Zhvillimi historik i Masonerise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zhvillimi historik i Masonerise

Mesazh  Andi Ballshi prej 24.09.09 12:18

ZHVILLIMI HISTORIK I MASONERISĖ NĖ BOTĖ

Shumica e autorėve qė janė marrė me kėtė temė, Harun Jahja, Xhasper Ridli, etj., pajtohen se masoneria e re, apo mederne, karrierėn e vet e ka nisur dhe zhvilluar nė Angli, zyrtarisht nga viti 1717, dhe nga ky shtet janė pėrhapur lozhat nėpėr gjithė botėn (gjė qė vėrtetojnė tė gjitha burimet relevante), dhe thuhet se ajo qė ėshtė Roma pėr katolikėt, pėr shumicėn e masonėv ėshtė Londra.

Viti 1717, ishte viti kur katėr (4) lozha angleze vendosėn tė themelojnė Lozhėn e Madhe Kombėtare, e cila do ta shtrijė pushtetin nė tė gjitha lozhat e Anglisė. Tri lozhat e para, nė shumicė, pėrbėheshin nga muratorė ose gurgdhendės aktivė, ndėrsa anėtarėt e lozhės sė katėr ishin zotėrinj dhe ndonjė fisnikė... Masonėt u tėrhoqėn nga muratoria dhe qėllimi i tyre themelor mbeti ndėrtimi shpirtėror, ngritja morale dhe bashkimi i gjithė njerėzimit...

Pėr dallim nga vitet e mė hershme, masonėt filluan tė tėrhiqnin vėmendjen e opinionit.

Me rastin e festės sė tyre, mė 24 qershor, pėr ēdo vit gjatė procesionit, rrugėve tė Londrės dhe tė Uestminsterit, parakalonin tė veshur me uniforma muratorėsh, nė ballė tė tyre ishte Mjeshtri i Madh...

Masonėt pėrjetuan njė fitore tė madhe, kur mė 1737, mjeshtri i madh kishte hyrė nė oborrin e princit nga Uelsi dhe kishte pranuar princin nė rendin e masonėve. Ata i shfrytėzuan tė gjitha mjetet e tyre pėr njė publicitet nė gazeta, por njėkohėsisht nuk zbuluan fshehtėsinė e tyre, pėrndryshe nuk do t’i tėrhiqnin njerėzit tė bėheshin masonė, ndėrsa tėrheqja, simpatia ishte ideja qė tė uleshin nė njė tyezė me ndonjė dukė apo fisnik. Masonėt, nė shumė gjėra, imitonin oborrin mbretėror dhe fisnikėt (p.sh. tė pirėt e duhanit qė ishte e ndaluar, etj.)

Deri nė vitin 1730 u themeluan lozha masone nė Holandė, nė Francė, Gjermani, Perandorinė Austriake, nė disa shtet italiane, nė Spanjė, dhe nė Suedi. Disa lozha i themeluan pėrfaqėsuesit e Lozhės sė Madhe angleze, disa vendasit, qė ishin tė pavarura nga Lozha e Madhe, por tė frymėzuar sipas shembujve anglezė. Masonėt i joshėn fisnikėt dhe klasėn e mesme nė Evropė, edhe pse ata shkaktonin njėfarė frike.

Nė Angli fisnikėt kishin siguruar njė prestigj por ishte pėrhapur edhe njėfarė dyshimi pėr veprimtarinė e tyre... Idetė e masonėve, anglezė, thekson Popovski, filloi t’i simpatizojė aristokracia e cila u bėnė ithtare mė tė flakėt e saj, edhe pse ajo, si pėr nga prejardhja, si pėr nga tendencat, ishte institucion qytetar. Nė Angli, nė krye tė lozhave do tė vijnė madje edhe mbretėr. Po kėshtu do tė ndodhė edhe nė Gjermani, edhe nė Rusi.

Nė Angli, masoneria, madje, filloi tė zhvillohet nėn mbrojtjen e mbretit, ndėrsa princi nga Uellsi hoqi dorė nga Mjeshtri i Madh, pas hypjes sė Eduardit VII nė fronin e mbretit. Nė vend tė tij, mjeshtėr i Lozhės sė Madhe tė Londrės, u emėrua i vėllai, Augustus Frederiku, ndėrsa Mjeshtėr i Madh i lozhės sė madhe tė Yorkut u bė i vėllai, Eduard Augusti. Tė dy vėllezėrit arritėn t’i detyrojnė kėto dy lozha tė mėdha t’i harrojnė dallimet mesveti dhe tė bashkohen. Lozha e Madhe e bashkuar u themelua mė 1813, ndėrsa pėr Mjeshtėr tė Madh u emėrua August Frederiku...

Sipas Zhicit Lozha e Madhe Angleze gjatė gjithė shekullit XVIII vazhdoi tė themelojė lozha masone nė tėrė botėn. z. Stamford Raffles themeloi lozhėn e masonėve nė Singapur... Britanikėt formuan shoqata tė masonėve nė Australi qė nė vitet e para tė kolonializmit. Lozha e parė nė Zelandėn e Re u thmeleua mė 1842. Edhe pse Britanikėt heret filluan tė themlonin lozha nė Indi, ishin tė gatshėm tė pranonin vetėm myslimanė, por jo hindusė, me arsyetim se hindusit pranonin shumė zotėra, dhe jo vetėm njė – Arhitektin e Madh tė gjithėsisė.

Masonėt francezė Lozhės angleze, (Loge Anglaise) thotė Ridli, ia ndėrruan emrin dhe e emėruan Lozha e Madhe Franceze, (Grand Loge de France), ndėrsa mė 1773 e emėruan Lozha e Madhe Nacionale ose Orienti i Madh Francez (Grand Orient)... Lozha e madhe franceze sot konsiderohet si lozha mė e madhe masone nė botė. Masoneria franceze, pati shumė probleme, ajo u zhvillua nėn kėrcėnimet e kishės dhe tė shteti...

Muratorėt francezė, sipas Iva Zhic-it, sidomos muratorėt qė kryenin punimet latuese dekorative nė gurė ranorė, ishin elita e fuqisė punėtore e punėsuar nė ndėrtimin e katedraleve. Ajo iu bashkangjit Kompanionėve, (compagnon- ortak). Kompanionėt pranonin punėtorė nga tė gjitha profilet dhe organizonin udhėtimet deri nė vendet e punės. Mbertėrit dhe qeveria e Francės kėtė nuk e lejonin andaj nxorėn ligje dhe vendime kundėr kompanionėve...

Nė Gjermani dhe nė Evropėn Qendrore, nė Steinmetzen, muratorėt, po ashtu ishin njė elitė e fuqisė punėtore e punėsuar nė ndėrtimin e katedraleve. Shoqatat e tyre zejtare kishin pėrcaktuar rregullat e veprimtarisė. Zhvillonin organizatėn nacionale e cila mbulonte tėrė Gjermaninė dhe Evropėn Qendrore...

Nė fillim tė sh. XVII, pas 30 vjetėsh lufte nė Gjermani, vėrehet njė dukuri, edhe pse nė pakicė, pėr nje tolerancė ndaj fesė. Disa pranuan sektin Rozenkrajs. Disa nuk ishin inkuadruar nė asnjė lėvizje ose organizatė, ndėrsa disa ishin bėrė muratorė tė lirė – m a s o n ė.

Sipas Zhicit, i cili thirret nė librin e Ridlit, mė 1610, nė Gjermani ishte paraqitur njė sekt i ri fetar, i quajtur rozenkrojcerėt, (Rosenkreutz) ose Vėllezėrit „Kryqi i trėndafiltė”. Kėta doktrinėn e vetė e kishin zhvilluar sipas librit “Reformacioni universial dhe i pėrgjithshėm i mbarė botės”, qė si besohet, kishte qarkulluar nė dorėshkrim qė nga viti 1610, edhe pse sė pari ishte botuar nė Kassel, nė Rhineland, mė 1614.

Nė kėtė libėr pėrshkruhej se si njė anėtar i shoqatės, duke bredhur nėpėr pyll, kishte hasur nė varrin e Kristian Rozenkrajcit (Christian Rosenkrantz), qė u pėrmend mė lartė, dhe pranė kėtij varri kishin qenė tre libra ku Rozenkrojci kishte paraqitur vizionin e vet mbi Parajsėn e ardhshme, nė tė cilin njerėzit besojnė nė Zotin ose Qenien superiore.

Ndėrsa liria e fesė do tė jetė e garantuar. Shumica mendojnė se Rozenkrajci as qė ka ekzistuar, ndėrsa librin e pėrmendur e ka shkruar Johan Valentin Andrea, teolog luterian gjerman. Masonėt u pėrhapėn nė Gjermani dhe zgjuan interesimin e Fridrihit, pretenduesit tė Prusisė, i cili mė vonė zuri fronin e mbretit tė Prusisė, Fridri II, qė nė histori njihet si Fridrih i Madh.

Nė vitin 1738 Fridrih, nė mėnyrė tė fshehtė u bė mason, andaj ai inkuadroi masonerinė nė Prusi. Nė Ēeki lozha masone u shfaq mė 1730, ndėrsa disa vite mė vonė edhe nė Austri dhe Hungari. Nė Norvegji lozha e parė e masonėve ėshtė themeluar mė 1745. Gjithnjė derisa Norvegjia ka qenė nėn sundimin e Suedisė, masoneria ėshtė zhvilluar nėn mbrotjen e Mjeshtrit tė Madh, mbretit suedez. Kur Norvegjia u nda nga Suedia, mė 1905, dhe u bė monarki e pavarur, masonėt me sukse vazhduan veprimtarinė e tyre.

Shtrirja e Masonerisė, sipas Popovskit, nė botė

Lidhur me gjeografinė e masonerisė Popovski shkruan: Sipas burimeve autentike amerikane, “Harta botėrore” e masonėve tė sotit (1984) perfshinė: Argjentinėn, Belgjikėn, Bolivinė, Brazilin, Kanadanė, Amerikėn Qėndrore, Ēilin, Kolumbinė, Kostarikėn, Kubėn., Republikėn Dominikane, Eskavadorin, El salvadorin, Anglinė, Finskėn, Francėn, Gjermaninė, Greqinė, Hondurasin, Izraelin, Italinė, Holandinė, Nikaragvėn, SHBA, Panamanė, Paragvain, Perunė, Filipinet, Skocinė, Turqinė, Urugvain, Venecuelėn, si dhe vendet skandinave: Danimarkėn, Norvegjinė dhe Suedinė.

Nė kėtė hartė janė tė pėrfshira vetėm Lozhat e mėdha, tė cilat nėn juridiksionin e tyre kanė edhe organizata tė shteve tė tjera.. Psh. Lozha e Madhe e Atinės, ka themeluar pesė lozha nė pesė qyetet tė Qipros, e nėn jiridiksionin e saj janė edhe llozha e Kaires dhe Aleksandrisė. Kėshtu ėshtė rasti edhe me lozhat e Indisė tė cilat veprojnė nėn patronazhin e Lozhės sė Madhe Agleze.

Kjo hartė e masonėve tė botės po ashtu zbulon se kjo lėvizje mė e pėrhapur ėshtė nė Shtetet e Bshakuara tė Amerikės, se ka mbi 10 milionė anėtarė dhe se ėshtė mjaft e pasur me aktivitete dhe manifestime tė hapura…

Kėshtu p.sh. mė 6 nėntor 1974, komandant i lartė Henri C. Klausen, ishte i ftura nė Shėtpinė e Bardhė tė cilin e priti kryetari Ford....

T’i kthehemi edhe njė herė Evropės, ku kjo lėvizje ėshtė nė numėr mė e vogėl, por aspak mė me pak ndikim.

Kuvendi i pėrgjithshėm i masonerisė franceze, tubohet pėr ēdo vit nė Paris, dhe gjithnjė nė muajin shtator. Lozha e Madhe “Grand Orient” apo Orienti i Madh, ėshtė ndėr mė tė mėdhat nė Francė… Nė kunvendet e veta tubon rreth 500 delegatė – mjeshtėr tė mėdhenj tė lozhave mė tė vogla, tė cilat veprojnė nėn ombrellėn-mbrojtjen e saj.

Pas kėtij kuvendi mbahen edhe kunvendet e lozhave tė tjera- tė Lozhės sė Madhe Franceze, lozhės “Tė drejtat njerėzore” dhe tė Lozhės sė Madhe tė femrave franceze.

Zhak Miterani, pėr rėndėsinė e kėtyre takimeve shkruan:
“Atmosfera, nė mes vėllazėrisė, nė kuvende tė habitė, mund tė them se gati nuk ka kurrfarė gjashmėrie me kongreset dhe konfercat tjera tė ngjashme, nė tė cilat, pėr dallim nga kėto tonat, as pėrafėrsisht nuk arrihet ajo qė dėshirohet…”
Megjithatė pėr masonėt mė mirė dihet kur pėr ta shkruajnė dhe flasin tė tjerėt. Vetėm atėherė P.sh. mund tė zgjidhet enigma e tyre se ēdo tė thotė nė zhargonin mason “deputat”, ēfarė ėshtė pėr Tajvanin dhe Kinėn “vėllai” H. Mun Shen nga Sakramenti.
Masonėt grekė.

Por, pėrveē “Ofiēinave” publike dhe atyre tė regjistruara, ekzistojnė edhe lozha tė fshehta.. Kėshtu ishte qė moti. Masonėt grekė, nė udhejzėn e Jonit (ekzistojnė qė nga viette 1740) kishin “Ofiēinėn” ilegale deri nė vitin 1925, kur Kryetari i Republikės, (pas rėnies tė mbretit Konstatin), nėnshkroi dekretin mbi legalizimin e lozhave masone. Por pas konstatimit se Lozha e Madhe e Athinės ishte themeluar me ndihmėn e akcioneve tė kompanive dhe bankerėve tė mėdhenj, me para tė huajaj e jo tė masonėve vendas, pėrsri kaloi nė ilegalitete… Edhe pse mė shumė vepronin jashtė ligjit, ata janė shumėzuar dhe sot nė Greqi numėrohen rreth 10 mijė anėtarė... Edhe mbreti Konstantin ishte mason.

Masoneria greke nuk do tė ishte interesante sikur Liēo Gjeli, mjeshtėr i madh i Lozhės sekret italiane “P-2”, tė mos ishte shumė i afėrt me “vėllazėrinė” greke. Franēesk Siniskalki, ka pohuar para gjykatėsve hetues se Gjeli ka dhėnė shuma tė mėdha parash pėr masonėt grekė dhe se ka patur lidhje dhe ka intriguar me CIA-n dhe Huntėn ushtarake greke.

Se Liēo Gjeli ishte njė “zog” i madh dhe njė figurė qėndrore spiunazhi, tregon fakti se ai pati mundėsi nga burgu shumė i siguruar nė Zvicėr, tė “Fluturoi”… Gjeli “humbi” por policia zbuloi listėn me 953 emra tė italianėve mė tė shquar, anėtarė tė Lozhės sė fshehtė…

Nė kėt listė ishte Pjetro Longo, Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė Socialodemokrate, sicialisti dhe ministri Enriko Manko, dy ministra nga partia Demokristiane, Franko Foski dhe Adolfo Sarti e shumė emra tė tjerė tė njohur… Shumė prej tyre gjenden nė burgjet hetuese, por jo pse ishin anėtarė tė ‘vėllazėrisė tė paligjshme, por pėr veprimatri mafie, vjedhje dhe krime…
avatar
Andi Ballshi

18


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi