimitri

Shkrime: 9


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

o neo

Mesazh  iforti prej 09.11.11 18:44

te lumshin duret vella per postimet te mahnitshme ce na e mundeson ti lexojme edhe ti shqyrtojme faleminderit vella

iforti

Shkrime: 423


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Arka e Noes

Mesazh  xhemalekovaci prej 10.11.11 22:38

.

xhemalekovaci

Shkrime: 30


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Arka e Noes

Mesazh  AE prej 02.01.12 0:19

Varka e Noe-se ekziston, sipas shtypit turk



Njė ekip hulumtimi i pėrbėrė nga ekspertė nga Turqia dhe Kina, ka gjetur “Varkėn biblike tė Noe-sė nė malin Ararat“, sipas raporteve tė shtypit turk. Njė nga anėtarėt e grupit, dokumentaristi kinez Yang Ving Cing, tha se kishte gjetur njė strukturė tė vjetėr prej druri nė njė lartėsi prej 4000 metrash nė malin Ararat, qė ndodhet nė lindje tė Turqisė pranė kufirit iranian.

Eksploratori, njė anėtar i njė organizate ndėrkombėtare tė pėrkushtuar pėr gjetjen e Varkės legjendare qė i mundėsoi Noe-sė dhe familjes sė tij t’i shpėtonin pėrmbytjes, tha se mbetjet e gjetura janė mė tė vjetra se 4800 vjet. ”Nuk ėshtė 100 pėr qind e sigurtė qė ėshtė pikėrisht Varka nė fjalė, por ne mendojmė se ėshtė 99,9 pėr qind”, tha ai nė njė deklaratė pėr agjencinė turke Anadolu.

“Struktura e varkės ka shumė ndarje mund tė themi se kėto mund tė jenė hapėsirat nė tė cilat ishin vendosur kafshėt“, tha ai.

Ving Cing tha se kishte kontaktuar tashmė me qeverinė turke pėr tė kėrkuar mbrojtjen e zonės dhe pėr tė filluar gėrmimet, dhe tha se do t’i kėrkonte UNESCO-s pėr tė pėrfshirė kėtė rajon nė listėn e Trashėgimisė Botėrore “. Kjo nuk ėshtė hera e parė qė njė grup pretendon tė ketė gjetur Varkėn nė Ararat, mali mė i lartė nė Turqi, ku (sipas Biblės) ka qėndruar Varka e Noe-sė.

Pėrmbytja Universale

Janė gjetur kohėt e fundit prova tė rėndėsishme nė Detin e Zi qė konfirmojnė ekzistencėn e pėrmbytjes universale. Falė spedicionit tė arkeosubit Robert Ballard dhe sidomos falė ”Little Hercules” tė tij, njė nėndetėse-robot e telekomanduar, u gjetėn 12 milje larg bregut turk dhe rreth 90 metra nė thellėsi, kallama tė pėrzierė me baltė dhe argjil, qė korrespondon me trarė tė vjetėr tė njė kasolleje rreth 35 metra katror, ​​rreth tė cilės gjenden objekte dhe mjete nė gjendje tė mirė, edhe pse pėr momentin ato kanė mbetur nė fund, pėr studiuesit nuk ka asnjė dyshim: bėhet fjalė pėr njė ndėrtesė qė daton qė nga kohėt e Neolitit.

Nga njė pikėpamje shkencore, historia e pėrmbytjes universale ėshtė njė fakt shumė i shpjegueshėm, datuar nė mė shumė se 7.500 vjet mė parė. Besohet, nė fakt, qė nė atė kohė zona e gjerė sot e pushtuar nga Deti i Zi, tė ketė qenė njė fushė pjellore kultivuar nga popullsi bujqėsore nga Lindja e Mesme. Ajo mbartte, nė pjesėn e saj mė tė ulėt (depresion) njė liqen tė vogėl dhe lartėsia e saj ishte shumė nėn nivelin e Detit Mesdhe aty afėr.

Shumė gjetje guackash tė fosilizuara nė shtratin e Detit tė Zi qė datojnė nė atė periudhė, megjithatė, sjellin konfuzion nė kėtė fakt duke hipotizuar, si pasojė e ngjarjeve tė jashtėzakonshme atmosferike, derdhjen e papritur tė ujėrave tė Mesdheut nė pėrputhje ma pozicionin aktual tė Ngushticės sė Dardaneleve. Vendbanimet njerėzore u pėrfshinė nė kėtė mėnyrė nga ujėrat dhe u pėrmbytėn.

Uji nė kėtė mėnyrė kishte pėrmbytur ultėsirėn, duke rėnė pėr muaj tė tėrė nga njė ujėvarė e lartė 150 m, nė sasi 600 herė mė tė lartė se ajo e derdhur nga Ujėvarat e Niagarės. Njė ngjarje e tillė katastrofike ka ēuar nė lindjen e Detit tė Zi dhe ka shtyrė njerėzit qė jetonin nė ato zona tė zhvendosen, duke i dhėnė jetė historisė biblike tė pėrmbytjes universale.
“Pėrmbytja zgjati 40 ditė mbi tokė dhe ujėrat u ngritėn dhe e ngritėn Varkėn… Ujėrat u bėnė tė fuqishėm dhe u rritėn shumė mbi tokė… Pėr ēdo qėnie qė lėvizte mbi tokė.” Kjo ėshtė shkruar nė Dhjatėn e Vjetėr. Nuk ėshtė vetėm doktrina e krishterė qė raporton kėtė incident, por janė disa dokumenta tė ndryshėm antikė qė i referohen.

Ndėr ta, egziston saga sumere e Gilgameshit (mbreti i famshėm), ku protagonisti Utnapishtim, bėn veprime dhe pėrvoja tė ngjashme me ato tė Noe-sė.

Gjithsesi, nė ato lartėsi nuk egzistojnė banime njerėzore: njė dru i atyre dimensioneve, ose mė mirė njė tra, maksimumi mund tė transportohet ose tė pėrfundojė deri aty. Spedicionet janė kryer duke ndjekur me pėrpikmėri shkrimet nė Bibėl, dhe gjithēka pėrputhet. Varka, pas pėrmbytjes, ėshtė zhvendosur nė malin Ararat dhe pastaj ėshtė thyer nė mes si shkak i njė tėrmeti tė mėvonshėm.

Varka del kėshtu nė sipėrfaqe pas mė shumė se 4371 vitesh dhe ėshtė njė zbulim shkencor i jashtėzakonshėm. Dėshmi tė shumta janė dhėnė dhe nga spedicione tė tjera si ajo e francezit Navarra. Pas tyre kanė qėnė dhe zbulimet satelitare amerikane .

AE

Shkrime: 2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

mbase

Mesazh  iforti prej 02.01.12 19:37

mbase mund te jete e vertete

iforti

Shkrime: 423


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Arka e Noes

Mesazh  Elson Precaj prej 02.01.12 20:08

Edhe mund te jete e vertete historia e kesaj arke , por kerkimi i saje eshte "impossible mission".Kesaj i thone te kerkosh gjilperen ne kashte !

Elson Precaj

Shkrime: 89


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi