Krijimi i qytetėrimeve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Krijimi i qytetėrimeve

Mesazh  Neo prej 29.09.09 0:09

Krijimi i qyteteve dhe qytetėrimit

Qytetėrimi...

Qytetėrimi pėrfshin gjithēka qė ka bėrė dora e njeriut mbi tokė, gjithēka e kultivuar pėrreth nesh, ajo strukturė ku brendėsohet e gjithė jeta jonė.

Qytetėrimi si dukuri e gjallė dhe e ndėrlikuar vjen qė nga muzgjet e historisė njerėzore tė cilėn e shohim edhe sot tė pandėrprerė rrotull nesh. Ai pėrcakton natyrėn, strukturėn dhe tipin e shoqėrisė nė njė kohė dhe nė njė hapėsirė tė dhėnė. Le tė kthehemi te ndėrlikimet e pasura qė sjellin para nesh nocionet e mėsipėrme. Nga fjalėt latine civis, civitatis e kanė prejardhjen nocionet: civil, qytetėrim, i qytetėruar

Pėr tė hyrė mė nė thellėsi po japim tri nga pikėpamjet mė tė njohura mbi shoqėrinė e qytetėruar. Sė pari, shkenca e vė theksin tek aspekti organizativ i shoqėrisė, te karakteri i njė organizimi shumė kompleks si njė formė e lartė qė solli shkeputjen nga shoqritė primitive.

Shoqėria e qytetėruar shenjohet nga njė shkallė e lartė kompleksiteti nė ndėrtimin e vetė tė brendėshėm. Pikėpamja e dytė duke mbetur nė aspektin po organizativ, thekson si thelbėsor tipin e organizimit tė brendėshėm social.

Pikėpamja e tretė jep formulimet mė tė hollėsishme tė shoqėrisė sė qytetėruar: a)qytete me mbi 5000 banorė, b)shkrimi, c)qėndrat, korpuset e monumenteve ceremonialė.

Sipas kėsaj pikėpamjeje, shoqėria qė pėrmban dy nga tre tiparet e mėsipėrme, quhet e qytetėruar. Varianti mė i plotėsuar i pikpamjes sė tretė, qytetėrimin e identifikon me dhjetė karakteristika tė cilat i ndan nė parėsore dhe dytėsore.

Parėsore janė: Vendbanimi qytetar, kohė e plotė e punės sė specializuar, depozitim I rezervave, strukturė e qartė klasore, organizim shtetėror. Dytėsore janė: monumente publike, tregti nė distanca tė largėta, punime tė standartizuara tė artit monumental, shkrimi, aritmetikė, gjeometri dhe astronomi.

Qyteti njė realitet njerėzor

Qytetėrimi ėshtė shpikja jonė, ėshtė punė dhe aktivitet njerėzor, ėshtė mjeshtėria mė e lartė e njeriut, njė mjedis i tėrė artificial qė filloi ndoshta qė nga ndėrtimi mė i thjeshtė si pėrcaktimi i njė trualli, mandej ngritja e njė banese, njė shtėpie tė cilėn njeriu e shpiku pėr pėrfitimin e vetvetes.

Ky mjedis i njerėzuar, qytetėrimi ėshtė ndėrtuar nė njė periudhė kohore fare tė ngjeshur.

Dhjetė mijė vjetėt qė kanė shkuar nga shfaqja e qyteteve tė para nė botė pėrbėjnė njė thellėsi kohore krejt tė papėrfillshme nė krahasim me zhvillimin evolucionar tė vetė njeriut i cili u shfaq mbi tokė rreth 5 milion vjet mė parė, por duket mandej edhe mė e papėrfillshme me moshėn gjeologjike tė Tokės. Rreth 4500 milion vjet kanė rrjedhur qė nga formimi i planetit tonė.

Qytetėrimi ėshtė njė mjedis me tė vėrtetė i brishtė Ne ēuditemi se sa tė qėndrueshėm na qenkan kėto shpikje artificiale njerėzore pėrballė katastrofave dhe pėrmbysjeve tė herėpashershme tė qytetėrimeve.

Qytetėrimi dhe qyteti

Qytetet kanė qenė forca mė e madhe lėvizėse e zhvillimit tė qytetėrimit. Qytetet e para u dukėn rreth 10 mijė vjet mė parė. Qyteti pėrqėndron dhe lartėson energjitė njerėzore, rrit dhe pėrparon mjeshtėritė, pasuron intelektin nėpėrmjet kontakteve tė shumėfishta njerėzore, nxit krijimtarinė mė tė lartėsuar nė tė gjitha format e shkencės dhe tė artit.

Nga njė kėndvėshtrim tjetėr, qyteti ėshtė pėrgjegjės pėr shumė nga bėmat mė tė errėta tė qytetėrimit si: shkatėrrimi dhe plaēkitja e mjedisit, shtrėngimi, detyrimi dhe rrėnimi i shumė individėve prej qeverisjes, prej luftėrave, prej shfrytėzimit ekonomik; pėrjashtimi I segmenteve tė gjera tė popullsisė nga pėrparimi social dhe ai intelektual; madje, qyteti ėshtė pėrgjegjės edhe pėr himnizimin e luftėrave.

Qyteti furnizon shėrbimet religjoze, shtetėrore, ligjvėnėse dhe tregtare. Ai ėshtė prodhues i mallrave nėpėrmjet artizanatit nė kohėt paraindustriale dhe me anėn e fabrikave pas revolucionit industrial.

Ai ėshtė edhe pushtues, bėn luftėra qė tė sigurojė mirėqėnie ekonomike pėr banorėt e vet. Jeta intelektuale merr kuptim nga kahu, drejtimi i aktivitetit intelektual tė qytetarėve. ēdo qytet I madh ka sjellė arritjet e veta nė pėrparimin intelektual tė qytetėrimit.

Athina ėshtė e pėrmendur nė filozofi dhe dramaturgji. Roma nė legjislacion, Chang-ani njihet pėr qeramikėn e pikturėn. Arritjet shkencore dhe kulturore tė qyteteve reflektojnė konceptet e qytetarėve tė tij mbi natyrėn e njeriut, mbi Zotin, mbi tė bukurėn.

Shumica e krijimtarisė sė tillė krijohet prej elitės. Partenoni grek na jep konceptin e athinasve pėr tė bukurėn; Venusi i Botiēelit shfaq konceptin Fiorentin pėr hyjnoren, ligji i Njutonit mbi lėvizjet paraqet rregullimin natyror tė universit nėpėrmjet gravitacionit. Qyteti i varrosur i Pekinit ilustron konceptin konfucian mbi rendin nė shoqėri.

Origjina e qytetit

Sot njihen tipe tė shumėllojshme qytetesh. Kryeqytetet e mėdha si Londra, Tokjoja janė qendra administrative tregtare dhe tė mbipopulluara.

Meka dhe Jeruzalemi janė historikisht qėndra tė besimeve fetare, janė mė pak tė populluara por herė-herė tė pėmbytura nga batica e pelegrinėve. Detroiti dhe Manēesteri njihen si qytete industriale, qėndra tė mėdha tregtare.

Ka edhe qytete me njė prapavijė tė ndjeshme imperiale si Nju Delhi, kryeqyteti i Indisė sė dikurshme britanike. Pas shekujve tė errėt nė Europė u rishfaqėn qytetet si qėndra tregtare e si rezidenca mbretėrish. Njihen qytetėrime nė qytetet e tė cilėve pushtetin e mbėshtetnin nė elita fetare si i quajturi qytetėrimi i tempujve te sumerėt, apo ai i pallateve te egjiptianėt dhe te kinezėt e lashtė.

Milosao


Edituar pėr herė tė fundit nga Neo nė 29.09.09 0:12, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1473


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Krijimi i qytetėrimeve

Mesazh  Neo prej 29.09.09 0:10

Qyteti antik dhe ai modern

Fillimet...

Ndryshimet dhe ngjashmėritė janė tė tilla qė nė themel nuk kanė asgjė qė tė mund t'i konsiderojė tė huaja nė bazėn e tyre natyrore, nė atė qė qytetet janė fenomeni mė rrėnjėsor i qytetėrimit. Forma e tyre fizike nuk tė frikėson shumė. e dhe pse materialet ndėrtuese ndryshojnė, ėshtė po ajo formė e qartė dhe e rreptė e ndėrtesave tė pranėvendosura.

Njė vėshtrim nė qytetėrimin e lashtė nė mbarė botėn

M uret rrethues janė karak teristikė vetėm pėr qytetet antikė dhe sot ndėrtesat e mėdha publike renditen nė qendėr tė qyteteve. Dikur ndihej mbizotėrimi i monumenteve fetare, kjo e fundit ėshtė veēanti e Mesjetės, sistemi i rrugėve disi i ngushtė, sot zgjerohet nė bulevard, sistemi ujitės ndonjėherė i sofistikuarnė antikitet, po i tillė mbetet edhe nė kohėn tonė. Shtėpitė private kanė qenė gjithmonė, por dyqanet dhe punishtet nuk i gjen gjithandej nė antikitet.

Qyteti antik karakterizohej nga organizimi shtetėror monolit, shpesh i natyrės teokratike, organizim qė vinte nėn kontroll tė rreptė gjithė veprimtaritė prodhuese, tregtare dhe atė tė krijimtarisė artistike. Shkėmbimet bėheshin me mall, nė mėnyrė individuale ose nė treg, pa dyqane tė cilėt u shfaqėn sė pari nė Romėn antike e mė vonė u pėrhapėn nė qytete e mėvonshme europiane.

Po ashtu, baret restorantet kafet, vendin e tyre tė lindjes e kanė nė Romėn antike. Pėr aktivitetin teatror dhe sportive tė sotėm gjejmė paralele tė amfiteatrit, stadiumet dhe hipodromet e lashtėsisė.

Nė qytetin antik pa industri qielli ishte i pastėr, nuk i gjejmė retė e smogur dhe as shirat acide. Diferencimi i shoqėrisė nė klasa e shtresa nuk ishte i njėjtė me pamjet e kėtij fenomeni nė kohėt tona, por lashtėsia me elitat e fuqishme ne majė tė shoqėrisė dhe me skllevėrit nė fund tė saj ka shėnuar ndarjet mė tė humnershme.

Qytetėrimi pa qytete

Qytetėrimi domosdoshmėrisht pėrfshin qytetin, por disa dijetarė flasin pėr njė qytetėrim pa qytete. Nė kėtė rast vėshtrimi hidhet mbi jetesėn e fermave tė gjera dhe komplekse tė bashkėsive nė Jeriko dhe nė Katal Hujuk.

Megjithėse nė kėto ferma mungonin sistemet rrugore dhe sidomos ndėrtesat e gjera publike, si treguesit kryesorė pėr njė administratė tė qendėrzuara brenda njė organizimi shtetėror, prapė se prapė kėto qendra kanė luajtur rol tė rėndėsishėm qytetėrues pėr hapėsirat pėrreth tyre.

Termi qytetėrim pa qytete pėrmendet edhe pėr fazėn mė tė hershme tė qytetėrimit egjiptian, minoan, tė Mikenės dhe tė Omlekėve. Pėr qytetėrimin e Minoanit thuhet se ai kapte vetėm pak hektarė.

Po ashtu nė Mikenė haste njė kėshtjellė mbrojtėse dhe pak ndėrtesa pėrreth saj. Pėr t'i dalė nė fund kėtij problemi, termi qytetėrim pa qytete, pėrdoret nė rrjedhat zhvillimore tė qytetėrimit, pėr kohėt kur ky fenomen ishte ende nė fazat e tij mė fillestare.

Elitat dhe qytetėrimi i hershėm

Nga se erdhi hierarkia? Si shoqėria e gjuetarėve u shndėrrua nė qytetarė tė sunduar nga njė pushtet e nga njė pasuri e pamatė me mbretėr tė trashėguar, me perandorė dhe klerikė tė lartė?

Deri mė tani dy gjėra janė tė qarta: e para, shoqėria me njė barazi tė lehtė edhe midis mė tė fortėve, nėpėrmjet njė serie hapash, me njė zhvillim gradual, u kulmua nga institucionalizmi i hierarkisė shtetėrore.

E dyta, procesi i mėsipėrm ka ndodhur nė prehistori dhe tani pėr tani, mund tė dokumentohet vetėm me gjetjet e pakta arkeologjike.

Elitat kanė luajtur dhe luajnė rol me rėndėsi nė evoluciuonin social. Kėtu pėrkufizohen edhe konceptet: rang, autoritet dhe pushtet. Rangu lidhet me njė status tė trashėguar i shoqėruar me pak privilegje dhe me pak pėrgjegjesi. Njeriu i rangut nuk ėshtė e nevojshme tė gėzojė autoritet ose pushtet. Njerėz nė rang kanė qenė prijėsit e trashėguar nė fise.

Autoriteti ėshtė atributi pėr tė drejtuar sjelljet e tė tjerėve pa pėrdorur kėrcėnimin ose forcėn ndaluese. Sot ky atribut u shkon pėr shtat ekspertėve tė cdo fushe. Kėta njerėz dėgjohen me nderim.

Pushteti mbėshtetet tek aftėsia pėr t'i kanalizuar sjelljet e tė tjerėve nėpėrmjet kėrcėnimit, nėpėrmjet forcės detyruese. Burimet e pushtetit janė tė shumėllojshme, por si parėsore duhet veēuar forca, ashpėrsia, aftėsia qė me dhunė t'u ndėrpresėsh individėve edhe mjetet e jetesės.

Pėrgatiti: Nisida Knezi
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1473


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Krijimi i qytetėrimeve

Mesazh  Neo prej 29.09.09 0:11

Dikur njerzit nuk kishin shtet, nuk kishin qeveri, nuk kishin burokraci, burokrat, dhe as demokrat.
Nje dite keta njerez donin te benin nje rruge, nje ure, dhe nje vend ku te mblidheshin e bisedonin per problemet e tyre.

Per realizimin e saj sejcili prej tyre vuri ne dispozicion nje shume qe u caktua sipas fitimeve dhe mundesise se sejcilit. Pastaj caktuan disa prej tyre qe te perdornin keto te ardhura per realizimin e ketij projekti.

Projekti u realizua me sukses dhe ata pane se te gjith se bashku mund te benin shum gjera te mira keshtu qe vendosen ta vazhdojne kete praktike me projekte te tjera qe i propozonin gjithmon ata.
Por c'ndodhi ?

Projekti i fundit ngeli ne mes sepse u mbaruan fondet keshtu qe ata u mblodhen dhe verifikuan nese kishin fonde per ta vazhduar ate vit apo vitin tjeter dhe meqe fonde nuk kishin e lane per vitin tjeter. Por nderkohe ju doli nje problem tjeter ai me njerzit qe merreshin me realizimin e ketyre projekteve te cilet ngelen pa pune dhe pa te ardhura, per te punuar nuk kishte me kohe as per te mbjelle e as per te korrur keshtu qe vendosen te paguanin sejcili nje takse per rrogen e tyre .

Dhe qe nga ajo dite lindi shteti i vogel, lindi burrokrati, burokracia, dhe zanati qe paguhet pa punuar ose me mire te themi qe per ta paguajne ata qe punojne ne prodhim.
Sepse vertet qe zyrtaret punojne por ajo pune nuk prodhon asgje pra nuk nxjerr te mira materiale por merr prej tyre.

Sa me shume shtoheshin projektet aq me shume shtoheshin edhe ata qe nuk punonin dhe per te jetuar ata filluan ti vinin vete taksa popullit, filluan te benin vete projektet,te krijonin policine, ushtrine etj, pra nje shtet ne kuptimin e plote te fjales dhe per ta mbajtur gjith kete ushtri te papunesh shumfishuan taksat e atyre qe punojne duke ulur ndjeshem fitimin e tyre.

Ne kete kohe nuk ishin njerzit e punes pra taksapaguesit qe merrnin vendime per projekte por shteti, pra individi u c'vesh nga roli i tij kryesor si motor i shoqerise dhe u kthye thjesht ne nje trasmision sidomos ne sistemin komunist dhe fashist ai humbi edhe vleren e te qenit njeri qe mendon, dhe u kthye ne ate njeri qe vetem zbaton.

Keta njerez qe sot rrine me kollare e xhaketa, kane krijuar grupime qe i quajne Parti dhe i vene nga pas disa emra te bukur per te genjyer ata qe punojne popullin e thjeshte se ata jane ne ate detyre pikerisht per ta pra per te zbatuar projekte te medhaja ne te miren e te gjithve. Dhe 1 here ne kater vjet ju kerkojne qe te votojne per ta.

Problemi ketu qendron se sot ne cdo komb dhe nacion ka brenda tij dy popuj nje qe punon gjith diten dhe nje qe rri gjith diten ne karrige.

Dhe problemi me i madh per te gjith eshte se ata qe rrine e hane ne kurriz te atyre qe punojne jane me shume dhe shfrytzojne akoma me shum ate popull qe ka ngelur duke punuar.RRine neper zyra e nxjerrin ligje cdo dite si te vjelin me shume popullin.

Midis ketyre dy lloj popujsh nuk do te kete kurre barazi sociale,ligjore,pushtetore etj,,, e si rrjedhim as demokraci.

Menyra e vetme eshte shkaterrimi i kesaj forme shteterore, dhe ngritja e nje shteti me te thjeshte nga ana strukturale qendrore duke i cuar te gjithe te tjeret te punojne per te prodhuar. Shkrirja e cdo lloj grupimi partiak duke mos i votuar me. Dhe ngritja e nje sistemi jo partiak per rregullimin dhe perparimin e shoqerise.

Sepse te gjitha grupimet partiake ne te gjith boten qellimin kryesor kane egzistencen e tyre dhe jo ate te popullit sepse e dine qe populli do jete gjithmone kurse ata jo nese nuk kujdesen per vete ne rradhe te pare. Por ne popullit kjo gje nuk na intereson dhe deshirojme ti shohim te gjithe me kazem e lopate ne dore, por qe nuk arrijme ta bejme dot sepse ata kane ne dore edhe gurin edhe arren per momentin.

Kjo kontradikte eshte nje nga shkaqet kryesore te krizes boterore dhe kjo krize do thellohet me tej nese kjo kontradikte nuk shuhet. Dhe meqense ata vete nuk e kuptojne dhe kur e kuptojne nuk duan ta shuajn paqesisht mund te kete edhe trazira sociale.

Ose me mir te them qe brenda 2 vjetesh kjo kontradikte do perfshije gjith shoqerine dhe shtetet sepse do krijohen kushte sociale shum te veshtira per popullin.

Si perfundim mund te them se populli e krijoi shtetin qe ta komandoj ai vete per interes te tij, ndersa tani shteti komandon popullin per interes te tij.

Shteti eshte dicka abstrakte por i perbere nga njerez konkrete qe i permenda me lart dhe qe kane interesa te ndryshme nga ato te popullit.

Kjo nuk vlen vetem per popullin dhe shtetin tone por per cdo popull dhe shtet.

Dardajan
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1473


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi