Keltėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Keltėt

Mesazh  Jon prej 09.10.09 12:52

Keltėt



Barbarė tė egėr tė civilizuar prej Romės, pijanecė tė shtyrė drejt Italisė vetėm prej dashurisė pėr verėn, njerėz brutalė tė gatshėm tė ēiftėzoheshin me ēdo lloj gruaje, qoftė kjo mėmė apo motėr. Pėr keltėt thuhen shumė gjėra.

Por bėhet fjalė vetėm pėr thashetheme, fjalė tė hedhura nė qarkullim nga ana e historianėve grekė dhe latinė tė epokės, shumė pak miqėsorė me ata armiq qė ishin aq shumė tė zotėt me armėt, por kaq kopracė me tekstet e shkruar saqė nuk kanė lėnė pas asnjė burim tė dorės sė parė nė lidhje me jetėn e tyre.

Si kompensim, pėr ta mbetet njė trashėgimi shumė e shumėllojshme, e pranishme nė pothuajse tė gjithė rajonet europiane.

Njė shembull pėr tė gjithė: nėse mes 31 tetorit dhe 1 nėntorit keni provuar ėmbėlsira, keni bėrė shakara e ju kanė vėnė nė lojė, mos falenderoni SHBA prej nga vjen moda e Halloween, por njerėzit qė nė shekullin e katėrt para Krishtit banonin nė pothuasje tė gjithė Europėn, festonin Vitin e Ri me rite ku mblidheshin tė gjithė bashkė.

Dhe qė kujtohen nga emrat e shumė qyteteve, si pėr shembull Milano (nga njė zė kelt i latinizuar nė Mediolanum "Qendėr e territorit"), Torino (Taurision 'Toka e Taurinėve"), Ginevra dhe Genova (nga genaua qė do tė thotė "kėnd"). Pėr tė mos folur pėr pantallonat, pėr tė cilat u detyrohemi pikėrisht atyre.

Tributė

Historiografėt grekė tė mė shumė se 2 mijė viteve mė parė i quanin Keltoi (apo mė vonė Galati, duke iu referuar megjithatė vetėm atyre qė banonin nė rajonin qė ėshtė pranė Ankarasė sė sotme nė Turqi) dhe pėr latinėt ata ishin Galė, por keltėt ishin nė tė vėrtetė tė ndarė nė tribu tė shumta.

Dhe emrat e tyre linin tė kuptohej nė lidhje me cilėsitė qė kishin: ishin "tė tmerrshmit" Boi, "entuziastėt" Edui, "tė egrit" Insubri, Biturgėt "mbretėrit e botės", Caturigėt "mbretėrit e luftimit", Senonėt "antikė". Tė gjithė besonin nė tė njėjtat hyjni dhe flisnin dialekte tė sė njėjtės gjuhė: nė tė vėrtetė i bashkonte njė origjinė e pėrbashkėt.

"Keltėt osjom mkė bashkim i popujve tė Europės sė lashtė tė lindur nė etnogjenezė, domethėnė nga bashkimi progresiv i bandave luftėtare indieuropiane, tė mbėrritura nė kontinentin tonė nė mijėvjeēarin e pestė apo tė katėrt pėrpara Krishtit, me grupe indigjenė bujqish dhe mbarėshtuesish", shpjegon Filipo Maria Gambari, docent i Prehistorisė dhe Protohistorisė nė Universitetin e Torinos dhe mbikqyrės pėr sendet arkeologjikė nė Liguria.

"Qė nga viti 1600 para Krishtit i gjejmė nė zonėn alpine, nė Italinė Veriperėndimore, nė Zvicėr, nė basenin e Renit nė Gjermani, nė Francėn Lindore dhe nė Spanjėn Jugore. Ata e sollėn gjuhėn e tyre deri nė brigjet e Atlantikut, qė nga Gadishulli Iberik deri nė Irlandė.

Nė fillim tė shekullit IV para Krishtit, grupe keltėsh tė armatosur pėrshkuan alpet (dy shekuj pėrpara Hanibalit dhe elefantėve tė tij), kapėrcyen Lumin Po dhe pushtuan rrafshinėn Padane ku mbretėronin etruskėt, duke pushtuar bregun e Adriatikut deri nė lumin Esino, duke arritur tė nėnshtrojnė edhe Romėn.

Pushtues

Sipas shkrimtarit latin, Plakushi Plin, ata ishin drejtuar pėr nga Gadishulli Apenin, pasi kishin shijuar verėn, vajin e ullirit dhe fiqtė qė vinin nga toka e etruskėve.

Nė tė vėrtetė, ajo qė i shtyu keltėt ishte domosdoshmėria pėr tė gjetur toka tė reja. Veē tė tjerash, ata nuk kishin frikė nga askush dhe nga asgjė. Thuhet, qė nė vitin 335 para Krishtit tė riut Aleksandri i Madh, ata iu pėrgjigjėn qė "e vetmja gjė nga e cila kemi frikė ėshtė se mos qielli bie nė Tokė".

Por nuk kishte nevojė pėr fanfara tė tilla: keltėt impononin respekt edhe vetėm po ti shihje. "I kalojnė shumė pėrmasat e zakonshme tė njeriut, pamja e tyre ėshtė e tmerrshme, janė tė lartė nė staturė, me njė muskulaturė tė fuqishme poshtė lėkurės sė bardhė. I kanė flokėt bjondė natyralė dhe kur kjo nuk ndodhte nė lindje, i shndėrronin, duke i larė me ujė gėlqereje", tregonte historiani grek Diodor Sikuli.

Pėr tė mos kaluar pa u vėnė re, kėta njerėz tė mėdhenj vdisnin qė tė mbanin veshje me ngjyra tė ndezura. "Nė vend tė Kitonit (tunika e gjatė qė mbahej nė Greqinė e lashtė) pėrdorin tunika me mėngėt e gjata dhe qė mbulonin deri tek vithet", saktėsonte shkrimtari grek Saboni.

Poshtė mbanin pantallona lėkurė tė ngushta, qė nga latinėt quheshin bracae, mbroheshin nga i ftohti me anė tė njė manteli tė leshtė shumėngjyrėsh qė quhej sagus, dhe nė kėmbė mbanin veshur ēizme tė shkurtra me majėn tė ngritur pėr lart. Gratė visheshin me fustane tė mėdhenj, me rripa tė endur dhe mbanin byzylykė nė kyēin e kėmbės dhe nė atė tė dorės; nė dimėr mbuloheshin me mantelė tė leshtė.

Gjithnjė tė pastėr e tė kujdesur pėr vetveten, keltėt mbėshteteshin shumė tek pamja e tyre fizike. Ndonėse disa prej tyre dalloheshin pėr shkak tė rrumbullakėsisė alla Obelix, kjo vinte pėr shkak tė dashurisė sė tyre pėr birrėn. Ndėr pijetarėt mė tė flaktė ishin luftėtarėt: duket se dehja rituale ishte ndoshta njė prej mėnyrave, bashkė me raportet mes homoseksualėve, me tė cilat favorizohej fryma e trupit tė ushtrisė.

Tė tmerrshėm

Me sa duket, kjo lloj stėrvitjeje funksiononte: sulmet e tyre ishin tė jashtėzakonshėm. Me torques-in qė e mbanin veshur mbi lėkurėn nudo kėta njerėz tė armatosur me flokė tė gjatė arrinin qė tė frikėsonin madje edhe legjionarėt romakė me thirrje dhe kėngė tė shoqėruara me tingullin ogurzi tė borive tė luftės dhe me zhurmėn e shtizave qė pėrplasnin mbi mburojat. Kėsaj i shtoheshin karrot e luftės: tė lehtė, tė ngjashėm me karrocat qė tėrhiqeshin nga dy kuaj, ishin asi nėn mėngėn e luftėtarėve keltė nė betejat nė fushė tė hapur.

Njė tjetėr sjellje e keltėve shkaktoi tmerrin e romakėve: pėrdorimi i metodės sė prerjes sė kokės sė armiqve pėr t'ia hedhur kalit tė tyre apo pėr ti dėrguar tė balsamosura, tek porta e shtėpisė. Pasqyrat, tė cilat keltėt i konsideronin si vendi i forcės nė raste tė veēantė shndėrroheshin nė kupa tė shenjta pėr t'u pėrdorur nė festa mė solemne.

Tė ndarė

Shumė prej tyre e kthyen nė punė, apo profesion aftėsinė e tyre nė artin e luftės: mercenarė tė aftė dhe shumė tė kėrkuar, ata zhvendoseshin nė grupe, duke marrė me vete nga pas karvanė me bashkėshortet, fėmijė dhe mallra. Luftėtarėt nuk kishin sigurisht probleme ideologjike, atyre as u duhej qė tė luftonin kundėr keltėve tė tjerė.

Tributė nuk ishin shumė tė bashkuara mes tyre, pėrveē rasteve kur ishin tė kėrcėnuar nga njė armik i pėrbashkėt. "Keltėt e rrafshinės padane, tė influencuar prej botės italike qeveriseshin nga dy ansamble: njėra e pėrbėrė nga krerėt e klaneve kryesorė qė pėrbėnin teibunė dhe tjetra nga luftėtarėt e rinj.

Nė raste konfliktesh, u takonte kėtyre ansambleve qė tė zgjidhnin njė komandant unik pėr tė gjithė popujt keltė, qė ndoshta quhej takos", shkruan Gambari.

Edhe gratė mund ta mbulonin kėtė rol: njė prej luftėtareve mė tė famshme ishte kurajozja, por fatkeqja Budika, nė krye tė tribusė sė Icenėve qė sfidoi ushtrinė romake nė Britani.

Veē kėsaj, duket se gratė qė nė shoqėrinė e keltėve kishin tė drejta tė barabarta me gratė, mundeshn qė tė luanin edhe rolin e druidit: pak a shumė njėsoj sikur sot, Kisha Katolike tė lejonte murgeshat qė tė bėhen prift apo kardinal. Nuk ishte pak: druidėt, priftėrinjtė e keltėve ishin me shumė ndikim.

Dijetarė

Sipas disa historianėve, emri i tyre buronte nga fjala indoeuropiane wid ("dije") dhe deru ("lis"). Dhe pikėrisht nė njė lloj lisnaje rritej veshtulli, bima mė e shenjtė pėr kėta njerėz qė, tė veshur me tė bardhė e mblidhnin me njė drapėr tė shndritshėm nė netėt me Hėnė tė plotė, sė bashku me barėra tė tjerė qė pėrdoreshin si ilaēe.

Ashtu si hierarkitė e Kishės sonė, druidėt ishin njė kastė qė kishin ligjet e tyte tė brendshėm: Ishin pėrjashtuar pėr shkak tė pjesėmarrjeve nė beteja dhe nuk paguanin taksat, por pėr tė arritur kėtė gjendje u duhej qė pėr njėzetė vite tė studionin kultet dhe legjendat e popullit tė tyre, astronominė dhe matematikėn.

Gjithēka nė memorie. Jo se nuk kishin nė dispozicion njė alfabet, por preferonin qė tė pėrdornin shkrimin vetėm nė ēėshtjet praktike, si pėrshembull kur ekzekutonin rolin e tyre tė gjyqtarit.

Sipas Jul Ēezarit, dy ishin arsyet pėrse keltėt refuzonin tė merrnin pėrsipėr: "Sė pari, sepse nuk duan qė normat e tyre tė viheshin nė dispozicion tė njerėzve tė zakonshėm dhe gjithashtu pėr arsye se dishepujt, tė cilėt besonin tek shkrimi, gjithsesi e aplikonin atė me shumė pak vėmendje".

Rite pyjorė

Tė vetmit depozitues tė dijes, druidėt kishin detyrėn thelbėsore tė ndėrveprimit me hynitė. "Feja e keltėve kishte disa tipare tė pėrbashkėt me fe tė tjera indo europiane, por ajo ndikohej edhe nga bota e etruskėve, ajo greke dhe romake", shpjegon Gambari.

Nė pyje, pranė lumenjve dhe burimeve adhuronin Kernunosin, Perėndinė e fatit me brirėt e drerit dhe Artion, perėndeshėn-arushė tė gjuetisė, por edhe Tre mėmat (hyja tė ngjashme me ato greke qė pėrcaktonin fatin e njerėzve), Teutati (Marsi i keltėve), dhe Taranis, njė Jupiter qė hidhte shigjeta dhe prodhonte zhurmėn e rufesė me njė rrotė mbi re.

Dhe mė tej, greku Herkuli-Ogmios qė korrespondonte me Ogman e keltėve, njė hyjni luftėtare qė mbijeton nė legjendat e irlandezėve dhe qė besohej se ndoshta ka qenė shpikėsi i shkrimit ogam, alfabeti enigmatik i ishujve britanikė.

Gjatė zive tė bukės, epidemive dhe fatkeqėsive natyrore kėto hyjni mund tė qetėsoheshin vetėm duke ofruar jetė njeriu: hajdutė dhe tė burgosur pėrfundonin tė djegur brenda shtėpive tė vogla. Zjarre shumė tė mėdhenj, por mė pak makabėr ndizeshin nė katėr festat kryesore tė vitit.

Nė fund tė tetorit, keltėt festonin Samhainin, vitin e ri kelt: druidėd bėnin parashikime pėr tė ardhmen, ashtu si astrologėt e sotėm dhe ndizni zjarre nė pritje qė, vetėm pėr atė natė shpirtėrat tė ktheheshin nga bota e pėrtejme. Me krishtėrizimin (duke filluar qė nga shekulli i IV pas Krishtit) kjo festė i mbivendoset asaj tė Ognissantit. Dhe tė krishterėt do tė adoptonin nė kalendarin e tyre edhe festėn e Imbolc (qė mė vonė u bė Candelora), e cila festohej nė fillim tė muajit shkurt.

Kur keltėt, dėgjonin historitė e klanit tė tyre, e bėnin kėtė duke organizuar mė parė homazhe nė nderim tė perėndeshės Brigit, frymėzuese e poetėve, kujdestare dhe purifikuese, e cila paralajmėronte rikthimin e stinės sė bukur. Nė traditėn e keltėve tė Irlandės, vallet dhe kėngėt shoqėronin edhe festėn pranverore tė Beltaines qė i dedikohej ēiftėzimit dhe Perėndisė sė pjellorisė, Belenos.

"Gjatė kėsaj feste qė ėshtė e lidhur me seksualitetin, gratė kėrcenin mbi zjarr pėr tė nxitur shtatzėninė dhe ndoshta festoheshin martesa "me afat", me kohėzgjatje njė vit, tė rinovueshme sipas rastit: ishte njė zakon jo pak i shpeshtė mes popullsive tė ndryshme luftėtare tė lashtėsisė, sipas disave edhe kelte", vazhdon Gambari.

Por marrėveshjet martesore lidheshin edhe nė muajn gusht, gjatė Lugnasadit, apo "ansamblesė sė Lugut", perėndia i Diellit nė udhėtimin e natės, shoqėrues i shpirtėrave dhe mbrojtės i tregtisė (pak a shumė si Mėrkuri latin). Fshatrat zbukuroheshin me panaire, tregje, recitues e kėngėtarė; miq tė largėt takoheshin nė mbledhjet e tribuve dhe sfidoheshin nė gara dhe nė lojėra force, tamam si nė lojėrat moderne tė malėsorėve nė traditėn skoceze.

Kultura / Mistere

Kultura kelte ėshtė e pranishme nė muzikėn e mrekullueshme tė Enia, Loreena McKennitt dhe tė tjerė artistė tė New Age; ėshtė e pranishme nė romanet fantastikė; nga "Zotėria i unazave" e nė vijim; nė njė farė kuptimi njė misticizėm i krishterė, shumė larg mentalitetit romano-vatikan; ėshtė i pranishėm nė tė gjitha ato gjuhė dhe dialekte europiane, por jo vetėm qė kanė patur njė lidhje me kėtė kulturė mijėravjeēare.

Nė fakt, duket qė gjysma e botės ka mbetur kelte dhe ndoshta ėshtė pikėrisht kėshtu. Nėse hedhim shikimin nga historia, mund tė mendohet sesi Perandoria Romake pėrpara dhe mė pas pushtimet barbare kanė shkatėrruar thelbin tradicional e origjinal tė shumė shteteve europiane.

Realiteti nė fakt nuk ėshtė ky; tradita dhe koncepte magjike dhe antike ndėr mijėra vite kanė mbetur tė paprekura nė shumė vende tė izoluara gjeografikisht. Keltėt zinin pėrpara mbėrritjes sė romakėve njė rrip territorial qė fillon nga ishujt britanikė nė Gadishullin Iberik, nga Hungaria nė lindje dhe Turqia nė juglindje.

Njė kolonizim nė dukje paqėsor, galatėt ("pirėsit e qumėshtit" nė gjuhėn greke) ishin luftėtarė tė paepur si dhe bujq e blektorė tė mirė dhe nuk ishin imperialistė, nė ndryshim me fqinjėt e tyre. Zona e ekspansionit kelt ishte e tejmadhe dhe nuk pėrbėnte rrezik, duke injektuar nė popujt primitiv autoktonė traditat dhe filozofitė e tyre pa shkatėrruar identitetin indigjen.

Duke u nisur, nga teoritė e ndjekura nga shumica e arkeologėve, nga njė zonė e vogėl e Zvicrės, nė Tene dhe menjėherė pas zona gjermane e Hallstatt, keltėt u rrėnjosėn thellėsisht nė shumė vende europiane, me rezultate tė dukshme edhe nė ditėt e sotme.

Pėr shembull, lusitanėt nė Portugali dhe keltiberikėt nė Spanjė, mbartin traditat e tyre edhe nė botėn moderne, veēanėrisht nė jug tė dy vendeve iberikė, pėrveē romanėve, vizigotėve, arabėve dhe kastiljanėve, folklori kelt mbijeton nė disa raste i paprekur.

E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr disa zona franceze, si pėr shembull rajonet nė kufi me Gjermaninė, ai i Lorenės de Alcazės ose edhe vetė Provenza nė jug tė vendit.

Zvicra dhe Austria shfaqin gjurmė kelte nė zonat alpine mė tė thella, tė kursyera nga Kalvinizmi i fortė, ndėrsa Italia pėr analogji, ndodh e njėjta gjė nė Alpe sesa nė Apenine.

Nė Itali, gjurmėt kelte janė tė pangatėrrueshme pėrsa i pėrket dialekteve. Emilia Romagna ėshtė fortėsisht keltike dhe kėshtu edhe Piemonte, Lombarida dhe pjesė tė Toskanės dhe Rajonit tė Marche.

Kjo ėshtė e shpjegueshme me sasitė e mėdha tė tribuve galike tė vendosura nė veri: Taurischi, Leponzi, Insurbi, Senoni dhe Boi pėrbėnin njė federatė tė fortė aleate tė Etruskėve. Por kolonizimi vazhdonte edhe nė ish-Jugosllavi: Itria kishte (dhe ka) gjurmė kelte ashtu edhe Panonia dhe Iliria, qė i korrespondojnė pėrkatėsisht zonave tė Sllovenisė, Kroacisė, Serbisė dhe Hungarisė.

Gjurmė tė galezėve ka edhe nė Bullgari, ndėrsa Galazia nė Turqi ėshtė njė rajon i krijuar nė epokėn e tanishme nga mercenarėt galė, qė luftuan pėr hesap tė grekėve dhe qė sapo mbaroi lufta vendosėn tė stacionoheshin nė zemėr tė Gadishullit Anatolik, nė njė zonė me kulturė tė spikatur, e populluar nga popuj tė Cimerit dhe Schiti.

E nė fakt, nė kohėrat tona kemi hasur nė njė emėr qė ėshtė i njohur: kemi hasur Cimmeri dhe Cuma, afėr Napolit, vend i tė famshmit Antro Trapezoidal, kaq tė rėndėsishėm pėr historinė romake si vend i Sibilla Cumana e pėrshkruar nga poeti Virgjil...

Njė tip arkitekture me origjinė minoike edhe pse e thėnė nga arkeologėt e Antros sė Sibilit ėshtė me shumė mundėsi me origjinė greke ose romake. Pėrveē kėsaj, nė udhėtimin tonė kemi zbuluar se si gjurmė tė kėsaj forme trapezi shfaqen nė shumė zona nė Tokė dhe tė gjitha tė lidhura me mistere: nga Piramida e Keopsit nė varret etruske, nga arkitektura e Majave nė fortesėn Inkas nė Peru, nga Sardenja e gjigantėve nė qytetin e humbur tė Ugarit.

Pėrnjėherė mendja tė shkon se si ėshtė e mundur qė tė gjitha kėto kultura tė vjetra qasnin tipe tė njėjta tė arkitekturės dhe qė lidheshin me atė formė trapezoidale.

Ēfarė mund tė lidhte koloninė Cuma me kulturėn Maja, me atė egjiptiane dhe atė inke? E gjitha kjo na ēon tė mendojmė se ka ekzistuar vetėm njė qytetėrim shumė antik, qė ka realizuar tė njėjtin tip arkitekture nė tė gjithė kėto vende tė botės, njė arkitekturė e lidhur edhe me tė tjera vepra arkitekturore tė shfaqura mė sė shumti nė vendet me kulurė kelte, aq sa dhe prekolumbiane: megalitėt.

Dhe nėse porta nė formė trapezi mund tė ketė njė shpjegim nė dukje sipas nevojės arkitektonike pėr mbajtjen e traut tė tavaneve nė ndėrtime, nuk interpretohen kėshtu nga dolmen e menhir, shpesh tė dimensioneve dhe tė forcave tė tilla sipas njė qytetėrimi teknologjikisht mė tė avancuar se aktuali!

Sigurisht, keltėt dhe cimerėt mund tė na sjellin referenca tė vlefshme historike nė kėrkim tė shpjegimeve pėr kėto analogji tė pashpjegueshme.

Pėr ta bėrė duhet tė nisemi nga etimologjia e emrit tė qytetit Cuma dhe nga populli qė, sipas shkrimtarėve klasikė, banonte nė kėto territore pėrpara ardhjes sė kolonive greke. Cuma teorikisht vjen nga greqishtja Kyma, qė do tė thotė majė, pikė fundore.

Nė Cuma nė tė vėrtetė ka male tė vėrteta, tė gjithė e dinė qė fushat Flegrei kanė kratere vullkanikė tė shuar.

Megjithatė, Cuma ishte pjesa e parė e emrit tė popullit tė emėruar nga grekėt Kymamineira, Mineira do tė thotė galeri e nėndheshme (nga e cila vjen dhe emri minierė). Kymamineira njiheshin nga studiuesit e historisė si "Cimmeri", citimi antik i tė cilit i pėrket Homerit, tek Odisea, kur tregon pėr Uliksin, qė duke ndjekur instruksionet e magjistares Circe, mbėrrin nė pyjet e shenjta tė Persefonit pėr tė folur me hijen e fatndjellėsit Tiresia.

Historiani Strabone i referohet traditės antike, tė mbledhur nga Efori, sipas tė cilit Liqeni i Avernos, dy hapa nga Cona, ishte origjina e cimerėve, qė jetonin nė shtėpi tė nėndheshme tė quajtura Argile dhe tė lidhura mes tyre nga korridore.

Pėr ta rrėfehej qė asnjėri nuk shihte diellin dhe jetonin, duke gjetur metale dhe duke praktikuar shenjtėrimin nė vende tė shenjta, edhe kėto tė nėndheshme, aty ku vizitorėt shkonin dhe rrėfeheshin tek i ashtuquajuri Orakulli i tė vdekurve.

Shkrimtari Festo mbėshtet tezėn qė cimerėt jetonin mes Bajės dhe Cumės, nė njė zonė tė izoluar tė fushave Flegrei, nė njė vend tė rrethuar nga male tė lartė, qė nuk ndriēohej asnjėherė nga dielli, e quajtur "Cimeritė e errėta".

Eshe Plinio tregon qė, afėr Avernos ishte njė tempull nė njė fshat tė quajtur Cimmerio, dhe Diodoro Siculo tregon qė nga ai fshat shkohej tek Orakulli i tė vdekurve. Edhe historiani Nevio prek nė rrėfimet e tij Sibilla Cimmerian, qė jetonte nė njė Gropė tė Sibillės, qė ekzistonte realisht nė Liqenin e Avernos.

Nga kėto informacione nxjerrim qė cimerėt kanė ekzistuar dhe pėrveē metalurgjisė merreshin edhe me shenjtėrime.

Por arkeologjia zyrtare na mėson qė cimerėt kanė jetuar historikisht vetėm nė Azinė e vogėl; ishin njė degė e fiseve tė Scitėve dhe ishin vendosur aty nga fundi i mijėvjeēarit tė dytė nė fillimet e shekullit tė parė para Krishtit, nė rajonet e veriut tė Detit tė Zi, nė zonėn e Donit dhe stepat e veriut tė Kaukazit, duke u shtyrė nė jug nė Anatolia, prej shekullit VI para Krishtit.

Me njė ekonomi tė tipit nomad, shquheshin pėr metalurgė shumė tė zotė. Kemi gjetur gjurmė tė veprave tė tyre nė varret e mbretėrve, por nuk ėshtė gjetur asnjė gjurmė pėr vendqėndrimet e tyre.

Por ēfarė mund tė bashkojė, pėrveē pasionit pėr punimet me metal, cimerėt e Cumės dhe ata tė Azisė sė Vogėl?

Bėhet fjalė pėr tė njėjtėn popullatė? Dhe ēfarė lidhje mund tė kenė me keltėt? Pėrveē disa ndryshimeve tė vogla si pasojė e referimit gjeografik, mund tė mendohet pėr njė origjinė tė pėrbashkėt pėr tė tre popujt, duke mos harruar qė galėt e Galacisė turke nė Azinė e Vogėl gjetėn njė terren kulturor fin, pasi ishte e populluar nga njerėz tė gjenezės indoeuropiane dhe cimere.

Strabone pohon qė, historiani Posidon shprehte qė, comerėt aziatikė, "... ishin nga natyra gjahtarė dhe vagabondė, duke shtyrė trupat e tyre nga moēali i Meotides dhe pėr shkak tė tyre Bosfori ėshtė quajtur Cimerio..". Por cimerėt janė quajtur nga Strabone edhe nė njė mėnyrė tjetėr si cimbri.

Pėrveē kėsaj, grekėt ngatėrrojnė shpeshherė e nė mėnyrė tė vazhdueshme keltėt, cimbrit dhe cimerėt. Cimbrit historikisht konsiderohen si popullata qė pushtoi Europėn rreth shekullit 113 para Krishtit, duke mbjellė vdekje dhe shkatėrrim nė territoret e populluara nga galėt.

Dėshtimi i cimbrėve nė dyluftimin me trupat romake nė Caio Mario, nė shekullin 102 para Krishtit, nė Aquae Sextiae (sot Aix en Provence, nė Francė) nuk arriti tė qartėsonte origjinėn e atij populli. Sipas Artemidoros tė Efesit, cimbrit ishin keltėt.

Plutarku thoshte qė sipas gjykimit tė tij vinin nga gjeneza kelte-scite. Erodoti duket se injoronte komplet keltėt, duke i quajtur tė gjithė "Cimmeri e Diodor Siculo, qė pohon qė kėta njerėz mbanin emrin e cimerėve". Dhe pak mė pas i kanė quajtur pcimbri. Cimbrit, pra, duhet tė jenė njė pjesė e cimerėve tė emigruar, rreth shekullit VI para Krishtit, nė zonėn e Cherconeso Cimbrico.

Sot, nėse shohim emrin e Galisė aktuale ėshtė Cumry: galezėt sot ashtu si dje, pėrcaktohen si cymry (nė galezen antike do tė thotė "patriot", "refugjat" dhe vjen nga emri i dhėnė britanikėve qė u larguan nga Northumbria dhe nga Cumbria e Saksonėve, duke filluar nga shekulli III pas Krishtit). Cymry vjen nga keltėt "cum" dhe "ro", "cumrog" qė do tė thotė "njerėz tė tė njėjtit vend".

Cimerėt, cimbrėt e kymaiminierėt e Comės kanė njė origjinė etimologjike tė pėrbashkėt; ashtu si traditat e tyre; janė ekspertė tė metalurgjisė, kanė njė tendencė tė spikatur pėr galeritė, gropat, minerat; janė nomadė, por kur vendosen diku, jetojnė nė qytete tė nėndheshme, sipas njė tipologjie banesash qė tė kujton atė tė indianėve Anasazė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe qytetet e Cappadicias nė Turqi, nė njė zonė tė quajtuar Galazia.

Ngjashmėritė gjuhėsore tregojnė edhe gjeografikisht shenjėn e prezencės sė tyre. Kujtojmė rajonin e sipėrcituar tė Northumbria, nė Angli, kujtojmė Cambinė (nga e cila kujtojmė Erėn gjeologjike tė Cambrianos) emri roman tė Galesit, kujtojmė edhe Umbian e Italisė, tė banuar nga njerėz me gjenezė kaukaze tė pastėr, etnikisht, nga Cimerėt tek Etruskėt, siē pohon historiani Polibio.

Kjo origjinė e pėrbashkėt cimere e popujve tė Italisė dhe tė gjysmės sė Europės, gjen dhe pohime gjuhėsore, pėr faktin qė e vetmja gjė e sigurt qė bashkon popujt e gjenezės kelte ėshtė gjuha. Sipas teorisė mė tė akredituar, proto-keltėt patėn origjinė indoeuropiane, sipas tė dhėnave nga vitet 2900-2400 para Krishtit.

Fakti ėshtė qė nga kėndvėshtrimi kulturor, keltėt vijnė nga e njėjta zonė e Detit tė Zi, nė tė cilėn jetonin scitėt, cimerėt e lashtė dhe kultura kurgan ėshtė gjeneza e tė gjithė popujve perėndimorė.

Njė kulturė qė ka origjinėn e saj akoma mė shumė nė perėndim e tė mos harrojmė qė nė vitin 2800 para Krishtit njė gjuhė e mistershme indoeuropiane, tokario, flitej nė tė gjitha vendet e shkretėtirės sė Takla Makan, nė zonėn e bacinit tė lumit Tarim, nė Sinkiang tė Kinės.

Sipas eksploruesit anglez tė tetėqindės James Churchėard, kryeqyteti i rajonit, Khara Khoto, ishte i lashti Ujgur, qyteti kryesor i Mu-sė mitike, tė populluar nga burra tė zgjuar me lėkurė tė bardhė, tė njėjtėt persona tė bardhė qė nga Kina, me anije druri, kaluan Oqeanin Pacifik, duke kaluar nga ishujt e Peliponezit, si pėr shembull Pohnpei dhe Palau. Tė njėjtėn qė influencuan amerikanėt duke mbėrritur tek Mayjat dhe tek arkitektura e tyre.

Duke u nisur nga sa u tha mė sipėr, duket qartė qė Zotat e bardha qė citohen nė legjendat kineze, tibetiane dhe indiane si banues tė detit qė lagte dikur zonėn e zėnė tė shkretėtirės sė Gobit, mund tė jenė tė njėjtit njerėz tė bardhė me flokė tė kuq qė u mitizuan nė Amerikėn e Jugut.

Peruviani Viracocha, Kukulkani i majave, tregohen si njerėz me lėkurė tė bardhė, tė lartė nė fizikun e tyre, me flokė e mjekėr tė kuqe dhe veshė tė varur tė mėdhenj, tė njėjtat gjėra qė tregonin pėr fytyrat enigmatike tė Moai tė ishullit tė Pashkės.

Dhe ēdo gjė rikthehet: konstruksionet megalite, dolmen dhe menhir tė shpėrndarė nė Pacifik, nė Amerikė dhe Europė, nė Azi dhe Afrikė: kujtimet e civilizuesve tė bardhė, tė asociuar me format trapezoidale tė arkitekturės sė tyre, sė fundi, ngjashmėria gjuhėsore, si shkrimi Rongo-Rongo, i ishullit tė Pashkės, identik nė ideogramat me ato tė popullit tė zonės sė Indos, edhe ato me origjinė cimmeriketocariote, qė jetonin atje (tė shkatėrruar nga njė bombė atomike?) Mohenjo-Daro.

Nė mes qėndronjė pasardhėsit e kėtij populli misterioz, keltėt me flokė tė kuq dhe lėkurė tė bardhė. Sigurisht nuk mund tė thuhet qė irlandezėt, galezėt apo skocezet janė gjenetikisht tė pastėr tė gjithė. Pėrkundrazi, kėrkime gjenetike tregojnė qė kėto popullata dhe disa tė tjera europiane kanė pėrcaktuar njė gjurmė kulturore mė shumė se njė trashėgimi gjenetike mes ish-keltėve tė Europės.

Na duhet kėshtu t'i referohemi njė bashkėsie traditash, folklori, mentalitetesh kelte-indoeuropiane-cimerike mė shumė se pėr njė popull tė bashkuar; njė federatė njerėzish tė ngjashėm, por jo identikė, shpesh nė rivalitet mes tyre, por tė bashkuar nga njė shpirt i pėrbashkėt fetar.

Dhe ndoshta ky globalizim ante-literam ėshtė ajo qė sot tė gjithė e quajnė Atlantide; njė popull qė bashkoi tė gjithė planetin me kulturėn e tij tė civilizuar. Njė popull qė nuk e ka origjinėn vetėm nga njė kontinent i humbur nė Oqeanin Atlantik, por qė nė Azi dhe ndoshta nė Oqeanin Pacifik ka origjinėn e tij origjinale, kaq shumė tė kritikuar nga studiuesit.... Mund tė themi qė nga kėto vise vijnė paraardhėsit e keltėve?
avatar
Jon

1227


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mendoj se diku tjeter fshihet e verteta

Mesazh  Dielli_Juaj prej 02.12.09 11:32

Ndiqni me vemendje videon qe po jap si lidhje, gjerat sa vijne e behen me te qarta. Shqipja mbart thesare te mistershme, qe koha ka dashur ti mbuloje...

Dielli_Juaj

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Keltėt

Mesazh  Equinox prej 12.09.11 22:29

Keltėt



Emėrtimi keltė nuk i drejtohet njė populli tė vetėm qė i pėrket njė etnie tė caktuar, por grupesh fisnore qė kanė tė pėrbashkėt gjuhėn, zakonet fetare dhe format e shprehjes artistike.

Dialektet e ndryshme gjuhėsore tė pėrdorura nga keltėt janė indoevropiane, ashtu si latinishtja, greqishtja, gjuhėt gjermanike, ilirike, iranike dhe indiane.

Gjuha galike e skocezėve, qė flitet nė disa fshatra nė Irlandė dhe Skoci, gjuha betone dhe galeze, qė pėrdoren gjerėsisht nė Bretanjė e Uells, janė disa prej gjuhėve kelte qė pėrdoren edhe sot e kėsaj dite.

Nuk krijuan kurrė njė shtet tė vetin

Duke mos u ndjerė njė komb i vetėm, keltėt nuk krijuan kurrė njė shtet tė vetin ose njė perandori, po vetėm disa lidhje kalimtare mes fisesh e luftėtarėsh. Kultura e tyre, si edhe ligjet e historia, janė pėrcjellė brez pas brezi gojarisht dhe pikėrisht pėr kėtė njė pjesė e mirė e tyre ka humbur.

Siē ka vėrejtur edhe Jul Cezari, zotėruesit e dijeve nė botėn kelte kanė qenė druidėt, njė shtresė priftėrinjsh, tė cilėt merreshin me edukimin e tė rinjve me parime, dhėnien e drejtėsisė dhe kryerjen e riteve fetare.

Nė dritė tė objekteve tė zbuluara nga arkeologėt si edhe tė dėshmive tė lėna nga bashkėkohėsit grekė e latinė, shoqėria, arti dhe kultura kelte nga ngjan jashtėzakonisht moderne dhe shumė mė e zhvilluar nga ē’pandehej.
avatar
Equinox

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Keltėt

Mesazh  Luli prej 04.08.12 21:52

Ēfarė ka mbetur nga kultura kelte…


Varri kelt i zbuluar nė Heuneburg, nė jugperėndim tė Gjermanisė

Tė rėnė nėn goditjet e Perandorisė Romake, pasi sunduan shumė vende tė Europės pėr mė tepėr se 800 vjet, popujt dhe fiset kelte, tė cilėt jetuan mes shekujve VIII dhe tė dytė pas erės sonė, kanė lėnė shumė dėshmi tė civilizimit tė tyre tė lulėzuar si fortifikimet, kullat, muret dhe varrezat e mbyllura tė cilat ende nė ditėt tona janė tė rrethuara nga njė atmosferė e mistershme.

Gjurma e fundit qė ka arritur deri nė ditėt tona nga qytetėrimi i lashtė kelt ėshtė njė varr i cili daton rreth 2.600 vjet mė parė, i zbuluar vitin e kaluar nė afėrsi tė kalasė prehistorike tė Heuneburg, nė jugperėndim tė Gjermanisė, njė nga vendbanimet mė tė rėndėsishme dhe mė tė lashta kelte.

Nė brendėsi tė tij ėshtė gjetur njė thesar i vėrtetė: bizhuteri tė shumta ari, bronzi dhe qelibari, gjithashtu eshtrat e njė gruaje dhe njė fėmije (ndoshta djali i saj), gjė qė tė bėn tė kuptosh se personi i varrosur nė kėtė vend i pėrkiste aristokracisė sė Heuneburg. Varri i zbuluar ndodhet brenda njė dhome tė madhe nėntokėsore me pėrmasa 4 x 5 metra dhe i ruajtur nė gjendje tė shkėlqyer.

Dyshemeje prej druri, e cila ėshtė gjithashtu e ruajtur mjaft mirė, ėshtė ēelėsi pėr tė zbuluar edhe kronologjinė e varrit, kohėn kur ėshtė varrosur gruaja, qė sipas tė gjitha gjasave i pėrket njė familjeje aristokrate.

Nga studimi rezulton se pema ėshtė 2620-vjeēare, prandaj, duke supozuar se pema u pre posaēėrisht pėr tė ndėrtuar varrin nė fjalė, atėherė i bie qė gruaja tė ketė vdekur nė vitin 609 para erės sonė. Kjo e bėn atė varrin mbretėror tė njė femre kelte mė tė vjetėr nė botė.

Nga mė shumė se 50 varre keltė qė janė gjetur nė qytetin e fortifikuar tė Heuneburg, shumė prej tyre ende nuk janė gėrmuar pėr tė zbuluar se ē’fshehin brenda tyre, ndėrsa shumė tė tjerė presin tė identifikohen.

Nė mesin e atyre tė hapur qėndron “Grupi Hohmichele”, njė nekropol i pėrbėrė nga tė paktėn 36 kodrina varrimi, qė e merr emrin nga varri mė i madh, Hohmichele.



Njė nga gjėrat mė interesante dhe njėkohėsisht misterioze qė trashėgohet nga qytetėrimi kelt ėshtė edhe kryqi i tyre. Po cili ėshtė nė tė vėrtetė kuptimi i tij? Kryqi si objekt, qė prej antikitetit tė largėt ka marrė kuptime tė ndryshme simbolike nė kultura tė ndryshme si p,sh pikat kardinale, apo katėr elementet e universit (uji, toka, ajri, zjarri), 4 stinėt etj.

Sipas studimeve, ekziston mundėsia qė kryqi kelt, i pėrbėrė nga dy krahė tė gdhendur nė njė rreth, tė simbolizojė universin, qendra e tė cilit korrespondon nė pikėn e kryqėzimit tė krahėve. Mė vonė ai u pėrshtat nga Krishterimi nė Irlandė.

Pas Luftės sė Dytė Botėrore, kryqi kelt u bė simbol i disa lėvizjeve shoqėrore tė krahut tė djathtė, qė i referohen qytetėrimit tė kelt, pikėrisht popullit tė formuar midis lumenjve tė Rinit dhe Danubi rreth mijėvjeēarit tė dytė para erės sonė dhe u pėrhapėn nė tė gjithė Europėn mes shekujve tė shtatė dhe tė katėrt pas erės sonė.

Kėto lėvizje e konsiderojnė kulturėn kelte, tė bazuar mbi aristokracinė dhe luftėn, si atė mė origjinale dhe mė autentike tė gjithė Europės, e cila ėshtė e pastėr dhe e “pakontaminuar” nga migrimet e njėpasnjėshme dhe dyndjet e popujve tė tjerė.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

924


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Keltėt

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi