OFJI - Objekte fluturuese jo tė identifikuara

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

OFJI - Objekte fluturuese jo tė identifikuara

Mesazh  Jon prej 16.10.09 1:19

UFO - E nėse me tė vėrtetė do tė ishin kėtu?



Ndoshta kapsula kineze. Ndoshta. Apo sfera e zjarrtė qė udhėtonte, duke lėnė njė rrip tė shndritshėm nga pas, e parė nga 8 mijė metra lartėsi nga njė pilot i Aeronautikės italiane nė tetor 2008?

Me shumė mundėsi bėhet fjalė pėr njė fenomen atmosferik. Ndoshta. Cilindri fluturues me drita tė ēuditshme nė bordin e tij, qė ndryshonte formėn e mė pas zhdukej mes reve, e zbuluar nga njė pilot anglez nė janar tė njė viti mė parė, nė Staffordshire, mund tė ishte njė avion pak i pazakontė, dhe ishte trajtuar, kushedi si njė objekt cilindrik qė ishte nisur nga zona e Aquitanisė nė Francė nė 2004. Kushedi. Do tė kenė qenė disa nga shėnjat, tė cilat janė ruajtur me fanatizėm nė arkivat online tė Ufove, aty ku ēdo njeri nga ne hyn nė njė dimension tjetėr.

E realizuar nga drita tė shndritshme, forma tė pashpjegueshme, objekte bizarre. Tė fundit qė e bėnė publik kėtė dosje X-files, kanė qenė anglezėt pak muaj mė parė (nė mbėshtetje tė Lirisė sė informimit) pėrreth 800 raste mes 1980 dhe 1996. Sė fundmi e kanė bėrė francezėt, suedezėt, kanadezėt pėr vepėr tė aeronautikės tė ministrive tė Mbrojtjes dhe qėndrave studimore. Edhe italianėt nė faqen e internetit tė Aeronautikės kanė shfaqur rastet e parjes sė ufove (pesėdhjetė nė total) nga ana e pilotėve dhe qytetarėve nga 2001 deri nė 2008.

UFO: Unidntified flying objects

OFJI: Objekte fluturuese jo tė identifikuara

OVNI: Oggetti volanti non identificati

PAN, nė frėngjisht: phénomčnes aérospatiaux non identifiés

Ose RIV, res inesplicata volans, sic preferon tė thuhet nė Vatikan

Apo ekstrakomunitarė tė ardhur nga planete tė tjera si nė filmin e sapo dalė District 9? Ndėrkohė, le tė marrim nė konsideratė faktet dhe shifrat. "Nga 1947 deri mė sot, nė botė janė identifikuar mė shumė se 1 milion raste. Rreth 80% duhen skartuar", pohon Vladimir Bibolotti, president i Cun, Qendra e Ufologjisė nga 1965 dhe qė bashkėpunon dhe me Aeronautikėn italiane.

"Pėrreth 20% e rasteve janė interesantė, por sjellin nė vėmendje fenomene tė njohura. Rreth 10% nuk ka njė shpjegim racional". Pasi janė vlerėsuar shifrat mbeten sipas Cun, 150 mijė objekte tė paidentifikuara nė 60 vitet e fundit: "Mesatarisht, tre ose katėr nė ditė. Nesė janė tokėsorė, duhet tė jenė forcat ushtarake ose aeronautike qė prej dhjetėra vitesh vendosin nėpėr fluturime tė njėjtėt prototipe, nga momenti qė kėto objekte kanė forma karakteristike tė ngjashme", thotė Bobolotti.

"Ēfarė kuptimi do tė kishte?". Pėr gati tė gjithė rastet e rregjistruara nė faqen e aeronautikės italiane komenti qė bėhet ėshtė: "Nga tė dhėnat e mbledhura nga entet e forcave tė armatosura, nuk ka qenė e mundur tė bashkojmė ngjarjen me aktivitetin fluturues nė vetvete". Me disa variante sipas rastit: "I pyetur pėr prezencėn e fenomeneve sizmikė nė zonėn e interesuar, Instituti i Gjeofizikės dhe Vullkanologjisė ka dhėnė njė pėrgjigje negative". Nė Aeronautikėn ushtarake merren me rastet e Ufove nga 1978.

Nga atėhere, pati njė boom rastesh (ishte viti nė tė cilin Steven Spielberg realizoi "Takime tė afėrta tė tipit tė tretė"). Nė atė kohė, presidenti i Kėshillit Giulio Adreotti ngarkoi Ministrinė e Mbrojtjes tė sigurohej dhe tė hetonte mbi ēėshtjen, dhe ia delegoi mė pas Aeronautikės. "Qėllimi ynė ėshtė tė verifikojmė qė aktiviteti i kėtyre objekteve tė mos interferojnė nė sigurinė e hapėsirės ajrore", shpjegon koloneli pėr sigurinė nė Aeronautikėn ushtarake, Andrea Venanzi.

"Si organ shtetėror, ne nuk mund t'i japim njė shpjegim kėtij fenomeni". Bėhet fjalė pėr njė rast tė ēuditshėm apo pėr njė rast tė pazakontė? "Duke fluturuar mė ka rėnė rasti tė shoh drita tė largėta pa kuptuar ēfarė ishin, por asgjė mė tepėr. Vite mė parė, disa pilotė ndoqėn disa objekte fluturuese tė paidentifikuar nė Sardenjė. Por nuk mundėn t'i afroheshin. Ndoshta ishin drita tė provokuara nga fenomene metereologjike.

Krijohet bindja, qė ekzistojnė qytetėrime tė tjera inteligjente, qė vijnė deri tek ne. Nė fakt...rreth viteve 1980 ka patur shumė mendime mbi shumė pilotė qė deklaronin qė shihnin disa pseudo objekte fluturues, pa njė shpjegim tė mirėfilltė. Ose ishte njė psikozė kolektive ose... ku i dihet". Mes Ufove tė vėzhguara ka disa tipologji tė pėrbashkėta: sfera tė kuqe ose tė bardha, cilindra ngjyrė gri metalike, objekte trekėndore qė lėvizin nė mėnyrė tė pazakontė.

Sipas Giuseppe Galletta, doktor shkencash i Astro Biologjisė nė Universitetin e Padovės, nuk ka asgjė enigmatike. "Njė rast i tanishėm, ėshtė ai i disa dhjetėra pilotėve ushtarake dhe civilė, qė kanė parė globa tė ndritshėm ngjyrė tė kuqe. Ngjajnė si gjysėm cilindra letre me njė kandele brenda qė hidhen kur ka festa popullore nė Kinė. Qendrojnė nė ajėr dhe lėvizin tė transportuara nė kuota tė larta nė rryma ku mund tė shquhen nga avionė".

Nė fund tė viteve 1940 e deri nė vitet 1960 u morėn 12.818 raste pėr objekte fluturuese tė paidentifikuara: tė gjitha u shpjeguan pėrveē 701 rasteve. Nė vijim, Galletta zbuloi rastet misterioze (tė paktėn gati tė gjitha) ishin fluturime provė tė avionėve spiunė U2. Ndėrsa nė ditėt tona, Ufot trekėndore mund tė jenė bombarduesit e padukshėm B2, qė kanė formė trekėndėshi.

Tė tjera shpjegime tė mirėpritura? "Rrufetė globulare, shkarkesa elektrike qė nė vend qė tė shkojnė nga lartėsitė nė tokė apo nga njė re tek tjetra kanė njė formė sferike", pohon Constante De Simone, drejtor i Qendrės Kombėtare tė Metereologjisė dhe Klimės tė Aeronautikės nė Pratica del Mare. "Duken si sfera tė shndritshme dhe mund tė duken si Ufo.

Ashtu si retė qė kanė njė formė disku fluturues, Os, sondat nė formė topash, dėrgojnė si ato nė ajėr 24 nė ditė, nė tė gjithė Italinė: reflektojnė dritėn e diellit dhe kur ngrihen nė lartėsi mund tė shihen si objekte tė lėvizshėm". Disa ditė mė parė, raportin De Simone, vjen njė rast i njė objekti me formė tė pacaktuar, gri, qė rrinte nė lartėsinė 200 m dhe qė rrotullohej rreth vetes. "Ishte ndoshta njė shkulm qė digjej dhe qė mė pas u shpėrbė".

Por, nė fakt asgjė nuk ėshtė kaq e thjeshtė dhe as kaq banale. "Ėshtė e vėrtetė, pas shumė Ufo-ve qėndrojnė re, fenomene atmosferike, gabime tė matjeve.

Dhe personat qė merren me Ufo-t, shohin kudo Alienė". Thotė Bibolotti. "Nė fakt, ka raste qė shpjegohen dhe tė tjera tė pashpjegueshme. Pėr shembull shumė nga kėto objekte kanė sjellje qė duken si tė qėllimshme: aftėsi operative tė fluturimit qė nuk mund tė realizohen nga avionėt aktualė, akrobaci tė paparashikueshme, kthesa me 30 gradė qė njė pilot normal nuk mund tė mbijetonte".

Cili ekuipazh, pėr shembull, mund t'i rezistonte nė bordin e "pesėdhjetė objekteve qė rrotullohen rreth vetes" dhe qė largoheshin me shpejtėsi nė 4 gusht 2007 sipėr Sheffild nė Britaninė e Madhe? Dhe pėr tė cituar njė rast italian (i vėzhguar OVNI nė 12.10.2008 nė afėrsi tė Napolit): kush mund tė ishte piloti qė drejtonte njė objekt sferik tė verdhė zjarri, qė lėvizte nė mėnyrė rrethore nė fillim nė drejtim tė tokės e mė pas nė drejtimin e sipėrm". Por kėto dhe tė tjera pyetje nuk janė bėrė vetėm nga ufologė tė apasionuar dhe shkencėtarė tė tjerė.

Nė Univers, ne nuk jemi tė vetėm

Mundėsia qė tė ekzistojnė forma jete aliene inteligjente, nė gradė pėr tė udhėtuar nė hapėsirė, ėshtė njė pyetje qė ėshtė bėrė, pa paragjykime edhe nga Kisha.

Nė 2002 u realizua njė konferencė me dyer tė mbyllura nė Vatikan me titull: "OVNI, mes dyshimeve dhe sigurive", nė tė cilėn morėn pjesė pėrfaqėsues tė CIFAS, Kėshillit tė Federatės tė studimeve tė avancuara, qė mes tė tjerash, merret dhe me UFOT. Konkluzionet nuk u pėrēuan mė tej. Por njė vit mė parė nė 1999, disa pohime tė Monsignor Corrado Balduci kishin shkaktuar ilaritet, i cili deklaronte i bindur ekzistencėn e qytetėrimeve jashtėtokėsore tė afta pėr tė reaguar dhe me ne.

Ndėrsa vitin qė shkoi, nė Observatorin roman, At Jose Funes, drejtor i Specola, nė Vatikan, mbėshteste tezėn qė "ashtu siē ekziston njė shumėllojshmėri krijesash nė Tokė, mund tė ekzistojnė edhe krijesa tė tjera inteligjente tė krijuara nga Zoti".

Mė tej, shkon ish-astronauti Edgar Mitchel, njeriu i gjashtė qė eci mbi Hėnė. Sė fundmi, gjatė njė emisioni radiofonik amerikan, ka deklaruar qė "planetin e kanė vizituar shumė krijesa, dhe fenomeni Ufo ėshtė i vėrtetė, pėrsa ky fakt ėshtė mbajtur i fshehur nga qeveritė". Nasa nuk i ėshtė bashkuar fjalėve tė tij.

Por, pėrsa e vėrtetė mund tė jetė, nga pikvėshtrimi teknik dhe shkencor njė qytetėrim i zhvilluar mund tė kapėrcejė universin?". "Supozojmė qė forma tė tjera inteligjente jete kanė teknologjinė pėr tė udhėtuar nė hapėsirė", arsyeton astrofizikanti Galletta. "Duhet medoemos tė llogarisė energjinė e shpenzuar pėr kėtė qėllim".

Pėr tė dėrguar nė hapėsirė njė shuttle (2400 ton) do tė duhet njė energji e konsumuar nė njė vit nga njė qytet me 35 mijė banorė. "Pėr tė dėrguar njė anije kozmike 1000 ton, do tė duhej tė pėrdorej e gjithė energjia e pėrdorur nga Italia nė njė vit. Njė anije kozmike si ajo e Star Trek, pėr tė mbėrritur nė Tokė nga qendra e Galaktikės, do tė duhej tė digjte tė gjithė energjinė diellore tė prodhuar nė njė orė. E pėrveē tė tjerash do tė merrte njė kohė afro 326 mijė vjet".

Kjo ėshtė e mjaftueshme pėr tė cinurajuar tė gjitha udhėtimet kozmike. Nė fakt, Galeta vazhdon tė pohojė: "Me procesin e viteve kilometrike, kontrolluar nga materia dhe antimateria, mund tė nisėsh njė objekt me shpejtėsi tė afėrt me atė tė dritės, duke ulur gjatėsinė e udhėtimit nė kohė tė konsiderueshme".

I vetmi problem: pėr tė vijuar me lėvizjet, anija kozmike aliene do tė duhet tė pėrshkojė ēdo ditė njė masė sa ajo e tokės. Pa llogaritur qė pėr tė prodhuar disa mikrogram antimaterie (si nė Cern tė Gjenevės) do tė nevojitej njė nxitės i grimcave me diametėr kilometrik. E gjitha kjo do tė ishte e pamundur, tė paktėn pėr ne.

Po nė rastin e njė qytetėrimi mė tė zhvilluar? "Ekziston mundėsia teorike, parashikuar nga teoria e Ajnshtajnit, i harkimit tė pėlhurės sė hapėsirės kohore: nė kėtė mėnyrė 15 mijė vite dritė do tė zhbėhehin. Janė tė ashtuquajturat wormhole, anomali nė hapėsirė qė do tė funksiononin si rrugė tė shkurtra.

Njė hipotezė, sigurisht. Por mbi kėto ka edhe projekte tė Nasa pėr eksplorimet ndėryjore", tregon Bobolotti i Cun. Nėse Nasa po mendon, njė agjensi hapėsinore mė tė avancuar mund t'ja ketė dalė. Roberto Pinotti, sekretar i pėrgjithshėm i Cun dhe ekspert i fenomenit tė Ufo-ve nuk ka dyshime: "Lėvizin me sisteme magnetike e hidrodinamike, dinamika e rrymave elektrike tė vazhduara dhe anti gravitacionale.

Dhe sikur tė ishin tė mbėshtjella nga njė jastėk i jonizuar qė lejon spostimin nė boshllėkun absolut ose nė njė rrymė me dendėsi si uji". Uji? "Po, sepse ato janė kėtu prej kohėsh. Nėpėr oqeane, nė pjesėn mė tė madhe ende tė paeksploruar. Nuk janė tė deklaruara zyrtarisht, sepse e dinė qė njė kontakt masiv do tė na trondiste nga pikėpamja psikologjike. Presin njė moment nė tė cilin do tė dimė tė pėrballojmė kėtė takim". Absurde? Nė fund, ashtu si kujtonte Mbretėresha e Bardhė tek Liza nė Botėn e Ēudirave, tė besosh nė gjėrat e pamundura nuk ėshtė e pamundur. Ėshtė vetėm ēėshtje praktike.

Sa tipa ekzistojnė

Josef Allen Hynek, astronom amerikan, propozoi njė klasifikim tė Ufo-ve: mes vėzhgimeve dhe takimeve me to

Drita nate, trajektorja e tė cilave nuk po pėrshkohet dot nga avionė, sonda sferike, meteorė, satelitė artificialė, qė japin idenė e njė sjelljeje inteligjente.

Objekte metalike, tė formave rrethore, qė duket se thyejė rregullat e fizikės tė njohura: shpejtėsi supersonike pa karakteristikėn bang, ndalesa tė menjėhershme, shpejtėsi marramendėse, kthesa pa ndalesa, oshilacione, lėvizje rreth rrotulluese, humbje kuotash me rėnie tė lirė. Radare-vizualė: shfaqje nė radar i pikave pa referenca tė kapshme ose fenomene atmosferike me perceptim bashkėkohor tė dritės dhe objekteve tė pazakontė.

Tipi i parė: observimi i njė objekti tė pazakontė, tė ndritshėm, strukturė rrethore, me njė kullė ose kupolė nė majė. Jo i zhurmshėm, dhe emetues i njė tingulli tė ngjashėm me njė gugatje, e aftė pėr tė qėndruar nė ajėr, pėr t'u ngritur dhe zbritur me shpejtėsi marramendėse.

Tipi i dytė: takime me ambjentin apo persona. Pėr shėmbull: - gjurmė nė terren si zona rrethore bari tė djegur ose e pėrthyer, vrima tė ndryshme nė terrene me forma tė ndryshme gjeometrike (trekėndėsha, kuadratė);

- Efekte elektromagnetike

- Efekte tė ndritshme tė pazakonta

- Efekte mbi kafshėt, si terror, vetmi, acarim.

Tipi i tretė: observimi i tė ashtuquajturve "zaptues" tė pėrshkruar si njėsi me aspekt njerėzor, me staturė tė shkurtės, me kafkė shumė tė zhvilluar.

Meteoritė apo jashtėtokėsorė?

Nė 30 qershor 1908, nė agim njė top i zjarrtė godet nė afėrsi Tunguskėn, nė Siberi, duke shkatėrruar mė shumė se 2 mijė kilometra katrorė dhe 60 milion pemė. Mendohej asokohe pėr rėnien e njė asteroidi, por njė inxhinier rus, Aleksandėr Kazantsev, nė 1946 hodhi tezėn e njė anije kozmike aliene.

Pėr pjesėn mė tė madhe tė shkencėtarėve bėhej fjalė pėr njė kometė, e cila u shkatėrrua nė afėrsi tė tokės. Edhe sot tė shumtė janė ata qė vazhdojnė tė besojnė nė teorinė e alienėve.

Daniela Mattalia
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi