Shpėlarja e trurit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shpėlarja e trurit

Mesazh  Jon prej 23.10.09 1:27

Shpėlarja e trurit



Njeriu ka luftuar gjithmonė pėr tė pasur kontroll mbi mendjen e llojit tė tij dhe metodat e ndėrrimit tė pikėpamjeve dhe tė pėrfitimit tė kontrollit janė hapur e debatuar gjerėsisht.

Shpėlarja e trurit nuk ėshtė e re pėr epokėn tonė, madje ajo shkon prapa qė nė agimin e qytetėrimit. Adami dhe Eva janė dy “trushpėlarėt” e parė nga gjarpri nė Kopshtin e Edenit. Ata u nėnshtruan shumė lehtė dhe e tillė ėshtė natyra e njerėzve.

Njerėzit mund tė pranojnė politika qesharake, praktika dhe mėsime nga ndėrrimi i pikėpamjeve, teknika tė cilat janė aq tė efektshme e qė personi i mohon se i ėshtė bėrė shpėlarja e trurit.

Njerėzit, tė cilėt kanė pėsuar shpėlarjen e trurit, nuk e kuptojnė as vetė. Kjo ėshtė arsyeja pse ērregullimi mendor quhet ndėrrim pikėpamjesh. Njerėzit mėsohen lehtė qė tė besojnė diēka qė mund tė jetė absolutisht e rreme.

Ndėrrimi i pikėpamjeve mund tė shtrihet nė grupe njerėzish pa ndonjė kufizim nė madhėsi apo fushė. Miliona njerėzve ua “shpėlanė trurin”, duke besuar se komunizmi ishte sistemi mė i mirė ekonomik derisa e vėrteta u ekspozua nga rėnia e Bashkimit Sovjetik.

Truri i njeriut ėshtė i pafat, i ngathėt nė korrigjimin e gjendjes sė tij tė shtrembėruar.

Pėr shembull, Patricia Hearst ishte rrėmbyer nė shkurtin e 1974 nga njė grup neorevolucionar qė e quante veten Ushtria Ēlirimtare Symbionese (SLA).

Pėr dy muajt qė pasuan Hearst ishte mbajtur nė njė banjė nga "trushpėlarėsit" e grupit tė vogėl tė radikalėve tė cilėt nė shėnjestėr kishin kapitalistėt e pasur.

Patty Hearst ishte njė gjimnaziste nė Berkeley, Kaliforni dhe mbesa e pronarit tė shtėpisė botuese William Randolph Hearst. Pasi u lirua, ajo kreu grabitje banke nė vijim falė ndėrrimit tė pikėpamjeve tė saj dhe vazhdoi tė ndihmonte rrėmbyesit e saj.

Jim Jones, gjithashtu, i cili udhėhiqte grupin e tij tė rekrutuar deri nė Brazil, i shtyn ata nė kryerjen e vetėvrasjeve masive. Mė 18 nėntor 1978, mbi 900 anėtarė tė njė grupi fetar tė udhėhequr nga Jim Jones Reverend u vranė nė njė vetėvrasje nė masė tė dukshme.

Lehtėsia nė tė cilėn njė person bėhet trushpėlarė nuk ėshtė njė ēėshtje e shėrbimit tė fshehtė apo IQ. Kjo ėshtė mė shumė njė ēėshtje e urtėsi, duke e ditur tė vėrtetėn nga e kota. Nė fakt, mendja e njeriut duhet tė preferojnė ndėrrimin e pikėpamjeve e cila mbetet mbi tė vėrtetėn me njė diferencė tė madhe.

Njerėzve shpesh iu ndėrrohen pikėpamjet pėr shkak tė arrogancės sė tyre psikologjike. Disa njerėz janė kaq arrogantė, egoistė dhe krenarė sa ēdo gjė qė ata besojnė, se ėshtė marrė automatikisht, tė jetė korrekt. Ata nuk bėjnė asnjė pėrpjekje pėr tė gėrmuar tė vėrtetėn.

Arroganca mund tė shihet lehtė te tė rinjtė dhe studentėt, tė shprehura nga veshja e tyre, flokėt, shenjat dhe gjuhėt. Arroganca ėshtė njė nga sėmundjet mė tė bollshme psikologjike. Njerėzit janė tė lindur me njė bollėk tė arrogancės.

E vėrteta dhe urtėsia vijnė vetėm nga pėrpjekjet e vėshtira, por tė rinjtė shmangin pėrpjekjet e vėshtira. Ata thjesht jepen me arrogancė. Lista vazhdon, sepse gabim ėshtė edhe mendjemadhėsia, krenaria dhe ndėrrimi i pikėpamjeve ėshtė shumė mė e pėrhapur se sa dituria.

Ushqimi dhe temat e shėndetit janė shembull i mirė i ndėrrimit tė pikėpamjeve psikologjike. Vegjetarianėt gjithashtu janė trushpėlarė dhe psikologjikisht tė tilla ekstreme bėjnė ndryshimin e mėnyrės sė tė menduarit.

Megjithatė, nė shpėlarjen e trurit ka dhe metoda tė tjera jashtėligjore dhe antinjerėzore qė u pėrdorėn nė ish-BRSS, Kinė si dhe nė ish-Jugosllavi.

Metodat e tilla zbatohen zakonisht nėn pushtetin e hipnozės dhe kjo ėshtė ndėr metodat mė tė rrezikshme qė njeh njeriu deri mė sot nė kėtė drejtim, sepse nėpėrmjet kėsaj metode, jo vetėm qė mund tė bėjmė pranimin e informatave tė dėshiruara nga individi, por njėkohėsisht, duke bėrė pastrimin e pėrmbajtjes sė trurit dhe instalimin e urdhrave tė rinj, mund tė ndryshojmė komplet personalitetin e tij, duke e bėrė atė vegėl tė verbėr pėr shėrbime tė caktuara dhe duke e shfrytėzuar pėr veprime tė llojeve nga mė tė ndryshmet.

Kjo metodė ka qenė e njohur qė nga kohėt e lashta kur ėshtė pėrdorur pėr qėllime konvertimesh nga religjionet e ndryshme, por pėrmasa tė gjėra pėrdorimi mori gjatė luftės sė dytė botėrore.

Dr. M. T. Orn, anėtar i Institutit tė Mjekėsisė nė Filadelfia, i cili u bė i njohur me rastin e mbrojtjes sė Patty Hearst-it, vajzės me “tru tė shpėrlarė”, u mor shumė me zbatimin e hipnozės pėr ēėshtje tė armatės. Ai, me anė tė hipnozės pėrforconte imunitetin e ushtarėve, qė ata tė mund t’i pėrballonin dhembjet, tė ftohtit, mundimet, izolimet, sėmundjet e detit etj.

Rėndėsi tė posaēme i kushtoi mėnyrės se si t’i hipnotizonte ushtarėt dhe, nė gjendje tė thellė hipnotike, t’u jepte detyra tė rėndėsishme tė pėrcjella me amnezi paraprake totale. Njėkohėsisht u jepte shifrėn, me tė cilėn mund tė hipnotizoheshin dhe mund t’i pranonin detyrat vetėm nga personat e posaēėm.

Problem kryesor kėtu paraqiste mėnyra e hipnotizimit. Secili individ nuk mund tė hipnotizohej me metoda klasike, u futėn nė pėrdorim mjetet narkotike. E sidomos me aplikimin e narkotikėve nė mjekėsinė legale, pėr hipnotizim rritet edhe interesimi, si nė qarqet mjekėsore ashtu edhe nė qarqet policore e ushtarake pėr kėtė drejtim. Edhe pėrkundėr protestave nga shumė shoqėri, kjo metodė merr pėrmasa edhe mė tė mėdha dhe mė tė rrezikshme.

Nė shumė qendra kryesore botėrore krijohen edhe institute tė posaēme tė hipnozės. Problemet qė i trajtonin kėto institute, ishin tė llojllojshme, ndėrsa ekspertėt qė punonin nė to, ishin njerėz tė specializuar pėr ēėshtje specifike.

Njė ndėr ekspertėt mjekėsorė mė eminentė, qė punonte pėr nevojat e CIA-s, ishte Mathan Kline. Ky kishte pėr detyrė t’i stėrviste operatorėt pėr operacione tė ndryshme, ndėrsa nė projektin ndėrkombėtar - dirigjimin e mendimeve.

Pėrndryshe, Kline ėshtė i njohur si kryetar i Komitetit Ndėrkombėtar kundėr Sėmundjeve Mentale (ICAMI), njė ndėr pikat e sė cilės ishte edhe dhėnia e barėrave me efekte antidepresive tė porsalindurve, te tė cilėt duhet tė veprojnė gjatė gjithė jetės. Kline, nga diktatori i Haitit, papa Dak Duvalier, mori mirėnjohjen mė tė lartė pėr pastrimin e trurit tė haitasve.

Gjithashtu, ekzistojnė fakte se ICAMI, ndėr tė tjera, me ndihmėn e kėsaj metode i ka shfrytėzuar njerėzit me tė meta psikike, si forcė pune nė industri.

Pėr kėtė drejtim, interesim tė posaēėm tregoi sidomos policia e nė veēanti ajo e shteteve socialiste ku hipnozėn medikamentale e aplikoi tek tė burgosurit politikė pėr t’i nxjerrė informacionet e duhura dhe pėr ta bėrė thyerjen e moralit tė tyre.

Njė shembull konkret i kėtij ērregullimi mendor ka qenė edhe Shqipėri, ku gjithė popullsia arriti t’i zgjaste jetėn diktaturės enveriste pėr shkak tė “shpėlarjes sė trurit”, duke i bėrė tė besojnė nė verbėri nė njė sistem tė lumtur, tė pėrsosur, tė begatė siē ishte komunizmi.

Pėrktheu:Lorena Kollobani
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shpėlarja e trurit

Mesazh  Luli prej 14.07.13 16:06

Lavazhi trurit dhe TV

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi