Titaniku

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Titaniku

Mesazh  Jon prej 04.10.09 21:24

Shkrimtari qė shkruajti fatin e Titanikut, 14 vjet para tragjedisė

[You must be registered and logged in to see this image.]

Titaniku, gjiganti dhe i pamposhturi i kompanisė britanike "White Star Line", ka qenė anija e parė e madhe dhe luksoze transatlantike tė kohėve moderne. Falė bazės sė tij teknike, ky kolos oqeanik duhej tė kishte qenė ekstremisht i sigurtė dhe pikėrisht pėr kėtė arsye, kompania nuk e ndieu tė nevojshme tė vendoste njė numėr varkash shpėtimi tė mjaftueshme pėr tė gjithė pasagjerėt.

Ky pallat luksoz pluskues u fundos nė mėnyrė tė mjerueshme gjatė udhėtimit tė parė tė tij nė natėn e 12 prillit tė vitit 1912 pas pėrplasjes me njė ajzberg. 1500 pasagjerė humbėn jetėn.

Tregjedia e goditi shumė fort opinionin publik. Pėr njė anije me sisteme sigurie avangarde, njė tragjedi e tillė ishte tėrėsisht e paparashikuar.

Por, ndoshta e "paparashikuar" nuk ėshtė termi i saktė pėr t'u pėrdorur nė kėtė rast, meqenėse 14 vjet mė parė, nė vitin 1898, Morgan Robertson, njė shkrimtar amerikan i cili shkruante libra marinarėsh, publikoi njė roman tė titulluar "Futility", nė tė cilin pėrshkruhet me detaje tė hollėsishme, e ardhmja tragjike e Titanikut.

Qė nė fillim tė librit mund tė lexohen fraza shumė domethėnėse tė tipit: "Anija me avull Titan konsiderohej si njė anije e pafundosshme. E pafundosshmja dhe e pamposhtura mbante nė bordin e saj numrin minimal tė varkave tė shpėtimit tė lejuar nga ligji".

Por, analogjitė impresionuese tė dy anijeve, Titani imagjinar dhe Titaniku real, vazhdojnė edhe nė faqet vijuese tė romanit, tė cilat janė ekzaminuar njė pėr njė me detaje. Mė pas ėshtė publikuar libri i autorit Martin Gardner, i titulluar "The wreck of the Titanic foretold?" (Tragjedia e Titanikut e parashikuar?). Gardner nuk mendonte absolutisht se Robertson kishte parashikuar tė ardhmen e Titanikut dhe nė librin e tij shpreh se ngjasimet janė vetėm koincidenca dhe nė pėrputhje me ligjet normale tė statistikave tė probabilitetit. Megjithatė, nuk ka lėnė pa ekzaminuar detajet qė e bėjnė Titanin njė lloj fati tė parashikuar tė Titanikut pa anashkaluar sigurisht edhe dallimet ndėrmjet tyre:

- Para sė gjithash, anijet kanė pothuajse tė njėjtin emėr: Titan dhe Titanik.

- Titaniku ishte 882,5 kėmbė i gjatė ndėrsa Titani 800.

- Tė dyja anijet ishin prej ēeliku me 3 elika dhe 2 trarė tė mėdhenj.

- Tė dyja konsideroheshin si tė pafundosshme pėr shkak tė ndarjeve ujore: 19 tek Titani dhe 16 tek Titaniku.

- Titani kishte 92 dyer ujore, Titaniku 12.

- Tė dyja konsideroheshin fjalė pėr fjalė "anija mė e madhe pėr pasagjerė qė ėshtė ndėrtuar ndonjėherė".

- Tė dyja mund tė mbanin deri nė 3.000 pasagjerė.

- Titani transportonte 3.000, ndėrsa Titaniku 2.235.

- Titaniku kishte 66.000 tonelata vėllim uji tė zhvendosur, Titani 45.000 tė tilla

- Tė dyja anijet kishin shumė pak varka shpėtimi: 20 Titaniku dhe 24 Titani.

- Titaniku udhėtonte me 22.5 nyje kur u pėrplas me ajzbergun, Titani me 25 nyje.

- Tė dyja anijet e filluan udhėtimin e tyre nė muajin prill.

- Tė dyja u pėrplasėn me njė ajzberg dhe tė dyja nė mesnatė.

- Titaniku udhėtonte nė qiell tė hapur pa hėnė, ndėrsa Titani me mjegull tė ndriēuar nga hėna.

- Tė dyja anijet u fėrkuan me ajzbergun nė anėn e djathtė tė pėrparme.

- Tė dyja pėrshkonin vijėn qė lidh New Yorkun me Anglinė.

- Pėr Titanikun ishte udhėtimi i parė i inaugurimit nga Anglia pėr nė New York, ndėrsa Titani pėrshkontedrejtimin e kundėrt pėr herė tė tretė.

- Tė dyja anijet ishin pronė e njė kompanie britanike me qendėr nė Liverpul.

- Nė tragjedinė e Titanikut humbėn jetėn 1.520 pasagjerė, ndėrsa tek Titani 3.000.

Ndoshta kjo listė e detajuar mund tė duket pak e mėrzitshme, por ėshtė e domosdoshme dhe e paevitueshme pėr tė krijuar njė ide rreth kėtyre "koincidencave" shumė tė ēuditshme. Megjithatė, me njė shikim tė shpejtė duket qartė se numri i dallimeve mes dy anijeve dhe ndėrmjet imagjinares dhe realitetit ėshtė mė i vogėl se ai i ngjashmėrive.

Parashikuesit e fatit bėjnė njė numėr tė madh parashikimesh, pasi e dinė se ndėrmjet gamės sė madhe shpesh tė anashkaluar tė gabimeve tė tyre, do tė ketė patjetėr ndonjė parashikim qė do tė koinēidojė me realitetin. Por, nė rastin e kėtij romani tė anlizuar mirė pėr vite me radhė nuk mund tė jemi tė sigurt qė bėhet fjalė pėr koinēidenca. Ka kaq shumė fakte qė pėrputhen nė mėnyrė tė ēuditshme me njė realitet ndoshta tė parashikuar tė njė tragjedie.

A mund tė flitet me tė vėrtetė pėr "koinēidenca"?

Gardner, skeptiku dhe analizuesi i fakteve tė librit tė Robertson ėshtė tėrėsisht i bindur pėr kėtė dhe jep njė sėrė argumentesh pėr tė hedhur poshtė spekullimet e mundshme. Ai thotė se koinēidencat ndėrmjet Titanit dhe Titanikut janė tė shumta nė numėr pasi pėrveē rastėsisė sė thjeshtė, luan njė rol shumė tė rėndėsishėm edhe arsyetimi logjik i ndjekur nga autori i romanit.

Duke dashur tė shkrujė njė histori rreth njė katastrofe gjigante detare, ishte e thjeshtė tė zgjidhte pėrplasjen me njė ajzberg, pasi nė ato kohėra ishte njė rrezik shumė i frikshėm pėr detarėt. Periudha mė e rrezikshme pėr udhėtimet ishta pranvera, kur i ngrohti fillon tė shkrijė akullin polar, duke formuar kėshtu ajzberg gjigantė pluskues. Nė kėtė mėnyrė, ishte logjike qė tė zgjidhte muajin prill pėr katastrofėn.

Ishte gjithashtu e logjikshme qė kjo anije tė konsiderohej nė roman si e pafundosshme pasi njė bindje e tillė i shton tragjedisė njė ironi tė hidhur, qė e bėn historinė mė interesante dhe tėrheqėse. Pėrsa i pėrket tė dhėnave tė shumta teknike tė anijes, qė ishin gati identike me atė realen, ėshtė disi e vėshtirė tė flitet pėr rastėsi tė thjeshtė. Kėtė rast Gardner e shpjegon vetėm me njė alternativė, qė Morgan Robertson, shkrimtar tregimesh marinare, ishte padyshim tejet i informuar dhe i ditur pėr sa i pėrket teknikave detare.

Ėshtė e vėrtetė qė nė kohėn e tij, anijet nuk kishin ende karakteristikat avangarde dhe luksoze tė Titanikut, por qė nė atė kohė mendohej tė ndėrtoheshin anije shumė tė mėdha. Nė kėtė mėnyrė, Gardner thekson edhe njė fakt tjetėr tė rėndėsishėm.

Mė 17 shtator 1892, nė gazetėn "New York Times" ishte deklaruar ndėrtimi i njė anijeje tė emėrtuar "Gigantic", e cila nė tė vėrtetė nuk u realizua kurrė, por nė projektin e pėrshkruar nė gazetė shfaqeshin tė dhėna shumė tė pėrafėrta me ato tė Titanit imagjinar.

Robertson mund ta ketė lexuar kėtė lajm, duke e pėrdorur mė pas si frymėzim ideal pėr detajet teknike tė romanit tė tij. Sipas argumentimeve tė Gardner, legjenda e njė tragjedie tė parashikuar tė Titanikut shkatėrrohet duke u katandisur nė njė tėrėsi koinēidencash dhe dijesh teknike tė shkrimtarit. Por, ka edhe njė anė tjetėr tė medaljes...

Rastėsi banale?

Njerėzit e shkencės sigurisht qė e kanė vlerėsuar shumė ftesėn e Gardnerit pėr tė pėrdorur logjikėn dhe racionalizmin gjatė ekzaminimit tė koinēidencave tė habitshme midis Titanit dhe Titanikut. Nė analizėn e fakteve, nė asnjė mėnyrė nuk mund tė shpėrfillen principet e pėrllogaritjeve tė probabilitetit dhe nuk mund tė transportohesh emocionalisht nga historia mahnitėse e shkrimarit me aftėsi parashikuese tė fatit dhe nė kėtė rast tė tersit.

Megjithatė, do tė ishte gjithashtu gabim t'i japėsh njė fuqi kaq tė madhe ligjeve tė statistikės sė probabilitetit. Nėse njė majmun arrin qė duke shtypur rastėsisht shkronjat nė tastierė tė formojė fjalėn "tani", nuk mund tė ēuditemi. Ka shumė probabilitet qė tė shtypėsh katėr shkronja rastėsisht dhe tė formosh njė fjalė qė ka kuptim. Por, nėse majmuni arrin tė shkruajė "tani kam uri", do tė ishte mėse e ēuditshme, pasi probabiliteti qė duke shtypur shkronja tė rastėsishme nė tastierė, tė formohet njė sekuencė ose njė fjali qė ka kuptim, atėherė kjo do tė ishte gati e pamundur.

Duke pėrdorur kėtė analogji me romanin e Robertson, duhet tė pranohet ideja se njė numėr kaq i madh koinēidencash nuk mund tė jetė thjesht produkt i rastėsisė. Megjithatė, Gardner nė librin e tij na fton qė tė analizojmė jo vetėm rastėsinė, por edhe arsyetimin logjik tė ndjekur nga shkrimtari.

Ndoshta gjithēka ėshtė shumė e logjikshme, e megjithatė nuk ka mundėsi qė autori, gjatė shkrimit tė romanit tė gjendej pėrballė njė sėrė zgjedhjesh dhe taktikave logjike pa patur asnjė alternativė tjetėr. Titani i tij mund tė ishte pėrplasur me njė anije tjetėr, ose mund tė kishte shpėrthyer si pasojė e problemeve teknike tė saj, ose madje tė ishte pėrplasur me njė shkėmb tė pashėnuar nė hartė. Pėrplasja me ajzbergun nuk ėshtė e vetmja mundėsi.

Pėrsa i pėrket serisė sė ēuditshme tė koinēidencave nė karakteristikat teknike tė dy anijeve, Gardner insiston se autori i romanit mund tė kishte lexuar fare mirė artikullin e "New York Times", nė tė cilin flitet pėr ndėrtimin e anijes mė tė madhe tė asaj kohė tė emėrtuar "Gigantic", projekt i cili nuk u realizua kurrė. Por, sa ngjashmėri ka Titani me Gigantic?

John Paul Eaton ėshtė personi qė ka ndjekur studimet e mėdha rreth Titanikut. Ka shkruar libra rreth kėtij argumenti dhe gjithashtu ėshtė kėshilltar i Shoqėrisė National Geographic dhe i dy muzeumeve detarė. Ky studioz i mirėnjohur ka arritur nė pėrfundimin se detajet teknike dhe shifrat e deklaruara pėr ndėrtimin e Gigantic nuk janė tė ngjashme me ato tė pėrdorura nga Robertson pėr ndėrtimin e anijes sė tij imagjinare. Titani dhe Gigantic ngjajnė vetėm nė shpejtėsinė e tyre dhe nė numrin e elikave, ndėrsa gjatėsia, kuajt fuqi dhe emrat e tyre janė tė ndryshme.

Nė kėtė mėnyrė, Eaton ka hedhur poshtė teorinė se Robertson ka pėrdorur artikullin e famshėm tė "New York Times" dhe informacionet teknike qė lidheshin me ndėrtimin e Gigantic. Tė dhėnat tregojnė se Titani ėshtė shumė herė mė i ngjashėm me Titanikun se sa me Gigantic e megjithatė, Gardner insiston se ka mundėsi qė nė kohėn kur Robertson ka shkruar romanin, kompania "White Star" tė kishte bėrė publik emrin dhe projektin e ndėrtimit tė Titanikut.

Natyrisht, ky ėshtė njė dyshim qė mund t'i vijė shumė njerėzve, por eksperti J.P Eaton nuk ka ndenjur pa e shprehur skepticizmin e tij rreth kėsaj hipoteze, duke thėnė se emri i anijes sė re, pra Titanik, ėshtė bėrė publik nė vitin 1907, ndėrsa romani ėshtė publikuar nė vitin 1898 dhe sigurisht ėshtė nisur tė shkruhet kohė mė parė.

Por, a ka mundėsi qė ndonjė informacion tė jetė pėrhapur fshehurazi para deklaratės zyrtare tė kompanisė "White Star"? Edhe sikur kjo hipotezė tė ishte e vėrtetė, pėrhapja e fshehtė e informacionit nuk do tė mund tė mbėrrinte kurrė nė veshin e Robertson, pasi nė kohėn kur ai shkroi romanin e tij, Titaniku as nuk ishte ideuar dhe as projektuar. Eaton deklaron se ideja pėr realizimin e Titanikut pėrkon me tė njėjtin vit kur ėshtė bėrė publik emri dhe projekti i tij: viti 1907.

Pikėrisht nė atė vit u bė edhe takimi historik mes J. Bruce Ismay, president i "White Star" dhe Lord Pirrie, president i sipėrmarrjes sė ndėrtimeve "Harland" dhe "Wolff".

Me gjithė studimet dhe ekzaminimet e shumta, shkencėtarėt nuk kanė dashur tė shprehin njė opinion konkret rreth ēėshtjes Titan-Titanik, nė mėnyrė qė studimet e tyre tė mos bėhen pre e spekullimeve dhe legjendave urbane.

Sigurisht qė Gardner mund tė ketė patur tė drejtė pėr arsyetimet e tij e megjithatė ėshtė gjithashtu e ēuditshme se si njė shkrimtar i tetėqindės ka arritur tė shkruajė njė libėr me kaq shumė koinēidenca me ngjarjen reale dhe me detajet teknike tė ndėrtimit tė anijes. Janė shkruar shumė libra mbi katastrofa imagjinare qė mund tė kenė koinēiduar rastėsisht me ndonjė reale.

Por, a mund tė ketė ngjashmėri aksidentale kaq tė saktė nė detaje? Pyetja vazhdon tė qėndrojė e hapur…

Pėrgatiti
Klarita Bajraktari

Jon

1307


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Titaniku

Mesazh  Hokus-Pokus prej 18.07.11 21:00

Nis kerkimi per fantazmat e ... Titanikut


Nje grup gjuetaresh fantazmash po planifikojne nje gjueti me permasa titanike per te pare nese njerezit qe u mbyten bashke me Titanikun akoma po jetojne shpirterisht ne skeletin e anijes se mbytur.

Ne prill 20 kerkues te veprimtarive paranormale priten te ndermarrin nje udhetim prej 960 miljesh qe nga bregu i Nju-Jorkut deri ne vendin ku eshte mbytur Titaniku ne vitin 1912 me shpresen se mund te kapin ndonje prove te zerave fenomenale elektrike ose sic quhen EVP ne menyre qe te vertetojne se njerezit qe vdiqen aty kane lene nje impresion psikik ne ate vend.

Mbytja ndodhi rreth 99 vjet me pare por kerkuesit me ne krye ekspertin e Titanikut William Brower shpresojne se mund te gjejne akoma prova se njerezit e mbytur jane akoma aty rrotull shpirterisht. Mathew Sandman Kelley po organizon nje ekspedite ne vendin e mbytjes se Titanikut ne menyre qe te vertetoje qe njerezit e mbytur aty nuk jane larguar pasi trupat e tyre nuk jane varrosur.

Ekziston nje teori se ne vendet ku kane ndodhur tragjedi apo trauma te medha njerezore ekzistojne mbetje spirituale ose emocionale - thote Brower i cili merret me studimin e Titanikut qe kur ka qene 5 vjec dhe ka pare nje film te quajtur Ngjallni Titanikun.

Kelley nje ish-shofer kamioni ne pension i cili po e organizon udhetimin ne kuader te shoqerise DEAD Direct Evidence After Death e cila do te thote evidenca direkte te pasvdekjes thote se EVP mund te jete e vetmja menyre shpjegimi i negativeve te fotografive. Kelley beson se ky udhetim do te trondise ujerat e qeta te kerkimeve paranormale.

Ne do te rikrijojme te njejten atmosfere qe ishte diten qe anija u mbyt. Do te hame darke ne te njejten ore qe u sherbye ne anije ate nate dhe do te degjojme ate muzike qe luhej ate nate - thote ai - por dua te qartesoj dicka...une nuk besoj se shpirtrat ekzistojne ne nuk po gjuajme shpirtra por po perpiqemi te vertetojme qe pas vdekjes ka mbetje te energjise emotive te te vdekurve.

Cdo kerkues qe do te marre pjese ne kete ekspedite ka arsye te forta por askush me shume se nje pilote e Marines Amerikane e cila quhet Angelica Harris. Xhaxhai i saj i madh vdiq ne Titanik - thote Brower - ajo do te hape nje klase mesimi mbi det ne vendin ku eshte mbytur Titaniku per nxenesit qe duan te studiojne rreth Titanikut.

Gjithsesi ekziston nje risk qe ekspedita mund te deshtoje perpara se te nise. Ne po perpiqemi te grumbullojme te pakten 83000 dollare fonde - thote Kelley - ne qofte se nuk gjenden fondet do ta shtyjme per ne vere udhetimin. Disa kompani na kane premtuar po shumica e tyre thone qe ta bejme punen pastaj po doli gje te na shperblejne.

Por njerezit qe besojne se fantazmat dhe shpirtrat ekzistojne nuk kane besim tek sipermarrja e Kelleyt. Terra King nje besimtare qe shkruan per rrjetin Sun ndashSentinel.com thote se te kerkosh per EVP fushebeteja ose vende fatkeqesish te medha eshte veprim johuman dhe joetik.

- Shume grupe kerkojne per zerat e te vdekurve por keto jane perpjekje te turpshme nese kryhen ne vende fatkeqesish e tragjedish - thote King. Por Kelley e lut King per mirekuptim. Ai thote se nuk do te bejme kerkime brenda ne uje as ne fundin e oqeanit. Ne thjesht do te qendrojme ne siperfaqe.

Standard

Hokus-Pokus

543


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Titaniku

Mesazh  nert prej 18.07.11 22:44

Me falni po pse lidhet gjithome si ne paralajmerim a dicka e tille, Po sikur te kete ndodhur e kunderta dhe idatoret e Titanikut ta lene lexuar vepren dhe te kene bere nje imitim te saj,

nert

146


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Titaniku

Mesazh  Estilen prej 04.11.11 16:00

Shqiptari qė i mbijetoi mbytjes sė Titanikut

Pak kush ka dijeni, por mes pasagjerėve tė anijes mė tė madhe e mė luksoze tė kohės, ka pasur edhe njė shqiptar.

98 vjet mė parė, diku mes Anglisė dhe Nju Jorkut, nė mes tė oqeanit, nė mes tė errėsirės dhe acarit, u realizua njė nga historitė mė tragjike tė njerėzimit.

Titaniku, anija mė e famshme e tė gjitha kohėrave, u pėrplas me njė ajsberg dhe pėrfundoi nė fund tė detit duke marrė me vete edhe 1523 shpirtra njerėzorė.

Publiciteti i ngjarjes sė mbytjes sė Titanikut, ka bėrė qė tė xhirohet njė film nė 6-7 vjet, me tė dhėna nga tė mbijetuarit e paktė.

Pakkush ka dijeni, por mes pasagjerėve tė anijes mė tė madhe e mė luksoze tė kohės, ka pasur edhe njė shqiptar, historinė e tė cilit e transmeton “ABC News”.

Ilia Deti, njė emigrant nga Vithkuqi i Korēės nė Boston tė Amerikės qė nė vitin 1909, arriti t’i shpėtojė tragjedisė duke u kapur pas njė barke.

Estilen

1024


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Titaniku

Mesazh  Hokus-Pokus prej 07.03.12 20:07

Hėna shkaktoi mbytjen e Titanikut

[You must be registered and logged in to see this image.]

Njė shekull pas tragjedisė sė Titanikut, shkencėtarėt kanė gjetur njė fajtor tė “papritur” pėr mbytjen e anijes: Hėnėn.

Tė gjithė ata qė e njohin historinė e mbytjes sė superanijes sė 100 viteve mė parė, e dinė se ajo erdhi pėr shkak tė pėrplasjes me njė ajsberg.

“Njė lidhje qė ekziston mes Hėnės dhe lėvizjes sė ajsbergėve shpjegon se pse njė numėr i pazakontė i copave tė akullit u gjend nė rrugėn e Titanikut natėn e 15 prillit 1912”, thotė Donald Olson, fizikan nė Universitetin e Teksasit.

Qė nga koha kur ndodhi tragjedia e Titanikut, nė tė cilėn vdiqėn 1517 persona, studiuesit janė munduar tė kuptojnė se pse kapiteni Eduard Smith i injoroi paralajmėrimet pėr ajsbergė nė zonėn ku do tė kalonte anija.

Ai ishte kapiteni mė me pėrvojė i White Star Line dhe i kishte rėnė kryq e tėrthor disa herė Atlantikut tė Veriut e njihej si lundėrtar i kujdesshėm.

“Ajsbergėt e Groenlandės si ai qė goditi Titanikun zakonisht ngecin nė ujėrat e cekėta tė Labradorit dhe Njufajndlendit dhe nuk mund tė lėvizin drejt jugut pa u shkrirė mjaftueshėm qė dallgėt tė munden t’i lėvizin”, thotė Olson.

Pra si ka mundėsi qė njė numėr i madh ajsbergėsh gjendeshin nė “rrugėn” e anijeve, nė ujėrat e jugut.

Ekipi i shkencėtarėve u mbėshtet nė spekulimin e oqeanografit Fergus Ud, i cili thoshte se njė afrim i pazakontė i Hėnės nė janar tė 1912-s mund tė ketė shkaktuar dallgė aq tė larta saqė shumė ajsbergė janė shkėputur nga Groenlanda dhe kanė lėvizur pa e ndryshuar madhėsinė drejt ujėrave ku kalonin anijet.

Olson thotė se njė herė nė shumė kohė, Hėna dhe Dielli vendosen nė njė linjė tė tillė qė forcat e tyre gravitacionale forcojnė njėra-tjetrėn. Nė atė kohė, Hėna kishte largėsinė mė tė vogėl nga Toka nė 1400 vjet dhe afrimi maksimal ndodhi nė 6 minuta tė hėnės sė plotė.

Pėr mė tepėr, afėrsia mė e madhe e Tokės me Diellin ishte shėnuar pikėrisht njė ditė mė parė. Njė konfigurim i tillė rriti efektin e Hėnės nė oqeane.

Sipas studimit tė Olson, ajsbergu qė u fut nė ujėrat ku lundronte Titaniku mund tė jetė shkėputur nga Groenlanda nė janar tė 1912-s. Dallgėt e larta tė baticės, tė shkaktuar nga kombinimi i fenomeneve astronomike, u kanė mundėsuar ajsbergėve mbėrritjen nė ujėrat ku lundronte Titaniku.

Shkencėtarėt qė kryen studimin shfajėsojnė kapitenin Smith (edhe pse njė shekull me vonesė) pėr vendosmėrinė e tij pėr tė lundruar natėn e 15 prillit. Si njė njohės i mirė i detit, ai nuk kishte arsye tė besonte se ajsbergėt qė do t’i shfaqeshin pėrpara ishin aq tė mėdhenj dhe tė shumtė nė numėr.

“Nė terma astronomikė, mundėsitė qė tė krijohej njė kombinim i tillė ishin 1 mbi….le tė themi njė shifėr astronomike”, pėrfundon drejtuesi i ekipit qė kreu studimin, i cili do tė publikohet nė prill nė revistėn “Sky & Telescope”.

Gazmira Ndoja

Hokus-Pokus

543


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

titaniku

Mesazh  pqx prej 07.03.12 20:15

mirmbrema nuk kuptova nje gje titulli ishte bombastik por nuk shkruante gje se ky fati i titanikut u shkrua 14 vjet me pare kete histori e kemi par neper medjat edhe neper tv por pa te ofenduar nuk ka te bej fare me titullin

pqx

7


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Titaniku

Mesazh  Berti69 prej 10.03.12 8:41

Fundosja e Titanikut, kapiteni ndodhej nė bar

Kapiteni i “Titanic”, trans-oqeanikut qė u fundos nė udhėtimin e tij tė parė drejt Amerikės, ndodhej nė barin e anijes nė momentin qė ajo u pėrplas me ajsbergun dhe jo nė drejtimin e anijes.

Kėshtu tė paktėn zbulohet nga njė letėr e Emily Richards, e mbijetuar e tragjedisė nė atė mbrėmje tė ftohtė tė 15 prillit tė 1912-s.

“Pashė kapitenin Edward Smith nė ambientet e barit nė momentin e pėrplasjes, thotė ajo. Mė pas anija nisi tė anohej dhe gjėrat rrodhėn shumė shpejt”, thuhet nė letrėn e Richards dėrguar nė atė kohė familjes sė saj.

Titanic u mbyt mė 15 prill 1912 dhe nė bordin e saj ndodheshin mė shumė se 2200 persona, rreth 900 prej tė cilėve anėtarė tė personelit tė shėrbimit. Vetėm 710 persona, pasagjerė dhe disa pjesėtarė tė ekuipazhit mundėn t’i shpėtonin fatit tragjik.

Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


341


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

informacion

Mesazh  iforti prej 10.03.12 19:23

informacion intersant po shof se keto kohet e fundit anetaret e forumit nuk jane shum aktive me materialet lajmet edhe informacionet

iforti

402


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Titaniku

Mesazh  Luli prej 11.03.12 0:32

Imazhet e Titanikut tė varrosur nė Atlantik

[You must be registered and logged in to see this image.]

Imazhi i formuar nga kėrkuesit me bashkimin e copave tė Titanikut

Ajo ėshtė njė nga katastrofat mė tė famshme qė ka njohur bote dhe qė ka inspiruar njė film fitues tė ēmimit Oskar. Por asnjėherė mė parė nuk janė parė detaje tė kėsja katastrofe se sa tregohet nė kėto imazhe tė reja.

Kėrkuesit kanė bashkuar atė qė mund tė quhet harta e parė e plotė tė historisė sė Titanikut.

Ata shpresojnė se do mund tė paraqesin njė pamje tė re tė asaj se ēfarė ka ndodhur ekzakt 100 vite mė parė kur anija goditi ajsbergun dhe mė pas u fundos nė oqeanin verior tė Atlantikut duke lėnė mė shumė se 1 5000 njerėz tė vdekur.

[You must be registered and logged in to see this image.]

Dy pjesėt e Titanikut tė cilat ndodhen rreth 800 metra larg njėra-tjetrės

Ekipi i kėrkuesve kanė pėrdorur hidrolokatorėt e mė shumė se 100 mijė fotove tė marra nėn ujė nga robotėt.

Zbulimet e reja pritet tė publikohen tė plota nė njė dokumentar dy-orėsh qė do tė shfaqet me 15 prill, ekzakt 100 vite pas fundosjes. /F.S/

Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

640


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Titaniku

Mesazh  Luli prej 18.03.12 15:49

Letra e shkruar nė Titanik, mbėrrin pas 100 vjetėsh

[You must be registered and logged in to see this image.]

Pasardhėsit e njė kirurgu tė vdekur nė tragjedinė e anijes Titanic, do tė marrin njė letėr qė paraardhėsi i tyre e kishte shkruar pak para pėrmbytjes sė anijes.

Mesazhin nė familjen e John Edward Simpson, qė jeton nė Belfast, do ta sjellė njė person ende i paidentifikuar, i cili e bleu atė letėr nė njė ankand dhe do ta bėjė publike pėrmbajtjen e letrės.

Ankandi qė u mbajt nė Ishujt Long nuk pati asnjė blerės qė ofroi ēmimin minimal prej 34 mijė dollarėve.

Por nė fund tė ankandit, njė blerės qė preferoi tė mbetej anonim, bleu letrėn pėr njė shumė qė ende mbetet sekrete. Letra ėshtė shkruar nė vitin 1912 dhe i drejtohej nėnės sė kirurgut.


Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

640


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pamjet e Titanik-ut siē nuk e keni parė kurrė

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 22.03.12 9:38

[You must be registered and logged in to see this image.]

Fundosja e Titanikut ishte njė ndėr dramat mė tė mėdha e qė mbahet mend mirė nė histori ndėrsa misteret nuk kanė reshtur mes shkencėtarėve dhe historianėve pėr vite me rradhė. Kėto foto qė keni rastin tė shikoni do tė botohen nė numrin e prillit 2012 tė revistės National Geographic. Nė to secili prej jush mund tė krijojė idenė se si duket gjigandi i dikurshėm nė ditėt e sotme nė fund tė detit. Nisur nga kėto foto tė realizuara nga teknologjia e lartė e pėrdorur nga njė grup kėrkimor “Woods Hole Eceanographic Institution” mund tė imagjinoni qartė se ēfarė ndodhi nė 15 prill 1912.

[You must be registered and logged in to see this image.]

[You must be registered and logged in to see this image.]

[You must be registered and logged in to see this image.]

Meridiani 0 (zero)

366


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Titaniku

Mesazh  Luli prej 03.04.12 20:46

TITANIKU - Njė mit tragjik qė nuk fundoset

"I pafundosshėm": Me kėtė pėrcaktim, njė anije transatlantike me linja tė pėrsosura fitoi detet pranė kantierėve tė Harland & Wolff tė Belfastit nė 30 mars 1911. Superstrukturat dhe byku prej ēeliku, 269 metra i gjatė dhe 28 metra i gjerė ishin pėrfunduar tashmė, por mungonte ende pėrgatitja e pjesės sė brendshme, njė operacion qė do tė kėrkonte njė vit tė tėrė punė me regjim tė plotė.

Nė planet e shoqėrisė sė anijeve britanike White Star Line ishte parashikuar qė Titanik, siē quhej anija, tė ishte shprehja maksimale e teknologjisė sė kohės, pėrveēse transatlantiku mė luksoz dhe i rehatshėm qė kishte ēarė ndonjėherė detet.

Ky i fundit kishte njė binjak, Olympic, i nxjerrė pak mė herėt, por disa dallime tė vegjėl dhe disa pėrmirėsime do ta bėnin Titanikun majėn e diamantit tė flotės. Pėr shkak tė shėrbimit postar qė anija do tė kryente pėr llogari tė qeverisė sė Madhėrisė sė Saj, pėrveēse shėrbimit pėr pasagjerė, iu shtua prefiksi Rm, sigėl e "Royal Mail ship".

Luks dhe gabime projektimi

Kompletimi i bordit, qė do tė pėrfundonte deri nė 20 mars 1912, parashikonte pėr klasin e parė disa suita presidenciale dhe mbretėrore, me tre dhoma gjumi secila, pėrveē 34 apartamenteve tė pėrbėrė nga zona e ditės, salla e leximit dhe salla e duhanit. Pėr herė tė parė njė pishinė e mbuluar gjente hapėsirė mbi njė transatlantik, bashkė me plot katėr ashensorė, njė palestėr dhe njė banjė turke.

Tė shumtė restorantet, nga tė cilėt njėri "a la carte" nė klasin e parė: kuzhinat shkonin nga njė anė nė tjetrėn, duke u zhvilluar pėrgjatė tė gjithė madhėsisė sė kėtij gjiganti tė hekurt. Veshja e brendshme pėrbėnte njė prej tipareve dallues tė Titanikut.

Orientimi arkitektonik nė modė nė atė kohė parashikonte njė eklektizėm tė pėrhapur: pėr kėtė arsye, stile francezė tė epokave tė ndryshme u pėrzien me atė anglez, duke mos lėnė mėnjanė edhe atė tė Rilindjes italiane dhe atė holandez, modern dhe antik.

Nga pikėpamja teknike, Titaniku paraqiste disa anomali nė projektim, qė deri nė aksidentin tragjik tė 14 prillit 1912 nuk shiheshin si tė tilla, pak pėr shkak tė budallallėkut, pak pėr teprim tė vetėbesimit. Mbi tė gjitha lopata e timonit ishte nėn dimensionin e duhur dhe e krahasueshme, nė nivel tė sipėrfaqes me atė tė anijeve shumė mė tė vogla.

Veē kėsaj, kjo shtesė e lėvizshme ndodhej nė fatin e njė helike katėrshe qė vihej nė veprim nga njė turbinė me avull e tipit Parson qė, nė raste emergjence, nuk do tė mund tė kthehej nė tė kundėrt, por vetėm bllokohej, duke e reduktuar shumė efikasitetin e vetė timonit.

Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

640


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Titaniku

Mesazh  Luli prej 06.04.12 20:16

100 vjet pa Titanikun, ja objektet e gjetura nėn oqean

[You must be registered and logged in to see this image.]

[You must be registered and logged in to see this image.]

[You must be registered and logged in to see this image.]

[You must be registered and logged in to see this image.]

[You must be registered and logged in to see this image.]

[You must be registered and logged in to see this image.]

[You must be registered and logged in to see this image.]

[You must be registered and logged in to see this image.]

[You must be registered and logged in to see this image.]

Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

640


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Titaniku

Mesazh  Hokus-Pokus prej 07.04.12 19:37

Mbetja e Titanikut – nėn mbrojtje tė UNESKO-s

[You must be registered and logged in to see this image.]

Mbetja e Titanikut kėtė muaj do tė merret nėn mbrojtjen e UNESKO-s, pasi ka qėndruar nė fund tė Oqeanit Atlantik, pėr mė tepėr se 100 vjet.

Mbetja, e zbuluar nė vitin 1985, qėndron nė ujėrat ndėrkombėtare dhe nuk i nėnshtrohet mbrojtjes sė asnjė shteti.

Por, pas njė shekulli, mbetja e anijes sė fundosur i takoi juridiksionit tė Konventės sė Kombeve tė Bashkuara pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore Nėnujore nga viti 2009.

Anija britanike e udhėtarėve, Titanik, e kishte goditur njė maje akulli nė udhėtimin e saj tė parė dhe ėshtė fundosur nė thellėsinė prej 4 mijė metrash nė Njufundland, mė 14 prill tė vitit 1912. Me kėtė rast e kanė humbur jetėn 1514 udhėtarė, qė ishin nė anije.

Kjo mbetet njėra nga katastrofat mė tė mėdha tė anijeve nė kohėn e paqes nė histori.

100 vjetori i kėsaj ngjarje tragjike po shėnohet me zhvillime kulturore dhe historike nė Britani dhe nė Shtetet e Bashkuara, pėr ku lundronte anija.

Hokus-Pokus

543


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Titaniku

Mesazh  Zattoo prej 12.04.12 11:15

Titanik, figurat e famshme tė tragjedisė

Duff Gordon

Zonja Duff Gordon ishte njė stiliste britanike tejmase e njohur dhe qė kishte hapur shtėpi mode nė Londėr, Chicago dhe New York. 48-vjeēarja Gordon sė bashku me burrin e saj mbijetuan duke hipur nė njė nga barkat e shpėtimit, e cila mori me vete vetėm 12 persona, ndėrkohė qė kishte kapacitet pėr tė shpėtuar 40.

Revistat dhe gazetat e asaj kohe raportuan se burri i zonjės Duff, Cosmo, pagoi ekuipazhin e varkės pėr tė mos t'u kthyer mbrapsht pėr tė shpėtuar njerėzit e tjerė qė ndodheshin nė mes tė oqeanit pas fundosjes sė anijes, nga frika se varka do tė fundosej. Ēifti mė pas dėshmoi para grupit tė hetimit nė Britani dhe pranuan tė gjitha ēfarė ishin thėnė rreth tyre nėpėr gazeta.

William Thomas Stead

62-vjeēari William Thomas Stead ishte njė gazetar investigativ mjaft i diskutuar nė Angli dhe po udhėtonte pėr tė ndjekur njė konferencė paqeje nė Carnegie Hall sipas kėrkesės sė Presidentit William Howard Taft. Gazetari kishte shkruar edhe mė parė njė shkrim nė vitin 1886 tė titulluar "Fundosja e anijes nė mes tė Atlantikut", njė histori e trilluar pėr dy anije qė pėrplasen me njėra-tjetrėn, duke shkaktuar mijėra tė vdekur pėr shkak tė mungesės sė varkave tė shpėtimit.

Stead shkroi: "Kjo ėshtė ajo qė i ndodh njė anijeje kur nuk ka varka tė mjaftueshme shpėtimi". Ironia qėndron nė faktin qė vetė Stead humbi jetėn pėr diēka qė e kishte parashikuar mė parė. Pėr herė tė fundit ėshtė parė nė anije, por trupi i tij u fundos bashkė me Titanikun.

John Borland Thayer

Si zėvendėspresident i Hekurudhės sė Pensilvanisė, 49-vjeēari John Borland Thayer, ishte i ftuari i Konsullatės amerikane nė Berlin dy javė para se tė hipte nė anije sė bashku me familjen e tij. Maria, gruaja e tij, arriti tė hipte nė njė nga varkat e shpėtimit, ndėrsa djali i tij Jack u shpėtua pas fundosjes sė anijes. "Oxhaku gjigant i anijes po rrėzohej duke lėshuar nė qiell njė re tė madhe tymi.

Dukej sikur do tė rrėzohej sipėr meje, por nė fakt ra vetėm 2 apo tre metra mė larg. Fundosja e oxhakut mė tėrhoqi metra tė tėra nėn ujė, saqė mendoja se nuk do tė arrija dot tė dilja nė sipėrfaqe", tregonte mė pas Jack, teksa kujtonte eksperiencėn e tij tė tmerrshme afėr vdekjes. John Thayer nuk u gjend kurrė...

Zattoo

579


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Titaniku

Mesazh  Hokus-Pokus prej 12.04.12 22:36

Ēka nuk dimė pėr Titanikun?

[You must be registered and logged in to see this image.]

Nė 15 prill mbushet njė shekull nga pėrmbytja e Titanic. Pėrmbytja shkaktoi mbi 1,500 viktima, por edhe u shndėrrua nė ngjarjen detare mė tė njohur nė histori, qė u pėrjetėsua nė filma, libra dhe dokumentarė tė shumtė. Por, ka edhe shumė aspekte tė tragjedisė qė nuk dihen. Kėto janė dhjetė prej tyre.

- Nė mbrėmjen e 14 prillit, kur anija goditi njė akullnajė, udhėtarėve nė klasėn e parė iu shėrbye darka qė pėrfshinte stridhe (kėrmill deti), salmon i zier, filet viēi, qengj me salcė e nenexhik, ēokollatė e shkrirė dhe puding. Ēdo pjatė shoqėrohej me lloje tė ndryshme vere, pije alkoolike dhe puro ose cigare tė shtrenjta.

- Nė Titanic ekzistonte edhe gazeta ditore e anijes, ‘The Atlantic Daily Bulletin’, qė pėrfshinte lajmet e fundit nga bursa, rezultatet e garave tė kuajve dhe thashethemet e shoqėrisė sė lartė. Tė gjitha lajmet transferoheshin me telegraf dhe pastaj shtypeshin nė anije.

- Titanic ishte i pajisur me shumė pajime luksi, si hamam turk, bibliotekė, dhomė skuosh dhe pishinė me ujė tė ngrohtė. Gjithashtu, anija posedonte edhe njė sallė operacioni, tė pajisur me pajisje pėr operacione tė ndėrlikuara.

- Nė bordin e anijes ndodheshin disa prej njerėzve mė tė pasur dhe mė tė njohur nė botė megjithėse munguan dy persona tė rėndėsishėm. Financieri J.P. Morgan dhe prodhuesi i famshėm i ēokollatave, Milton S. Hershey, edhe pse i kishin nxjerrė biletat, nė momentin e fundit e anuluan udhėtimin.

- Gati njė muaj pas pėrmbytjes, aktorja Dorothy Gibson, e cila i mbijetoi katastrofės, interpretoi nė filmin pa zė “E Shpėtuar nga Titaniku”, ku pėrshkroi rrėfimin e saj personal. Ishte ky filmi i parė, nga dhjetėra tė tjerė qė pėrshkruan fatin e anijes.

- Muzeu i Titanic, nė Boston, ėshtė mė i madhi qė i dedikohet tragjedisė. Ai posedon njė koleksion tė rrallė, qė pėrfshin barkat e shpėtimit, flamurin britanik tė anijes, menynė e darkės, qilimi qė ishte shtruar pėr udhėtarėt e klasės sė parė, letra e kartolina qė udhėtarėt kishin marrė me vete nė bord, njė kambanė qė ishte vendosur nė kuvertėn e anijes, etj.

- Sipas gazetės britanike ‘The Mirror’, sė fundmi ėshtė gjetur violina qė i pėrkiste kryemuzicientit tė grupit muzikor nė kuvertėn e anijes, qė bėri muzikė deri nė ēastet e fundit para pėrmbytjes. Tashmė po bėhet ekspertiza e nevojshme pėr verifikimin e vėrtetėsisė sė saj. Nėse del se violina vėrtet ėshtė marrė nga fundi i detit, ajo mund tė vlejė disa dhjetėra miliona dollarė.

- Ish-shtėpia e tė mbijetuarės mė tė njohur, Margaret Braun, nė Denver, ėshtė shndėrruar nė muze. Pas pėrmbytjes sė Titanic, ajo bė e famshme si “e papėrmbytshmja Moli Braun”. Nė filmin me Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet, Braun ishte gruaja e vetme qė luftonte me njė marinar dhe qė nė fund ia doli tė kthente njė barkė pėr tė marrė tė mbijetuarit nė det, pėrfshirė kėtu edhe heroinėn e filmit, Rose. Pakkush e di se kjo ishte ngjarje e vėrtetė.

- E mbijetuara e fundit e Titanic’ut vdiq nė vitin 2009. Milvana Dean ishte nėntė vjeē nė kohėn e tragjedisė. Ajo vdiq nė moshėn 106-vjeēare, disa muaj pasi qė DiCaprio dhe Winslet u pajtuan qė tė paguanin shpenzimet pėr trajtimin e saj.

- Shumė burime pretendojnė se kėnga qė grupi muzikor nė Titanic interpretoi para fundosje sė anijes ishte “Afrohu o Zot Tek Unė”. Mirėpo, gjatė njė interviste pėr ‘The New York Times’ (nė vitin 1992) ,Harold Bride, i vetmi muzicient i mbijetuar i grupit, deklaroi se kėnga e fundit ishte “Marshi i Vjeshtės”.

Hokus-Pokus

543


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Titaniku

Mesazh  Luli prej 05.11.12 8:32

Dokumenti i cili ndryshon tregimin pėr “Titanikun”

[You must be registered and logged in to see this image.]

Shėnimet private tė personit, i cili ishte pėrgjegjės pėr sigurinė e “Titanikut”, dėshmojnė se ai ka kėrkuar 50 pėr qind mė shumė varka tė shpėtimit, por White Star Lineka bėrė presion qė tė hiqet dorė nga kjo kėrkesė.

Shėnimet janė zbuluar njė shekull pas tragjedisė sė Titanikut, kur 1.500 njerėz janė pėrmbytur bashkė me anijen kolosale nė ujėrat e akullt mė 15 prill 1912.

Shėnimet e shkruara nga kapiteni Moris Klark, i ngarkuar pėr sigurinė nė anije , do tė shiten nė aksion nė kuadėr tė shtėpisė Henry Aldridge and Son, dhe pritet qė do tė arrijnė ēmimin 35 deri 38 mijė euro.

“Heqja dorė nga rregullat tė cilat i ka vėnė Komiteti Kėshillėdhėnės i pronarėve tė anijeve dhe tė cilat zyreja ime i kishte miratuar, mė la pa asnjė pėrkrahje. Mbase edhe mė ndėrrojnė nėse kėmbėngulė nė pikėpamjet e mia” , kishte shkruar Klark atėherė.

Ėshtė interesant se Klark kishte dhėnė dėshmi detaje nė hetimin britanik pėr Titanikun nė qershor tė vitit 1912, por nuk kishte pėrmendur asgjė rreth kėrkesės sė tij pėr tė siguruar mė shumė varka shpėtimi.

Vendimi qė propozimi i tij tė mos respektohet ishte marrė vetėm 5 ditė para se tė pėrmbytet anija legjendare.

“Kėto dokumente do ta ndryshojnė historinė. Ato janė dėshmi tė rėndėsishme, qė madje edhe 100 vjet pas tė vijnė nė shprehje”, thotė pronari i shtėpisė sė auksionit Henry Aldridge.

Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

640


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Titaniku

Mesazh  Luli prej 23.04.14 21:43

Disa fakte tė panjohura te Titanikut

Anija gjigante britanike pėrfundoi nėn ujrat e Atlantikut mė 15 prill 1912, pas pėrplasjes me njė ajsberg gjatė udhėtimit nga Sauthempton drejt New York-ut. Mė 15 prill 1912, pra 102 vjet mė parė mbytej Titaniku i famshėm, duke marrė jetėn e 1517 vetėsh. E njohur si njė nga tragjeditė mė tė mėdha detare nė historinė moderne, anija gjigante britanike pėrfundoi nėn ujrat e Atlantikut, pas pėrplasjes me njė ajsberg gjatė udhėtimit nga Sauthempton drejt New York-ut. Teksa shumė mistere kanė shoqėruar kėtė aksident, kėtu poshtė mund tė gjeni 15 faktet mė interesante, qė ndoshta kanė qenė tė panjohura deri mė sot.

- Nė vitin 1912, "RMS Titanic" ishte objekti mė i madh lėvizės nė Tokė i ndėrtuar nga njeriu, me njė gjatėsi prej 269 metrash. Nė ditėt tona, anija mė e madhe e pasagjerėve ėshtė "MS Allure of the Seas", prej 362 metrash.

- Ėshtė thėnė se njė ekip masiv prej 176 burrash pėrdorej pėr tė hedhur me lopata rreth 600 ton qymyr nė ditė, pėr ta pėrdorur si lėndė djegėse qė tė lėvizte anija.

- Anija kishte nė bordin e vet gazetėn e krijuar enkas me kėtė rast "Atlantic Daily Bulletin". Gjithashtu i kishte tė gjithė "lukset", pėrfshi edhe palestėr, pishinė, banjė turke, si dhe kafaze qensh tė klasit tė parė.

- Ėshtė thėnė se njė stėrvitje varkash shpėtimi ishte planifikuar tė mbahej nė bord nė ditėn qė anija goditi ajsbergun. Megjithatė, pėr njė arsye tė panjohur, kapiteni Smith thuhet se e anuloi stėrvitjen. Shumė njerėz besojnė se nėse stėrvitja do ishte bėrė, shumė jetė mund tė ishin kursyer. Gjithsesi duhet thėnė se nuk kishte aq varka pėr tė shpėtuar kėdo nė bord.

- Megjithėse anija ishte tepėr luksoze pėr pasagjerėt e klasit tė parė, klasi i tretė kishte vetėm dy vaska pėr t'u pėrdorur nga mė shumė se 700 pasagjerė.

- John Jacob Astor IV ishte pasagjeri mė i pasur nė bord, me njė pasuri prej rreth 85 milion dollarėsh. Njė legjendė thotė se kur anija goditi ajsbergun, ai bėri shaka me njė kamarier duke i thėnė: "Unė kėrkova vėrtet akull, por kjo ėshtė vėrtet qesharake". Ai u fundos bashkė me anijen.

- Njė tjetėr viktimė e famshme ishte njė biznesmen amerikan Benjamin Guggenheim. Thuhet se kur anija goditi ajsbergun, ai dhe shėrbėtori i tij ndėrruan veshjen e mė pas u shprehėn: "Ne tani kemi nė trup rrobat mė tė mira dhe jemi gati pėr t'u fundosur si zotėrinj...". Ėshtė thėnė se ata ishin duke pirė brandi dhe puro, para se tė ndodhte tragjedia.

- Shumė njerėz ishin edhe fatlum. Vėrtet kishin bileta pėr kėtė udhėtim, por nuk hipėn nė bord. Mes tyre ishte edhe Milton S Hershey, themeluesi i firmės sė ēokollatave, por edhe Guglielmo Marconi dhe Alfred Gwynne Vanderbilt, tė cilėt vdiqėn nė "RMS Lusitania", tre vjet pas Titanikut.

- Pasagjeri i fundit i mbijetuar i Titanikut, Milvina Dean, vdiq mė 21 maj 2009 nė moshėn 97 vjeēare. Ajo ishte vetėm 2 muajshe kur ndodhi aksidenti i anijes nė 1912-n.

- Thuht se ajsbergu qė goditi Titanikun ishte rreth 30 metra i gjatė dhe vinte nga njė akullnajė e Groenlandės.


Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

640


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi