Masonėt - akuzat, politika dhe roli i tyre

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Masonėt - akuzat, politika dhe roli i tyre

Mesazh  Andi Ballshi prej 24.09.09 12:29

Masonėt - akuzat, politika dhe roli i tyre

Kundėr Masonerisė u nxorėn, u shpallėn, u lėshuan edikte, enciklika, bula, dekrete, ndalesa tė ndryshme...

Por, dėnimi (gjykimi) dhe qortimi mė i ashpėr dhe mė gjithėpėrfshirės i masonerisė ėshtė shpallė nga papa Luani (Leoni) XIII mė 1884.Iva Zhic shkruan: Shpesh ndodhė qė njerėzit, por edhe organizatat, tė bėhen asosh pėr ēfare i akuzojnė kundėrshtarėt e tyre.

Kur masonėt u akuzuan se po pėrgatitnin revolucion nė lozhat e tyre, shumė revolucionarė tė rinj iu bashkangjitėn masonėve, madje me kohė disa lozha vėrtet u bėnė qendėr e agjitaconeve revolucionare.

Ėshtė e vėrtetė se edhe nė Revolucionin Francez edhe nė atė Amerikan, shumica e udhėheqėsve kanė qenė masonė, mirėpo edhe pse ata, gjithnjė mbanin anėn e tė fortiti, tė fituesit, ka patur edhe nė anėn e kundėrt, ka pasur masonė qė e kanė dėnuar Komunėn, konstatojnė disa tė tjerė.

Lozha e Madhe, mė 1793, ditėn kur Britania i shpalli luftė Francės, kishte dėrguar Mjeshtrin e Madh, princin nga Uellsi, qė, nė emėr tė tyrė, t’i dorėzojė njė letėr mbretit, pėr t’i shprehur lojalitet dhe pėrkrahje nė luftė.

Zhirondinėt nė Lion (Lyon) morėn kontrollin mbi lozhat e masonėve. Masonėt e Lioni kanė lozur rolin kryesor kundėr jakobinėve tė Parisit, konstaton Zhic.

Sipas Nikola Nikolovit, e disa tė tjerėve, masonėt (dora e fshehtė), kanė qenė organizuesė tė tė gjitha revolucioneve, tė tė gjitha luftėrave, si asaj tė parės, ashtu Luftės sė Dytė Botėrore, por edhe luftave lokale. Revolucionin Francez, si dhe tė gjitha revolucionet tjera i organizuan njė grup i vogėl ultrakapitalistė tė cilėt nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt me popullin, por ata vetėm i mblidhnin frytet e mundit tė tij, pėrfundon Nikolov.

Xhasper Ridli shkruan: Nė Perandorinė Austro-hungareze Maria Tereza ka udhėhequr njė plotikė antimasone, edhe pse i shoqi i saj, mbreti Franjo I, kishte vdekur si mason... Pėr befasinė e tė gjithėve dhe zhgėnjimin e masonėve, Josipi II, i njohur si liberal, mė 1785, lėshoi ediktin, me tė cilin pohonte se egziston rreziku nga masoneria, i cila ėshtė njė organizatė e fshehtė, dhe se lozhat e tyre mund tė keqėpėrdorėn pėr veprime revolucionare, andaj e kufizoi numrin e lozhave nė mbretėrinė e tij.

Nė mbretėrinė austriake si dhe nė Francė, ka patur kundėrthėnie sa i pėrket poltikės ndaj masonėve. Ēėshtja u ashpėrsua edhe mė shumė kur nė Bavari u shfaq shoqata e fshehtė “Iluminat”, themeluar nga Adam Vajshopi ( VVeishapt), ēifut, i cili kishte pranuar krishterimin, profesor i sė drejtės kanonike nė universitetin rimokatolik tė Ingoldstaidit nė Bavari...

Nė Skotlandė, thotė Zhic, ashtu si dhe nė Angli, nė fillim masonėt kishin mjaft simpati dhe gjenin fisnikė pėr t’u bėrė Mjeshter tė mėdhenj. Andaj edhe disa revolucionarė, rreth viti 1797, iu bashkangjitėn lozhave tė masonėve... Fshehtėsia e lozhės shėrbente si shkak pėr pėrgatitjen e revolucionarėve skotlandezė... (Lėvizja revolucionare nė Skotlandė nuk bazohej nė lojalitetin religjoz).

Sipas Ridlit, nė shtetin Nju-Jorkut, mė 1826, ndodhi njė vrasje tė cilin siē besohej, e kishin kryer masonėt. Fjala ishte pėr Uilliam Morganin, i cili ishte mason. Ai ishte grindur me disa anėtarė andaj e kishte braktisur shoqatėn.

Pastaj ishte kėrcėnuar se kinse kishte shkruar njė libėr pėr masonėt, andaj ata kishin bėrė pėrpjekje qė ta pengonin, nė ēdo mėnyrė. Besohej se e kishin kidnapuar dhe dėrguar nė Niagare dhe atje e kishin likuiduar, por asgjė nga kjo nuk ėshtė dėshmuar... Rasti i Morganit kishte nxitur njė fushatė kundėr masonėve, andaj edhe kishte rėnė numri i anėtarėve...

Mirėpo kah fundi i shekullit 19, Masonėt nė SHBA u kėndellėn, kėshtu qė derisa gjatė fushatės mė tė madhe antimasone, mė 1830, nė SHBA ishin 40.000 masonė, nė vitin 1870 u bėnė 500.000, ndėrsa nė vitin 1995 arriti numrin nė 4.600.000 anėtarė.

Nga 41 kryetarė tė SHBA,15 prej tyre kanė qenė masonė. Masonėt nė SHBA nuk janė ndonjė lėvizje politike, ata janė lojal ndaj politikės sė SHBA dhe Flamurit amerikan. Rdili, shton se studimet e fundit kanė treguar se, sa i pėrket ndikimit tė masonėve nė Revolucionin Amrekan, ėshtė tepruar...

Nė Spanjė, shkruan Zhic, masoneria, mė shumė se nė cilindo vend nė botė, ka organizuar komplote revolucionare. Ferdinandi VII mė 1814, ndaloi lozhat ilegal, ato ishin organizata revolucionare shoqėrore mjaft mirė tė organizuara. Kishin njė mbėshtetje tė caktuar nga fisnikėt, por mbėshtetja mė e rėndėsishme ishte ajo nga oficerėt nė ushtri...

Ndjekja e masonėve nė Spanjė ishte ndėrprerė pas vitit 1829, pas martesės sė Mbretit Ferdinand me princeshėn Maria Kristin. Ajo e bindi mbretin ta ndėrpres ndjekjen dhe tė bėjė ndėrrime nė Ligjin e trashėgimeve. Kjo shkatoi njė luftė nė mes tė izabelistėve dhe karlistėve. ( Maria Kristina dėshironte tė ndėrrohej Ligji mbi trashėgimninė me qėllim qė mbretin ta trashėgonte e bija e saj, Isabeal.

Pas vdekjes sė Ferdinandit vėllai i tij Don Carlo refuzoi tė pranonte Isabelėn pėr mbretėreshė. Kjo shkatoi luftė qytetare nė mes izabelisėve dhe karlistėve. Izabelistėt mbėshtėn klasėn e mesme, liberalėt dhe revolucionarėt tė majtėn ekstreme antiklerkiale, shumica e udhėheqėsve ishin masonė. Karlistėt i mėshteti Kisha, pronarėt e mėdhenj dhe fshatarėsia). Fituan Izabelistėt. Nė luftėrat qytetare qė kishin shpėrthyer nė Brazil dhe Argjentinė, masonėt morėn pjesė nė tė dy anėt.

Nė Meksikė udhėqeqės i puēit ishte masoni gjeneral Augustin de Iturbide, i cili edhe u vetėshpall mbret i Meksikės. Kjo shkaktoi pakėnaqėsi andaj gjenerali Antonio Lopez de Santa Anna, po ashtu mason, me ndihmėn e liberalėve e largoi. Mė vonė u kthye kundėr tyre dhe u shndėrrua nė njė diktator. Shumė qytetarė tė Shteteve tė Bashkuara, u ngulitėn nė krahinėn e Meksikės, nė Teksas. Edhe nė Teksas po ashtu, mė 1835 shėpėrtheu revolta.

Masonėt francezė nė Orijentin e Madh, pas Revolucionit tė 1830, ishin lojal ndaj mbretit Luigji (Luj) Filipit. Policia kujdesej pėr masonėt dhe herė pas here raportonte se si disa lozha masone merreshin me veprimtari politike. Kur pėr kėtė u njoftua Lozha e Madhe e Orientit tė Madh, ajo i pėrjashtoi nga anėtarėsia lozhat revolucionare. Mė 1847 masonėt organizuan disa bankete ku oratorėt kritikonin qeverinė. (Kishte vazhduar tradita e banketeve masone tė para revolucionit tė 1830, kur Lafajeti (La Fayett) kritikonte qeverinė e Karlit X). Masonėt ishin deklaruar se besojnė nė monarkinė kushtetuese.

Karbonarėt dhe masonėt kanė patur rolin kryesor nė revolucionin Milanos. Kur Luigji Filip abdikoi, ndrėsa nė Francė u shpall republika e dytė, Lozha e madhe e Orientit tė Madh, u deklarua se pėrkrah regjimin e ri, Republikėn dhe qeverinė e pėrkohshme... Revolucionin nė Hungari e udhėhoqi masoni Lajosh Kossuth. Premijer i Hungarisė u emrua grofi Gyula Andrassy, i cili po ashtu ishte mason.

Dhe pas vitit 1867 lozhat masone ishin plotėsisht tė lira. Lozha e parė masone nė Greqi u themelua nė Kėrf, mė 1814, pastaj u pėrhapėn edhe nė gjithė Greqin. Lozha e quajtur Filiki Eteria (Shoqata e miqve) i priu Revolucionit grek mė 1821, kundėr sundimit tė Turqisė, e cila arriti pavarėsinė mė 1830. Nė Turqi ka pasur shumė masonė tė cilėt luftonin pėr pushtetė.

Masonė tė njohur ishin: Cleant Scalieris, Midhat pasha, princ Murati, Talaat begu, i cili mė vonė u quajt Mehmet Talaat pasha, qė ishte edhe Mjeshtėr i Madh i Orientit tė Madh turk, pastaj Qemal Mustafa, i njohur si Kemal Ataturku, etj. Nė Ēeki pas viti 1872, ekzistonte shoqėria e cila nė tė vėrtetė, edhe pse nuk emėrtohej si e tillė, ishte lozhė masone, (edhe pse ende zyrtarisht masonėt nė Austri ishin tė ndaluar??).

Nė Spanjė, mė 1940, Frankoja, formoi Gjyqin mbi ndalimin e masonėve i cili u anulua nė vitin 1963, meqė e kishte kreyer detyrėn-duke ērrėnjosur masonėt. Ndalimi i masonėve nė Spanjė ka vazhduar gjatė gjithė sundimit (jetės) tė Frankos. Pas vdekjes sė tij, mė 1975, mbreti Juan Carlos anuloi ndalimin.

Ngjashėm ishte edhe nė Portugali. Regjim diktator i dr. Oliveir Salazarait kishte ndaluar masonėt Salazari kishte arritur tė pengojė revolucionin dhe luftėn qytetare. Pas vdekjes sė tij, u rivendos demokracia nė Portugal, dhe u lejua veprimtaria e lozhave masone. Lozha e Lautarės vazhdoi tė luajė njė rol aktiv nė politikėn meksikane. Pas rėnies sė Santa Annesė, nė pushtet erdhi kryetari liberal Ignacio Comonfort, i cili ishte mason.

Kisha Katolike ishte kundėr liberalėve, masonėve dhe Benita Juįrezit, i cili ishte ministėr i drejtėsisė, po ashtu mason. Lufta qytetare e udhėhequr nga Juįrezi, zgjati tre vjet. Juįrezin e trashėgoi Porfirio Dķaz, njė diktator prej 35 vitesh, qė ishte mason. Disa kryetarė tė Meksikės, nė sh. XX ishin masonė. Masonėt nga lozha e Lautarosė, gjatė sh. 19 e 20, vazhduan me veprimtarinė revolucionare nė Amerikėn Latine. Kėta patėn njė rol tė madh edhe nė ēlirimin e Kubės nga sundimi spanjoll.

Masonėt kanė lozur njė rol tė madh edhe nė ndarjen-shkėputjen e Filipineve nga Spanja. Pėrēarja nė mes tė masonėv anglezė dhe atyre tė kontinentit u shtua kur Lozha e Madhe angleze mė 1929, shpalli kushtet sipas tė cilave pranohen masonėt e huaj dhe bėhet bashkėpunimi me ta. Kushti pėr pėrjashtimin e femrave ka qenė dukshėm i theksuar.

Mė 24 qershor 1967, nė tubimin e madh, nė Albert Holl, nė Londėr, festuan 350 vjetorin e themelimit tė Lozhės sė Madhe. Sot, nė Angli dhe nė Uels, ka mė shumė se 8000 lozha masone. Roli i masonėve nė zhvillimin e revolucioneve ka qenė tepėr i zmadhuar. Megjithatė ka qenė e vėrtetė se parimet e masonėve kanė trimėruar njerėzit pėr njė besim nė Liri, Barazi dhe vėllazėrim dhe qė tė veprohet kundėr despotizmit dhe monarkisė apsolute si dhe kundėr Kishės Katolike, thekson Zhic.

Sa i pėrket pjesėmarrjes nė politikė Anri Tor, ka gati njė mendim krejtėsisht tė kundėrt me shumicėn e kritikėve tė masonerisė. Ai ndėr tė tjera shkruan: “Masoneria, pėr shkak tė principeve tė veta pėrjashton ēdo anim partiak... tradiconalisht masoneria, veēmas lozha e Madh Franceze, e cila nė Daklaratėn e vet thekson: ‘Lozha e Madhe franceze, si edhe lozhat e saj nuk pėrzihen nė kurrfarė diskutimesh qė kanė tė bėjnė me ēėshtje vepron…

Si njė institucion i pavarur e sovran, Lozha e Madhe franceze “ėshtė kundėr ēdo asimilimi… Masoneria, si institucion, nuk i jep tė drejtė vetės qė tė intervenojė nė jetėn publike, pėrveē nė rast tė rrezikimit tė ekzistencės dhe identitetit tė vetė…

Pėrveē kėsaj masoneria ėshtė pėrcaktuar si njė institucion me karakter pluralist, duke pėrfshirė njerėzit nga tė fgjitha pozitat, kombet, racat, fetė, filozofitė, dhe nga anėtarėt e vet kėrkon tolerancė tė ndėrsjelltė. Njeriu nuk ėshtė vetėm njė homo politicus ose homo oeconomikuc, por ėshtė edhe njė “shkencėtar”, “poet”, “filozof”, “artist”.

Nė vazhdim autori pėrmend veprat e Anjshtanit, Bodlerit, Valeries, Betovenit, Shubertit, tė cilėt i pėrjashton nga politika… duke e mbyllur me kėtė konstatim: Nuk ėshtė ēdo gjė politika nė jetėn e njeriut… ekziton lėmia e religjionit, shkecės, artit, ose filozofisė tė cilat nuk mund tė reduktohen sipas kriteriumeve politike…

Kėshtu qė religjioni ėshtė pėrcaktuar pėr tė gjetur shpėtimin, shkenca pėr tė gjetur tė vėrtetėn, arti gjakon pėr tė bukurėn… Nėse ekziston partia e “majta, e “djahta” ose e qendrės” nuk ekziston shkenca e djathtė ose e majtė… Njeriu ėshtė qytetar por edhe poet, edhe artist, muzikant, filozof etj… andaj nuk mund tė reduktohet njeriu vetėm nė njė dimension…

Konstitucionet e masonerisė na pėrkujtojnė principet e larta tė njeriut: respektimi i paqes, lojaliteti ndaj sovranitetit, sigurimi dhe respektimi i ligjit, garancioni i lirisė etj. Lidhur me kėtė, Anri Tor citon filozofin Alen, i cili thotė: “Njeriu duhet tė mėsohet tė ndėgjojė njeriun”...”

Pohimet mbi ndikimet masone nė politikėn globale ėshtė njė mit… Edhe kur ndonjė mason gjendet nė politikė, ai nuk ėshtė mason pėr shkak tė funksionit, por me dėshirė qė kėtė botė ta bėjė mė tė mirė… Masoneria nuk ėshtė organizatė (drejtim) politike… Politika i ndanė njerėzit, masoneria i bashkon… thekson, Gustav Rafi, mjeshėr i madh i Lozhės sė masonerisė Italiane… Te Forumi Shqiptar, mė 13 shtator
avatar
Andi Ballshi

18


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi