Intervistė me njė mason

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Intervistė me njė mason

Mesazh  Big Bang prej 22.09.09 22:55

Intervistė me njė mason

Kriteret pėr tė qenė njė mason, duhet tė jesh patjetėr mashkull



Nė librin e tij tė ri, "Miti Masonik", Kinney ka pėr qėllim t'i japė dritė disa thashethemeve kėmbėngulėse rreth grupit, duke shpjeguar edhe se si u bė vetė ai njė frankmason

Kėrkoni nė Enciklopedinė Britanike emrin "frankmason" dhe do tė zbuloni pėrkufizimin e zakonshėm dhe tė pritshėm: hyrja pėr dashin kurban. Organizata e fshehtė qė dikur numėronte me krenari emrat e George Uashington, Benjamin Franklin dhe Voltaire ndėrmjet pjesėtarėve tė saj, ka qenė shėnjestra e preferuar pėr teoritė konspirative qė nga shek. XVII, kur lozhet e masonėrisė u pėrhapėn anė e kėnd Europės.

Tani, novelisti famėmadh Dan Brown ka marrė nė shėnjestėr reputacionin e kultit tė kėtij grupi nė librin e tij tė fundit "Simboli i Humbur". Ky ėshtė njė fakt qė nuk e ēudit aspak autorin Jay Kinney. Nė librin e tij tė ri, "Miti Masonik", Kinney ka pėr qėllim t'i japė dritė disa thashethemeve kėmbėngulėse rreth grupit, duke shpjeguar edhe se si u bė vetė ai njė frankmason.

Ai thotė se ishte interesuar fillimisht pėr masonėt pasi kishte lexuar librat e Robert Anton Uilson. Mendonte gjithashtu se orėt e xhepit tė masonėve ishin shumė tė bukura. Kur i tha tė jatit tė tij se kjo ēėshtje e intrigonte shumė, ai i rrėfeu se ishte njė pjesėtar dhe e ftoi tė bashkohej me ta ("Pėr tė qenė i tillė duhet tė kėrkosh tė jesh").

Ai u bashkua me shoqėrinė e masonėve para 6 ose 7 vjetėsh, por ka qenė disi jo aktiv pas lindjes sė vajzės sė tij tė dytė. ("Nė kėtė moment jam vetėm njė mik i shoqėrisė dhe mė duhet tė pėrmbush gradėn e dytė tė mjeshtėrisė").

Gjatė viteve janė shkruar histori tė panumėrta dhe tė ndryshme rreth frankmasonėve. Kenney thotė se kur tentonte tė lexonte ndonjė prej tyre e kuptonte menjėherė se ishte false dhe e mėrzitshme.

Libri, "I lindur nė Gjak" i autorit John Robinson (i cili lidh kalorėsit tamplierė me masonėt) ishte i vetmi ndėr tė shumtėt qė dukej disi interesant, por sipas Jay Kinney, autori i librit tė ri fantastik rreth masonėrisė, teoritė qė ngre Robinson nė librin e tij (dhe nė shumė histori tė tjera frankmasonėsh) janė tėrėsisht tė pabaza.

Jay Kinney ka qenė botuesi i revistės sė famshme "Gnosis Magazine", autor i shumė librave rreth ezoterikės perėndimore dhe traditave okulte dhe gjithashtu autor i librit "Enigma masonike", njė udhėtim i vėrtetė pėrmes fakteve reale (dhe mistereve) tė historisė dhe simboleve tė masonėrisė. Ai ėshtė gjithashtu njė karikaturist mjaft i talentuar dhe ka kontribuar nė pėrfundimin e "The Whole Earth Review".

Nė vitin 1987 ai ka botuar njė artikull "Nėse kompanitė e Software do tė drejtonin vendin", ku krahason karikaturat Shmoos tė Al Capp me software tė afta pėr kopje tė pafunda, e cila vazhton edhe sot tė jetė po aq e freskėt dhe e fuqishme, siē ishte 22 vjet mė parė kur u botua.

Nė parathėnien e "Mitit Masonik", Kinney (i cili ėshtė edhe vetė njė mason) shkroi se donte qė libri i tij tė ishte njė ilaē kundėr "spekullimeve imagjinare tė historianėve tė ndryshėm" dhe kundėr atyre historive rreth masonėve, tė cilat i dorėzohen tiranisė sė imtėsishme kur njė stuhi e pafund emrash, datash, zhargonesh dhe detajesh organizative, mpijnė edhe trurin e lexuesit mė tė pėrkushtuar.

Nė kėtė pikė Kinney ka patur sukses nė dy aspekte, duke shkruar njė libėr qė ėshtė edhe shumė cilėsor pėr t'u lexuar, por edhe tepėr i prekshėm dhe i bukur pėr lexuesin. I mbėshtetur nga studimet e shumta shkollore, Kinney ekzaminon me imtėsi tė gjitha mitet e zakonshme rreth masonėve (dizenjon e dollarit, lidhjet me satanizmin dhe okulten, konspiracionet pėr tė pushtuar botėn) duke i zėvendėsuar faktet e rreme me historinė e vėrtetė.

Libri i fundit i Kenney pėrkon me librin e fundit tė Dan Brown-it, i cili shtrembėron historinė e masonėve. ("Megjithatė, unė kam planifikuar ta lexoj librin e tij. Shokėt e mi mė pėrbuzin dhe tallin pėr faktin se mė pėlqejnė shumė librat e Dan Brown. Nuk ėshtė faji im se ata nuk kanė shije pėr librat").

- Ju i jeni bashkuar frankmasonėve nė vitin 2001. Ēfarė iu shtyu tė pėrfshiheni?

Jam interesuar pėr kėtė ēėshtje qė nė vitet '70 kur lexova disa libra rreth masonėrisė dhe kisha shumė konfuzion nė kokė. Rreth vitit 2000 kuptova se pėrgjigjet mund t'i merrja vetėm duke e ekperimentuar personalisht.

- Nuk lejohet qė masonėt tė rekrutojnė njerėz. Pėrse ndodh kjo?

Ata nuk duan qė tė tėrhiqen njerėz kundėr vullnetit tė tyre. Ata duhet tė bashkohen pėr arsyet e tyre personale dhe vullnetare.

- Cilat janė kriteret e nevojshme pėr tė rekrutuar njerėz? Kush mund tė bashkohet?

Nė fillim tė jepet njė formular aplikimi pėr tė plotėsuar. Duhet tė jesh patjetėr mashkull. Pyetjet janė si p.sh: "A beson nė njė qenie supreme?" Nuk specifikon ndonjė besim fetar nė veēanti, por pėr shkak tė mėnyrės se si kanė evoluar ritualet, mendohet se njė mason do tė ketė njė besim jo specifik nė Zot apo hyjni.

Nė formular tė pyesin gjithashtu nėse ke qenė ndonjėherė i dėnuar pėr ndonjė krim tė rėndė. Kjo do tė prishte marrėveshjen. Gjėja tjetėr kryesore ėshtė se ata duan konfirmimin se je i pavaruar dhe se i pėrballon vetė shpenzimet e tua, pra se nuk po bashkohesh me masonėt pėr tė pėrfituar.

- Si ka qenė fillimi pėr ju?

U paraqita atje, mė futėm nė njė dhomė tė vogėl parapėrgatitore kur kishte disa rroba qė duhej t'i vishja dhe mė pas mė lidhėn sytė. "Obligimi", ose pėrbetimi, bėhet pėrpara altarit nė mes tė lozhės. Ėshtė kryesisht njė mobilje e gjatė deri tek beli mbi tė cilėn vendoset njė Bibėl ose ēfarėdolloj libri ose teksti tė shenjtė qė kėrkon individi si simbol i besimit tė tij fetar.

Mė pas tė drejtojnė tė ecėsh pėrreth lozhės, duke tė tė prezantuar me tė gjithė oficerėt kryesorė. Shikon tė gjithė vėllazėrinė e mbledhur dhe kryetarin e lozhės para se tė tė vendosin pakelen e tij. Ėshtė njė veshje shumė tradicionale e fillimit tė viteve 1800. Pas ritualit, dhe kjo vlen pėr tė gjitha gradėt masonike, kryetari reciton njė leksion rreth historisė sė grupit dhe simboleve tė tij tė memorizuar fjalė pėr fjalė. Kėto fjalė kanė mbetur tė pandryshueshme pėr 200 vjet.

- Kam pėrshtypjes se do tė ishte pak e vėshtirė pėr t'u ndjekur…?

Gjuha ėshtė pak e vjetėr. Tė duket sikur je duke udhėtuar nė kohė. Aty e kupton se kjo procedurė ėshtė e njėjta me atė qė bėhej para 200 vjetėsh.

- Nė parathėnien e librit, ju pėrmendni se keni anashkaluar disa detaje tė caktuara.

Konsensusi ishte se mjetet specifike tė masonėve pėr tė njohur njėri-tjetrin, shtrėngime duarsh, fjalėt e veēanta pjesė tė ritualeve, nuk duhet tė pėrhapeshin. Askush nuk do masonė tė rremė tė hyjnė nė lozhė dhe tė marrin pjesė nėpėr mbledhje.

- Ju cilėsoni se njė nga episodet mė tė errėta tė historisė sė masonėve ēoi drejt formimit tė partisė sė tretė politite tė SHBA-sė, Partia Anti-Masonike. Si ndodhi kjo?

Ishte njė burrė i quajtur William Morgan, i cili ishte, edhe pse do tė ketė gjithnjė polemika rreth tij, njė mason i pakėnaqur, i cili vendosi tė shkruante njė libėr rreth gradėve masonike. Kjo ngjarje ka ndodhur nė vitin 1826 nė New York qė nė atė kohė ishte kufi. Ai u rrėmbye dhe mė pas nuk u mor vesh mė agjė rreth tij.

Duket se ata qė e kanė rrėmbyer kanė qenė njė grup masonėsh dhe pėr shkak se ai nuk u pa mė, ėshtė e pamundur tė imagjinosh se ēfarė lloj gjėrash mund tė kenė ndodhur. Nė kėtė mėnyrė, reputacioni i masonėrisė u pėrkeqėsia shumė, pasi ky incident dukej sikur vėrtetonte teoritė e njerėzve se, "masonėt do tė vrasin ēdo njeri qė zbulon sekretin e tyre".

- Si reaguan pjestarėt e lozhės suaj kur u thatė se po shkruanit njė libėr?

Faktikisht, nuk mė pėlqente tė bėja publike faktin qė po shkruaja kėtė libėr, pasi nuk dėshiroja vėmendje tė tepruar. Nuk doja qė njerėzit tė mė thonin "shkruaj kėtė" ose "mos e shkruaj kėtė", e diskutova ēėshtjen e librit me disa nga njerėzit e lozhės dhe ndėrkohė qė e shkruaja kisha pėrkrah disa masonė qė mė ndihmonin dhe siguroheshin se nuk po shkruaja gjėra tė paqėna.

- Disa nga thashethemet mė tė bujshme dhe mė kėmbėngulėse rreth frankmasonėve pėrfshijnė nocionin se janė pasardhės sė Kalorėsve Tamplierė dhe se po tentojnė tė krijojnė Urdhrin e Botės sė Re dhe se i pėrdorin simbolet e tyre pėr tė komunikuar dije antike. Cila ka qenė gjėja mė shokuese qė keni zbuluar?

Lozhėt janė duke u mėsuar tė vazhdojnė traditėn e tyre me mė pak pjestarė dhe mė pak burime. Ka patur njė trajtė tipike nė vitet e kaluara, por anėtarėsimi i pėrgjithshėm ėshtė duke u plakur nė mėnyrė tė ndjeshme. Tashmi kemi njė raport tretjeje tė vėrtetė. Nėse do tė arrijė tė mbijetojė kjo gjė duhet tė ndryshojė.

- Pra, nėse frankmasonėt nuk e kalojnė kohėn duke sunduar botėn, atėherė ēfarė bėjnė ekzaktėsisht?

Misioni kryesor ėshtė tė jenė nėn shėrbimin e komunitetit tė madh, duke bėrė bamirėsi dhe duke krijuar grupe tė rinjsh masonikė si Urdhri i Demolay pėr djemtė apo Rainbow Girls pėr vajzat, tė cilėt inkurajojnė fėmijėt qė tė jenė qytetarė tė mirė dhe u dhurojnė qendra sociale tė supervizuara nga tė rriturit, tė cilat janė shumė mė tepėr pozitive se sa tė vėrdallisen nėpėr cepat e rrugėve.

Organizata gjithashtu bazohet nė njė lloj filozofie stoike, tė bėhesh zot i vetė pasioneve tė tua, tė mos biesh pre e emocioneve tė tua tė zemėrimit dhe qė tė kesh njė lloj perspektive nė jetė tė balancuar. Ekziston njė shprehje qė pėrsėritet shpesh: "Ne jemi biznesi qė marrin njerėz tė mirė dhe i bėjnė mė tė mirė". Mua nuk mė pėlqen shumė nė veēanti ky slogan. Domethėnė, si i bėjnė ata mė tė mirė?

Intervistė e gazetės "Time" nga M.J. Stephey
avatar
Big Bang

210


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi