Magjia te shqiptaret

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Magjia te shqiptaret

Mesazh  Magus prej 12.10.09 0:18

Magjia te shqiptaret



Riti e magjia

Mbijetojat e besimeve tė lashta, me rrėnjė nga kohėt e paganizmit, qė janė tė shumta nė popullin tonė, janė ruajtur kryesisht nė rite e nėpėrmjet riteve, nė skenarė mitiko-ritualė, praktikuar nė ditė tė caktuara tė vitit, nė festa, nė ngjarje tė shėnuara tė jetės sė njeriut, sipas rastit, me qėllime shėrimi e parandalimi tė sėmundjes, tė sė keqes, pėr mbarėsi nė familje, nė ekonomi e mė tej.

Si i vėrejmė nga shqyrtimi i brendėsisė sė tyre, ato janė ruajtėse e pėrforcuese tė kodeve tė tė besuarit e pėrjetimit tė tyre, tė fshehtėsive tė pakuptueshme (mistereve), nė ndjenja e nė mendime tė njetėzve.

Nė shqyrtimet e mėposhtme nė kėtė monografi ritet e skenarėve mitiko-ritualė do tė zėnė njė vend tė gjerė, ndaj edhe sqarimi paraprak i disa prej kėtyre dukurive dhe praktikave me natyrė religjioze u quajt i nevojshėm pėr t'i bėrė gjėra't edhe mė tė qarta.

Rite, ceremoni, doke, zakone, tradita: tė tėra janė terma, emėrtime a kategori qė shėnojnė veprime, ide, sinteza e rregullla me natyrė sociale, praktikuar nė familje, nė bashkėsitė fshatare a urbane, nė qytete ose nė bashkėsitė mbi baza pune, zejesh e mjeshtėrish tė caktuara.

Eshtė krejt e natyrshme qė ēdo rit tė emėrtohet me termat pėrkatės, tė afėrme me tė, por jo ēdo ceremoni, doke, zakon a traditė ėshtė rit; ta zėmė, njė ceremoni tepėr e gjerė e dasmės ose e vdekjes mund tė ketė vetėm elementė tė veēantė qė hyjnė nė pėrmbajtjen e ritit, tė tjerat janė thjeshtė doke, zakone, tradita e aspak rite.

Kėngėt, vallet, lojrat, skenat humoristike, bisedat pyetje-pėrgjigje me natyrė arsyetuese, nė pėrgjithėsi nuk janė rite, po veprime pėr t'u argėtuar, si pjesė tė ceremonive tė dasmės.

Zakonet pėr tė larė fytyrėn ēdo mėngjes ose pėr tė larė duart nė ēdo rast para ngrėnies, nuk janė aspak rite, por vetėm zakone me natyrė higjenike.

Janė rite vetėm ato veprime, nė thelbin e tė cilave qėndron besiminė tė mbinatyrshmen, nė hyjnoren, ose tė paktėn, nė rrėnjėt e tyre tė origjinės, kanė lidhje me kuptimin e
pėrmendur mė sipėr.

Kanė natyrė riti veprime tė tilla: Nė rrugė brenda fshatit tė dhėndrrit kalon nusja me krushqit e dy gra shkojnė duke kėrcyer, duke vallėzuar pas krushqve qė ecin me nusen, e me kėrcim prishin gjurmėt e kalit me synim qė tė mos mund tė bėjnė magji dashakeqėt.

Pasi zbret nusja nga kali nė oborr tė shtėpisė, njė burrė i fuqishėm, kalorės i zoti, i hypėn kalit e i jep atij me trok (me shpejtėsi) andej e kėtej pėr disa minuta; edhe kjo bėhet kundėr magjive qė mund tė jenė bėrė pėr tė dėmtuar ēiftin qė martohet. Ka ndodhur qė nė natėn e parė tė fjetjes sė dhėndrrit me nusen, nga kontakti seksual nusja tė ketė pasur shumė hemoragji e tė jetė sėmurė, madje, sidomos kur nusja ishte nė moshė tepėr tė re, edhe tė ketė vdekur, pra pėr shkaqe veprimesh thjeshtė fiziologjike tė rėnduara.

Nė raste tė tjera, burri pėr disa ditė ose dhe dy a tre muaj, nuk ka bėrė dot veprim seksual me nusen, ndoshta pėr arsye emocionesh, pėr shkak papjekurie seksuale ose nga difekte tė tjera fiziologjike, thjeshtė tė natyrshme; ka ngjarė dhe kėshtu, pas martesės ėshtė sėmurė burri ose kanė ndodhur fatkeqėsi tė ndryshme nė familje, nė jetėn bashkėshortore, ēka ėshtė krejt e natyrshme tė ndodhin kėto gjėra tė dhimbshme nė raste tė veēanta. Ka ndodhur qė gruaja pėr vite tė tėra nuk ka lindur fėmijė, aq tė kėrkuar nė jetėn patriarkore.

Tė tėra fatkeqėsitė e kėtij lloji janė shpjeguar, sipas besimeve popullore, me magjitė e bėra nga dashakėqinjtė, nga njerėz qė janė tė prirur t'ju sjellin brenga, sėmundje, dhimbje tė tjerėve.

Kundėr kėtyre fatkeqėsive veprohet me rite, magji mbrojtėse e shėruese, me magji tė bardha mė tė cilat besohet se mund tė bėhen jo vepruese magjitė dėmtuese, magjitė e zeza.

Janė rite dasme pėr mbarėsi, pėr pllenim nė lindje fėmijėsh, veprimet qė kryhen me kulaēin e nuses ku hanė nga pak tė gjithė prej tij; posa zbret nusja nga kali, marrin njė djalė tė vogėl (5-8 vjeē) dhe e sjellin pėr nėn bark tė kalit e mbi shpinė tė tij, pra nė formim rrethi, tre herė me radhė; kjo quhet tė kapėrcyerit e kalit; ato qė bėhen posa zbret nusja nga kali: duke e lėnė nė kėmbė pranė portės sė shtėpisė e sipėr kokės sė saj venė disa kėsula burrash, njėra mbi tjetrėn, mundėsisht e para duhej tė ishte e dhėndrit.

Me rite lidhen edhe veprimet qė kryhen pasi e fusin nusen nė vatėr dhe e vendosin nė karrige, i venė mbi gjunjė djalin qė ka kėrcyer kalin, mandej ai zbret nga gjunjėt e i zbath opingat nuses e aty gjen njė monedhė; zakonisht njė a dy lekė. Rit ėshtė dhe "tė lėshuarit e nuses mė ujė", pra: tė ēuarit e nuses te burimi a te pėrroi: nusja, e shoqėruar nga krushqit e dasmorėt shkon e mbushėn ujėt qė e pinė nga pakė tė gjithė duke bėrė urime.

Para se tė flenė bashkė ēifti i posamartuar, tė afėrmit e dhėndrrit bėjnė tė rrokulliset njė djalė nė krevatin e tyre. Nė krevat tė nuses sė re venė njė armė ose mjete tė tjera qė mbajnė burrat, po kurrė gjėra tė grave. Tė tėra kėto rite e tė tjera si kėto bėhen pėr mbarėsi nė jetėn e ēiftit tė ri e sidomos me synim qė nusja tė lindė fėmijė, veēanėrisht djem e jo vajza.

Me anė tė ritit pėrforcohet ndjenja e besimit, lidhja shpirtėrore me hyjnoren; ripėrtėrihet kujtesa pėr domosdoshmėrinė e zbatimit tė kodit tė besimit me njė fisnikėri e pėrkushtim tė veēantė.

Nė rite, nė skenarė mitiko-ritualė, shprehen simbolikisht e, si ide mė tė pėrgjithshme, kėrkesa ndaj hyjnores pėr mbrojtje nga fatkeqėsitė, pėr mbarėsi, pėr begati nė ekonomi e mirėqėnie nė jetėn familjare.

Pra me rite veprohet praktikioht e kėrkohet tė pėrmbushen synime tė caktuara, tė thuash konkrete.

Riti nė jo pak raste, ashtu si na paraqitet nė shek. XIX-XX, nė pėrgjithėsi e ka humbur funksionin e dukshėm tė zanafillės e tė kohėve tė herėshme dhe praktikohet vetėm si njė normė, si njė doke e trashėguar ndėr shekuj e qė ruhet me arsyen se "kėshtu na e kanė lėnė tė parėt". Po edhe nė kėto raste ekziston doemos njė ndjenjė e dukshme, edhe pse e mjegulluar, mbarėsi-prurėse, mbrojtėse, pėrtė mėnjanuar rrezikun nga e keqja.

Ritet pėrgjithėsisht kanė natyrė magjike. Ato janė veprime qė bėhen pėr tė plotėsuar dėshirat pėrmes rrugėve jo tė natyrshme: me mjete misterioze (tė pakuptueshme), pasqyrė e njė mendėsietepėrfėminore, me anė tė pėrgjasimit (mimetikė), me anė tė shoqėrimit (asocizrai), me anė tė fjalėve (lutje, urime, mallkime ose formula tė ndryshme magjike pa kuptim), me anė veprimesh frikėsuese ("me pre lungėn"): bėhen veprime magjike sikur gjoja po e prėt atė, pėr ta bėrė qė nga frika ajo tė zhduket e i sėmuri tė shėrohet.

Nė popull magjistaret e magjistarėt quhen me emrat: magjistare, mgjicė, mgjitare, shtrigė e tjerė, dhe vetėm ato qė bėjnė veprime pėr t'u bėrė keq njerėzve.

Nė Kosovė, nė Rrafsh tė Dukagjinit, Lugu i Drinit, besohet se "Natėn e kėshėndellave, kush i hyp shkopit kaluer e merr dhė (dheun) prej bashtinet tė huej, e e qet nė tė vetėn e thotė:"Kėtu ngarko, kėtu shkarko"e kjo dihet se bie bereqetin nė arėn e tij tue e tėrhequn nga ara e tjetri t(M. Prelaj, Kosova...,f. 186).

Ka dhe veprime rituale magjike tė kėsaj natyre, me tė njėjtat synime, po me strukturė pak ndryshe.

Kėshtu, nė viset Dibėr, Mat, Mirditė, nė ditėt e Shėn Gjergjit njė grua e zhveshur lakuriq shkon me njė kosh para duarsh, nė mesnatė nė errėsirė e qėndron nė kufi tė arės sė saj dhe tė asaj tė fqinjit. Drejton grykėn e koshit nga ana e arės sė fqinjit e thotė: "Ngarko! Ngarko! Ngarko!" e pastaj e kthen nga ara e saj e thotė: "Shkarko! Shkarko! Shkarko!" me besimin se ara e saj do tė thithė dhe bereqetin e arės sė fqinjit, kėshtu do tė bėjė drithė shumė pėr familjen. Ajo nuk arsyeton se pėr tė prodhuar mė shumė duhet qė toka tė ketė strukturė tė pėrshtatshme pėr ato lloje bimėsh qė mbillen aty, duhet mandej puna e bujkut, plehu e ujitja aq sa e ka tė nevojshme rritja e bimėve.

Ka dhe plaka qė bėjnė veprime magjike me penj, me qime, me jashtėqitje mini, maceje, qeni a njeriu, pėr t'u bėrė keq armiqve tė shtėpisė, tė lagjes a tė fshatit tė saj. Kanė ekzistuar ndėr Shqiptarė gjithfarė skenarėsh magjiko-ritualė keqbėrės.

Po sjellim dy gjedhe:"Njeni po pat inad kundra shoqit e kėtij don me i marrė shėndetin, do tė ketė me doemos njė fije folkut t'anmikut tė vet, qi do ta ven mbi nji vorr, ase nėn kryet tė ndo'i tė dekunit. Me tė shpejtė njeri i atij folkut ka me u thithė emeu zverdhė nė ftyrė, si i dekuni, mandej ka me mbetė ashtu e me lėngue pėrgjithmonė'.(Z. Harapi,Mėnijt,Folklorė I, Shkodėr, "Sht.Z.P", 1940, f.79)

"Pėr tė mbyllur fatin e njė goce ose tė njė djali (qė tė mos gjejnė burrė a nuse), marrin njė pė dhe matin njė gomar nga kryeja e ne bishti, pastaj dhe nga kurrizi, ijė mė ijė; kėtė pė e venė nė nji hok (kuti), duke thėnė tri herė: "Mbyll fatin e akcilit ose akcilės!" (Pėrmendin emrin pėrkatės). Kutinė e mbajnė tė mbyllur, dhe ditėn e Shėn Gjergjit e hedhin nėgropė tė nevojtores".(I. Dalliu, Magjitė..., "Dituria", 1928, nr.4,f. 149).

Nė disa raste e, kėta jo tė paktė, magjitė e magjistarėt keqbėrės ekzistojnė vetėm nė besimet popullore, nė fantazi, po jo nė tė vėrtetė si veprime rituale-magjike.

Kėshtu, dikur, pėr fatkeqėsi tė ndryshme qė ndodhnin nė fshat, si vdekje fėmijėsh, vdekje grash nė lindje e sipėr, natyrisht pėr arsye kushtesh tė njė niveli tė ultė nė jetesė, ose ngordhje tė bagėtive, ta zėmė: e kaut tė lavrės, sėmundje e epidemi qė preknin njerin e tjetrin a grupe tė tjera njerėzish, thuhej se kėto fatkeqėsi i kanė shkaktuar mgjitoret ose shtrigat.

Ndėrsa shtrigat, ashtu si na paraqitėn nė besimet popullore, kanė disa funksione tėrėsisht tė veēanta nė krahasim me magjistarėt.

Nė jo pak raste i vėrejmė me funksione tė pėrziera, funksione tė njėjta, pra kėtu kemi njė fuzionim figurash tė ndryshme tė mitologjisė popullore, si mbijetoja tė njė kohe tė lashtė.

Nė raste tė kėtij lloji, si mė sipėr, ēdo fatkeqėsi mundoheshin ta shpjegonin me veprime magjish, me syrin e keq. Nė disa raste mund tė pėrcaktohen magjistricat, natyrisht nė pėrfytyrimet popullore e jo nė tė vėrtetė.

Ka raste qė nė fshat tė ketė njė a dy plaka tė shkreta, pa burra e pa djem, tė varfėra e tė mbyllura nė punėt e tyre, qė nuk i bėjnė njeriut asnjė tė keqe, nuk bėjnė asnjėfarė lloji magjie. Edhe pse tė tilla, krejt tė pafajshme, pėr ēdo fatkeqėsi qė ndodhte nė fshat, fajėsonin si shkaktare tė ashtuquajturat magji qė qėnkan bėrė nga kėto plaka.

Nė raste tė veēanta, me tė njėjtat arsye, pėr fatkeqėsi nė persona, kafshė a gjėra tė veēanta fajsojnė njerėz tė veēantė, burra a gra, qė paskan syrin e keq e qė me anė tė tė shikuarit shplakuakan, sėmurkan qenėsa tė veēantė, prandaj dhe ruheshin prej tyre ose bėnin kundėrmagji me synim qė syri i keq i kėtyre njerėzve tė caktuar tė mos mundet tė shplakojė fatkeqėt.

Kėshtu, pėr kėtė u varnin fėmijėve nė trup hudhra, ose dhėmbė ujku, guacka deti a ndonjė send tjetėrqė konsiderohej prishės i magjisė.

Nė disa raste pėrdorej bloza e thėngjijt pėrtė ruajturfėmijėt, kryesisht nga magjitė, nga syri i keq, nė disa raste tė tjera atyre u nxihej nė disa vende fytyra me thėngjij.

Gratė apo burrat e veēantė, "tė specializuar" si magjibėrės, nė magji shėruese, nėprishje magjish "tė bėra nga mgjicat''a shtrigat, e kėta natyrisht ishin mė tė rrallė, quheshin: dies a diese, distara distare, shefcė, shtjeskė e me emra tė tjerė, por kurrė midis besimtarėve nuk thuhej e as nuk besohej se edhe kėta bėnin veprime me natyrė magjike tė keqe.

Kėta njerėz profesionistė, distarė, mėtojnė se me veprimet e tyre (qė doemos janė magjike): me fjalė e formula tė fshehta qė i pėshpėrisin, me disa lėngje e pėrgatitje tė ndryshme, me prekje tė trupit tė tė sėmurit, me nxirje tė fytyrės sė fatkeqit, me lėvizje a veprime tė ndryshme tė tyre, shėrojnė njerėzit; gratė qė nuk lindin fėmijė i bėjnė tė lindin; kėta a kėto prishin magjitė keqbėrėse dhe tė shplakuarit nga syri i keq: Dikush ka lėshuar grindje nė njė familje e ata me veprimet e tyre rituale-magjike "prishin magjitė" e, si rrjedhojė, grindja nė familje pushon.

Zakonisht, ritet qė mund t'i kryejė ēdo njeri, siē janė ato pėr Ditė Vere, pėr Nevruz, pėrShėn Gjergj, pėrShėn Gjon, nė pelegrinazhet nė msle, nė Njė Shtator, Kolendarėt e Nata e Buzmit, rite tė lindjes, tė martesės, tė vdekjes, rite nė sėmundje a nė inicime, quhen thjeshtė rite, ndonėse nė brendinė e tyre kanė natyrė magjike.

Shpesh herė edhe studjuesit i trajtojnė si rite, duke pėrmendur tepėr rrallė fjalėn magjike.

Ndėr mitologė ka mendime tė ndryshme pėr pėrcaktimet rit dhe magji.

Disa thonė se jo ēdo rit ėshtė magji. Kėshtu ritet, lutje tė animizuara qė lidhen thjeshtė me shpirtra tė shenjtė e me shenjtorė, sipas tyre, nuk janė magji. Disa studiues mendojnė se nuk janė rite me natyrė magjike ato qė bėhen pėr mirė.

Tė tjerė mendojnė se ritet, lutjet qė u pėrkasin feve monoteiste nuk kanė tė bėjnė aspak me dukuri magjie, se kėto lidhen me perėndinė supreme tė gjithėpushtetėshme, tė gjithėfuqishme, qė sipas tyre, ėshtė njė realitet i qartė, i dukshėm.

Nėse disa rite tė monoteizmit nė jetėn familjare duket se pėrfshijnė brenda edhe elementė magjikė, kjo, sipas tyre, ndodh sepse kėtu kemi njė sinkretizėm nė mes tė riteve pagane qė nė pėrgjithėsi kanė dhe natyrė magjike dhe riteve tė fesė monoteiste qė nuk janė tjetėr veēse lutje pėrfalje mėkatesh, lutje perėndisė supreme qė t'u sjellė mbarėsi e mirėqenie.

Nė tė vėrtetė, si e mendojmė ne, problemi ėshtė mjaft i ngatėrruar, po tė nisemi nga synimet qė duan tė arrijnė besimtarėt me anė tė kėtyre riteve e kėtyre lutjeve.

Disa specialistė tė mitologjisė janė tė mendimit se edhe pse magjia i ka rrėnjėt shumė tė lashta nė periudha para religjoze, para animiste,

Ajo jeton nė shoqėrim me tėrė religjionet, qofshin ato pagane, qofshin dhe ato monoteiste; ata theksojnė se nė fetė monoteiste ritet magjike janė mė tė pastruara nga elementė primitivė, mė tė fisnikėruara e tė lidhura me ide tė jetės shpirtėrore e morale.

Monoteizmi, magjitė e egra e primitive siē janė: sakrifica njerėzore, shėmtim, damkosje e deformim i trupit, rite torturuse tė njerėzve e tjerė, i ka luftuar e i ka fshirė me kohė nga jeta e shoqėrisė, pėr ku ka mbizotėruar ndikimi i tij.

Mark Tirta
avatar
Magus

Kėrkoni tė vėrtetėn nė praktikė dhe jo me spekulime.
Ēfarėdo qoftė niveli i teorive qė ju mund tė zhvilloni, ato do tė mbeten gjithmonė masturbim intelektual.



318


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Magjia te shqiptaret

Mesazh  Magus prej 12.10.09 0:55

Kulti nė rite magjike

Gurėt e kultit, tė veēuar nė natyrė, tė ngulur nė tokė a si zgjatim vertikal i njė shkėmbi, quhen : Guri i Shejtė, Guri i Mirė, po dhe Guri i Gjallė ose dhe me emra tė tjerė.

Nė Sellcė tė Sharrit (Malėsi e Tetovės, nė Maqedoni) kemi vėrejtur Gurin e Gjallė.

Ai ndodhej jo larg nga varret e fshatit. Aty shkonin gratė pėr tė gjetur shėrim. Ēonin aty fėmijėn "e ndėrruem" dhe thonin: "Merrni ket si keni laan e bini at si keni marrėl". Po u shėrua fėmija, ka qenė "i ndėrruar"; po nuk u shėrua, besohet se ka pasur sėmundje tjetėr dhe i duhet gjetur derman tjetėr.

Mendohet se Ato tė Malit, Fatmirata Zanat, natėn i marrin fėmijtė e vegjėl dhe luajnė me to. Po, kur i kthejnė te djepi a te shtresat e tyre natėn, ndodh disa herė qė t'i ndėrrojnė. Pra, nuk u ēojnė nėnave fėmijėt e tyre, po tjetėr pėr tjetėr. Kėta fėmijė bėhen tė sėmurė e qajnė shumė.

Gratė pėr kėtė bėjnė rite e lutje tė caktuara qė t'u kthehen fėmijėt. Rite tė tilla e dhurata kushtimi bėhen dhe pranė Gurėve tė Shejtė ose te Guri i Gjallė.

Kur njė gruaje nuk i jetojnė fėmijėt, tri cuca tė mėdha shkojnė te Guri i Gjallė nė Sellcė, hipin mbi atė gur e aty qepin kėmishėn e fėmijės qė do tė lindė, nga tri copa pėlhure; atė ia veshin kur lind fėmija, me besimin se kėshtu ka pėrtė jetuar.

Edhe ndorta (gjalm me tė cilin lidhin fėmijėn) bėhet te ky Gur, po nga kėto tri vajza. Besohet se forca e Gurit tė Gjallė do tė ndikojė nė shėndetin e fėmijės, qė ai tė jetojė. Pra, nga shpirti i Gurit kalon diēka e fuqishme nė shpirtin e fėmijės. Ndoshta Guri i Gjallė ndryn nė vetvete forcėn e shpirtit tė tė vdekurve e cila kalon te tė gjallėt; shpirti i tė vdekurit i jep forcė e energji fėmijės pėr tė jetuar, pėr tė mos e marrė vdekja.

Nė fshatin Orashė tė Sharrit (Tetovė) ėshtė Guri i Gjallė ku bėnin rite tė ndryshme. Kur shtatzėnės i kanė vdekur fėmijėt e lindur mė parė, vjehrra e saj kėrkon pėlhurė dy copa nga dy vajza tė fejuara, dhe njė copė nga njė vajzė e pafejuar. Trupi i kėmishės, para dhe prapa, qepet nga pėlhura e dy vajzave tė fejuara dhe mėngėt nga copa e pėlhurės: sė vajzės sė pafejuar. Kėmishėn e qepin vajzat mbi Gurin e Gjallė. E qep njė vajzė e fejuar. Ato pyesin: "Ē'po ban aty?" Qepėsja pėrgjigjet: "E qepi kėt kmejshė, ēaj cull si t'i leje Aishes sa u kalbtė ki Quri, ēaēė rroft coulli i Aishes!" (E. Osmani, Rite..."Kult.pop.", 1999,f.210).

Nė jo pak raste bėhen rite tė ndryshme pranė kėtyre gurėve tė shenjtė Ditėn e Verės a Ditėn e Shėn Gjergjit, pėrkatėsisht tri tė enjte para Shėn Gjergjit, po dhe nė raste tė veēanta, nė ndonjė ditė feste tjetėrtė vitit, mė sė shumti nė pranverė ose nė verė, ashtu si ndodh me ritet nė shpella a pranė gurrave.

Nė afėrsi tė fshatit Kapaēindoll (Malėsi e Dervenit tė Tetovės) nė vendin e quajtur Majė-Zebel ndodhet Guri i Kapaēindollit, qė ndryshe quhet dhe Zanza e Malit.

Aty bėhen rite tė ndryshme nė kohė tė Ditės sė Shėn Gjergjit a nė ditėt e afėrme tė tij.

Po japim njė prej kėtyre riteve: Shtatzėna, sė cilės nuk i jetojnė fėmijėt, kryen kėtu veprime magjike tri tė enjte para Shėn Gjergjit. Duke qepur kėmishėn e foshnjės mbi kėtė Gur, pėrsėrit fjalėt: "T'rrojė ki coulli si ki Guril". Ajo, pasi e qep, e len tė qėndrojė aty 24 orė; kėmishėn e bėrė pėr fėmijėn qė do tė lindė, pastaj e lag me ujin qė gjendet aty afėr. Sė fundi, e merr dhe e ēon nė shtėpi. Kur lind fėmija, ia veshin kėtė kėmishė me besimin se kėshtu fėmija do tė bėhet i fortė e ka pėr tė jetuar
(E.Osmani, Shtatzania...t 6).

Shėnojmė se, jo larg nga ky gur gjenden rrėnojat e njė kishe. Ka mundėsi qė Guri i Kultit aty, me ato atribute, do tė jetė shumė mė i lashtė nga koha kur ka qenė bėrė kisha. Dhe kisha do tė jetė bėrė pikėrisht pranė kėtij Guri tė Shenjtė tė kohės sė paganizmit, siē ka ndodhur, si na e thonė dijetarė tė ndryshėm, dhe nė vise tė ndryshme tė Europės nė shekujt e Mesjetės.

Nė Kalisht tė Gostivarit (Maqedoni) ka disa gurė e shpella tė shenjta. Aty ndodhet dhe Guri i Shėn Gjergjit. Nė afėrtinė tė Ditės sė Verės vajzat hipin mbi kėtė gur e thurin kurora me degė thane. Pastaj ato i sjellin nė shtėpi. Kur vajzat ulen mbi kėtė shkėmb, thonė fjalėt: 'Tbohena t'forta si Guri! T'na shkojė vera mbarė! T'na hecė shėndeti! T'rrojmė sa Guri i Shėn Gjergjit!", fjalė qė pėrsėriten nga secila nga tri herė, duke ndėrruar tri herė vendin dhe duke u ulur e ngritur.

Afėr Gurit tė Shėn Gjergjit Ndodhet Guri i Vajzės.Thuhet se aty nė njė kohė tė vjetėr po kalonin motėr e vėlla. Vėllai aty paska dashur tė kapė motrėn. Motra ka thėnė: "O AIIah, banėm ma mirė gurl". Kėshtu motėr e vėlla janė gurėzuar. Sot shkėmbi ka formėn e dy njerėzve, ndarė nga njėri tjetri me njė tė ēarė.

Nė disa raste besohet se gurėt e veēuar e me atribute kulti kanė mbirė nga toka apo kanė ardhur aty nuk dihet se prej nga. Pra, sipas kėtyre besimeve, nė njė kohė nuk kanė qenė aty e mė vonė janė dukur. Ata kanė nė vetvete diēka tė veēantė. Nuk janė si gurėt e tjerė tė zakonshėm qė gjenden nė atė vend, nė ato afėrsi. Ndoshta janė tė ardhur me akullnajat dhjetra, qindra, mijėra vite mė parė, ose janė pasojė e fenomeneve gjeologjike tė stėrlashta, po mund tė jenė dhe mbeturina meteoritesh.

Nė jo pak raste, gurė me elementė kulti, te tė cilėt zhvillohen ose nuk zhvillohen rite, janė objekte legjendash mitike tė ndryshme. Ata kanė dhe emra nga qėnie tė ndryshme mitike tė panteonit shqiptar, si: Gurėt e Dragojve nė Malėsi tė Deēanit (Kosovė), Gurėt e Dragojve te Ura e Vezirit pranė Kukėsit, Vrima e Dragojve nė Shpirag (Berat), Guri i Dragonit nė Mal tė Zi tė Preshevė- Kumanovės, Rrasa e Zanės nė Kelmend, Shkambi i Zanave nė breg tė Drinit (Tropojė), Guri i Bollės (fshati Vorė jo larg qytetit Vorė, Tiranė. Shih: "Kult.pop.", nr.1, 1991, f.219),

Vrima e Kuēedrės nė Sirakė (Berat). Lugu i Zėrės (Vuno), Shpella eZėrės (Paramithi, Ēamėri). Emra tė tillė ka dhe plot tė tjerė.

Ndoshta kėta emra dhe legjendat mitike pėrkatėse i takojnė njė kohe tė lashtė, nė tė njėjtat vende. Mbase kėto vende kulti mund tė kenė lindur dhe nė Mesjetė, por gjithsesi sipas modelesh e kodesh tė besimeve tepėr tė lashta.

Edhe guralecė tė ēfarėdoshėm pėrdoren nė rite tė ndryshme e atyre u jepen forca tė mbinatyrshme. Nė malėsitė shqiptare, gruaja qė nuk kishte qumėsht gjiri pėr t'i dhėnė fėmijės, mbante nė gji njė gur duke besuar se kėshtu do t'i vinte qumėshti. Ky quhej Guri i Gjirit , Guri i Qumshtit (Guri i Tamlit).

Nė fshatra tė komunės sė Tetovės ėshtė vėrejtur ky rit: Gruaja qė nuk mbetet shpejt me barrė, mban tė varur nė gjoks njė hajmeli e aty janė futur nėntė gurė tė marrur nga nėntė ura, nėn tė cilat kalon ujė i rrjedhshėm. Pasi kalon viti, gruaja do t'i hedhė gurėt nė lumin e rrjedhshėm duke besuar se kėshtu do tė ketė fėmijė (E.Osmani, Rite...,"Kult.pop.", 1999, f.209).

Kur gruas nuk i jetojnė fėmijėt, tri tė enjte para Shėn Gjergjit shtatėzėna shkon pranė tyrbes sė Ali Babės (Tetovė) nė fshatin Ēiflik. Aty merr njė gur dhe e mban tė lidhur nė bel deri kur tė lindė. Pastaj atė gur e var nė tojėn e foshnjės (nė djep). Pas tre muajsh ajo e kthen gurin nė vendin ku e mori dhe thotė tri herė fjalėt: "Me niet t'Allahit tė mė rrojnė coullėtl". Po kėtė veprim e bėn dhe kur mė parė i kanė lindur vetėm vajza e, me kėtė rast, kur e kthen gurin nė vendin e vet thotė: "Me niet t'Allahittė mė kthehen djemt!".

Nė anė tė Krajės, kur nusja arrin nė oborr tė shtėpisė, marrin nė tokė nga ana e djathtė e kėmbės sė kalit tre gurė dhe, tė mbėshtjellur nė njė shami, nusja i fut nė gjoks, ku i mban pėr njė kohė tė gjatė.

Kuptohet se dhe kėta janė pėr mbarėsi nė jetėn e ēiftit e pėr frytnim tė nuses nė tė ardhmen. Forca magjike e gurėve do tė ndikojė nė plotėsimin e dėshirave tė nuses e tė tė afėrmėve tė dhėndrit.

Po kėshtu, nė shumė raste, nė vise tė ndryshme shqiptare nėna, sė cilės nuk i rrojnė fėmijėt, merr njė gur aq tė rėndė, sa t'i barazohet peshės sė fėmijės e, si ta ketė vėnė nė peshė e tė vijė nė baraspeshė me fėmijėn, beson se me kėtė veprim fėmija do t'i jetojė. (Sh.Gjeēovi"Bet'e Shqiptarėvet","Bota Shqiptare", 1943; f.63).

Vėrehet se, herė-herė, nė ēfarėdolloj rreziku e dyshimi nė fatkeqėsi, banorėt e malėsive kėrkojnė ndihmėn ēudibėrėse tė gurit. Nė Baze e Pėshkash tė Kthellės (Mirditė), kurbanorėt e atyshėm duan tė kalojnė lumin e Matit dhe shohin se ky ka ujė shumė, si vėren Gjeēovi mė 1903, marrin njė papėrdhok dhe e vėnė nė cep tė krahut dhe kėshtu e kalojnė ujin nė kėmbė, duke besuar se ai do t'ua lehtėsojė mundimin dhe t'i ruajė nga rreziku i mbytjes. (Sh.Gjeēov, e dhėnė e regjistruar mė 1903. Shih"Kanun i LD 1989 ; f.495).

Njė forcė magjike tė posaēme nė besimet e tij populli u ka dhėnė gurėve me vrimė.

Pėr tė pushuar dhimbja e kokės, shihnin diellin pėrmes vrimės sė gurit. Hidhnin farėn e arės pėrmes vrimės sė gurit qė ajo tė jepte nė tė ardhmen prodhimin e dėshiruar. Pėrshkohej bagėtia pėrmes vrimės sė ndonjė shkėmbi (ku hyhet nė njė anė e dilet nė anėn tjetėr) nė pranverė qė ajo tė ketė shėndet, tė mos dėmtohet e qė tė japė prodhim tė mbarė atė vit. Gurėt me vrimė, nė disa raste i varin nė portė tė banesės ose dhe te bletėt, pėr mbarėsi, pjellori.

Kjo e dėshmuar nė disa vende po mė shumė nė Kolonjė, si na e dėshmon Dh. Qiriazi. "Kur e ndigjojnė fėmijėt sė pari kangėn e qyqes, marrin nji gur, e venė mbi krye e thonė: Qyqe, koka ime gurekokajote qull! Bajnė kėshtu qi tė jenė tė fortė si guri dhe tė mos ndiejnė dhimbė kreje e trupi. Barijtė marrin atė ditė tre gurė pa folun e ia venė tundsit, pse besojnė qi qet ma shum gjalp qumshti i rrahun, kur tė ket ksi gurėsh", ("Bota shqiptare", 1943, f.54-55).

Mark Tirta
avatar
Magus

Kėrkoni tė vėrtetėn nė praktikė dhe jo me spekulime.
Ēfarėdo qoftė niveli i teorive qė ju mund tė zhvilloni, ato do tė mbeten gjithmonė masturbim intelektual.



318


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Magjia te shqiptaret

Mesazh  Jetmira prej 20.09.13 10:19

interesante
avatar
Jetmira

768


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Magjia te shqiptaret

Mesazh  Siroco prej 19.07.17 13:31

Megjithate magjia te shqiptaret nuk eshte shume e perhapur dhe e fuqishme siē eshte magjia Vudu.
Magjia shqiptare me shume i ngjane magjise druide (e lidhur me natyren).
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi