Masonėt - feja, morali, femrat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Masonėt - feja, morali, femrat

Mesazh  Andi Ballshi prej 24.09.09 12:14

Masonėt - feja, morali, femrat

Lidhur me religjonet dhe masonėt, Harun Jahja, ndėr tė tjera, shkruan: Masoneria lind, si njė organizatė tėrheqėse sekrete dhe interesante, kundėrshtimi qė i bėhej besimeve tė pėrgjithshme tė shoqėrisė siguronte njėlloj kėnaqėsie psiqike tek antarėt e vet.

Karakteristikė themelore e riteve masonike, ėshtė shenjtėrimi i simboleve dhe koncepteve pagane nė vend tė atyre tradicionale tė feve monoteiste. Nė kėtė mėnyrė, ata qė bėheshin masonė, dhe ia kthenin shpinėn krishterimit, bėhehin paganė...

Masonerisė nuk i mjaftonte vetėm praktikimi i cermonialeve tė ēuditshme, por ajo pasonte edhe strategjinė e planifikuar qė tė largojė Europėn nga fetė hyjnore, dhe t’a joshė nė paganizėm... Pėrkudėr studiuesėve tė shumtė, qė masonerinė e trajtojnė si ateiste, Harun thekson se masoneria nuk ėshtė ateiste, por koncepti i Zotit qė ata kanė adoptuar ndryshon nga ajo fetare. Zoti i Masonerisė ėshtė njė princip i lavdėruar.

Ėshtė nė kulm tė evolucionit...” Ndėrsa Xhasper Ridli shkruan: “Pėrkundėr krijimit tė sindikatave tė fshehta, nė kundėrshtim me ligj, sa i pėrket religjionit muratorėt plotėsisht i nėnshtroheshin dhe zbatonin ligjin. Ata nuk kundėrshtonin doktrinat dhe autoritetin e Kishės rimokatolike dhe plotėsisht e pranonin pa kurrfarė kundėrshtie. Tė dy gjonat, edhe Gjoni Pagėzues edhe Shėn Gjoni, ishin tė shenjtė dhe mbrojtės tė tyre.

Ndėrsa festat e Gjonit Pagėzues, 24 qershori dhe ajo e Shėn Gjonit, 27 dhjetori, ishin dy festa qė muratorėt i festonin. Muratorėt nderonin edhe Barbarėn e shenjtė, e cila i mbronte nga rrufeja si edhe katėr (4) martirėt. (Kėta ishin katėr muratorė qė nė kohėn e Perandorit tė Romės, nuk kishin pranuar tė mohonin krishterimin, dhe sipar urdhėrit tė perandorit ishin varrosur pėr sė gjalli nė njė arkė prej plumbi dhe ishin hedhur nė njė lumė.

Pas 42 ditėve i kishte shpėtuar njė i krishter dhe i kishte fshehur nė shtėpinė e vet...)” Sipas Zhicit, masonėt pėr vete, por edhe miqtė e tyre, thonė sa ata janė njerėz qė besojnė Zotin, pavarėsisht cilit, Zotit tė Moisiut, Hyjit tė Krishtit apo Allahut tė Muhametit; Teorikisht ēdo besimtar nė Zotin, i krishter, hebre, mysliman, hindus, ose budist mund tė bėhet mason... por, pėr disa ata janė pa parti dhe antikristianė... pėr disa vetėm antimyslimanė!

Nė njė shkrim nė internet, thuhet se Zoti sipas masonėve ėshtė Arkitekti i Madh i gjithėsisė, Krijuesi (Luciferi) dhe nuk i takon asnjė feje. Mendimi se masonėt janė ateistė, (por jo ateistė tė marrė), dhe kundėrshtarė, veēmas kundėr tri religjoneve mė tė njohura monoteiste: Hebraizmit, Krishterimit dhe Islamizmit, dominon gati te tė gjithė kritikėt qė janė marrė me zhvillimin dhe traditatat e masonersė... Masonėt pohojnė se i pranojnė tė gjitha fetė...

Por mėsimet e tyre pėrmbajnė shumė gjėra qė tė krishterėt nuk i pranojnė... Rėndom pohohet se masonėt besojnė nė njė Qenie (Forcė) gjė qė fare lehtė mund tė njėsohet me Zotin…Principi i tyre: “Me rėndėsi ėshtė tė besosh; se si e quajnė krijuesin Zot, Allah apo Natyrė, nuk ėshtė e rėndėsishme...

Edhe pse akuzohen si antikristianė mė tė mėdhenj, ata theksojnė se Zoti i tė krishterėve nuk ėshtė i tmerrshėm, hakmarrės, si te religjionet tjera. Ai ėshtė i butė, shumė i mėshirshėm, ndaj njerėzve, fėmijėve tė vet. (Ai fali edhe vrasėsit e tė vetmit birė qė pat!).

Sipas Popvskit: “Masoni ėshtė i obliguar t’u nėnshtrohet ligjeve morale, tė ketė njohuri pėr artin dhe kulturėn, dhe kurrė tė mos jetė njė ateist injorant e i marrė. Masoni duhet tė kuptojė se Zoti “shikon” ndryshe nga njeriu, njeriu sheh vetėm formėn e jashtme, ndėrsa Zoti depėrton nė thellėsi tė zemrės sė njeriut.

I cilėsdo fe ēoftė masoni nuk guxon tė largohet nge Rendi, ai duhet tė besojė nė Arkitektin e lavdishėm tė qiellit dhe tė tokės dhe tė nderojė ligjet e shenjta tė moralit”

Karakteristikė themelore e masonerisė, thuhet ėshtė virtyti, morali i lartė. Masonėt gjithsesi mund tė vėrtetojnė se janė organizata tė rralla ku fjalėt “virtyt dhe moral” merren shumė seriozishtė, edhe pse nganjėherė vie nė kundėrshtim me garim pėr tė holla. Nė kuadėr tė detyrave morale, ishin kėto ndalesa: shkelja e kurorės, qėndrimi jashtė shtėpisė pas orės sė tetė, shkuarja nėpėr pijetore dhe shtėpi publike, ndalimi i kurvėrisė, bixhozi etj. “muratori duhet t’i pėrkulet ligjit tė moralit, thuhet nė Statutin e Andersonit. Ridli, thotė se masonėt kanė themeluar lozha “ku njerėzit pavarėsisht nga religjioni dhe pėrkatėsia, paraqesin kinse moralin hyjnor...

Qėndrimi i masonėve ndaj femrave ėshtė njė anakronizėm i skajshėm.

Edhe pse sjelljet e tyre ndaj bashkėshorteve tė tyre dhe tė punėsuarave ėshtė mjaft dashamirėse, ata, jo vetėm qė pėrjashtojnė femrat nga rradhėt e tryre, por refuzojnė tė kenė punė me ēfarėdo shoqėrie qoftė ku ka femra. Ky fakt shpesh ėshtė komentuar negativisht. Nė lozha mund tė pranoheshin vetėm meshkuj.

Meqenėse nuk pranonin femra nė lozhat e tyre, masonėt shumėherė u akuzuan si urrejtės tė femrave, pra si antifeministė. Njerėzit ēudteshin se si femrat ishin tė pėrjashtuara nga lozhat kur tė gjitha takimet konsideroheshin si ngjarje shoqėrore. Masonėt arsyetoheshin se nuk pranojnė femra, meqė historikisht ato kurrė nuk kishin punar si muratore, dhe se do tė tėrhiqnin vėmendjen e meshkujve, por edhe pėr tė mėnjanuar thashethemet mbi sjelljet jomarale nė lozhė...

Mirėpo Lėvizja Feministe nė Francė, nė vitet e 1880-ta kėrkonte qė edhe femrat tė pranoheshin nė lozha... Orienti i Madh kishte reaguar, por nuk kundėrshtoi themelimit lozhave tė pėrziera. Andaj Lozha e Madhe angleze, shkruan Zhic, kishte vendosur se nuk do tė ketė punė me masonėt tė cilėt janė tolerantė ndaj ateistėve, por edhe ndaj atyre qė bashkėpunojnė me lozhat e femrave dhe lozhat e pėrziera. Ky ishte edhe njė shkak i moszhvillimit tė lozhave.

Pėrkundėr reagimeve tė Lozhės sė Madhe, nė Francė, nga fillimi i sh. 18, edhe femrat pranoheshin pėr masonė. Kjo traditė vazhdoi edhe gjatė sundimit tė Napoleonit. Mjeshtėr i Madh ishte edhe vetė Zhozefina!
avatar
Andi Ballshi

18


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi