Toleranca dhe transcendenca

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Toleranca dhe transcendenca

Mesazh  Neo prej 24.09.09 23:53

Toleranca dhe transcendenca

Ka shumė rrugė qė tė ēojnė te Zoti.

Kėtė shqiptarėt e dinė mė mirė se shumė popuj tjerė.

Me tolerancėn e tyre legjendare mund tė japin njė shembull tė mirėkuptimit dhe pasurimit tė ndėrsjelltė, nė njė botė sė cilės i ėshtė ngjitur epiteti "Lufta e kulturave".

Hapi pėrfundimtar, megjithatė, nuk ėshtė toleranca, por transcendenca. Dallimi mes tyre ėshtė i njėjtė si ai mes "ndėrkombėtar" ose "internacional" dhe "tejkombėtar" ose "transnacional". Nė konceptin ndėrkombėtar kapėrcehen kufijtė ndarėse mes kombeve. Nė konceptin tejkombėtar, ata zhduken. Nė konceptin ndėrkombėtar, baza ėshtė kombi. Nė konceptin tejkombėtar, baza ėshtė vetė njeriu.

Nė konceptin e tolerancės, nė qendėr ėshtė feja. Nė konceptin e transcendencės, nė qendėr ėshtė vetė Zoti.

Mund ta pėrdor imazhin e rrotės, me anė tė tė cilit ia kam shpjeguar njė miku gjerman gazetar konceptin e paganizmit, nė njė mėngjes nė Frankfurt me djathė dhe proshutė tė mirė. Nė tė vėrtetė, monoteizmi dhe politeizmi nuk janė koncepte aq rigoroze sa mund tė duket nė shikim tė parė ose pėr disa dogmatikė.

Sepse edhe nė monoteizmat mė nė mėdha, "energjia e adhurimit religjioz" u drejtohet figurave tė shenjta pėrveē Zotit, qofshin Hyseni dhe Aliu, qoftė Shėn Maria. Dhe, siē del nga disa shkrime antike dhe siē e di mirė lėvizja neopagane, hyjtė dhe hyjneshat nuk janė asgjė pėrveē konkretizimeve tė njė fuqie ose energjie (ose qenieje, nėse ėshtė e personalizuar) tė njėjtė.

Kjo ėshtė qendra e tė gjitha feve, njė burim i papėrshkrueshėm, diēka jashtė tė gjitha fjalėve, sepse nuk kapet dot nga mendja e kufizuar e njeriut. Ajo kupton vetėm format qė janė mė afėr realitetit njerėzor. Por ky realitet ėshtė i shumėfishtė, i larmishėm sa dukuritė qė e pėrbėjnė, dhe prandaj edhe pikėtakimet e njeriut me tė Shenjtėn janė tė shumėfishta.

Ndryshojnė sipas kohėrave dhe kulturave dhe nga njeriu nė njeri. Edhe energjia e sė Shenjtės mund tė pėrjetohet nė mėnyrė tė ndryshme dhe mund tė shkaktojė reagime dhe pasoja tė ndryshme. Pra kėto aspekte janė sikur spilcat e rrotės, qė u takojnė vendeve tė ndryshme nė qarkun e madh tė pėrvojės njerėzore, ndėrsa nė qendėr gjithēka ėshtė njėsh, dhe qarku shkrihet nė njė pikė tė vetme.

Spilcat e rrotės, nė shembullin e politeizmit, janė hyjtė dhe hyjneshat e ndryshme, fytyra a faseta tė ndryshme tė njė tė vetmit realitet hyjnor. Nė shembullin e tolerancės dhe transcendencės, spilcat janė fetė, format e ndryshme tradicionale tė adhurimit tė Zotit (dhe kėtė fjalė e pėrdor pėr shkak tė konvencionit, pėrndryshe nuk ka asnjė implikim gjinor), pėr njerėzit nė jetėn e tyre tė pėrditshme, qė gjenden nė vijėn e jashtme rrethore.

Pėr mistikėt e tė gjitha kohėrave, qė kanė qenė nė kėrkim tė njė pėrjetimi personal tė Zotit, tė njė afrimi tė sferės njerėzore me atė hyjnore, feja nuk eshtė njė formė statike, por njė rrugė dinamike. Ėshtė pikėrisht rruga nga periferia nė qendėr. Atyre mistikėve, spilcat, si udhėrrėfyes tė sprovuar nga tradita kolektive mistike tė feve tė ndryshme, ua tregojnė rrugėn nga qarku i dukurive tė larmishme deri nė pikėn e bashkimit me Zotin, tė njėsisė sė Zotit.

Kėto rrugė janė tė ndryshme si rrugė. Ajo qė ka bėrė qė janė tė ndryshme ėshtė pikėnisja e ndryshme. Mirėpo, qėllimi ėshtė i njėjtė: "Ai i pafjalė" (siē shkruaj nė poezinė time "Rrafshi i tetė").

Nė kėtė kuptim, toleranca ėshtė respekti i ndėrsjelltė mes zonave tė ndryshme nė rrotė ose mes spilcave. Ndėrsa transcendenca ėshtė kapėrcimi i kėtyre dallimeve pėr tė arritur drejt nė qendėr, ku ndodhet Zoti i zhveshur nga tė gjitha atributet tė cilat ia ka dhėnė mendja njerėzore.

Po ashtu ėshtė njė botėkuptim gjithėpėrfshirės, qė nuk e sheh vetėm spilcėn e vet duke e ngatėrruar me gjithė botėn, por qė e sheh gjithė rrotėn. Atėherė kupton qė tė gjitha fetė janė vetėm mėnyrat e ndryshme tė komunikimit dhe takimit tė sferės njerėzore dhe asaj hyjnore, dhe qė kryesorja ėshtė qendra, dhe nė qendėr ndodhet njė Dritė e Madhe. Dhe secila spilcė ka vlerėn e vet, nėse ia afron njeriun Zotit dhe nėse, siē thotė Carlos Castaneda, ėshtė njė rrugė me zemėr.

Silke Liria Blumbach
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1472


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi