Masonėt dhe religjioni

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Masonėt dhe religjioni

Mesazh  Andi Ballshi prej 24.09.09 12:30

Masonėt kundėrshtar tė tė gjitha religjioneve

Akuzat mė tė rėnda ndaj masonerisė dhe veprimtarisė sė saj i janė bėrė lidhur mė ēėshtjen fetare.

Dėnimi dhe qortimi mė i ashpėr dhe mė gjithėpėrfshirės kundėr masonerisė, siē u tha, ėshtė shpallė, mė 1884, nga Papa Luani XIII

Masonėt akuzohen mė sė shumti se i vetmi qėllim i tyre ėshtė pėr ta sunduar botėn, duke shkatėrruar tė gjitha fetė, veēmas atė tė krishter dhe islamizmin. Ata akuzohen si shkatėrrimtarėt mė tė mėdhenj tė njerėzimit... Armiqėsia e Kishės, veēmas asaj katolike, ndaj masonėve, ėshtė shumė e hershme.

Kėtė konstatim e vėrtetojnė shumė shkrime tė vjetra, tė hershme, por edhe shkrimet e sotit. Simoni shkruan se qysh nė vitin 1312, Klementi V, kishte ndaluar Urdhėrin e Kalorėsve Tempullarė, qė siē u pa mė lart, konsiderohet fidanishtja e masonerisė.

ENCIKLIKA (qarkorja) e vitit 1884, e Papės Luani XIII, me tė cilėn u drejtohet “Tė gjithė patrikėve, primatėve; kryepeshkopėve dhe peshkopėve tė pėrndritur tė botės katolike...” ėshtė vėrejtja dhe paralajmėrimi mė serioz qė i bėhet njerėzimit pėr rrezikun nga masoneria.

Edhe sipas shumė shkrimeve, masonėt janė trajtuar, edhe sot trajtohen, si armiqtė mė tė mėdhenj tė tė gjitha religjioneve, veēmas atij katolik dhe mysliman.

“Masonėt, vazhdon, Papa Luani, luftojnė Mbretėrinė e Hyut – gjegjėsisht Kishėn e Jezu Krishtit, me armė tė ndryshme dhe nė ēdo kohė, edhe pse jo gjithėherė me tė njėtin zjarrė dhe tė njėtin tėrrbim... Sot, ndėrkaq, si duket pasuesit e tė keqės farkojnė e pėrgatisin komplote dhe tė gjithė sė bashku, nėn udhėheqjen dhe me ndihmėn e disa njerėzve tė bashkuar, qė ka gjithėkund, e qė janė fort tė lidhur – qė quhen masonė...

Por, i pari qė paralajmėroi pėr rrezikun nga masonėt, mė 1738, ishte Papa Klementi XII, i cili i shkishėroi masonėt dhe i shpalli armiq ndėr shekuj, ndėrsa nė njė letėr private ata i trajton si shkaktar e pėrgjegjės pėr Luterianizėm; Njė vit para se Klementi XII tė shpallte Bulėn kundėr masonėve, Luigji XV, mė 1737, ua ndalojė veprimtarinė masonėve nė Francė, dhe paralajmėroi fisnikėt qė iu bashkangjiten masonėv se nuk do tė pranoheshin nė pallatin mbretėror. Megjithatė pak vjet mė vonė lejoi disa fisnikė tė bėheshin masonė.

Benedikti XIV, nė vitin 1751, e kishte gjykuar dhe ndaluar veprimtarinė e masonėv. Piu VII pasoi qė tė dytė, ndėrsa Luani XII pėrgjithnjė vėrtetoi rrezikun nga masoneria... Me tė njėjtėn gjuhė kishte folur edhe Piu VII, Gėrgur XVI, e disa herė edhe Piu IX... Mbreti Ferdinand IV nė Napol lėshoi njė dekret kundėr masonėve, ishte dekreti i parė qė pasonte Bulėn e Papės tė vitit 1751.

Selia Apostolike i ka kėrcėnua dhe dhe haptas deklaron se sekti mason ėshtė konsitituar kundėr ligjeve dhe nderit dhe njėsoj ėshtė i rrezikshėm si pėr krishterimin ashtu pėr mbarė shoqėrinė nė tėrėsi… Shumė sunduesė dhe shtetarė pajtoheshin me papėt, duke mohuar masonerinė para Selisė sė Shenjtė, ose duke nxjerrė ligje me tė cilat dėnonin si njė tė keqe, siē vepruan nė Holandė, Austri, Zvicėr, Spanjė dhe Bavari dhe nė disa pjesė tė Italisė.

Sipas Dr. Sefer Havali, Malarja e zezė, qė ishte shkak pėr vdekjen e miliona njerėzve, ishte pjellė e ēifutėve-masonerisė dhe papa, pėr kėtė malarje i akuzonte ēifutėt, madje ai thoshte se ēdo fėlliqėsirė ose e keqe qė ndodhė nė botė, vie nga ēifutėt, andaj ndėrmori njė aksion pėr tė pastruar shoqėrinė evropiane nė shekujt XII, XIV e XV...

Nė kėt libėr, ndėr tė tjera thuhet edhe kjo: Nuk do tė ndodhė Kijameti derisa myslimanėt nuk i luftojnė ēifutėt. Atėherė ēifuti do tė fshihet pas drurit dhe gurit, kurse guri dhe druri do tė thonė: O mysliman, o rob i All-llahut, pas meje kam njė ēifut, eja dhe vrite...

Mirėpo, edhe pse masoneria, me kėtė edhe ēifutėt konsiderohen si armiq, sidomos tė feve monoteiste, Harun Jahja shkruan se antisemitizmi ėshtė njė gjė e huaj pėr muslimanin e vėrtetė: Ēifutėt janė ata qė pėr njė kohė kanė qenė popull i zgjedhur i Zotit dhe u janė dėrguar shumė profetė. Gjatė historisė ata vuajtėn shumė mizori, bile kanė qenė tė ekspozuar edhe gjenocidit, por ata kurrė nuk e mohuan identitetin e tyre. Nė Kur’an, Zoti i quan ata, sė bashku me tė krishterėt, njerėzit e Librit, dhe urdhėron muslimanėt qė tė sillen mirė dhe drejt me ta, pėrfundon Jahjaja.

Lidhur me armiqėsinė me Kishėn, M. Popovski, thotė Muratorėt e lirė, (masonėt) gjithnjė, ndoshta qė nga ekzistimi i tyre, kanė qenė armiq tė Kishės rimokatolike… (Kėtė armiqėsi, jo vetėm ndaj Kishės Katolike por edhe tė tė gjitha feve monoteiste, siē u pa e nėnvizojnė tė gjithė autorėt qė janė marrė mė kėtė temė an).

Ndalesat dhe pėrndjekjet vazhdojnė

Lidhur me akuzat ndaj masonėve, Ridli shkruan: Masonėt nė Britani, edhe njė herė nė vitin 1999, u vunė nė shėnjestėr. U akuzuan se janė njė shoqatė e fshehtė e meshkujve tė cilėt betohen nėn kėrcėnimin e dėnimeve mė tė rėnda se do tė ruajnė vetėm interesat e veta, nė dėm tė jomasonėve; qė njėri-tjetrin e njohin sipas shenjave tė fshehta dhe se pastaj ndihmojnė njėri-tjetrin, edhe pėrkundėr detyrave tė tyre publike. Mu pėr kėtė edhe nuk ėshtė e dėshirueshme qė ata tė kanė pozita nė pushtet, veēanėrisht nė polici dhe gjyqe… Natyrisht masonėt e mohojnė kėtė.

Ē’ka kėtu tė vėrtetė? Nėse hulumtojmė historinė e masonėve nė 300 vitet e fundit, do tė bindemi se masonėt vėrtet e thonė tė vėrtetėn; plotėsisht ėshtė e pavend frika se ata ndihmojnė shokėt e tyre nė shkeljen e ligjit, pėrfundon Ridli.

Lidhur me AKUZAT ndaj masonerisė, Emil Ēiq shkruan: Gati qė nga zanafilla e saj masoneria ka hasur nė shumė armiq, tė cilėt janė sulmuar pėr shumė shkaqe. Regjistri i kėtyre shkaqeve ėshtė mjaft i gjatė, dhe pėrfishinė si herezinė, minimizimin e ēėshtjes nacionale, pėrhapja e ideve revoliconare dhe tė padėshiruara, dėshira pėr tė sunduar botėn gjer nė sodomi, djallėzimi-satonizmi, magjia etj.

Masonėt nė shumė shtete janė ndjekur dhe ndaluar nga pushtet e shenjta por edhe ato shtetėrore laike.. Sumė pushtetarė tė civilizuar i kanė ndjekur; e disa vetė ishin masonė. Nė shumė shtete katolike pėr shumė kohė kanė qenė tė ndaluar, nė disa shtete i ndoqėn pėr shkak tė dyshimit tė fshehtėsisė sė tyre qė gjoja nxitė ide ēoroditėse. Nė kohėn e re kėshtu kanė vepruar Hitleri dhe Musolini.

Nė Itali masonėt ishin tė ndaluar, ndėrsa vetė mbreti Viktor Emanuel III, si dhe gjyshi i tij, Emanueli II, ishin masonė, shkruan Ridli. Musolini, me ardhjen nė pushtet, nė Itali, mė 1922, i ndėshkoi masonėt, ai nuk mund tė toleronte ekzistimin e shoqatave tė fshehta qė mund tė shndėrroheshin nė organizata revolucionare... Ai Urdhėroi tė gjithė fashistėt t’i lėshonin lozhat masone. Disa, nė fshehtėsi, mbetėn masonė.

Disa italianė, simpatizuesė tė fashizmit, i fajėsojnė masonėt pėr organizimin e puēit kundėr Musolinit nė vitin 1943. Si rėndomė edhe kėta e teprojnė sa i pėrket rolit tė masonėve. Grofi Dino Grandi, i cili lozi rolin kryesor nė organizimin e kryengritjes kundėr Musolinit, nuk ishte mason.

Masonėt nuk ishin fajtorė pėr pėrmbysjen e tij por fakti qė Musolin humbi luftėn. Ridli, si dhe Popovski, shkruajnė edhe pėr Lozhėn italiane P-2, themluar nga Luēio Gjeli, dhe rolin e madh tė saj, meqė nė kėtė Lozhė bėnin pjesė 43 deputetė, tre prej tyre ministra, 43 gjeneralė, 8 admiralė, e shumė shefa tė shėrbimeve sekrete...

Nė tėrė Evropėn, nė vendet ku vepronte Inkuizicioni masonėt janė ndjekur dhe janė torturuar.

Pėr Kishėn, masonėt ishin tė padėshirueshėm pėr shkak tė bindjeve tė tyre kundėr fesė, e sidomos pas thirrjes sė Volterit: «shkatėrronie faqezezėn“. Ideja kryesore me kėtė rast ėshtė shfaqur nga Klementi XII, kur deklaroi: meqė i fshehin mėsimet ajo patjetėr duhet tė jetė njė e keqe e madhe, njė kob...

Orienti i Madh francez, mė 1877 kishte vendosur tė mėnjanojė nga ceremonialet e veta tė gjitha ushėzimet qė kishin tė bėjnė me Zotin dhe Arkitektin e Madh, po ashtu tė heqė Biblėn nga lozhat e tyre dhe tė pranojnė agnosticistė dhe ateistė. Orijenti i Madh pohonte se pranimi i ateistėve do tė thotė hapi i fundit nė politikėn e tolerancės fetare, tė cilės masonėt gjithmonė e kishin mbėshtetur.

Elen Vajt, njė shkrimtare amerikane, shkruan se Franca ėshtė komb i parė i cili ka ngritur dorėn kundėr krijuesit tė kozmosit… ėshtė kombi i vetėm nė botė qė me vendimin e Kuvendit, (mė 1793), shpalli se Zoti nuk ekziston... Lozha e Madhe angleze dhe masonėt amerikanė ndėrpren marrėdhėniet me Orientin e Madh...

Ridli thekson se muratorėt kishin themluar shoqatat sindikale tė cilat ishin nė kundėrshtim me ligj, andaj mbledhjet dhe vendimet e marra ishin tė fshehta. Nė vitin 1425 qeveria dhe parlamenti nxorėn Statutin nė tė cilin konstatohej se muratorėt kishin shkelur ligjin meqė kishin formuar shoqata dhe kishin marrė vendime pėr njė rritje tė tepruar tė meditjeve…

Mbretėrit dhe qeveritė ishin kundėr kompanionėv (shoqatave), andaj kundėr tyre u nxorėn ligje dhe u morėn vendime mė 1498,1506 dhe 1539… Me Satut tė vitit 1601 kompanionėv iu ndalua pėrshėndetja nė rrugė dhe tė shkojnė nė kafe sė bashku, mbi tre veta. Pas vitit 1655, doktorėt e Sorbonės, nė Fakultetin e Telogjisė, nė Paris, kompanionėt, i shpallėn “njerėz tė ulėt e me tipare tė kėqija, qė shkelin Ligjin e Zotit”. Ata filluan tė vepronin nė fshehtėsi.

Iva Zhic thekson se nė mbretėrinė e Napolit, mė 1815, u ndaluan lozhat e masonėve, por ata vazhduan tė takoheshin nė mėnyrė tė fshetė. Nė Rusi. Pas vdekjes sė Katarines sė Madhe, u ndėrpre ndjekja e masonėve, megjithėse pozita e tyre ndėrronte shpesh. Nė Poloni lozha e parė e masonėve u themelua mė 1735, por menjėherė ishte sulmuar. Mbreti Stanislav August Ponjatovski ishte simpatizues i masonėve andaj edhe vetė u bė mason mė 1777.

Masonėt ishin mjaft nė pozitė tė veshtirė pas shuarjes sė Polonisė si shtet. Nė Rusi po ashtu masonėt u akuzuan, se janė njė maskė pėr realizimin e planit tė sundimit tė hebrenjve nė botė. Masonėt ishin tė ndaluar nė Rusi gjatė gjithė shekullit XIX , qė tė gjithė carėt rusė ishin kundėr masonėve.

Megjithatė liberalėt rusė dhe socijalistėt iu kishin bashkangjitur ilegalisht lozhave tė masonėve. Nė Bashkimin Sovjetik Komunist nuk ka pasur ndjekje serioze tė masonėve. Nė Perandorin Austriake dhe nė Ēeki, nė sh.19, ėshtė zhvilluar njė luftė e madhe kundėr masenorisė Liberali i madh ēek, Tomįsh Garrigue Masaryk ishte kundėr ndjekjeve tė masonėve, dhe pas zgjedhjes sė tij pėr kryetar tė shtetit tė ri tė Ēekosllovakisė, masoneria lulėzoi...

Lufta qytetare nė Spanjė shkaktoi sulmime tė reja ndaj masonėve. Frankoja dhe idhtarėt e tij, masonerinė e injoruan dhe trajtuan si njė forcė qė sjell vetėm kob... ndėrsa e djathta franceze theksonte se masonėt francezė ndihmonin vėllezėrit spanjollė qė tė fillojė revolucioni nė Spanjė.

Masonėt i dhanė mbėshtetje tė plotė luftės por shumė masonė kanė sulmuar qėndrimet e kryetarit tė Orientit tė Madh, gjatė luftės sė Dytė Botėrore qė sillej me lajka dhe servilizėm ndaj secilės qeveri qė vinte ne pushtet. Nė Francė, mė 1940, erdhėn nė pushtet antimasonėt, nė mesin e tė cilėve ishte dhe Philippe Pétain. Ai lėshoi njė dekret me tė cilin ndaloheshin shoqatat e fshehta, andaj edhe u formua shėrbimi pėr shoqata tė fshehta.

Nė Gjermaninė naciste, masonėt u ndaluan mė 1934. Roli qė lozėn masonėt dhe katolikėt nė lėvizjen e rezistencės mundėsoi qė mė nė fund tė pushojė lufta duqindvjeēare nė mes tė masonėve evrapianė dhe tė Kishė Katolike. Nė Zvicėr masonėt u sulmuan shumė ashpėr. Demonstrata antimasone dhe kontrademonstrata tė aktivistėve antifashistė u bėn nė Bern mė 1933 dhe mė 1934, pas fjalimit tė Hitlerit nė tubimin e madh antimasonė nė Zürich.

Pas refrendumit tė pasuksesshėm mbi ndalimin e masonėve mė 1937, lėvizja antimasone pushoi sė ekzistuari. Vėshtirėsi pėr masonėt u paraqitėn edhe nė Japoni. Lozha e parė ishte themeluar nga ushtarėt britanikė, mė 1864, nė Jokoham. Qeveria japaneze ua ndalonte gjithė japonezve tė bėheshin masonė.

Megjithatė disa intelektualė japonezė, jashtėvendit, pranuan tė anėtarėsoheshin nė masoneri. Edhe nė Japoni, si dhe nė shumė vende tė tjera, masonėt u lidhėn me hebrenj andaj i konsideroni revolucionarė tė rrezikshėm komunistė. Pas hyrjes sė Japonisė nė Luftėn e Dytė Botėrore, policia e fshehtė filloi t’i burgosė masonėt tė cilėt u ndoqėn mė shumė se nė tė gjitha vendet evropiane, nėn okupimin nacist.

Ndjekjet u pėrhapėn nė tė gjitha vendet e pushtuara nga Japonia – nė Kore, nė Manxhuri, nė Kinė, nė Hong Kong, nė Filipine dhe nė Singapur. Edhe sot masoneria ėshtė e ndaluar nė B. Sovjetik, nė Kinė e shumė vende tė tjera... Shumica e kishave ndalojnė hyrjen nė masoneri... Por kisha anglikane dhe ajo protestane nuk e ndalon... andaj edhe shumė anėtarė tė kėtyre kishave kanė zėnė vende tė larata nė masoneri dhe kanė ndikim tė madh nė oprganizatat afariste...

Me tė madhe reklamohen ndihmat pėr qėllime bamirėse, si ngritja e objeketeve tė ndryshme: shkollave, spitaleve masone, etj... Iva Zhic shkruan se nė vitet e fundit tė sh. XIX janė shtuar nė parmasa histerike kundėrshtarėt e masonėve...

Njėri nga kundėrshtarėt e mėdhenj ishte Gabriel Jogand-Pagčs i cili ka shkruar libra dhe artikuj nėn pseudonimin Leo Taxil. Ai nė fillim ishte mason francez por mė vonė ndryshoi mendimin e vet dhe veproi kundėr masonėve. Kundėrshtarė tė masonėve ishin edhe Erich von Ludendorff dhe ithtari i Hitlerit, dr. Custos.

Antisemitizmi nė sh. 19 ka pasur ndikim te masonėt. Ai deri diku ka tėrhequr vėrejtjen nga ata. Derisa masonėt britanikė rrebtėsisht u pėrmbaheshin rregullave pėr mospėrzierje nė politikė, masonėt francesė kanė qenė ngusht tė lidhur me partitė politike republikane. Pas konflikteve dhe ndjekjeve me shekuj, gjatė dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur ata ishin nė anėn e lėvizjeve-rezistencės, masonėt gjithnjė mė pak janė akuzuar madje edhe nga Kisha....

Pas Luftės sė II Botėrore, masonėt askund nuk u ndoqėn, madje thuhet se ata, ndonjėherė, ishin tė lidhur me boljshevizmin, sidomos me rastin e propogandės naciste, por mė 1922, Kominterna akuzoi masonerinė si njė lėvizje tė degjeneruar e cila pėrfaqėson interesat borgjeze dhe kapitaliste.

Andaj nė vendet socialiste masoneria nuk ka ekzistuar deri nė fillim tė viteve tė 90-ta tė sh. XX. Nė kėtė kohė filloi edhe normalizimi i marrėdhėnieve me Kishėn. Nga viti 1965, nuk vlejnė mė rregullat mbi ekskomunikimin e katolikėve qė iu bashkangjitėshin masonėve, ndėrsa nga viti 1983, veprojnė reciprokisht dhe janė „pėr dialog dhe nderim tė ndėrsjelltė“.

Sumė peshkopė tė Kishės Anglikane janė deklaruar si masonė, ėshtė pėr tė besuar se edhe shumė peshkopė dhe priftėrinjė ishin masonė, thekson Emil Ēiq. Masonėt u akuzuan si organizues, jo vetėm tė Revolucionit frances dhe pėr tė gjitha luftėrat botėrore, pėr inflacion nė Gjermani mė 1924, pėr luftėn qytetare nė Spanjė... por edhe pėr gjithė tė kėqijat qė i kanė ndodhur, madje edhe qė janė duke i ndodhur njerėzimit, siē u tha nė fillim tė kėtij punimi. Ėshtė thėnė dhe thuhet se Ata janė: njė ogurzi, gogol, njollė e zezė, madje, siē u pa mė lartė, edhe malarja e zezė...

Masonėt shpesh janė gjetur nė shėnjestėr dhe u akuzuan edhe si lajkatarė, servilė e hileēar, por mė sė shumti, si u pa, edhe si komplotistė. Ullate Fabo, lidhur me kėtė shkruan: “...duhet tė themi qė kush mohon ekzistencėn e kėtij lloj komploti ėshtė njė mendjeshkurtėr... kėta komplotistė gėzojnė fuqi tė fshehta mbinjerėzore.

Tė pėrndriēuarit, framasonėt, karbonarėt dhe qindra organizata tė fshehta i janė kushtuar “komplotit” nė hije pėr tė arritur qėllimet e veta, duke angazhuar sa kanė mundur energjitė e tyre dhe duke pėrfituar nga dobėsitė e tė tjerėve, pėrfundon, Fabo.

Harun Jahja thotė se masonėt janė kritikuar deri nė armiqėsi, por, edhe pėrkundėr kėsaj sipas Iva Zhic, ata as qė ēajnė kokėn pėr kritika dhe as qė duan t’u pėrgjigjen kritikave. Mirėpo masonėt shumėhere u gjenden nė tė dy anėt e barrikadave, si me rastin revolucioneve ashtu edhe luftėrave tė tjera. Pas vendosjes sė Republikės sė Tretė pasoi Komuna e Parisit, disa udhėheqės tė saj ishin masonė, por pati tė tillė, siē u tha, qė e kanė dėnuar Komunėn.

Gjatė luftės sė Dytė Botėrore masonėt i dhanė mbėshtetje tė plotė luftės por shumė sishė kanė sulmuar qėndrimet e kryetarit tė Orientit tė Madh. Disa thonė: nacionalistėt janė kandidat ideal pėr masoneri, dhe se masonėt kanė dhėnė knirtibut tė madh nė ruatjen e kombėsisė, tė tjerėt tė kundėrtėn - ata nuk njohin komb as fe, dhe se janė shkatėrruesė edhe tė kombit edhe tė religjionit.

Per masonerinė flitet se ėshtė organizata mė e pushtetshme ne toke, njė shoqatė secrete qė sundon botėn, e pėrbėr nga njerėz tė shquar, janė “elita e shoqėrisė botėrore”, ajo, me pushtetin e parasė, drejton proceset shoqėrore dhe krijon historinė... tė gjitha vendimet perfundimtare mbi shumicen e ēėshtjeve politike merren ne kuadrin e kėsaj shoqate, dhe se ne kurrė nuk kemi per ta marre vesh te verteten... Ajo ėshtė forca mė e errėt qė nėn hije drejton rrjedhat e historisė... Natyrisht nė krye tė piramides ėshtė njė grup i kryesuar nga kryemjeshtri i madh qė asnjėri nuk di se cili ėshtė!

Edhe pse shumica e kanė emėruar si njė organizatė shumė sekrete ka edhe mendime tė kundėrta qė me plotė gojėn theksojnė tė kundėrtėn, (sidomos masonėt dhe miqtė e tyre) duke theksuar se kjo shoqatė nuk ėshtė fare sekrete meqė askush nuk i ndalon qė tė deklarohen si tė tillė… se ekzistojnė regjistrat e anėtarėve tė tyre, se tė gjitha mbledhjet i kanė publike, etj, etj...
Edhe studentėt, madje edhe nxėnėsit theksojnė se shumica e profesorėve i mbrojnė masonėt!!??

Masonėt pėr vete thonė: “gjithnjė kemi njė armik, pėr ēdo tė keqe na akuzojnė, kurse ne jemi armiq vetėm tė sė keqes...

Ne jepim ndihmėn tonė pėr nevojtarė... gjithmonė ndihmojmė, u dalim pėrkrah tė pafuqishmėv dhe skamorėve, dhe gjithmonė nga njėra palė shihemi si armiq, ndėrkohė qė ne jemi armiq vetėm tė sė keqes” Idhtarėt-simpatizuesit e masonėve pėrfundojnė:

Masonėt janė njerėz, qė e duan njerėzimin, njerėz qė e duan arsimin, njerėz qė e duan punėn, kėtė vėrtetojnė edhe simbolet e tyre kryesor tė muratorėve, projektuesve dhe ndėrtimtarėve tė tė gjitha veprave nė tokė, e kėto janė, siē u tha edhe mė lart, kompasi, trekėndėshi, vizorja, mistria, lavjerėsi, ēekani, libela etj.
avatar
Andi Ballshi

18


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi